• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2014

Obama: Njerëzit në Kosovë vriteshin sistematikisht, para aksionit të NATO-s

March 28, 2014 by dgreca

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se SHBA-ja dhe NATO-ja nuk duan konflikt me Rusinë dhe se kriza në Ukrainë nuk është fillimi i një Lufte të re të Ftohtë.

Obama i ka bërë këto komente gjatë fjalimit të tij në Galerinë e Arteve të Bukura në Bruksel.
Presidenti amerikan ka thënë se krahasimi i Kosovës me situatën në Krime, është i papërshtatshëm, për shkak se njerëzit në Kosovë janë vrarë me vite të tëra, para se NATO-ja të merrte aksionin e saj. “NATO-ja ka ndërhyrë vetëm pasi njerëzit në Kosovë janë brutalizuar dhe vrarë sistematikisht me vite të tëra”, ka thënë Obama.
Ai ka kujtuar se Kosova ka shpallur pavarësinë e saj vetëm pas konsultimeve dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar. Një gjë e tillë, sipas Obamës, as përafërsisht nuk ka ndodhur në Krime.
“Nuk ka asnjë dëshmi të dhunës sistematike kundër rusëve etnikë në Ukrainë… Udhëheqja e Rusisë është duke sfiduar të vërtetat dhe duke bërë përpjekje të rishkruajë hartat”, ka theksuar presidenti i SHBA-së.
Sipas tij, veprimet e Rusisë në Ukrainë paraqesin një “moment global të provës”. Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk kanë asnjë interes në kontrollimin e Ukrainës dhe se SHBA e NATO nuk kërkojnë konflikt me Rusinë. “Kjo nuk është një tjetër Luftë e Ftohtë në të cilën jemi duke hyrë. Në fund të fundit, ndryshe nga Bashkimi Sovjetik, Rusia nuk udhëheq asnjë bllok të shteteve, anjë ideologji globale”, është shprehur Obama.
Ai ka pranuar se situata në Ukrainë nuk ka përgjigje të lehta, por ka thënë se çdo vend i NATO-s duhet të ndajë një pjesë të barrës së mbrojtjes. Obama po ashtu ka thënë se është “absurde” të mendohet se SHBA-ja ka bërë konspiracion me “fashistët” në Ukrainë – nocion ky që përdor Rusia për aktivistët që janë çuar kundër regjimit të ish-presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych.
“Nuk ka qenë Amerika ajo që ka mbushur Maidanin me njerëz, kanë qenë ukrainasit”, ka thënë Obama.
Ai po ashtu ka pranuar se nuk ka asnjë mënyrë për të larguar Rusinë nga Krimeja, por ka thënë se për aq kohë sa SHBA-ja dhe aleatët e saj mbeten të bashkuar, “populli rus do ta kuptojë se nuk mund të arrijë sigurinë, begatinë dhe statusin që kërkon”.
Obama ka përsëritur paralajmërimet se nëse udhëheqja ruse vazhdon në të njëjtin drejtim, ajo do të izolohet edhe më shumë.
Krimeja – gadishulli jugor i Ukrainës – është aneksuar këtë muaj nga Rusia, pas një referendumi të cilin Kievi dhe Perëndimi e kanë cilësuar si të paligjshëm.(Ne foto: Në Suharekë dhe në Krushë të Vogël të mërkurën u bë rivarrimi i 46 personave, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, që rezultonin të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Në Suharekë ishin 27 arkivole, kurse në Krushë të Vogël 19. Kosova numëron edhe 1700 persona të pagjetur që nga lufta e fundit )

Filed Under: Komente Tagged With: ne Kosove, Obama, te pafajshmit, vriteshin

Arvizu apel për reformën administrative: E rëndësishme dhe për qeverinë e SHBA

March 28, 2014 by dgreca

Duke e vleresuar rëndesinë që paraqet decentralizimi, kreu i diplomacisë amerikane në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka ftuar palët të shfrytëzojnë mundësinë për konsensus. Për Ambasadorin amerikan si reforma territoriale ashtu dhe ajo administrative janë jetike për shërbime sa më të mira ndaj qytetarëve, andaj kërkoi nga aktorët politikë ta shohin si përparësi.

“Jam këtu për të shprehur mbështejen time të fortë, mbështetjen e SHBA ndaj këti grupi të punës për decentralizimin.Çasti i përligjshëm i kësaj përpjekje është i përshtashëm. Në fakt reforma territoriale dhe administrative janë shumë të rëndësishme. Në të vërtetë kemi më shumë nevojë për dialog konstruktiv dhe më pak dialog jokonstruktiv. Ky lloj grupi punë mund të shërbejë tani dhe në plan afatgjatë. I nxis të gjithë në këtë sallë dhe kolegët tuaj me të cilët bashkëpunoni të rrokni këtë mundësi. Decentralizimi është i rëndësishëm jo si qëllim në vetvete, por përmirësimi i të gjithë shërbimeve që i ofrohen popullësisë dhe për ketë arsye duhet të shihet si përparësi.Reforma territoriale dhe decentralizimi janë të rëndësishme për qeverinë shqiptare, qeverinë e SHBA-së dhe popullin shqiptar.Nuk do jetë e lehtë, do nevojitet shumë punë, ndaj është me rëndësi të ruani vrullin dhe të ecni përpara. Ju uroj suksese dhe dua të nënvizoj faktin se ne do t’ju ndjekim në këtë proçes”tha ai.

Deklaratën Arvizu e bëri gjatë prezantimit te procesit për hartimin e Strategjisë së re Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore, ku merrnin pjese edhe Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi dhe Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni.

Ministri Çuçi vlerësoi strategjine si hap të parë drejt decentralizimit të pushtetit vendor. Sipas tij, pavarësia e pushtetit vendor, është mënyra më mirë për ta shndërruar atë në promotor të zhvillimit dhe për ta bërë më eficent në ofrimin inovativ të shërbimeve publike.

Filed Under: Opinion Tagged With: Arvizu, Reforma administartive

PD – Vorpsi: Rama emëron drejtor në Korcë të dënuarin për falsifikim

March 28, 2014 by dgreca

Tirane-28 Mars- Zëdhënesja e Partisë Demokratke, Laura Vorpsi, doli të premten në një deklaratë për shtyp, duke akuzuar qeverinë Rama se vazhdon të punësojë njërëz me preçedente penale në poste kyçe, siç është rasti me emërimin e Florenc Tabakut në krye të zyrës së punës në Korçë, i dënuar me 6 muaj burg dhe 250 mijë lekë për falsifikim dokumentesh.

Në Korcë, sërisht një drejtor me preçedent penal, theksoi  Vorpsi, duke shtuar se “Drejtori i Zyrës së punës në Korçë, Florenc Tabaku, rezulton se i plotëson kriteret për të gëzuar besimin e Edi Ramës në këtë detyrë dhe përgjegjësi të rëndësishme, ndonese i dënuar për falsifikim dokumentesh, është pjesë e krenarisë së Kryeministrit, sepse zyrat e punës duket se janë për momentin pasioni i tij i madh”.

Gjithashtu, zëdhënesja e PD-së, Vorpsi, tha se “që prej ditës që Rama ka ardhur në pushtet, janë humbur 40 mijë vende pune, shumë persona më preçedentë penalë kanë arritur të bëhen shefat e punësimi dhe gjithashtu të kapin të tjera poste kyçe në administratë”. “Rasti që po denoncojmë sot dhe rastet e tjera që kemi denoncuar, dëshmojnë se si funksionon në të vërtetë meritokracia e Edi Ramës dhe tregojnë për një mekanizëm të dyshimtë, gati kriminal të kapjes së administratës nga persona me precedentë penalë, të dënuar nga drejtësia për vepra të rënda”.

 

Filed Under: Politike Tagged With: PD, per falsifikim, Rama emron, te denuarin, Vorpsi

Veliaj: 10 milion dollarë vetëm për këstin e parë per të ish-të përndjekurit politike

March 28, 2014 by dgreca

“Rreth 12760  ish-të përndjekur politik do të marin pagesat e tyre në ditët në vijim”, deklaroi sot  Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, në inagurimin e rikonstruksionit te godinës së ish-të përndjekurve politike.

Në takim, ku mori pjesë edhe Kryeministri i Shqipërise, Edi Rama, ministri Veliaj më tej theksoi se “e di qe rregullimi i  këtyre zyrave nuk eshte zgjidhje, por është fillimi, sepse  ish- të përndjekurit trajtohen me respekt e dinjitet, sepse bën diferencë të madhë  duke krahasuar me pamjet e disa javëve më parë ku zyrat ngjanin me birucat”.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë,  Erion Veliaj, tha se “brenda gushtit do të këmi përfunduar të gjitha pagesat dhe shkon në 10 milion dollarë për të dhëne këstin e parë,  dukë i dhënë prioritet të përndjekurve politikë. Buxheti prej 18 milion dollarë, është  shumë më tëpër se 10 milion dollarë nga Partia Demokratike në vitet e “bumit” ekonomik 2008”.

Gjithsej janë 545 mijë të përndjekur, nga të cilët 150 janë mbi moshën 85 vjec dhe nëse nuk do të ndërrmernim  këtë vendim do të rrezikonin të iknin nga jeta pa marrë këstin e parë dhe pagesa shkon në 10 milion dollarë. Brënda këtij gjashtëmujori, dëmshshpërblimi shkon dhe për ish- të përndjekurit që janë ende gjallë, shtoi Veliaj. Ai u shpreh se kjo përqasje e re sjell  siguri, progres, kjo qasje e re ofron inovacion,  sepse do të dixhitalizojmë të gjitha dosjet e ish- të përndjekurve, duke shmangur pabarazine, sigurine, sepse kjo marrëveshje tregon se I respektojme vendimet që marrin si dhe progres duke nxjerrë mësime nga e kaluara”, tha Veliaj.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 20 milione dollare, te perndjekurit politie, Veliaj

Këngëtarit suedez iu anulua koncerti në Moskë

March 28, 2014 by dgreca

Shkas kriza e Krimes por edhe reagimi i ashpër i diplomacisë, politikës dhe opinionit për aneksimin e këtij ishulli/

Nga XHAVIT ÇITAKU/

Geteborg, 28 mars- Eric Saades, këngëtar i njohur dhe shumë i popullarizuar në Suedi, kohë më parë kishte arritur një marrëveshje me partnerin kompetent për të mbajtur një koncert në kryeqytetin rus Moskë. Mirëpo në çastet e fundit kur ky këngëtar duhej të fluturonte në drejtim të Moskës, i arrinë njoftimi se koncerti është anuluar. Sipas menagjerit të këtij artisti Tomas Lindgren ky akt jo që është vetëm i befasishëm por edhe i pakuptimtë, në rendë të parë, se në njoftimin e aranzhuesit nuk përmenden arsyet e anulimit. Posaçërisht brengos fakti se biletat janë shitur dhe këngëtari është shumë i brengosur se fansat e tij rusë nuk do të kenë rastin të dëgjojnë këngët e bukura të përgatitura enkas për ta. Ky anulim sigurisht se ka të bëj me krizën e Krimës apo ndoshta edhe për shkak të reagimit të ashpër të politikës, diplomacisë por edhe opinionit suedez që dënuan ashpër  dhe e dënuan fuqishëm aneksimin e një pjese të territorit të Ukrainës në kundërshtim me të gjitha normat ndërkombëtare.

-Gjatë këtij vikendi duhej të mbaja koncertin tim të shumëpritur nga fansat rusë. Befasisht me erdhi lajmi se këtë nuk mund ta bëj. Me mbanë shpresa se në një të ardhme të afërt do të mund të mbaj koncertin e planifikuar një kohë të gjatë dhe zhgënjimin e simpatizuesve të këngëve të mija t’ua kthej në një atmosferë të këndshme që nuk do ta harrojnë kurrë, tha Eric Saades që shihej se ishte shumë i mërzitur.

Filed Under: Kulture Tagged With: Eric Saades, i anulohet koncerti, Moske, Xhavit Citaku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 97
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT