• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2014

KUSH E VRAU MUSTAFA GJINISHIN ?

October 19, 2014 by dgreca

(Me rastin e 70-vjetorit të vrasjes)/
Nga Uran Butka/
Mustafa Gjinishi është një personalitet i shquar dhe i veçantë i së majtës progresiste shqiptare në luftën për çlirim dhe bashkim kombëtar. Ai u bë i tillë si rrjedhojë e traditës atdhetare e demokratike të trevës së Peqinit dhe të familjes Gjinishi, produkt i kohës, i cilësive dhe e vullnetit të tij të pazakonshmëm. Familja Gjinishi ndikoi në formimin e Mustafait të ri. Babai i tij, Ademi, mori pjesë aktive në ngritjen e Flamurit kombëtar më 26 nëntor 1912 në Peqin. Ai qe delegat i Peqinit në Kongresin e Lushnjës në vitin 1920 dhe mbështetës i krahut demokrat. U vra nga njerëzit e Shefqet Vërlacit në vitin 1923. Në diturinë e Mustafait ndikoi veçanërisht daja i tij, Mahmud Kaziu, nënprefekt i Peqinit dhe firmëtar i Pavarësisë më 1912, si dhe vëllai i madh, Rexhepi, që ndiqte mësimet në Liceun frances të Korçës. Vetë Mustafai ndoqi mësimet e mesme në Shkollën teknike Amerikane në Tiranë në vitet 1924-1930, në profilin e arsimit, por ai shkëlqeu në të gjitha drejtimet. Drejtori Harri Fuls e vlerësonte shumë, jo vetëm për rezultatet e shkëlqyera, por edhe për karakterin, pjekurinë, diturinë ( qysh në shkollë zotëronte disa gjuhë: anglisht, gjermanisht frëngjisht, italisht etj) dhe idetë perëndimore. Ai e quante Mustafanë “studentin me koncepte si në Perëndim”.
Studenti Gjinishi u bë mendja dhe shpirti i revistës “Laboremus”, ku botoi edhe përkthimin e tij në anglisht të “Lahutës së Malcis” te Gjergj Fishtës dhe vlerësimet për të. “Ashtu si Anglia është krenare për Bajronin, Miltonin dhe Shekspirin, Gjermania për Gëten e Shilerin, Italia për Danten e Virgjilin, Spanja për Servantesin .., ashtu është edhe Shqipëria krenare për Gjergj Fishtën”( Rev. Laboremus, korrik 1929).
Gjithashtu, si drejtues i klubit të letërsisë së shkollës, Mustafai inicioi edhe botimin e revistës letrare e shkencore “Shekulli XX”, ku shkruan edhe penat e Mid’hat Frashërit, Skënder Luarasit, Tajar Zavalanit etj. Pas mbarimit të shkollës teknike, çeli në Tiranë një librari me literaturë përparimtare, po ashtu edhe në Kavajë, si edhe botonte shkrime të thukta në gazetat e revistat opozitare “Bota e Re”, “ABC”, “Jeta dhe kultura”, “Rilindja” “Flaka “, “Besa” etj
Ra në kontakt me idetë komuniste , në modë në atë kohë dhe me mbartësit e tyre: Hasan Reçin, Demir Godellin, Riza Cerovën, Petro Markon etj, si edhe bashkëpunoi me ta si opozitar. Dënohet dy herë me burg për motive politike, mandej, kur ishte në burg, dënohet me vdekje përpjesëmarrje në kryengritjen e Fierit, 1935, dënim që iu kthye me burgim të përjetshëm. Mustafai u përgjigj: Unë kam dhjetë muaj në burg, ku nuk është e mundur të hysh në marrëveshje me kërkënd jashtë. Kërkoj pafajësinë!” ( AQSH, f.257, d.17/3) Edhe në burg, gjen mundësinë e studimit. “Kohën e shkoj duke lexue e mësue” i shkruante motrës Xhemile. U lirua në vitin 1938.
Mustafai nuk e pranoi pushtimin fashist të Shqipërisë, mori pjesë në demostratat e para të prillit 1939 dhe mandej u arratis në jugosllavi bashkë me Myslim Pezën, Haxhi Lleshin, Mustafa Kaçaçin, Hamit Shijakun etj. Atje ata ra në kontakt me Drejtorinë e Veprimeve të Aleatëve, SOE dhe atasheun britanik Xhuliano Emer, që organizuan një grup prej mëse 300 antifashistësh, dhe me në krye baritanikun Oklli Hill, hynë në Shqipëri, prill 1941, për të nxitur kryengritjen antifashiste . Është për t’u theksuar se ky projekt ishte një koalicion forcash, që përbëhej nga krahu i djathtë (Abaz Kupi), qendra ( Gani Kryeziu) dhe krahu i majtë (Mustafa Gjinishi). ( Shih: Xh, Emer, Bijtë e Shqipes, Londër 1949 )
Pikërisht në këtë kohë nis veprimi politik i Mustafa Gjinishit për realizimin e kryengritjes së përgjithshme në Shqipëri, në bashkëpunim me gjithë forcat antifashiste dhe e kordinuar me aleatët perëndimorë.
Vendosja e M.Gjinishit në Pezë, ishte e rëndësishme. Peza ishte bërë vatra kryesore e luftës antifashiste. Nuk është e rastit që në mars të vitit 1941, italianët organizuan një operacion ushtarak ndëshkimor në zonën e Pezës. Çeta nacionaliste e Myslim Pezës vepronte në Shqipërinë e Mesme, ku vepronin edhe çetat nacionaliste të Ismail Petrelës dhe Shyqyri Pezës, vëllait të Myslimit. Mustafai u bë komisar i çetës së Pezës dhe kjo u inkuadrua në Lëvizjen NÇ. Komandanti Myslim Peza e donte si djalin e vet Mustafanë, madje e dhe Xhemilja u bë partizane e ksaj çete, si edhe mjaft peqinas të tjerë. Një nga aksionet e çetës ishte edhe lirimi i të burgosurve politikë nga burgjet e kampet e internimit. Në këtë vështrim duhet parë edhe lirimi prej Mustafait nga kampi i internimit i malazezit komunist Miladin Popoviç, i cili ia shpërbleu më vonë duke i ngrënë kokën. Aksione të tjera kundër italianëve bëri çeta në Peqin, Kavajë, Pezë, Shijak etj. Mustafai luftoi trimërisht edhe kundër pushtuesve italianë, edhe atyre gjermanë, madje në betejën e Arbanës kundër gjermanëve, u plagos në krah.
Po aksioni i madh politik i Mustafa Gjinishit dhe i Koço Tashkos është organizimi i Konferencës së Pezës, 16 shtator 1942. Ishin idetë e Mustafait për një front të përbashkët antifashist dhe bashkëpunimin me nacionalistët në luftën për çlirim. Enver Hoxha ishte ende figurë e dorës së dytë ( mora një pusullë nga Miladini, ku më thoshte të lajmëroja filanin e filanin se do të bënim konferencë. Kur shkova në Pezë, qenë përgatitur referatet…Unë dola të lexoja atë referat, por që ta mbroj tezën jo”- rrëfen E.Hoxha), ndërsa vetë Miladini qëndronte jashtë shtëpisë ku u zhvillua konferenca, ndërkohë që M.Kaçaçi, R. Çitaku dhe H. Lleshi ndërhynë që Miladini të mund të hynte brenda si dëgjues. ( AQSH, f.14 d.5, v.1942).
Është meritë e M.Gjinishit që në këtë konferencë të PKSH, të merrnin pjesë si individë edhe nacionalistë, të ftuar e miq të Mustafait si Abaz Kupi, Ismail Petrela, Azis Çami, Baba Faja, Ndoc Çobo, Ramazan Jarani, Skender Muço, Halim Begeja, Xhemal Herri etj, duke i dhënë konferencës ngjyra pluralizmi politik. Ajo zgjodhi Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm NÇ, me kryetar Kamber Qafëmollën dhe sekretar Mustafa Gjinishin, dhe të përbërë prej 8 vetësh: tre komunistë:Y.Dishnica, E.Hoxha e M.Gjinishi dhe pesë nacionalistë: M.Peza, Baba Faja, A.Kupi, N. Çoba dhe K.Qafëmolla.
Konferenca e Pezës, që hodhi themelete Frontit NÇ, ishte një premisë bashkëpunimi mbi bazën e platformës pluraliste të “bashkimit të të gjitha forcave të popullit shqiptar pa dallim feje, krahine apo bindjeje politike”. Gjithashtu, vendimarrja në këtë konferencë për luftë imediate kundër okupatorit, duke e lënë pas luftës zgjedhjen e formës së regjimit dhe marrjen e pushtetit, krijoi mundësi mirëkuptimi e bashkëpunimi me faktorët e tjerë politikë e luftarakë në luftën për çlirim. Mirëpo klika e E.Hoxhës, e nxitur edhe nga jugosllavët dhe lufta për pushtet, e tradhtoi platformën e Konferencës së Pezës, e vuri Frontin NÇ nën udhëheqjen e kontrollin e PKSH, i përjashtoi nacionalistët , madje pesë nga tetë anëtarët e Këshillit të përgjithshëm i shpalli tradhtarë dhe i asgjësoi, përfshirë edhe Mustafa Gjinishin.
Në vitin 1943 raportet politike dhe ushtarake kishin ndryshuar mjaft. Italia fashiste po kapitullonte, ndërsa një pushtues tjetër po shfaqej në horizontin shqiptar, ai gjerman, madje me një masakër të llahtarshme në Borovë, korrik 1943. Në vend dominonin dy organizata politike dhe luftarake antagoniste: Balli Kombëtar dhe Fronti NÇ me gjithë mbështetesit e tyre. Ishte një imperativ i kohës bashkëpunimi mes tyre. Madje ky bashkëpunim në luftë nisi nga poshtë. Gati në të gjithë trevat u bënë marrëveshje lokale dhe luftime të përbashkëta kundër pushtuesve, sipsa traditës shqiptare ( Korçë, Gjiirokastër, Tepelenë, Librazh-Polis, Vlorë, Mat, Lurë etj).
Mustafai e kuptoi këtë nevojë të kohës dhe e vazhdoi përpjekjen për bashkimin e të gjithë faktorëve shqiptarë në luftën për çlirim. Ai bashkëpunoi me nacionalistë brenda Frontit si Ymer Dishnicën, Abaz Kupin, Shefqet Bejën, Sheh Karbunarën etj dhe jashtë Frontit me përfaqësues të Ballit Kombëtar si Mid’hat Frashërin, Ramazan Jaranin, Hasan Dostin e të tjerë, duke u bërë elementi kryesor bashkues.
“Njerëzit tanë na raportonin, -shkruante E.Hoxha,- se Mustafai takohej me Lumo Skendon, Sheh Karbunarën, Abaz Kupin e të tjerë. Bënte takime me turli njerëzish: bejlerë, disa prej të cilëve të deklasuar, disa simpatizantë me lëvizjen, disa antikomunistë të lindur e të vendosur. Mustafai kishte muhabet të madh me Ag Petrelën dhe shtëpinë e tij në Tiranë e kishte bazë… Mustafai nuk di të bëjë dallimin mes komunistëve dhe nacionalistëve. Ai arrin të kritikojë proklamatat , që sipas tij, nuk kanë mjaft nacionalizëm brenda. Çudi. Ai ka një mendim të tillë se “Lufta jonë e sotme na qenka vetëm luftë për solidaritet e internacionalizëm dhe jo luftë për të mirën e popullit shqiptar.” (Konsulta e parë e PKSH, 8 prill 1942)
Muatafai ishte një komunist me tharm nacionalist, që shihte në radhë të parë interesat e vendit e të popullit, ishte një demokrat, që bashkëbisedonte edhe me kundërshtarët politikë për interesat madhore të kombit dhe preokupohej për një Shqipëri demokratike, ishte një antifashist i vendosur, që drejtonte luftën për liri, por luftonte edhe vetë, një kordinator i vlefshëm i Aleatëve Perëndimimorë dhe veçanërisht i britanikëve, që ndihmonin luftën antifashiste, si edhe kundërshtar i metodave terroriste dhe politikave jugosllave ndaj Shqipërisë.
Ishin përvijuar dy drejtime brenda PKSH dhe Lëvizjes NÇ, njëri i moderuar, human dhe me sens kombëtar, ku reshtohen Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Koço Tashko, Omer Nishani, Anastas Lulo, Sejfulla Maleshova, Gjergj Kokoshi, Myslim Peza etj, ndërsa në grupimin tjetër bënin pjesë komunistët stalinistë, ekstremistë të përbetuar dhe me sens terrorist, si Enver Hoxha, Koci Xoxe, Mehmet Shehu, Haxhi Lleshi, Ramadan Çitaku, Hysni Kapo, Shefqet Peçi, Kristo Themelko, Liri Gega e të tjerë, që ishin vegla të bindura të komunistëve jugosllavë, Titos dhe të dërguarve të tij Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës.
Deri në Kuvendin e Mukjes, kryesisht dominonte krahu demokrat, që shpuri edhe në bashkëpunimin me nacionalistët dhe aktorët e tjerë të luftës antifashiste dhe në marrëveshjen e Mukjes, gusht 1943. Natyrisht, për arritjen e Marrëveshjes së Mukjes, ndikuan edhe faktorët e jashtëm: Koalicioni i madh antifashist , sidomos misioni britanik e amerikan në Shqipëri, që kërkonte bashkimin e gjithë shqiptarëve në luftë kundër nazifashzmit.
M. Gjinishi, i quante kundërshtarët politikë dhe faktorët e tjerë jashtë Frontit, si pjesë të popullit dhe të luftës së përbashkët dhe jo si armiq. Me propozim të Abaz Kupit dhe mbështetjen e M.Gjinishit, Këshilli i Përgjithshëm NÇ e quajti të nevojshme aleancën politike e ushtarake me Ballin Kombëtar dhe vendosi në korrik 1943 të bënte takimin me përfaqësuesit e Ballit Kombëtar, përcaktoi çështjet që do të bisedoheshin në Mukje si edhe delgacionin, në përbërje të të cilit ishin Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Abaz Kupi dhe Myslim Peza.
Po ashtu edh Kryesia e Ballit Kombëtar e mirëpriti aleancën me Nacionalçlirimtaren dhe caktoi përfaqësuesit e vet, me Mid’hat Frashërin në krye.
Pra ishte një vullnet i përbashkët që prodhoi Marrëveshjen e Mukjes. Kjo marrëveshje kombëtare është një nga më të rëndësishmet në historinë shqiptare, sepse bashkoi dy të kundërtat, dy eksremet politike kundërshtare, për intreresa madhore kombëtare dhe mori vendime tejet të rëndësishme për atë kohë, por edhe për të ardhmen:
1. Luftë të përbashkët dhe të menjëhershme përbri Aleatëve të mëdhenj Anglisë, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik si edhe të popujve të shtypur kundra pushtuesit barbar.
2. Luftë për një Shqipëri të Pavarme, luftë për zbatimin e parimit të njoftun botërisht e të garantuara nga Karta Atlantike të vetëvendosjes së popujve, për një Shqipëri etnike .
3 .Luftë për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore.
Komiteti për shpëtimin e Shqipënisë do të vazhdojë luftën tue udhëhequn popullin shqiptar në rrugën e sakrificës dhe të nderit deri në formimin e një qeverie provizore.
Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit me anën e një Asamblejeje kushtetuese të zgjedhur me sufrazh universal direkt. ( Proklamata e Mukjes, AQSH, F.14, d.21v.1943)
M.Gjinishi u zgjodh unanimisht sekretar i Kuvendit të Mukjes. Ai luajti një rol të rëndësishëm në realizimin e marrëveshjes. Ymer Dishnica, kryetari i delegacionit, i shkruante ng Mukja E.Hoxhës, ndër të tjera:
“Një takim paraprakisht ka zhvilluar Tafari (M.Gjinishi, shën.im-UB) me Mid’hat Frashërin dhe Hasan Dostin në favor të tezës sonë… Qëndrimi i Mustafës në mbledhjen e Mukajt ka qenë fare i mirë, i ka mbrojtë vendimet tona me ashpërsi dhe gjallëri të madhe… Tafa ka qëndruar dhe vazhdon të qëndrojë si jo më mirë. Ky është jo vetëm mendimi im, por edhe i Hysenit ( Gogo Nushit, shën. im, UB), që ka asistuar si delegat në të gjithë debatet. Ky është edhe mendimi i delegatëve të tjerë…( Letra të Y.Dishnicës, AQSh, F.14 d.21, v.1943).
Ndërsa E.Hoxha, nën diktatin e emisarëve jugosllavë, e quajti tradhti Marrëveshjen e Mukjes dhe gjithashtu tradhti edhe qëndrimin e Y.Dishnicë, Mustafa Gjinishit dhe i dënoi ata në Konferencën e Dytë të Labinotit ( 4 shtator 1943), ku i shpalli edhe luftë Ballit Kombëtar, legalistëve dhe gjithë atyre që luftonin jashtë Frontit kundër pushtuesve, duke i quajtur armiq e bashkëpuntorë me pushtuesin, kur disa ditë me përë kishte nënëshkruar me ta në Mukje marrëveshjen e bashkëpunimit .
E.Hoxha e quati M.Gjinishin edhe spiun të anglezëve, me të dilët ishim aleatë gjatë luftës. Është absurde dhe trashanike politika dyfytyrëshe e E.Hoxhës , që, në njërën anë e quante Lëvizjen NÇ si pjesë e Koalicionit Antifashist dhe kërkonte e merrte mbështetje politike, ushtarake, materiale dhe në flori nga misionet britanike, nga ana tjerër i akuzonte britanikët për tradhti, ndërsa M.Gjinishin si agjent të tyre! Vetë Hoxha dhe Këshilli i Përgjithshëm NÇ e kishin caktuar Mustafanë kordinator dhe përkthyes me britanikët, që ishin aleatët tanë në luftën antifashiste. Ishte diabolizmi, cmirëzia, disniveli, rivaliteti dhe frika e E. Hoxhës ndaj Mustafait, të aftë, të hapur, intransigjent, popullor, të admirueshëm nga Aleatët.
Oficerët britanikë që ndodheshin në Shqipëri në atë kohë, pa përjashtim e kanë vlerësuar Mustafa Gjinishin.
Xhuliano Emeri, shkruante: Nga takimet që kemi pasur me udhëheqës shqiptarë, M.Gjinishi, që ne e njihnim të gjithë, kishte njohuri për zhvillimet ndërkombëtare” ( Xh,Emer, Bijtë e Shqipes).
Hibbert , tek “Fitorja e hidhur” , shkruan : “Po të përdorësh termat komuniste ”Gjinishi ishte oportunist” me kontakte të gjera me shumë nacionalistë dhe sektorë të jetës shqiptare, shprehej në favor të të përpjekjeve të gjera kombëtare kundër pushtuesve, ishte popullor në forcat partizane, kishte dëshirë dhe aftësi për të punuar në mënyrë konstruktive me të huajt nga perëndimi dhe iprerë për të qenë nismëtar i pajtimit kombëtar.”
Shefi i Misionit englez, Gjenerali Deivis, e përshkruan kështu: “Ai e fliste mirë anglishten, që i dha përparësi në marrëdhëniet me ne, por ngjalli dyshime. Kur e njohëm, ramë në një mendje për të bashkëpunuar dhe bisedonim me të pasi ai qe njeri i arsyeshëm. Gjithashtu, ai kishte një prirje të këndshme humori. Nëse Mustafai do të udhëhiqte shtetin në vend të Enverit, vështirë se do të bëhej lodër në duart e Rusisë”. (Gjenerali Deivis, Aventurë Ilire).
Përgjegjësi i Seksionit Aleat për Shqipërinë , nënkolonel Filip Lik që kishte ardhur në Shqipëri më 10 maj për të parë vetë nga afër situatën, refuzoi ftesën e E.Hoxhës për të marrë pjesë në kongresin e Përmetit,. Sipas tij dhe qeverisë britanike ai ishte një kongres i paligjshëm, që angazhonte ushtrinë NÇ për të marrë pushtetin pa mbaruar ende lufta, ndryshe nga ç’ ishte vendosur më parë dhe përjashtonte gjithë faktorët e tjerë politikë, të cilët, sipas Hoxhës, duhet të asgjësoheshin etj. Aleatët nuk e njohën kongresin dhe qeverinë ( komitetin) e dalë prej tij dhe deklaruan se “ nuk do të njihnin asnjë qeveri që do të zgjidhej me forcën e ushtrisë, por vetëm me zgjedhje popullore pas luftës”. ( FO 371 / 43554 PRO)
N/koloneli britanik i dërgoi me adjutantin e tij një letër M.Gjinishit, ku i shpjegonte arsyet përse nuk merrte pjesë në Kongresin e Përmetit. E.Hoxha e paraqet kështu këtë fakt përpara kolonelit jugosllav Stoiniç në Berat: “Ne e pamë kur n/koloneli ia dërgoi letrën Mustafait dhe ky e këndon dhe ia kthen përgjigjen me zarf. Miladini iu afrua Mustafait dhe i tha: “Çështë ajo letër?” S’është asgjë, i thotë Mustafaj. “Ti je njeriu i anglezëve, i thotë shqip Miladini. Mustafai iu përgjigj : “Unë nuk jam tradhtar” (AQSH, f 14 d.2 v 1944) Në këtë dialog, sintetizohet një nga të vërtetat tragjike të Luftës NÇ. Në krye të PKSH dhe të Luftës NÇ ishte M.Popoviçi dhe D.Mugozha, nga të cilët i merrte urdhrat E.Hoxha.
“Kush e ka udhëhequr Partinë tonë? Partinë tonë e ka udhëhequr në punë Aliu ( M.Popoviçi), në udhëheqje ka qenë Aliu, dorë e djathtë e Enverit” – thotë anëtarja e KQ të PKSH, Liri Gega.
Ja ç’thotë vetë Enver Hoxha me gojën e tij: “Ata që ishin kryesorë, ishin Aliu dhe Dushani. Çdo gjë që thoshte Aliu ishte e mbaruar..Vija terroriste është e fortë tek Dushani, që vriste më shumë se Mehmeti. Ke Aliu ishte me hënë. Unë në këtë pikë isha pasqyrë e Aliut, dmth kur thoshte ai se ky po bën kështu, atëherë vendosnim ta vrisnim… Asgjë s’e peshonim Parrula”o me ne o kundër nesh” ishte në rend të ditës.. Sa për Mustafa Gjinishin ajo ka qenë ndryshe. Ne mendojmë se ajo duhej bërë….” (QSH, F.14, d.2, Plenumi i Beratit).
E.Hoxha ka qenë i ndërgjegjshëm dhe i vendosur për vrasjen e Mustafait. “Ajo duhej bërë”- rrëfehet ai. Shihet qartë, Hoxha ishte një terrorist profesionist, qe e ngriti karrierën mbi vrasjet, jo vetëm të kundërshtarëve politikë, por edhe të shokëve më të afërt e më të çmuar të Luftës antifashiste. E.Hoxha ishte një monstër, që ia kalon edhe ustait dhe idhullit të tij, Stalinit, për krimet që ka kryer. Përpjekja tinzare e djeshme dhe e sotme për të manipuluar se E.Hoxha ka qenë “i keq” pas luftës dhe “i mirë” gjatë luftës, është një shmangie nga historia e vërtetë, një mashtrim dhe një përpjekje mjerane për ta reabilituar atë. E,Hoxha i ka bërë krimet më të mëdha gjatë luftës, krime politike dhe krime kundër njerëzimit, siç është edhe krimi kundër M.Gjinishit.
Pikërisht, në Përmet, u vendos nga Miladin Popoviçi dhe E.Hoxha eliminimi fizik i M.Gjinishit. Por asgjësimi i tij ishte menduar qysh mëparë. Në letrën që E.Hoxha i shkruante N.Spirut, i thoshte: “Puna e Mustafait neve nuk na përqen, edhe çështja e Mukjes si edhe mesazhi i Radio Londrës për Tafarin etj. Lidhjet dhe lëvizjet e tij duhet të kontrollohen. Me Mustafanë duhet të lozim një lodër me shumë kujdes… Mua nuk më mbushet mendja dhe po më bëhet një ide fikse çështja e Mustafait. Prandaj duhet t’i hetosh mirë lëvizjet e tij…” (letër N.Spirut 4 tetor 1943). Po kështu E.Hoxha i jep porosi L.Gegës për survejimin e Gjinishit në Dibër.
Nga ana tjetër, M.Popoviçi kërkonte kokën e Mustafait, sepse ky shtronte zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës dhe kundërshtonte politikën “përça e sundo” të emisarëve jugosllavë. Miladini i shkruante K.Tashkos: “Në qoftë se kërkohet se kush e ka bërë pyetjen “Si qëndron çështja e Kosovës, po jua them se e kanë bërë Dinoja (K,Tashko, shën.im, UB) dhe Tafari (M.Gjinishi, shën.im, UB), tue thanë se e tanë Shqipnia asht e preokupueme prej këtij problemi. Të gjitha çështjet vijnë prëj idenave jo të qarta e të errëta që i kombinon ti, shoku Dino me Tafarin për çështjen nacionale. Ju kini mbërritur shumë larg në hipoteza dhe e kini shtrue çështjen e Kosovës shumë tragjike dhe si çështjen më aktuale në Shqipëri”.
Miladini sulmonte Koço Tashkon: “Akuza “përça e sundo” që shkruan ti për mua, është thënie e Tafarit, që e don aq fort ti dhe e merr hua me aq vullnet. Vëtëm se ai do të përgjigjet për këtë një ditë”. Por kërcënimin me jetë e ka për M.Gjjinishin, që e vuri në zbatim bashkë me E.Hoxhën.
Vetë Mustafai e kishte nuhatur që do ta eliminonin. “Kanë frikë nga unë se kam shumë simpati në popull, thotë Mustafai. Kanë frikë nga unë pse kam simpati për anglezët. Kohët e fundit kam pasur një bashkëfjalim me Enverin, me të cilin jam grindur shumë.”(informacion i G.Nushit për Mustafa Gjinishin, 23 gusht 1944)
Edhe e motra, Xhemilja, që rrinte në shtëpinë e M.Pezës, tregon: “Më çojnë në Veri për të më vrarë, i tha Mustafai babë Myslimit. – Ikë jashtë shtetit, i tha Baba. Jo, më mirë të vritem, sesa të iki si dezertor nga Shqipëria. Unë s’kam ba ndonjë faj!- ia ktheu Mustafai. – Për ty do ta çoj gjakun në gju të kalit! i tha babë Myslimi”.
E transferuan Gjinishin nga Peza në Dibër dhe përgatitën skenarin për ta vrarë. Zbatimin ia ngarkuan Liri Gegës dhe Shefqet Peçit. Kur grupi i përbërë prej Liri Gegës, e derguara e KQ në Korp.I, M.Gjinishit , i dërguar i Këshilli i Përgjithshëm NÇ dhe majori britanik Smith pranë korparmatës, si edhe shoqëruesit e tyre, po kalonte nga Peshkopia në Slatinë , atij i ishte bërë një pritë e organizuar nga L.Gega dhe Sh. Peçi. Kaloi pararoja, kaloi edhe Liria me shoqëruesit, ndërkohë që para pritës u shfaq M.Gjinishi dhe majori Smith mbi kuaj, u godit me dy të shtëna vetëm Mustafai, që ra i vdekur përtokë. Majori Smith, u kthye pas për në Peshkopi. Ishte data 23 gusht 1944.
Siç tregon shoqëruesi i Mustafait, Fadil Thartori, prita ishte përgatitur, qysh më parë, për të vrarë Mustafanë. “Ishte qëlluar me dy plumba në ballë dhe në zemër. Duke u dridhur e duke qarë fillova të kontrolloj xhepat. Pasaporta dhe dokumentet e tjera ishin shpuar nga përpara, dmth se Mustafai nuk ishte qëlluar nga prapa shpine, siç u tha më vonë. Dokumentet dhe armatimin e Mustafait ia dorëzovë Liri Gegës në Sllatinë. Mua nuk më pyeti njeri se qysh ndodhi kjo vrasje”.
Menjëherë Liri Gega njoftoi me telefram E.Hoxhën. Ja përmbajtja e telegramit të parë:
Telegram.Rezervat… Shifër sekrete (për Enverin).
Çdo gjë mbaroi sipas porosisë suaj. Prisni radiogramin që vijon.
Muzhiku (Pseudonim i L.Gegës)
E pranon vetë E.Hoxha pwrmbajtjen e telegramit: “Telegrami thoshte “Puna doli me sukses”. Kjo ishte puna e Mustafait”. (AQSH, F14 d.2. v1944).
E pranon këtë vrasje, sepse ajo u bë e njohur nga të gjithë, edhe në shtypin e kohës, madje edhe nga britanikët. E pranon edhe si një kërcënim për të tjerët. Megjithatë, fillimisht, Hoxha u mundua ta mbulonte, si shumë vrasje të tjera politike. Ai, më datën 26 gusht, pra, pas tre ditësh heshjeje, vetëm kur mori një radiogram nga Kuartieri i Përgj.Aleat për vrasjen e Mustafa Gjinishit, e shpalli atë hero, të rënë në luftë kundër gjermanëve. Ç’hipokrizi e llahtarshme.
Po ç’thotw Sejfulla Malëshova:
“Për herë të parë mora vesh punën e Mustafa Gjinishit dhe nuk e di përse. Një nga të dyja: Ose ai ka qënë tradhtar i Partisë edhe i popullit sot kur jemi në luftë dhe atëherë ne duhet ta vendonim hapët, ose ai ka bërë gabim e për gabim nuk vriten njerëz. Përvec kësaj, mënjanë e vrasin Mustafa Gjinishin, me anë tjetër e quajnë hero para popullit dhe organizatave. Këto metoda jezuite s’kanë të bëjnë fare me PK…”
Ja si e përcjell Gogo Nushi përjetimin e Myslim Pezës:
“ Parmbrëmë mësuam nga Radio Bari për vrasjen e M.Gjinishit. Ia njoftuam Myslim Pezës, i cili u hidhërua shumë dhe nuk tha asnjë fjalë. Mbas disa orësh filloi të pijë raki përpara ma shumë se 50-60 vetësh e filloi të flaës: “Mustafain e kanë vrarë shokët, se ky qe më i zoti se ata. E kërkova të vinte në Pezë si Mustafën ashtu edhe Hasanin(Recin), por nuk më lanë Ramadan Citaku, të cilit i dhjefsha mustaqet. Mustafai para se të largohej nga Përmeti më tha se më dërgojne në Dibër dhe atje do të më zhdukin…Më kishte thënë sh.Enver për Mustafën që duhej pushkatuar” (Nga letra e G.Nushi dërguar KQ të PPSH, F14, D 44).
Trupi i M.Gjiniahit u varros me nderime në varrezat e dëshmorëve të Peshkopisë. Pak ditë më pas, me urdhër nga lart, eshtrat e tij u zhvarrosën natën dhe u hodhën në një përrua, që t’i merrte ato me vete e të mos mbeteshin as gjurmët e varrit. Kjo ndodhi para 70 vjetësh. Po tani? Sot flitet e shkruhet për Luftën Antifashiste, për Pezën, për Aleatët, për E.Hoxhën dhe ata që e vranë Mustafa Gjinishin, por asnjë fjalë për Mustafa Gjinishin.

Filed Under: Histori Tagged With: kush e vrau, MUSTAFA GJINISHIN ?, Uran Butka

“11 vjet nga lumturimi i Nënë Terezës”

October 19, 2014 by dgreca

NeneTereza, takimi i rrallë me Mbretëreshën Geraldinë/
Nga Beqir SINA New York/
NEW YORK CITY : Në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Papa Gjon Pali II. Kurse, Papa Françesku shpalli në Prill 2014 Shenjtorë dy nga paraardhësit e tij – Papa Gjon Palin e II-të dhe Papa Gjonin e XXIII-të, në një ceremoni në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.
Dita e lumturimit të Nënë Terezës,19 tetor 2003-
Plotë njëmbëdhjet vite më parë (19 tetor 2003), Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës dhe rrespektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi krejt jetën.
Papa Gjon Pali II, i cili e adhuronte murgeshën shtatvogël shqiptare, e cila vdiq në shtator 1997 në moshën 87 vjeçare, shprehu atë’here dëshirën për ta shenjtëruar besimtaren por arriti deri në etapën e parafundit, Lumturimin. Pikërisht, kjo ditë është shpallur festë kombëtare nga qeveria shqiptare e asaj kohe dhe viti 2010 që përkon me lindjen e bamirëses me famë botërore ishte shpallur si “Viti i Nënë Terezës”.
Ndërsa më 21 qershor 2014, profesori i Universitetit të Birmingham në Angli Dr. Gëzim Alpion ka nisur një fushatë, nëpërmjet së cilës i kërkohet Vatikanit të përshpejtoj procesin e shenjtërimit të Nënë Terezës. E cila thuhet megjithëse është akoma në fillim të rrugës së saj, mirëpo, është përkrahur nga një numër gazetash, revistash dhe portalesh në Indi, Amerikë, Angli, Kanada, Shqipëri dhe Kosovë.
Dy gazeta të rëndësishme – ‘Matters India’ në New Delhi (http://mattersindia.com) dhe ‘Illyria’ në New York (http://illyriapress.com) – e kanë bërë njoftimin për nënshkrimin e peticionit për shenjtërimin e Nënë Terezës permanent në webpage-et e tyre, për t’i inkurajuar lexuesit të nënshkruajnë. Dr. Gëzim Alpion ka deklaruar në fillim të kësaj fushate se:” Me sa jam njoftuar, numri i enteve mediatike që do të bëjnë të njëjtën gjë do të rritet së shpejti”.
Nënë Tereza shqiptare-Nënë e mbarë njerëzimit
Nënë Tereza, kjo nënë e përvuajtur e njerëzimit, e cila doli nga gjiri i një populli të lashtë, me kulturë, identitet dhe histori origjinale, të veçantë dhe të pandërprerë, asnjëherë nuk e fshehu origjinën e saj shqiptare. Gonxhe Bojaxhiu u bë nënë e njeriut të pambrojtur, nënë e njeriut të pashpresë, nënë e nevojtarit, e jetimit, e të sëmurit, e të pafuqishmit, nënë e të braktisurit: nënë e tërë njerëzimit. Kështu e kan quajtur linderit shqiptarë Nëna Teresen, sipas të cilëve lartësia ë qëllimit të Nënës Terezë ishte e pakrahasueshme më këdo në botë e Nënë Tereza vetë, simbol i vlerave të larta njerëzore, i bujarisë, mëshirës, shpirtmadhësisë, flijimit për të tjerët, bashkëvuajtjes dhe vënies së interesit të përgjithshëm mbi atë personal.
Ata thonë se : “Shpirti i Nënës Terezë duhet të udhëheqë edhe më tej vizionin tonë për një shoqëri të tolerancës, mirëkuptimit, respektit të ndërsjellë dhe solidarizimit pa dallim të përkatësisë sociale, etnike, kulturore dhe religjioze. Kjo vlerë e bëri Nënën Terezë qytetare të botës dhe mike të popujve. Këtë vlerë supreme arriti ta prodhojë, ta ngrejë në kulm dhe ta universalizojë një bijë, grua dhe misionare fetare me origjinë shqiptare“, sipas të tyre vlerat shpirtërore dhe humaniste të Nënës Terezë janë sintezë e vlerave më të mira të civilizimit shqiptar dhe shpjegues esencial i frymës tolerante dhe kulturës së unitetit kombëtar.
“Lum ata që flasin gjuhën e zemrës. Në çfarëdo vendi ose gjendje që të jenë, rrugët e besimit të vërtetë, e çojnë gjithë jetën kah i njëjti drejtim – nga Perëndia”-kanë qenë këto fjalitë e bekimit të Nënë Terezës, për mbretëreshën shqiptare, Gerarldinën, kur është larguar nga takimi me të. Është një nga episodet e rralla që mbërrin në publik pas me shume se 40 vjetësh, kohë kur Nënë Tereza ftohet në familjen mbretërore, kur ishin të vendosur në Nju Jork. Kjo dëshmi është zbuluar pak kohë më parë nga një veteran i Mbretërisë Shqiptare në mërgim, duke i dorëzuar gazetës “Bota sot” një artikull të shkruar me shumë se tri dekada më parë nga znj. Lume Musa Juka, në gazetën “Atdheu”, e cila ka qenë dëshmitare e vizitës së Nënë Terezës, dhe bisedës në Mbretëreshën Geraldinë. Znj. Juka sjell shkurtimisht çfarë biseduan dy gratë e “mbretërive” të ndryshme, njëra e tokës dhe tjetra e qiellit. Nënë Tereza i shpreh Mbretëreshës Geraldinë dëshirën për t’u kthyer në atdhe, në Shqipëri, se si ajo lutej te Zoti për familjen mbretërore, për gjendjen e familjes së saj lënë në Shqipëri dhe ndjeshmërinë për botën moderne të Amerikës në atë kohë.

***
Një nga veteranët e Mbretërisë Shqiptare në mërgim, veprimtari i shquar në Nju Jork, Musli Mulosmani, i dorëzoi gazetës kombëtare “Bota sot”, një artikull të gazetës “Atdheu”. Në këtë artikull zëdhënësja e Monarkisë Shqiptare në mërgim, znj. Lume Musa Juka, rrëfen një takim të përzemërt të Nanës Mbretëreshë Geraldinë me Nënë Terezën, laureaten e çmimit “Nobel” për Paqe.
Znj. Juka, shkruan: “Ishte një kënaqësi e madhe me e pa Nanën Mbretneshë Geraldinë në Nju Jork në qershorin e atij viti. Dinjiteti, me të cilin ka jetue në mërgim, por sidomos përvujtnija, mirësija e besimi i saj në Zotin – më kanë prekë përherë”. Ky besim, – thotë ajo, – e ka ndihmue me kalue halle e mërzina të shumta, pa e humbë buzëqeshjen e saj t’ambël.
Në bisedim e sipër ajo tregon se Nana Mbretneshë Geraldinë, kishte takuar Nënë Terezën dhe kishin kaluar kohë së bashku, për më shumë se dy orë.
Por, në kujtimet e saj, znj. Juka shkruhet se sa e përmenda këtë emër (pra të Nënë Terezës) sytë e Mbretëreshës Geraldinë, shndritën – me një dritë të brendshme, me interesim e me kuriozitet të veçantë, ku ajo ka dashur të dijë për çfarë kishte folur. ”I kallzova, – thotë znj. Juka, – dhe ajo dëgjoi çdo fjalë me vëmendje të madhe.
Sa dëshirë, – tha, – kam me e pa edhe unë! E këtë dëshirë e kam tash e sa vjet”.
Nuk u zgjata më shumë, por, me zemër iu luta Zotit, të më ndihmojë me ia dhënë këtë gëzim. Ishte e martë, 23 qershor mbasdite vonë. Koha shumë e shkurtër, sepse Mbretëresha Geraldinë do t’u kthente me datën 26 qershor në Madrid. ”Nënë Tereza vinte gjithnjë në Nju Jork, për t’iu lutë Zotit, vazhdimisht, dhe për disa ditë ishte vendosur në një vend – ku s’kishte as telefon. Në kuvendin e saj, murgeshat i kishte porositur mos me i dërgue asnji mesazh”.
Duke sjellë kujtimet e saj për atë ditë znj. Juka, thotë: “I shkrova me të shpejtë një letër të vogël, në të cilën i thoshja edhe këto: ‘Dëshiroj që ta njifni Mbretëreshën Geraldinë, sidomos edhe për besimin e mrekullueshëm që ka në Perendinë. Jetoni në kontinente të ndryshme, por ja që gjendeni në Nju Jork në të njëjtën kohë, pra ndoshta, është thanë që të shifeni?!’ Letrën murgeshat ia kishin dorëzuar Nënë Terezës. “Të mërkurën mbrama, të asaj dite më bëri me dijtë se na priste në mëngjesin e 25 qershorit. Sa mirënjohëse i isha!
Menjëherë telefonova Mbretëreshën Geraldinë. Kënaqësia e saj ishte e papërshkueshme. Kur shkova me e marrë të nesërmen më përqafoi tue më thanë: “Jam shumë e gëzueshme që do ta takoj Nanën Terezë”.
Z. Abedin Mulosmani (zëdhënësi i Oborrit Mbretëror) na shoqëronte. Nuk ishte e lehtë me gjetë rrugën, në një lagje jo shumë të bukur të jugut të Bronksit. Mbretëresha Geraldinë, me habi shikonte herë majtas e herë djathtas. Nuk mujte me iu besue syve të saj dhe pyet: A është e mundur të ketë kaq vorfni në këtë vend kaq të pasur? Rrugët kësisoj, e shtëpi të shkatërrueme?”
Znj. Juka thotë se iu përgjegj: “Nanë Teraza kudo ku shkon, kërkon me gjetë plagët e vuajtjet e atij vendi, e si një mjek i mirë, me hirë të Zotit iu bjen shpresë e shërim”.
Mbrritëm! Një murgeshë e re dhe e bukur si pranvera na çeli derën. Tue buzëqesh na tha: “Nanë Tereza është duke ju pritur!”, e na drejtoi me hapa të lehtë si me kan tue fluturue”.
Nanë Tereza ishte në gjunjë duke u lutë! U çue në kambë, po sa na pa, me shumë ngrohtësi na shtrëngonte duart dhe na përqafoi me shumë përzemërsi. Na futi në dhomën e vogël e u ul pranë Mbretëreshës Geraldinë. Menjëherë, filluan të bisedojnë…
Nanë Tereza: “Unë nuk merrem me politikë, me buzëqeshjen time e dalloni”, – na tha. Më pas ajo vazhdoi duke shtuar: “Prej ditës qysh se keni ikur nga Shqipëria, i jam lut Zotit, për ju e për Djalin tuaj”.
Ndërsa biseda ka vijuar nga fjalët e Mbretëreshës Geraldinë: “Gjithmonë e kam ndier në zemër se dikush, shumë pranë Zotit është duke u lut për ne e djalin tim! Paskeni qenë ju Nënë Tereza. Me gjithë zemër ju falënderoj. Zoti Ju bekoftë!” ”Më vjen keq që nuk mundem të shkoj në të gjitha vendet e botës. Por më keq më vjen, pasi u treta e gjitha, se nuk më lejojnë të shkoj në vendin tim, në Shqipëri… Por Zoti thotë se asgjë në këtë botë nuk është e përgjithmonë”, – ka vijuar bisedën Nënë Tereza.
Mbas një heshtjeje të vogël Nënë Tereza vazhdoi: “Kur u bëra murgeshë, prindët e mi bashkë me motrën dhe vëllanë tim, u kthyen në Shqipëri. Babai vdiq gjatë luftës. Vëllai, Lazri Bojaxhiu, i cili tash banon në Palermo, Itali, mundi të arratisej, nana me motrën mbetën atje. Unë tash jam nënshtetase indiane, në Indi kam kaluar gati gjithë jetën time. Qeveria indiane pati mirësinë me ndërhy pranë qeverisë së Tiranës, duke iu lutur Tiranës që të më lejonin t’i vizitoj. Kjo as qe e mundur… Nana ime ndërroi jetë, pak më vonë edhe motra. Vetëm Zoti e di çka është bërë me ato në Shqipëri. Vetëm pranë Zotit ato duhet të jenë në paqe, të qeta, e të lumtura.
Vëllai im e flet shqipen shumë mirë. Unë jam larguar e vogël nga familja. Më kujtohen disa fjalë, por vëllait i shkruaj shqip. Se si e shkruej shqipen as unë nuk e di, por vëllai im duket se më kupton shumë mirë. Po ju madhëni a e keni perfeksionue shqipen?”
Znj. Juka shkruan se ndërhyri në këtë bisedë duke u shprehur: “Po. Nana Mbretëreshë, Geraldina, e flet dhe e shkruan shumë bukur shqipen – ambël e shumë këndshëm”. Biseda me Nanë Terezën, u ba në anglisht, gjuha që është zgjedhë me folë në kuvendet e Misionarëve të Mëshirës”.
Mbretëresha Geraldinë që fliste gjashtë gjuhë (hungarisht, anglisht, italisht, frëngjisht, shqip, spanjisht) foli me të përzemërsisht duke i bërë shumë pyetje, sidomos për sa i përket punës së shenjtë që Nanë Tereza bënte e po përhapte në vende të ndryshme të botës. Nanë Tereza iu përgjigj pyetjeve duke dhënë edhe hollësirat e duhura. Njëra prej pyetjeve të Mbretëreshës Geraldinë ishte: “Cilat janë problemet më të mëdha të SHBA-së?”
Nënë Tereza iu përgjigj: “Nuk i di të gjitha, por me ç’kam pa e dëgjuar deri tani janë: vetmia, indiferenca e njerëzve dhe sidomos varfëria shpirtërore… kjo e fundit është shpeshherë edhe me tragjike sesa varfëria për bukë… e kundërta e racës sonë shqiptare, që jemi shumë të varfër nga ekonomia, por jemi shumë të pasur nga shpirti”.
Ajo tha se ndihej nevoja të hapej një shtëpi bamirësie, edhe në Nju Jork. Edhe, se atë ditë ishte dhënë edhe leja e hapjes së saj. ”Vizita juaj ka me kenë e paharrueshme, edhe për këtë gjë, është rasti i mirë sikur edhe ju të kishit ndihmuar në themelimin e kësaj shtëpie. Tash është momenti të largohem pakëz sa t’i lutem edhe një herë Zotit”, – i tha Nënë Tereza, Mbretëreshës Geraldinë.
Dëshmitarja e bisedës, znj. Lume Musa Juka, shprehet: “Rrallëherë kam parë fytyra të tilla të ndriçuara me një dritë dashurie shpirtërore, sa që pashë ato dy fytyra atë ditë – të këtyre dy grave të bekueme e të mrekullueshme”. ”Disa minuta më vonë u ndamë nga ajo shtëpi, ku u takuam, duke u përshëndetur çiltërsisht, me të njëjtën ndjesi. “Duke mos i besuar zemrës se si po ndaheshim.
U larguam sikur të ishim njohur përgjithmonë, sepse e njëjta jetë shpirtërore na frymëzonte, jetë që vjen vetëm për një besim të plotë dhe të sinqertë. Me përvuajtjen që e dallonte Nënë Terezën, na përcolli deri jashtë shtëpisë, duke na dhënë me vete bekimin e saj: “Lum ata që flasin gjuhën e zemrës. Në çfarëdo vendi ose gjendjeje që të jenë, rrugët e besimit të vërtetë e çojnë gjithë jetën kah i njëjti drejtim – nga Perëndia”, – shkruan dëshminë e asaj bisede rreth 30 vjet më parë për gazetën “Atdheu”,

Kur erdhi Nana Tereze në Kombet e Bashkuara për herë të parë

NEW YORK : Kur erdhi Nana Tereze në Kombet e Bashkuara për herë të parë, kan qenë vetëm besimtarët e vërtetë të krishter shqiptar, patriotët edhe atdhetarët, anti komunistët ata që dolën e pritën me plot dashuri dhe respekt këtë bijë shqiptare që Enver Hoxha nuk e la as të merrte pjesë në varrimin e nënës së Saj dhe ia ja ndaloi hyrjen deri sa erdhi demokracia – dhe Presidenti i parë i Shqipërisë, Sali berisha, ia hapi dyert që ajo zyrtarisht të vizitonte Shqipërinë.
Këtu mund të lexoni një artikull me foton e Nanë Terezës , Nobelistes shqiptare, dalë në Qershor të vitit 1988, dhe e botuar në gazetën ATDHEU, organin e partisë Lëvizja e Legalitetit, një mbretëror i kulluar – anëtarë i Senatit të PLL në SHBA, zoti Musli Mulosmani, duke u përshëndet si e quan ai “me Shëjtnëshën Shqiptare – NANE TEREZEN, në mesin e shumë besimtarëve katolik shqiptarë në New York – në Kishën Sant Ritas në Bronx NY”
Në kujtimet e tij zoti Mulosmani, thotë se sot shumë flasin për Nëna Terezën dhe mburren se e kanë takuar ose e vlerësojne atë , por ne Mbretërorët shqiptar, Oraganizata Lëvizja e Legalitetit në Mërgim, sot Lëvizja e Legalitetit, besmitarët katolik atdhetar e patriot – anti komunistët, kemi qenë ata që luftuam dhe sakrifikuam duke mbajtur në dorë flamurin kuq e zi pa yll – dhe dashur gjithmonë këtë ikonë të Perendisë se besuam gjithmonë në Zot dhe Komb . “Ne jemi të parët, dhe të vetmit thotë ai që e kemi dasht dhe respektuar si bijë shqiptare dhe e kemi quajtur qysh në atë kohë Shëjtënësh, Nanë Terrezen, edhe kur qeveria e Shqipërisë, Enver Hoxha dhe veglat e Sigurimit të Shtetit, na thonin fjalët ma të ndyra për këtë njeri të Shejtë, dhe ne na përndiqnin duke na quajtur ne të arratisurit “Armiqtë të Popullit” dhe “tradhëtarët”.
Materiali është marrë nga gazeta” ATDHEU” ish – organi i organizatës kombetare “LEVIZJA E LEGALITETIT”, ku Drejtor i saj ka qenë Rasim SINA, kryeredaktor Hysen MULOSMANI( të dy kane vdekur), Kjo gazetë ATDHEU, sot nuk ekziston,më arsyet e saj ende nuk dihen se Pse?.

Filed Under: ESSE Tagged With: 11 vjet nga Lumturimi, Beqir Sina, Geraldina, Mother Teresa

Çlirimi i vërtetë i Beogradit

October 17, 2014 by dgreca

Nga Dionis Xhafa/
U desh një ndeshje futbolli për të kuptuar se se në rajonin e Ballkanit, të cilësuar dikur “fuçi baruti” ndjesitë e urrejtjes etnike janë akoma prezente. Dimensionet sportive u thyen për tu zëvendësuar me dimensionin politik të ngjarjes. Një Ballkan i tërë nisi intrigat e vjetra, me lidhje të koalicioneve historikisht të njohura. Malazëzët nisin “sulm ndaj shqiptarëve, gjithashtu edhe grekët e maqedonët dhe nga ana tjetër mbështetës të shqiptarëve dalin aleatët e njohur, boshnjakët dhe kroatët. Duke parë këto raporte, duket sikur shtetet nuk nisen nga parimi i së drejtës, por parimi se me cilin shtet kam marrëdhënie interesi ndërshtetëror.
1. Huliganizmi “patriotik” serb dhe miti ksenofob
Realiteti serb, siç u pa dhe në ndeshje është ai, ku kombi mbrohet me çdo çmim. Në mos, sistemin serbët e kuptojnë, që kush kryen më shumë huliganizma, sidomos kundër shqiptarëve kaq shumë të urryer prej tyre, është njeriu më i fortë dhe më i duhuri “për të përfaqësuar kombin”. Ndërsa, për botën e qytetëruar një huliganët në stadiumet e Serbisë janë turpi i këtij kombi, e sidomos fytyra e Bogdanov, nga shumë serbë, ky person mos është deri edhe “idhull”. Më keq akoma është fakti se politika bëhet njësh me huliganët, duke qenë se kultura në popull është kaq e ultë. Serbia, mes tjerash dëshmoi se edhe disa prej policëve të saj i ka me sjellje ksenofobe. Derisa në ushtri, në polici dhe në administratë të sigurisë së Serbisë ka persona që kanë vrarë në Kosovë apo diku tjetër dhe kanë bërë karrierë me gjak shqiptari, kroati apo boshnjaku, nuk ka sesi mos jetë ‘normale’ edhe fuçia në stadium, edhe hyrja brutale e tifozëve etj. Nëse UEFA e dënon në tavolinë Serbinë, do ti bënte jashtëzakonisht mirë këtij shteti që vërtetë të jetë shtet. Së pari, për të ç’kriminalizuar shtetin, duke dënuar kriminelët e luftës dhe kriminelët si tifozë, që kryejnë akte vandale. Është rasti më i mirë për ti dhënë shuplakë se miti nacionalist dhe aq më tepër ksenofobia është turpi i një Evrope që po e dënon kaq shumë.

2. Brukseli para vendimit për “gjyqin për dy kombet”
Brukseli zyrtar po përjeton një moment që nuk duket të jetë aq i përshtatshëm. Jo më kot, Merkel mblodhi liderët ballkanikë, me qëllim që së paku Ballkani të jetë në qetësi, derisa BE-në më shumë po e shqetëson një person me emrin Putin dhe beteja e gjitha zhvillohet për Ukrainën. Parë nga jashtë, Brukseli mund ta shohë çështjen edhe në banalitetin e shprehjes “çështje shqiptarësh dhe serbësh” apo “zënkë për flamuj”. Natyrisht si shqiptar dua që tre pikët të fitohen nga Shqipëria, por kam kurajon të besoj se vendimi do të jetë i drejtë. Shpesh BE-ja ka politika në vende ku banojnë shumë etni, ku dënon dhunën, çështjet thelbësisht njerëzore dhe nuk flet në emër kombesh, gjë e cila shfaq pakënaqësi në kombet, që e kanë ngritur filozofinë e të menduriat mbi gjak dhe flamur dhe jo mbi të drejtë.
3 . A e mban BE-ja anën e Serbisë?
Ekziston një tezë jo pa baza se Serbia “është e përkëdhelura” e Evropës. “The Economist” në një analizë të sajën përshkruante gjendjen politike në Serbi dhe politikanët serbë. Në këtë analizë thuhej se për kryeministrin Aleksandër Vuçiç ka shumë dyshime se ai është një nacionalist i thekshëm që ka ndërruar lëkurë prej një lideri përparimtar. Edhe sikur kjo të mos jetë e vërtetë dhe Vuçiç vërtetë të ketë ndryshuar, problem është se në kabinetin e Vuçiçit sot është ish-kryeministri, tanimë ministër i Jashtëm, Ivica Daçiç, nxënës shembullor i Millosheviçit. Ngjan sikur Serbia nga njëra anë e mban mirë edhe me BE-në, edhe me Rusinë, me qëllim që të përfitojë nga të dyja. Të dy aleatët që janë në “luftë diplomatike” me njëra-tjetrën” përpiqet kush e kush ta mbajë sa më pranë Serbinë dhe kjo e shfrytëzon një rast të tillë për benefite sa më të mëdha nga ndërkombëtarët.
4. Pesha e flamurit të “Shqipërisë Etnike”
Ai flamur që u ngrit mbi qiellin e Beogradit sigurisht nuk është zyrtar dhe nga pikëpamja e mesazhit ishte diçka fantastike simbolike. Megjithatë, ai flamur ka histori për të dyja etnitë. Ndërsa shqiptarët e shohin si flamurin mbi të cilin kanë derdhur gjak për liri, serbët në të shohin një territor të asaj harte të flamurit panë një territor të shkëputur tanimë nga shteti i tyre, Kosovën, një peng për shtetin dhe për serbët. Analisti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Server do të argumentonte se harta mbi flamur, sido të jetë si ideologji nuk është e duhura, është irredentiste dhe jo për një Ballkan stabil. Kur Millosheviçi ndërtoi ideologjinë, sipas së cilës shteti serb do të ishte gjithandej ku ka serbë, pësoi humbje në Kroaci, në Bosnje dhe në fund në Kosovë dhe bashkë mehumbjet dhe gjakderdhje të jetëve të pajajshme. Një gjë e tillë nuk duhet përsëritur nga e ana tjetër e medaljes, nga pala shqiptare.
5. Putini, Serbia, BE-ja, Kosova
Më ngjan se Serbia dhe Rusia kanë hyrë në një marrëdhënie mes tyre jo dhe aq vëllazërore dhe besnike si dikur, por edhe interesash. Ndërkohë që Rusia i thotë Serbisë të mos i vërë sanksione sikundër ia kërkon BE-ja, Serbia nga ana e saj kërkon nga Rusia respektim të sovranitetit të shtetit serb. Termi “respektim i sovranitetit të shtetit serb” që u përdor nga Vuçiç në takimin me Putinin, do të thotë mosnjohje e Kosovës nga Rusia. Dhe Putin e dha garancinë për këtë. Ekziston si teori, por jo aq faktike, që Kosova mund të jetë “mollë sherri” mes Shqipërisë dhe Serbisë”, sidomos me ngacmimet që po bëhen kohët e fundit. Edhe faktori ndërkombëtar ka jo pak faj për Kosovën, derisa statusi i saj ende nuk është i rregulluar ndërkombëtarisht dhe kur vetë qytetarët e Kosovës janë të ndarë për statusin e vendit të vet. Shqiptarët e cilësojnë pavarësi, ndërsa serbët në pakicë në veri dhe Beogradi zyrtar e cilësojnë akoma Kosovën si “brenda shtetit të tyre nën juridiksionin e OKB-së”. Putini e vizitoi Beogradin me rastin e 70-vjetorit të çlirimit. Në fakt, çlirimi i vërtetë i Beogradit do të ndodhte atëherë kur të hiqeshin urrejtjet etnike kundrejt tjerëve, kundrejt shqiptarëve, boshnjakëve, kroatëve dhe të gjithë të tjerëve.

Filed Under: Editorial Tagged With: Çlirimi i vërtetë, Dionis Xhafa, i Beogradit

Balona me flamurë që tronditi serbët

October 17, 2014 by dgreca

Nga Zaim Kuçi/
U thanë dhe stërthanë, u karikaturizuan dhe u qeshëruan ato që ndodhën në stadiumin serb, por le të sjellim një tjetër kënd vështrimi se çfarë fshihej pas kësaj loje futbolli, a ishte rezultat trazire tifozash apo skenarë i mirëpërgatitur serb?
Sipas meje, ajo që ndodhi në këtë stadium dhe qëndrimi i mëpastajshëm zyrtar serb, tregoi se situata e krijuar ishte një fushë betejë me skenarë të përgatitur për t’u zhvilluar, para/gjatë dhe pas ndeshjes që, ushtarakët mbi këto skenarë ndërtojnë vlerësim situate. Në këto skenarë ndërrthureshin qendrime politike dhe diplomatike të një historie të shkuar që sa vjen dhe trazohet në hapsirën e gjeopolitikës konfliktuale serbe.
Ajo që u bë keq në këto skenarë ishte prezenca me forca në ekstremitet në të gjitha situatat; e cila tregoi më shumë paaftësinë e rendit serb për ta demostruar këtë force, më pas dhe për të menaxhuar një situatë të pritshme të mundshme. Ajo që ndodhi në Beograd erdhi nga mbimobilizimi, mjete dhe forca, gati në kufijtë e një situate të vlerësuar- Shtetrrethim. Stacionimi i kësaj force para fillimit të ndeshjes zbuloi atë që parashikohej të zhvillohej nga vet serbët në këtë lojë, ku dihej se tifozët shqiptarë ishin teje të limituar kohë më parë nga vet shteti serb. Në këtë lojë, sigurisht serbët e dinin se « kundërshtarë » kishin pjesëtarët e ekipit të futbollit, të medias dhe të ftuarit vip. U dhunuan futbollistët nga tifozët të ndihmuar nga ata që duhej t’i mbronin siç parashikojnë rregullat e zhvillimit të lojës. Ateherë, kujt i sherbeun, ato më shumë se katër mijë forca të rendit? Ushtarakisht, e pakuptimtë…planifikuan forca me kundërshtarë imagjinarë.
A ishte balona shkak për të filluar betejën kundër shqiptarëve? Terreni antishqipar tashmë u duk se kishte kohë që përgatitej. Duhet kuptuar se irritimi serb kishte filluar qekur ata u nisën për të ardhur në stadium, pra ishte një organizim. Është e turpshme të merret në konsideratë për t’u vlerësuar irrituese një ballonë si ato të fëmijëve ku varej një banderolë me simbole kombëtare. Dhuna e ushtruar mbi sportistët ishte barabare që zor bota e civilizuar do ta gëlltisë atë. Kemi parë irritime huligantësh në stadiume por ata janë të veçuar, të grupuar por kurrë nuk kemi parë një urrejtje në kor në një stadium të tërë me thirrjen “vdekje shqiptarëve”. Ata vepronin të orkestruar, të mirëdirigjuar, kjo është për të analizuar, kjo duhet t’i sherbejë Evropës si analizë për veprim. Sa herë u shkelën hapsirat ajrore të shteteve elitë nga avionët gjuajtës luftarakë rus, edhe pse ishin shumë larg kufirit të tyre, edhe pse Rusia ishte në gjendje lufte, dhe u mjaftua me notë proteste simbolike midis shtetesh- kjo në emër të ruajtjes së paqes.
Serbët nuk u trembën aq shumë as dhe nga avionët gjuajtës dhe bombardues më të sofistikuar të vendeve më elitare dhe demokratike të botës, të marsit -99 tës, se sa u trembën nga ballona lodër fëmijësh e cila nuk ishte as helikopter apo dron zbulimi.
Flamuri ishte një revoltë e një pakice tifozësh shqiptarësh që nuk mundën të hynin si qytetarë të ballkanit për të parë një loje futbolli. Teknologjitë kanë avancuar dhe banderola simbolike në këtë stadium sherri tregoi sa larg dhe sa e vjetëruar është sjellja serbe në sofrën ballkanike dhe europiane.
Serbët përfundimisht e kanë humbur Kosovën, histeria serbe e shumë mediatizuar në botë përforcoi edhe më shumë të padëshirueshmen, kthim mbrapa, duke rritur distancën Prishtinë-Beograd.
Postndeshja. Ajo që duhet të na shqetësoj ne shqiptarët është fakti se serbët janë ekspert manipulues të kontinentit tonë. Ata dinë të transformojnë lajmin, imazhin të cilin e kanë prodhuar me kujdes në laboratoret e sajimeve duke futur në lojë kartën e nacionalizmit shqiptar edhe me fqinjët tanë. Më keq se kaq, ata kanë organizma dhe shtete në Europë dhe më gjerë që i mirëlobojnë. Diplomacia e jonë është ende larg këtij lobingu të kërkuar edhe pse kemi çfarë të shesim për imazh, atë që ndodhi dhe të tjera sjellje modele shqiptare ndaj të huajve.
Realisht pamjet filmike e vendosin shtetin serb absolutisht në bazën e akuzës, kjo varet edhe nga sa të aftë jemi në vijimësinë e çuarjes deri në fund të kësaj situate që sipas meje diskreditoi serbinë dhe lartësoi krenarisht qëndrimin paqësor të atyre sportistë përballë një tifozerie rebele dhe një force të madhe sigurie por totalisht inegzistente. Asgje nuk nxiti dhe turp të analizosh veprimin paqësor të marrjes së simbolit kombëtar nga ana e sportistëve tanë dhe t’ia dorëzosh personit zyrtar te fushës së lojës, kjo është qytetare, më tepër patriotike. Qëndrimi zyrtar shqiptar ishte real, politikisht i qartë, kurajues, me vlera që distancuan të keqen e këtij shteti, më tepër është një qëndrim europian. Shqiptarët në Beograd fituan autoritet, më tepër kulturë, më tepër qytetari, më tepër jemi europian.
Vizita e pritshme e Kryeministrit shqiptar në Beograd.
Janë dy pamje per t’u vlerësuar, së pari pala serbe ende është larg për t’u afruar në sofrën e shtruar për diskutime ballkanike. Ata, mendoj se sajuan mediatikisht edhe këtë çorpë të prishur për të qënë larg këtij bashkëpunimi, më tepër se kaq udhëheqësit aktual serb thirrën në skenë kartën nacionaliste shqiptare për të dalë nga paaftësia e tyre ku ata janë vendosur dhe së dyti, ata kanë një aleat të vetëm strategjik, ajo është Rusia. Aktualisht, Serbia për Rusinë është një prioritet emergjence, ajo do të luajë të gjitha kartat e mundshme (me te ndjeshmen- ekonomike për të cilën serbia ka nevojë) për të forcuar interesat e saj.
Pa rivlerësuar tradicionalen serbe, urrejtjen ndaj nesh, duhen marrë në konsideratë edhe lëvizjet e fundit të suksshme të Kryeministrit shqiptar drejt Evropës sigurisht ato nuk janë sukses apo të vlerësohen të tilla për politikën serbe. Edhe në fushën e luftimit palët ndërluftuese organizojnë bisedime për kompromise apo dhe vijim lufte.
Guzhina propagandistike serbe nxitoi dhe prodhoi fabrikime të pallogjikshme madje edhe qesharake duke na dhënë pamje të dyshimta ndaj vizitës së pritshme të kryeministrit tonë, por kjo nuk duhet të jetë pengesë për palën shqiptare, koha ka ardhur që të kuptohet mirë se 7.5 miljon shqiptar, brenda dhe jashtë kufirit, tashmë janë faktor në rajonin e ballkanit.
Vizita në Beograd, në situatën e krijuar, nuk është e lehtë për t’u zhvilluar, por është e domosdoshme për t’u realizuar, ai shkon atje politikisht i qartë, me kufij tashmë të kthyer imagjinarë me shtetin kosovar, me aleatë të fuqishëm evropiane, me politika të konsoliduara integruese NATO-BE. Kryeministri Shqiptar i del për detyrë qe të zhvillojë vizitën në Beograd duke afruar modelin moderator shqiptar për një Ballkan me më shumë paqe, që do të jetë jo shumë vonë, vlerë dhe interes padyshim dhe për popullin serb.
Së fundmi, por kryesore, vizita e pritshme e Putinit….Ndeshja u zhvillua pak kohë më parë kur Beogradi përgatitej për paradën ushtarake për vizitën « buj » të Putinit, të sajuar apo e programuar sigurisht pas një triumfi të tij të rihapjes luftë në Ukrainë. I kundërshtuar tërësisht nga gjithë bota mbarë Putini si udhëheqës shpirtëror i serbëve gjen mbështetje tek shteti serb, i cili është e vetmja bazë apo burim ku mund të turbullohen ujrat në ballkan dhe më gjerë.
Ballkani vazhdon të hallakatet në të kaluarën e tij historike, herë herë e shikojmë larg atë dhe herë herë ajo është shumë pranë….kjo kërkon maturi dhe kthjelltësi diplomatike.

Filed Under: Opinion Tagged With: Balona, BEOGRADIN, qe tronditi, Zaim Kuci

KUKSIANI I MILANOS; QE E KALLI BEOGRADIN

October 17, 2014 by dgreca

Emisioni Top Show i Alban Dudushit gjatë mbrëmjes të së enjtes 16 tetor, ka shuar kurreshtjen duke dhënë detaje rreth personit që e ka dirigjuar fluturaken që ‘dridhi’ një Serbi.
Tenori shqiptar, Agim Hushi, ka shuar kurreshtjen duke nxjerr gjysmene sekretit tek ka thënë se dikush tjetër qëndron pas lëshimit të fluturakes dhe jo Ballist Morina.
Ai është një shqiptar që jeton në Milano dhe i cili ka kohë që e ka përgatitur një aksion të tillë.
“Ai e ka lanësuar atë prej kishës, që gjendet 30 metra larg stadiumit. Kishte rritur mjekrrën dhe flokët për t’u dukur sa më natyrshëm në atë ambient. Gjatë natës ishte fshehur në kambanore të kishës. Nga aty kishte dalë rreth orës 2 pas mesnatës, ku po e priste një mik i tij”, ka thënë Hushi. I ka nisë përgatitjet që prej 6 muajësh. Në fakt ai kishte dështuar dy herë para se fluturakja të fluturonte mbi Beograd.
Ai shtoi se: është një djal shumë patriot nga një familje atdhetare. E njoh prej kohësh. Vetëm një person tjetër e ka ditur sekretin. Ai ishte afër stadiumit, kur fluturakja ka kallë Stadiumin Partizani të Beogradit dhe gjithë Serbinë….

Filed Under: Sport Tagged With: BEOGRADIN, E KALLI, KUKSIANI I MILANOS; QE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • …
  • 54
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT