Nga Rajmonda Maleçka/
*Gjaku i Boletinit që ke në damare të bën si ato shqipet e maleve që i rrin karshi Kombit që i don bijtë e vet pranë.
*Asambleisti Mark Gjonaj dhe gjesti i tij fisnik!/
Udhëtimi për në Francë për të asistuar në gjyqin që u zhvillua në 2 Mars, në Colmark ndaj ish Kryeministrit të Kosovës Z. Ramush Haradinaj bëri të pamundur pjesëmarrjen time në ndarjen e Çmimeve në Neë York, për femrat e suksesshme nga shqiptari i nderuar Assamblisti Mark Gjonaj. Ku në mesin e pesë amerikaneve ishte nominuar edhe mikja ime dhe gazetarja e guximshme Mimoza Dajçi. Ftesa më kishte ardhur nga Znj. Dajci, por kisha planifikuar të jem atë ditë pranë Komandantit Ramush Haradinaj. Isha mes dy ngjarjeve të rëndësishme, sepse edhe Mimoza rrjedh nga familje e njohur e heroit të kombit Isa Boletini, ka shumë heroizëm e patriotizëm edhe brenda familjes së saj. Mikja ime e dashur më mirëkuptoi.
Jemi mike të hershme, kemi kaluar së bashku shumë sfida të kohërave që kaloi Shqipëria, përjetuam dhe vitin 1997, kur Tirana dhe e gjithë shqiptaria u tronditën nga ato ngjarje të asaj kohe. Dhe Mimoza ishte nga të paktat femra, mund të them e vetmja që diti ti rezistoi demokracisë e nuk ju nda për asnjë moment Partisë Demokratike deri në pushimin e saj nga puna nga socialistët në pushtet edhe pse ish e persekutuar politike nga rregjimi komunist në Shqipëri.
Mimoza kujtohet gjithmonë me respekt nga ne që e deshëm dhe na deshte. Kontributi i babait të saj, i vetë Mozës dhe vajzës së vogël ku ishte nxënëse në Liceun Artistik, në të njëjtën kohë dhe koordinatore në Lice, la gjurmë që nuk shlyen, për demokracinë e vlerat e saj.
U gëzova, dhe u emocionova për Mozën, jam gëzuar edhe për arritjet e tjera që ka pasur mikja ime, duke marrë Çmime të ndryshme që i janë dhënë asaj ndër vite, por në rastin konkret kur të nderon e dekoron i joti, zemra ngrohet më shumë.
Rrallë jemi mësuar me këto dekorimet veçanërisht ne shqiptarët në Shqipëri.Ndihem e privilegjuar që jam mikja e shoqja e saj e hershme dhe ia njoh nga afër vyrtytet e larta të saj, shpirtin e saj human e të palodhur për të ngritur në piedestalin e harresës shtresën e persekutar politike e në veçanti gruan, ish të burgosura dhe persekutara poltike, shtresë nga e cila vinte edhe vetë Mimoza. Të rralla janë si ajo, i mungojnë Shqipërisë, e me të drejtë pas largimit të saj nga Shqipëria për në SHBA, Kryetarja e Shoqatës së Gruas ish të persekutuara politike e paharruara Lefteri Dvorani dhe miket e saj të persekutuara politike, më thonin ikja e Mozës në Amerikë na thau krahët, e kishim në krye të çdo nisme e veprimtarie tonën, nuk dimë se çfarë do të bëjmë pa atë. Kishin të drejtë. Mimoza e themeloi atë Organizatë të Gruas, se ish e persekutar politike, i mbrojti të drejtat e asaj shtrese që vuajti padrejtësisht në komunizëm.Mimoza Dajçi ka qenë anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe më kujtohet rasti ku në një nga protestat e vitit 98, duke folur kundër Diktaturës arrestohet së bashku me dy deputetë të PD-së.Më riktheve vite pas mikja ime e dashur, po sot unë dua të uroj për sukseset tua. Edhe pse je në Amerikën e largët, gjaku i Boletinit që ke në damare të bën si ato shqipet e maleve që i rrin karshi Kombit që i don bijtë e vet pranë.Urime të Bekoftë Zoti, mikja ime, duke të dëshiruar të marrësh sërisht Çmime të tjera. Rajmonda Maleçka -Anëtare e Akademisë së Shkencave-Shqiptaro-Amerikane