“Rreth 12760 ish-të përndjekur politik do të marin pagesat e tyre në ditët në vijim”, deklaroi sot Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, në inagurimin e rikonstruksionit te godinës së ish-të përndjekurve politike.
Në takim, ku mori pjesë edhe Kryeministri i Shqipërise, Edi Rama, ministri Veliaj më tej theksoi se “e di qe rregullimi i këtyre zyrave nuk eshte zgjidhje, por është fillimi, sepse ish- të përndjekurit trajtohen me respekt e dinjitet, sepse bën diferencë të madhë duke krahasuar me pamjet e disa javëve më parë ku zyrat ngjanin me birucat”.
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, tha se “brenda gushtit do të këmi përfunduar të gjitha pagesat dhe shkon në 10 milion dollarë për të dhëne këstin e parë, dukë i dhënë prioritet të përndjekurve politikë. Buxheti prej 18 milion dollarë, është shumë më tëpër se 10 milion dollarë nga Partia Demokratike në vitet e “bumit” ekonomik 2008”.
Gjithsej janë 545 mijë të përndjekur, nga të cilët 150 janë mbi moshën 85 vjec dhe nëse nuk do të ndërrmernim këtë vendim do të rrezikonin të iknin nga jeta pa marrë këstin e parë dhe pagesa shkon në 10 milion dollarë. Brënda këtij gjashtëmujori, dëmshshpërblimi shkon dhe për ish- të përndjekurit që janë ende gjallë, shtoi Veliaj. Ai u shpreh se kjo përqasje e re sjell siguri, progres, kjo qasje e re ofron inovacion, sepse do të dixhitalizojmë të gjitha dosjet e ish- të përndjekurve, duke shmangur pabarazine, sigurine, sepse kjo marrëveshje tregon se I respektojme vendimet që marrin si dhe progres duke nxjerrë mësime nga e kaluara”, tha Veliaj.