NGA GËZIM LLOJDIA/
1.Duke ndjekur rrugëtimin dhe udhë-përshkrimet e gazetës “Flamuri”.Çështja që përvijohet qartazi dhe hollësisht e mundshme për tu zbërthyer:aleatët e luftës dhe pasqëndrimi me ta. Gjemia lëkundet dhe nga vjen era fillon lëvizjen. Më 3 nëntor 1943 gjejmë aty se KQ i PKSH u ka shpërndarë një qarkore,kuptohet të fshehtë. Fjalitë ku duhej përqendruar : duhet ti kem syte të kthyer nga Moska, edhe ta shikojmë çdo gjë, në prizmin e luftës që po bënë Bashkimi Sovjetik. Duhet të krijojmë në popull dashuri dhe respekt për Bashkimin sovjetik,Ushtrinë e kuqe dhe Stalinin..Ka qarkulluar një qarkore gati e fshehtë që është firmosur prej” Shpatit” më të dhëna 9 shtator 1943 ku rreshtohen disa radhë kundër qeverisë angleze dhe reaksionit imperialist, që në rast të një zbarkimi do ti ndihmonte çetat e Ballit Kombëtar i cili njihej për tendencën antikomuniste dhe antifashiste. Të mëvonshme ngjarjet janë një konsekuencë rrjedhojë e logjikës,shkruhet.
që do të godiste anglo-amerikanët filluan me fjalimet e drejtuesve të shtetit të atij regjimi.
2.Çfarë ngjau? Ardhja në fuqi e laburistëve në Angli sikur ngrohu shpresat që u shuan po kaq me shpejtësi.
Germë për germë shkruhet kështu tek gazeta në vitet ’50 të shekullit të shkuar. “Kështu me mjeshtrin djallëzore dëbuan Nuncin Apostolik të Papës Mgr Nigris.Nga fundi i marsit të vitit 45 shtrënguan konsullin turk të fshihet në misionin Englez dhe të largohet fshehtas nga Shqipëria,mbasi e atakuan deri më gurë brenda në konsullatë. Filluan ti qesin pengime zyrtarëve të UNRRA,të cilët i shikofshin si agjentë të demokracive perëndimore. Disa nga ata si Mrs Pennington shqiptarofile e njoftuan,i dëbuan me forcë nga Shqipëria. Në fund përgatitën sulmet kundër misioneve ushtarake anglo-amerikane .Këto misione të mbikëqyrura vazhdimisht nga policia e Koci Xoxes nuk kishin liri udhëtimi nëpër vise të ndryshme të Shqipërisë dhe njerëzit që bijnshin në kontakte me ta shënoheshin nga agjentë të veçantë për tu përgatitur një ditë burgimin e tyre. Misionet aleate e humbën një ditë lirin me kërkue vorrezet e ushtarëve dhe oficerëve aleat të vramë gjatë luftës në tokën shqiptare…
3.Gazeta më poshtë shkruan:
Me fqinjët Hoxha ka inauguruar një politikë antikombëtare. Shqipënija ka në robni jugosllave që nga viti 1913. Krahina të gjana dhe të pasura si Kosova, Dibra, rrethet e Shkodrës, me një sipërfaqe e popullsi sa Shqipëria e sotme e quajtën e lirë. Afër 1.000.000 shqiptarë vuajtën dhe vuajnë tu pritë një ditë drejtësie për tu bashkuar me Shqipënin Nëne. Kur Shqipnija për qejf të Enver Hoxhës dhe me urdhen të Moskës kishte hyr në prerin e Jugosllavisë që e kishte robuen mirë vendin me traktate ushtarake,ekonomike,politike, marshalli Tito kishte zanë vendin e Skënderbeut. Atëher Enver Hoxha mohonte Kosovën dhe “tanësin tokësore”tu deklarue në fillim të 1945 :”Me Jugosllavinë nuk kemi asnjë rivendikim”.Sot punët kanë ndryshuem”Shokët” janë ba armiq të tërbuem. Jugosllavija akuzon Enver Hoxhën pse prishi gjithë traktatet e akordet, dhe e armiqësoi me Shqipënin,ndërsa qeverisa komuniste e akuzon Jugosllavinë pse masakroi mijëra kosovarësh të cilët dojshin të bashkoheshin me mëmëdheun. Ka haruar Enver Hoxha se në atë kohë pat dërguar brigadat komuniste për të shtyp kryengritjen kosovare kundër robërisë së kuqe. Politika e ndjekur me fqinjin jugor Greqinë. Me pak rreshta citohet kështu se jugu i Shqipërisë ka ngelur në Greqi që nga viti 1913,Çamëria me je popullsi prej 130000 banorë. Por sot nga stërminimi sistematik i qeverive të ndryshme dhe nga shtrëngimi për ikur për në Turqi,kjo popullsi përmban 30000 shqiptarë .Çfarë bënë qeveria e Tiranës,shkruan gazeta.Hoxha nxirret deri ne qiell shpërthen kundra Greqisë të quajtur monarko-fashiste,por shkaku nuk janë as çamët dhe as Çamëria. Ai është urdhëruar të mbajë në pasiguri kufirin e Epirit,për të vendosur ne vend planet e sovjetikëve. Kur çetat e ELAS dominonin në kufirin e veriut,komunistët nga viti 1943 prishën piramidat e kufirit greko-shqiptar dhe deshën të përgatisin popullin për një përqafim .Nëse në Athinë do të kishin fituar të majtët qeverisë nuk do ti binte ndërmend as për tokat shqiptare,as për çamët. Këtu ka një citim të Mithat Frashërit në 1942:”Partia Komuniste interesohej jo për luftën kundra kombësive të huaja në Shqipëri,por për luftën kundra ideve dhe kombeve qi ishin kundra komunizmit, dhe Bashkimit Sovjetik. Sa për Shqipënin mjaftonte të tepronte nji shqiptar por aj të ishte komunist”.Për fqinjin tjetër Italinë. Thuhet se është lidhur një marrëdhënie diplomatike,por qeveria e Tiranës e shikon me syzet fashizmit. Çfarë fshihej pas asaj marrëveshje konsullore?Të futeshin në Itali agjentë për të vëzhguar dhe për të kryer atentat kundërshtarëve politikë. Kështu regjimi mori në sy të gjitha rreziqet duke u mbajtur pas kapistre të Moskës e cila nuk kishte përgatitur dhe as nuk u angazhua në ndonjë trakt për mbrojtjen e Shqipërisë.
Archives for November 2014
KEPUCET DHE GAZETA L‘UNITA
(Ndodhi pas çlirimit nga okupatorët….)/
Nga Agim Xh. Dëshnica/
Vjeshtë e tretë hidhte në ajër e rrëzonte përtokë gjethet e verdha. Gryka e Tujanit ngarkuar me re, nxinte e ndrinte e gjëmonte. Shiu dhe era shfrynin mbi pullaze e drurë, rrugëve,trotuareve e mureve me figurën e një ushtari të sertë, me një sy e një vesh, me pushkën, bajonetën e parrullën: „Vigjilencë!“
Lartafolësit si gryka ullukësh gri,mbërthyer në shtylla e nën strehët e ndërtesave zyrtare, kullonin ujë çurk e dridheshin si ndër ethe nga zërat e recituesve të poemave, që shqyenin maskën e revizionizmit modern,ndërsa borgjezisë i bërtisnin sus!
Zërat jehonin në sheshe e në bulevard.Në disa zona,nga përplasja e tyre nuk merrej vesh seç thuhej.Në kafe, nën strehë,në ecje e sipër e në shtëpi,dëgjonin të habitur, se duhej të punonin me nerva të tendosur! Nerva? Punë me nerva? Të punonin si të xhindosur? Të qetë ndiheshin vetëm pensionistët, shurdhët dhe ata,që nuk lexonin dot, apo s’kishin radio në shtëpi.Ndërkaq në sheshin Skënderbej, nga kapela, supet e krahët e shtatores së Stalinit, binin rrëke ujrash të ndotur gri…
Në një prej atyre ditëve me erë e shi, Agroni afër dritares pyeste veten, se a mund të shkohej në atë kiamet për të blerë një palë këpucë të reja? Këpucët që mbante në këmbë,pa u vjetëruar mirë fusnin ujë sa,kur binte shi pandehte se ecte zbathur, pa le në pellgjet gracka! As ngjitjet, as qepjet, as gozhdët, nuk bënë derman.Ndaj, kur rrebeshi reshti paksa,u nis për te dyqani më i madh i kryeqytetit, me emrin Magazina Popullore, shkurt MAPO,në rrugën e Dibrës, ku shiteshin këpucë të markës “NISH-Këpuca”.
MAPO, për nga madhësia,ia kalonte dyqanit tjetër shtetëror që sipas forcës së zakonit, veçanërisht gratë, vijonin ta quanin“Xingoni”,si në vitet, kur pronarët italianë botonin në gazeta e revista reklamën: “Zzingone veste tutta la Roma!”. Nëse,dikush atje blinte kostum e pallto e një palë këpucë,i dhuronin një kravatë, një çadër apo bastun.Pastaj me pakon e lidhur me fjongo e përcillnin gjer në prag të portës me fjalët, “tante grazie e arivederla!”
Në MAPO pamja qe ndryshe. Në disa ditë të javës dyqani i madh mbetej me kopsa e kordele, beze e basme me lule që shiteshin më të rrallë,e kështu ndërmjet shitseve kriste muhabeti për punët e shtëpisë. Pa asnjë reklamë papritur dilnin mallra importi. Lajmi merrte dhenë.Aty për aty MAPO mbushej përplotë me burra e gra.E ç’të shihje pastaj? Ca majtas e ca djathtas suleshin drejt banakëve, duke u shtyrë me duar, bryle e supe.Një ditë për pardesy,që ua kishin ngjitur emrin “fësh-fëshe”, të holla sa, kur frynte veriu ua hiqte nga supet; një ditë tjetër për këpucë çeke grash,ose për radio Hungareze “Orion”,që kapnin vetëm Tiranën, për habi dhe…Budapestin! Gojët e liga pëshpërisnin, se ua kishin rregulluar frekuencat vetëm për këto dy radio-stacione. Por,disa radioteknikë kundrejt një pagese,thuajse falas,shtonin fshehtas llampen F-2. E kështu në radion e vogël në trajtë kubi,dëgjoheshin disa gjuhë, si:“Burasi Ankara!”-“Edho Londinon!”- “Vi parla Roma!”-“Ju flet Zëri i Amerikës!”-“Bum, bum! Ju flet Londra!…”
MAPO qe një vend i këndshëm, sidomos për takime e biseda më këmbë si te Qafa e Pazarit në Gjirokastër. Shërbente për bukuri, edhe si strehë për t’u mbrojtur nga të papriturate motit, me shi, vetëtima,breshër e thëllim.Nëpër sallën e ngrohtë endeshin,edhe kureshtarë, pa një dysh në xhep.Të githa këto u hapnin punë punonjësve të dyqanit të madh pasi mbyllnin portat për pastrimin e sallës nga letrat, paketat e bishtat e cigareve,llumi i baltës e për largimin e ujrave.
Agroni hyri e shkoi në banakun e këpucëve. Teksa pyeste shitësen për numrat, mbante në duar pas shpine, një gazetë, për ambalazh, sepse këpucët shiteshin pa të. Ndjeu se dikush e preku lehtë në sup. U kthye prapa. U befasua,kur pa për përballë vetullziun e trotuarve të rrugës së Durrësit e Dibrës.
Pa e përshëndetur ai e pyeti:
-Nga e ke gjetur këtë gazetë?
Djaloshi i hodhi një sy gazetës. U trondit e u habit, kur lexoi titullin, “L‘Unita- La Gazzeta di Partito Komunista Italiano”. Ç’t’i thosh i zënë ngushtë, kur i ra ndër mend se ishim prishur keqas me partitë komuniste të drejtuara nga Hrushovi apo Moska. Mblodhi buzët e ngriti supet.
-As vetë s’e di! E kam marrë për të mbështjellë ndonjë send….Do ta ketë gjetur nëna, ndoshta në ndonjë autobus.-U shqetësua dhe më, kur përmendi nënën, që punonte në PTT.
Vetullziu për një imtë e pa në sy e tha:
-Kot pyeta- dhe u largua.
Por,Agroni e vuri re tek u mbështet te një banak, me njerin sy drejt tij. Si mumdtë zhdukej pra, nga ai vëzhgim dinak? E kapi për dreq, edhe një si e qeshur e hidhur, kur mendoi se po i kanosej një rrezik i çuditshëm, me që ata lart na qenkeshin grindur me partitë dikur motra. Po ai ç’hynte në këtë mes? Kush kishte faj? Nga blerës,tani ai ndihej si i arratisur, që kërkon shtegun,jo për t’u hedhur tej kufirit, por për të dalë jashtë… mureve të dyqanit shtetëror.Oh! Sa zili u kishte atyre që hynin e dilnin nga u vinte më për mbarë. Këpucët i harroi. Gazetën e flamosur e bëri shuk dhe e rrasi në xhep. Ecte e ndalonte para banakëve e pyeste kot më kot shitëset, për fustanet,bezet, basmet, kopsat e kordelet.Shihte vitrinat e pasqyrat e MAPO-s me dy porta, ku për një pardesy apo këpucë çeke, nga burrat e gratë thyeshin xhama e pasqyra. Veçse ato pasqyra të bekuara tani po e ndihmonin të pikaste ndjekësin që s‘i ndahej. Tek sillej i shqetësuar veshi i kapi edhe një këngë dashurie burrash e kënduar nga një artiste: “Te desha, të desha, si i marrë…“ Në pasqyra herë këtu, herë atje, vinte re,se vetullziui ishte qepuar e s’i ndahej,si zagar i heshtur. Por, atij i bëhej se ai lehte egër: “të kapa, të kapa agjent i poshtër, s’ke nga ia mban!“ Pra, ai po përpiqej të zbulonte folezën e tij! Ç’drejtim do të merrte „agjenti?“ Ndërkohë djaloshi e hetonte ndjeksin nga ç’krah lëvizte përmes blerësve. Për një hop u shtir sikur po shkonte drejt portës së majtë. Pa se„vetullziu“ mori djathtas,mesa kuptohej,për ta pritur jashtë e të shihte se nga do t’ia mbante, tatëpjetë rrugës së Dibrës për në Bulevard, a përpjetë për nga Spitali? Agroni u kthye djathtas dhe e ndoqi zagarin gjer afër portës. Atje ndaloi e pa me kujdes. Kaleci kishte ndaluar në mëdyshje në trotuar. Me që s‘po e shihte ndërmjet njerëzve, që hynin e dilnin mendoi,se „agjenti“i shpëtoi nga duart, ndaj nxitoi për nga Bulevardi. Agroni lëvizi ngadalë,doli jashtë e pa;vetullziu kishte humbur tatëpjetë në turmën mizë lisi që endej poshtë lartë si grigja në livadh. Gjithsesi po e brente dyshimi nga çdo e papritur. U hodh me ndrojtje në trotuarin tjetër përballë MAPO-s, kaloi para dyqanit Flora e u fut tutje labirintit me dyqane të zdrukthëtarëve, kovaçëve e saldatorëve. U soll rrotull kolonave të kinemasë, dikur”Rex”, më pas “Nacional”, së fundi “17 Nëntori”. Në sportelin e biletave ndaloi. Diku për bela, një zë i njohur i thirri në emër.Bëri sikur nuk dëgjoi gjë. Shpejtoi hapat e doli te Fusha e Druve prapa Maternitetit. Pasi mori nga e majta, preu Bulevardin e hyri në rrugën Fortuzi me vila doktorësh e profesorësh e me pemë në dy krahët.Atje eci më qetë përbri tyre dhe ndaloi te çezma e hekurt, ku në të djathtë zgjatet rruga e Burgut të Vjetër.Matanë rrugës së Durrësit dukej në muzg Ambasada Sovjetike që përgjohej ditë e natë nga civilët e shërbimit sekret. U ul të pinte ujë. Ndëkohë hodhi sytë drejt rrugës, që la pas.Ishte e shkretë…
Në shtëpi përballë çezmës e buzë rrugës së Burgut të Vjetër, i fshehur prapa perdeve pa më kot. Qeshi me vetullziun e zemëruar diku në bulevard. Por nga fqinji burg pak më tej, dëgjohej befas britma e rreptë e rojës:„Ndal!“Në anën tjetër të shtëpisë mbështetur në mur, civilët e sigurimit në hije vëzhgonin ambasadën.Iu kujtuan filmat me spiunazh, ndjekës, të ndjekur, pranga, hetues, tortura, pushkatime e burg.Pra, i kishte të gjithë aty tok. Veçse tani për disa muaj, duhej të bënte kujdes: të nisej e të kthej nga puna e miqtë e vet, vetëm në muzg, apo në mot me erë e shi, kur lartafolësit njoftonin me zhurmë e bujë,se ishim çliruar nga sundimi i pushtuesve të huaj.Megjithatë shfreu i lehtësuar, por edhe me një farë dridhme, se për pak do të binte në duart e sigurimit komunist për shkak të një gazete komuniste. . .
FAL POR MOS HARRO
Reflektime mbi vuatjet e gruas shqiptare gjate regjimit komunist në Shqiperi tek libri “Fal por mos harro”/
Nga Rita Gjelaj/
Ne menyre te vecante nderoj dhe cmoj shume thirrjen e autorit Zoteri Gjon Kacaj, qe une si shkodrane e lindur, duke rrjedhur nga nje familje e vuajtur dhe e persekutuar katolike, dhe si nje intelektuale e gjenerates se re, qe perjetoi, edhe pse nuk pesoi vuatjet dhe dhimbjet e gruas shqiptare nen rregjimin komunist shqiptar, te marr pjese ne paraqitjen e librit po sa te botuar Fal, por mos harro.
Nepermjet te nenes se protagonistit Ndrek Pjetrit, Diles, autori ve ne dukje vuatjet, brengat, klithmat e kalvarit pothuaj gjysmeshekullor te nenave, bashkeshorteve, motrave dhe vajzave te Malsise se mbi Shkodres ne vecanti, dhe gruas shqiptare ne pergjithesi. Citoj autorin: Dila kishte zbrite nga Telume, me nji thes me halle mbi supe, pa u besue as kembeve te veta, me shume vuatje e vorfni, mbas nji burrit te ndershem e plot burrni, tuj kerkue edhe nji strehe per shndetin qe u mungonte, mbasi i ishin qep edhe vdekjet. Po , te nderuar te pranishem: Eh sa mijera te tjera gra shqiptare ishin si nana Dila!
Vuatjet e nenes Dile rrezatojne ne menyre te pamohueshme vuatjet e te gjitha nenave shqiptare, te cilat perjetuan torturat, masakrat, dhe persekutimet komuniste shqiptare, deri atehere te pa njohura ne historine tone.
Duke u bazuar ne literaturen dhe burimet e shumta te koheve pas komuniste, si dhe mbas leximit me vemendje te librit, jam e mendimit qe mendja e njeriut nuk mund t’i imagjinoje dhe me teper nuk mund ti kuptoje apo spjegoje realisht vuatjet e pashembullta dhe torturat fiziko-psiqike aq tronditese qe grate trimeresha dhe tejet besnike shqiptare perjetuan. Une dhe kushdo qe tenton qe te reflektojne mbi keto ngjarje duhet te jemi te bindur se fjalet tona mbesin te thata dhe pothuajse imagjinime qe jane shume larg realitet, ngjarjeve si dhe perjetimeve te perjetuara aktualisht nga grate e persekutuara. Jam e bindur se nje nder qellimet kryesore te autorit Gjon Kacaj ishte dhe mbetet deshira qe lexuesi te inspirohet, dhe nete njejten kohe te preket nga vuatjet tragjike te gruas shqiptare. Ne nje menyre te fshehur port e kjarte ai leshon britmen duke thene: Falni, por morr harroni se cfare ndolli me gruan shqiptare gjate kohes komuniste.
Eshte e kjarte se kampet e perqendrimit dhe burgjet e shumta ne Shqiperi kane qene sprove e pamohueshme e qendrimit heroik te gruas shqiptare, e sidomos asaj katolike. Nana e Ndreke Pjetrit simbolizon kete vuajtje dhe njihere e pergjithmone verteton se gruaja katolike ne vecanti qendroi dhe vazhdon te qendroje besnike Zotit dhe kombit. Ato dhane jeten por vehten dhe kombin nuk e mposhten.
Duke lexuar librin “Fal, por morr harro” ne nje menyre te qete dhe bindese lexuesi ballafaqohet me vuatjet e vuatjeve, me dhimbjen e dhimbjeve, dhe me ofshamen e ofshamave me tronditese te mijera e mijera nanave, motrave dhe bijave besnike shqiptare gjate stuhise ogurzeze komuniste. Ky fenomen i vuatjeve dhe persekutimit te gruas gjate kesaj periudhe te erret te vendit tone eshte trajtuar nga shume autore te tjere. Mirepo, Zoteri Kacaj ne liber sjell nje rast te vecante ne rredhana te vecanta dhe me nje domethenie te posacme. Per kete arsye ka vlere te vecante.
Une si nane dhe si bije shqiptare tronditem, me thene me At Gardinin, me duket se me leshon zemra kur paramendoj apo mundohem ti rikrijoj dhe rijetoj mundimet dhe vuatjet e femres shqiptare ne shtetin burg apo kamp perqendrimi komunist shqiptar. Mos e thashte Zoti qe te perseriten.
Sistemi dhe ideologjia komuniste, pjelle e mallkuar sllavo-ruse, e bente gruan shqiptare te jetonte, te ndihej, te mendonte, dhe te shprehej porsi te ishte mashkull. Kjo jo vetem se ishte nje tendence deformuese por ishte nje akt brutal kundra vete natyres njerzore, e drej per se drejti, kunder natyres se gruas shqiptare, qe donte te jetonte dhe te mbetej ashtu si Zoti e kishte krijuar: grua e ndershme dhe e denjte.
Mirepo ky ideal e kjo deshire e flakte ju mohua per pese dekada sepse komunistet kishin qellim dhe ishin betuar, deri diku edhe duke ia arritur qellimit, qe trupin e gruas shqiptare ne nje ane, dhe mendjen e saj sebashkut me ndjemjet, ne anen tjeter, si dhe vlerat themelore t’i asgjesojne.
Por, jo! Ata si cdohere u ndeshen ne trimereshat e maleve, heroinat e bjeshkeve, dhe martiret e qyteteve te tri konfesioneve fetare, te cilat me qendrimin e tyre krijuan dhe ndertuan keshtjellajt e rrezistences heroike anti-komuniste ne tere Shqiperine.
Ato pranuan te perjetojne ferrin, zjarrin pervelues, deri edhe vdekjen duke mos iu dorzuar djallit komunist dhe duke mbrojtur deri ne piken e fundit te gjakut te tyre, vlerat dhe idealet e larta te familjes dhe te gruas fisnike shqiptare.
Libri, te cilin po e promovojme, te autorit Gjon Kacaj sjell disa figura te njohura dhe te panjohura deri me sot te ketij lloji. Per hir te kohes poi a le lexuesit qe secili ne menyre te vet t’i zbuloje, kuptoje e perjetoje.
Imzot Frano Illia, ish arqipeshvi metropolitan i Shkodres, i pari pas renies se rregjimit te zi komunist, duke qene nje nga mbesat e tij, na thoshte: Komunistet, mbajeni mend, jane te pabese, jane te pa fe, dhe nuk kane karakter njerzor. Edhe kafsha ka dhimbje per kafshen ne vuatje dhe dhimbje, por jo komunisti shqiptar. Per ta vuatjet e “armiqve te popullit” ishin kenaqesi dhe krenari argetuese. U trete fara!”
Me thoshte axha Frana, “gjate viteve ne burgun e Burrelit me mundonte gjithehere “psehja” e torturave te papershkrueshme te shkaktuara nga vete vllaznit tone. Nuk mund ta kuptoja si eshte e mundur qe vellau-vellaut e vellau –motres t’ia shkaktoje gjith ato vuatje.”
Te nderuar pjessmarres, nuk deshiroj te behem emicionale por ju them te verteten se e njejta pyetje me rendon ndergjegjen edhe mua dhe jam e sigurte se rendon ndergjegjen e zemren cdo nenes shqiptare sot. Pse? Pse ndolli cfare ndolli? Pse?
Duke perfunduar mendimet e mia lidhur me vuatjet e gruas shqiptare ne rregjimin komunist po citoj nji nga plejadat e martireve te shumte shqiptar At Zef Pllumin, autorin e njohur te vepres “Jeto vetem per me trugue”, te cilin pata fat ta njihja personalisht, qe thote: “Komunsitet ishin nje bande huliganesh, gjakpires, te pa Zot, te pa bese, e te pa ndere, sadista qe i neveriteshin edhe qenit ne rruge, e jo ma njeriut te ndershem, apo gruas se paster autoktone shqiptare.”
Le te shpresojme, le te lutemi, dhe le te veprojme me te gjitha fuqite tona qe e kaluara aq e dhimbshme dhe aq tronditese e gruas shqiptare, e pershkruar ne kete dhe te tjera botime, me kurre mos te perseritet. Gruaja shqiptare ka qene dhe do te mbetet, me ndihmen e Zotit, mbrojtesja dhe rojtarja me besnike e te gjitha vlerave shpirterore dhe njerzore te cilat e bejne njeriun shqiptar, te vertete shqiptar. Ajo ka pase dhe pergjithmone le ta kete si model dhe si mrojtese Te Lumen Nene Tereze, e cila shpirterisht dhe psiqikisht perjetoi dhe shijoj helmin komunist duke e ndare ate nga nana e dashur Dranja dhe nga motra Ageja. Pervjetori i kalimit te Nenes Tereze ne jeten e amshuar le te behet vjetori celebrimit te gruas se re shqiptare. Ju faleminderit ne vemendje dhe njehere pergezoj autorin Gjon Kacaj!
KUJTESA ËSHTË THEMELI I LIRISË
*Lëveret e murtajës së kuqe që kanë dalë tani në 2014 tregojnë se nuk është bërë dekomunistizimi i Shqipërisë/
* A do ketë ndonjëherë një gjyqe…?! Bëni gjyqe për qeveritarët hajdutë na thotë Europa, por këtu e kanë veshin shurdhër se janë hajdutë të gjithë ata që kanë kyçet e shtetit e politikës. Korbi korbit s’ja nxjerr sytë./
* Sharlatanizmi po bën ligjin në këtë vend. Dhe nuk shohim një shpresë kurrkund! Na ngeci këmba në ca revanshe historike idiote. Dhe ngopu me portretet e vampirit të kuq, o popull!/
Nga Kolec TRABOINI/
Është detyrim të mbetën në kujtesë emrat e njerëzve të martirizuar në gjysmë shekulli diktaturë. Të gjendën të shkruar diku për ata që në të ardhmen dëshirojnë të dinë se çfarë mizorie ka qenë komunizmi. Sepse ka ndodhur një harrim i qëllimshëm. Sepse shihni rrugët e Tiranës, janë mbushur ende me emra komunistësh dhe nuk gjen asnjë emër martiri. Sot kalon në rrugë para emrit të një krimineli bolshevik që ka pushkatuar njerëz pa gjyq, por emrat e viktimës nuk e gjen kurrkund. Lëveret e murtajës së kuqe që kanë dalë tani në 2014 tregojnë se nuk është bërë dekomunistizimi i Shqipërisë. Është përgjegjësi e madhe e atyre që e quajtën veten demokratë por nuk bënë asgjë për të bërë pastrimin e Atdheut prej murtajës së kuqe, të behëj gjyqi i madh, të hapeshin dosjet, dhe ja tani rezultati. Ata nuk janë thjeshtë një tufë pensionistësh siç tha Kryeministri ynë, por është një grupim i madh, është një frymë e keqe, shihni kanalin “Tring” filma shqiptarë dhe keni përditë e përnatë kronikat e kongreseve të Partisë Komuniste, fjalimet ogurzeza të Enver Hoxhës, propogandën e makinës vrasëse. Nuk i japin rastësisht, por kanë një platformë. Nuk janë një tufë pensionistësh me mendje të qorrollepsur apo edhe të deziluzionuar nga kjo demokraci ku ujku i fortë çanë tërë kopenë e i dobëti vdes në mjerim, por edhe breza të rinj të ushqyer me frymë të keqe të kolerës së kuqe të toleruar aq shumë nga shteti e shoqëria shqiptare. Por për këtë kanë ndihmuar edhe ata që i frynin erës së zogizmit, duke ngritur monumente, në vend të shihnin përpara. Ne jemi mediokër e nuk e dimë se e mira e popullit nuk është duke i bërë urra liderëve të gjallë apo të vdekur, të vjetër apo të rinj por duke punuar për popullin e Atdheun. Për të kemi mbetur të varfër sepse e kemi më të lehtë të merremi me politikë deri në lehje, se sa të punojmë tokat. Jemi kthyer në një popull dembel të ushqyer me politikë dhe ideologji shterpë dhe nuk po dimë të dalim nga kjo gjendje, mjerisht. Po liderët tanë politikë dhe shtetëror, ata janë kthyer në pjesa më komike e historisë sone. Askush nuk thotë çfarë duhet të bëjmë, vetëm të zhbëjmë atë që e bere i mëparshmi. Ndërtojmë e shkatërrojmë. Nuk kemi nje plan të saktë se çfarë mund të bëjmë për zhvillimin ekonomik, por mbetem në fasonet ( si të ishim popull i pazhvilluar afrikan) që edhe ato janë prona të politikës. Prish pallate e bëj kasolle i thonë kësaj pune. Ku janë uzinat e fabrikat, ku shkuan e kush i mori. A do ketë ndonjëherë një gjyq për këtë?! Bëni gjyqe për qeveritarët hajdutë na thotë Europa, por këtu e kanë veshin shurdhër se janë hajdutë të gjithë ata që kanë kyçet e shtetit e politikës. Korbi korbit s’ja nxjerr sytë. Sapo vjen dikush deputet në parlament, në ndonjë institucion a kolltuk, të gjithë mendjen për të vjedhur e grabitur. Një politikë jo thjeshtë medikorre por shtatrruese. Sharlatanizmi po bën ligjin në këtë vend. Dhe nuk shohim një shpresë kurrkund! Na ngeci këmba në ca revanshe historike idiote. Dhe ngopu me portretet e vampirit të kuq, o popull!
LDK, MES VLAN-IT DHE HASHIMIT!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ/
Në këta gjashtë muaj katrahurë pas 8 qershorit, e vetmja gjë që të jepte shpresë ishte koalicioni VLAN – ku LDK-VV-AAK dhe Nisma, pavarësisht nga ofertat e majme për pushtet ofruar nga Hashim Thaçi, nuk u dorëzuan dhe qëndruan bashkë.
Megjithë presionet e kriptothaçistëve, VLAN qëndroi stoik dhe i vendosur në qëndrimet e tij, duke krijuar një bllok të pathyeshëm me qëllim shpëtimin e Kosovës nga katastrofa ku e ka degjeneruar një regjim antidemokratik.
Se në çfarë udhëkryqi gjendet sot Kosova, e tregon fakti se Hashim Thaçi kërkon pushtet me çdo kusht, me të gjitha mjetet, me të gjitha mënyrat, me të gjitha çmimet duke shkelur parimin themelor të demokracisë, ku fitues është shumica. Dhe VLAN është shumicë.
Për të tejkaluar bllokadën e Thaçit, me qëllim konstituimin e parlamentit dhe institucioneve, dhe duke respektuar kërkesën e SHBA, VLAN hapi rrugë që vendi i kryekuvendarit t‘i kalojë PDK.
Ky lëshim që u bë për hir të interesave të vendit, nuk e ndryshonte marrëveshjen e VLAN.
Por ky lëshim do t’u shërbente kriptothaçistave brenda LDK-së që të rifillonin fushatën e tyre! Se gjoja e duan Isa Mustafën kryeministër. Këta që gjatë këtyre 6 muajve kanë bërë fushatë anti Isa Mustafa, tani po u djeg zemra për Isa Mustafën! Rrenë klluqe! Ata po digjen për Hashim Thaçin!
Prandaj, mjaft më! Mjaft më klanit brenda LDK-së, mjaft më probatimave të Hashimit në LDK, që e duan Isa Mustafën kryeministër me qëllim që ata të vazhdojnë aferat që kanë pasur me Hashimin. Klani i njohur brenda LDK-së për lidhjet me Hashim Thaçin, është armik i VLAN-it, sepse VLAN ka premtuar se do të luftojë korrupsionin dhe do të ndërtojë shtetin ligjor.
Ky është misioni historik i VLAN-it. Të shpëtojë Kosovën.
Natyrisht që LDK në koalicionin katër-partiak është partia e parë dhe nga kjo i gëzon të gjitha privilegjet si e tillë por në kontekstin e koalicionit – ajo nuk i ka votat që t’i imponohet VV-AAK dhe Nismës. LDK ka 30 deputetë – VV 16 – AAK 11 dhe Nisma 6. Dmth janë 30 me 33! Edhe sikur t’i kishte. Me votat e saj nuk krijon shumicë.
Gjatë marrëveshjes së koalicionit të 10 Qershorit u vendos formati i njohur. Ky format do të ruhej nëse do të kishte rrjedha normale, të cilat nuk i lejon Hashim Thaçi.
Tash LDK është midis VLAN-it dhe Hashimit!
Në marrëveshjen e 10 qershorit mund të qe vendosur që Isa Mustafa të bëhej kryeministër dhe Ramush Haradinaj kryeparlamentar. Por u vendos që të jetë Isa Mustafa. Po të qe vendosur Ramush Haradinaj, atij do t’i duhej ta lëshonte këtë post dhe nuk do të kishte të drejtë të kërkonte vendin e kryeministrit, por do të kompensohej. Edhe për Isa Mustafën humbja e vendit të kryeparlamentarit duhet të kompensohet. LDK ka të drejtë të ketë postin e presidentit të Kosovës dhe deri atëherë ka të drejtë që Isa të jetë nënkryeministër i parë dhe të ketë postin e Ministrit të Financave, për shembull.
Kjo arrihet me një shtesë aneksi në marrëveshjen e 10 qershorit të VLAN.
Por mos harroni se qëllimi i partive nuk është akaparimi i pushtetit, por shpëtimi i vendit dhe ndërtimi i shtetit. Pra LDK kujdes!
Sepse LDK e ka provuar aleancën me PDK! Dhe prej kësaj aleance LDK-së i ka kushtuar shumë shtrenjtë, pasi ka humbur çerek milioni votues, ndërkohë që qeverisja me Thaçin ia humbi fytyrën, sepse u pa qartë që LDK e humbi identitetin dhe u kthye në parti vasale të Hashim Thaçit!
Nëse LDK, për hir gjoja të Isa Mustafës kryeministër, del nga VLAN, prishja e aleancës me bllokun është krejtësisht në interes të Hashim Thaçit, paçka se Hashimi do ta gradojë Isa Mustafën kryetar qeverije, duke mbajtur për vete postin e presidentit të Kosovës, PDK do të ketë shumicën dhe do t’i luajë zarat vetë Hashimi. Ashtu si veproi me Fatmir Sejdiun!
Natyrisht, nëse LDK me pretendimet e Isa Mustafës kryeministër, rikalon në aleancë me PDK, kjo do të jetë humbja përfundimtare e saj.
Ndërsa nëse dëshiron që të ruajë fytyrën, LDK duhet të mos krijojë asnjë barrierë dhe të operojnë si bllok me VLAN-in.
- « Previous Page
- 1
- …
- 26
- 27
- 28
- 29
- 30
- …
- 69
- Next Page »