Nga Luz Tomaj, SHBA/*Studentët e UP-s, protestuan me kërkesë që, prona e universitetit të lirohet nga objekti i ndërtuar në kohen e okupimit, i cili pretendon me qenë kishë sllavoorthodokse.Pa as nji as dy, Presidenti i vendit protesten e quajti të papranueshme, madje edhe të turpshme. Të kuptohemi, protestimi është forma e fundit e individit, grupit ose mases, për realizimin e një të drejte ose pengimin te donjë të padrejtësie. Ndonëse jo çdo herë, protestat dalin në shesh, si pasojë e neglizhencës, lëshimeve ose mosfunksionimit të plotë të pushtetit.
Së pari, rasti në fjalë, duhet shikuar në lidhje me rrethanat para dhe pas formimit të shtetit të Kosoves. Në kohen kur është përzgjedhë lokacioni dhe lloji i objektit për ndërtim, në Kosovë nuk kanë egzistuar ligji dhe institucionet legale. Ka dominu regjimi i kasapit të Ballkanit, zëdhënës i të cilit ka qenë ministri i Jashtëm aktual i Serbis. Universiteti i Prishtines ka qenë therrë në sy të Serbisë. E mbaj në memorie se, kur është themeluar ky universitet, forcat reaksionare serbe edhe publikisht, duke aludu në aksionet për mbledhjen e armëve në Kosovë, të dirigjuara nga Rankovici, thonin se tani ia keni dhënë armët Kosoves. Prandaj, përzgjedhja e lokacionit dhe lloji i objektit nuk kanë qenë koinçidencë. Marrja e lokacionit ka qenë plumb në shpirtin e kultures kosovare ndërsa lloji i objektit, vazhdimesi e tradites serbomadhe me kriju gjurma në trevat e okupuara.
Së dyti, rasti duhet shikuar edhe në konstelacion me të metat, në legjislacion, pas formimit të shtetit. Zatën, e ka dhënë zoti dhe historia e argumenton se me formimin e shtetit, pas aprovimit të aktit konstituiv (Kushtetutes) të nxjerret edhe ligji i veçante me tëcilin rregullohet ajo far anarkije e krijuar nga pushtuesi. Edhepse përpiqem me qenë i informuar, nuk jam i sigurt se një ligj i tillë është nxjerr.
Sidoqoftë, në aspektin juridik, nuk ka fuqi e cila mundet me e legalizu uzurpimin e prones së universitetit dhe ndërtimin e kishes në atë lokaciion.
Po bëhem subjektiv, po i tejkaloj kufijtë sepse po mendoj se mosha dhe vendi ku linda po më japin të drejtën me i sugjeru z. president se ke punë me atë, të cilit ia nep doren por ai nuk ngihet pa t’a marrë krahun dhe trupin. E kuptoj se duhet me bë politikë por edhe politika kërkon ndërgjegje.
***
Një grup i studentëve i Universitetit të Prishtinës, kanë protestuar të hënën me 19 Shtator përpara objektit të Kishës Ortodokse Serbe brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës, në kundërshtim të, sic thonë, funksionalizimit të këtij objekti fetar.