New York, September 23rd, 2014/
The President of the Republic, Bujar Nishani took part today at the Plenary Session of the Climate Change Summit organized by the United Nations under the auspices of its Secretary-General, Ban Ki-moon and held an address about our country’s policies and strategy to face the challenges connected to climate change.
Following are the full remarks of the Head of the Albanian state:
“Distinguished President,
Excellencies,
Ladies and Gentlemen,
I would like to thank the UNSG for timely organizing this Summit. Indeed, addressing climate change impact into our future societal development has turned into a crucial matter requiring prompt action. Climate change by its very own nature, is a global phenomenon where each country responsibilities are very difficult to attribute to and were activities of one country affects largely the other countries.
Climate change serves as a threat multiplier and contributes to escalate conflicts over natural resources, hinder the economic development and increases pressures on international governance. The cost of not addressing climate change consists a serious threat to the stability of impacted states, as well is undermining progress towards achieving the MDGs. Since the climate change poses a global threat, we do share our firm believe on the need to combat climate change jointly, rather than from the perspective of a country alone.
Albania has constantly worked to live up to its obligations, as a Non Annex-1 country, and implementing an overall environmental protection policy. In line with the European Union membership agenda, my country is undergoing a comprehensive process of reforms, including improvement of national legislation, which takes climate change in consideration.
Accordingly, a new National Strategy for Development and Integration (NSDI) for 2014-2020 is being drafted. In this framework, there is a strong intention to mainstream climate change in sector strategies and introduce ‘Low emission development strategies’ (LEDS) as a path to sustainable development.
Albania is aggressively promoting the use of renewable energy throughout the country. Taking advantage of the country potentials, currently we are developing the market for solar water heating systems, wind energy, biomass and bio-fuels in addition to the hydropower. We are proud to use nearly 100 % of our generated electricity. A Clean Development Mechanism (CDM) structure is established and a carbon policy document is in place aiming at positioning Albania in a competitive manner in the global carbon markets, in general, and the CDM in particular.
In terms of adaptation, a pilot initiative is being implemented in Albania with UN support that resulted in integration of adaptation measures in local and regional development plans, meanwhile implementation of few adaptation measures is in process.
Concluding, let me reiterate Albania’s commitment to join the global action to address climate change issues, and offer its modest contribution towards carbon emissions reductions. We remain confident that UN member countries will use this Summit to express their commitments and take necessary measures, including a meaningful legal agreement in 2015, to speed up global action towards a law-emission future, where everyone has the chance of a sustainable life.
Thank you for your attention!”
Archives for September 2014
KA FILLUAR PUNIMET ASAMBLEJA E PËRGJITHËSHME E KOMBEVE TË BASHKUARA
Nga Frank Shkreli/
Si çdo vit në muajin shtator, ashtu edhe sivjet ka filluar punimet prej dy javësh, Asambleja e Përgjithëshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), në kryeqëndrën e kësaj organizate në Nju Jork. Në sesionin e 69-të të kësaj Asambleje po marrin pjesë mbi 140 udhëheqës shtetesh dhe qeverishë si dhe përfaqsues të biznesit, të financave dhe të shoqërisë civile, si dhe personalitete me influencë botërore nga mbarë bota. Ndër udhëheqsit botërorë — të cilët do të diskutojnë problemet e mëdha botërore nga 24 shtatori deri më 1 tetor –është edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili kryeson të delegacionin shqiptar në punimet vjetore të OKB-së në Nju Jork. Ndër aktivitete të tjera, udhëheqsi shqiptar do t’i drejtohet sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithëshme me fjalimin e rastit, para delegacioneve të 193-shteteve anëtare të OKB-së . Presidenti Nishani do të marrë pjesë gjithashtu edhe në punimet e “Nismës Globale Klinton”, i ftuar nga ish-Presidenti Bill Klinton, që çdo vit zhvillon punimet e saj krahas me Asamblenë e Përgjithshme. Ndërkaq, Organizata e ish-Presidentit Klinton nderoi parëmbrëmë Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga me çmimin e Nismës Globale Klinton, dekoratën,”Qytetari Global” për ato që Nisma Globale Klinton cilësoi si merita të udhëheqses së Kosovës, me motivacionin për “promovimin e pajtimit në rajon dhe për ndërtimin e institucioneve politike dhe ekonomike të Kosovës, drejt anëtarësimit për në BE”. Ndonëse Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së, Presidentja Jahjaga nuk do të marrë pjesë në punimet e sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithëshme por ajo do të përdor qëndrimin e saj në Nju Jork për të lobuar për njohje të reja diplomatike të Republikës së Kosovës. Njoftohet se udhëheqsit e dy shteteve shqiptare, gjatë qëndrimit të tyre në Nju Jork, kanë në agjendë një numër takimesh me homologët e tyre nga mbarë bota si edhe takime me përfaqsues të komunitetit shqiptaro-amerikan, përfshirë edhe Federatën Pan-shqiptare Vatra. Presidenti Nishani ka njoftuar gjithashtu se në mbarim të punimeve të OKB-së, ai do të udhëtoj për në qytetin Detroit, ku është ftuar të mbajë një ligjëratë me temën, “Shqipëria – Demokracia e Re Drejt Bashkimit Europian”, në Universitetin e njohur Miçigan të Shteteve të Bashkuara, ku pritet që ai të diskutojë me profesorë dhe studentë të këtij universiteti gjëndjen aktuale në Shqipëri, si dhe rolin e saj në Ballkan, përfshirë edhe përpjekjet e Shqipërisë për integrimin e saj në Europë.
Por arsyeja kryesore e pranisë së Presidentit të Shqipërisë në Nju Jork, si edhe e të gjithë udhëheqsve të tjerë botërorë, është pjesëmarrja e tij në punimet e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së, ndërkohë që Sekretari i Përgjithëshëm i OKB-së, Ban Ki Mun u bëri thirrje udhëheqsve botërorë që po mblidhen në Nju Jork, që të bashkohen në këtë “periudhë trazirash”, përball një “mori krizash shkatërruese, dhe të mbështesin dinjitetin njerëzor, zbatimin e ligjit dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.” Ai u tha gazetarëve në Nju Jork se “gjatë këtyre dy javëve do të pasqyrohet rishtas roli i pazevëndsueshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për tu përballur me kërcënimet globale dhe roli i saj në orvatjet për të gjetur mundësitë për përparim të përbashkët.” Në këtë drejtim, ai theksoi se pret që udhëheqsit botërorë të merren me dhunën e hatashme në Siri dhe në Irak, ku tha ai, konflikti dhe dështimet qeveritare kanë bërë të mundur përhapjen e ekstremizmit dhe terrorizmit.
Përveç kësaj, pritet që pjesëmarrsit në sesionin e 69-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara të diksutojnë mbi një numër krizash anë e mbanë botës, duke përfshirë edhe ndryshimet klimaterike që do të diskutohen në “Mbledhjen e Nivelit të Lartë mbi Klimën”, ose (Samiti mbi Klimën) në kuadër të sesionit të sivjetëshëm të Asamblesë së Përgjithëshme, qëllimi i së cilës është për të mobilizuar përpjekjet dhe vullnetin politik ndërkombëtar për arritjen e një marrveshjeje në konferencën që pritet të mbahet vitin që vjen në Paris, për këtë çështje që është cilësuar si “urgjente” për botën. Në lidhje me këtë aktivitet, Kombet e Bashkuara njoftuan emërimin e aktorit të Holivudit, Leonardo Di Caprio — i cili është i njohur si mbështetës i kauzave në mbrojtje të mjedisit — si ambasador paqe i OKB-së për çështje të mjedisit dhe klimës. Një çështje tjetër e cila kërkon vëmendjen e udhëheqsve botërorë të mbledhur në Nju Jork për takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme është edhe shpërthimi, kohët e fundit, i sëmundjes Ebola në kontinentin afrikan. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun ka thënë se përballimi me këtë sëmundje nevojitë ndërhyrjen e menjëhershme të faktorit ndërkombëtar, jo vetëm për të izoluar sëmundjen ebola, por edhe për të trajtuar personat e prekur nga këjo sëmundje epidemike.
Ashtu si dhe në vitet më përpara, edhe sesioni i sivjetëm i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i ka përcaktuar vetes angazhimin për tu marrë me një listë të gjatë problemesh duke u përpjekur për të luftuar, ndër të tjera, varfërinë, papunësinë dhe urinë, dhe për të zgjidhur konfliktet me dhunë dhe luftërat anë e mbanë botës, përfshirë Lindjen e Mesme dhe konflktin midis Rusisë dhe Ukrainës. OKB-eja është zotuar se gjatë këtij sesioni do të përcaktojë objektiva të reja zhvillimi për vitin 2015 dhe më gjatë. Për realizimin e këtij objektivi, të pakën Shtetet e Bashkuara kanë thënë se është e nevojshme që si pjesë e kësaj agjende zhvillimi të garantohet barazia gjinore, dmth., pjesëmarrja e barabartë e grave dhe vajzave me burrat dhe djemtë në zhvillimin e shoqërisë, të komunitetit dhe familjes, objektiv ky që mund të jetë si faktori më transformues i agjendës së zhvillimit për vitin e ardhëshëm dhe më tej, sipas deklaratës amerikane. “Investimi në femërat dhe në rininë, nuk është vetëm gjëja e drejtë që duhet të bërë, për më tepër ky investim është një nevojë strategjike” për çdo vend, është shprehur Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry. Në vigjilje të takimit mbi zhvillimin për vitin e ardhëshëm dhe më tej — të cilin Presidenti i ri i Asamblesë, Sam Kahamba Kutesa i Ugandës, e cilësoi si “një rast historik” –kryediplomati amerikan tha se investimi në barazinë gjinore për gratë dhe vajzat në çdo vend, “është mënyra më e mirë për të krijuar stabilitetin shoqëror, dhe për të përforcuar rendin e vazhdueshëm shoqëror të çdo vendi, sepse shoqëritë të cilat garantojnë barazinë gjinore dhe sigurinë për gratë dhe vajzat dhe ku grave u jepet mundësia për të ushtruar të drejtat e tyre të barabarta, ato shoqëri janë gjithmonë më të begata dhe më stabile”, tha Z. Kerry.
Si gjithmonë më parë, edhe agjenda e sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithëshme, në letër dhe në parim, trajton kauza që janë fisnike dhe bujare me qëllim për të gjetur zgjidhje ndaj sfidave dhe problemeve të mëdha me të cilat përballet sot njerëzimi, pasi parimisht ky ka qenë gjithmonë qëllimi i Kombeve të Bashkuara ç’prej themelimit të kësaj organizate, dmth.,që të shërbente si një forum i denjë në të cilin shtetet anëtare të mund të diskutonin problemet e tyre dhe të botës në një mjedis paqësor midis tyre.
Por, megjithëqëllimet e mira të OKB-së — të pakën në sipërfaqe — kritikët e Kombeve të Bashkuara, sidomos këtu në Amerikë e cila financon pjesën më të madhe të buxhetit të OKB-së në krahasim me vendet e tjera anëtare, përfshirë shpesh edhe udhëheqsit më të lartë të këtij vendi, kanë konsideruar se OKB-eja, si organizatë nuk është funksionale. Ata përmendin dallimet midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim e sipër,mbi çështje kyçe siç janë të drejtat e njeriut, zhvillimi ekonomik dhe çështje të sigurisë, lufta e paqa dhe sit ë tillë, ata e konsiderojnëOKB-ën si një ent ndërkombëtar që shpeshëherë nuk funksionon, që paralizuar nga burokracia, dhe më në fund si një organizatë që shpesh duket se është jashtë kontrollit, si përfundim i konflikteve të mbrednshme dhe midis vendeve anëtare të saj.
Por, prapseprap,sipasekspertëve,megjithë problemet me të cilat përballet OKB-eja dhe ndonëse autoriteti iAsamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara është i kufizuar, mbledhja vjetore e këtij enti ndërkombëtar në Nju Jork, mund të shërbejë si një mjet efektiv ku përfaqsuesit e vendeve anëtare të shprehin dhe të bashkrendojnë qëndrimet e përbashkëta ose të kundërta në një ambient paqësor, mbi çështje dhe probleme kyçe me të cilat përballet sot bota, e të cilat janë në agjendë për tu diskutuar nga udhëheqsit botërorë gjatë punimeve të saj. Si e tillë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nuk mund të injorohet.
Ne Foto:Salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ku po mbahet sesioni i 69-të i kësaj Assmbleje (UN Photo/Amanda Voisard)
KASTRIOT TUSHA:Tesera ime është muzika e popullit tim, magjia e tingujve
PERSONAZH/ Flet tenori, pedagogu, “Mjeshtri i Madh”, Kastriot Tusha/
– Konkursi i kantos profesional, korrekt, larg çdo paragjykimi/
-Universiteti i Arteve ka frymë bashkëpunimi/
-Nuk mund ta imagjinoj një pedagog të kryej aktin e mitmarrjes/
– Shkolla shqiptare e kantos drejt shkollës italiane/
-I respektoj politikanët, por kurrë nuk do mirem me politikë/
-Tesera ime është muzika e popullit tim, magjia e tingujve/
– Vizita e Papës, ngjarje historike, vlerat shpirtërore mbi ato ekonomike/
– Femra shqiptare po fiton terren, është koha që ajo të zërë pozicionin e duhur/
Nga Albert Z. ZHOLI/
Takimet me të janë gjithmonë mbresëlënëse. E shikon gjithmonë të qeshur dhe miqësor. Kur takon studentët e tij të thonë se është një pedagog që ta heq emocionin si me magji. Pra, ai është jo vetëm një tenor i mrekullueshëm, por dhe një pedagog korrekt dhe një njeri paqësor dhe modest. Sukseset në jetë nuk e kanë bërë delirant, përkundrazi ai me thjeshtësinë, prezencën njerëzore, vazhdon të punojë dhe studiojë me intensitet që të eci me hapin e kohës. Eshtë një ndjekës i rregullt i ngjarjeve në atdhe dhe botë dhe të befason me përgjigjet por dhe pyetjet jashtë profesionit të tij. Në këtë bisedë ndenjëm paksa larg këngës, por dialoguam për zhvillimet e fundit në atdhe, provimet e pranimeve në Universitetin e arteve, rolin e femrës në shoqëri.
Ju këtë vit ishit Kryetar i Jurisë për studentët që do të pranohen në kanto? Si ishte cilësia e konkurruesve dhe juria a ka vend për hatëre, tarafe, ndërmjetësira, por edhe mitmarrja, etj ?
Ky vit ishte një vit me konkurrentë shumë dinjitoz, me konkretë shumë të përgatitur, ku ne e kemi pasur shumë të vështirë vlerësimin real. Kjo vjen apsi tashmë janë të gjitha mundësitë që konkurruesit të parapërgatiten nga pedagogë apo mësues profesionistë dhe të nxjerrin ën pah paraprakisht aftësitë e tyre, pa ardhur ende në konkurrim. Pra çdo konkurrent vjen në këtë ditë, i konsoliduar, i parapërgatitur, i mirë informuar dhe me dije të vazhdueshme në këtë degë. Sot nuk vijnë kurrë konkurrentë të rastësishëm, apo konkurrentë spontan. Asnjëherë. Konkurrenti vjen pasi i kanë dhënë vlerësim paraprak specialistët, pasi kanë bërë mësime parapërgatitore. Këtë vit me sa mbaj mend kanë ardhur mbi 25 konkurrentë të gjithë me përgatitje të mirë. Ndërsa përsa i përket pyetjeve a hyn miku, njohja, apo e tjera mund ët them me bindje se as nuk e çoj në mend. Ky profesion nuk do mik. Skena nuk do mik. Skena është skenë, ajo të nxjerr blof. Të skarcon. Zërin nuk ta fal askush, përveç zotit. Nqs ke zë, ti ke fituar. Nuk mund të mbulohet dielli me shoshë, nqs ne bëjmë akrobatllëqe në dëm të cilësisë, në dëm të talentit dhe aftësisë, pasi aftësitë e konkurruesit janë të dukshme, janë konkrete. As e kam menduar ndonjëherë një vlerësim mbi këto baza, mbasi dështimi do ishte i dukshëm, do ishte i pafalshëm. Ndaj jemi kokë lartë si çdo vit, për mënyrën e zhvillimit të konkurrimit çdo vit. Kurrë nuk jemi përgojuar, kurrë nuk jemi përfolur. Respektojmë kodin tonë si profesionist, si edukator të brezit të ri dhe jo shpërfytyrimit të tij. Në këtë konkurs çdo konkurrent ka katër pjesë të ndryshme dhe një detyrë zgjidhjeje. Vlerësimi meret si mesatare ku dominon ajo e zërit, këngës në anën profesionale. Ndërsa për mitmarrjen? -Nuk mund ta imagjinoj një pedagog të kryej aktin e mitmarrjes!
Kur është momenti më i vështirë tek konkurruesit?
Momenti më i vështirë është ai i fillimit, kur konkurrenti do fillojë të këndojë apo të përgjigjet. Këtu del roli ynë si pedagog si drejtues. Kurrë nuk duhet të mbash një qëndrim autoritarist, të ashpër. Pasi ka shumë konkurrues që nuk e kalojnë këtë gjendje. Detyra jonë si juri është ti flasim bukur, ti flasim me qetësi, ti flasim me dashuri, tu heqim emocionet se vetëm kështu ata heqin emocionet dhe japin maksimumin. Këtë e kemi pasur parasysh në të gjithë punën tonë ën vijimësi.
Universiteti i Arteve nuk ka pasur kurrë probleme me mitmarrjen po ashtu dhe debate mes pedagogëve, meritë e kujt është?
Kjo është meritë vet kolektivit, e vetë pedagogëve por dhe e rektorit z. Petrit. Kolektiviteti, puna në grup, fryma pedagogjike, mendoj se kanë qenë elementët që dominojnë në radhët tona. Sot është e vështirë të kesh një kolektiv kompakt, të mirëkuptueshëm larg thashethemeve dhe tymnajave pa bosht. Por të gjitha mund të eleminohen, kur ka seriozitet në punë. Nivel të lartë pedagogjik dhe aftësi profesionale bashkëkohore. Të gjitha këto elementë i shmangin të gjitha problematikat që po diskutojmë. Dhe unë mendoj se në katedrën tonë ekziston fryma e përgjegjshmërisë dhe e emancipimit që dalin mbi vogëlsirat dhe ngushtësitë e situatave që të përcjell koha. Kudo, në çdo institucion, në çdo katedër apo dhe kolektiv pune në grup nqs ekziston frymë çdo punë lehtësohet ndjeshëm. Pra FRYMA e ndërtimit të bashkëpunimit, është pikënisja e çdo suksesi.
Aktualisht shkolla shqiptare e kanto, vazhdon të jetë shkollë ruse apo ka ndryshuar?
Në vitet e demokracisë shkollës shqiptare të Kantos vazhdimisht i është ndryshuar kursi, duke ju përshtatur shkollës italiane, që ka qenë pararendësja e shkollave të tjera. Për çdo vit ne kemi rritur nivelin pedagogjik të mësimdhënies duke i dhënë përparësi shkollës italiane dhe pa i mohuar vlerat shkollës ruse. Mund të themi se sot është një kombinim pro me përparësi shkollës italiane. Kjo për vetë arsyen se tashmë shumë pedagogë tanë janë shkolluar, apo kanë marrë mësime suplementare, kanë marrë pjesë në seminare apo kurse të ndryshme në shkollën italiane të kantos. Kjo për shumë arsye por tashmë edhe për arsyen e thjeshtë se e kemi më afër gjeografikisht, sikundër dihen rezultatet e shkollës italiane të kantos, aq më tepër që nga këngëtaret dhe këngëtarët tonë lirik, janë me dhjetëra që këndojnë në skenat e operave italiane.
Si do ta cilësonit vizitën e papës në Shqipëri?
Ishte një vizitë madhështore, e bukur, plot gjallëri, siguri, pra me një fjalë e realizuar në mënyrë perfekte. Rralla në botë ndodhin organizime të tilla kaq të mrekullueshme. Një vizitë që u transmetua nga gjithë televizionet në botë dhe ku të gjitha dolën për një vizitë të arrirë në të gjitha drejtimet. Organizimi, siguria, protokolli, pritja, entuziazmi, qetësia, brohoritjet në kohën e duhur, fjalimet ishin në mënyrën më të mirë të mundshme. Me këtë vizitë populli ynë tregoi se është një popull me kulturë, një popull me dinjitet, një popull i emancipuar, mikpritës, largpamës, luajal, dhe me vlera shpirtërore të paimagjinueshme. Pa vënë në diskutim rolin e qeverisë, popullit me mënyrën e pritjes ën mënyrë spontane, me qetësinë, dashurinë njerëzore, tregoi vlerat dhe virtytet më të spikatura që na karakterizojnë ne si komb. Popullin tonë e kanë keqdrejtuar, pasi ai brenda vetes ka energji të tilla pozitive, sa të shtang. Gjithë bota u habit me këtë pritje të dashur, korrekte, dinjitoze, me kulturë, pritje që i tregoi botës se populli ynë duhet ta kishte marrë me kohë statusin brenda gjirit të familjes së madhe Evropiane. Nga ana tjetër dhe vetë Papa Francesku nuk e besonte këtë lloj pritjeje të parën në Evropë. Fjala e tij, më ka impresionuar së tepërmi. Ai nuk u imponua si i krishterë por si njeri i thjeshtë i zotit, si besimtar, për rregullat që duhet të kemi brenda vetvetes për të respektuar fenë, familjen, njeriun. Kam lexuar shumë nga thëniet e tij ku dua të veçoj: -. Mos provoni t’i ndryshoni të tjerët; respektoni bindjet e të tjerëve. “Ne mund t’i inspirojmë të tjerët përmes dëshmisë se askush nuk bashkohet në komunikim. Por, gjëja më e keqe është kur dikujt mundohemi t’ia ndryshojmë religjionin, që tingëllon si: ‘Po flas me ty për të ta mbushur mendjen.’ Jo. Çdo njeri dialogun, duke filluar me identitetin e vet. Kisha rritet duke i tërhequr njerëzit e jo duke i detyruar ata,” ka thënë Papa.
Pedagog dhe tenor, këngëtar, ku ndiheni më mirë dhe ku më me përgjegjësi?
Unë ndihem mirë në të dy profesionet por dhe ndihem keq përpara një përgjegjësie të dyfishtë. Kënga të jep popullaritet, të qenit pedagog të jep seriozitet, të dyja bashkë përbëjnë një përgjegjësi të madhe që duhet ta përballosh me çdo kusht. Një gabim në një profesion detyrimisht ndikon dhe në prestigjin e profesionit tjetër, ndaj hapi duhet të jetë i kujdesshëm. Janë dy profesione që kanë të përbashkëta por edhe veçantitë e tyre, ndaj them se në këtë autostradë, përgjegjshmëria është e madhe, kujdesi ndaj vetes i madh, maturia maksimale dhe ekuilibrat mes studentëve dhe fansave duhen ruajtur me elasticitet.
Keni menduar të mirreni me politikë?
Kërkesat në këtë drejtim kanë qenë të vazhdueshme, por unë ju jam shmangur. Unë jam këngëtar, përcjell melodinë e shpirtit të popullit që i përkas dhe kalimi në njërën apo në tjetrën parti do të përgjysmonte fansat apo dashamirësit e mi. Unë i përkas popullit tim, këngës së tij, dhe ngjyrimi partiak do ti zbehte lidhjet e mia me popullin. Kënga nuk ka parti. Muzika është e të gjithë kombit e pa parcelizuar. Melodia dhe himni që unë i përcjell popullit shqiptar është tesera ime, pasaporta ime më e mirë në shërbim të identitetit kombëtar.
Si do ta cilësonit rolin e femrës shqiptare në qeverinë Rama?
Mund të them se unë ndihem mirë me çdo qeveri që vlerëson femrën, gruan që është gjysma tjetër dhe më e shumëvujatura historikisht në shoqërinë shqiptare. Në të gjitha qeveritë psotkomunsite kur kam parë vlerësime në poste ministrore apo Kryetare Kuvendi, më është bërë zemra mal, pasi kam parë që në vendin tonë po fryjnë erërat e ngrohta të mirësisë dhe të vlerësimit real të femrës shqiptare. Ndaj dhe emërimet e qeverisë Rama i përshëndes. Aty ku vlerësohet femra, emancipimi i shoqërisë njeh vlera maksimale. “Po të mos frynte era në det nuk do të kishte stuhi, por edhe anija nuk do të lëvizte. Po të mos ishte gruaja në botë, asnjëri nuk do të ishte i mjerë, por nuk do të ishte as njeriu”- ka thënëSami Frashëri.
“Agimet Shqiptare” hapin Javën e Kulturës Shqiptare në Vjenë
Nga Hazir Mehmeti,Bashkepunetor i Diellit- Vjenë/
Se Pallati Auersperg ka zënë rrënjë në historinë shqiptare jo vetëm nga mbajtja e bisedimeve shqiptaro-serbe për statusin e Kosovës, por tani nuk rresht së shprehuri me gjuhën e kulturës, elementi më shprehës i lirisë. Me organizimin e disa shoqatave të kyçura në Këshillin Koordinues, u bë hapja e Javës së Kulturës Shqiptare në Vjenë. Mori pjesë z.RolandBimo, Ambasador i Shqipërisë në Austri, Z.YmerLladrovc, Konsull në Ambasadën e Kosovës dhe zonja Lladrovci, Fitim Nuhi , Konsull në Ambasadën e Maqedonisë dhe personalitete tjera nga diplomacia, arti e kultura nga radhët e mërgimtarëve tanë.
Programin e hapi Mirala Shira, kryetare Këshillit, kurse përshëndeti z.RolandBimo, në emër të Ambasadës së Shqipërisë. Ishte mysafir rasti i ardhur veçane për mbrëmje z.PierreWeber, ambasador i Luxemburgut në Prishtinë. Ai luajti pjesë nga krijimtari e tij kompozuese në piano: Nocturne nr-1, The etherCanon etj. i cili u prit mirë nga publiku. Programi u hap me PolonaiseHeroicue ep. 53 nga Frederik Chopin e luajtur me mjeshtri nga pianisti MennanBerveniku. Zëri i tenorit Faik Hondozi ishte vërtetë i mrekullueshëm në këndimin e Ilmietesor nga W.A.Mozart. Ai i dha sallës së Auerspegut shkëlqim në jetën e saj katër shekullore, diçka që nuk harrohet lehtë. E serbate, a questeacciarenga I Capuletti, Agimet shqiptare nga A.Mula dhe disa këngë duet ishin kënaqësia apikale e mbrëmjes me zërin e tenorit z.Hondozi. Pastaj, Crudasorte ngaG.Rossin, Habanera Carmen nga G.Bizet, Margjelë- nga K Jakova, Luleborë nga Simon Gjoni u kënduan me mjeshtri nga mezzosopranoja Flaka Goranci. Ndërsa këngët: O miobabbinocaro- nga G.Schicchi. Adieunotre petite table-Manen- nga J. Massenet, Pranvera filloi me ardhë – këngë shkodrane, u kënduan me shije nga soprano Anjëza Islamaj. Mbresa lanë këngët e kënduara në duet Kur perëndon dielli – nga L.Deda- kënduar nga F.Hondozi e F. Goranci;; Ca pika shiu ranë mbi qelq- nga R.Cako kënduar nga F.Hondoz e A.Islamaj. Programi u mbyll me këngën simbolike Dua më shumë Shqipërinë kënduar nga F.Hondozi, F.Goranci e A.Islamaj. Publiku i duartrokiti artistët me ngrohtësi duke iu dhuruar edhebuçetë lulesh. Ajo që vërehej ishte mungesa e publikut jo shqipfolës, raste të rralla kur kemi të bëjmë me koncertet të muzikës klasike në Vjenë.Programet kulturore të radhës vazhdojnë me ekspozitën e skulptorit të mirënjohur DestanGashi, orën letrare të krijuesve nga radhët e Lidhjës së Krijuesve dhe Shkrimtarëve “Aleksandër Moisiu” në Austri dhe përfundon me aktivitet sportive në periferi të Vjenës. Për renditjen e programit u kujdes JanuzSaliuka, ideator i aktivitetit.
Aktivitet e shtuara kulturo-sportive të mërgimtarëve tanë janë një faktor me rëndësi në ruajtjen e gjuhës dhe traditave kombëtare tek gjenerata e re dhe afirmim i mëtejmë i krijimtarisë e kulturës para vendorëve. Pa dyshim krahas aktivistëve, artistëve brenda shoqatave duhet falënderuar sponsorët aktiv të aktiviteteve kulturore brenda mërgimtarëve shqiptarë në Austri.
“KUJDES, MOS MË BËHESH PRE E MARRËZISË NË SHQIPËRI!“
Nga Fadil LUSHI/Tetove/
Kjo ishte porosia, që i dha perandori Wilhelm II nipit të vet, princ Vidit, kur në vitin 1914 u nis drejt Shqipërisë. “Ndoshta në momentet e zbarkimit në portin e Durrësit, këto fjalë paralajmëruese të xhaxhait të tij të madh, i kishin mbetur vath në vesh të tij”.
Miqtë e mi të nderuar, ndonëse unë me profesion nuk jam historian, do të kërkoj falje nga njerëzit të cilët merren me studimin e së kaluarës njerëzore. Do të bëj përpjekje që në këtë shkrim gazete të radhës assesi të mos e zvetënoj hisen dhe kontributin që i kanë dhënë dhe që i japin ndriçimit të antropologjisë humane dhe emancipimit të çështjes së kauzës shqiptare. Fillimisht shkrimin do ta nis me një kalorës të vonuar shumë të “katandisur” (që më pastaj të vazhdoj artikulimin e kryefjalës), i cili realitetit tonë politik ia ka hedhur sytë së prapthi. Se është i marrë, i marrë është, dhe këtu nuk ka vend për të dyshuar dhe diskutuar, se “është syrtyk”, është “syrtyk” me tamam, edhe këtë e dimë dhe të tjerët e dinë, se është paksa i vonuar në zhvillimin mendor, është goxha i vonuar, se është bërë pronar i deleve të qehajait, edhe këtë e dimë, se i qeth delet dhe leshin e tyre e shet për lesh…, se ua rrjep lëkurat edhe këtë e dimë, se dikur e hiqnin zvarrë si ata zagarët e pashait…, se për nga fjalori duket si debil…, se për nga veshja duket si çun Stambolli, për nga këpucët si aga Anadolli…, se në “fiqir” duket si shpellar dhe trap…, edhe këtë e kemi si informacion, por ama se do ta “thante atë gotën e mbushur me ujin e Skraparit”, me një frymë dhe me një gëlltitje, lëre që hiç nuk ma kapi “fiqiri”, por edhe nuk doja të besoj. Jo se kishte “takat” (atë moti kohë e kishte lënë), por pse e bëri me inat dhe për inatin tim…, kishte marrë ca “habere” se unë kisha hequr dorë nga kjo e keqe. Më tha – nëse je burrë nuk do të thotë se je mur prej “qerpiçi”…, ia ktheva – nëse nuk jam burrë mund t’i “kthehem origjinës dhe identitetit!?”. Dhe, papritur ky kalorësi i vonuar, shpërtheu njësoj si ai “budallai” që padrejtësisht dhe i paftuar merr vend në ndejën e njerëzve të urtë. Mbase këtë shpërthim e ka të trashëguar. Historia e këtij “syrtyku” nuk është i veçantë…, me një të tillë shpërthim do të karakterizohen edhe ca shqiptarë të cilët dikur moti mëtuan të bëjnë politikë!?
Historia jonë shekullore shpjegon a lakon edhe këtë fakt: shqiptarët, sa herë që shpërthejnë dhe rebelohen, aq herë e përjashtojnë dhe e nëpërkëmbin qetësinë dhe urtësinë, aq herë e anashkalojnë tolerancën, aq herë i ngatërrojnë parimet dhe aq herë shtrembërojnë buzët, sa herë do të shpërthejnë, aq herë do të ngatërrojnë mendimet a atë filozofinë puro shqiptare.
Shpërthimi i parë i shqiptarëve do të hetohet “…, më datë 21.2.1914, kur në një banket të madh (diku në një cep të Evropës “hileqare”), shoqëruar me muzikë dhome me pjesë të Vagnerit e Çajkovskit, u bë celebrimi i pranimit të fronit shqiptar nga ana e Princ Vidit. Një orë më parë, një delegacion prej 18 shqiptarësh, të cilët përfaqësonin zona të ndryshme të Shqipërisë, kishin ardhur për t’i vënë Princ Vidit kurorën e vendit të tyre. Princ Vidi e pranoi kurorën dhe u bë praktikisht mbreti i Shqipërisë. Pas 180 ditësh çdo gjë do të mbaronte. Por periudha kur ai u ngarkua të bënte një detyrë të tillë, korrespondoi me zhvillimin e ngjarjeve të rëndësishme për kohën në Ballkan…”
Se kjo ishte një diletantizëm dhe një marrëzi politike e parë dhe e fundit nuk ishte. Sot, të thuash se në atë kohë Shqipëria nuk kishte një figurë politike që do të udhëhiqte vendin, do të ishte një marrëzi. Kjo marrëzi nuk ishte e fundit. Një e tillë me shumë gjasa do të përsëritet së shpejti në rastin e institucionit qendror, siç është rasti i bankës së Shqipërisë, ku kohë më parë ndodhi ajo “hajdutëria çerekshekullore”…, si dhe çështja e guvernatorit të Bankës në fjalë. Gjithandej diskutohet a lakohet emri i një trashëgimtari të Ardian Fullanit!? Për këtë dhe arsye të tjera, me të drejtë nga ana e Presidentit do të vijë një shpërthim zemërimi, me çka sipas tij duhet të shuhen përfundimisht shpresat për një guvernator të huaj për bankën e Shqipërisë. Tekefundit, Kushtetuta parashikon që në krye të bankës shqiptare duhet të qëndrojë një guvernator shqiptar dhe jo i huaj. Parashtrohet pyetja a mos vallë edhe pas 102 vjetësh, na duhet një Princ Vid, i cili do të ulet këmbëkryq në kryeminderin e thesarit shqiptar, a mos vallë ky guvernator “jabanxhi” do t’i shërbejë bankës apo do ta sundojë atë, a mos vallë Shqipëria, sot nuk ka “burra, gra dhe vajza a djem të aftë për të marrë në dorë fatet e vendit”, a mos vallë shqiptarët edhe sot e kësaj dite duhet të konsumojnë gjellët e kuzhinave politike të së shkuarës, të asaj të Konferencës rospi të Londrës, a mos vallë nuk ndërgjegjësohemi e të themi se ato vakte për ne shqiptarët ishin disfatiste, a mos vallë ato vakte nuk janë të tejkaluara e të harruara.
Të thuash se njerëzit që hedhin këto ide a propozime për institucionin e guvernatorit janë “axhami”- nuk janë, të thuash se vrapojnë pas pushtetit – vrapojnë…, por ama të mos thuash se e gjithë kjo është budallaki, atëherë vetë je budalla.
Shpërthimi i fundit u hetua para 9 muajsh, kur me një vendim të posaçëm të Ministrisë së Arsimit u ngrit Komisioni për rishkrimin e historisë së sistemit parauniversitar në Shqipëri. Kryetar i këtij Komisioni u emërua Paskal Milo, një ish-diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Kjo ide është vërtet humane dhe emancipuese, por ama që kaptinën e Luftës Nacional-Çlirimtare a periudhën e komunizmit në Shqipëri do ta shkruajë historiani gjerman, Fisheri (jo Princ Vidi), është jashtë çdo logjike. A mos vallë prapë të huajt do të na e shkruajnë historinë…, a mos vallë këndvështrimi i tyre do të jetë më “objektiv” se yni, a mos vallë ata nesër nuk do të akuzohen për “njëanshmëri” apo, në instancë të fundit, do t’u themi “faleminderit që edhe kësaj radhe ndërmjetësuat a futët hundët në punët tona dhe që na e shkarravitët të kaluarën tonë pavarësisht si ishte ajo!??”. Të gjithë ata që do t’i besojnë kësaj ideje a këtij propozimi, o janë të marrë, o janë “hyzmeqarë të pagdhendur”, o janë “topallë mendorë”. Kjo mesele i vjen njësoj sikur ujkut t’ia varësh në qafë mëlçitë e qengjit…, dhe ti, vëlla i dashur, mendon se ujku nuk do t’i hajë ato mëlçi.
Thonë se çdo “tenxhere” kërkon kapakun e vet, pavarësisht se çfarë çorbe zihet në të…, qoftë ajo të jetë e fukarasë a e pasanikut, qoftë evropiane a shqiptare.
- « Previous Page
- 1
- …
- 7
- 8
- 9
- 10
- 11
- …
- 57
- Next Page »