Nga Edmond BANUSHI/
Për të nxehur këtë verë me temperatura jo të larta, mendoi qeveria. Kontrolli i privatësisë, imei, kontrolli i gjyqësorit, KLD, kontrolli i njësive të qeverisjes vendore, me ligj, duke u ndryshuar harta e tyre, dhe me akt administrativ, duke u hequr kompetencën, qenë temat e ditës.
Këto dëgjohen nga kryeministri dhe zëdhënësit e tij, që asnjëri nuk ia kupton idetë dhe i japin dhe dozën e tyre të paditurisë, absurditetit që flet i madhi. Nuk di pse bëjmë të njëjtat gabime këto 20 vjet, vetëm ndryshon autori, por gabimet janë të njëjtat.
U fol për imei, numrin identifikues të telefonit, më privat nuk ka se ku të bëhet! U justifikua qeveria, ҫuditërisht me ministren e teknologjisë, jo me atë të financave, se duhej për të mbledhur taksat, dhe për të shmangur evazionin fiskal, por ҫ`lidhje ka telefoni që unë, ti, ai, të gjithë ne, kemi aktualisht në xhep, po e përdorim, me mbledhjen e detyrimeve doganore, që të gjithë e dimë bëhet për telefonat e rinj, harroi të na e spjegojë ministrja. Po, kaq të trashë na dinë?? Pastaj, është një ligj (nr. 9712, datë 16.4.2007), që detyron ata që importojnë telefona celularë të rinj brenda territorit të R.Sh,. t`i deklarojnë dhe të regjistrojnë numrin e imeit me qëllim pagimin e detyrimeve tatimore, përse duhej një vendim i këshillit të ministrave?
Përveҫ këtij absurditeti, regjistrimi i sendeve të luajtshme nuk mund të parashikohet me vendim të këshillit të ministrave por me ligj, është parim i Kodit Civil, por sic duket në qeveri nuk ka juristë ose i kanë marrë diplomat, siҫ thonë gojët e liga, duke i blerë.
Për të mos folur për antikushtetueshmërinë e këtij akti, që prek jetën private, fshehtësine e korrespondencës dhe mjeteve të komunikimit. Neni 35 dhe 36 i Kushtetutës parashikon që mbledhja, përdorimi dhe bërja publike e të dhënave rreth personit bëhet me pëlqimin e tij, me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj, pra jo me vendim të këshillit të ministrave dhe liria dhe fshehtësia e cdo mjeti komunikimi janë të garantuara. Nuk ka nevojë të përhapemi për ta kuptuar shkeljen e të drejtave të njeriut nëpër rastet e Gjykatës së Strasbourgut, e kemi të shkruar në Aktin tonë Themelor.
Gjykata Kushtetuese foli, pezulloi zbatimin e këtij akti arrogant, por qeveria në vendimin e saj kishte parashikuar afate shumë të shkurtra zbatimi, jo pa qëllim, dhe efektet antikushtetues mund të kenë ardhur ndërkohë. Kush na garanton që kjo bazë të dhënash antikushtetuese do të shkatërrohet?!
Pikërisht këtu qëndron gjithë djallëzia e ekzekutivit të pakontrolluar.
Janë dhe dy temat e përhershme që nuk mungojnë në asnjë edicion lajmesh, ajo kundër drejtësisë dhe ajo kundër ndërtimeve pa leje. Nuk e mohoj, janë të rëndësishme të dyja, ndërtimet pa leje dhe me leje, që po na marrin frymën, jo vetëm duke zënë sipërfaqet të gjelbra, lulishte, blu, dete e liqene, e të hirta, gërxhe malesh, por na i kanë mbushur mushkëritë me cimento,e kemi gjithmonë zhurma matrapikësh e betonë-hedhësesh në vesh, se nuk përfundojnë kurrë ndërtimet në këtë vend të bekuar, dhe drejtësia, që duhet të jetë e drejtë në fund të fundit, por kjo realizohet duke qene te pavarura, jo duke u kontrolluar (apo varur) nga forca (shpesh dhe humori) e qeverisë apo shumicës parlamentare.
Sa herë ndryshojnë pozicionet opozitë-pozitë, janë të njëjtat diskutime, të njëjtat beteja që hap e mbyll opozita e veshur me pushtet tashmë. Në 2005, Berisha, i sapo veshur me pushtet, filloi betejen me KLD, atë që po ben sot Rama, pasi bëri presion duke u marrë me emra konkretë të saj, nuk arriti gje, dhe u miratua një ligj (që mesa më kujtohet u “propozua” nga baza me peticione të nënshkruara që ia shtinë në mend) që më pas u deklarua antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese, ligjit nr. 9448, datë 05.12.2005 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. Për të freskuar kujtesën për ata që nuk kanë memorie të gjatë, sipas këtij ligji u përcaktua papajtueshmëria e mandatit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë me çdo veprimtari tjetër politike, publike ose private (përveç mësimdhënies), pasi vjen në kundërshtim me përcaktimin kushtetues të anëtarësisë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për shkak të detyrës si gjyqtar, duke i detyruar anëtarët e KLD që ishin gjyqtarë të zgjidhnin brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, ndërmjet mandatit të gjyqtarit dhe atij të anëtarit të KLD, duke qënë se u konsiderua si konflikt interesash.
Po këtë po dëgjojmë edhe sot, sipas pozitës së sotme, që nuk është Berisha, gjyqtarët nuk duhet të jenë anëtarë KLD pasi mbrojnë njëri-tjetrin dhe ka konflikt interesash. Ndërkohë ligji nr. 9448, datë 05.12.2005 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, është kundërshtuar nga opozita e asaj kohe, dhe përfaqësues në Gjykatën Kushtetuese ka qënë pikërisht i flakti z.Ylli Manjani. Sipas opinionit të tij të asaj kohë, ligji i Berishës (gjuha e opozitës së atëhershme) dilte jashtë logjikës kushtetuese të përfaqësimit të gjyqësorit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe cënon parimin e vetëqeverisjes së tij. Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 14, datë 22.05.2006, i dha të drejtë opozitës së asaj kohe, duke konsideruar se ndërprerja para përfundimit të afatit të përcaktuar në nenin 147/1 të Kushtetutës të mandatit të anëtarëve të KLD, me anë të përcaktimeve në ligj, është antikushtetuese. Bazuar në nenin 116 të Kushtetutës, në hierarkinë e akteve normative që kanë fuqi në territorin e Republikës së Shqipërisë te detyrueshme për pozitë e opozitë, i pari është pikërisht Kushtetuta dhe cdo akt tjetër duhet të jetë në përputhje me të. Sipas Gjykatës Kushtetuese, të vendosur në lëvizje me kërkesë të opozitës së kohës, të përfaqësuar nga i nderuari z.Manjani, afati 5-vjecar i antëtarëve të KLD, duke qënë afat kushtetues, nuk shkurtohet dot me ligj.
Por e keqja ishte bërë ndërkohë. Përbërja e KLD ishte ndryshuar, dhe në përfundim të luftës për marrjen e KLD-së, ngelën pa mandat gjyqtari dhe mandat anëtari të KLD-së, pikërisht edhe anëtari i sotëm i KLD-së, Sokol Ҫomo.
Për pak variacion dhe origjinalitet, pozita e sotme zgjodhi rrugën e komisionit parlamentar, duke u ngarkuar anëtarëve të KLD-së të zgjedhur nga parlamenti dhe vendime të marra kur ata nuk ishin zgjedhur ende në këtë funksion.
“Atë, faljua se nuk dinë se c`bëjnë!”
Në rast se ata kanë shkelur ligjin kur kanë votuar në vendimet e KLD-së që nuk i kanë pëlqyer shumicës së sotme, ligjin ka shkelur dhe Presidenti, ligjin ka shkelur dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, se edhe ata kanë votuar, edhe ata të zgjedhur nga Parlamenti janë, përse nuk i shkarkojmë, komisionin e kemi ??!!
Dhe sikur të niset nga motive fisnike kontrolli mbi KLD ka pasoja të rrezikshme për shoqëri me ekuilibër të brishtë si e jona. Ndërsa kryeministri dëshiron që për sa kohë nuk e kontrollon KLD-në, inefiҫenca e gjykatave të jetë alibi për dështimet e qeverisjes.
Fushata tjetër, pjesë e trilogjisë, na kujton të famshin “Zogun e Zi”.
Vetë i nderuari kryeministër i sotëm kryetar i Bashkisë Tiranë, në kohën e konfliktit të famshëm, vuri në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, (në atë kohë i donte gjykatat) duke pretenduar se sipas parimeve të decentralizmit të pushtetit, të autonomisë vendore, të subsidiaritetit dhe të proporcionalitetit të parashikuar në nenin 13 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në Kartën Europiane të Autonomisë Vendore, të ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 8548, datë 11.11.1999, të cilët kanë gjetur zbatim në ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, bashkitë dhe komunat ushtrojnë funksionet e veta dhe janë përgjegjëse në fushën e infrastrukturës dhe të shërbimeve publike. Bazuar në aktet e mësipërme i nderuari kryeministër i sotëm ka kundërshtuar si antikushtetues ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për Urbanistikën” dhe të ligjit nr. 8408, datë 25.09.1998 “Për Policinë e Ndërtimit” pasi sipas tij cenojnë parimin e decentralizmit të pushtetit dhe të autonomisë vendore, i atribuojnë pushtetit qendror çështje të administrimit të ndërtimeve dhe territorit, si dhe uzurpojnë vendimmarrjen lokale. Funksioni parësor i pushtetit vendor është administrimi i territorit nën juridiksion, vendosja e policisë ndërtimore nën varësinë e pushtetit qendror, duke e pajisur me kompetenca ekzekutive dhe urdhërdhënëse për çështje të pushtetit vendor, bien ndesh me parimin e autonomisë vendore dhe të proporcionalitetit të përcaktuar nga Karta Europiane e Autonomisë Vendore.
Dhe Gjykata Kushtetuese foli, përcaktoi se ish-kryetari i bashkisë, kishte të drejtë, dhe vendosi që shqyrtimi dhe miratimi i lejeve të ndërtimit, si çështje të planifikimit dhe menaxhimit urban që përfshihen në konceptin ligjor “funksionet e veta”, janë kompetencë e plotë dhe ekskluzive e organeve të qeverisjes vendore.
Sipas vendimit të cështjes së Zogut të Zi, e drejta e shfuqizimit të akteve të paligjshme të KRRT-ve që funksionojnë pranë organeve të qeverisjes vendore është kompetencë e organeve të pushtetit gjyqësor, si dhe KRRT-ja është organ i specializuar për urbanistikën që ushtron funksionin dhe kompetencat e tij vendimmarrëse në fushën e planifikimit dhe të menaxhimit urban, nën autoritetin e pushtetit vendor.
Por ama ndërtimi tek Zogu i Zi u prish. Paratë tona u shpërdoruan.
Sot i nderuari kryeministër aktual mendon ndryshe, me një akt admnistrativ, të pushtetit qëndror, pezullon zbatimin e ligjit, nga organet e qeverisjes vendore, merr përsipër të ndalojë kohën, dhe për më tepër të bëhet edhe gjykatë, duke përcaktuar dhe cilat akte te KRRT-ve janë të ligjshme dhe cilat janë të paligjshme.
Përveҫ se po veprojnë në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, vendime që janë përfundim i proҫeseve që janë iniciuar prej kësaj force politike, më e cuditshmja është se janë po të njëjtat zëra të kësaj force politike. Ose ka evoluar mendimi i tyre, ose janë me kujtesë të shkurtër, ose kujtojnë që populli dele, është me kujtesë të shkurtër.
Ne gjithë këtë zhurmë të madhe, është gjykata që flet fjalën e fundit, ndaj gjykata duhet të jetë e fortë dhe e pavarur, se gjykata ndryshe nga politika që me ndryshimin e karrikes, në opozitë apo në pozitë, ndryshon dhe opinion, gjykata duhet të jetë e qëndrueshme, madje në vendimet e saj t`u rikujtojë palëve edhe qëndrime të saj të mëparshme, nga të cilat nuk mund as devijojë.
Por, ndërkohë, për fat të keq, sic ka treguar historia, pasoja e dëshiruar, qëllimi antikushtetues derisa të flasë gjykata, do të arrihet, dhe dëmi është përsëri mbi ne.
Një nga dallimet thelbësore midis vendeve demokratike dhe autoritare është pikërisht qëndrimi ndaj gjyqësorit, dhe posaҫërisht ndaj Gjykatës Kushtetuese. Pushteti absolut është shumë joshës por dhe po aq i rrezikshëm dhe vetëm një gjykatë e pavarur mund ta mbajë drejt cfarëdo qeverije, që të ketë kurajo t`i kontrollojë dy pushtetet e tjera, dhe të thotë të vërtetën me gjuhën e ligjit.
Joshjes së të paturit nën kontroll të këtij pushteti nuk i kanë shpëtuar as udhëheqës të mëdhenj. Franklin D.Roosevelt, u zgjodh në vitin 1932, në mes të Depresionit të Madh, me 57% të votave, president i SH.B.A-ve. Partia Demokratike kishte mazhorancën sa në Kongres edhe në Senat. Me një forcë të tillë zgjedhore, ai aprovoi me shpejtësi një pakt fiskal që njihet me emrin “New Deal”, për të dalë nga humnera financiare. Katër ishin këmbët themelore të tij, pakti, “National Industrial Recovery Act (Nira)”, që nuk ishte gjë tjetër veҫse një masë mbrojtjeje e tregut kombëtar; “Public Works Administration (Pwa)”, që ishte zbatimi praktik i teorisë ekonomike keynesiane, të rritjes së shpenzimit publik për rimëkëmbjen e ekonomisë; (u ndërtuan shumë vepra të mëdha, një nga të cilat është Overseas Highway, rruga me pamje të mrekullueshme që lidh Key West dhe shumë ishuj të tjerë me Miamin.); “Social Security Act”, që futi për herë të parë asistencën sociale dhe hodhi bazat e “Welfare State” të sotëm në Amerikë dhe “National Labor Relations Act”, që forcoi akoma më tepër të drejtat e punëtorëve, por veҫanërisht rolin e sindikatave në kontratat kolektive me punëdhënësit.
Këto masa shkaktuan diskutime të shumta dhe të ashpra. Ndërkaq Supreme Court of the United States, ekuivalentia e Gjykates Kushtetuese tek ne, ishte shprehur, me rezerva për Nira-n, më 27 maj 1935, duke e shpallur nenin e parë të tij në kundërshtim me Kushtetutën. Në të thuhej, midis të tjerash,shprehimisht “Rrethanat e jashtëzakonshme mund të kërkojnë masa të jashtëzakonshme. Por … rrethanat e jashtëzakonshme nuk mund të të japin me shumë pushtet se ҫ`parashikon Kushtetuta”. Të gjitha shtetet e hodhën në gjyq qeverinë federale dhe ndërsa gjyqet vazhdonin, më 1936, Roosevelt u rizgjodh president, me 61% të votave. Gjatë gjithë fushatës ai e kishte sulmuar Supreme Court, por kulmin e arriti në transmetimin radiofonik të datës 9 mars 1937. Ai tha, përafërsisht, se forma e qeverisë amerikane e dhënë nga Kushtetuta, është si një grup me tre kuaj, ku dy prej tyre, Kongresi dhe ekzekutivi ecin në unison, ndërsa i treti gjyqësori, jo. Duke qënë se ai humbi 5 me 4 në gjykatë, mendoi se do të ishte mirë t`i hiqte qafe gjyqtarët duke u “qarë” hallin për punën e rëndë. Nëpërmjet një plani të paraqitur prej tij “Judiciary Reorganization Bill”, kërkoi që të dilnin në pension gjyqtarët mbi 70 vjeҫ dhe të drejtën për të emëruar deri në gjashtë gjyqtarë të rinj. Ndonëse partia e tij kishte shumicën në kongres dhe senat, ata e hodhën poshtë propozimin, madje e quajtën një “kërkesë të rrezikshme, që u largohet parimeve kushtetuese”. Në këtë kohe “New Deal” dha shenjat e para pozitive në ekonomi, u përmirësuan kushtet e punëtorëve të bardhë (për ata me ngjyrë nuk bëhej fjalë fare). Megjithatë koha u dha të drejtë gjyqtarëve të pavarur. 48 shtete e fituan gjyqin me qeverinë federale, por ndërkaq masat ishin zbatuar tërësisht. Ekonomia amerikane hyri perseri në krizë në fund të vitit 1937. Pas shumë kompromiseve ligjet e New Deal u gjykuan në përputhje me Kushtetutën.
Këtu qëndron dallimi midis ligjvënësve amerikanë të zgjedhur nga populli, kanë turp nga historia, dhe atyre shqiptarë të emëruar nga Baballaret e partive, që nuk e kanë as në fjalor këtë fjalë.
E kundërta ndodhi në vitet nentëdhjetë në Peru dhe Venezuelë. Presidentët Fujimori dhe Chavez pas fitoreve në zgjedhje kërkuan dhe realizuan rishkrimin e kushtetutave përkatëse dhe vunë totalisht nën kontrollin e tyre gjyqësorin. Por nëse ka ngjarje që ngjan si dy pika uji me rastin amerikan, është Carlos Saul Menem në Argjentinë. Natyrisht që e kaluara e këtij shteti ishte shumë e trazuar. Brenda një shekulli kishte provuar 2 herë diktaturën ushtarake. Por edhe ata që vinin në pushtet me zgjedhje, kishin deshirë si paraardhësit militarë të nënshtronin gjyqësorin. Në vitin 1990 u bë kalimi demokratik, nëpërmjet zgjedhjeve të lira. Partia për Drejtësi i zuri vendin Partisë Radikale. Duke qënë kjo forcë politike në fuqi që nga viti 1983, natyrisht që anëtarët e Gjykates Kushtetuese ishin zgjedhur nga presidenti I mëparshem. Që gjatë fushatës zgjedhore, Menem u bënte presion, madje edhe thirrje të hapur për dorëheqje anëtarëve të kësaj gjykate. Dhe vetëm 3 muaj pas ardhjes në pushtet, ashtu si Roosevelt në 1937 u “qau hallin” gjyqtarëve se punonin shumë dhe propozoi një ligj në parlament që shtonte numrin e tyre nga 5 në 9. U aprovua me shpejtësi rrufe dhe kështu Menem pati edhe në gjykatë mazhorancën. Tregojnë një episod kuptimplotë për këto ngjarje në Argjentinë. Menem sapo erdhi në pushtet i ofroi nje post si ambasador në një vend të rëndësishëm një anëtari të Gjykates Kushtetuese Carlos Fayt. Pasi e refuzoi Fayt, autor i 35 librave, i nisi një kopje të librit që kishte shkruar mbi “ligjin dhe etikën” me dedikimin shkruar me dorë “Kujdes, e kam shkruar unë këtë libër”.
Baza e pamundësisë për të dalë shpejt nga kriza ekonomike, lulëzimi i korrupsionit, rritjes së kriminalitetit, në vendet që kanë në bazë zgjedhjet demokratike është pikërisht cënimi që politika i bën pavarësisë së pushtetit gjyqësor.
Kjo do të thotë që mosrespektimi i parimit bazë të demokracis, ai i ndarjes dhe pavaresisë së pushteteve, nuk është problem vetëm i prokurorëve dhe gjyqtarëve, por i të gjithë qytetarëve.
Ne kemi fatin të njohim historinë e vendeve të tjera dhe të zgjedhim modelin që duhet të ndjekim, e ҫfarë bëjmë?? Përsërisim po të njëjtat gabime tonat, megjithëse e dimë përfundimin, vetëm për arritjen e një qëllimi afat- shkurtër, të errët të cilin historia nuk do të na e falë.
Archives for October 2014
HALLET E EMIGRACIONIT- SIKUR KY “NJOFTIM” TË VINTE NGA TIRANA…
Vëzhgim/
Abdurrahim Ashiku-Athine/
Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Nënë Tereza” me përvojë 10 vjeçare tashmë, kërkon mësues/e vullnetarë/e për mësimdhënien e Gjuhës Shqipe tek fëmijët e emigrantëve në Selanik.
Mësimi zhvillohet çdo të diele, 11.30-13.00, tetor – qershor, në ambientet e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit “Aristoteli” me bazë didaktike të siguruar nga shoqata.
Sikur një njoftim i tillë të kishte adresë përcjellëse nga Tirana, posaçërisht nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë, do të gëzonte një numër shqiptarësh që bërë listë do të konkurronte me banorët –listë emërore të Tiranës mbarë.
Sikur…
Por njoftimi nuk vjen nga Tirana por nga Selaniku, qyteti i dytë në Greqi pas Athinës me ngujimin më të madh të mërgimtarëve shqiptarë, qyteti me “urinë” e njohur për t’i mbledhur fëmijët në mjediset e Universitetit “Aristoteli” për tu mësuar atyre, tash më se një dhjetëvjeçar të shkruajnë, lexojnë, recitojnë, këndojnë dhe flasin shqip.
Pa hyrje të mëtejshme po përcjell njoftimin…
Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Nënë Tereza” me përvojë 10 vjeçare tashmë, kërkon mësues/e vullnetarë/e për mësimdhënien e Gjuhës Shqipe tek fëmijët e emigrantëve në Selanik.
Mësimi zhvillohet çdo të diele, 11.30-13.00, tetor – qershor, në ambientet e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit “Aristoteli” me bazë didaktike të siguruar nga shoqata.
Mësueset/it duhet të jenë të diplomuar në Universitetet shqiptare në degët CIKLI I ULËT dhe GJUHË – LETËRSI SHQIPE dhe të kenë dëshirë për të ushtruar profesionin e tyre duke u mësuar shqip fëmijëve tanë.
Personat e interesuar do të dorëzojnë pranë kryesisë së shoqatës një fotokopje të diplomës së tyre si dhe një CV. Ju lutemi kontaktoni në numrat e mëposhtëm:
Evri 6931401607 gjatë orëve 12.00-20.00
Keti 6949708166 gjatë orëve 8.00-15.00
Ju mirëpresim të ndajmë së bashku këtë përvojë të mrekullueshme!
Njoftimi, i përcjellë në facebook pasi tashmë në Greqi janë “dorëzuar” para lexuesit të gjithë gazetat në gjuhën shqipe, është një thirrje që nuk duhet të kalojë në heshtje.
Nuk duhet të kalojë në heshtje nga mërgata shqiptare në Greqi, nga shoqatat dhe tubimet e shoqatave, detyra e të cilave nuk është të gjejnë mësues por të hapin auditorë shkollash dhe t’i mbushin ato me nxënës.
Nuk duhet të kalojë në heshtje nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit e Republikës së Shqipërisë, detyrimi kushtetues i së cilës është t’u sigurojë…”shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare” (Neni 8).
Rrjedhë e këtij detyrimi kushtetues ku “Kushdo ka të drejtën për arsimim” (Neni 57) njoftimi i Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë “Nëna Tereza” duhet të kishte jo thjesht një përgjigje por një përkujdesje të menjëhershme.
Heshtja si në tablonë e njohur “Në Shipkë ka qetësi”, përjashtuar disa lexuesve që bënë like dhe disa të “çuditurve” e të “habiturve” që tash pas më shumë se një dekade mësuan se në Greqi gjuha shqipe jepet nga mësues të dashuruar pas saj vullnetarisht, pa asnjë pagesë, çdo të shtunë apo të diele, kaloi siç kalon zëri në efir.
Selaniku i më se njëzet mësuesve shqiptarë që tashmë kanë dhënë jo thjesht emrin por shpirtin e tyre për ti tubuar fëmijët dhe me një dashuri të jashtëzakonshme u mësojnë gjuhën e nënës, e ka ngritur zërin dhe vazhdon ta ngrejë. Nuk është i vetëm. Zëri është ngritur tashmë në të gjithë Greqinë, nga stereja në ishujt e Egjeut dhe Jonit.
Në Zakintho ka tashmë kohë që DanelCana në krye të shoqatës së shqiptarëve të ishullit kërkon një “gozhdë” ku të kapet për tu kërkuar zyrtarëve të ishullit lirimin e mjediseve shkollore të shtunën apo të dielën që fëmijët shqiptarë të ulen në banka dhe të mësojnë të shkruajnë gjuhën e nënës.
Në Rodos,, ishullin e njohur për bukurinë dhe për legjendat e moçme Njazi Zebi, mësues me përvojë të gjatë në Dibër, kërkon të njëjtën gjë “gozhdën” ku të kapet për tu mësuar fëmijëve të shkruajnë e lexojnë gjuhën e lashtë shqipe.
Në…
Mund të sjell edhe të tjerë zëra.
Mund të sjell edhe shumë lajmërime nga facebook-u ku me tekste e me fotografi jepen momente të bukura të fillimit të vitit të ri shkollor në hapësirën e gjerë të Greqisë.
Në shënimet e autorëve dhe komentuesve kërkohet që shkollat e mësimit plotësues në Greqi të njihen së pari nga shteti shqiptar në të gjithë detajet, siç njihen shkollat, mësuesit dhe nxënësit në Shqipëri.
Në një njoftim të Shoqatës të Emigrantëve Shqiptarë “Nënë Tereza” në Selanik kërkohen…
mësues/e vullnetarë/e për mësimdhënien e Gjuhës Shqipe tek fëmijët e emigrantëve në Selanik…
Në Selanik…
… Mësimi zhvillohet çdo të diele, 11.30-13.00, tetor – qershor, në ambientet e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit “Aristoteli” me bazë didaktike të siguruar nga shoqata.
Kërkesa më modeste 2014…Athinë, 8 t3tor 2014
13 TETOR 1943: ALEATËT BOMBARDOJNË TIRANËN…
Në 70 vjetorin e përmbytjes komuniste…/
Ne Foto: Avionët bombardues të Aleatëve: 13 Tetor 1943, mbi Tiranë/
Nga Fritz RADOVANI/
503 qytetarë Shqiptarë të vramë në orën 13:13’…me lugë në gojë, dhe asnjë ushtar gjerman! Viti 1943, data 13, ora 13.13’, aeroplanët britanikë qëndruen 13 min., mbi qiellin e Tiranës… Vetëm bombe binin e plasnin nder shtëpijat tona…
E PSE ? ! – Me porosi të kujt u krye ai bombardim mbi qytetarët e thjeshtë? Një detyrë “humane” e plotësueme me paramendim të plotë! E mira e kujt ishin këta varre e shkatërrime masive me mija të vramë të qytetarëve Shqiptarë, të pasueme në Prizren 28-29 Qershor 1944, Pejë 13 Gusht 1944, Mitrovicë 1 e 2 Shtator 1944, me bombardime nga të njëjtët aeroplanë “aleatë” britanikë? Askush nuk e ndjeu veten fajtor!
E PSE ? – Askush nuk foli per këte krim të shemtuem tash 71 vjetë!..
Duhej terrorizue Kryeqyteti i Shqipnisë antikomuniste e antisllave, Tirana!
Anglo – amerikanët, “aleatët” e diktatorit Stalin, vrasin pamëshirë Shqiptarët antishovenistë sllavë, se mbas vitit 1941 pothuej të gjitha Trojet tona Shqiptare, u kishin dalë doret komshijëve barbar shekullor. Duheshin shkelë nga thundrat sllavokomuniste e bolshevike, “aleatë” të kriminelit Stalin. Kjo tragjedi e pashembullt në histori ndaj një Populli rreth 2 miljon banorë, u konsiderue madje edhe me termin “çlirim”, ndonse në të vertetë ata “aleatë” ishin që po na çonin në grykë të vorrit, me luftën civile që kishin organizue në Shqipninë e Jugut me partizanët “trima” të Enver Hoxhës, veglat e shituna dhe tradhëtare tek sllavokomunistët jugosllavë të “druzhe” Titos.
Me 29 Nandor 1944, gjermanët e fundit ikin nga Shkodra dhe Shqipnia pushtohet nga komunistët terroristë, zbatuesit besnikë të qeverisjes së shovenistëve jugosllavë… Një nga krimet ma të shemtueme të Historisë së turpëshme të Luftës së Dytë Botnore. Asht i pari Shtet në Europë, Shqipnia, që pushtohet nga tradhëtarët e shitun tek sllavët… per mos me fitue kurrë Lirinë, per të cilën gënjenin e mashtronin Shqiptarët “aleatët” e Stalinit. Paralitiku Rusvelt, ulun brij Stalinit në Jalta, zgerdhihej kur miljona njerëz të Europës Lindore po robnoheshin nga një diktaturë tjeter edhe ma barbare, shfarosëse dhe shkombtarizuese, nga diktatura sovjetike staliniste!
E PSE ? – Shqipnia kishte edhe një Flamur të Gjergj Kastriotit! Duhej shue ky Shtet që per 25 vjetë u ba mburojë e Europës Perëndimore… Duhej fshij nga harta…
E aq asht e vertetë kjo, sa kur u bisedue në Jalta per Ballkanin, As Rusvelti, as Stalini e as Çërçilli, “nuk e dinin” se po firmonin pushtimin e Shqipnisë nga jugosllavët e Titos, dhe se Shqipnia, nuk do të njihej kurrë si shtet Europjan! E kush prej tyne e zuni me gojë Emnin e nderuem Shqipni?! – Asnjeni! As “këshilltarët” anglezë të Enverit!
E PSE ? – Pa kalue as dy muej nga dita e zezë e kësaj robnije të re, në fillimin e Janarit 1945, mu në Kelmendin e robnuem tē Dedë Gjo’ Lulit, tue i shkue tinzash mbas shpine krimineli Mehmet Shehu, si zakonisht shkonin partizanët “trima”, bashkë me rrebelat jugosllavë të Titos, rrethuen Trimin e Atyne Maleve Prekë Calin, tradhëtisht e prenë në besë…dhe vranë mbi 118 Burra të Malësisë, tue i tretë nder prroje e prroska të gjithë trupat e tyne, i plaçkitën kullat e bagëtitë dhe ua dogjën edhe magjet e bukës…
Me 13 Tetor 1943 mbetëm pa prindë! E kur “hyne këta”…siç thonte Populli, një valë e re vrasjesh filloi në Shkoder… Mbas Don Lazer Shantojës në Tiranë, vritet edhe Don Ndre Zadeja! Vetem në shtëpinë time u arrestuen dy dajat Paulini e Mikel Pjeter Prennushi, dhe na u shtetizue edhe shtëpia. Tre jetimë pa Babë, nuk kishim asnjë burim jetese. Në vitin 1946, në shkurt vdiq edhe gjyshi Pjeter Prennushi. Në nandor u arrestue edhe At Mati Prennushi, axha i Nanës sime, i cili u pushkatue me 11 Mars 1948, në Zallin e Kirit. Në vitin 1947 arrestohet në Tiranë Imzot Vinçenc Prennushi, kushrini i Nanës… Po në vitin 1948 arrestohet edhe vllau i Nanës, Don Kolec Prennushi…e kur vazhdonin mbi trupin e Tij torturat, vdes në Mars të 1949 Imz. Vinçenci, në burgun e Durrësit… E pa kalue një vit, në maji 1950 arrestohet vllau im Alfonsi, kur ishte maturant në gjimnazin e Shkodres. Ndersa në korrik të 1950, vdes nga torturat e katilëve të sigurimit të shtetit edhe kleriku i fundit i Atij fisi Don Kolec Prennushi…Daja im. Nana ime shkonte e vinte me sofratasa në dorë nga një derë burgu në tjetrën, e shpesh, ngjante që nga frika se mos i thonë: “Shko se e ke trupin e Tij…tue u qelbë në Zallin e Kirit…” na çonte né, me marrë strajcat e teshave të mbushuna me morra e danga gjaku nga plagët e torturave…
Po sa familje në gjithë Shkodrën ishin nën terror e frikë si né?
E PSE ? – Se Shkodra Martire duhej të errej në darkë tue ua shperthye dyertë e shtëpijave agjentët e sigurimit… dhe, tue ua vue prangat Shkodranëve antikomunistë…
Ndërsa, në mengjes heret, në orën 4 e deri në 5 pa dalë endè drita, né duhet të zgjoheshim nga krizmat e automatikëve që shprazeshin mbi gjokset e Atyne Atdhetarëve që dhane jeten e vet, vetëm pse deshtën një Shqipni të Lirë e Demokratike Europjane!
Na bombarduen, na vranë… na robnuen, na sollën pushtimin komunist, hapën edhe 26 hetuesi e burgje, i mbushën me Shkodranë e Burra të Maleve e fushave të Veriut, i torturuen dhe i shpërftyruen, i detyruen me firmue procese fallso, i shkatrruen familjet dhe trojet e Tyne, i masakruen nder kampe pune e shfarosje, ua interrnuen edhe njerzit e shtëpisë nder këneta e male pa streh mbi kokë… Plot 47 vjetë robni e terror…
E PSE ? – Urdhnat e kujt u zbatuen atëherë gjatë luftës me krye ata krime?
Pllake fallco e vendosun në Tiranë në 2003 !
Në vitin 2003 për të fsheh prap ato krime, në kryqzmin e rrugëve tek Ministria e Arsimit u vendos një pllakë mermeri sa e pavërtetë po aq fyese mbi të cilën shkruhet: “Mirënjohje të veçantë qytetarëve të Tiranës, që më 13 tetor 1943 humbën jetën në luftën për fitoren mbi fashizmin. – Nga qytetarët e Tiranës në 60 vjetorin e rënies”.
E PSE ? – Sepse vazhdon mashtrimi dhe mosdënimi i krimeve komuniste!
E mbasi nuk mbeti asgja veç kujtimit të Atyne Atdhetarëve që shumica nuk kanë as varre dhe asnjë Shenjë tek koka… Nga komunizmi në Shqipni…
Mësuem se: Terrorin mbi Popullin Shqiptar e filluen me 13 Tetor 1943 “Aleatët”!
Melbourne, Tetor 2014.
-O UDHËTAR, NGA SHKON UDHA PËR NË MANASTRIN :“LINDJA E SHËN MËRISË” TË ARDENICËS?
NGA GËZIM LLOJDIA*/
1.Këtë verë shkova në Ardenicë.Mbi një pllajë dominuese rreth 240 m lartësi deti, syri të kap në distancë nga autostrada Lushnjë –Fier, antenat e kompanive celulare që operojnë në këtë vend dhe disa objekte. Udhën e premë tek lokali , nga autostrada u mërguam për të ecur nëpër një udhë gjithë gropa zifti për të prekur afër muzgut fshatin e njohur të Kolonjës. Kolonja, administrohet nga Lushnja.Dhe gjithë kohës edhe në regjimin e shkuar, nga Lushnja është administruar.
-O udhëtar nga shkon udha për në manastirin “Lindja e Shën Mërisë” të Ardenicës?
-Drejt dhe përpara.
Kodra ku gjendet prej shekujsh ,kjo ngrehinë kulti fetar (manastiri) ka një udhë të ngushtë plot kthesa me një pjerrësi të madhe. Manastiri i Ardenicës në fakt ,ai në gjuhën fetare quhet :”Lindja e Shën Mërisë”, numërohet ndër objektet e kultit më të hershme të Myzeqesë kur ka nisur ky mendim lidhja është bërë me pozicionimin të kapelës së Shën Triadhës, mund te jetë ndërtuar përmbi themele tempujsh paganë kushtuar perëndive pagane, që adhuroheshin aso kohe në të gjithë lëmshin e dheut tonë. Ky manastir u bë i njohur nga një film shqiptar i cili për hir të Zotit , për kohën kur u shfaq njohu shikues. Unë në vetvete,besoj se diçka tjetër duhet të ketë ndikuar. Bioenergjia e ish-klerikëve ,për të mos harruar harresën,pra për të sjellë në mendje të besimtarëve,ngrehinën ku dikur kryheshin rituale fetare. Kujtojmë këtu rezistencën e peshkopit të Apolonisë Irenei në mbrojte të këtij objekti. Filmi kishte një titull gati të çuditshëm:”Kur zbardhi një ditë”. Filmi është prodhuar në vitin 1971 sipas producentëve të tij. Filmi i radhitur në tre pjesë: Armët, Ura, Meçua.
Skenari : Anastas Kondo,Ksenofon Dilo, Piro Milkani.Regjia : Piro Milkani.
Operator:Petraq Lubonja.Muzika:FeimIbrahimi.Prodhuar nga kinostudio :”Shqipëria e re”.Pjesa e manastirit e cila pothuajse i përket tërësisht këtij vendi është pjesa e tretë e titulluar : “Meçua”. Në këtë pjesë interpretojën aktorët shqiptarë.
Timo Flloko……Mecoja
Gjyzepina Kosturi……Shërbyesja e Manastirit
Kristaq Mitro……Partizani
Diana Panariti……Infermiere partizane
Piro Eshi……Partizan i plagosur
Kleopatra Skarco-Dokle……Mësuesja e partizaneve
Si është përmbajtje e kësaj pjese: Ish bariu Meco bashkë me partizanët janë të rrethuar në Manastirin e Fshatit. Mecoja shpëton jetën e shokëve të tij të plagosur. Filmi i cili shfaqej gjithë kohën në regjimin e shkuar e bëri të njohur ngrehinën e kultit e gjendur atje tej në një cep të kodrës, në jug të fushës së madhe dhe të pambarimtë të Myzeqesë. Kur udhëtonim në fund të viteve ‘80 me tren drejt jugut ,syri të rrokte kodrën ndërsa vendalinjtë edhe ata studentë shpreheshin të gatshëm për të mërguar me ne drejt kodrës ku gjendej objekti i kultit i mbyllur,por që kishte pasur një xhirim në celuloid . Objekti i kultit ishte i mbyllur për ritualet fetare, qysh nga dimri i vitit ’67 ,besimtarët në mënyrë të fshehtë gjenin kohë për të parë objektin e adhurimit. Peshkopi i Apolonisë Irene Banushi nga Shkodra thonë se e ka shpëtuar nga turmat që rendin ta shkrumbëzonin vendin e shenjtë. Peshkopi u tregoi turmave se aty ishte martuar Gjergji dhe Donika. Aty u internuan thotë një gazetar në shkrimin e tij Kryepeshkopi Kristofor Kisi si dhe Peshkopi i Irene.
2.Manastiret në vetvete ruajnë një hije misteri. Kjo ka joshur kineastët, që të gjurmojnë këto vende mistike për ti bërë pjesë e prodhimit të tyre artistik. Ftohtësinë e manastireve e përshkruajnë edhe poetët,shkrimtarët mjaftë të njohur me veprat e tyre artistike. Pas xhirimeve të filmit të parë ,pra viti 1971,aty nga viti ‘99 janë parë në udhën, që të shpie drejt manastirit,një udhë e pashtruar dy bukuroshe dhe një grup i madh xhirimi. Vath Koreshi, kishte gatitur një skenar për një prodhim tjetër artistik i cili do të ngërthente sërish objektet e manastirit në majë të kodrës 240 m të Ardenicës
”Porta Eva” ishte titulluar filmi ndërsa regjia i përkiste regjisorit Alber Minga.Kur u shfaq në titra prodhimi përmbante këto të dhëna identifikuese:”Porta Eva është një film shqiptarë i prodhuar në Shqipëri në vitin 2000. Regjia: Albert Minga, Skenari: Vath Koreshi, Pavel Finn, Producent: RTVSH B@G Filmproduction Studio 12A . Muzika: Mark Minkov. Aktorët dhe rolet e tyre në këtë film janë: Neritan Liçaj. Irina Nizina….Inxhi. Vangjel Toçe….Pirati Magdalena Ëójcik…..Lena.Ndriçim Xhepa……Davidi. Përmbajtja:”Porta Eva” ose tragjedia e trafikut të mishit të bardhë përmbledh në 88 minutat e filmit fatin e dy vajzave të reja Lindës dhe Inxhit të cilat të joshura nga ëndrra mashtruese për lumturinë përfundojnë në fund të detit.
Porta Eva “xhiroi një pjesë të tij në ambientet e brendshme të manastirit të”Ardenicës.
4 vjet më vonë, Arti i Popullit Albert Verria ngarkuar me plaçka dhe mjete xhirimi ,një mëngjes troket në dyert e manastirit. Në kostelacionin e yjeve të kinematografisë shqiptare A.Verria mbetet i pavdekshëm ashtu sikurse ardhja e tij. U shfaq si vegim boreal tek spektatorët e filmit shqiptar ,por ende e pazbuluar mbetet ,energjia nga ku buron gjithë ky potencial artistik e letrar.”Vdekja e një njeriu nuk është një fund,por një stacion i thjesht ndërmjetës në një varg të pandërprerë e rilindesh, thotë Buda.I nisur nga ky postulat i udhëheqësit shpirtëror të Budizmit ,artisti A.Vërria ka gjesdisur nëpër udhëkryqe plot mistere të cilat shënojnë çastet jetësore të njeriut,ardhja në “jetë,përpëlitja e syve përpara dritës është befasisht,çmendurisht një rajvizim ngjyrash endje në kastelacion tokësor,sikurse ikja pra mërgimi i njeriut,nëpër qiejt e Zotit tonë . Mbetet i çuditshëm jo vetën kërkimi i autorit rreth këtyre mistereve të pazhbirueshme nëpër breznitë njerëzore, ky kërkim ka qenë i pandërprerë ,por gjithë jeta njerëzore,që zhvillohet këtu ardhur diku nga një cep i galaktikës,fryma njerzore.A.Vërria kishte shpalosur përpara priftërinjve një pjesë të skenarit për filmin e tij.
Mirëpo priftërinjtë e kultit fetar, i treguan artistit A.Verria se ai vërtetë inspironte drejt një krijimi mistik dhe për të realizuar atë duhej sigurisht larg çdo përfytyrimi ftohtësi manastiresh,mirëpo filmi “Porta Eva”” i xhiruar në këto mjedise kishte thyer tabunë e kultit duke shfaqur skena jo favorshme pikërisht atje ku ruhej me fanatizëm bukuria e shpirtit,mendjes dhe dëlirësia. Këtë përgjigje mori artisti A.Vërria kur ishte duke kërkuar vende xhirimi për veprën e vet mistike, duke u kthyer nëpër rrugën pashtruar e gjithë çakëll,pa realizuar xhirimet nëpër ambientet e tij të mrekullueshme dhe shumë afër kohës së vjetër.
3.
Themeluesi i jetës manastiriale për herë të parë në botë ishte Pakomi i cili lindi dhe jetoi në Egjipt gjatë shekullit IV. Ai krijoi komunitetin e parë të njerëzve që jetonin të veçuar dhe i përkushtoheshin vetëm besimit. Këta njerëz u quajtën murgj dhe jetonin në kuvende, nga ku i largoheshin jetës së përditshme dhe kërkonin në vetmi paqen dhe qetësinë. Ata kishin si detyrë kryesore që ti luteshin zotit së bashku kurse pjesën tjetër të kohës e kalonin duke ju përkushtuar zejeve, shkrimit të librave, kopjimit të traktateve, veprimtarive të tjera, etj. Pakomi përcaktoi edhe rregullat e para të këtij shërbimi siç ishin: betimi, besimi, dhe bindja ndaj kryemurgut. Manastiri është një institucion i veçantë që vepron Brenda kishës si organizatë fetare zyrtare. Ai përbëhet nga një objekt në formë katërkëndëshi ku në qendër të tij është vendosur kisha, e cila zakonisht mban emrin e një figure të Panteonit Kristian. Kisha rrethohet nga një oborr i gjerë rreth të cilit janë vendosur një kishëz më e vogël, banesat e murgjve, mensa (trapezaria), punishtja, depot, stallat, etj. Manastiret ndërtoheshin në vende të veçuara, dhe të mbrojtura larg qendrave të banuara. Njerëzit që jetonin në Manastire quheshin murgj. Ata ishin persona që në mënyrë individuale e kishin braktisur jetën e përditshme dhe i ishin kushtuar këtij shërbimi, për të arritur bashkimin me zotin. Nën drejtimin e kryemurgut (Abatit, Igumenit) ata bënin një jetë të thjeshtë, të bindur, dhe të përkushtuar. Në manastire ishin hapur shkolla, ishin ngritur punishte etj, ishin krijuar anekse të veçanta për të sëmuret psiqike. Pranë tyre zhvilloheshin panaire, ndërsa në to murgj të specializuar shkruanin libra, kodike, traktate si dhe kopjonin vepra te autoreve te shquar. Në rrethana të tilla në manastire u realizuan kodike, ikona, afreske, epitafe dhe vepra të tjera artistike e kulturore. Diku rreth shekullit të VI kjo traditë nisi të aplikohej edhe në vendin tonë, duke krijuar traditën e saj, ku nuk mungonin vendet e përshtatshme dhe të vetmuara për ngritjen e manastireve.
Manastiri në këtë kodër të Ardenicës plotëson tre kushte : qendër kulturore, shpirtërore dhe historike. Biblioteka ka qenë ndër më të pasurat. Biblioteka ruante plotë 32.000 libra dhe dokumentacione u shkatërrua nga flakët e zjarrit që e përzhitën në një ditë të mbrapshtë të vitit 1932. Lidhur me pjesën mistike të saj duhet thënë se gjurmët nisin nga kohët pagane lidhja është bërë me pozicionimin të kapelës së Shën Triadhës, mund te jetë ndërtuar përmbi themele tempujsh paganë kushtuar perëndive pagane. Shumë murgj kanë pritur edhe besimtarë në të gjithë vitet e ekzistencës së saj. Martesa e Skënderbeut me Donikën. Ka së fundi një krijim muzikor folku rreth kësaj ngjarje. Rruga Egnatia, që kalonte e kishte bërë edhe të njohur objektin fetar ndër shekuj. Festa me të cilin manastiri njeh pelegrinë nga gjithë vendi është 8 shtatori kushtuar Marisë, si shumica e kishave të kësaj zone deri në jug siç janë edhe manastiri i Zvërnecit në Vlorë.
Rajvizimi brenda këtij mjedisi. Të dhëna për manastirin e Ardenicës. Imk Tiranë. Adresa: Kolonjë, Lushnje- Shqipëri . Koordinatat gjeografike N / E: 40 ° 49 ‘/ 19 ° 36’ .Lloji: monument i ortodokse Datimi: shekulli IX .Kategoria: monument i kategorisë së parë .Përdorimi aktuale: manastir. Prona ‘: Komuniteti ortodoks. Shpallja monument viti 1948. Manastiri është post-bizantine. Është vendosur në dhoma të cilat më vonë janë shtuar , arrin një sipërfaqe prej 2.500 m². Ky monument përbëhet nga kisha e Santa Maria, nga kapelës i Trinisë së Shenjtë, si dhe pjesët tjera përbërëse të tij janë:han, mulli dhe naftës nga furra, të qëndrueshme, dhe kështu me radhë. Në qendër është kisha “Lindja e Shën Mërisë”, “Il Nascimento Santa Maria” e cila është ndërtuar pjesërisht me gurë nga Apolonia dhe guri shtuf. Kisha i përket llojit basilik. Ajo zë një vëllim të madh dhe është e mbuluar nga një çati druri me një tavan pjatë. Kisha përbëhet nga: një nef qendror (naosit) dhe dy në anët, e ndarë nga dy rreshtave e kolonive të drurit, narteks, ekzonarteks dy kate të, ku në fund bashkohet kambanore 24 m . Në jug shtrihet edhe portikun e hapur, e ndërtuar me kolona dhe harqe. Naosit ndahet nga altari me ikonostas i druri. Dyshemeja e kishës është shtruar në gur. Në vitin 1743 me nismën e peshkopit të Beratit, Metodit, i cili ishte me origjinë nga Bubullima (Myzeqe), u bënë në këtë manastir punime rregulluese përfshirë edhe kishën e Shën Mërisë. Kapela e Shën Triadhës shtrihet në pjesën verilindore të manastirit dhe ka përmasa 7.50 x 3.70m .Hyrja e saj është në anën perëndimore dhe është e pajisur me dy dritare të vogla në faqen jugore. Kjo kapelë është ndërtuar me gurë shtufi dhe është e pajisur me një hapësirë, muri gjysmërrethor i së cilës e ndan atë nga një sternë uji. Porta e kapeles është mbuluar me hark guri, pranë dritares lindore të saj ndodhet edhe një reliev qeramike.
4.Duke vijuar rrugën me një të përpjetë hynë në portat e një mjedisi tjetër shlodhës .Është bar lokal Ardenica, nën dritëzën e hënës çifti Arber me Aksinjen marrin bekimin e jetës nga prifti i manastirit. Mes muzikës, zhurmës,këngës ,valleve,ka hyrë rishtas mëngjesi. Hedh një sy përreth. Mjegull e breruar,poshtë muzgu i heshtur,gjurma e ëndrrave të mia,shkruante :dritë,dritë,dritë.
Referencat: 1- Gj.Karaiskaj “5000 Vjet fortifikime”
.2 -A.Baçe, E.Riza, P.Thomo, Gj.Karaiskaj “Historia dhe arkitekturës Shqiptare “.L.Bojaxhi.Imk.Tirane.
*Master.Anëtar i akademisë Evropiane të arteve
INTERVISTE ESKLUZIVE ME KONGRESMENI AMERIKAN JAMES TRAFIKANT,JR.
Intervistojë Beqir SINA-Maj 2001/
Cilat janë përshtypjet e kongresmenit republikan për Shqipërinë e sotëme dhe të nesërme? Cili është ndikimi i Lobit shqiptaro-amerikan në kongresin e SHBA-ve ?
Pse Prseidenti Bush duhet të ndryshojë qëndrimine vet ndaj shqipëris? Pse vetëm një shqipëri demokratike është garancë e fortë për një Kosovë të
pavarur? Pse nuk ka paqe dhe qetësi në rajon pa njohjen e pavrsisë së Kosovës? Për të gjitha këto dhe çështje të tjera ekskluzivisht flet kongresmeni i
pavarur Jajmes Trafikant, Jr.Në një intervistë( e cila ri-botohet pa asnjë ndryshim) të bërë 13 vjet më parë me ish kongresmenin amerikan James Trafikant Jr. pas vizitës së tij të parë në Shqipëri, 11 vjet mbas rëzimit të komunizmit, ai deklaroi se në Shqipëri, disa politikan nuk kishin ndryshuar fare “. “Asgjë nuk kishte ndryshuar në Shqipëri . Atje pashë ujq nën lëkurë qengjash” pati deklaruar i ndjeri Trafikant Jr. i cili vdiq javën e kaluar në moshën 73 vjeçare në një aksident.
BEQIR SINA: Zoti Kogresmen, së parit më lejoni t’ju faleminderoj për vizitën tuaj në Shqipëri.! Ju sapo u ishit para disa javëve për vizitë në shqipëri. Ç’farë ju shtyu juve që të bënit këtë vizitë ?
JAJMES TRAFIKANT JR : Unë kamë një mikë të ngushtë, me të cilin kamë qenë në Kongers , ish kongres-menin republikan të Nju-Jork-ut, Presidentin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane Joseph J. DioGuardi-n. Ai është tani njeriu i vetëm që kryeson ndërsjelljen e drejtësisë së Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarët etnik në të gjithë botën. Duke pasë parasyshë miqësinë më të , unë e kamë shqyrtuar me shumë kujdes çështjen dhe mu dukën analizat e z. DioGuardi shumë të sakta. Unë e mbështes atë, si dhe Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane , e cila mendoj se është bashkësia e parë që mundë të bëjë lobin shqiptar dhe të ndikoj në politikën amerikane. Ja përse edhe unë jamë përfshirë në të dhe ja përse vazhdoj të përpiqem të japë ndihmën time, Sepse besoj se komunizmi është kanosje e madhe, i cili është ripërtërirë nën qeverisjen në disa vende ish komuniste dhe është evidentuar nga ky rregjim kuazi-komunist, i cili egziston sispas mendimit tim nëpërmjet partisë së Socialiste.
BEQIR SINA: Sa jeni i sigurt se edhe ligjëvënës të tjerë amerikanë, kanë të njëtën ndjenjë sikurse ju, duke patur parasysh ato që ju i keni parë në Tiranë, dhe po na thoni tani ?
JAJMES TRAFIKANT JR :Nuk jam i sigurt mbi kët pikë, sepse ekzistojnë politkanë që shohin jashtë dritares, se në çfarë drejtimi po lëviz fajtori dhe pas ata vrapojnë dhe përpiqen ti rrahin. Por, mendoj, gjithashtu, se ata janë njoftuar mjaft dhe mundet të takohen me z DioGuardi për të shqyrtuar çështjen në këndëvështrim të lirisë, drejtësisë, dhe pjesmarrjes demokratike të qeverisë në Shqipëri dhe kjo do të thotë se ata do të na mbështesin. Kështu, unë , sa herë kam biseduar me njërin nga antarët e Komisionit të
Mardhënjeve me Jashtë të Shtëpis së Bardhë, Dana Roharbacher e udhëzoja që të kontaktojë me z.DioGuardi dhe të njihet me faktin se komunizmi në Shqipëri, është “një fortesë” në rritje në këtë vend. Jamë i sigurtë që zoti Roharbacher do të kontaktojë me zotin DioGuardi, dhe unë së shpejti do të ofroj një amandament legjislativ në lidhje me Ligën Shqiptaro-Amerikane për të ngritur Opozitën Demokratike në Shqipëri.
Asgjë nuk kishte ndryshuar në Shqipëri . Atje pashë ujq nën lëkurë qengjash. Pashë komunizmin
BEQIR SINA: Çfarë ju bëri më shumë përshtypje gjatë këtij udhëtimi, dhe a kishin ndryshuar shumë gjërat që nga udhëtimi juaj i fundit në shkurt të 1999 ?
JAJMES TRAFIKANT JR :Asgjë nuk kishte ndryshuar në Shqipëri. Atje pashë ujq nën lëkur qengjash.Pashë komunizmin. Unë bëhem merak për cilisinë e listave të votuesve dhe jam duke vendosur një pjesë të listës në arshivën e Kongresit. Po e bëjë këtë, që ndonjë ditë ndonjëri mund të bëjë hetime dhe të thotë: ” E njihni Sali Berishën, Josef DioGuardin, Jim Trafikant dhe Ligën Qytetare Shqiptaro- Amerikane je në rregull”. Ajo që më shqetëson mua është gjithashtu mizerja që po jeton populli shqiptar, derdhja e ujrave të zeza dhe
përzjerja me ujin e pijshëm në Shqipëri në disa vende më thanë. Kanalet ujësejllëse aty janë shkatërruar kretësisht. Varfëria është aq shumë e madhe sa që njerzit po copotojnë copat e meremerta nga ndërtesa e bukur e Teatrit të Operave për ta shitur për një cpo buk. Pensionistët po marrin vetëm 150 USD në muaj dhe me këto të ardhura nuk arrijnë të blejnë dotë as buk për të ngrën. Profesorët e universitetve po paguhen vetëm me 100 USD( këto janë të ardhurat e dekadës të parë të demokracisë) në muaj dhe kështu ata janë duke u larguar. Studentët e shkëlqyeshëm, të cilët kërkonin një qeveri Demokratike, u goditën nga rregjimi. Mu për këtë, ata bënë edhe grevë urie. Unë Shqipërinë e shohë si një vend, i cili po ndjek rrugën e menatlitetit të vjetër të Murit të Berlinit, mentalitetin e vjetër Sovjetik. Unë shohë se qeveria po përpiqet të manipulojë opinonin publik. Ata po përpiqen të influecojnë në fuqitë perendimore për të kthyer mbrapësht faqen, në mënyrë që të ruajnë vendin e parë të paktën në opozitë. Por , kjo është duke u ikur prej duarve.
BEQIR SINA: Mëqense erdhem tek kjo pyetje tek qeveria. Mediat pro qeveritare ju sulmojnë juve në një mënyrë anti-amerikane, duke ju akuzuar si bashkëpuntor i mafias, i kriminelve, dhe së bashku me DioGuardin po kërkoheni nga FBI-ja, Ç farë mendoni rreth këtyre akuzave ?
JAJMES TRAFIKANT JR :Shiko këtu!, Amerika është ndër shtet më të mëdha të botës, por edhe ajo ka problemet e saja. Qeveria janë është bërë aq e fuqishme sa që edhe vetë populli amerikan i frikësohet qeverisjes së tij. Në Amerikë duhet të egzistoj një reform masive. Por, për t’iu kthyer edhe një herë çështjes së Shqipëris, mendoj se është e ndyrë me komunistët e fëlliqur të komentosh këto çështje. Për mua Më mirë është të jesh i vdekur, se sa i kuq Unë këputa një”kordë zëri” në Shqpëri, sepse shqiptarët e dinë se shumë gjëra që diskutohen nuk janë të verteta. Partia Socialiste e di që unë kam përdorur rrugën që vetëm fantazamat mund ta gjejnë. Ata janë komunsit. Dhe kjo është beteja e komunizmit dhe e demokracisë. Shumë njerz janë me mua , sepse unë dëshiroj të bëjë një gjykim të tillë të gjrave.
Unë shpresoj që George ë Bush presidenti ynë i ri, do ta shikojë më seriozisht përfshirijen e qeverisë shqiptare në proceset e demokracisë
BEQIR SINA: Si mund ta shpjegoni indiferentizmin e amabasdës amerikane në Tiranë, rreth akuzave të hedhura kundër jush nga shtypi proqeveritar ?
JAJMES TRAFIKANT JR :Ata që sot janë në ambasadën tonë në Tiranë, janë vënë aty nga administrata e Klintonit. Puna e tyre është që të mbajnë lidhjet. Dhe unë nuk mendoj se ata më duan mua, sepse unë i shikoj ata dretjt e në sy dhe u them atyre atë që mendoj. Ata nuk po bëjnë atë që është në të mirë të
demokracisë dhe po “përfshihen” në bandën e komunstëve. Nuk mendoj se atyre u pëlqen një gjë e till. Por , së fundi, krejt sinqerisht, nuk dua të mallkoj për atë çfarë ata po thonë për mua. Siç e shikoni , në Amerikë ka një ndarje fuqishë e forcash politike dhe si ligjëvënës , unë kam të drejtë të mbaj qëndrime të tilla. E kuptoj se ambasadori i SHBA në Shqipëri( Joseph Limpreht) është mbartës i programit të qeverisë së SHBA-së. Mendoj që qeveria e Klintonit kishte një klimë komuniste, e parë në pikëvështrime të tjera, kurse Ronald Regan shkatërroi komunizmin, prishi Murie Berlinit, shkatërroi Bashkimn Sovjetik, dhe i dha botën, Klintoni , jo vetëm që e ri-vendosi paradigmën e vjetër, por filloi ta fuqizojë atë. Mendoj se kemi një zakon shumë pasiv për të larguar komunizimn dhe socializmin dhe kjo është një e keqe. Shpresoj se ambasadori i SHBA në Shqipëri , i cili është një njeri i zgjuar dhe i plotësuar me dokumentacionin e duhur, do të vijë me sitetemin e ri dhe ka për t’u përpjekur për vlerat e demokracisë. Unë pranoj statusin që Amerika – po merr tani dhe shpresoj që George W. Bush, presidenti i ynë i ri, do të shikojë më seroizisht vlerat e demokracisë në përfshirjen e qeverisë shqiptare. Shpresoj se ai do të vendos në qëndër të vëmëndjes sestemin e koalicionit socialist. Besoj se Shqipëria, është vendi ku ne mund të fillojmë një ri-afërim, një zhvillim të demokracisë së republikave në të gjith botën
Shqipëria është një diktatorship i mbuluar
BEQIR SINA: A ka ndryshime qëndrimesh në mes kongresmenve, kur është fjala për çështjet që kanë të bëjnë me Shqipërinë?
JAJMES TRAFIKANT JR :Po. Ka qëndrime të ndryshme. kush e di ? Mbase ata kanë të drejt, mbase janë gabim. Por, unë i urrej komunsitët. Kjo është sëmundje, një sëmundje që jep pushtetin disa individëve që kanë në dorë ushqimin, ndërkohë që mesatarja qytetare është në mëshirë të fatit. Unë besoj se populli shqiptar përsëri mund të marrë vendin e tij nga duart e komunistve. Shqipëria është diktatorship i mbuluar. Kjo është evidencuar nga faktet që jamë duke i vendosur në arshivën e Kongresit. Unë kamë mbledhur mjaft fakte se në zgjedhjet e Tetorit të vitit 2000 votat ishin të manipuluara. Por, unë kam një porosi për shqiptarët që jetojnë në Amerikë. Shqiptarët në Amerikë, kur vjen puna te qeveria e SHBA-ve, duhet të jenë në një zë të përbashkët. Unë për shëmbull do të hartoj dhe do të parqes një projekt në Konges për të siguruar para për infrasturukturën në Tiranë. Por unë nuk do ta bëj një gjë të tillë, nëse koalicioni demokratik nuk është i sukseshëm. Sigurisht, unë nuk do t’i dhuroj rregjimit komunist fonde nga qeveria Amerikane.
BEQIR SINA: Zoti Trafikant nuk mora një përgjigje të drejpërdrejt se si e shpjegoni ju faktin, që administrata e mëparshme i dha kaq kredibilitet Tiranës?
JAJMES TRAFIKANT JR : Unë mendoj që Aemrika është duke shkuar me demokratët më shumë drejt socializmit. Dhe sinqerisht, unë mendoj se shteti ynë është në rrezik, sepse burokratët e adminsitartës së mesëme e drejtojnë Amerikën. Kështu Aemrika ka probleme më të mëdha dhe ajo është në rrezik. Shumë njerëz po përdoren për të arritur synimet e socializmit dhe ata nuk e dinë këtë. Në lidhje me këtë, unë dotë doja të kthehesha përsëri tek Shqipëria dhe te përpjeket që po bëhen për të ndikuar në superfuqinë e vetme Shtet e Bashkura të Amerikës. Ka shumë shqiptar, që nuk e dinë që po përdoren nga komunstët, të cilët po punojnë edhe kundrë Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, dhe kjo gjë në fakt nuk duhet të ndodhë. Duhet të ketë vetëm një zë në Washington. Zëri e respektuar në Washington është DioGuardi, ish kongrsmeni republikane Nju Jork-ut, dhe Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane. ai mundte të shkojë në në
zyrat më të fuqishme të Washigntonit dhe në se shqiptarët nuk vihen nën kët rrugë, do të humbasin për-pjekjet në emër të kauzës kombëtare shqiptare. Unë për shëmbull nuk kam shumë shqiptar në qarkun tim, por kamë shumë dreqër serb, Por, megjithatë , unë mendoj se drejtësia është në anën e shqiptarve Etnik anembanë botës dhe këtë unë e mbështes për arsye të drejtësisë. Unë pa dyshim, humbas vota për këtë çështje, Antarët e tjerë të kongresit ndoshta nuk do ta bënin këtë. Politikanët nuk pëlqejnë të humbasin vota.
BEQIR SINA: A besoni se vetëm një shqipëri Demokratike mund të sigurojë të ardhmene Kosovës?
JAJMES TRAFIKANT JR :Unë e ofrova legjislacionin orgjinal në lidhje me këtë dhe këshillën e DioGuardit dhe Këshilltares për Çështjet Ballkanike Shierly Cloyes-DioGuardi, për një Kosovë të Pavarur. Unë me ligën Shqiptaro – Ameriakne besojmë se nuk do të ketë paqe pa pavaarsinë e Kosovës duhet t’i sigurojn pakicat serbe me të drejta e tyre dhe të respektojnë ato. Atje duhet të ndërtohet siguria në kushtetutën e përkohshme për të ruajtur të drejtën e të gjith qytetarve.
- « Previous Page
- 1
- …
- 36
- 37
- 38
- 39
- 40
- …
- 54
- Next Page »