Nga Behar Gjoka*/
Zoti Platin!
Një lojëtar i madh, një yll i futbollit europian dhe botëror, tani keni në dorë shansin të mos tregoheni njeri i vogël dhe një bashkëfajtor me dhunuesit.
Në asnjë rrethanë, nuk barazohet dhunuesi me viktimën. Nuk besoj se është e ligjshme të fishkellesh himin e kujtdo kombi. Nuk besoj se është e ligjshme dhe humane të thërrasësh në korr, vdekje shqiptarëve, siodmos në një fushë ku luhet futboll… Nuk besoj se ka ligj, që të justifikoj hedhjen në fushë të shisheve, gurëve, fishekzjarreve… Arbitri e ndali ndeshjen për shkak të fishkezjarreve dhe ai është një anglez i urtë dhe që e ndërpreu ndeshjen në kohën e duhur… Këto dhe të tjera dhunime, vepra anti sport, ngjanë para se në qiell të vinte flamuri, një lojë që erdhi si befasi… Fillimisht serbët therriten Putin, se menduan për ndonjë truk të atit shpirtëror të pansllavizmit dhe panortodkosisë… Kur panë se ishte flamuri shqiptar u irrituan… Nuk dua të besoj se ju i merrni seriozisht përrallat serbe mbi fjain e shqiptareve, të lojëtarëve që ishin në fushë… Përqasja me një bombë nga ana juaj ishte zhgënjyese, ishte një ikje nga përgjegjësitë që keni për fubollin… Dëshpëruese kur avokatia, pa asnjë bazë logjike, pa asnjë fakt, vihet në gojën tuaj, edhe për një fakt të thjeshtë, sepse ajo është nën hetim dhe nuk ka vlerë të nënvizoni fajësinë para verditkit… E verëta ishte e qartë, bota e pa, nëse nuk do të shohësh, më keq është për sportin. … Lojtarët serbë deshën ta dhunonin simnbolin-lodër… Nuk di a ka ndonjë francez, madje edhe ju vetë z. Platini, që do të lejonte dhunimin e flamurit të Francës?… A ka ndonjë serb, grek apo rus, që do të lejonte një gjë të tillë?…Duke e shpallur të paligjshëm flamurin, po kush është fjatori? Lojëtarët shqiptarë që ishin në fushë nuk e sollën, këtë e pa edhe i verbëri… Se ai erdhi nga qielli… Thonë se kur nuk ke fakt, ose kur kërkon që t’i shtrembërosh ato, i kërkon argumentat në qiell kur ato janë në tokë… A është e ligjeshme të qëllohet me mejete të forta nga tifozi një lojtar në fushë! A ka ligje që justifikojnë praninë e tifozave në fushë? A ka ligje që mbrojnë gjestet antisportive, antinjerëzore, sjelljet raciste? A ka kund ligj që forcat e sigurisë të bëhen palë me huliganët? Nuk dua ta besoj se një lojëtar i madh, një yll i futbollit, të cilin e kam adhuruar për lojën e bukur, si Mishel Platini, do të jetë pjesë e dhunimi te futbollit… Pak rëndësi kanë pikët, kur u rreziku seriozisht jetë e futbollistëve tanë… Falë qetësisë së futbollistëve tanë u shmang tragjedia… Hapini sytë mirë, provat janë të gjitha… E vërteta nuk mbulohet me shoshën e propagadës së verbër serbe… Shpetoni futbollin nga dhuna… Barazimi i dhunuesit me viktimën do të thotë humbje e bukurisë së futobollit… Barazimi i dhunuesit me viktimën, do të legalizonte precedentin, ku radhën do ta ketë Portugalia, Danimarka, pastaj me radhë të gjitha ekipet europiane, e mandej edhe ato të botës… Jepni drejtësi për hir të futbollit, edhe për shqiptarët, për futbollin e tyre, që në këto eliminatore po shfaqet fuqishmë, përndryshe do të mbaheni mend si shkatërruesi i lojës që bashkon, i lojës më të bukur në botë… Keni shasin të shpëtoni nga vetja Zoti Platini… Futbolli dhe barabria nuk ka gjasa të takohen, sepse i bie që loja të barazohet me luftën… Keni në dorë fatin e futbollit, por edhe që të shpëtoni veten nga makthet e dhunuesve…
* Per Diellin e dergoi autori
Archives for October 2014
Çmënduri e përkëdhelur
Nga Fatmir LAMAJ/ Ish i perndjekur Politik/
Ajo që ndodhi në një ndeshje futbolli nuk ishte e papritur për cdo shqipëtar që akoma nuk është indoktrinuar nga idealet “ europianiste ” që në tregun e politikës shqipëtare po bëhen mallra çdo ditë e më të skadueshme. Duke pasur parasysh reklamuesit servil e interesaxhinj të OJQ-ve që si kulpra frymëmarrëse janë ngjitur ankthshëm trupit të dobët të pseudodemokracisë shqipëtare ende në një marramëndje të frikshme e të pakontrolluar. Ajo që ndodhi atë ditë ishte sinteza më e qartë, prova më e pakundërshtueshme e një urrejtje pa kufij që fqinji armik e ka të trashëguar historikisht dhe gjenetikisht. Ata 40 mij vetë që ulërinin në kor “ vdekje e shqipëtareve” nuk ishin një turmë e veçuar njerëzish të çmëndur të cilët “ befasisht” në pamundësi kontrolli, kërkonin vdekjen e gjithë shqipëtarve, ata ishin përfaqësia më e zgjedhur dhe më e kompletuar e një populli që gjenetikisht ka trashëguar urrejtjen pa kufij ndaj gjithë një populli tjetër që është shumë më i ndryshëm nga ata, një populli që se ka pasur kurrë zemrën e tij një moçal urrejtje ndaj të tjerëve. Historia e mardhënieve serbo-shqipëtare lundron e tëra në gjak… Dhe në këtë histori ka dy palë diametrialisht të kundërta me njëra tjetrën. Viktimat dhe xhelatët, të cilët për kaq shekuj histori janë evidentuar qartësisht se kush është njëri dhe kush është tjetri. Me dobësimin e perandorisë turke dhe fuqizimin e perandorisë ruse si dhe aleancat që favorizonte koha në drejtim të kësaj të fundit, objektivi kryesor i politikës serbe dhe sllavo-ortodoksëve të tjerë të ballkanit, u bënë shqipëtarët të cilët do të mbeteshin një pre e lehtë përballe kopesë së ujqërve të uritur sllavo-ortodoks të cilët në atë kohë kishin edhe përkrahjen e pakursyer të Europës së “qytetëruar”. ( Rusia historikisht duke përjashtuar fushatat e Pjetrit të Madh ndaj tribuve aziatike kurrë nuk ka fituar një betejë e vetme ndaj fqinjëve të saj armik pa pasur përkrahjen e pakursyer të Anglisë dhe të Francës.) Dihen tani pasojat e luftërave ballkanike dhe të atyre sllavo-ortodokse mbi popullsinë e pambrojtur të trojeve shqipëratre e cila mbijetoi nga shfarrosja e plotë fal ndërhyrjes së perandorisë Austro-Hungareze e cila ngriti në gatishmëri 4 herë brënda një viti ushtrinë e saj për të detyruar Serbinë ta ndalte atë masakër dhe qëllimin e saj ogurzi për shfarosjen e plotë të shqipëtarëve. Ajo shfarrosje mbi popullsinë shqipëtare të Kosovës ishte e atyre përmasave sa ngacmoi ndjeshëm dhe ndërgjegjien e një deputeti social- demokrat serb që të akuzonte qeverinë e vëndit të tij në parlament duke u shprehur sa më i drejtëpërdrejt mbi atë që kishte ndodhur: “Ju tentuat të zhduknit një popull të tërë në ato masakra të zhdukjeve masive të shqipëtarëve, rrëmbimeve e përdhunimeve mëse çnjerezore, ju nuk ishit të vetëm, se në përkrahjen tuaj të gjithëanshme kishit nënën tuaj popullvrasëse Rusinë e asaj kohe dhe jo vetëm ata”. Në fillimet e shekullit të kaluar kur e pyetën një malazez sa banor bëhet Mali i Zi ai u përgjigj se bashkë me Rusinë bëhemi 100 milion… dhe ajo që ndodhi atë ditë në një ndeshje futbolli sishte gjë tjetër veçse preludi i pritjes së veçantë, të ngrohtë dhe vllazërore për “ babushka “ Putini ( Putana ) të cilit i duhesh deklaruar dashuria e madhe e vëllezërve serbë të cilërt ashtu si vëllai i madh, duhet të rifitonin territoret e humbura që më parë jua kishin rrëbyer të tjerëve. ( Dëgjova me neveri pretendimin e një pseudo-analisti kosovar i quajtur Buton Haxhioviç, Baton Haxhia i cili mjerisht lëngonte mbi tragjedinë sërbe të humbjes së territoreve të saj kur serbët më shume se cdo popull në ballkan kanë pushtuar trojet e të tjerëve) Rizgjimi i frikshëm i ëndërrave nacionaliste serbe për (Stara Serbia) që do të thotë Serbia e vjetër, është sot një sfidë reale për gjithë botën e qytetëruar dhe në veçanti për Europën dhe SHBA-në të cilat duhet ta kurojnë në kohë dhe pa ndalje paranojën serbe, jo vetëm ndaj shqipëtarëve, po dhe popuje të tjerë të ballkanit të cilët historikisht kanë qënë viktimat fatkeqe të kësaj paranoje… A nuk ka ardhur koha ti themi ndal… Përkëdheljeve të dyshimta të çmëndurisë së tyre, koston e të cilave Europa e qytetëruar e ka provuar shtrenjtë, shumë shtrenjtë?! Lufta e Parë Botërore si shkak fillestar kishte vrasjen e princit trashëgimtar Franc Jozefit të fronit perandorak të Austro-Hungarisë. Duke mos u shtyrë më tej në histori sepse sa më shumë të ecim ne tunelin e erret të saj, aq më shumë do të bëhemi të pafuqishëm për të dëgjuar rënkimet e atyre njerëzve që u vranë pafajësisht për ambicjet e një çmëndurie që nuk njeh kufij. Mjafton të kujtojmë luftrat e përgjakshme që u zhvilluan në ish Jugosllavinë ku protagonistët kryesor ishin serbët të etur si gjithmon për të realizuar ëndrrën e vjetër të Stara Serbia. Serbët janë një popull që e përjetojnë keq të kaluarën e tyre të përgjakshme nëpërmjet fantazmave te carëve vrastarë ose në terma më zbutës, politika e atij shteti ka pasur vetëm një qëllim ogurzi, luftën e pandalshme ndaj fqinjëve të vet, gllabërimin e tokave që iu takonin të tjerëve dhe zhdukjen masive të popujve të tjerë. Ne shqipëtarët më shumë se kushdo tjetër në Ballkan kemi qënë viktimat e përhershme të orekseve të pafre të shovinizmit Serb. Po ti hedhim një sy “ndihmës internacionaliste” që na dhanë komunistët Jugosllav gjatë viteve të luftës së dytë botërore, do të konstatoj realisht se ne sërish ishim viktima të një ëndrre të gabuar siç ishte komunizmi, ku do hanim me lugë të florinjtë, por na munguan dhe ato të drurit, ku sërish protagonistët e kësaj vetvrasje të përbashkët të shqipëtarëve do të ishin sllavët Miladin Popovici e Dushan Mugosha. Ata shfrytëzuan djallëzisht abmbiciet politike të kryexhelatit dhe kryeperversit Enver Hoxha duke e kthyer këtë vënd në një kahsapanë të pashembullt në historinë moderne të Europës. Shqipëtarët vrisnin barbarisht shqipëtarëtn pa skrupuj moral e shpirtëror nën nxitjen dhe kontributin real të armiqeve tradicional të kombit e popullit shqipëtar. Patër Anton Arapi, prifti me trupin e vogël po me mëndje e shpirtin e tij aq të madh në gjyqin e tij do të denonconte krimet më makabre që po bënin komunistët shqipëtar mbi shqipëtarët, duke deklaruar se : Për këtë çmenduri që jeni duke bërë në shërbim të sllavizmit, unë jam duke lotuar me lot të përgjakur. Patër Anton Arapi do të paguante shumë shtrenjtë shërbesat e sinqerta ndaj kombit, si dhe antikomunizmin e vet duke i prer gjuhën para se ta ekzekutonin, atë gjuhë që ai pa përtim e pendesë e vuri në shërbim të Shqipërisë e shqipëtarëve. Po ajo gjuhë, që kishte thënë gjithmonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, Ajo gjuhë ishte një simbol dhe komunistët i urrenin simbolet që i shërbenin së vërtetës. Gjermanët i vunë një avion ushtarak në dispozicion për tu larguar nga Shqipëria, por ai nuk pranoi, për tu treguar të paudhëve se unë jam në rrugën e Zotit, duke i shërbyer kombit dhe popullit tim. Kur kryexhelati Enver Hoxha do ti deklaronte me mburrje ambasadorit jugosllav të kohës, se klerin katolik e kishte zhdukur, ambasadori jugosllav do ti thoshte: “ Akoma jo përderisa nuk ke zhdukur Gjon Shllakun” , priftin erudit dhe aq patriot i cili të nesërmen do të pësonte fatin tragjkik të vëllezërve të tij shpirtëror. Mllefi i vetëm ndaj klerit katolik ishte patriotizmi i sinqertë dhe orientimi i detyrueshëm antisllav. Bijtë apo nipërit e atyre që realizuan ato masakra të përbindëshme mbi shqipëtarët, janë sot në pushtet në Serbi, ata janë bijtë apo nipërit e Duhan Mugoshës, Sllobodan Miloshevicit, Rankovicit e miloshevicit dhe çdo tentativë për tu afruar dorën e pajtimit do të ketë dështimin e vet të pashmangshëm. Zoti Rama! Në duart e zyrtarëve aktual serb, pikojnë akoma gjak të pafajshëm shqiptarësh dhe fëmijësh shqipëtar… dhe uji e lumit Danub atë gjak se lan dot., dhe jo më me buzëqeshjet apo përqafimet mediatike. Çdo shqipëtar kurrë nuk duhet të harrojë thënien lapidare të Fishtës së madh, poetit tonë kombëtar i cili i bën sfidë çdo shkrimtaruci që ka dal nga kuzhinat e errëta të komunizmit se : “Në mëni të njari-tjetnit kena leh ( në mëri të njëri-tjetrit kemi lindur )”. Në Ballkan e sidomos në Serbi ka më shumë paranojë e dyshime në mardhënie më të tjerët sesa sinqeritet e dëshirë për mirëkuptim. Unë dëshpërimisht jam pozicionuar në mendimin tim të pakthyeshëm se vizita jote në Beograd e ka të paracaktuar fatin e vet, i cili ka vetëm një emër, dështimin. Personalisht jam pranuesi më i devotshëm i kauzës së paqes por jo deri në atë masë sa ajo të blihet më koston e nënshtrimit. Zoti Rama! Kërkimfaljen e ke të pamundëshme, kërkim llogarinë të paarritshme. Nuk e di nëse treni mund të iki pa shina, provoje një herë. Askush nuk ka të drejtë mbi të drejtën e tjetrit për të jetuar, ndërsa serbet i kanë dhënë të drejtën vetes të vrasin gjithë shqipëtarët për të hequr pengesën e vetme që ata kanë për të realizuar ëndrrën e vetmë të Stara Serbia. Ka ardhur koha që Europa dhe bota e qytetëruar udhëhequr prej SHBA-së tia shtrëngojnë morsën e hekurt të sankioneve dobiprurëse, ulkonjës Rusi, që dhe ajo vet (Rusia) ta kapërxejë çmëndurinë e saj të çmëndur, si dhe këlyshët e saj të ndalin kauisjet e trimëruara në Ballkan e gjetkë. Ndal! Çmëndurive sllave në Europë e Ballkan iu ka ardhur fundi, ose ndryshe do të jemi të detyruar të përjetojmë tragjikisht historinë e dhimbshme të Luftës së Dytë Botërore, ku orekset vrastare të Hitlerit nuk u ndalën që në fillim, por u deshën shumë gjak e mund për ti dhënë fund asaj tragjedie. Serb, e ndaloni dëshirën për të vrar shqipëtarët se thirrjes suaj të çmëndur “Vritini shqipëtarët” na detyrojnë dhe neve të kapërxejme kufirinin e durimit dhe dëshirës për fqinjësi të mirë duke rënë në kurthin e imponuar të urrejtjes tuaj ndaj nesh… Dhe ne jëmi të detyrar të themi se një serb më pak do të thotë një shqipëtar më shumë. Tufat me lule që ne deri më sot kemi mbajtur në duart tona të papërlyera me gjakun e askujt në ballkan, të mbledhura me aq durim në kopshitin e begatë të bujarisë shqipëtare e dëshirës për bashkjetesë e fqinjësi të mirë cdo ditë që kalon po i zvenit akoma më shumë jo për fajin tonë…
Vështrim rreth tre vëllimeve të librit “Antologji e Detarisë Shqiptare”
Nga Kapiten Selim Allajbeu/ ish komandant i Bazës Detare Shëngjin/
Pa pretenduar për ato cka do të them më poshtë rreth 3 vëllimeve të “Antologjisë së Detarisë Shqiptare”, duke mos e konsideruar veten kompetent në këtë drejtim, le ta quaj dicka dashamirëse dhe në formën e një promovimi shoqëror. “Antologjia e Detarisë Shqiptare” është një libër me vlera që i kushtohet jo vetëm atyre që shërbyen në det gjatë gjithë kohërave të dashuruar me detin, por gjeografia e kësaj dashurie përfshin gjithë trevat shqiptare, nga Ulqini në Himarë e Prevezë, nga Gjakova në Tepelenë, nga Shkodra në Ohër, nga Skrapari në Kukës, nga Vlora në Shijak, Kavajë e Tiranë, nga Fieri në Mirditë, nga Shëngjini në Sarandë, të gjithë trevat shqiptare që kanë lindur bij të detit, ku pa dyshim kryqendra mbetet Durrësi. Mendoj se për herë të parë kemi një përpjekje serioze për ta trajtuar këtë çështje në format të plotë, me kuadër historik të qartë e vijimësi, në çdo vit, shekull, periudhë historike dhe epokë. Është fakt që në historinë e popullit tonë trajtimi i kësaj teme ka qenë i cunguar, është shkruar pak, me përjashtim të ndonjë dokumenti ose përshtypje të udhëtarëve të huaj, pra, ka pasur një boshllëk të pajustifikuar përballë realitetit që afron populli ynë me tradita të lashta detarie, të evidentuar dhe nga studjues, historianë, etnografë e detarë të huaj. Këtë boshllëk e ka plotësuar zoti Shefqet, nëpërmjet një punë të thellë studimore e shkencore, bazuar në dokumente, arkiva, tregime, ngjarje, gojëdhëna, biseda, intervista, prozë, vepra artistike, enciklopedi dhe botime të huaja. Ai ka lundruar me mijëra milje në cdo cep e port të globit ku kanë kaluar detarët tanë, ka dëgjuar me mijëra histori, gëzime, kënaqësira, dhimbje, halle e hidhërime, një botë e pafund, shpirtëra të trazuar që i përjetuan vetëm këta njerëz trima e të guximshëm. Ka lexuar, dokumentuar e dëgjuar shumë ngjarje e ndodhira nëpërmjet bisedave, studimeve e hulumtimeve, duke i qëndruar afër, duke regjistruar me qindra orë biseda të lira, dëshmi personale, tregime e foto për shokët e ekuipazhin e anijes, emocione e episode të veçanta autentike. Libri është mbështetur mbi bazë dokumentare autentike, në sajë të vullnetit e këmbënguljes për të vjelur e qëmtuar çdo dokument brenda e jashtë vendit. Dokumentacioni i pasur e bën shumë bindës e realist. Ai e fut lexuesin në rrjedhën e ngjarjeve në Detin Adriatik e Jon, për më shumë se 3 mijë vjet, sjell argumenta, shtron teza e analiza që dëshmojnë se populli shqiptar ka një traditë të spikatur detarie që nga lashtësia. Libri ka vlera të veçanta në rrëfimin e hapur të mjaft dokumentave, dëshmive, fotove, të vërtetave historike, me të cilat opinioni ynë në masën 80% njihet për herë të parë. Ai sjell ndryshimet e thella, zhvillimin që kanë pësuar mjetet detare, teknika dhe teknologjia e tyre në varësi të zhvillimit ekonomik, tradita, profesioni i detarit, mënyrat e orientimit, përfitimit nga përvoja e vendeve të tjera, bashkëpunimi, transporti detar dhe tregëtia brenda e jashtë vendit, mbështetur në statistika të institucioneve detare vëndase dhe të huaja. “Antologjia e Detarisë Shqiptare” është trajtuar nën frymën e ideve të rilindasve tanë, pa dallim feje, krahine dhe ideje, jashtë partive, ideologjive, politikave, hatëreve, interesave vetiake, pra, vetëm kuq e zi, duke ndjekur parimet e studimit shkencor të historisë, me sens racional e pranë së vërtetës, shkuarjes deri në fund të problemeve, pa e shkëputur lexuesin nga përshkrimi i domosdoshëm i ngjarjeve me rëndësi në Historinë e Popullit Shqiptar, të gërshetuar me interesat e fqinjëve, aktorëve kryesorë e rivaliteteve në Jon e Adriatik, pikat strategjike dhe interesat e fuqive të ndryshme, që janë shfaqur dukshëm sipas situatave. Autori është përpjekur të bëjë një sintezë të traditës sonë detare, ta paraqesë atë në mënyre sa më objektive e të paanshme, me të mirat e të këqijat e veta, të pashkëputur nga Historia e Popullit Shqiptar, për ta bërë atë të marrë tiparet e një botimi origjinal. Sigurisht në këtë ndërmarrje të vështirë, në këtë punë për detarët, brezat, popullin tonë, zoti Shefqet ka pasur plot miq, intelektualë, detarë, kolegë, qytetarë e dashamirës, të gatshëm për të bashkëpunuar. Natyrisht, nuk ka gjë më të bukur se sa të lundrosh ne shtigjet e kujtesës së detarëve, nuk ka gjë më argëtuese e shlodhëse sesa të jetosh mes shokëve dhe kujtimeve për detin. Detarët tanë janë pjesë e një familje të madhe të lidhur përjetësisht me detin, pjesë e të së cilës është dhe zoti Shefqet Kërcelli. Ai u është gjendur pranë për dekada të tëra detarëve, tashmë në lundrimin e tij në detin e kujtimeve, duke ndjekur me kujdes proklladkën e kujtesës së tyre. Doza e sinqeritetit, pastërtia e rreshtave dhe stili konciz e bëjnë autorin të vecantë në mënyrën se si shkruan. E bëjnë të besueshëm dhe komunikues për ato që pasqyron në tregime të jetuara, shoqëruar me album fotografish, me humorin dhe shijen e kripës, që karakterizon detarët, por duke i dhënë dicka nga vetja, duke i përsosur artistikisht mendimet e shprehura. Këta burra të moshuar dhe të rinj, që e lidhën jetën me detin, me një pasion të admirueshëm e të pashkëputur në aktivitetin e tyre shumëvjecar e kthyen anijen në shtëpinë e tyre të dytë. Pra, detarët janë ata që përjetojnë dy dashuri, njëra është për detin dhe tjetra për familjen, të ndryshme nga njëra-tjetra. S’është e lehtë të jetosh në detin me dallgë të trazuara e furtune ku jeta dylufton me vdekjen, ku malli dhe dashuria për familjen është e madhe dhe ti je në distancë prej dhjetra, qindra e mijëra miljesh, larg saj. Për ta anija është shtëpia e dytë. Të punosh e jetosh në det është tepër e vështirë. I parë nga bregu, vecanërisht në verë, në kohë plazhi, deti është mjaft tërheqës e romantik, por është krejt ndryshe deti i trazuar e me dallgë të fuqishme në kohë fortunali sic e quajnë detarët, aq më tepër të luftosh me dallgët në thellësi të oqeanit. Pikërisht këtu qëndron krenaria e detarëve në përballimin e lundrimeve të gjata dhe me det të trazuar. Puna e detarit nuk ka orar zyrtar, ajo nuk fillon në orën 08.00 dhe nuk mbaron në orën 16.00, ajo zgjat me orë, me ditë, javë e muaj të tërë. Kujtojmë lundrimet e gjata për në portet e Polonisë, Gjermanisë, Suedisë, Hollandës, Kubës e Kinës, me një mesatare kohëzgjatje deri në 2.5 muaj. S’është e lehtë të kalosh varrin e anijeve, Gjirin e Biskajës, apo të lundrosh në oqeanin Atlantik, Indian e Paqësorin e Largët. Kujtojmë këtu lundrimin më të gjatë deri më sot nga anijet shqiptare, viti ‘93-‘94, atë të vaporit “Tirana”, me kapiten Alfred Semini, lundrim që zgjati 1 vit e katër muaj, ku u kalua për herë të parë kanali i Panamasë nga një anije me flamur shqiptar. Kujtojmë rrugët e shumta të Kinës e Kubës shoqëruar me vështirësitë e lundrimit, shpesh herë me stuhi e tajfune, por përgatitja dhe guximi i kapitenëve të talentuar si Haxhi Shehu, Teodor Muka, Rrok Nikaj, Qemal Hate, Resmi Shametaj, Viron Sadiraj, Pandeli Golemi, e shumë e shumë breza kapitenësh,{të cilët jepen gjerësisht në libër}, triumfuan mbi vështirësitë. Për detarin nisja dihet, kurse kthimi varet nga shumë faktorë si, gatishmëria teknike e anijes, aftësitë e ekuipazhit, kushtet e motit, gjendja e detit dhe oqeanit në zona të caktuara, në kohë e stinë të ndryshme, etj. Do përmend vetëm dy episode tragjike të përshkuara në libër, mekaniku i anijes “Vlora” Hysen Xhixho, i bleu pajën e dasmës vajzës së vet dhe kthehet pranë familjes pas tre muajsh, por ndërkohë vajza e tij kishte ndruar jetë. A ka gjë më të dhimshme e tragjike se kjo!? Apo ngjarja me anijen “Vlora” ku kapiteni i saj Qemal Sharkiqi, që vuante nga pankreasi vdiq në moshën 40 vjecare. Trupin e të ndjerit e sollën me avion nga Spanja, ndërsa ekuipazhi me anijen kthehet i trishtuar në atdhe. Ka me dhjetra raste në libër ku detarët mbasi ktheheshin në atdhe krahas gëzimeve mësonin lajme të hidhura për vdekjen e prindërve, familjarëve ose të afërmëve të tyre. …Sipas zakonit të ulqinakëve detarët përcilleshin me buqeta me lule dhe priteshin po me buqeta me lule…Detari s’duhet të bëjë kompromis më detyrën e tij, se nga një nënvletësim ose lëshim i vogël varet jeta e gjithë ekuipazhit dhe fati i mjetit lundrues. Në libër përshkruhet me nota trishtuese mbytja e vaporit “Mati” në një kohë të keqe e fortunal në portin e Konstancës, Rumani. Fatmirësisht detarët shpëtuan falë përgatitjes së tyre detare e fizike, sakrificave të mëdha që ata bënë, por vdekjen e panë me sy. Në pjesën e tretë të librit “Antologji e detarisë Shqiptare më bëri përshtypje një fakt:-mjaft detarë shqiptarë kanë dashur të emigrojnë në SHBA. Ka pasur një dëshirë të kahershme të tyre për të emigruar në SHBA. Kjo fillon me ”Titanikun”, ku në ekuipazhin e tij kishte dhe shqiptarë. Kjo dëshirë është përcjellë përgjatë një shekulli dhe aktualisht. Mjaft prej tyre kanë provuar dhe arratisjet në regjimin monist. Pra, detarët tanë kanë qenë sqimëtarë në përzgjedhjen e vendit të duhur për emigrim, për arësye të ndryshme, ku më kryesorja është se ata kanë parë vendet e tjera…ka shumë ngjarje të përshkruara në libër në lidhje me këtë fenomen. P.sh. Ish oficeri i Flotës Detare Tregëtare, Neki Seferi, që ka lundruar për shumë vite në anijen “Vlora”, vitet e fundit të jetës dëshëron ti mbyllë si qytetar i SHBA. Në prill të vitit 2012, kapiteni 79 vjecar bëri ndërhyrje kirurgjikale në zemër në spitalin e Jackonvillit, ku mundësitë për të jetuar ishin 50% me 50%. Nekiu dhe familja e tij ishin transferuar në SHBA disa vite më parë. Ai kishtë një dëshirë të madhe për tu bërë qytetar i SHBA, dhe kjo ëndër ju realizua pak ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale në spital, ku zyrtarët e emigracionit shkuan në dhomën e tij dhe i dhanë dokumentet përkatëse…Por ka dhe një fakt domethënës në pjesën e trëtë të librit:-më 15 mars 1991, u nënshkrua dokumenti për rivendosjen e mardhënieve diplomatike amerikano-shqiptare, pas një ndërprerje gjysëm shekullore. Në këtë ngjarje historike për popullin shqiptar, dokumentin e firmosën IshMinistri i Punëve të Jashtëme z.Muhamed Kapllani dhe ndihmës sekretari i shtetit i SHBA, zoti Raymond G.H. Seitz. Por, pak njerëz në Shqipëri e dinë se zoti Muhamed Kapllani në rininë e tij është arsimuar si oficer lundrues në Odesë? Më pas ai vazhdoi studimet dhe karrierën e tij si diplomat i shquar i vendit tonë. Ndoshta z.Muhamed Kapllani, mund të ishte bërë një lundërtar i mirë. Gjithsesi ai lundroi në rrugën e diplomacisë, duke i kthyer shqiptarëve ëndrën e këputur në mes. Kështu në “Antologji” lexuesi nga faqja në faqe, nga kapitulli në kapitull, nga pjesa në pjesë njihet me ngjarje, fakte, episode e tregime të panjohura më parë…Natyrisht nuk është e lehtë të përfshish në tre vëllime jetën e stuhishme e plot sakrifica të detarëve në vite, aq më tepër kur duhet ta japësh atë në mjedisin dhe kohën e vet. Dhe nuk është rastësi që këtë gjë arriti ta bëjë me shumë kujdes, përkushtim, vullnet e dashuri, autori i tre përmbledhjeve të titulluara “Antologji e Detarisë Shqiptare”, zoti Shefqet Kërcelli, i cili tashmë është bërë miku më i afërt dhe më i dashur i detarëve. Si i tillë meriton respektin dhe mirënjohjen më të thellë. Miku i detarëve dhe prozatori Devolli në bashkëjetësën e tyre të gjatë këndojnë këngët e detit, të bindur se udhëtimi i Shefqetit nëpër kanalet e kujtesës së detarëve nuk do të ndalet në të ardhmen. Tashmë ai është në moshën dhe pjekurinë e duhur, me energji të pashtershme dhe i kompletuar për të na dhënë studime të tilla me vlera historiko-shkencore për kombin shqiptar.
LETER PER AUTORIN E LIBRIT
I nderuar zoti Shefqet!
Jeta e detarit është sa e thjeshtë po dhe aq komplekse në të njëjtën kohë. Ajo ka një rezultante progresiste me prirje nga e vërteta, nga sinqeriteti, nga dashuria vëllazërore, me një bazë të shëndoshë të humanizmit aktiv. Vetëm në mjedisin detar mishërohet parimi,-“Një për të gjithë, të gjithë për një”, që në gjuhën e matematikës quhet Lemë,{ska nevojë për vërtetim}. Kujtojmë këtu se cmund të ndodhte nga gabimi i një pjesëtari të ekuipazhit në nëndetëse, nga gabimi i pjestarëve të zhytësave{polumbarëve}, po ashtu dhe në anijet e transportit, prandaj kërkohet përgatitje e lartë, përgjegjësi e përkushtim, humanizëm nga secili në detyrën e vet. Dhe detarët mbeten detarë, nuk janë qaramanë, por nuk janë as mburravecë nga ata që rrahin gjoksin. Ballin dhe gjoksin e detarit e rrahin erërat dhe stuhitë që lënë rrudha në ballin e detarit, në ndërgjegjen dhe kujtesën e tyre. Tek ata spikat kurajua dhe burrëria, guximi dhe qëndrueshmëria, ata dinë ta shohin vdekjen në sy pa u ankuar. Detarët janë njerëz me dinjitet, ata kanë shpirt fisnik, janë njerëz me zemër të madhe, të ciltër e bujarë. Fisnikëria e detarëve nuk njeh kufij!…Lum kush bëhet mik i detarëve! Për këto cilësi dhe vlera të detarëve nuk do mjaftonin vëllime të tëra, ndaj është nder dhe detyrë fisnike për cdo njeri të ndershëm të shkruajë e plotësojë biografinë e detarëve, prandaj bashkohem me thirjen tuaj drejtuar cilitdo, që dëshëron të bashkëpunojë në këtë drejtim. Si detar e poet, tashmë mund t’ju drejtohem,- I dashur miku im! Të shkruash është gjëja më e vështirë në jetë, sepse lypset vullnet, durim, përkushtim, karakter i fortë dhe i qëndrueshëm. Ti këto cilësi i ke. Karakteri nuk është produkt bankar, por produkt i zemrës dhe shpirtit të njeriut që merr përgjegjësi të mëdha mbi veten. Unë të përgëzoj sepse ke krijuar profilin tënd, ke gjetur rrugën e integritetit tënd, ke gjetur dashamirësit dhe bashkëpunëtorët e tu, që do i kesh pranë kurdoherë. Ah! se harrova. Nuk më harrohet 25 gushti i 2012, kur Profesori i Historisë të Universitetit të Prishtinës, i cili ishte me pushime në Shëngjin, rastësisht mbasi u njoh me vëllimin e parë të Antologjisë më tha:-kush është ky person? Ky e meriton titullin hero, për këtë punë që ka bërë! Natyrisht unë i sqarova kush jeni. S’ta them këtë që të rritet mëndja. Ne detarët presim përsëri vepra të reja nga ju. Ndaj nga unë dhe detarët e Shëngjinit ke urimet më të sinqerta në lundrimin tënd historik bashkë me detarët shqiptarë!
Kapiten Selim Allajbeu,
Ishkomandant i Bazës Ushtarako-Detare Shëngjin.
Shkrimëtar dhe poet.
Shëngjin 17 tetor 2014
Çetnikët tentojnë të destabilizojnë Sanxhakun
*Çetnikët, jo rastësisht e kanë zgjedhë 23 tetorin si ditë të marshimit nëpër qytetin e Pazarit të Ri. Më 23 tetor të viti 1912 ka filluar beteja e Kumanovës në Luftën e I-rë Ballkanike, ku ushtria serbe u shkaktoi humbje trupave osmane dhe atyre shqiptare të cilat nuk iu bashkuan Aleancës Ballkanike por vendosen të mbrohen nga depërtimi i ushtrisë serbe në trojet shqiptare.
*Para disa ditësh Lëvizja Çetnike ka ftuar “ të gjithë admiruesit e traditës patriotike të luftërave çlirimtare serbe” që me praninë e tyre në kishën e Pjetrit më 23 tetor 2014 në Pazarin e Ri, t’i përkujtojnë heronjtë e vrarë për çlirimin e Serbisë, siç thonë ata, nga skllavëria turke.
Nga Ismet Azizi/
“Novi Pazari u çlirua më 23 tetor 1912 dhe në këtë ditë do të organizojmë një manifestim përkujtimor në kishën e Pjetrit në një shëtitje të qetë dhe dinjitoze në kishën e Shën Nikollës, ku do t’i ndezim qirinj gjeneralit të famshëm dhe çlirimtarit të Novi Pazarit, Mihail Zhivkoviqit. Pastaj, në ora 12.00 do të vazhdojmë “Shëtitjen e çlirimit” deri te komuna e Novi Pazarit, ku do të dorëzojmë iniciativën tonë për ngritjen e monumentit të gjeneralit Mihailo Zhivkoviq në parkun e qytetit. Me këtë rast ky manifestim i vogël gjithëkombëtare i kësaj date të rëndësishme do të përfundon”, thuhet në deklaratën për shtyp të komandantit të njësisë çetnike Bratislav Zhivkoviq.
“Shëtitjes” do t’i prijnë pasardhësit e “çlirimtarëve” të Novi Pazarit dhe me rastin e ecjes pjesëmarrësit do të marrin nga një bluzë me mbishkrimin “Përkujto kush ishin paraardhësit tanë”. Me këto bluza simbolikisht tentohet që të tregohet se serbët nuk i kanë harruar “heronjtë” që dhanë jetën për “kryqin e nderuar dhe lirinë e artë”, thotë Bratislav Zhivkoviq, komandat i Lëvizjes Çetnike.
Në anën tjetër, Dr. Prof. Admir Muratoviq, (kryetar i Bashkësisë Kulturore Boshnjake dhe prodekan në FSI) thotë se nuk është aspak vështirë që paqja dhe stabiliteti në Ballkan të vihen në pikëpyetje Në të kundërtën, sipas tij, duhet shumë përpjekje dhe mund që të ruhet ajo që është vlerë e të gjithë njerëzve që jetojnë në këtë hapësirë. “Nuk ka nevojë të përkujtojmë se Ballkani është hapësirë ku jeton popullsia me përbërje heterogjene si në aspektin nacional dhe fetar”, tha Muratoviq.
Dihet shumë mirë se popullsinë e besimit mysliman, Serbia e trajtonte si popullsi turke. Muratoviq, duke aluduar në betejën e Kumanovës, përkujton se dikur “Serbia boshnjakët dhe shqiptarët i ka fajësuar për gjithçka, duke i trajtuar si turq. Sigurisht se 23 tetori është zgjedhë që përsëri të ripërtërihet tregimi për rrezikun nga Turqia. Edhe Ratko Mlladiq kur ka hyrë me ushtrinë e tij në Srebrenicë, në prag të kryerjes së gjenocidit, ka thënë se më në fund erdhi momenti që t’u hakmerremi turqve”.
Nuk është kjo hera e parë që çetnikët i kërcënohen Pazarit të Ri. Në muajin nëntor të vitit 1941 ata kanë provuar disa herë, por nuk kanë pasur sukses. Në fillim të viteve të 90-ta në Pazar, diçka të tillë pat tentuar edhe Vuk Drashkoviqi kurse pak më vonë edhe Zhelko Raznatoviq –Arkani. Çetnikët me ikonografinë e tyre nuk kanë vend në këtë qytet, porositë profesor Muratoviqi.
Atë që duhet dijtur, e që është një të vërtetë e madhe, çetnikët kurrë nuk kanë marshuar nëpër qytetin e Pazarit. Sipas të gjitha gjasave nuk do të kenë mundësi që këtë ta bëjnë as më 23 tetor të këtij viti. Ata duhet të gjejnë forma tjera që të përkujtojnë betejën e Kumanovës.
Aleatët e Luftës së Parë Ballkanike deklaronin se lufta drejtohej kundër Turqisë dhe kishte për qëllim bashkimin kombëtar të popujve ballkanikë. Por ajo u drejtua nga qarqet shoviniste të vendeve të Ballkanit dhe u kthye në një luftë grabitqare, pushtuese, sidomos ndaj trojeve Shqiptare dhe Maqedonisë.
Shqiptarët ishin po aq të interesuar sa edhe popujt e tjerë të shtypur të Ballkanit për t’u çliruar nga zgjedha osmane. Me organizimin e forcave vullnetare shqiptare në zonën e Gjilanit, të Moravës e të Karadakut u mor Idriz Seferi, që arriti të grumbullojë 6 000 luftëtarë, të cilët u hodhën në kufi me Serbinë. Natën e 23-24 korrikut Armata e tretë serbe filloi një marshim drejt Shkupit e Kumanovës.
Në Shkup e pashë se deri në ç’nivel njeriu varet nga rrethanat e krijuara nga lufta barbare. (Leon Trocki)
Beteja më e madhe në trevën e Kosovës ishte ajo e Kumanovës (22-24 tetor), ku serbët hodhën ushtrinë e Armatës së Parë të përbërë nga 126 000 veta. Armata otomane e Vardarit kishte vendosur në këtë front 50 000 luftëtarë. Midis tyre kishte edhe disa mijëra ushtarë shqiptarë, përveç forcave vullnetare të ardhura nga treva e Kumanovës e rrethet e tjera.
Gjatë rrugëtimit për në Shkup ushtria serbe vrau dhe masakroi rreth 2 mijë shqiptarë të pafajshëm. Atë ditë, pas rënies së Shkupit, ushtria serbe i kapi të gjallë 13 krerë të kryengritjes Kombëtare Shqiptare
Sanxhaklinjtë tetorin e vitit 1941 nuk e harrojnë kurrë. Çetnikët kanë provuar tri herë të hyjnë në Pazar. Falë solidarizimit dhe ndihmës që iu erdhi nga vëllezërit shqiptarë nga Kosova, në krye me Shaban Polluzhën, çetnikët nuk ia kanë arrit të okupojnë Pazarin e Ri.
“Porosia ime e fundit për bashkëkombësit e mi”- thotë Prof. Muratoviq, “por edhe për serbet të cilët jetojnë në Pazar, është që të ruajnë stabilitetin ashtu siç e kemi ruajtur në momentet më të vështira dhe për të cilën gjë ne kemi kapacitete ta bëjmë këtë edhe sot. Ne këtu duhet të vazhdojmë të jetojmë së bashku. T’ua bëjmë me dije atyre të cilët nuk ia dëshirojnë të mirën qytetit tonë, se me ikonografinë e tyre nuk kanë çka të kërkojnë në Pazarin e Ri. Vetëm në këtë mënyrë mund t’iu sigurojmë një të ardhme të ndritshme fëmijëve tanë të cilët do të jetojnë në Pazarin e Ri” – përfundon prof. Muratoviq.
Për deri sa çetnikët, dhe serbët në përgjithësi, 23 tetorin e viti 1912 e kremtojnë si ditë të çlirimit nga Perandoria Osmane, sanxhaklinjtë këtë ditë e përkujtojnë si moment kur Sanxhaku u okupua nga ushtria serbe. Duke patur parasysh këto tendenca të rrezikshme të çetnikëve nuk mundë të shpresohet në ndonjë stabilitet afatgjatë në Sanxhak.
VIZITA PLOT MISTERE E EDI RAMES NE NEW YORK
“Përse Rama e “fshehu përsëri takimin privat në shtëpin e bashkëatdhetarit tonë Sal Rusi në Staten Island – Nju Jork?./
Opinion Nga Beqir SINA – New York/
Sqarim : Fotoja është e viti të kaluar në shtëpinë e Sal Rusit Staten Island NYC, dhe e ka botuar për herë të parë gazeta shqiptaro amerikane Illyria (në shtëpinë e Sal Rusit në Staten Island – New York, më 28 shtator 2013, në darkën private, ku kan qenë present edhe Kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi, zv/Kryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferri dhe disa biznesmen dibran dhe maqedonas.)
STATEN ISLAND NY : Edi Rama, të enjten e javës së kaluar mbajti një ligjëratë në universitetin e Harvardit, gjatë vizitës së dytë si Kryministër i Shqipërisë, në SHBA. Ku sipas njoftimeve zyrtare të kryeministrisë, u publikuar edhe në axhendën e viizitës së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ai mbajti një ligjëratë në sallën e Shkollës së Qeverisjes Kenedi të Universitetit të Harvardit, ditën e enjte, më 16 tetor 2014, dhe dha një intervistë me CNN. Ndërsa, edhe takoi një grup studentësh dhe njerëzve të zgjedhur prej tij po në Boston .
Vizita disaditore e Kryeministrit shqiptar në universitetin me famë botërore dhe në qytetin e Bostonit, djepin e lëvizjes patriotike shqiptare për pavarësimin dhe ruajtjen e tërësisë tokësore të trojeve shqiptare, të nisur mëse 100 vjet më parë, është bër pjesë e shumë pytjeve pa përgjigje deri tani në mesin e shqiptarëve të Bostonit – nolian.
Sepse, pa filluar ju bëshumë “bujë” kësaj vizite, në axhendën zyrtare ku përmendej se” përveç kohës së nevojshme “akademike”, z. Rama – mund të kryente edhe disa vizita të tjera në Boston dhe Kembrixh” kjo përsa i përkiste anës patriottike të kësaj vizite – propogandistike.
Sidomos ishte paraparë, që Edi Rama si Kryeministër do të mbante një vizitë në sallat dhe parqet e atij universiti prestigjioz, pikërisht ku 102 vjet më parë – dhe më pas- studionin dhe shkelnin gjigandë të tillë si Fan Noli, Faik Konica, Kostë Çekrezi e Koço Tashko, Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, varret e Nolit dhe Konicës .
Mirëpo, deri tani të paktën nga ajo çfarë është thënë zyrtarisht, Kryeministri i Shqipërisë , nuk dënoi të vizitojë, më e të pakta as vendin e shenjtë, ku kolonitë e para shqiptare,116 vjet më parë pikërisht në Boston Fan Noli dhe patriotë të tjerë shqiptarë hodhën themelet e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, ku të gjitha shërbimet më në fund kryheshin në gjuhën shqipe.
Aty ku më 13 qershor 1912 në Boston u regjistrua zyrtarisht Federata pan-shqiptare VATRA, me nënshkrimet e Faik Konicës, Llambi Çikozit, Fan S. Nolit, Kristo Floqit, Elia Tromarës, Naum Ceres dhe Kosta Kottës. Vendin ku, sipas dokumenteve rishtaz të zbuluara në vitet 1914-1920 VATRA e kryesuar nga Fan Noli ishte kthyer në qeveri de facto në mërgim e shtetit të copëtuar shqiptar të Luftës I Botërore.
Ai nuk vizitoi as lagjen e njohur Back Bay të Bostonit, ku në atë kohë Fan Noli drejtonte organizimin e një veprimtarie të dendur diplomatike, mbrojtëse, buxhetore e vetëfinancuese të pashembullt, që i kishte të gjitha atributet e një qeverie në ekzil, sikurse mëtonin me të drejtë aso kohe pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë në të, si dhe pasardhësit e tyre edhe sot e gjithë ditën.
Aqsa Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u mjaftua në Bostonin – Nolian me një takim me disa bashkëatdhetar – të “situr” mirë – për të ardhur dhe u t’u takuar me kryeministrin Rama, kryesishtë nga ata që janë anëtarë të familjeve të ish nomenklaturës, një pjesë e të cilëve kan marrë edhe statusin e azilantit politik ose kan fituar edhe një llotari Kartë Jeshile.
Eshtë për të ardhur keq sepse kështu, po ndodh edhe me vizitën e Kryeministrit , Edi Rama, për të dytën herë, në kohën e 1 viti, që ai po “lodhet” dhe “rreket” nëpër SHBA, duke shpenzuar kohë dhe energji duke promovuar vetveten dhe jo Shqipërinë, për të bërë të njëjtën gjë, që ai bëri një vitë më parë, kur u rrek me refuzimin që i bëri SHBA me asgjesimin e”Armëve Kimike të Sirisë”, dhe ai duket se nuk ka nxjerrë asnjë mësim.
Ai si Kryeministri i një vendi, nuk po merr ende guximin – dhe ka “frikë” të takohet me shqiptarët e Amerikës, në takime të hapura për të gjithë, si u takua Presidenti i Shqipërisë zoti Bujar Nishani i cili u pritë në mënyrë madhështore dhe jo vizitë “skutash” me shqiptarët e diasporës. Rama nuk po sqaronë një orë e më parë, dhe t’a bëjë publike, dhe menjëherë se përse qendroi në Nju Jork , dhe kush e shoqëroi atë dhe ja “rregulloi” një intervistë në CNN ?( a u pagua gazetari Richard Quest dhe kush ia rekomandoi?) .
Dhe, një pyetje, që lë shumë dyshime, ashtu si edhe herën e parë është se : “Përse Rama e “fshehu përsëri takimin privat në shtëpin e bashkëatdhetarit tonë Sal Rusi në Staten Island – Nju Jork?.
Përse, për herë të dytë në këtë shtëpi? Përse, Kryeministri Rama e ka shpallur publikisht në Nju Jork – biznesmenin Sal Rusin si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në SHBA? – Çfarë shkolle dhe çfarë meritash intelektuale dhe kontribute kombëtare ka zoti Sal Rusi?, për të arritur deri aty sa është për tu shpallur nga kryeministri i Shqipërisë Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Amerikë?. Çfarë është biseduar në shtëpinë e Sal Rusit në Staten Island – New York, më 18 tetor 2014, në darkën private, ku kan qenë present edhe ish deputeti Andi Harasani dhe disa biznesmen të tjerë.
Ky, takim, i cili nuk është bërë asapak i ditur, nga axhenda e vizitës së Kryeministrit , është i rrethuar nga plot mistere në komunitetin shqiptarë , në Nju Jork, ku përflitet shumë se Kryeministri Rama po bën biznes me familjen Rusi?
Mbasi deri tani ka vetëm spekullime mbasi asgjë nuk dihet mbi të gjitha bisedat, që ishin bërë të shtunën në mbrëmje(18 tetor 2014) në një darkë private organizuar në shtëpin e “famëshme” të Sal Rusit, i cili njihet se një nga biznesmenët më të njohur shqiptarë në Amerikë.
Zyrtarisht, ato nuk u mësuan kurrë, edhe një vitë më parë,që megjithse, u përfolën shumë në komunitet.
- « Previous Page
- 1
- …
- 17
- 18
- 19
- 20
- 21
- …
- 54
- Next Page »