• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2014

RRUGA DECAN – PLAVË ME RËNDËSI KOMBËTARE

November 19, 2014 by dgreca

Nga biseda me kryetarin e komunes se Decanit, z.RASIM SELMANAJ/
Bisedoi: Rexhep DEDUSHAJ/
Kryetari i komunës së Decanit, Rasim Selmanaj, është nga ata drejtues që e ka jetën të pasur me ngjarje në shërbim të Kosovës.Ka kryer studimet universitare për biologji-Kimi. Ai së bashku me disa aktivistë është themelues i organizatës ilegale”Shqiponja”. Veprimtaria e tij ra në sy dhe u arrestua disa herë, në vititet 1981, 83 dhe 1992. Ishte ndër luftëtarët e parë të formacioneve luftarake për clirimin e Kosovës;- në luftën frontale në Dukagjin me 24 mars 1998, kapet nga forcat serbe dhe dënohet me 6 vjet heqje liri. Është i dënuar katër herë nga serbët, por asnjëherë i nënshtruar. Eshte shkrimtar me 10 libra…Po si rrodhi më tej jeta e tij?
Ndiqeni bisedën:
PYETJE:Kush eshte RASIM SELMANAJ ?
PERGJEGJE:U linda me 8 nentor 1963 ne Gllogjan te Decanit.Me profesion Bachelor i Biologji – Kimise…
Me 1980,se bashku me disa shoke e themeluam organizaten ilegale te te rinjeve ” SHQIPONJA ”
Arrestohemi dhe denohem ne vitin 1981,1983 dhe 1992.
Diten e fillimit te Luftes Frontale ne Dukagjin ,me 24 mars 1998,kapet nga forcat serbe dhe gjykata e Qarkut ne Leskoc e denon me 6 vjete burg.Pra 4 here i denuar.U lirua ne mars te vitit 2001.
Z. Selmanaj ka botuar 10 libra dhe shume artikuj neper gazeta e revista te kohes.Eshte antar i Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves dhe themelues i cmimit ” JUSUF GERVALLA “.
Me sukses e ka udhehequr fushaten: ” ME RAMUSHIN “ne tere Kosoven.E vazhdon mandatin e dyte si kryetar e komunes se Decanit. ( Marre nga “ËIKIPEDIA’ NE INTERNET…)
PYETJE; Cili eshte historiku i rruges Decan – Plave ?
PERGJIGJE: E kisha prioritet ate pune ,edhe pse e dija se s’eshte lehte: Financimi( problemi ekonomik) dhe Zona e mbrojtur – grabitja e tokes nga Manastiri i Decanit ( problemi politik ).
PYETJE;Cilate ishin pengesate tjera ?
PERGJIGJE : Si deputet i Parlamentit nuk e votova Ligjin mbi Zonen e mbrojtur!! S’ishte fare ne rend te dites kjo teme ?!S’kishte lobim per te etj.
Por ,megjithate ,ceshtjen e filluame ne vitin 2007.Ku u be nje perpjekje e deshtuar!
PYETJE: Pse e deshtuar ?
PERGJIGJE; Se nderhyne ambasadate e huaja ne Kosove !!
PYETJE; Pse nderhyne ato?
PERGJIGJE;Se u ankua Manastiri dhe ishim te dobet – te papregatitur me iu kundervene atyre.
PYETJE; A kishte faj pushteti qendrore ?
PERGJIGJE; JO. E kishim perkrahjen nga Qeveria por…
PYETJE; Cili eshte hapi i pare qe e solli suksesin?
PERGJIGJE; Takimi me ambasadorete e huaj dhe me Qeverine ,qe e nxorrem mbi tavoline problemin.Me nje presion te perditeshem arrijtem rezultate dhe ne nje moment ,para nje viti e gjysem,me tha Kryeministri THACI: ” Rasim,me perkrahjen e Ambasadorit Amerikan do te suksesojme “! Por problemi ishte si ti bashkojme ne nje mbledhje te perbashket : ZHBOGARIN ( UE) me AMBASADORIN E AMERIKES me THACIN? Gje qe u arrite me ne fund.Aty fola edhe une duke e paraqitur qellimin …Foli edhe Thaci,qe e mbeshteti kerkesen time .E perkrahen edhe ZHBOGARI e KRISTOFOR DELLI .Ndersa POPI i Manastirit – SAVA nuk e kundershtoi shume por edhe as se perkrahi ne teresi problemin?!!Pra,mbajti qendrim neutral- kur e pau se te gjithe po e perkrahin aksionin …
Me kete procesi politik ,qe pengonte me se tepermi u eliminua dhe i mbeti Qeverise ta fuste ne Projktin financiar te vetin.
Beja presion ne Thacin dhe Qeverine .Sidomos te ministri i financave z.FEHMI MUJOTA .Dhe, mos ti kisha lodhur me kerkesa te perditeshme nuk do te ndodhte fillimi dhe ate qe nga viti 2007 e kendej…
Ruga shkon:Nga rruga Decan – Gjakove,ne mes te Carrabregut dhe Prejlepit,neper LLocan,ne Qeste – kah ish kazermate ushtareke Jugosllave – afer Fabrikes se mjaltit dhe del ne Bjeshke te Decanit te Carrabregut te Laku i Kryq’ s . Kthehet djathtas e del te Hotel ” KALAJA ” ne Gryken e Decanit duke vazhduar bregut te lumit drejte Plaves.S’ka nevoje per tunel fare.E gjate 33 km dhe sipas buxhetit te tanishem parashihet te kryhet per 4 – 5 vite.Por jemi ne kerkim te fondeve e besojme qe do ta kryejme me pare…Deri ne Plave jane rreth 40 km.
PYETJE ;A ka levizur Mali i Zi ne kete drejtim?
PERGJIGJE;Kemi mearrur premtime prej Qeverise se Malit te Zi.Ata e kane futur ne planin e vet te zhvillimit shteteror per vitet 2014 – 2020.
PYETJE; A kishit kontakte me komunen e Plaves?Si u prit ky projekt atje?
PERGJIGJE;Paralelisht me zhvillimet ne Kosove mbanim kontakte edhe me udheheqesite e Plaves.Jemi vellazeruar me ate komune dhe jemi ne kontakteë te perhereshme ne te.
PYETJE; A ka dallime ne mes te ish kryetarit te Plaves – Sharkinoviqit me te tanishmin -Shahmanoviqin?
PERGJIGJE;Te dyte e perkrahen njelloj kete projekt…Qeveria jone i aprovoi 1100,000 E.dhe ia nisem punes,sic e dini…
PYETJE;Cilet jane dobite nga kjo rruge per komunen e Decanit e me gjere?
PERGJIGJE;E vetmja perspektive e kesaj ane per zhvillimin e bujqesise ,tregtise dhe turizmit eshte kjo aorte.Pa te s’ ka perspektive per rrafshin e Dukagjinit ne pergjithesi.
PYETJE; Pse do te ndihmoi bujqesine?
PERGJIGJE;Mundesohet dalja ne bjeshket tona por edhe ne ato te Plaves me lehte.Mundesohet shfrytezimi i resurseve t’ atjeshme qe kane mvetur pothuajse te pashfrytezuara fare,per shkak te shpernguljes se popullsise se atjeshme!!Mundeson daljen ne tregun e Plaves dhe te Gucise me prodhimet tona etj.
PYETJE; SA ESHTE ANGAZHUAR SHTETI SHQIPTAR NE KETE DREJTIM;
PERGJIGJE;Ka investuar mund ish KRYEMINISTRI BERISHA qe ka pasur bisedime me THACIN desa here per kete rruge.
PYETJE; A ka mundur te beje me shume Berisha ,kur dihet se eshte dhenderr i asaj ane.Dhenderr i Martinajve ( Balidemajve )?
PERGJIGJE; Une me te s’kam kontaktuar ,prandaj s’kam pergjigje!!

Iu falenderuame Kryetarit Selmanaj dhe bashk me Drejtorin e qedres se kultures ” JUSUF GERVALLA ‘ ne Decan Z.ALI GECIN -veteran te UCK dhe Arianit DEDUSHAJ e vizituame trasene e rruges e cila dukej per bukuri dhe punimet kishin perparuar mjafte duke arritur deri ne hyrje te grykes qe shkonte paralel me Gryken e Decanit…
* Biseda eshte zhvilluar ne zyren e tij me 12 tetor 2014/

Filed Under: Interviste Tagged With: DECAN - PLAVË, Kombetare, ME RËNDËSI, rexhep dedushaj, rruga

Krijohet dega e fondacionit “Nermin Vlora Falaschi” në Greqi

November 19, 2014 by dgreca

Gratë me vlera intelektuale shqiptare tashmë kanë mbështetje nga fondacioni kulturor mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”./
NGA AURORA GOZHINA/
Ditën e shtunë , më 8 Nëntor, në qytetin e Athinës , u krijua dega e re e fondacionit kulturor mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”. Dega e Greqisë është tepër e rëndësishme pasi këtu jetojnë pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë. Në këtë takim të rëndësishëm që mban në brendi amanete të një studiuese dhe shkrimtare të madhe sic ishtë Nermin Vlora Falaschi, merrnin pjesë përfaqësues të degëve të fondacionit të Gjakovës, Diasporës, Malit të Zi e qyteteve të ndryshme të vendit tonë, aktorja e madhe e teatrit dhe kinematografisë Margarita Xhepa, Ambadasori i Shqipërisë në Athinë Dashnor Dervishi, përfaqësues të Federatës të Shoqatave Shqiptare të Greqisë me kryetarin Etmond Guri si dhe gra emigrante intelektuale që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Gruaja intelektuale shqiptare”, është themeluar në vitin 2002 në Vlorë nga disa gra intelektuale nga Shqipëria, Kosova, Fyrom, Mali i Zi, Kalabria, Greqia. Gjermania, Kroacia, etj. kryesuar nga ambasadorja e kombit Nermin Vlora Falaschi. Pas ndarjes nga jeta, më 28 nëntor 2004, fondacioni mori emrin “Nermin Vlora Falaschi”. Presidente e Fondacionit është gazetarja dhe shkrimtarja e njohur nga Vlora, Zenepe Luka. Detyra kryesore e Fondacionit është bashkimi i zërit të gruas intelektule shqiptare, kudo që jeton në shtete të botës, për të shpalosur vlerat e gruas, për të sensibilizuar shoqërinë dhe klasën politike dhe më gjërë se nuk mund të kemi një shoqëri demokratike, një shtet të së drejtës, nëse nuk vendoset në vendin që meriton gruaja, nëse nuk respektohet barazia gjinore e gjysmës së popullsisë. Një pikë shumë e rënëdësishme e statutit të fondacionit është organizimi i veprimtarive shkencore-kultorore në qendër të cilave është gruaja. Në këtë fondacion, që është i vetmi mbarëkombëtar dhe merret enkas me problemet e gruas, për gjatë 10 vjetëve janë rregjistruar mbi 5000 gra e vajza nga Shqipëria dhe shtetet ku funksionojnë degët e tij, si në Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, Kalabri Stamboll, Greqi, Gjermani, Kroaci, Belgjike, Angli, Presheve dhe vende të tjera. Gjatë takimit për krijimin e degës së fondacionit edhe në Greqi, fjalën e ka hapur kryetarja e degës së fondacionit për Greqinë znj. Kozeta Ndrio Vrusho e cila gjatë fjalës së saj ka thënë; “Doja ta filloja nga mesazhin e qarte qe na la studjuesja dhe shkrimtarja e madhe Nermin Vlora Flaschi “, te ruajme identitetin tone dhe dinjitetin si shqiptare kudo qe jemi. Keto fjale vlejne kaq shume per ne shqiptaret ne emigrim, dhe sot ne ngrejme nje spirance me shume per ruajtje te dinjitetit shqiptar ketu ne Greqi qe per fat te mire, fal punes qe kane bere bashkatdhetare te tjere sa vjen dhe rritet. Vizioni i studiuses se madhe Nermin Vlora Flaschi ishte kaq i qarte per rolin qe gruaja do te luante ne angazhimin e saj ne kete fondacion kulturor. Jo dhe rastesisht studiues te jetes dhe te vepres i kane vendosur epitete si ” Ndicuese e qyteterimeve te vdekura” , ” Muzg i Hyjneshes” “Harfe e antikes”. Te ndihemi krenar per ata qe jemi , ne keto dite te veshtira per emigrantet shqiptare kudo ne bote, eshte mesazh qe vetem ata i’a dine kuptimin ne plote shqiptimin e saj, ndaj dhe ngritja e deges se re te fondacionit kulturor mbarekombetar “Nermin Vlora Flaschi” ishte kaq i domosdoshem ne Greqi. Ajo qe me dha shtyse te pranoj drejtimin e deges se re te fondacionit eshte ngritja morale qe japin mesazhet e fondacionit gjate organizimeve te ndryshme qe ka qene i pazevendesueshem. Takimi qe kam patur me koleget e mia gjate udhetimeve dhe organizmi per shpalosjen e vlerave shqipatreqe kane qene te prekshme, na ka dhene emocion te vecante te cilin e kam perjetuar me dashuri dhe ndjenja te larta. Më pas Kozeta Vrusho ka folur mbi organizimin dhe punët inicuesë të fondacionit duke pohuar: “Misioni yne ne kete vend do te jete aktiv, ku nje rendesie te vecante do ti kushtojme bashkepunimit me vellezerit tane arvanitas te cilet jane munduar nder shekuj per te ruajtur vlera dhe kulturen shqiptare. Kontributi i arvanitasve ne kulturen artistike greke ka qene e rendesishme. Menyra e jeteses dhe veshja arvanitase ka terhequr vemendjen e shume studiuesve te huaj, qe kane vizituar Ballkanin ne shekujt e mepareshem. Ne vitin 1983 arvanitasi Jorgo Maruga do formonte ‘’Lidhja e Arvanitasve te Greqise’’. Ndersa me pas kete mision e vazhdoi studiuesi i njohur Aristidh Kola kryetar, qe me punen e tij madhore, mund te quhet me te drejte, “De Rada” i arvanitasve te Greqise”. Pergjegjesia e institucioneve mbareshqiptare ashtu si dhe e fondacionit kulturor “Nermin Vlora Flaschi” eshte bashkpunimi per vazhdimin e ruajtjes se traditave dhe kultures shqiptare. Shqiptaret dhe greket i lidhin shume gjera te perbashketa, traditat dhe zakonet, i nderlidhin ngushte dy popujt me te lashte te Europes, ndaj sot mendojme se si mund te ngreme ura bashkpunimi se si mund te ndihmojme njeri-tjetrin per kapercimin e veshtiresive”. Gjatë takimit fjalën e ka marrë dhe presidentja e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” gazetarja dhe shkrimtarja Zenepe Luka e cila ka bërë të ditur pjesë të fjalëve të gruas së madhe shqiptare Nermin Vlora në amanetet që ajo ka lënë. “Këto amanete që cilat dua ti coj deri në fund do të vazhdoj me mundim dhe dëshirë të madhe për mbeshtetje të gruas intelektuale shqiptare, pasi vetëm më pozicionin e saj sa më të lartë, kemi për të ruajtur me fanatizëm kulturën, traditën tonë kudo që ndodhemi. Mos të harrojmë se pozicioni i gruas shqiptare ka qenë dominant që në kohë të lashta duke filluar që me udhëheqjen e mbretëreshës Teuta. Duke qënë bashkarisht kemi treguar se sa shumë mund të përcjell një nënë, një grua. Jam këtu në këtë vend ku jetojnë pjesa më e madhe e shqiptarëve dhe mos të harrojmë se nuk është vonë që gruaja me vlera intelektuale të mblidhen, ashtu sic thotë ” nëna ” ime Nermin Vlora Falaschi”, “Të mos shpërdahemi por të organizohemi për të ruajtur traditat, vlerën , kulturën tonë se kështu do tregojmë se sa shumë vlen një popull i lashtë sic janë shqiptarët”, ka cituar gjatë fjalës së saj presidentja e fondacionit Zenepe Luka. Më tej gazetarja ka përcjellë me zë tepër bindës faktin që tashmë gruaja qëndron në një nivel kaq të lartë për të treguar vlerat e saj. Sic jep kaq shumë për fëmijën dhe familjen, po kështu duhet të ketë solidaritet në bashkëpunim më njëra tjetrën për të qënë aktive në përcjelljen e kulturës shqiptare dhe ruajtje të traditave tona”.
“Ne bëjmë gjëra të rralla, sfidojmë krizën për të vazhduar një mision të pambaruar. Kjo tregon se kudo gjejmë mbështetje dhe dashuri gjë e cila tregon se sa shumë gruaja na ka nevojën që ne ta zgjojmë për të kryer një shërbim për vendin tonë, sic është ruajtja e kulturës, traditës sonë”, ka vazhduar Luka. Më pas fjalën e ka marë e aktorja e madhe e skenës shqiptare Margarita Xhepa. Edhe pse e sëmurë, figura e madhe e teatrit dhe kinematografisë shqiptare Xhepa nuk ka munguar gjatë takimit ku ka dhënë një emocion të vecantë dhe tepër special për shkak të intonacionit të zërit dhe fjalëve bindëse që mund të gdhend një aktore e madhe. ” Jam këtu të jap mesazhin tim për organizim të gruas me vlera intelektuale , të nënave shqiptare këtu në Greqi. Jam këtu të mbeshtes gazetaren Zenepe Luka që 12 vjet vazhdon misionin për të vënë në vend amanetete e të madhes Nermin Vlora Falaschi. Amaneti i saj për tu prehur në banesën e fundit në vendin e saj, në Kaninë u plotësua. Nermin ishte një atdhetare e flakët që bashkëshortin e saj diplomat Encon e bëri shqiptar, i cili shprehu dëshirën e vet që trupi ti prehej në Kaninë të Vlorës”, është shprehur aktorja e dashur për shqiptarët Xhepa. Ndërsa iu ka bërë thirrje grave pjesmarrëse të bashkohen për të realizuar ëndrrat e tyre, për të ndihmuar bashkatdhetarët e tyre, fëmijët, atdheun e tyre. “Nëse do jeni të bashkuara do të keni dashuri për veten, për familjen, për kulturën tonë, pasi një nënë di vetëm të jap dhe në fund pret vec respekt dhe dashuri. Është në natyrën e saj të jap kaq shumë dhe të pres pak, ndaj e madhja Nermin duke njohur shpirtin e gruas la një amanet kaq të lartë, mbështetjen e gruas me vlera intelektuale shqiptare kudo në botë” , kanë qënë fjalët e së madhës Margarita Xhepës e cila gjatë fjalimit ka recituar me tonacion prekës dhe
mallëngjyes poezi të poetëve dhe shkrimtarëve shqiptarë si Dritero Agolli, Lazgush Poradeci e Dinë Mehmeti. Ndërsa në fjalën e saj përfaqësuesja e fondacionit në diasporë, Vitore Stefa Leka ka pohuar se ” qëllimi final në këtë krijim të degës duhet të jetë bashkimi dhe solidariteti i gruas me vlera intelektuale shqiptare e cila duhet te sjellë frymën e saj bashkëpunuese. Nëse ne do të pranojmë hapur se jemi shqiptarë dhe se kemi këto vlera, të gjithë do të na respektojnë më shumë dhe mua më vjen keq që në poezitë e mia kam shkruar dhë për ndërrimin e emrave të shqiptarëve për tu përshtatur vendasve. Ky quhet asimilim, pasi vlerat e verteta vlerësohen më shumë nga vendasit kur iu thua me krenari që je shqiptar” ka thënë gjatë takimit Vitore Stefa Leka e cila ka pranuar se krijimi i degës së re në Greqi i fondacionit ” Nermin Vlora Falaschi” është mundësi e madhe për gruan me vlera intelektuale shqiptare në këtë vend, të tregojë se cfarë do të thotë të jesh shqiptare.
Gjatë takimit ka marë fjalën dhe ambasadori i Shqipërisë në Greqi, z. Dashnor Dervishi i cili ka pohuar se vlerëson përpjekjet e vazhdueshme të gazetares, shkrimtares, presidente e fondacionit Zenepe Luka për qëllimet dhe arritjet e fondacionit duke bërë të ditur se është një punë e shkëlqyer që Nermin Vlora Falaschi do ta përgëzonte. Dervishi gjatë fjalës ka lexuar dhe dhe një pjesë të shënimeve të tij personale gjatë viteve 2000-2002 kur ka qenë me detyrën Ambasador në shtetin Italian dhe për fat të mirë, sipas tij, i është dhënë mundësia të takojë nga afër familjen Falaschi. Përshtypjet për studiuesen dhe shkrimtaren shqiptare Nermin Vlora Falaschi kanë qënë vlerësuese për shkak të ndjenjave të forta atdhetare dhe kërkimit të kaq shumë ëndrrave për të realizuar në interes të atdheut tonë, ka përfunduar Dervishi. Prekëse gjatë takimit kanë qënë dhe fjalët e përfaqsuese së Malit të Zi Zyflije Demaku e cila ka pohuar ” ndjen kaq afër dhe thellë atë vuajtje që përjetojnë emigrantët shqiptarë në Greqi, pasi kemi përjetuar dhimbje të thella si raste kur nuk hedhim një dorë dhe, në varret e prindërve për shkak të mungesës së dokumentave. Kjo nuk është e njëjtë me ata që jetojnë në vendin e tyre, ndaj kemi një arsye më shumë të mblidhemi, të punojmë për integrimin tonë, për të fituar të drejta që fitohen vec bashkë. Në Mal të Zi jetojmë 14 mijë shqiptarë dhe është kaq ndryshe ndjenja që unë provoj pasi jam në tokën time por jo ne vendin tim, kaq thelle e kemi ndjerë mallin për vendin, ka cituar me sytë mbushur me lot përfaqësuesja e Malit të Zi Demaku e cila ka vazhduar duke thënë, “E shikoja Shqipërinë si vendi ku jetonin ëngjëjt kur nuk kishim mundësi të lidheshim dhe sot me anë të këtij fondacioni unë prek yje të artit sic është e madhja , e shtrenjta Margarita Xhepa. Këtë rast ma dha Fondacioni ndaj duke patur një gjuhë të përbashkët duhet të luftojmë për të drejtat tona se kemi lashtësi, jemi shqiptarë”, ka përfunduar Demaku. Gjatë takimit kanë folur për mbështetje të këtij fondacioni dhe kryetari i federates së shoqatave shqiptare në Greqi Edmond Guri i cili ka pohuar se gruaja shqipatre ka një angazhim dominant gjatë këtyre viteve duke u ndjere kjo në angazhimin e saj edhe në Federatën që ai drejton ku janë pjesëmarrëse rreth 200 gra. Guri ka ofruar bashkëpunimin e tij më fondacionin për të rritur më tej mbështejen e gruas me vlera intelektuale në shtetin grek. Të pranishme në aktivitet dhe moderatorja e njohur Silvana Brace, moderatore dhe gazetare Tefta Radi e shumë të tjera. Takimi është mbyllur më një mbrëmje të këndshmë nën muzikën e këngëtares shqiptare Ludmilla Baballëku, aktiviste e fondacionit kulturor mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi

Filed Under: Mergata Tagged With: Aurora Gozhina, fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, Krijohet dega e, ne Greqi

Arrihet marrëveshja LDK-PDK, Shpërbëhet blloku

November 19, 2014 by dgreca

Me ndihmën e ambasadores Amerikane,u arrit marrëveshja LDK-PDK; Isa Mustafa Kryeministër/
Isa Mustafa do të udhëheqë me ekzekutivin në koalicionin në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Marrëveshja për koalicion në mes të PDK’së dhe LDK’së u arrit sonte me ndërmjetësimin e Ambasadores amerikane Tracy Ann Jacobson dhe Presidentes Atifete Jahjaga.
* * *
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka pritur sonte në një takim të përbashkët me kërkesën e tyre kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, zotëri Hashim Thaçi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, zotëri Isa Mustafa, në kuadër të përpjekjeve për krijimin e institucioneve të Kosovës. Në takim, me ftesën e Presidentes Jahjaga, mori pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson.
Në takimin e zhvilluar në Zyrën e Presidentes, me nismën e dy liderëve, zotëri Thaçi dhe zotëri Mustafa u pajtuan në parim për ndërtimin e koalicionit ndërpartiak ndërmjet Partisë Demokratike e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të ndërtuar institucionet e Republikës së Kosovës, konform Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Të dy liderët politikë theksuan përkushtimin e tyre për përmbylljen e shpejtë të procesit të ndërtimit të institucioneve në bazë të Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe parimeve kushtetuese që ruajnë karakterin shumetnik të Republikës së Kosovës, përmbushin obligimet ndërkombëtare të rendit dhe ligjit dhe forcimit të rrugës euroatlantike të vendit tonë.
Presidentja Jahjaga si faktor i unitetit dhe garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve të Kosovës do të vazhdojë të luaj rolin lehtësues në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në këtë proces.
Këshilli i LDK autorizoi negociatat me PDK-në për krijimin e qeverisë!
Votat u ndanë në këtë mënyrë: 65 vota pro koalicionit, 7 kundër, 5 abstenime/
Isa Mustafa deklaroi, se nuk hyjnë në qeveri me asnjë palë, parti, nëse nuk i jepet posti i Kryeministrit LDK-së! “Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, autorizoi kryetarin e LDK-së dhe kryesinë e LDK-së, që të kontaktojë dhe të bisedojë me tërë spektrin politikë të Kosovës lidhur me qeverisjen e ardhshme dhe natyrisht ti shter të gjitha mundësitë që koalicioni paszgjedhor i përberë nga LDK, AAK dhe Nisma e më vonë edhe nga Vetëvendosja, të arrijë që të fitojë shumicën në pushtet, mirëpo të mos kufizohet vetëm në këtë, por me prioritet maksimal të këtij koalicioni, sepse kemi krijuar mirëbesim dhe kemi krijuar një disponim politikë për ndryshime të domosdoshme të cilat duhet të bëhen në vend”, tha Mustafa.
Ne do të bisedojmë me të gjithë, sot nuk kemi marr vendim, por kemi marr vendim që të bisedojmë sepse në këtë fazë është e domosdoshme që të gjithë ne të bisedojmë mes vete dhe të gjejmë rrugë dhe alternativat më të mira që të konstituohen edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, por edhe qeveria sa më shpejt.
Ne propozojmë që javën e ardhshme të fillojë kjo procedurë në mënyrë që të mos prolongohet më tepër.
“Nominimi im për kryeministër nga partia është bërë para tetë muajve”, tha Mustafa.
“Diskutuam për qeverisjen e vendit mbi parimet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese, parimet e përmendura nga Presidentja dhe nga faktori ndërkombëtarë”, tha ai.
“Do të bisedojmë me të gjithë, nuk kemi marrë vendim për koalicione”, tha ai.
Mustafa tha se me askë nuk do të vihet në diskutim asnjëherë posti i kryeministrit. “Nominimi im për kryeministër ka qenë para tetë muajsh, ky nominim prapë është konfirmuar në Këshillin e Përgjithshëm, është konfirmuar disponimi edhe sot dhe LDK nuk pranon të hyjë në asnjë variant të qeverisjes së vendit nëse LDK-ja nuk do të jetë në krye të qeverisjes së vendit. Do të thotë ky është kushti i cili u vu nga Këshilli i Përgjithshëm, dhe s’do të bëjmë me askë debate dhe diskutime lidhur me postin e Kryeministrit. Ne do të ofrojmë dhe do të japim ofertën tonë që është ofertë e qeverisjes së mirë të vendit, ofertë e zhvillimit ekonomik, por që nënkupton se përgjegjësinë e merr LDK, vetëm nëse e merr përgjegjësin e qeverisjes së vendit”.
***
Pas një debati të gjatë afër katër orësh, të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, mes tensioneve dhe pakënaqësive më në fund ka dominuar ideja që pavarësisht të gjithave, vendimi më i mirë është ai që çon në krijimin e institucioneve, duke negociar me të gjitha partitë që e mundësojnë këtë, që i bie, se nga sonte janë të hapura negociatat
Sapo përfundoi mbledhja dhe Këshilli Drejtues e autorizoi LDK-në për negociata me PDK-në për krijimin e qeverisë!
Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ende nuk ka marrë marrë vendim se si do të veprojë, ti thotë lamtumirë bllokut, apo që ta merrë në konsideratë mundësinë që të nis negociatat me PDK-në, për të formuar qeverinë e Kosovës, dhe për ti dhënë fund bllokut.
Zyrtarë të LDK kanë thënë se çështja më e nxehtë është ideja e koalicionit të mundshëm me PDK-në, përderisa shumica e anëtarëve të Këshillit kanë diskutuar në frymën se janë kundër koalicionit me PDK-në.
***
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së po e vazhdon mbledhjen, në një debat mjaft të nxehtë. Fatmir Sejdiu, ish presidenti i vendit i pari e ka lëshuar mbledhjen, duke refuzuar të votojë çfarëdo vendimi, pasi beson se kryesisë së LDK-së i ka kaluar legjitimiteti.
Sapo ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pritet të vendoset se çfarë qëndrimi do të mbajë ky subjekt përballë situatës aktuale politike në vend.
Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të sqarojë pozicionin e saj rreth marrëveshjes me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA’n si dhe të marrë qëndrim rreth nominimit të Isa Mustafës për Kryeministër si një pozicion të ri të këtij subjekti përballë situatës aktuale.
Sot në orën 16:00 vetëvendos LDK-ja
Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në ora 16:00 për të marrë vendim se a do të vazhdojë kjo parti të mbetet pjesë e koalicionit LAN sipas Marrëveshjes së 10 qershorit, apo të largohet prej tij.
Këtij takimi i ka paraprirë takimi i djeshëm i Kryesisë së Partisë dhe i kryetarëve të degëve të LDK-së.
LDK ka shprehur qëndrimin e saj, se në pamundësi për të implementuar Marrëveshjen e 10 qershorit të nënshkruar nga Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, si partia më e madhe e koalicionit LAN i takon që të marrë postin e kryeministrit.
Nga ana tjetër, AAK-ja, të cilës me Marrëveshjen e 10 qershorit iu nda ky post, kundërshton një gjë të tillë dhe ka bërë të qartë se kushdo që nuk e zbaton këtë marrëveshje, do të jetë fajtori për prishjen e Bllokut.
Por dje, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri tha se kur është nënshkruar marrëveshja më 10 qershor, LDK-ja ka bërë me dije edhe AAK-së edhe Nismas, që nëse kjo marrëveshje nuk do të implementohet në tërësi, atëherë është e nevojshme të bëhet një marrëveshje e re.
Gjykata Kushtetuese ia revokoi Isa Mustafës zgjedhjen si kryeparlamentar, duke marrë vendim, se PDK-ja, si partia fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kryeparlamentarit.
Pas insistimit pesë mujor të Bllokut, se atyre u takon edhe kryeparlamentari, pasi që thirreshin në pikën 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, liderët e LDK-së, AAK-së dhe Nismas, iu bindën vendimit të gjykatës.
Por, menjëherë pas këtij vendimi, LDK-së iu shtua apetiti për postin që sipas marrëveshjes së 10 qershorit, i takonte liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Këtu filli përplasja.
Përderisa, zyrtarët e AAK-së insistojnë se marrëveshja duhej të zbatohej, zyrtarët e LDK-së në anën tjetër këmbëngulin se marrëveshja duhet rishqyrtuar dhe se i nominuar për kryeministër nga koalicioni LAN duhet të jetë lideri i tyre, Isa Mustafa.(Kortezi Bota Sot)

Filed Under: Politike, Rajon Tagged With: Ambasadorja amerikane, Isa Mustafa, Marreveshje LDK, PDK, Thaci

Një udhëtim mbresëlënës në Uashington

November 19, 2014 by dgreca

Rreth 50 gra shqiptare, emigruar vitet e fundit në SHBA, u mblodhën së bashku për të qëndruar së paku dy ditë në një tur mbresëlënëse në Uashington/
UASHINGTON, D.C. Të shtunën dhe të dielën ka qenë një grup i grave shqiptare nga Bruklini – në Nju Jork, që ka zhvilluar një eskrusion të organizuar në kryeqytetin e SHBA – Washington D.C. Rreth 50 gra shqiptare, emigruar vitet e fundit në SHBA, u mblodhën së bashku – në komunikim me njëra tjetrën për të qëndruar së paku dy ditë, në një tur mbresëlënës në Uashington.
Të -frymëzuera nga kryeqyteti i shtëpisë së dytë të tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Shtëpia e Bardhë, aty ku shpesh herë edhe na u varen edhe fatet e kombit tonë – Capitol Hill – senati dhe kongresi i miqve tanë, nga monumentet dhe muzetë, apo bukuritë turistike, kan qenë të shtunën dhe të dielën arsyeja ose frymëzimi që një grup i grave shqiptare në zonën e Tri-Shtetshit, të mblidheshin së bashku e të vizitonin kryeqytetin e SHBA, këtë fund vjeshte, Uashington D.C..
Një mënyrë paksa e veçantë, kjo, e grave shqiptare në emigrim – të cilat më shumë i kushtohen familjes dhe punëve të shtëpisë, punës ditore, por, që kan zgjedhur kësaj rradhe të jenë larg “politikës’ dhe mbledhjeve të zakonëshme të komunitetit.
Me këtë rast ato nuk mund të linin pa parë bukuritë e tilla që përfshijnë Shtëpinë e Bardhë, Monumentin e Uashingtonit, Memorialin Linkoln dhe Institucionin Smithsonian – dhe pamje të tjera nga ky udhëtim i bukur.
Këto gra shqiptare, të cilat ishin nga Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare, duke përfituar edhe nga çmimet mjaft të volitëshme ( 120 dollar – paketa – përfshirë udhëtimin e fjetjen) patën rastin të vizitojnë gjatë rrugës destinacione mjaft të favorshme, jo vetëm për nga risitë që do të gjenin atje, por edhe nga çmimet e volitshme të sesionit.
Pjesemarrëset, pjesa më e madhe gra shqiptare, që punojnë nëpër isntitucionet private dhe shtetrore, dolën në natyrën e bukur të këtyre anëve, për të kaluar një ditë të gëzueshme shlodhese dhe argëtuese, duke shpalosë me krenarinë shqiptare, edhe para kangjellave të Shtëpisë së Bardhë, flamurin kuq e zi . /B.Sina/

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Ne Washington, NJE UDHETIM

“Çlirimtarët”, pushteti, dhe gjaku në mes

November 19, 2014 by dgreca

Nga Sulejman GJANA*/
Festat e fundme lokale kushtuar “çlirimit” të qyteteve pa luftë dhe bilanc lufte, me “çlirimtarë” që hynin në qytete e krahina pas largimit të gjermanëve me shpejtësi – nëpërmjet mjeteve të motorrizuara, janë një tallje me bujën e “çlirimit” dhe heroikën që duhet të mbartë akti i çlirimit të atdheut nga çizmja e huaj.
Por “çlirimtarët” harrojnë se për “trimëritë”, si dhe për të gjitha bëmat e tyre të pretenduara gjatë LDB, ka patur asokohe dhe gjenden ende dëshmitarë okularë, të cilëve u kujtohet kënga e famshme satirike tepelenase, e pamohuar asokohe dhe e përcjellë brez pas brezi, strofa e parë e së cilës thoshte: “O lele erdhi gjermani, me makina të mëdha / Ne u fshehëm prapa ferrës, shyqyr Zotit që s’na pa / Se po të na kish parë, do të kishim bërë hata / Do ia kishim grirë mishin, do ia bënim pastërma…”.
Sa here që populli i pyeste “trimat” shallkuqë e yllkuqë se përse nuk i kishin rënë ndonjëherë dushmanit, merrnin përgjigje se “nuk kishim dyfekë e fishekë, ndaj e lamë të kalonte…, ja sa të sigurojmë dyfekët e fishekët, pastaj do të na shohë dushmani se kush jemi”.
I bindur se komunistët “çlirim” quajnë boshatisjen e territorit të Shqipërisë londineze pas tërheqjes strategjike të gjermanëve drejt Berlinit, nuk mund të jem aspak dakord me një poet-“patriark”, që pretendon se e ashtuquajtura Luftë Nac-çlirimtare “është faqja më e lavdishme në të gjithë historinë e popullit shqiptar”.
Bilanci tragjikomik i të ashtuquajturës “LuftëNac-çlirimtare”, me pjesën e tij komike nuk justifikon as 1 % të shifrave të trumbetuara nga historiografia komuniste për gjoja okupatorët e vrarë gjatë LDB. Ndërsa me pjesën e tij tragjike të masakrimit të shqiptarëve jokomunistë në Luftën Civile gjatë periudhës 1943-1944 dhe më pas, gjatë shtypjes së rezistencës spontane apo të organizuar, është dhe mbetet thjesht bilanc rrëqethës. Mbetet bilanc tragjik dhe rrëqethës për numrin 10 herë më të lartë të shqiptarëve-viktima të një lufte absurde vëllavrasëse, në krahasim me okupatorët e vrarë. Dhe për këtë, meritën e vetme e të padiskutueshme e kanë komunistët shqiptarë me në krye themeluesit serbë të PKSH-së, që ishte thjesht një shtab i ri agjenturor i serbëve në kushtet e reja.
Pasi u mundën menjëherë dhe tepër shpejt në betejat e rezistencës së Prillit 1939, nga një prej fuqive më të mëdha të kohës e me pretendime të kahershme territoriale ndaj Shqipërisë londineze, por sidomos pas tradhtisë së pashoqe nga Fuqitë e Mëdha dhe Lidhja e Kombeve, shqiptarët e paarmatosur ranë shpejt në grackën e premtimeve për bashkimin e trojeve të tyre etnike nën Perandorinë e Italisë.
Pas aktit të pushtimit, natyrshëm filloi procesi i administrimit të trojeve shqiptare, tashmë nën “Perandorinë e Romës së Tretë”. Proces ky në të cilin u përfshinë si administratorë shumë irredentistë, që e menduan kolaboracionizmin si zgjidhja më oportune në kushtet e krijuara, me argumentin: të shpëtohej me çdo kusht ç’kish mbetur, sepse Shqipëria duhej doemos të mbijetonte atëkohë e të jetonte përjetësisht. Ajo ishte sipas tyre kryekauza dhe kryearsyeja; ndërsa atdhetarët duhet të ishin veçse kurbanë në altarin e saj. Përveç pakicës së arrivistëve të paskrupuj dhe inatçorëve të pandreqshëm me Mbretin Zog, fatkeqësisht shumica e pranoi kolaboracionizmin vetëpërbaltës “për të garantuar mbijetesën e atdheut dhe kombit”.
Mbretërorët shqiptarë e kundërshtuan me armë pushtimin dhe politikisht e diplomatikisht kolaboracionizmin, por në kushtet e krijuara kjo rrymë duhej pranuar si realitet dhe me të duhej negociuar si faktor me peshë reale në politikën dhe qeverisjen e atëkohshme të vendit. Dhe ky proces politik duhej kryer gjithmonë në interes të çështjes kombëtare, që kish dalë në plan të parë, e që kërkonte lëvizje dhe zgjidhje inteligjente, gjatë luftës dhe më pas, në konferencën e ardhshme të Paqes.
Të joshur nga vetëqeverisja e lejuar prej shqiptarësh, por me një mëkëmbës-kujdestar të Fronit italian mbi krye, e sidomos të joshur nga investimet fillestare italiane dhe nga ideja e vetëvendosjes finale të popujve pas nënshkrimit dhe publikimit të Kartës së Atlantikut në fundvitin 1941 nga Ruzvelti dhe Çurçilli, irredentistët shqiptarë në qeverisjen e kohës arritën ta bindin në shumicë popullin shqiptar se ajo situatë e përkohshme duhej shfrytëzuar për bashkimin e trojeve etnike dhe kapërcimin e saj me kosto sa më minimale njerëzore e materiale. Por këtë ide dhe situatë nuk mund ta pranonin kurrsesi komunistët serbë e grekë dhe monarkofashistët serbë e grekë, të cilët,bashkë dhe veç e veç, u joshën dhe u mbështetën edhe nga Aleatët e Mëdhenj, gjithmonë në këmbim të kontributeve të tyre ushtarake kundër Boshtit, sidomos pas hyrjes në luftë të BS më 22 qershor 1941. Ndaj të alarmuar, serbët dhe grekët futën menjëherë në veprim veglat dhe aleatët-kolaboracionistë të cungimit të mëtejshëm apo zhbërjes përfundimtare të Shqipërisë – komunistët internacionalistë shqiptarë, të vetmit në të gjithë botën, që jo vetëm nuk ngritën kurrë rishikimin e problemeve të pazgjidhura territoriale, por asgjësuan kundërshtarët e tyre nacionalistë pikërisht për shkak të shpalljes së kësaj kauze.
Është dhe mbetet proverbial për nga saktësia, konkluzioni se zhvillimet shqiptare pas themelimit të PKSH, dhe sidomos pas ardhjes në pushtet të komunistëve, janë thjesht zhvillime logjike, të programuara nga jashtë e të zbatuara me përpikmëri nga seti më i përbindshëm agjenturor e antishqiptar që ka njohur ky komb gjatë gjithë historisë së tij.
Bilanci tragjik në jetë njerëzore dhe dëme materiale e shkatërrim të zhvillimit perspektiv bazuar në projektet dhe trendin e para LDB, realizuar nëpërmjet zbatimit barbar të Luftës Civile dhe më pas të Luftës së Klasave, nuk mundej dhe nuk do të ish i përmasave të arritura, nëse nuk do të zbatoheshin nga strukturat më të zeza agjenturore e antishqiptare: PKSH dhe Sigurimi i Shtetit. Dhe kur i bashkëngjit këtij bilanci edhe bilancin tragjik të gjenocidit dhe spastrimit etnik të shqiptarëve, prej armiqve historikë, në trojet e mbetura jashtë kufijve shtetërorë, bëhet e qartë se Golgota shqiptare ka qenë e programuar më së miri dhe me qëllime afatgjata.
Thënë shkurt, farën e Luftës Civile në Shqipëri e futën komunistët serbë, të cilët shfrytëzuan kolaboracionizmin komunist për të shfarosur kundërshtarët politikë dhe për të terrorizuar mbështetësit e tyre dhe mbarë popullin, në synimin për të marrë dhe siguruar pushtetin kolaboracionist të shqiptarëve filoserbë e filogrekë të Shqipërisë londineze. Dhe për të ilustruar këtë të vërtetë do të mjaftonte fjalia lapidare e shkëputur nga raporti që Miladin Popoviç i shkruante Titos pas zhbërjes me urdhër të tij të Marrëveshjes së Mukjes: “Druzhe Tito… Nacionalistët shqiptarë në Mukje, me vendimin për krijimin e Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë Etnike dolën hapur për luftë kundër popullit serb dhe atij grek, prandaj urdhërova denoncimin e Marrëveshjes së Mukjes dhe shpalljen hapur të luftës kundër tyre, me të gjitha armët, deri në asgjësim të plotë…”.
Historiografia komuniste shqiptare nuk mund ta mohojë faktin se inkursionin komunist në Vlorë pas Aktivit të Partisë të majit 1942, e kryesoi Dushan Mugosha me agjutant Enverin, për eleminimin e Xhepit, Qorrit, Xhindit, Çakërrit dhe të gjithë krerëve të çetës “Plakë” të Vlorës. Dhe kjo jo “për shkak të devijacionit trockist”, por sepse këta krerë kishin shprehur hapur pikëpamje nacionaliste, pakënaqësi për drejtimin e PKSH nga serbët dhe sidomos pakënaqësi për angazhimin në drejtimin e Lëvizjes komuniste në këtë zonë të mbarë klientelës proserbe të diskredituar publikisht të ish konsullatës jugosllave në Vlorë të fillimviteve‘20-të. Bërthamë agjenturore kjo që ish goditur nga shteti zogist pas zbulimit dhe dështimit të kryengritjes proserbe të Vlorës në vitin 1932, dekonspiruar asokohe bashkë me financimin serb dhe platformën agjenturore, në gjyqin special, nga rebeli i penduar Myqerem Hamzaraj.
Pas eleminimit me gjak të “fraksionit” të Vlorës, drejtimin e Lëvizjes komuniste atje e mori personalisht Dushan Mugosha, që qëndroi afro 18 muaj në Vlorë, ku rekrutoi edhe agjentët që u emëruan si drejtues të lartë në Tiranë dhe si atashehët e ambasadorët e parë të Shqipërisë komuniste në Beograd. Më pas, që të gjithë, u hierarkuan në majat më të larta të shtetit komunist shqiptar, por kryesisht në aparatin politik të PKSH, si dhe në drejtimin e ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes.
Dushan Mugosha në Vlorë, pasi rekrutoi si agjentë gjithë drejtuesit e lartë lokalë të PKSH dhe të njësive partizane, ngriti kursin për përgatitjen e xhelatëve dhe atentatorëve, që kryen tortura monstruoze dhe vrasje pas shpine e të hapura të elementëve kundërshtarë dhe familjarëve të tyre, duke mos kursyer as gratë, pleqtë dhe fëmijët e porsalindur. Do të mjaftonte për këtë dëshmia e Xhelal Staraveckës, që ka pohuar se, në prani të drejtuesve të lartë komunistë si Shahin Kadare etj. (afro 15 vetë), Dushan Mugosha ka mbytur të rinj të pafajshëm me tortura, si demonstrim konkret për xhelatët, gjatë të cilave u ka nxjerrë viktimave sytë, u ka thyer të gjitha kockat dhe u ka prerë organet gjenitale dhe kokën, sipas të famshmit “Zakonik i Stefan Dushanit”, që përshkruante dhe normonte ligjërisht torturat mbi kundërshtarët e serbëve, qysh në mesjetën e hershme.
Ndër të rekrutuarit e parë si agjent serb dhe i listuar i pari prej Mugoshës ndër 5 themeluesit e Sigurimit të Shtetit, ka qenë drejtuesi komunist në krahinën e Kuçit, Xheladin Beqiraj (Karadaku). Me urdhër të tij e të Tasim Alikos me shokë, komunistët kanë vrarë me akuza të pavërtetuara për “tradhti” kundërshtarët ballistë dhe kanë masakruar e kanë shuar familjarisht të akuzuar të tjerë, ndër të cilët edhe pleq, teksa “armiqve” dhe foshnjeve u kanë prerë kokat dhe ua kanë treguar ato fshatarëve, për t’i terrorizuar.
Historianët komunistë e kanë fshehur të vërtetën për masakrën që Mehmet Shehu kreu mbi 74 ballistë të zënë robër në fshatin Matjan të Lushnjës, e të cilën Fiqiretja e pohon me letrën dërguar Dushan Mugoshës, ku shkruan: “I dashur shoku Duq! Po të bëj me dije lajmin e gëzueshëm të ekzekutimit të 74 ballistëve në fshatin Matjan të Lushnjës. Mehmeti të ekzekutuarit i përzgjodhi paraprakisht në shumicë të besimit mysliman, ndërsa dhjetëra të tjerë të besimit ortodoks i fali dhe i dërgoi në shtëpi. E si mund t’i ekzekutonte ata fshatarë të gënjyer, që ishin të besimit ortodoks, pra të të njëjtit besim me atë të popullit të shtrenjtë e të lavdishëm serb?…” (Gjaku i tradhtuar – Vladimir Dedijer, Zagreb, 1949).
Të tilla krime monstruoze komunistët kanë bërë në të gjithë Jugun e Shqipërisë, para dhe pas kapitullimit të Italisë, madje deri edhe në prag, e pas “çlirimit” të vendit.
Historianët komunistë për 50 vjet ua fshehën shqiptarëve faktin se salla e Kongresit të Përmetit ishte mbushur, brenda dhe jashtë, me foto të Titos, dhe se Hoxha në këtë kongres lexoi raportin e shkruar nga Miladini. Fakt të cilin Popoviçi ia raportoi Titos, krahas emrave të koduar dhe karakteristikave të udhëheqjes së re komuniste.
Gjithashtu u fsheh për 50 vjet fakti i sulmit të koordinuar me 3 brigada partizane shqiptare dhe 2 brigada partizane maqedonase kundër fortifikatave të Halil Alisë dhe nacionalistëve dibranë në Fushë Aliaj dhe Maqellarë, dhe më pas kundër atyre të Xhemë Gostivarit në Gostivar, fundi i të cilëve ishte parashkruar nga propozimet dhe korrespondenca midis Titos, Tempos dhe Miladinit.
Me këtë rast komunistët, të cilët i kanë përjetësuar heroizmat e tyre kundër shqiptarëve në këngë, improvizuan këngën e famshme me vargjet e njohura: “Ngrije këmbën hidhe këmbën, Dibrës o t’i bëjmë t’ëmën”. Këngë të cilën e përshtatën dhe kënduan edhe në Lumë, Kosovë e kudogjetkë, ku bënë masakra mbi shqiptarët.
Ishte Miladin Popoviçi ai që urdhëroi goditjen me artileri të rëndë dhe topçinj italianë, nga kodrat e fshatit Priskë, të Pallatit Mbretëror ku u mbajt kuvendi i Asamblesë Kushtetuese në Shtator 1943, që shpalli Këshillin e Naltë të Regjencës, emërimin e qeverisë dhe krijimin e shtetit shqiptar me sovranitet edhe mbi territoret e Shqipërisë Etnike, konform Kartës së Atlantikut. Të nesërmen komunistët shpërndanë me trakte e myzhde lajmin me titull: “Ja si i përgjigjet populli Asamblesë tradhëtare, me top” !!!
Për të bërë terror mbi popullsinë civile dhe për të çuar në vend urrejtjen për Matin zogist, të cilin serbët kurrë nuk e shkelën dot, e jo më ta pushtonin, në gusht të vitit 1944, Mehmet Shehu shfrytëzoi pretekstin e vrasjes së dyshimtë të një partizani të Brigadës I gjatë marshimit pranë fshatit Val të Martaneshit, për të masakruar 22 burra e gra të pafajshëm.
Disa ditë më vonë, Shefqet Peçi, në krye të Brigadës V, duke shfrytëzuar vdekjen e një partizaneje të plagosur prej shumë ditësh diku tjetër e me plagë të infektuar, të cilën gratë e fshatit Kurdari e mjekuan si vajzën e tyre, masakroi 24 burra e gra të pafajshëm të Kurdarisë zogiste të Dyle bej Allamanit, që ishte mik i Mbretit Zog, i major Abaz Kupit dhe oficerëve të Misionit britanik Bill Maklin, Dejvid Smajli dhe Xhulian Emeri, atashuar pranë Shtabit zogist të A. Kupit. Partizanja e gjorë, në prag të vdekjes, duke e njohur zellin vrastar të komunistëve, pasi la amanetet, u kërkoi nënave dhe motrave kurdarase që “t’i fshihnin burrat dhe djemtë”, pasi do t’ua pushkatonin, por ata nuk e besuan, pasi kujtuan se po flet përçart në grahmat e fundit, por gabuan…
Një muaj më vonë, sërish një partizane e Brigadës V të Shefqet Peçit, e plagosur dhe e mjekuar nga nënat dhe motrat lumjane të fshatit Buzëmadhe, u tha atyre që të mos i lejonin burrat dhe djemtë të shkonin në takimin ku i kish thirrur Peçi, por përsëri gabuan. E përse të dyshonin, kur u kishin shtruar partizanëve bukë e jatakë, me zemër të bardhë e me të gjitha gostitë e festës së Bajramit?! Gabuan që besuan të vetëshpallurit “vëllezër të serbëve” dhe e paguan me jetët e 22 djemve e burrave të pafajshëm, të cilët u akuzuan se kishin vrarë nipin partizan të Peçit, Hysen Cinon. Natyrisht që po i akuzonin padrejtësisht, për një vrasje që ishte kryer larg fshatit të tyre dhe në rrethana të dyshimta. Dhe përsëri, mbi kufomat e tyre u këndua kënga: “Ngrije këmbën, hidhe këmbën, Lumës o t’i bëjmë t’ëmën”. Tamam si kënga me sharjen fyese për nënat dhe gratë shqiptare, kënduar nga neoçetnikët dhe paramilitarët e Arkanit në Stadiumin “Partizani” të Beogradit më 14 tetor 2014. Ngashmëri e frikshme kjo në stilistikën e krimeve dhe të fyerjeve e përdhosjeve, midis komunistëve shqiptarë të LDB e të kohës së pushtetit, me vëllezërit e tyre të idealeve, serbët.
Thuhet se masakrat në Buzëmadhe e në fshatrat e tjera të Lumës, Peçi i bëri me urdhër dhe në përmbushje të porosisë së serbëve, të cilët po realizonin me dorën e shqiptarëve amanetin e të parëve për hakmarrje ndaj Lumës dhe lumjanëve, që në betejat e qëndresës kundër pushtuesve serbë në vitin 1912 i kishin shkaktuar armikut shekullor mijëra të vrarë.
Në shtator 1944, zv/komandanti i forcave partizane të Kosmetit, Mehmet Hoxha, urdhëroi arrestimin e nënkryetarit të Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit – OKLL, të zgjedhur në Kongresin e Zall Herrit, Patër Lekë Luli, brenda territorit shqiptar, në Iballë të Pukës. Mehmet Hoxha e masakroi personalisht Patër Lulin, sipas traditës dhe Zakonikut serb të Stefan Dushanit dhe metodave të mësuara nga instruktori Stefan Dushan Mugosha, me prerje gjymtyrësh dhe nxjerrje të syve, duke ia kujtuar në shpirtdhënie Mbretin e Shqiptarëve, Shqipërinë Etnike dhe Mukjen, për çka njoftoi me ngazëllim Titon, që ia shpërbleu duke ia vulosur karrierën në Jugosllavinë komuniste.
Historiografët komunistë nuk mund ta fshehin faktin e mbytjes në tortura dhe më pas zhdukjes së qindra intelektualëve antikomunistë të Tiranës, në bodrumet e Hotel Internacional nga 16-20 nëntor 1944. Gjithashtu, nuk mund të mohojnë burgosjen dhe internimin e qindra familjeve pronare të 804 vilave të sekuestruara në Tiranë nga ata që e mbuluan me flori LANÇ-në.
Po kështu vepruan “çlirimtarët” në të gjitha fshatrat e qytetet e veriut të Shqipërisë për të krijuar terror dhe nënshtruar gegët nacionalistë, antikomunistë dhe antiserbë.
Pas “çlirimit” të Shkodrës mbeti pa u “çliruar” Malësia, që rezistonte me Prekë Calin në krye. Tirana mori urdhër nga Beogradi dhe e ngarkoi Mehmet Shehun që të nënshtronte Malësinë dhe Prekë Calin. Shehu i kërkoi kreshnikut të dorëzohej. Prekë Cali refuzoi. U shpall alarmi dhe në ndihmë të Mehmet Shehut u dërgua edhe Brigada 23, teksa anën veriore të kufirit e zunë dy brigada komuniste malazeze. Kur Shehu i kërkoi Prekë Calit të dorëzohej dhe i premtoi “gjykim të drejtë”, kreshniku i Malësisë iu përgjigj: “Ma trego se je shqiptar sikur thue, tuj hjekë prej ushtrije trobojnicën, nryshi nuk dorëzohem”. Por Shehu nuk mund ta hiqte trobojnicën sllave, ndaj sulmoi duke djegur mbarë Malësinë dhe duke dhunuar gratë e fëmijët e pambrojtur. Për të shpëtuar nderin e grave dhe jetën e fëmijëve, kreshniku u dorëzua bashkë me 15 bij e nipër, shumica nën 17 vjeç. Asnjë gjyq nuk u bë, të gjithë u masakruan, dhe amaneti i shkijeve për “varjen e Prekë Calit me konop” u çua në vend.
Ish xhelati sigurims Pjerin Kçira, vartës i Zoi Themelit, u tregonte me mburrje shkodranëve se shefi i tij njëherë ishte vonuar në një zijafet, pasi kish mbytur në tortura një “armik”. Kur kish shkuar tek shokët i rraskapitur e me duar të përgjakura, u kish thënë se e kish lodhur për vdekje njëri që, në vend të rënkimeve, thoshte “Rroftë Shqipëria Etnike”. Të gjithë shokët i kishin thënë njëzëri “Sa mirë ia bëre tradhëtarit, tani shef hajde t’i pijmë dollinë”.
Gjatë viteve ’90-të, ish shifranti personal i Enver Hoxhës, Dyl Kadesha, deklaroi publikisht në media se e kishte njoftuar personalisht Enver Hoxhën për të gjitha radiogramet e dërguara nga Hysni Kapo, Ramiz Alia e Shefqet Peçi, lidhur me masakrat serbe në Kosovë, pas çarmatosjes në mirëbesim nga partizanët shqiptarë…, përfshirë edhe Masakrën e Tivarit. Sipas Kadeshës, Hoxha ngazëllehej vazhdimisht nga njoftimet dhe në një rast kishte përqafuar Xoxen, duke u shprehur se “ky është fundi i tradhtarëve”.
Ata kurrë nuk u penduan se vranë e prenë bashkatdhetarët me bindje të ndryshme politike në luftën për pushtet, ndonëse në shumicë ishin të paarmatosur. Ata kurrë nuk u penduan dhe nuk kërkuan ndjesë që mbytën me uri mbi 400 foshnja dhe qindra fëmijë e të rritur në “Aushvicin” e Tepelenës si dhe masakruan e zhdukën mijëra Shqiptarë në të gjithë vendin, gjatë dhe pas “çlirimit”. Madje Shefqet Peçi, para 20 vjetësh, deklaroi se jo vetëm që nuk ishte penduar, porse përsëri do të bënte të njëjtat masakra në Lumë e Kurdari kundër “armiqve reaksionarë”.
Ndaj dhe në këtë prag jubileu të 70 vjetorit të “çlirimit”, nëpërmjet Iliriana Spiro Kolekës, bash tek ministria e Kulturës dhe me financimet e saj, enveristët e papenduar u përgjigjen me vargje: “Ku shkove o Enver…/ ata që bashkë me ty luftuan, po të thërrasin…/ ata lëshojnë rënkime, ku je, kur do të kthehesh…”. Dhe këto ditë rënkimet e tyre kalojnë murët e çdo ministrie e çdo institucioni të shtetit duke i kujtuar popullit, anembanë vendit me ceremoni dhe portrete, se misioni akoma nuk ka mbaruar.
* Autori është Kryetar i PLL/

Filed Under: Analiza Tagged With: “Çlirimtarët”, dhe gjaku në mes, pushteti, Sulejman Gjana

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 69
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT