Dielli
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA caktoi Komisionin Përgatitor që do të merret me organizimin e Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor. Ky Komision do të merret posaçërisht me verifikimin e mandateve, anëtarësinë, pagesat, delegatët, përgatitjen, hapat dhe platformën që do të ndiqen në Kuvend për mbajtjen e zgjedhjeve konform Kanunores në fuqi të Vatrës që daton që nga viti 1926.Pas mbledhjes së parë, Komisioni Përgatitor për mbajtjen e Kuvendit do të kërkojë nga kryetarët e degëve të Vatrës që të bëjnë zgjedhjet në degët e tyre dhe të zgjedhin delegatët që do të marrin pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor të Vatrës.Komisioni Përgatitor për mbajtjen e Kuvendit ka këtë përbërje: Besim Malota -Kryesues, Armin Zotaj- Anëtar, Bashkim Musabelliu- Anëtar, Elton Mara – anëtar, Mondi Rakaj – anëtar.