• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2014

Një kartolinë për të festuar ditëlindjen e NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve

March 26, 2014 by dgreca

Nga BEQIR SINA, New York/Me kalimin e çdo viti , NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve, Trashëgimtari mbart një ngjashmëri të fortë me gjyshin e Tij, Mbretin e Shqiptarëve, Ahmet Zogun dhe babanë e Tij Leka Zogun, si dhe kurrë më shumë se në këtë fotografi ku ai paraqitet qysh fëmijë me tiparet, karakteristika dhe fizonominë e një prijësi të ardhëshëm të gjithë shqiptarëve 

BENSONHURST BROOKLYN NY :  Mbretëria shqiptare është një pasuri e very kombëtare, e themeluar nga Mbreti i të gjithë Shqiptarëve Zogu i Parë, si shenjë e dashurisë dhe krenarisë së lart tonë kombëtare. Ashtu si Britania e Madhe, Hollanda, Japonia, Monako, Suedia, Danimarka, Norvegjia, Luksenburgu, Austria, dhe shumë shtete, të tjera kryq e tërthor globit, edhe ne shqiptarët e Bardhylit dhe të Teutës, kemi një mbretëri, që të krenohemi me historinë dhe kulturën e tonë kombëtare. Duke i dhënë asaj vendin që i takon gjatë periudhës së Monarkisë Shqiptare, e cila është një pjesë shumë e rëndësishme e historisë dhe kulturës së kombëtare, jo vetem në Shqipëri, Kosovë e trojet shqiptare, por edhe për të na prezantuar edhe jashtë. Mbasi, familja mbretërore shqiptare, sot meriton më shumë se çdo politikan në Shqipëri të nderohet me të gjitha atributet që i takojnë, prej kombit shqiptar. E jo të flitet ende si gjysmë shekulli më parë gjatë sundimit komunistë – kur foli propaganda komuniste e Enver Hoxhës, dhe baballarët e tyre. Dhe, më keq, është se kur një njeri Kryeministri  i një vendi (Edi Rama)  Kryeministri i Shqipërisë, flet akoma ashtu si ja ka konfigurar Enveri, atë pak tru që ka, flet me të njëjtën “urrejtje” ndaj figurës së Mbretit Zogu i Parë.Duke kërkuar qetësisht në foto-albume , do të gjesh fotografinë e bukur të Naltësis së Tij Mbretërore Leka II, kur ai ishte fëmijë, i veshur me një kostum popullor të Kosovës, në tirqe, jelek dhe plisin e bardhë mbi krye, ndërsa mban në prehër një pushkë antike.

NTM Leka i dytë duket se e ka paraqitur këtë portret të veçantë, në mesin e një numëri fotografishë për të festuar ditëlindjen e Tij – sa herë të vijë 26 Marsi i cili shënon ditëlindjen e Mbretit Leka i Dytë me betimin që ka bër trashëgimtari – kur ndrroi jetë babai i tij .

“Unë (emri), Mbreti i Shqiptarëve, në minutën që hyp në fronin e Mbretërisë Shqiptare dhe marr në dorë pushtetet mbretërore, betohem para Zotit Fuqimadh se do të ruaj njësinë kombëtare, pavarësinë shtetërore dhe tërësinë tokësore; gjithashtu, do të ruaj Statutin e do të veproj pikërisht sipas atij dhe sipas ligjeve në fuqi, duke pasur parasysh gjithmonë të mirën e popullit. Perëndia më ndihmoftë”. Ky është betimi i plotë që parashikon Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare në vitin 1928. Me kalimin e çdo viti , NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve, Trashëgimtari mbart një ngjashmëri të fortë me gjyshin e Tij, Mbretin e Shqiptarëve, Ahmet Zogun dhe babanë e Tij Leka Zogun, si dhe kurrë më shumë se në këtë fotografi ku ai paraqitet qysh fëmijë me tiparet, karakteristika dhe fizonominë e një prijësi të ardhëshëm të gjithë shqiptarëve .Imazhi soditës që vjen nga ajo fotografi, është në kontrast me një foto shqiptare dritë – zemre, shenja burrënie, dhe tiparet më të bukura të rracës së kulluar dardane, të cilat janë si një kartolinë, edhe sot për ditëlindjen e 32të, të  NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve.Për të plotësuar foto-albumin e Tij me fotografi , Oborri Mbretëror, gjithashtu, ka lëshuar në biografinë e Tij – edhe imazhet e tjera, që lidhen me jetën e Familjes Mbretërore Shqiptare, fatin e Tyre – prej nga  Mbretit Zogu i Parë, Mbretëreshës Geraldinë, babait të tij të ndjerë Leka Zogu dhe nënës së tij të ndjerë Susan – kur ata ishin së bashku, në kohën e Mbretërisë, emigrimin në gjitha vitet e egzilit, dhe kur ata u rikthyen në Shqipëri.

NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve, ka lindur më 26 Mars 1982, në orën 13:43, në Johanesburg, Afrika e Jugut në “Sandton Clinic”. Dhe kjo është ditëlindja e Tij e 32të. Klinika në të cilën ka lindur NTM është shpallur nga qeveria e Afrikës së Jugut në atë ditë, si tokë shqiptare për 24 orë, me kërkesë nga NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve.Ai është djali i Mbretit Leka Zogu i Parë, i cili ndërroi jetë në Tiranë, më 30 nëntor 2011 –  dhe i biri i nënshtetases Australiane Princeshes Susan Cullen-Ward . Ai erdhi, së bashku me familjen për të jetuar në Shqipëri, pas 20 vjetësh në qershor të vitit 2002.Prindërit e Tij – Mbretit Zogu i Parë, Mbretëreshës Geraldinë, babai Leka Zogu, nëna Susan – i kan lën mjaft Atij mjafton që ka një trashëgimëni për të qenë pasardhësi, i një Mbreti si gjyshi i Tij Ahmet Zogu, në atë kohë jashtëzakonisht popullor, i cili i ishte njeriu që mblodhi fiset dhe i bëri shtet(bëri Shtet, drejtoi me Republikë Parlamentare.(Pluralizëm). Garantoi monedhën shqiptare në rang ndërkombëtar. Lejoi lëvizjen e lirë të shqiptarëve pa vizë në Amerikë, dhe nëpër botë.)

NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve,  feston sot ditëlindjen e Tij të 32të me të fejuarën Elia Zaharia, miqtë e shumtë në të gjitha trojet shqiptare

Kurse, Kalendari Mbretëror Botëror, kujton 26 Marsin 2014, me Ditëlindjen e 65-të, të Princeshës së Kurorës Margarita e Rumanisë, e cila ka lindur më 26 Mars 1949. Ditëlindjen e 32-të, Crown Prince Leka II i Shqipërisë i lindur më 26 Mars 1982.  26 Marsin kur Hollanda feston Ditëlindjen e 9-të, të konteshës, Emma Luana e Orange-Nassau, Jonkvrouwe van Amsberg e lindur më 26 Mars 2005. Më 26 Mars Luksemburgu  dhe Austria, kremtuan Ditëlindjen e 20-të, të Archduchess Gabriella së Austrisë, Princesësh Imperiale e Austrisë, Princess Royal së Hungarisë,

Princi Leka

Ka lindur më 26 Mars 1982, në orën 13:43, në Johanesburg, Afrika e Jugut në “Sandton Clinic”. Klinika në të cilën ka lindur NTM është shpallur nga qeveria e Afrikës së Jugut si tokë shqiptare për 24 orë, me kërkesë nga NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve.

Titulli:

Naltësia e Tij Mbretërore Leka II, Anwar, Zog, Reza, Baudoin, Msiziwe, Princ i Shqiptarëve

Edukimi 

Vitet e para të jetës mori mësimet nga një mësuese privat, para se të vijonte shkollimin në Johanesburg, në Afrikën e Jugut.

St Stithian’s Collage
St Peter’s Preparatory School
ST Peter Collage

Në vitin 2004 deri në vitin 2005 vijoi studimet në akademinë me famë botërore”Royal Military Academy of Sandhurst” në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë këtyre studimeve mori edhe disa çmime si psh: “The King Hussein Price” dhe toga e NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve është shpallur si “The Sovereign’s Platoon”.
Universitetin Mbreteror Iliria dega Marrdhenie Nderkombetare dhe Diplomaci.

Kurset:

Në vitin 2002, mësime private në letërsinë shqipe.
Në vitin 2004 kreu një kurs njëmujor në akademinë ushtarake “Skënderbeu” në Tiranë.
Në vitin 2004 kreu një kurs njëmujor në Bacons Field, “PreSandhurst Course”
Në verën e vitit 2006, vijoi kursin e gjuhës italiane në Peruxha, pranë “Universitta di Stranieri”.
Në vitin 2010 Akademia e Mbrojtjes, SCSDS
pallati 8
President Nderi:President i Federatës Shqiptare të Golfit. http://fshgolf.org/

Kryetar Nderi i qytetit Baton Rouge dhe President Nderi i Kishës së Baton Rouge lindor.
President Nderi i Shoqatës Italiane për Jetimet “Fiaba”.
Nën Patronazh: “The International Comission and Association on Royalty and Nobility” http://www.nobility-association.com/patronsofficers.htm
Antar  Nderi i SOS Jetimët e Shqipërisë (SOS Avenir Orphelins d’Albanie – France) http://albania.dyndns.org/
Antar Nderit i Komunitetit Olimpik Shqiptar 2011

Udhrat:

Kordoni I madh të Urdhërit Santi Maurizio e Lazzaro

Kordoni I madh të Urdhërit Besa & Skenderbeu
Celsi i Qytetit të “New Orleans” nga Krytari i Bashkise Z.Landrieu
Titulli “Qytetar Nderi” i qytetit te Burrelit
Titulli “Qytetar Nderi” i Komunes se Berdices, Shkoder

Gjuhët: 

Shqip – Anglisht

Shpallja e Titullit Princ Trashëgimtar:

Në bazë Statutit të Vitit 1928, të Mbretërisë Shqiptare, Princi Trashëgimtar i fronit mbretëror është djali më i madh i Familjes Mbretërore. Kështu që Ai shpallet trashëgimtar i Fronit Mbretëror mbasi të ketë mbushur moshën 18 vjeçare, nga NMT Mbreti. NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve, në Johanesbug. Nga ajo ditë, Ai zgjodhi të ishte NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve.

Historia e Emrit të NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve:

NTM u pagëzua me emrin Leka nga MSM Susan, Mbretëresha e Shqiptarëve. Emri Anëar, NTM Leka II e mori për nder të Presidentit Anëar Sadat i Egjiptit, duke qenë se Presidenti Sadat ishte një mik i mirë i NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Emrin Reza, për nder të miqësisë që NMT Leka I, kishte me Shahun e Iranit. Emrin Baudoin, NTM Leka II, e mori nga kumbara e Tij, Mbreti Baudoin i Belgjikës. Emri Msiziwe është një titull honorifik (në gjuhën Zulu do të thotë: Njeri i Popullit të Tij), e mori më vonë nga Mbreti i fisit Zulu.

Detyrat:

Princ Leka ka punuar pranë Ministrisë së Jashtme si Këshilltar i Ministrit në vitin 2006-2009 për çeshtjet e Mardhenieve dypaleshe. Ka punuar pranë Ministrisë së Brendshme si Këshilltar i Ministrit nga viti 2009 deri në 2012.

Nga data 27 Korrik 2012 ka qenë Këshilltar Politik pranë Presidentit të Republikës, detyrë që e lëshoi për shkak të angazhimeve të Tij .

Princi Leka nuk do të jetë më këshilltari politik i presidentit Bujar Nishani. Trashëgimtari i fronit mbretëror është tërhequr ngy ky post për t’ju përkushtuar tërësisht rolit të tij si kreu i familjes mbretërore. “Duke pasur parasysh kontekstin gjithëpërfshirës dhe megjithëse ruaj një konsideratë dhe një mirënjohje të thellë për emërimin tim në postin e këshilltarit pranë kreut të shtetit, funksioni i cili kulmoi rrugëtimin tim personal dhe profesional në njohjen e administratës dhe shtetit, e gjej të volitshëm momentin për t’u tërhequr nga kjo detyrë dhe për t’iu kushtuar tashmë vetëm rolit tim krejt të veçantë të kreut të familjes mbretërore shqiptare. Ky rol paraqet për Shqipërinë një avantazh. Ai i shërben gati ekskluzivisht imazhit, prestigjit dhe dinjitetit të një vendi me histori dhe tradita si i yni. Në këtë kuadër, familja mbretërore shqiptare, megjithëse me mjete të pakta, ka zhvilluar aktivitete të shumta, duke u ofruar miqve tanë në të gjithë botën një vitrinë sa më reale, por edhe sa më tërheqëse të një Shqipërie që meriton të njihet më mirë”, shprehet princi Leka në “Facebook”.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Beqir Sina, Nje kartoline, Princ Leka

Rexhep Goçi- Çfarë ndodhi më 16 nëntor 1982 në Spaç

March 26, 2014 by dgreca

– Pushofsh në paqe, o miku im i halleve e vuajtjeve!

Nga Bedri BLLOSHMI/Rexhep Uk Goçi ka lindur në vitin 1937 në fshatin Ҫerem të rrethit Tropojë. Rexhepi ka qenë i martuar me Bora Goçaj dhe kanë lindur 7 fëmijë: Perlatin (më i madhi), Esatin, Luanin dhe motrat Sadete, Valdete, Valbona dhe Servete. Rexhepi kishte arsim fillor dhe ka punuar në ndërmarrjen e gjeologjisë në Tropojë. Më 14.2.1975 arrestohet nga Sigurimi për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor, parashikuar nga Neni 73/1 KP. Më 30.5.1975 Gjykata e Tropojës e dënon me 10 vjet heqje lirie. Më pas e dërgojnë për të vuajtur dënimin në kampin e Spaçit të Mirditës. Në vitin 1982 në muajin nëntor qeveria komuniste bën një amnisti për të burgosurit politikë. Në burgun e Spaçit përfitonin 373 apo 375 të dënuar, të cilët u liruan më 15 nëntor 1982. Të nesërmen, më 16 nëntor Rexhep Goçi do të jepte shpirt tek galeria 15/1 nga breshëritë e kallashnikovit. Ishte “rregull” i komandës që mbasi të vrisnin dhe të groposnin për rastin në fjalë, vendgroposja ishte në Shpal të Mirditës. Pas vitit 1990 familjarët e Rexhepit interesohen dhe e zbulojnë vendgroposjen, e marrin dhe e varrosin në vendin e lindjes ku pushon përjetësisht pranë të parëve të tij.

Kujtesë- Çfarë ndodhi më 16 nëntor 1982 në Spaç

 

Rreth viteve 70-të, në kupolën e krimit në Tiranë, diktatori po vazhdonte krimet e radhës. Në burgun e Spaçit vinin lloj-lloj informacionesh, ndoshta për t’i pasur ne si ushqim të shpresës. Në vitin 1982, natën e shtatëmbëdhjetë duke u gdhirë 18 dhjetori, në televizion u dha një lajm i gëzueshëm për ne: “Nga një krizë nervore, kryeministri i Shqipërisë, shoku Mehmet Shehu, vrau veten”. Të gjithë të burgosurit përfshi dhe unë, u gëzuam shumë. Bisedonim nga dy e nga tre të gjithë të dënuarit, se komunizmi po e çonte drejt fundit ngrënien e pjellës së vet. Qeveria komuniste shpalli një amnisti për të burgosurit politikë dhe më 15 dhjetor 1982, në burgun e Spaçit, u liruan mbi treqindeshtatëdhjetë të dënuar. Në bazë të përllogaritjeve një i dënuar nga rrethi i Tropojës, Rexhep Uk Goçi, nuk përfitonte nga kjo amnisti, sepse kishte njëmbëdhjetë ditë më shumë sipas përllogaritjes së kartelistit të komandës.

Këta që u liruan ishin në brigada të ndryshme nga të pesë zonat e minierës, ku nën peshën e kamzhikut dhe torturave të tjera, si lidhje me hekura pranë shtyllës së betonit dhe shumë herë me duart e lidhura mbrapa, të lidhnin dhe një rrotë vagoni që peshonte vetëm në duart e lidhura. Kjo rrotë vagoni nuk takonte në tokë. Problem i padiskutueshëm ishte zona e dytë, ku nxirrej minerali i piritit nën temperaturën 40° – 45° nxehtësi. E plotësuan brigadën aq sa duheshin për vagonat e piritit.

Unë në atë kohë punoja në zonën e pestë dhe më kaluan në zonën e dytë bashkë me disa armatorë (punëtorët e mirëmbajtjes së galerisë quheshin armatorë). Kështu që midis disa të tjerëve ishte dhe Rexhep Goçi. Në kohën që do futeshim brenda në galeri dhe saktësisht në galerinë 15/1, e vjetër thërriteshe. Rexhepi do të punonte në këtë galeri siç thashë më sipër, armator dhe merr një mjet që quhej “karrotrupe” për të marrë disa trupa betoni jo shumë larg grykës së galerisë 15/1. Në të djathtë të kësaj galerie, gati 200-300 metra larg, ishte rrethimi dhe një karakoll nga jashtë tre rrethimeve me tela me gjëmba, që vigjëlonte natë-ditë ushtari me automatik në dorë. Duhet të sqaroj një gjë për lexuesin që nuk ka dëgjuar për këto që po rrëfej. Në qoftë se ushtari vriste një “armik” (të burgosur politik), shpërblimi i parë ishte pesëmbëdhjetë ditë leje dhe patjetër dhe një dekoratë dhe kur do mbaronte ushtrinë, komanda i vishte policë po në kamp. Në brendësi të hapësirës nga rrethimet e 20-25 metra larg galerisë, ishin vendosur disa tabela në formë trekëndëshash (prej hekuri), që i dënuari nuk duhet të kalonte dhe as të afroheshe. Rexhepi, disa metra larg këtyre tabelave, po ngarkonte trupat e betonit për t’u futur në galeri. Në këtë kohë u dëgjua ulërima e automatikut, ne shtangëm të gjithë sa ishim nga frika. Sapo u dëgjua zhurma vdekjeprurëse, polici doli e i thërret ushtarit: “Ç’bëre more, ndaloje zjarrin”. Ndërkohë Rexhepi ra në një brinjë me trupin e betonit në prehër dhe me një zë gati në fikje foli: “Ç’më bëre more ushtar, më vrave, m’i le fëmijët rrugëve, kam një qerre me fëmijë. Oh Zot, pse, pse kështu me mua, mirë që s’më liruat, po pse më vratë? Ah, fëmijët mbetën jetimë”. Gjaku dalngadalë po skuqte rrobat e pista nga piriti, vari kokën mënjanë dhe nuk u ndje më. Polici qëndronte në këmbë, pranë kufomës duke na ulëritur neve: “Futuni brenda, futuni brenda”. Për tetë orë rresht, ulur në cepin e galerisë e pa folur asnjë fjalë me njëri – tjetrin, të ndriçuar nga llamba karbitit e cila lëshonte një flakë të verdhë, duke lëvizur sa majtas djathtas. Mbas disa orësh mbërriti prokuroria e Rrëshenit për të bërë formalitetet e për ta lejuar komandën të bënte groposjen e radhës në një buzë përroi që thërriteshe Shpal… .

Aty ku e prisnin shokët, të vrarë e groposur më parë. Ndërsa fëmijët u rritën jetimë nën praninë e dhimbjes e urisë. U rritën e u martuan e mbas vitit 1990, Perlati dhe gjashtë fëmijët e tjerë bashkë me fëmijët e tyre (nipërit e mbesat e të ndjerit Rexhep), nisën ashtu me kokë mënjanë, të heshtur drejt luginës së shkretë e majave të rrjepura nga erozioni, të Spaçit. Drejt kësaj skëterre që mbante të fshehur në barkun e tokës së djegur babanë e tyre. Gjithsesi ata e prisnin të kthehej i gjallë, më i plakur e i thinjur, i dërmuarr nga jeta dhe fati që e ndëshkoi aq rëndë. Megjithatë dhe ato pak eshtra që kanë mbetur pa u tretur po udhëtojnë të pushojnë në vendlindje. Edhe pse po të shohësh mbrapa sheh vetëm trishtim, jeta vazhdon… .

  Pushofsh në paqe, o miku im i halleve e vuajtjeve!E megjithatë unë u ktheva i gjallë. Qetësi, qetësi e mjerim.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Bedri Blloshme, Rexhep Goci, Rexhep Goçi- Çfarë ndodhi më 16 nëntor 1982 në Spaç

E VEÇANTA E BUKUR E KUPTIMPLOTE NË NJË LIBËR ME VLERË

March 26, 2014 by dgreca

 Nga MSc. Albert HABAZAJ*)/ kritik letrar/

Kam vite që e njoh Halil Bregasin dhe e respektoj si qytetar korrekt e serioz. Pak herë jemi takuar e përshëndetur në veprimtari atdhetare e kulturore apo edhe në ndonjë festë a ditëlindje. Para ca kohësh Halili, më ftoi për 76 vjetorin e lindjes, në një ceremoni me miq të afërt, por unë nuk munda të shkoja për arsye pune. Në mungesë e falënderova për respektin dhe e urova me shpirt.

Interesant! Që në takimin e parë me të, krijova përshtypjen se Halil Bregasi është njeri me kulturë, qytetar i mirë, i urtë dhe porsi ajo pema e pjekur ngarkuar me fruta, ai është i mbudhur me humanizëm dhe dashuri njerëzore.

Për mua, dr. Asqeri Llanaj dhe Halil Bregasi janë Cakrani në Vlorë, janë simbol i asaj treve të zjarrtë atdhetarie e kulture, janë bërthama e asaj energjie diellore që shpërthen mirësi dhe nderim për historinë, për jetën , patjetër dhe për të nesërmen.

Kush nuk e njeh doktor Asqeriun në Vlorë? Dentist i zoti, veprimtar i spikatur, shkrimtar i përkushtuar, Ndërsa Halili është njeriu me shpirt artisti deri më sot, se nesër…Nesër do ta kuptoni vetë, lexues të nderuar, ç’vlera të tjera ka, pasi ta lexoni këtë libër jetësor mjaft mresëlënës.Mendimi im klasifikon thellësinë e brendisë psikologjike e krijuese të këtij njeriu të veçantë në dukje e të bukur në thelb. Nuk  mund t’i kuptoja të ndarë doktorin dhe Halilin; ata i shoh e i konceptoj vetëm së bashku, s’kanë kuptim veç e veç, plotësojnë njeri-tjetrin në veprimtaritë shoqërore-atdhetare. Ata më duken si vëllezër siamezë, në kuptimin më të mirë të fjalës dhe sa herë i shikoj të dy, më kujtojnë ato vargjet e famshme të Majakovskit…!

Në një shkrim të botuar në revistën serioze “Cakrani”, doktorin e kam quajtur trurin e shoqatës “Cakrani”, ndërsa shpirtin si motor i ndezur- Halil Bregasin.

Dhe tani, mendimi im për këtë njeri kërkon gjetje për klasifikim në brendinë krijuese të tij:

Halili më dorëzoi një material për ta parë.

-Vlen për t’u bërë libër, apo kam harxhuar fletët kot-, më tha

E lexova me respekt dhe me vëmendje materialin. Nis me një fllad lirik, me një udhëtim në tren.Thjeshtë, rrjedhshëm, natyrshëm, bukur. Nuk u bezdisa gjatë leximit, përkundrazi u ndjeva këndshëm. Ndoshta ngaqë udhëtimi në vetvete është shpalosje kënaqësishë romantike për njeriun, apo pse jo edhe Halili ka qenë shumë i kujdesshëm për ta vendosur fjalën, fjalinë e shprehjen atje ku duhet. Ndoshta siç thotë dhe vetë: “ Të tregosh, duhet të keshë parë dhe dëgjuar. Të shkruash atë që di, është shumë e vështirë. Të përshkruash atë që tregon, është edhe më e vështirë. Të gjtha këto përjetohen në punë e atij që shkruan”.

Ndoshta në Pogradec ai u fut në tempullin e Pegasit e takoi frymën e bekuar të Kutelit e Lasgushit. Që në fillim të leximit krijova ndjesinë se do të shpalosja faqe interesante, do të shijoja të gjitha ngjyrat e jetës të brezit bashkëkohës të autorit dhe rrethanave e se nuk do të shikoja vetëm bardhë e zi këtë ngastër toke, ku mbillet jetë.

Dhe nuk u zhgënjeva. Pashë një jetë të veçantë, të bukur në dukje, tërheqëse në skalitjen e botës së brendshme të personazheve që plotësojnë galerinë e librit dhe origjinale në trajtimin artistik e ndjesor të lëndës. Egziston e bukura. Është një thënie e lashtë , e urtë greke: “Nuk është e nevojshme të pishë një fuçi me verë, mjafton një gllënjkëz të kuptosh çfarë shije ka vera”.Është mëse e vërtetë kjo përvojë jetësore, prandaj edhe unë mund t’i them lexuesit të respektuar: Për të bërë vlerësimin kritik të librit të Halilit mjafton të hedhësh syrin e mendjes në  një fragment kudo që ndalon dora dhe kupton se ke të bësh me një njeri që krijimin e ka në gen, se ke të bësh me një krijues me kulturë. Unë kapa këtë copëz nga shkrimi i tij : … “kodra e qytezës K është si një trëndafil në mesin e një lëndine të gjelbëruar nga bari…”. Një krahasim i thjeshtë, i bukur, si një fllad që buron natyrshëm ndër figurat stilistike që prodhon mendimi krijues i autorit H. Bregasi, të përcjell rryma të elektrizuara me art e shije estetike të këndshme, romantike, për të zbukuruar jetën, për të zbutur konfliktet, në funksion të mirësisë njerëzore.

Personazhe si Aleksi, Vasili, Maria, Abdullai, Engjëllushja, xha Isufi etj. më duket sikur i njoh, sikur diku i kam parë. Në fakt unë nuk i njoh, por pena sqimatare e Halilit i ka skalitur aq vërtetësorë, saqë më duken realë, sikur jemi takuar, grindur e pajtuar, sikur kemi pirë së bashku e jemi gëzuar. Por përveç se te libri i Halilit nuk jemi parë ndonjëherë.E kjo është një vlerë e brendshme që autori H. Bregasi ka ditur ta menaxhojë si nikoqir i mirë i fjalës, i situatave e ngjarjeve ku shpalos karakteret dhe botën e pasur që mbartin psikologjikisht dhe shpirtërisht personazhet simpatikë që ai krijuar. E kjo është vlerë për autorin. Dhe ai meriton përgëzime. Ky libër, përveç vlerave artistike e njohëse, ka ndërkohë një kod moral që duhet respektuar për të ndërtuar çerdhen e ngrohtë familjare, ku lulëzon respekti për veten, për familjen, për dinjitetin moral e dituror, për mirënjohjen ndaj mësuesëve, për përuljen para bibliotekës si para Zotit. Mesazhe të larta humane po përçon me librin e tij ‘‘Tri dasma në një’’autori Halil Bregasi. Këto mesazhe janë ajo frymë e pastër që kthjellohet nga tre degë të gjelbëra e të shëndetshme: besimi, shpresa e dashuria e trungut të fuqishëm familjar: Aleksandër – Ëngjëllushe, me rrënjë të thella e të pashkulshme nga asnjë tramundanë, sepse Abdullai me Margaritën janë magjia shëruese dhe magma e shëndetit të bukur  që mban çdo çift shkëlqimplotë si margaritar. Ata nuk kanë as më të voglin kompleksitet fetar, e ky fakt ka shumë vlera qytetare, se harmonia është një pasuri e madhe, e pazvendësueshme për njeriun, që të zbukuron dhe të zgjat jetën.

Autori nuk përdor asnjë mjet artificial në dramën e rrëfimit. Përmbajtja zhvillohet lirisht, në mënyrë të natyrshme  nga vetë thelbi i jetës që vizaton, sipas ligjeve të pandryshueshme të domosdoshmërisë. Pasi përfundova “Tri dasma në një ”, mu kujtua një thënie e V.G.Belinskit: “Ai nuk ka ideale në kuptimin e zakonshëm të fjalës: njerëzit e tij janë njerëz të vërtetë, ashtu siç janë, siç mund të jenë”.

Me përulje të sinqertë ndaj penës së Halilit, se me zbardhëllim të ndritshëm, na paraqet tre linja, tre pamje, tre konflikte, një çift që do të mbjellë pranverën e jetës së çiltër, i them lexuesit: do të ndjesh kënaqësi gjatë leximit. Sinqerisht edhe një herë e përgëzoj Halilin për këtë libër me vlera njohëse, edukative, morale, shoqërisht i domosdoshëm, sidomos sot. Figurat letrare i përdor me kursim dhe në vendin e duhur, atëherë kur kërkohet, që lexuesi ta shijojë librin e tij si një bukë e ngrohtë gruri .Nuk kemi figura qiellore, por është pikërisht aq sheqer stilistik, i ngjyer në shpirtin e tij, që  ëmbëlson lexuesin serioz dhe sot. Personazhi i Aleksit është krijuar me ngjyra arti e lëng jete dhe arrin të marrë admirimin tonë. Më shkon ndërmend të heq paralele midis Aleksandrit dhe … po, më mirë të mos ndikoj te lexuesi; të gjykojë vetë ai se me kë ngjan simpatiku Aleks. Libri “Tri dasma në një” i autorit Halil Bregasi, plotësohet  me vëllimin e dytë me titullin e pjesës: “Guri –  i rëndë në vend të vetë”. Në këtë libër, të sapodalë nga botimi, ravijëzohen dhe kthjellohen mesazhet letrare, njerëzore dhe filozofike, sepse është bërë universale thënia e bukur e poetit të madh hungarez, 26 vjeçarit Sándor PETÖFI (01. 10. 1823 – 31. 07. 1849): “Për dashurinë jap jetën, për Adheun jap dashurinë” dhe funksionon me fisnikëri qytetare.

Vlorë, 26. 03. 2014

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Albert Habazaj, dr. Asqeri Llanaj, Halil Bregasi

”Zgjohu”: Pa votat e shqiptarëve asnjë president i Maqedonisë nuk mund të jetë legjitim

March 26, 2014 by dgreca

SHKUP, 26 mars / Lëvizja qytetare “Zgjohu” deklaroi se pa votat e shqiptarëve asnjë president i Maqedonisë nuk mund të jetë legjitim. “Më 9 shkurt të këtij viti, ne ftuam të gjithë votuesit shqiptarë që të mos marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale. Edhe BDI-ja, PDSH-ja dhe RDK-ja ishin gjithashtu në një mendje për t’i bojkotuar zgjedhjet presidenciale. Ndryshe nga të tjerët, ne nuk i ndryshojmë qëndrimet tona dhe konsiderojmë që interesi i shqiptarëve është që të mos merret pjesë në zgjedhjet presidenciale”, thuhet në deklaratën e lëvizjes qytetare “Zgjohu”. ”Ky shtet mund të funksionojë vetëm në bazë të vullnetit të mirë dhe të pajtueshmërisë së shqiptarëve dhe maqedonasve. Kjo pajtueshmëri duhet të vlejë edhe për presidentin, edhe për qeverinë edhe për Parlamentin si dhe për çdo segment tjetër të shoqërisë tonë. Pa votat e shqiptarëve, asnjë president i Maqedonisë nuk mund të jetë përfaqësues legjitim i shtetit”, theksohet në deklaratë

Filed Under: Rajon Tagged With: Zgjohu

Bylykbashi: Farsi i radhës i qeverisë për konsensus në komisione

March 26, 2014 by dgreca

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në një prononcim sot për mediat pas largimit nga komisioni i ligjeve, akuzoi qeverinë Rama, se po bëjnë ndryshime ligjore pa konsensues për të mbushur administratën me militantë partiak, ashtu siç edhe ka bërë deri më sot.

Ai pohoi se “në aspektin e substancës, me sa duket, maxharonca e ka mbledhur mendjen dhe nuk iu intereson asnjë lloj debati në komision dhe nuk është gjë tjetër vetëm një fars i radhës”. Unë besoj se sot është prova e fundit e me siguri do të vazhdojnë në shkeljen e rregullores dhe ne do të vazhdojmë t’i denoncojmë”.

Gjithashtu, Bylykbashi përmendi dhe ligjin për nënpunësin civil, duke thënë se “edhe kjo është një thyerje e procedurës, nuk mund të diskutohet në seancë plenare që është caktuar të enjten, pa diskutuar në komisionin e ligjeve.Kjo është një shkelje tjetër që Edi Rama, kërkon ta fsheh në mirëbesim në pritje të konsensuesit”.

Reagimi i deputetit të PD-së, Bylykbashi erdhi pas mungesë të gjetjes së një kompromisi në komisionin e ligjeve

 

Filed Under: Featured Tagged With: Bylykbashi, farsa, konsensusi, Pozita

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • …
  • 97
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT