Archives for June 2015
Nje Kartoline, nga Amerika, ne 20 vjetorin e gazetes Bota sot
TRI POEZI NGA ALFONS GRISHAJ PER “SOFREN E DIELLIT”
ALFONS GRISHAJ/
Kanga Për Shkodrën/
Kanga e varun në prehnin e një reje,
Vashat e bukura flaurojnë yjet,
E zonjat qiellore lindin heronj,
Mbi lulet që kundërmojnë përjetë.
Kanga ndezun në kokën e një llulle
Që shkodrani i vjetër e la si gjurmë,
Me gishtin në rrudhën e një pëlhure
Sinonim i viteve që ikën pa zhurmë…
Muza mbi varkën e peshkatarit
Melodi e ambël që të vë në gjumë,
Shiroka në spirancën e ithtarit
Campanella e Paganin’ rrjedh mbi Bunë.
Mbi Tepe e Vekshar këndon bulkthi
Refren i kangës së ambles zgjatë,
Bregut të Drinit miklohet zukthi
Me ngjyra aurore dashni e naltë.
Buzë Bexhistenit mbretnon Qafa,
Zbret në kambët e Xhamisë,
Dorën e butë e zgjat Rozafa
Gjinin plot mbi buzët e fëmijës.
Xhabie, ndrit’ bukuroshja trotuarit
Me ozon fërkon fytyrën si hyjni,
Me sytë lëndinë ngjesh shandanit
Qirinjtë pulisin në nostalgji.
Kisha e Madhe, e gjallë histori,
Ku kishtarët dhanë gjithçka në jetë
Ku djalli i kuq, njaj qen jahudi
Dogji e përdhunoi gjithçka të shejntë.
Çinari i hoxhë dheut në sfondin e poetit
Ku drita e dashnisë pushoi tek ai prag,
Një shkrim i largët me dorë profetit
Ndali kalorsin me të zjarrtin vlag.
Dhe rritet qyteti nga zgjimi i rrallë
Nga përkëdhelitë e detit tallazlet,
Lumenjt puthen në blu si në përrallë
Larmojnë fushat e kulmojnë andjet.
Shkodra asht Bibla dhe Kurani
Nga alfa e omega në lumnitë
Shqiptarë, bash këtu lindi vatani!
Rritet miku dhe vdesin tiranitë.
Seç mbet mahnitun vizitori:
“Zoti paska skalit dashninë e vet!”
Sa burra të lartë që Shkodra nxorri
Do qeveriste më të madhin shtet.
Dhe për një çast kanga pushoi…
Vështrimi i mendjes tek votra,
Një fjalë e shenjt’ mbi tokë gjëmoi:
Porta e drites për jetë e mot Shkodra!
Lugati
Kam besuar tek “njeriu” si qënje logjike,
Në miqësi kam besuar … kot së koti!
Tek kthej kryet në rrugen e gjatë biblike …
Idiotësi …! Po, a nuk u tradhëtua dhe Zoti ?!
Dhe bash fytyrë lugati që quhet “njeri”,
Zvarritet si kërmë dhe rrëhet per famë…
Fletëshqyer arsyeja që pjell neveri
Koha epitafit pa shpirtë mbjell gjamë!
Pash më pash po i bjen , jo si dikur!
Shpirti i lugatit dridhet , loton në ferr
I digjet paftyrësia në të zjarrten furrë,
Dhe prej andej … në lagështirë e terr !
Mbinjeriu
Mbi planetin jetë u çfaq mbinjeriu!
Me zhurmë tërmeti në kujën trembëdhjetë miliardë frymorëve
Në konventën e njëqind miliardë shpendëve,
Ku në tmerr kafshëria mbuloi dheun…
Luspat e peshqeve veshë qensh për gjojë.
Si Kolosi i Rodit, hapi këmbët në udhëkryqin e kontinenteve.
Rrjetën e çeliktë e hodhi për brumbujt metalikë që i pat kopjuar
Duke i flakur në stuhinë diellore katër milion miljesh në orë!!!
Syu, i pushoi mbi tempullin e Apollos në Dehli.
Me njerin gisht pastroi rrënjët në muret e tepullit Angor Wat,
Si një prind i rikthyer për fëmijet gurore memec …
Pipin e Çeliktë në qendër të tokës
Për të pirë kupën e fundit të naftës …
Era e Elementit 115 !
Tatu –ja Qin Shi Huang në gishtin e unazës,
Pelerina e Templarëve përdhosur nga kamzhiku i flokëve.
Flamuri Gjysmë Hënë rënkon në dhëmbët e dragoit …
Prej aleancës që nuk u bë kurrë!!!
Në murajat e qytetit të Shenjtë gjeti unazën e Solomonit
E vari në qimen e veshit si hajmali e përsëriti fjalët e tij:
“Vanita,Vanitas Vanitatum!”
Era e Elementit 115… …midis triumfit dhe humbjes!
NUMRI I RI GAZETES “DIELLI” NE PRINT
Numri i ri i Gazetes “Dielli” i kushtohet ngjarjeve ne komunitetin shqiptar ne SHBA dhe ne vendlindje.
Disa nga shkrimet qe mund te lexoni:
– Fotoreportazh nga Parada Nderkombetare e Emigranteve ne New York- Kuq e Zi ne Avenune “Amerika”
– Liga Qytetare, avokate e ceshtjes Shqiptare ne Amerike
– Dy Festivalet e Femijeve shqiptaro-Amerikan dhe moskoordinimi i veprimtarive
– Komuniteti shqiptar dhe Katedralja “Nene Tereza” ne Prishtine.
-EDITORIALI: Para Bashkimit te Diaspres, kerkohet bashkeveprim
– Deklarata dhe qendrime te Vatres per ngjarjet ne vendlindje; ne Maqedoni dhe Kosove
– Zgjedhjet lokale ne Shqiperi.
– Lazarati- Krimi dhe shteti
– Rubrikat kulturore
– Mysafire ne Vater
-Tre ekipe televizive, xhirime ne Vater
– Qendra Kulturore “Nena Tereze”, Shoqata “Rugova- Pikniqet dhe ruajtja e traditave ne komunitet
– Fjala e studiuesit: Cfare i bashkoi Nolin me Konicen tek Skenderbeu
– Veprimtari te Shoqates se Shkrimtareve Shqiptar0-Amerikane
– Perkujtime ne Komunitet
– Sistemi Komunist dhe shkencat albanologjike
– Hapja e Arkivave-Abaz Kupi
– Ernest Koliqi, 40 vjet pas vdekjes
– Histori Amerikane-Presidenti Washington dhe Revolucioni Amerikan
Keto e te tjere shkrime mund t’i lexoni ne Diellin e Printuar
ARBERESHET- HORA MIREPRET DHESPOTIN E RI
SHUGURIMI PER PESHKOP I SH. T. MONS. GJERGJ DHIMITER GALLARO DHESPOT I HORES SE ARBERESHEVET/
Shkruan:Zef Chiaramonte -Palermo/
Pas dy vitesh me seli te zbrazet, Eparkia e Hores se Arbereshevet po pergatitet te mireprese Dhespotin e ri, Imz.GJERGJIN DHIMITER GALLARO, i emeruar nga Shenjteria e Tij Papa Françesku fill nga prilli i ketj viti.Ai merr vendin si pasardhes i Mons. Sotir Ferrara-s, i cili pati dhene doreheqje me 2012 per shkak te moshes, sipas te Drejtes Kanonike.Mungesa e Bariut shpirteror i mundoi shume besimtaret e te pese vendbanimeve te Eperkise, deri sa here pas here grupe besimtaresh iu kane drejtuar Kongregates per Kishat Lindore, zyra e Kurise Romane e ngarkuar per çeshtjet e Kishave Lindore katolike, dhe lutje publike jane bere ne mbarim te Sherbeses se Shenjte ne te gjtha famullite e Eparkise, per te spejtuar emerimin e Dhespotit te ri.
Eparkia (Dioqeze me tradite bizantine) e Hores se Arbereshevet, Piana degli Albanesi, pati qene themeluar me 1937 dhe permbledh pese Bashkite me origjine shqiptare ne provincen e Palermos: Hora e Arbereshevet-Piana degli Albanesi, Sendahstina-Santa Cristina Gela, Kuntisa-Contessa Entellina, Munzifsi-Mezzojuso dhe Pallaci-Palazzo Adriano, perveç nje numeri te madhe besimtareshe arbereshe me banese ne kryeqitetin e Sicilise, te cilet i referohen kishes antike (sh.XII) te Shen Merise se Admiralit, sot selia e famullise arbereshe e Sh. Kollit ndaj Martoranes, kishe kjo kokatedrale e Eparkise.
Mu ne kete kishe monumentale e zbukuruar me mozaike bizantine nga sh.XII, Bariu i ri me ngrohtesi ka shprehur deshiren te shqiptoje Formulat e Besimit, brenda sherbeses se Mbremesores , diten e Shtune, me 27 Qershor, ora 19.00. Kurse Hjrotonia, Dorezimi si peshkop, do te mbahet te Katedralja e Shen Mitrit te Madhit Deshmor, ne Hore te Arbereshevet, te Diellen, me 28 Qershor, ora 10.30.
Qe te dya keto ceremoni do te jene te kryesuara nga Eminenca e Tij Kardinali Paolo Romeo, Kryeipeshkev Mitropolit i Palermos, i cili pergjate kohes me seli te zbrazet ka ushtruar detyren e Administratorit Apostollik te Eparkise
Peshkopet Shugurues, tre nga numeri sipas kanonit bizantin, do te jene: Sh.T. Imz. Donato Oliviero, Dhespot i Ungres per Arbereshet e Gadishullit Italian; Sh. T. Imz. Nikolas Samra, Peshkop i Newton (SH.B.A) per Greko-Katoliket Melkite, dhe Sh. T. Imz. Dhimiter Salahas, Eksark Apostollik ne Athine per Greko-Katoliket e Greqise.
Me padurim kleri dhe populli presen omiline, pretkun, qe Dhespoti i ri do te mbaje fill mbas shugurimit, ngase Mons. Gallaro, me origjine nga Sicilia, nuk eshte arberesh. Ai vjen nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku pati perqafuar traditen kishtare bizantine, baras me te Arberesheve, ne Komunitetin Melkit i atjeshem. Ka ligjiruar te Drejten Kanonike tek Universiteti i Newton-it, ndersa ishte Protosynqellos, Vikar i Pergjithshem, i Eparkise se vete dhe Konsultues i Kongregates per Kishat Lindore.
Pritet te jene te pranishme personalitete te larta nga Amerika, Shqiperia, Kosova dhe vet Italia.
Ceremonite mund t’i shikoni ne striming http://sandemetriopiana.blogstop.T/ te shtunen nga ora 19.00, te Dielen ora 10.00.
Palermo,26 qershor 2015
Zef Chiaramonte
- « Previous Page
- 1
- …
- 11
- 12
- 13
- 14
- 15
- …
- 79
- Next Page »