• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2014

Shefqet Vërlaci, politikani më i pasur dhe dy herë kryeministër

April 5, 2014 by dgreca

Nga Miranda Sadiku/.- Shefqet Vërlaci njihet si i pari kryeministër shqiptar i cili përuroi në Kavajë fillimet e punimeve të hekurudhës Durrës -Elbasan në vitin 1940. Në regjimin komunist ai ishte i shpallur “ kriminel lufte” edhe pse kishte vdekur, ndërsa gjatë të gjithë karrierës së tij politike madje edhe pas vdekjes deri në ditët e sotme, njihej si njeriu më i pasur i Shqipërisë.

I lindur në Elbasan më 15 dhjetor të vitit 1878, Shefqet Vërlaci pasi mori mësimet e para në qytetin e lindjes, arsimin e mesëm e kreu në qytetin e Manastirit. Historiani Kastriot Devishi thotë për ATSH-ne se “më pas Shefqet Vërlaci shkoi në Stamboll për të kryer arsimin e lartë në shkollën e lartë të administratës në Mylqije, por nuk mundi ta përfundonte atë. Në moshën 32 vjeçare i kthyer në Shqipëri, Vërlaci në vitin 1910 zgjidhet deputet i Elbasanit në Parlamentin e Perandorisë Osmane. Por, për shkak të konflikteve që pati me Turgut Pashën ai u arratis. Ndërsa dy vjet më vonë, në muajin nëntor ishte një ndër anëtarët e partisë së Elbasanit që përkrahu pavarësinë e Shqipërisë”.

Duke qenë një figurë e njohur dhe një patriot, politikan dhe pushtetar i njohur, emri dhe pozicioni i tij vinte gjithnjë në rritje. Në 21 gusht 1914 Shefqet Vërlaci ishte anëtar i delegacionit që i dorëzoi në Gjermani kurorën e fronit të Shqipërisë Princ Vidit. Në zgjedhjet e 5 prillit të vitit 1921 zgjidhet deputet, ndërsa në këtë fushatë kryesoi në Elbasan grupin Pleqësor. “ Fillimisht Vërlaci bënte pjesë në Partinë Përparimtare dhe pas shpërbërjes së kësaj partie ndikoi që deputetët e Elbasanit të bëjnë pjesë në formacionin jetëshkurtër politik të quajtur Partia Kushtetuese, ndërsa vetëm një vit më pas ai është ndër emrat më kryesorë të Partisë Popullore”, thotë Dervishi.

Sipas tij, “Shefqet Vërlaci ishte një ndër të parët që propozoi në Këshillin Kombëtar heqjen e titullit “ bej” e zëvëndësimin e këtij titulli me fjalën “ zotëri” . Postin e parë si kryeministër i vendit ai e mori në vitin 1924 nga datat 3 mars deri më 27 maj. Gjatë viteve 1925 – 1928, kur Shqipëria ishte republikë, u bë senator. Në vitin 1928, në 1 shtator si anëtar i Komisionit të Asamblesë në emër të Asamblesë i komunikoi Mbretit Zog vendimin e posaçëm që e shpalli shqipërinë Mbretëri Parlamentare.“Shefqet Vërlaci ishte ndër më kryesorët e Asamblesë së 12 prillit që kreu të ashtuquajturën “Bashkim personal” mes Italisë dhe Shqipërisë”, thotë Dervishi. Zgjidhet për herë të dytë kryeministër në vitin 1939 si dhe mbante postin e Ministrit të Punëve Botore dhe më 16 prill të po të këtij viti, i dorëzoi në Romë kurorën e fronit shqiptar Viktor Emanuelit III. Po këtë vit ai u zgjodh senator i Mbretërisë Italiane.

“Marrëdheniet e tij me italianët kanë qenë vërtetë të çuditshme. Ndonëse kishte pranuar të vihej në shërbim të tyre, ruante një autoritet të veçantë, që buronte nga qenia si njeriu më i pasur i Shqipërisë, i cili nuk e njihte nënshtrimin”, thotë Devishi. Sipas tij, “kjo ishte arsyeja që mes tij dhe italianëve filloi një konflikt politik i pashmangshëm”. Ministri i Jashtëm italian, njeriu që përgatiti pushtimin e Shqipërisë, konti Galeazzo Ciano,  në ditarin e tij shkruante  “…. Po ta kisha njohur më parë nuk do ta kisha mbështetur emërimin e tij. Është njeri nursëz e do të na bezdisë…”. Në vitin 1941 si pasojë edhe të konflikteve të shumta politike që pati me Mëkëmbësin Jakomoni, ky i fundit kërkoi zëvëndësimin e tij, çka u realizua më 3 dhjetor të vitit 1941 ku në vend të tij u emërua Mustafa Kruja. “Pas largimit nga posti si kryeministër, Shefqet Vërlaci thuajse u tërhoq plotësisht nga politika. Para se në Shqipëri të vendosej regjimi komunist u largua në Itali së bashku me djalin e tij Ismailin, dhe vajzën Behije (ish e fejuara e Ahmet Zogut).

La në Shqipëri gruan dhe vajzat Fezilet e Mehtap. Është për t’u  përmendur fakti se Shefqet Vërlaci ka qenë martuar me të bijën e Ymer Pashë Vrionit, Semiramis. Vërlaci ishte baxhanak me armikun e tij politik Aqif Pashë Elbasani. Gruaja e tij pasi u dënua me 5 vjet burg nga komunistët vdiq në mjerim të plotë. Në Shqipëri jetoi vetëm vajza e vogël e Shefqet Vërlacit, Mehtapi, e cila ishte e martuar me Qemal Biçakçiun dhe vajza e dytë Fezileti, e cila ishte martuar me Is’han Libohovën. Vdes në vitin 1946 në spitalin e Zyrihut dhe më pas varroset në Romë në parcelën dytësore 1537 të varrezës së këtij qyteti. Edhe një vit pas vdekjes së tij, qeveria komuniste vazhdonte të kërkonte ekstradimin e tij në Shqipëri si “kriminel lufte”. Shefqet Vërlaci ka qenë njeriu më i pasur në Shqipëri. Vetëm në vitin 1939 ai kishte në pronësi të tij 3700 hektarë ose rreth 1 për qind të fondit të përgjithshëm të tokës në Shqipëri.

 

Filed Under: Histori Tagged With: dy herë kryeministër, politikani më i pasur dhe, Shefqet Vërlaci

Jahjaga ne Samitin e Gruas: Kosova, shtëpi e përbashkët për të gjithë qytetarët e saj

April 5, 2014 by dgreca

Nga Behelul Jashari/.-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë punimeve të Samitit Ndërkombëtar “Gratë në Botë”, që po zhvillohet në New York, SHBA, në fjalën e saj në panelin për “Gratë Paqebërëse”, theksoi se “Kosova është shtëpi e përbashkët për të gjithë qytetarët e saj”.
Duke folur për rolin e gruas, Jahjaga theksoi rolin e jashtëzakonshëm që gruaja në Kosovë ka luajtur në periudhën e luftës, gjatë viteve 1998-1999, duke thënë se ajo ka qenë viktima më e madhe, sepse përveç humbjeve të jetëve në familje ajo është dashur që të përkujdeset jo vetëm për fëmijët, por gjithashtu të marrë rolin e kreut të familjes.
“Në fshatra dhe qytete gjithandej Kosovës, gratë ndihmuan që shoqëria të ecë përpara. Ato u bënë shtylla të shtetit të ri, të cilin e ndërtuam nga rrënojat. Gratë patën rol kryesore në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për fëmijët e tyre”, tha Presidentja Jahjaga.
Lidhur me rolin e gruas në Kosovë në procesin e rindërtimit të vendit dhe të ndërtimit të mirëbesimit, Presidentja Jahjaga theksoi se gratë kanë arritur që të sjellin në tavolinë pragmatizëm dhe përkujdesje. Ajo tha se roli i gruas është qenësor sepse ato nuk ikin nga tryeza e negociatave pa gjetur zgjidhje.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga foli edhe për angazhimin e gruas në Policinë e Kosovës, një force të sigurisë që është ndërtuar mbi standardet demokratike që ofron sigurinë për të gjithë qytetarët, dhe gjithashtu një force që ka arritur të krijojë besimin në mesin e qytetarëve.
“Pjesa më e madhe e këtyre arritjeve është bërë me rekrutimin e policeve femra – një rol jo tradicional për gruan në Kosovë – që ndihmon shoqërinë ta shohin policinë si mbrojtëse të të drejtave të tyre dhe të lirive, një force jo kërcënuese për identitetin dhe për mirëqenien e tyre”, tha Presidentja Jahjaga.
Ajo tha se si Presidente e vendit ka provuar që të bëjë bashkë të gjitha palët në dialog dhe në mirëkuptim të ndërsjellë.
“Theksoj shqetësimet tona të përbashkëta për të treguar se pavarësisht nga përkatësia etnike apo fetare, ne ndajmë shqetësime dhe shpresa për të ardhmen. Vazhdimisht kërkoj axhenda që bashkojnë qytetarët e Kosovës dhe i siguroj të gjithë se Kosova është shtëpia jonë e përbashkët dhe përparimi i saj nënkupton përparimin për secilin që e quan atë shtëpi të veten”, tha Jahjaga.
Gjatë punimeve të samitit Presidentja Jahjaga takoi edhe ish-presidentin e SHBA-së,  Jimmy Carter./

Filed Under: Rajon Tagged With: Jahjaga ne Samit, kosova, shtepi e perbashket

Bashkeshortja e Hitlerit, Eva Braun ishte me origjinë hebreje?

April 5, 2014 by dgreca

Ne Foto: Adolf Hitler dhe Eva Braun/

Eva Braun, bashkëshortja e Adolf Hitlerit, kishte pasur origjinë hebreje, sipas analizave të ADN-së kryer për një dokumentar që do të publikohet të mërkurën nga stacioni televiziv britanik ”Channel 4”. Kjo tezë mbështetet mbi analizën e flokëve që vinin nga një krëhër i gjetur në Berghof, residenca e Hitlerit në Bavari, ku Eva Braun ka kaluar pjesën më të madhe të kohës gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në flokët e saj, studiuesit gjetën një sekuencë specifike të ADN-së, shumë të ngjashme me hebrenjtë e Europës Qendrore, që përbëjnë rreth 80 për qind të popullsisë hebreje.
Në Gjermani, shumë hebrenj të Europës Qendrore janë kthyer në katolikë në shekullin e 19-të. “Ky është një zbulim turbullues. Nuk kisha ëndërruar kurrë se do mund të gjeja një rezultat kaq të jashtëzakonshëm”, është shprehur Mark Evans, prezantuesi i emisionit “The Dead Famous DNA” për Channel 4.
Sipas realizuesve të dokumentarit, është e sigurt se flokët e analizuara i përkasin Eva Braunit. Por i vetmi mjet për ta provuar zyrtarisht do të ishte krahasimi i flokëve me dy pasardhësit e saj, por këta të fundit kanë refuzuar t’i nënshtrohen testit.
Eva Braun ka qenë e dashura e Hitlerit për shumë vite, para se çifti të martohej më 29 prill 1945, një ditë para vetvrasjes së tyre në bunkerin e Fyhrerit në Berlin./

Filed Under: Histori Tagged With: Eva Braun, ishte me origjinë hebreje?

ATA QË FITUAN BETEJËN

April 5, 2014 by dgreca

Vështrim libri: “Gjaku i Lirisë” të prof.Bajram Kurti/

  Shkruan: Avdi Ibrahimi/

Luftëratt e popullit tonë për liri e ribashkim kombëtarë ishin të rrepta e të përgjakshme, pasi që lufta, veprimtaria, qëndresa e heroizmi, kishin të bënin me palën kundërshtare me forca të mëdha e të stërvitura ushtarakisht me një arsenal armësh të lojlojta. E në rrjedhën e këtyre sakrificave heronjtë e ditëve tona luajtën një rol shumë aktiv për t,i treguar popullit tone të robëruar shtigjet më të përshtatshme kah çlirimi e bashkimi kombëtar.Të tilla ishin edhe ngjarjet e viteve 1981-1995, të cilat lane gjurmë aq të thella të masata e gjëra popullore, te të cilat ngjallën një interes për jetën shoqërore të përbashkët në hapsirën mbarëshqiptare.Disa tabllo të këtyre ngjarjeve në vëllimin e pare të librit “Gjaku i Lirisë” na i sjell penda e shkëlqyer e prof. Bajram Kurtit, tabllo ngjarjësh këto që pasqyrojnë bindshëm, virtytin, moralin, beesën e heroizmin e heronjëve dhe heroinave tona, në të bëmat e të cilave, populli ynë liridashës e pa vetveten në fuqin e pashterruar popullore për t,u bërë ballë pushtuesve. Sa prej këtyre heronjëve e heroinave u përballuan turturave më të tmerrshme e mëçnjerëzore të famkeqës UDB që ushtruan në trupat e këtyre trimave të qëndrueshëm, si: Rexhep Mala,Zija Shemsiu, dhe plotë të tjerë… Ata ishin personalitete të formuara, guximtarë të pashoqë, tolerues kundrejt gabimeve brendapërbrenda shoqërore, këshillues të mire ndaj shokëve guximtarë, sepse çdo vepër e mire duhet të ketë edhe përfundimin e mire e frytëdhënës në dobi të kauzës kombëtare.

Nuhi, Berisha, Afrim Zhitia, Fadil Vata, tre vëllezërit Badallaj, Naser Hajrizi, Sami rama, Mentor Tolaj, Sherif Frangu e ndonjë tjetër të këtij libri të prof. Bajram Kurtit… simbolizojnë tipin e të riut guximtar. Ndonëse fare të rinj i rrëmbeu shkëndijë e lirisë, duke krijuar kështu pavdekësinë në këtë moshë fare të re treguan zjarrin luftarak dhe fuqinë rinore të përfaqësuesve të tyre…Motrat, vëllezërit, prindërit e nënat shqiptare si përherë qëndruan stoike.

Edhe pse në vëllimin e pare të librit “Gjaku i Lirisë” të prof. Kurtit, nuk bëhet fjalë për nënë Ajshen, e cila është shembulli i gjallë për të gjitha nënat, ajo edhe pse e moshuar është një figure përplot autoritet si për vetë bijtë e saj ashtu edhe për rrethin më të gjërë. Me mençurinë e urtësinë, ajo ia del në krye ta jetësojë amanetin e dhënë Jusufit se do të tymojë oxhaku i vëllezërve Gërvalla në Dubovik. Se zemra e kësaj nëne ka një eksperiencë të madhe jetësore e qëndrese. Nëna të tilla rriti vetëm nëna SHQIPËRI.

Në Ballkanin e trazuar, pikërisht në trojet shqiptare zhvillohen ngjarje të mëdha. E pushka gjithnjë ishte mjet kushtrimi për të qëruar hesapet me zaptuesit barbarë.

Në këto përleshje me armiqtë e shumtë të popullit shqiptar, do të triumfojë e drejta për liri. Natyrisht që do të pësojnë forcat e errata reaksionare e kolaboracioniste, sepse, “Zullumi këputët  prej së trashi” thotë urtia popullore. Se forca e vërtetë nuk qëndron tek armët e soldateskës serbe, e as të shqipfolësit koleboracionistë, porn ë popull në masat e gjëra. Vetëm në këto masa duhet besuar fuqishëm, sepse këto janë forca të pamposhtuar dhe të pavdekshme siç janë heronjtë e heroinat nga”Gjaki i Lirisë” që më zërin e tyre na porositin se i pari  është Mëmëdheu. Partitë, shoqatat mund të veprojnë mire vetëm në Atdheun e lire.

Stoicizmi krenaria dhe mospërkulja e këtyre figurave të shndritshme të bënë për vete. Pikërisht te kjo qëndresë e ka burimin, ai himn për liri, që tingëllon e ushëton në vëllimin e pare të librit “Gjaku i Lirisë” është gjaku që kurrë nuk harrohet e nuk falet.

P.S. Botuar në Gazeta e pavarur “Fjala Jonë” Dhjetor 1996.Nr.15-96. Shpresoj se nuk e ka humbur ende aktualitetin ky shkrim, pasi prof.Bajram Kurti, ka ndërruar jetë vite më pare duke na lënë një thesar të çmuar të librit “Gjaku i Lirisë” I-XVI, vëllime, e disa libra tjerë monografik që përbëjnë, mijëra faqe libri. Poashtu vite më pare ka ndërruar jetë edhe Nëna jonë shqiptare Ajshe Gërvalla. Pushofshin në amshim prof. Bajrami dhe nëna Ajshe!

Foto: Libri i Prof. Bajram Kurtit “Gjaku i Lirisë”

Filed Under: Kulture Tagged With: ATA QË FITUAN BETEJËN, Avdi Ibrahimi

TE FTUAR NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT

April 5, 2014 by dgreca

Vullnet Mato/

DUKE FSHIRË LOTËT E SAJ/

 Mbesa vogëlushe,/

doli në mesditë,/

kur derdhej /

lumi diellor te sheshi./

Zërat e kalamajve,/

që laheshin në dritë,/

nga dritarja, /

më pllaquriteshin te veshi.

 

Pas disa çastesh,

dera e dhomës u rihap,

dhe mbuluar nga lotët

hyri mbesa…

Brofa nga divani

dhe renda me vrap,

tronditur nga kuja e saj

plot dënesa…

 

Zëri i bukuroshes

dridhej si tel violine,

por melodia e dhimbjes

ishte krejt e thjeshtë.

Përplaste krahët,

si fluturim gjeraqine,

se Beni nuk e qaste

në lojën e vet…

 

Duke pritur rubinët

që i kërcenin mbi faqe,

do vij t’i lutem unë Benit!

thashë dhe mendova kështu:

Eh, ta dinë benët e kësaj lagjje,

me sa përgjërime do i paguajnë

kur të rritesh këta lotët e tu!…

 

BETIMI BRENDA VETES

 

Kur më goditën

për gjoja gabime ideologjike,

u betova brenda vetes

tri herë me radhë,

se s’do të shkruaj më poezi

për sferën publike,

edhe po të më nxihej prapë

floku i bardhë.

 

Por, ja që edhe vjershërimi

qenka një ves,

si cigarja pa të cilën

duhanxhiu dot nuk rri.

Dhe nisa prapë

çibukun e poezisë ta ndez,

si djaloshi,

që fshehtas të mëdhenjve e pi.

 

Dhe me poezi u fola sërish

njerëzve të zemrës,

të gjithë të dashurve të mi

dhe tërë miqve.

Fillova t’i këndoj bukurisë

dhe hireve të femrës,

ndonjëherë zura të shaj

dhe veset e të ligjve.

 

U bëra zë gjithë vajzave

dhe djemve të ri,

të duhen pa hile

e paramendime hipokrite,

të shihen me njëri-tjetrin

sinqerisht symësy

kudo qofshin,

në të gjitha  gjerësitë gjeografike.

 

Kësisoj frymëmarrjen njerëzore

e bëra më të gjerë,

hyra kokë e këmbë

në mes të realitetit të prekshëm,

mora përgjegjësi qytetare,

për të folur me të tjerë,

duke qëndruar këmbëkryq

në thelbin e së vërtetës.

 

Hyra në mesin e logjikës

së mprehtë të kohë sime,

me dashuri dhe urrejtje

mbushur njëkohësisht,

për të përqafuar njeriun

me ndjenja sublime,

duke pështyrë direkt në surrat

djallin me bisht.

 

Sakaq brenda meje u kryqëzuan

rrufetë e horizonteve,

ylberet shpalosën ngjyrat

në brigjet e shpirtit tim.

Ndjeva se u bëra më i denjë

të quhem njeri i kësaj bote,

njerëzimit të madh t’i thur

edhe unë ndonjë himn…

 

 

RIZGJIMI PRANVEROR

Ngazëllon po të soditësh rizgjimin e natyrës,
në këto çaste mëngjesore kaq solemne,
kur toka e përgjumur fillon lan fytyrën,
në dushin e madh e çudibërës të rrezeve.

Fshesa e rrezeve si amvisë e kujdesshme
nis të fshijë nga dheu hijet përrallore
duke zbuluar pak nga pak konturet e së djeshmes,
si mozaikë të kredhur nën blozën natësore.

Pllajat e pyllëzuara vështrojnë majëmalet,
dhe nisin të stolisen para pasqyrës së qiellit.
Kumbullat sykaltra përshkëndisin petalet,
për të pritur vizitën madhështore të diellit.

Zogjtë e tulatur nëpër degët blerore,
shkundin gjumin nga puplat, me cicërima,
qingjat e fjetur staneve ndër bregore,
përshëndesin agimin me të parat blegërima.

Gonxhet mes gjetheve, rihapin gjinjtë
dhe zënë të shkundin kristalet e vesës,
grunjërat e mëndafshta drejtojnë kallinjtë
dhe luhaten në valëzimin e ndritshëm të dehjes.

Gjithë konturet e së djeshmes dritësore,
tashmë shfaqen madhërisht në ripërtëritje,
me zbardhëllimin e së sotmen pranverore,
mbushur plot e përplot me qumësht drite…

 

ZEQIR LUSHAJ/

MBRETËRESHA  TEUTA  KALTËRON  LOTË…

 

Loti i Mbretëreshës Teuta u ba Atlantik,

Shpata e saj djep e urë për brezat

 

Duart  i mban si Hark Triumfi

Nga Ulqini… në Rozhajë … Uashington.

 

 

Loti i syve të saj kaltron dhimbjen  Nane

Çan gurin e kufinit të Tokës Tonë të ndame…

 

Dy gjinjtë e saj si liqenet  Shkodër e Plavë

Ujvarë mbi Xhubletë e mbi Plisin e bardhë.

 

Gjaku i saj në Lim,Valbonë, Zetë, Moraçë…

Zemrën shkijet po don me ia plasë…!

 

Shqipëri Etnike, prill 2014/

 

Angelo Sagnelli – Cikėl poezish, pėrkthyer nga A. Kallco/

 

BUZĖQESHJA JOTE

E guximshme buzėqeshja jote kur magjeps
Shikimin tim arratisės qė pėrthyhet;
E mė vėshtron pėrbrenda nė shkėlqimit tėnd
S’ka mbrojtje qė tė mė lėrė frymė tė marr.

Kėshtu vjedhurazi befasohem
Tek mbaj duart me gishtėrinj,
Ndėrsa shikimi e derdh fjalėn
Nė fundin e njė gote pa mbarim.

KOHA IME

Kjo, kjo ėshtė koha ime
Kėtu e kam trupin dhe kuptimin;
Zotėroj ėndrra dhe mendime,
Por pėrjetėsisht i vetėm jetoj.

Mė plagos dhe ngushėllon dashuria;
Ia ndryshon rrjedhėn ēdo mendimit tim,
Jeton pėr vete, pėr mua ėshtė mister
Dora qė mė hedh nė skėterr’.

Arti dhe dashuria nė lojėn hyjnore
Nota ėshtė njė tingull i njė violine;
Gjurmėt nuk e mbajnė dot kohėn qė arratiset,
Por fjalėn, po, nė jehonėn e njė fėshfėrime.

MUNGESA JOTE

Mungesa jote bėhet e plotė
Natėn e ftohtė kur mbulesat,
Kur mbėrthimi nuk e gėzon ndjenjėn,
Qė mė kot nė heshtje thėrret.

Dashuria nuk pėrhumbet nė kalldrėm
Pritjet dhe arratisjet e mia nė hapėsirė;
Gjak i ngrohtė qė del nė fyt,
Duke hapur velat e reja futrunės.

Por kur ora kalon dhe gjithēka qetėsohet
Ėndrra pėrmblidhet nė njė pritje tjetėr;
Nė kėto dhoma tė zbrazėta dhe pa kohė
Mbetet shkėlqimi i njė drite tė ndezuar.

DASHURIA ĖSHTĖ ENERGJIA MĖ E PASTĖR

Energjia m’i kap ndjenjat
Dhe i shtegton ku nuk i lejohet;
Shkėlqen me njė ndjesė forca e saj
Dhe fuqia e saj shumėfishohet.

Jetė pėr jetė nė moton e pafund,
Ku ēdo gjė vėrtitet pafundėsisht,
Ku shikimi im ėshtė gjithmonė pak i guximshėm
Dritėn e kohės larg e kap.

Dashuria mė jep energjinė mė tė pastėr;
Ajo qė djeg dhe qė pėrhapet nė univers,
Ajo qė ekzaltohet duke u dredhur nė trup,
Ajo qė frymėzon pa bėrė zhurmė aspak.

NĖ NJĖ PUTHJE

Nė njė puthje
Sa fjalė
Tė zhurmėshme
Shndėrrohen tė shurdhta
Dhe sa shkėmbinj
Mermeri,
Si kulla argjili
Bien mbi tokė!

Nė buzė…
Ngrohtėsia e ėmbėl
E njė foleje
E burgos njė gabian
Gati pėr fluturim.

Kaltėrsia
Ėshtė njė pelerinė me yje,
Njė qiell i pafund
Pėr atė qė i vetėm nuk rron.

PETALET

Edhe petalet
E kėtij trėndafili tė kuq
Do tė bien nė mbrėmje.

Ti… mblidhi.

Janė germat
E njė fjale tė pathėnė.

Nė tasin tėnd tė bardhė
Ende aromė do tė kenė.

E VĖRTETA NĖ KOHĖ

Cdo ide e pranuar ėshtė njė moral,
Qė i shtrin ndjesorėt e vet nėpėr stinė,
Era ėshtė gati ta rrallojė
Atė qė ngrihet qė qiellit t’ia afrojė stuhinė.

Kėshtu prapė kthehet njė diell i ri
T’i sythojė bimėt, lulet dhe barin;
Njeriu lodhet t’i bluajė idetė,
Nė kėrkim tė asaj qė koha do ta prishė…

DUART TONA

Duart tona
Nuk janė unaza
tė thyera zinxhirrėsh,
por njė trup i vetėm,
ku jehona e jetės
rrjedh nėpėr vena.

E kėrkojnė njėri-tjetrin
E gjejnė,
Dėgjojnė.

Angelo Sagnelli (Anxhelo Sanjeli) lindi nė vitin 1945 nė (Lendinara) Romė ku edhe aktualisht jeton. Ėshtė autor i  disa veprave poetike si: Ethe nė kohė, Ethe dashurie, Zbrazėti, U kujdesa pėr poetė tek Kafeneja greke, Dita ėshtė kohė, Qytetėrimi i poetėve.
Ka marrė shumė vlerėsime si Germat e argjendta nė vitin 2008. Prej vitesh ėshtė drejtor artistik i Festivalit art tė Spoletos pėr letėrsinė dhe promovon Ditėn Ndėrkombėtare tė Poezisė pranė Kafenesė greke, nėn kujdesin e Presidentit tė Republikės italiane. Ka marrė vlerėsim edhe nga ish-Presidenti italian Karlo Axelio Campi./

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Arjan Kallco, ne sofren e Diellit, Vullnet Mato, Zeqir lushaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT