-Në prag të zgjedhjeve kosovare parlamentare e presidenciale të para 22 viteve, Kongresi Amerikan kishte miratuar një rezolutë, në të cilën, krahas kërkesës që SHBA-të të mos lejojnë të përsëritet një Bosnje tjetër në Ballkan, kërkohej që zgjedhjet në Kosovë të mos pengoheshin. “Ne kemi një shprehje në anglisht: ‘zgjedhje në hije’. Por, ne presim me padurim që kosovarët të mbajnë zgjedhje në dritën e diellit”, deklaronte Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Strob Talbot.
Pas zgjedhjeve, në 29 Maj 1998, Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova në Uashington u takua me Presidentin Amerikan Bill Clinton/
–Korrespondenti në Kosovë i Gazetës DIELLI, atëherë korrespondent i Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë raportonte nga zgjedhjet e 22 Marsit dhe drejtpërdrejtë nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës dhe ndërhyrja aty e forcave serbe në 16 Korrik 1998/
Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari(me shume foto genie ne facebook dielli vatra)
PRISHTINË, 22 Mars 2020/ Kosova, para 22 viteve, në kohë lufte, mbajti zgjedhje në 22 Mars dhe në 16 Korrik 1998 konstituoi Kuvendin që nuk kishte arritur ta konstituonte pas zgjedhjeve të para pluraliste parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992 të Republikës atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, që megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.
Seanca konstituive e Kuvendit u mbajt në shtëpinë e shkrimtarëve, që u shndërrua në seli të Presidencës e institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, në sallën që ishte e vogël për ngjarjen e madhe, ku ishte gritur flamuri kombëtar shqiptar dhe u intonua Himni i Flamurit.
Deputetët, të zgjedhurit e popullit që kishin ardhë edhe nga zonat e luftimeve, zgjodhën me aklamacion akademik Idriz Ajetin për kryetar të Kuvendit dhe tre nënkryetarë, ndërsa u betuan se, “do të angazhohen me përgjegjësi dhe me ndërgjegje për pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, për realizimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave njerëzore dhe kombëtare të qytetarëve të saj në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.
Zgjedhjet ishin edhe presidenciale dhe i zgjedhuri për herë të dytë, Presidenti Ibrahim Rugova, dha poashtu betimin: “Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj arritjes dhe ruajtjes së pavarësisë të Republikës së Kosovës në tërësinë territoriale të saj, realizimit të lirive dhe të drejtave njerëzore e qytetare, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe të ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me ndërgjegje e përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrat e mia. Betohem!”.
Në seancën e nisur në orën 12:30, ku u bënë nderimet më të larta për të rënët për lirinë e pavarësinë e Kosovës, u miratua propozimi që Kuvendi të nxjerrë një Deklaratë për gjendjen në vend, e cila theksonte se, Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucion i bashkërendimit të përpjekjeve të përgjithshme politike e ushtarake në funksion të realizimit të pavarësisë së Kosovës.
“Mbledhja konstitutive e Kuvendit të Republikës së Kosovës u bë në kushtet e okupimit serb të Kosovës, në rrethanat e ushtrimit të terrorit shtetëror serb me përmasa gjenocidi, por edhe në kushtet e fuqizimit të rezistencës së përgjithshme dhe të hovit të luftës çlirimtare të Kosovës”, thuhej fillimisht në Deklaratë.
Theksohej se, “i dalë nga zgjedhjet e 22 Marsit 1998, të mbajtura gjithashtu në kushte të pushtimit, dhe si kundërshtim politik e institucional i këtij pushtimi dhe i institucioneve të pushtuesit, e, para së gjithash, si shprehje e vullnetit politik të popullit të Kosovës për liri e pavarësi, institucioni më i lartë politik përfaqësues dhe kushtetues – ligjvënës i pavarësimit të Kosovës”, po nxirrte Deklaratën.
Seanca konstituive e Kuvendit zhvillohej nën shtetrrethimin ushtarako-policor që Beogradi kishte vendosur në Kosovë e që u dyfishua edhe me rrethimin nga forcat serbe me armatime e makineri luftarake që mbërritën te ndërtesa, madje edhe hynë brenda dhe konfiskuan dosje e dokumete. Isha një nga gazetarët e paktë brenda seancës dhe raportoja drejtpërdrejtë me telefon për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – ATSH dhe Radio Televizionin Shqiptar – RTSH derisa me një kasetofon special të vogël e të fshehur, që ma kishte dërguar vëllai Demë Jashari nga Zvicëra, bëja gjithë audioincizimin e zhvillimeve, ku dëgjohej edhe uturima e blindave-tankeve. Pjesë e zhvillimeve, derisa vazhdonte ndërhyrja e forcave serbe, ishte edhe ardhja e shpejtë brenda selisë, ku ishin Presidenti Rugova dhe deputetët, e diplomatëve amerikanë – e Nikollas Hill, sekretar i parë në Ambasadën e SHBA-ve në Beograd, që ndodhej atë ditë në kryeqytetin kosovar dha nga Zyra Amerikane në Prishtinë, që ishte hapur nga Nënsekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum, në 6 qershor 1996 dhe shënonte vendosjen e pranisë amerikane në Kosovë në rrethana të veçanta.
Në prag të zgjedhjeve kosovare parlamentare e presidenciale të para 22 viteve, Kongresi Amerikan kishte miratuar një rezolutë, në të cilën, krahas kërkesës që SHBA-të të mos lejojnë të përsëritet një Bosnje tjetër në Ballkan, kërkohej që zgjedhjet në Kosovë të mos pengoheshin. “Ne kemi një shprehje në anglisht: ‘zgjedhje në hije’. Por, ne presim me padurim që kosovarët të mbajnë zgjedhje në dritën e diellit”, deklaronte ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Strob Talbot.
Pas zgjedhjeve, në 29 Maj 1998, Presidenti Rugova në Uashington u takua me Presidentin amerikan Bill Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Rugova pas takimit. Ndërsa, Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s.
Njëmbëdhjet vite më vonë, në 1 Nëntor 2009, në Kosovën e lirë, Presidenti amerikan Bill Klinton, në fjalën e tij në Kuvendin e Republikës kosovare, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar.
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton.
“Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”, ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë.
Presidenti amerikan Clinton me rastin e shuarjes në 21 Janar 2006 të Presidentit kosovar Rugova shprehej: “Kam pasur nderin ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…
Kosova para 30 vitesh, në 2 Korrik 1990, miratoi në Kuvend Deklaratën Kushtetuese për pavarësinë e saj. Më pas, Kuvendi i Kosovës miratoi Kushtetutën dhe më të shpalli Kosovën Republikë në një mbledhje në Kaçanik në 7 Shtator 1990. Në fundshtatorin 1991 Kosova mbajti Referendumi për pavarësi, në të cilin pro votuan 99,87% në pjesëmarrjen masive të 87,01% të qytetarëve me të drejtë vote.
Kosova është e lirë 21 vite, nga 12 Qershori 1999, kur nisën të hyjnë forcat shpëtimtare paqeruajtëse të NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pavarësia e Kosovës, e shpallur para 11 viteve, në 17 Shkurt 2008, është njohur deri tani nga 116 shtete të botës anëtare të OKB-së. Nga vendet fqinje pavarësinë e Kosovës nuk e ka njohur ende vetëm Serbia, ndërkohë që paralajmërohet një fazë finale e dialogut drejt njohjes reciproke.
***
RAPORTIME PËR ZGJEDHJET E 22 MARSIT 1998:
[01] 60 percent of electors voted until midday
PRISHTINA, March 22 – ATA correspondent in Prishtina Behlul Jashari said on Sunday that the Republican Election Commission reported that some 60 percent of the electors had cast their votes until midday. shdha/ak/
Albanian Telegraphic Agency
[02] Serb police take away Albanian flags, mistreat election activists
PRISHTINE, March 22 – ATA correspondent in Prishtine Behlul Jashari said on Sunday that the Serb police forces had intensified movements all over the Kosova today when the people were voting.
Serbian police have beaten a member of the voting council in the town of Mitrovica and taken away two Albanian flags from the city polling station. An observer has also been beaten in Obiliq. fh/mima/ak/
Albanian Telegraphic Agency
[05] LDK says over 80 percent vote
PRISHTINE, March 22 – ATA correspondent in Prishtina Behlul Jashari said on Sunday that according to the election commission of the Democratic League of Kosova (LDK) over 80 percent of the electorate had voted until 16. 00 p.m.
Other reports from Podujeva, Vushtri and Istog said that over 90 percent of the eligible voters had cast their ballots, ATA correspondent said.
Such turnout has been verified in other polling stations in Prishtine. fh/mima/ak/
Albanian Telegraphic Agency
[07] Victory of Rugova and LDK in elections in Kosovo
-According to Republican Commission-
PRISTINA, 23 March /ATA correspondent Behlul Jashari report: Republican Commission, at a news conference this evening in Prishtina, released the preliminary results of the parliamentary and presidential elections held in Kosovo yesterday.
Although no concrete returns were issued on presidential elections, forewarned results show that dr.Ibrahim Rugova is sure to be reelected president of the Republic of Kosovo.
Further on as chairman of the Republican Commission Tadej Rodiqi said, “The votes’ percentage in favor of the president of Republic is more than 90 percent in the voting districts”.
This same evening the Republican Commission declared that the preliminary results speak of a sweeping victory of the LDK candidates for the parliament of the Kosovo’s Republic.
The Commission stated that it will provide other figures on the voting results tomorrow by midday./LM/
Albanian Telegraphic Agency
[01] Victory of Rugova and LDK in elections in Kosova
-According to Republican Commission-
PRISHTINE, 23 March /ATA correspondent Behlul Jashari reports: Republican Commission, at a news conference this evening in Prishtine, released the preliminary results of the parliamentary and presidential elections held in Kosova yesterday.
Although no concrete returns have been issued on presidential elections, preliminary results show that Dr.Ibrahim Rugova is sure to be reelected president of the Republic of Kosova.
Furthermore as chairman of the Republican Commission Tadej Rodiqi said, “The votes’ percentage in favor of the president of Republic is more than 90 percent in the voting districts”.
This same evening the Commission declared that the preliminary results speak of a sweeping victory of the Democratic League of Kosova (LDK) candidates for the parliament of the Kosova’s Republic.
The Commission stated it will provide other figures on the vote turnout tomorrow by midday./lm/
Albanian Telegraphic Agency
[02] LDK candidates score overwhelming victory in elections
PRISHTINE, March 24 (ATA)-Sources of the Democratic League of Kosova (LDK) report on a sweeping victory of the LDK candidates for deputies, the Kosova Centre of Information (QIK) says.
The five LDK candidates, Dr.Sabri Hamiti, Dr. Rrexhep Gjergji, Fatmir Sejdiu, Naip Zeka and Aim Veliu have won in Podujeve. In this commune, 90 % of the citizens with the right to vote took part in the elections, and 98% of the electors voted for the president of the Republic of Kosova.
In Gjilan, the ballots of 78 polling stations, out of a total of 87, have been counted. The communal electoral commission reports that the electors’ participation was 78,84 % of the citizens eligible for vote.
The deputy-chairman of the LDK branch in Gjilan, Lufti Haziri, said that 99% of the electors voted for the president of the republic of Kosova.
The LDK candidates winning in Gjilan are Ibrahim Kadriu, Abdyl Hoxha, Xhavit Hajdari, Dr. Fehmi Rexhepi and Abdyl Hoxha.
The communal electoral commission in Peje reports that over 82 % of the electors have voted. Also in this commune, the LDK candidates have scored victory.
Preliminary results from the Dragash commune show that more than 95 % of the electors took part in Sunday’s elections. Some 99.6% of the electors voted for Dr. Ibrahim Rugova, while LDK candidate Ruzhdi Berisha won in the elections for deputies. /p.ta/mima/lm/
Albanian Telegraphic Agency
[11] Rugova says Kosova parliament, government to be convened soon
PRISHTINA, March 24 – ATA correspondent Behlul Jashari said that the President of the Republic of Kosova Ibrahim Rugova praised the elections of March 22 as a referendum for independence, peaceful policy and democracy in Kosova.
“We express our great satisfaction that the presidential and parliamentary elections have been successful and hail a massive turnout of Kosova citizens in elections, whose characteristic is the participation of over 300 000 youths out of 1 150 000 eligible voters,” Rugova told a news conference on Tuesday in Prishtina.
Rugova said that immediately after the outcome was made known the parliament and government would be constituted in Kosova.
President Rugova drew the attention on the ongoing grave and dangerous situation in Kosova and urged the Contact Group to use pressure on Belgrade to carry out decisions taken on Kosova on March 9 in London.
He informed the nomination of president’s consultative group for talks with Belgrade and said that this group would prepare the platform of negotiations in consultation with the president.
Speaking of a protocol signed on Monday in Prishtina regarding an Albanian education accord in Kosova, Rugova said that it was important that a timetable was defined but pressure should be used on Belgrade to implement it.
“I hope this accord is implemented,” Rugova said. pta/mima/ak/
Albanian Telegraphic Agency
[13] Rugova reelected president of Kosova
PRISHTINE, March 24 (ATA) – Ibrahim Rugova was reelected president of the Kosova Republic according to the election outcome revealed so far, ATA correspondent in Prishtina Behlul Jashari said quoting head of the Republican commission Tadej Rodiqi as saying that Rugova had won 99,3 percent of the votes.
The results of three communes were not calculated and it seemed that this would not influence the election of the president, Rodiqi said.
He said that the number and percentage of the electorate of Peja commune had not arrived yet but the names of the deputies were made known.
In Fushe-Kosova the elections were annulled. Technical faults were noticed in Dragashi commune, South of Prizren, and the election commission would decide.
The Republican commission told today’s news conference on the overwhelming victory of the Democratic League of Kosova.
Rodiqi said that 89 deputies, 84 of whose are of the Democratic League of Kosova (LDK), were elected through a direct vote.
The Albanian Christian Democrat party won a seat in parliament and another in the coalition with the LDK.
The Association of the Kosova citizens won a seat, Party of the Democratic Action in coalition with LDK a seat and the Liberal party of Kosova in coalition with the LDK a seat. The turnout was 88, 73 percent. rxh/das/ak/
Albanian Telegraphic Agency
RAPORTIMI I 16 KORRIK 1998:
Ne Prishtine u konstitua Parlamenti i Republikes se Kosoves
-Rugova dhe deputetet bejne betimin –
PRISHTINE, 16 korrik – Korresp. i ATSH-se, Behlul Jashari,
njofton: Sot ne Prishtine u be konstituimi i Parlamentit te
Republikes se Kosoves, qe ka dale nga zgjedhjet e 22 marsit
te ketij viti ne Kosove, pas skadimit te mandatit te Parlamentit
te pare demokratik shumepartiak te Kosoves, qe doli nga zgjedhjet
e 24 majit 1992 dhe i cili ne rrethanat teper te renda te Kosoves
nuk ishte konstituar.
Mbledhja e sotme konstituive e Parlamentit te Kosoves, me
pjesemarrjen e deputeteve te te gjitha partive parlamentare, u
mbajt mbasdite ne ambientet e Presidences se Kosoves dhe te
LDK-se, per shkak se godina e Parlamentit kosovar, qe nga fillimi
i korrikut 1990, mbahet i pushtuar nga regjimi ushtarako-policor
i Beogradit.
Deputetet qe kishin mbushur sallen, kryen te gjitha
prozedurat e konstituimit te Parlamentit dhe te komisioneve te
tij, ne baze te Kushtetutes se Republikes se Kosoves.
Kryetari i Parlamentit te Republikes se Kosoves u zgjodh
akademiku Idriz Ajeti, deputet i LDK-se. U zgjodhen tre
nenkryetare te Parlamentit: Gjergj Dedaj i Partise Liberale, Zef
Morina i Partise Shqiptare Demokristiane dhe Iljaz Kurteshi i
Partise Socialdemokrate. Sekretar i Parlamentit u zgjodh Fatmir
Sejdiu i LDK-se.
Ne betimin e tij, presidenti i Republikes se Kosoves,
dr.Ibrahim Rugova, tha: “Betohem se tere fuqine time do t’ia
kushtoj arritjes dhe ruajtjes se Pavaresise se Republikes se
Kosoves ne teresine territoriale te saj, sigurimit te lirive dhe
te te drejtave njerezore e qytetare, respektimit dhe mbrojtjes
se Kushtetutes dhe ligjeve, ruajtjes se paqes dhe mireqenies se te
gjithe qytetareve te Republikes se Kosoves dhe me ndergjegje e
pergjegjesi do t’i kryej te gjitha detyrimet e mia”.
Edhe deputetet e Parlamentit te Kosoves bene betimin
solemn, duke thene njezeri: “Betohem se do te angazhohem me
pergjegjesi dhe me ndergjegje per pavaresine dhe sovranitetin e
Republikes se Kosoves, per realizimin dhe mbrojtjen e lirive dhe
te drejtave njerezore e kombetare te qytetareve te saj, ne
perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e Republikes se Kosoves”.
Kryetari i sapozgjedhur i Parlamentit te Kosoves,
akademiku Idriz Ajeti, falenderoi deputetet per besimin e madh qe i
dhane.
Konstituimi i Parlamentit te Kosoves u be ne rrethana te
jashtzakonshme te gjendjes se luftes ne Kosove dhe pa ndonje
paralajmerim publik per konstituimin e tij sot, per t’iu shmangur
ndalimit me dhune nga forcat serbe.
Pas perfundimit te punimeve te Parlamentit, forca te medha
serbe, me armatim lufte, rrethuan ndertesen e me pas hyne me
shume provokime e kercenime ne ambientet ku u zhvilluan punimet.
Forcat serbe dhe pjesetare te sigurimit shteteror serb bastisen
ambientet dhe konfiskuan materiale te punimeve te parlamentit e
te tjera. Nderkohe, atje mberriten edhe diplomate te Shteteve te
Bashkuara, te akredituar ne Beograd dhe qe ndodheshin ne
Prishtine dhe nga Zyra Amerikane ne kryeqytetin e Kosoves.
[14] Kosova Albanians inaugurate their parliament -Rugova and deputies
swear oath of allegiance- PRISHTINE, July 16/ATA correspondent Behlul Jashari reports:
The Parliament of the Republic of Kosova, emerging from the elections of March 22 this year in Kosova, was inaugurated in Prishtine today.
The elections were held after the expiry of the mandate of the first democratic pluralistic Parliament of Kosova, which emerged from the May 24 elections of 1992 and which could not convene under very grave conditions of Kosova.
Today’s meeting to inaugurate the parliament of Kosova, with the participation of the deputies of all parliamentary parties was held in the Presidency of Kosova and the Democratic League of Kosova (DLK) headquarters, as the building of the Kosova parliament has been occupied by the Belgrade military and police regime since the beginning of July 1990.
The legislators carried out all the procedures of inaugurating the Parliament and its commission, based on the Constitution of the Republic of Kosova.
Academician Idriz Ajeti, LDK deputy, was elected speaker of parliament.
Gjergj Dedaj, deputy of the Liberal Party, Zef Morina of the Albanian Christian-Democratic party, and Iljaz Kurteshi of the Social-Democratic Party were elected deputy speakers.
Fatmir Sejdiu, LDK deputy, was elected secretary of Parliament.
In his oath of allegiance, the president of the Republic of Kosova, Dr. Ibrahim Rugova, said that he will energetically devote himself to achieving and safeguarding the Independence of the Republic of Kosova in its territorial integrity, to ensuring human and civil rights and freedoms.
The Kosova parliament was inaugurated under extraordinary war state conditions in Kosova and without any public announcement of its inauguration today, so that the Serbian forces could not prevent it convening.
After the end of the parliament’s proceedings, Serbian forces, backed by armaments, surrounded the building and later, through many provocations and threats entered it.
Serbian forces and participants of Serbian state security members confiscated armloads of documents.
Meanwhile diplomats of the United States, accredited to Belgrade and who were in Prishtine and representatives from the U.S. Office in the Kosova capital also arrived there. /sh.dha/pas/lm/
Albanian Telegraphic Agency