Listat e anëtarësisë dhe pagesat duhet të mbyllen me datë 31 Dhjetor 2019.
– Raporti i përfaqësimit në Kuvend: 1 delegat për 10 anëtarë.
– Kandidatët për Kryetar të Vatrës duhet të paraqesin me shkrim kandidaturën deri me 10 Janar 2020, shoqëruar me deklaratën se nuk kanë qenë anëtarë të Partisë Komuniste dhe as pjesë e shërbimeve sekrete.
– Kuvendi fillon me 19 Janar 2020, në orën 9.00 A.M. në Sallën e aktiviteteve të Teqesë Bektashiane”Baba Rexhepi” në Tayleor, Michigan, ku do të jenë të pranishëm klerikë nga të gjitha besimet fetare.
Të Mërkurën me 18 dhjetor 2019, në orën 6 të mbrëmjes u mblodh në selinë e Vatrës Komisioni i përgatitjes së Kuvendit nën drejtimin e kryetarit të këtij Komisioni, nënkryetar i Vatrës , Agim Rexhaj. Përveç kryetarit Rexhaj, ishin të pranishëm edhe: Sekretarja Nazo Veliu, Pashko Camaj, Besim Malota, Ervin Dine, Marjana Bulku, Kujtim Porja, Mehmet Kadrija, Zef Balaj dhe Dr. Skender Murtezani. Për shkak të angazhimeve anëtarët e komisionit, që nuk mundën të ishin të pranishëm e deleguan votën e tyre në këtë mënyrë: Marjan Cubi, ia delegoi Agim Rexhaj, Bashkim Musabelliu ia delegoi Kujtim Porja, Mark Mrnaçaj ia kishet deleguar Ervin Dine.
Komisioni diskutoi dhe mori vendime për masat përgatitore të Kuvendit, i cili siç është njoftuar, sipas vendimit të datës 11 dhjetor 2019, do të mbahet në Michigan me 19 janar 2020.
Fillimisht kryetari i komisionit u lidh me kryetarin e degës së Vatrës në Michigan Mondi Rakaj, njëkohësisht anëtar i Komisionit përgatitor të kuvendit, i cili raportoi se: Kuvendi do të organizohet në sallën e aktiviteteve të Teqesë Bektashiane”Baba Rexhepi” në Taylor, Michigan, dhe Këshilli i Teqesë e ka mirëpritur Kuvendin, ku do të jenë të ftuar edhe klerikët e dy kishave Katolike shqiptare si dhe Imami.
Po ashtu ai raportoi se z. Mynyr Nazifi, pjesë e kryesisë së degës së Vatrës në Michigan, ka vënë në dispozicion hotelin e tij për delegattë e Vatrës.
Më pas janë diskutuar në frymën e Kushtetutës së Vatrës masat përgatitore. Edhe një herë u ra dakord që degët duhet të dërgojnë listat e plota dhe pagesate anëtarësisë deri me 31 Dhjetor 2019. Editori raportoi se deri tani dega e Michiganit ka kryer pagesat e plota për 88 anëtarët e saj dhe ka dërguar listat e plota, dega e Hudson Vally ka kryer pagesat për 16 anëtarë dhe dega e Hartfordit ka kryer pagesat për 21 anëtarë. Degët e tjera janë në proces.
Gjatë mbledhjes debatuan: Agim Rexhaj, Nazo Veliu, Pashko Camaj, Kujtim Porja, Besim Malota, Skender Murtezani, Zef Balaj, Ervin Dine, Mehmet Kadrija.
VENDIMET E MBLEDHJES
1- Dërgimi i Listave dhe pagesave të anëtrësive mbyllet me 31 Dhjetor 2019.
2- Raporti i përfaqësimit për degët në Kuvend do të jetë 1 delegat për 10 anëtarë të rregullt .
3- Pas mbylljes së listave të anëtarësisë dhe të pagesave, degët në mbledhje të rregullta të përcaktojnë emrat e delegatëve dhe t’i dërgojnë në Qendër. Brenda datës 10 Janar 2020, Komisioni u dërgon degëve mandatet e delegatëve, të vlefshëm për përfaqësim në Kuvend.
4-Kandidatët që dëshirojnë të kandidojnë për postin e Kryetarit kanë kohë deri me 10 Janar 2020. Në këtë datë mbyllet depozitimi i kandidaturave. Kandidatët duhet të jenë vatrënë të rregullt dhe të devotshëm, të mos kenë qenë anëtarë të Partisë Komuniste dhe të mos kenë qenë pjesë e shërbimve sekrete komuniste. Për të dyja këto kërkesa ata duhet të lëshojnë deklarata me shkrim.
5- Kandidati fitues në Kuvend duhet që të ketë gati bordin me të cilin ai do të punojë si dhe Platformën e tij gjatë mandatit të drejtimit të Vatrës.
6-Kuvendi do t’i zhvillojë punimet në Taylor, Michigan. Punimet fillojnë ditën e Shtunë, 19 Janar, ora 9.00 A.M, ku do të jenë të pranishëm edhe të ftuarit. Në seancën e dytë do të jenë vetëm delegatët e Vatrës.