

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra, dega Michigan në bashkëpunim me Kishën e Shën Palit, ftojnë komunitetin shqiptar në Detroit dhe më gjerë në promovimin e librit të Prof. Vinçens Markut “Buzuku i lehtëlexueshëm” (i pari i këtij lloji) botuar nga shtëpia botuese “Botime Françeskane”.
Promovimi zhvillohet ditën e Enjte, më 4 Qeshor, ora 7:00 Pm në sallën “Gjergj Kastrioti” në Kishën e Shën Palit në Michigan me adresë: 525 W Auburn Rd
Rochester Hills, Mi.
Kjo vepër studimore, e rëndësishme për letrat shqipe dhe kulturën kombëtare pa dritën e botimit falë mbështetjes personale nga Dr. Elmi Berisha, Alfons Grishaj, Dom Fred Kalaj, Kolec Ndoja, Mondi Rakaj, Ben Pllumaj.