Edhe 100 Vite te tjera te lumtura dhe te suksesshme vatranit, Kolonel Dritan Demiraj!/
Nga Valentin LUMAJ/Ne nje atmosfere te gezuar ne mes miqsh, shokesh dhe bashkepunetoresh, te dielen me 26 Maj, Kolonel Dritan Demiraj festoi 50 vjetorin e lindjes. Darka per kete rast u organizua ne nje restorantet e njohura te qytetit te West Bloomfield-it. Dritanin e shoqeronin bashkeshortja dhe dy femijet, te cilet kishin organizuar nje pritje te shkelqyer per te ftuarit. Z. Eduart Aliko, mik i ngushte i Dritanit, i cili e drejtoi kete feste, mori fjalen duke i percjellur urimet me te mira dhe po ashtu paraqiti nje historok te shkurter te jetes sa te veshtire po aq te suksesshme te Kolonel Demiraj-t, ne edukimin, sherbimet dhe misionet e shumta, brenda dhe jashte Shqiperise, te cilat mbrujten karakterin e forte dhe figuren e paster tij.
Me pas pershendeti anetari i Keshillit te Vatres, Z. Alfons Grishaj, i cili u ndal tek figura e ushtarakut. Ai theksoi se figura te njohura te ushtrise shqiptare kane sherbyer me nder dhe devocion shtetit dhe atdheut, por se kontributi i tyre nuk u vleresua kurre per shkak te degradimit te udheheqesve politike te ushtrise shqiptare. Ai theksoi se sot ushtaraket ne pergjithesi ne Shqiperi nuk jane ne nivelin e detyres qe perfaqesojne. Ne anen tjeter, Kolonel Demiraj, eshte simboli i vertete i rregullit, disiplines dhe i ndershmerise ndaj detyres.
Z. Mondi Rakaj. Kryetar aktual i Vatres ne Michigan, percolli urimet dhe pershendetjet per Z. Demiraj, nga Kryetari i Qendres se Vates, New York, Z. Dritan Mishto.
Me pas, Z. Eduart Aliko, shfaqi nje montazh filmik mbi jeten dhe aktivitetin profesional te Kolonel Demiraj si Komandant i Forcave Speciale dhe Minister i Brendshem i Republikes se Shqiperise.
Ne mes miqve te shumte te Dritanit, moren pjese ish-kandidati Republikan per ne Kongres, Z.Peter Lumaj nga Connecticut, kryetari i shoqates Dukagjini, Z. Arben Sokoli, personalitete te fushave te ndryshme dhe kolege te punes.
Festa vazhdoi deri ne oret e vona ne mes bisedash, urimesh dhe muzikes se bukur shqiptare.
Vlen te theksohet se Z. Dritan Demiraj, fale punes se tij te palodhur dhe te vazhdueshme, eshte vleresuar me 46 tituj dhe medalje, nder to titullin “Nderi I Kombit”, Titullin “Hero i Popullit”, medaljen ”Mjeshter I Madh”, medaljen e arte te Shqiponjes. Po ashtu Kolonel Demiraj, zoteron graden PHD, titullin Doktor i Shkencave Politike dhe Marëdhënie Ndërkombëtare, Doktor i Shkencave për Sigurinë Kombëtare, Master Shkencor për Marëdhëniet Ndërkombëtare dhe Diplomaci, Master Shkencor për Sigurinë dhe Mbrojtjen, si dhe eshte autor I dhjetra librave dhe artikujve.
Kolonel Dritan Demiraj aderon ne Vater, dega Michigan, qysh nga viti i kaluar dhe ndihmesa dhe aktiviteti I tij kane qene per t’u admiruar.
Edhe 100 vite te tjera te lumtura dhe te suksesshme vatranit Dritan Demiraj.