• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2015

MESAZHI I KRYETARIT TE PLL, Z. SULEJMAN GJANA, DREJTUAR ELEKTORATIT

June 16, 2015 by dgreca

PLL del para elektoratit shqiptar për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit 2015,- Si partia që ka dhënë një kontribut të paçmuar në të gjitha etapat e formimit të shtetit shqiptar, në favor të konsolidimit të institucioneve, të lirisë dhe demokracisë, për të gjithë shqiptarët, para LDB, gjatë diktaturës komuniste dhe gjatë gjithë periudhës tashmë të tejzgjatur të tranzicionit pas ndryshimeve politike të fillim-viteve 90.

  • Si trashëgimtarja dhe bartësja e një filozofie dhe vizioni kombëtarist të drejtimit të shtetit në të gjitha nivelet e pushtetit, që inspirohet dhe bazohet në vlerat perëndimore, me një ideologji, program dhe përbërje njerëzore të së djathtës reale, që synon zhvillimin e vendit dhe të shoqërisë me politika, programe dhe projekte që kanë dhënë provat e tyre në historinë tonë por edhe në të gjitha vendet e qytetëruara.
  • Si një parti me identitet të veçantë, që nuk pranon fatalitetin dhe mjerimin e imponuar për qytetarët shqiptar nga politika dhe politikat e dështuara të 25 viteve të fundit dhe që, ndryshe nga të tjerët, ka në epiqendër të veprimtarisë vet: popullin, kombin, shtetin, dhe jo thjesht pushtetin.

Sepse ne kemi bindjen se Shqipëria mund të bëhet!

Ne dalim para elektoratit shqiptar me bindjen se në vendin tonë, politika dhe politikanët duhet të jenë në shërbim të interesave të qytetarëve, JO për ti mashtruar ata, JO për t’i blerë, JO për t’ju kthyer shpinën nesër, JO për të fituar statuse, privilegje, pasuri apo imunitet, POR për t’i përfaqësuar ata denjësisht në shqetësimet, kërkesat, nevojat dhe të drejtat e tyre, që nuk mund t’jua mohojnë dhe injorojnë më interesaxhinjtë, oportunistët, demagogët dhe dallaveraxhinjtë që ndërtuan një sistem në shërbim të interesave të tyre, të klaneve të djeshëm dhe të sotëm, duke injoruar e nëpërkëmbur qytetarët, popullin, kombin dhe shtetin.

***

Me ndarjen e re territoriale dhe reformën administrative, si shumë qytetarë, PLL ka bindjen se, pushteti vendor do të jetë problematik, aq më tepër në kushtet kur kjo reformë nuk është shoqëruar nga paketa ligjore për funksionimin dhe kompetencat e bashkive të reja.

Dihet tashmë se pushteti qendror ka vendos ta gllabërojë edhe pushtetin vendor për të kontrolluar gjithçka dhe vendosur si të dojë me fondet publike.

Angazhimi i të gjithë shtetit dhe qeverisë në këtë fushatë nuk është një shenjë e mirë për demokracinë dhe funksionimin normal të një shteti sidomos kur mendojmë se kryeministri i vendit deklaron se disa njësi do ti shohë si të nënës dhe disa si të njerkës, dhe kur disa kandidatë për kryetar bashkie janë të përfolur si të inkriminuar.

Edhe pse opozita ka shfaqur performanca jo optimale në këtë fushatë dhe se partitë e djathta si ne, duhet të përballojnë pabarazinë e mjeteve si dhe besëprerjen nga aleatët tanë, ne jemi optimist dhe të vendosur sepse besojmë se qytetarët janë në gjendje të gjykojnë sot më mirë se dje.

Në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit 2015, PLL ka bindjen dhe vullnetin që mund të ndryshohen kushtet e jetesës së qytetarëve shqiptar duke luajtut një rol vendimtar në Këshillat bashkiakë, në 61 Bashkitë e vendit, ku këshilltarët tanë do të jenë përfaqësuesit tuaj, ku do të sigurojmë mbrojtjen e interesave të përgjithshme të publikut, me vendosjen e prioriteteve në çdo vendim-marrje, ku shpenzimet publike do të shkojnë në dobi të publikut,

Për të stimuluar politika lokale të punësimit,

  • Për t’i dhënë përparësi dhe mbështetje iniciativës së lirë dhe private duke stimuluar ndërmarrjet e vogla dhe garantuar tregje brenda dhe jashtë vendit për prodhimet e tyre,
  • Për të garantuar projekte zhvillimi me institucione ndërkombëtare dhe bashki simotra në vende të ndryshme të botës dhe ku emigrantët shqiptar, djemtë dhe vajzat tona, mund të luajnë një rol vendimtar në krijimin e urave të bashkëpunimit në të gjitha fushat,
  • Për të ofruar kushte njerëzore të kujdesit ndaj të sëmurëve, të moshuarve, të vobegëtve dhe të gjitha shtresave në nevojë,
  • Për garantimin e kushteve optimale të arsimit dinjitar për të rinjtë e të rejat me investime publike jo vetën në infrastrukturë por edhe duke tërhequr mësuesit dhe pedagogët dhe stimuluar ata që të gjejnë kushtet e nevojshme dhe të barabarta në të gjitha institucionet e 61 bashkive të vendit,
  • Për të trajtuar me përparësi problemin e pronave të pakthyera tek pronarët legjitim, aty ku pushteti lokal e ka në kompetencë të vet këtë çështje.

Ne jemi të vetëdijshëm se secila prej 61 bashkive të vendit ka specifikat e veta dhe se paraqiten kushte dhe mundësi të ndryshme dhe jo të barabarta në secilën prej tyre, por ekzistojnë gjithkund mundësi reale të zhvillimit kur kapacitetet e këshilltarëve të përdoren me devotshmëri, integritet, ndërgjegje dhe profesionalizëm.

Mjafton të ekzistojë vullneti i përfaqësuesve tuaj, i këshilltarëve që të angazhohen për t’i shërbyer interesit kolektiv të komuniteteve lokale.

Dhe ne ju garantojmë se këshilltarët e PLL do të jenë gjithmonë prezent për ju, do të jenë gjithmonë në shërbimin tuaj dhe të interesave tuaja sepse ne i kemi përzgjedhur ata ndër profesione, profile dhe eksperienca të ndryshme si dhe të të gjitha moshave dhe gjinive duke ju dhënë përparësi të rinjve dhe të rejave.

Andaj, më 21 Qershor 2015, ne ju bëjmë thirrje, që të votoni, që të mos impresionoheni nga presionet dhe mashtrimet, që të mos shisni dinjitetin tuaj, që të mos mbeteni peng i politikave dhe politikanëve matrapazë, por të votoni për veten tuaj, për familjet tuaja, për djemtë dhe vajzat tuaja, që të shohin një të ardhme më të mirë në vendin tonë, duke mbështetur kandidatët e PLL për këshillat bashkiakë, duke votuar Partinë Lëvizja e Legalitetit.

 

Filed Under: Politike Tagged With: elektorat, mesazh, PLL, Sulejman Gjana

Edhe grate shqiptaro-Amerikane ne fushaten presidenciale te Hillary Clinton

June 16, 2015 by dgreca

Politika eshte mjeti per marreveshje qytetare per qytetaret/
Shkruan: Violeta Mirakaj/
Eshte dite e shtune , data 13 Qershor. Nje dite e bukur vere, ku dielli me rrezet e tij te ngroh dhe te fton te dalesh shetitje,pas nje jave te lodhshme pune, per kete fund jave. Por ndryshe nga fund javet e tjera,me qindra qytetare amerikane jane nisur drejt Roosevelt Island ne New York City.
Midis qytetareve te ndryshem, dallohet si gjithmone me energjine e saj te pashtershme, plot gjalleri Themeluesja dhe Kryetarja e Organizates se Gruas Shqiptare “ Shprese & Paqe” (Hope & Peace), Znj Mimoza Dajci se bashku me disa anetare te kesaj organizate. sa anetare te kesaj organizate.
Ne kuadrin dhe perpjekjen ne mbrojtjen e te drejtave te grave shqiptare dhe amerikane duke kerkuar barazi gjinore, stop dhunes – pro paqes, mundesi ekonomike, edukim, tolerance fetare etj… eshte angazhuar kjo organizate ne aktivitete te shumta ne New York dhe Washington DC…Aktiviteti i Znj. Dajci nuk lindi rastesisht sot ne SHBA, por eshte vazhd i karieres se saj te njohur ne fushen gazetareske, politike e shoqerore edhe ne Shqiperi, qysh me permbysjen e rregjimit komunist, ku shpesh eshte kercenuar me jete e ka patur jeten ne rrezik, e deri ne diten qe u largua nga Shqiperia ne vitin 2000.  Pena e saj spikaste kundra diktatures komuniste prane shtypit te ish te perndjekurve politik. Ka qene veprimtare e perkushtuar prane shtreses se persekutuar politike, si dhe anetare e Keshillit te Larte Kombetare te Partise Demokratike (PDSH)
Atmosfera ne Roosevelt Island, NYC ishte shume emocionuese, kudo nje rregull, muzike dhe atmosfere paqeje, te gjithe mbanim flamuj te vegjel amerikane dhe nen tingujt te muzikes dhe ne vecanti te Hymnit te Flamurit Amerikan…prisnim te shfaqej ne podium Znj. Hillary Rodham Klinton.
Znj. Klinton me lireshmerin dhe zhdervjelltesine e saj karakte-ristike pershendet te gjithe te pranishmit, ku mbajti mitingun e saj te pare te fushates. Ligjerata e saj mbarte me vete sigurine, thjeshtesine dhe mendimet e qarta, me natyren e saj te qeshur dhe duke pushuar nga koha ne kohe per te absorbuar duartrokitjet nga turma, ne takimin e saj te pare e vleresuan pothuajse 5000 pjesemarres
Kete dite ajo kerkoi qe te siguroje nje arsyetim per kanditaturen e saj, duke theksuar se Znj. Clinton po kandidon per te gjithe ata qe kane qene ndonjehere te rrezuar, por nuk pranon te rrezohet perseri. Kandidimi i saj ka te beje jo vetem per disa amerikane , por per te gjithe popullin amerikan. Zotimet per t’i dhene popullit nje ujdi me te drejte mbi nje sere ceshtjesh duke perfshire taksat, votimi i kryer dhe emigracioni i menaxhimit etj…
Zanja Hillary tha midis te tjerash : “Une nuk mund te jem kandidati me i ri ne kete gare, por une do te jem presidenti i ri grua ne historine e Shteteve te Bashkuara” .
Ne prononcimin e saj per kete eveniment te rendesishem te SHBA , Znj. Mimoza Dajci tha: “Ne mbeshtetje te kandidates , per te qene presidentja e pare ne SHBA, edhe organizata e gruas “Shprese & Paqe” do te jape kontributin e saj, pasi tashme kemi nje pervoje nga vitet e kaluara; si raportet e mira me shtypin shqiptaro- amerikan, Federaten Universale per Paqen UFP, Qendren per Drejtesi Familjare,si dhe lidhjet me personalitete te shquar, si Senatoret Ruth Hasell Thompson, Jeff Klain, Assamblyman Z.Mark Gjonaj, avokatin Stive Kaufman, Organiztat e ndryshme shqiptaro- amerikane si ajo “Vatra “ etj
Kjo dite e bukur vere u mbyll me kete aktivitet politik qe krahas perkrahesve te saj , te binte ne sy jashte vendit ku u zhvillua fushata e pare per garen presidenciale dhe grupi i opozites, te cilet dalloheshin me format paqesore per kundershtimin e saj….shperndanin syze dielli me ngjyra, ku ne nje krah ishte shkruar : -Stophillary.gop
E gjithe kjo te jep vetem paqe dhe qetesi… dhe tregon se ne vende ku ka Demokraci te vertete… fushatat transmetojne vetem kulture dhe drejtesi.Nga Ky vend i madh demokratik , duhet te mesojne te gjitha ato vende, te gjithe ata politikane qe akoma nuk e kane istalur nje demokraci te vertete ne vendet e tyre se :”Politika eshte mjeti per marreveshje qytetare per qytetaret” eshte shprehur Aristoteli i madh
NY, -14 Qershor, 2015
Foto: Merlin Anderson(Me shume foto shihni ne Facebook)

Filed Under: Komunitet Tagged With: fushate presidenciale, grate shqiptare, Hillary Klinton, Viloelta Mirakaj

Diaspora per Vendlindjen- Dashuria për vendlindjen dëshmohet me vepra

June 16, 2015 by dgreca

Nga Esad GJONBALAJ/Kur  muarem   rrugën e mërgimit qe te gjithë jemi nisur me shpresën se një dite do te kthehemi. Ëndrra e vendlindjes nuk shuhet kurrë ne jetën e çdo mërgimtari. Vitet ikin e shpresat veniten sepse realiteti jetësor e bën te veten  dhe dritarja e mundësisë se kthimit gjithnjë vazhdon te tkurret.  Vitet e 80-ta ishin vite kur Plave Gucia kjo trevë shqiptare lulëzonte nga rinia e jone e cila po edukohej dhe emancipohej me thesarin i dijes ne Universitet e Kosovës. Mirëpo vitet e 80-ta përjetuan edhe eksodin   e Madhe te rinis tone nga Plava e Gucia, eksod qe e  la vendlindjen tone gjysme te zbrazet .

Vendlindja jonë e gjymtuar nga plaga e mërgimit dhe e mos perspektives   ekonomike pret qe sot shpresën e jetës dhe të ardhmërisë te ia kthejnë po ata që dikur e lan te vetmuar, vendlindja pret që bijtë e saj ta mbrojnë at sot  në formë tjetër duke ia kthyer vendlindjes së tyre perspektiven dhe gjallërinë që e kishte dikur dhe gjat historisë.

Sot vendlindje e jonë pret që dashurin tonë ta dëshmojmë me investime konkrete që banoreve vendas që nuk e braktisen at të u’a kthejmë shpresën përmes investimeve dhe që vendoreve të u’a lehtësojmë jetën e tyre përmes mundësisë së punësimit dhe qe ata mos ta braktisin vendlindjen tone te çmuar Plavë Gucinë.

Kohëve te fundit jemi duke vrenjtur një trend te shtimit te interesimit te bashkëvendësve tone për te investuar kapitalin e tyre dhe qe me veprat e tyre këta bashkëvendas po dëshmojnë atdhedashurinë ndaj atdheut. Investimet e tilla janë shumë  domethënëse  duke pasur parasysh se këto investime janë ne fazën e fillestare qe ngjall shpresat qe kapitali i tubuar i Plavë Guciasëve të bëhet forcë dhe fuqi ekonomike e trojeve tona të lara me gjakun e te parëve tonë.

Investimi në Vuthaj i bashkevendasit tonë Genc Q Gjonbalaj që jeton në  Zvicër për ndërtimin e fermës së viçave është investimi i par  konkret  në këtë fshat qe si qellim ka punësimin dhe aktivizimin e mundësive të shumta  në lëmin e blegtorisë që kan Vuthajt dhe vendbanimet e tjera ne Plavë Guci.  Në komunikim me Gencin kuptuam se Ferma e tijë  në fillim do te ketë rreth 150 viça dhe se tregun e shitjes e ka të garantuar në tregun Evropian.

Genc Q Gjonbalaj u lind dhe rrit ne Vuthaj me kushte te rënda ekonomike, por siç thotë Genci me modesti sa ma te rënd që e kisha jetën aq ma te fort dhe te thellë  dhe brumosur e kam dashurin ne shpirtin tim për Vuthaj dhe Plavë  Gucinë.

Ka edhe investitor bashkevendas  tonë qe dëshirojnë qe përmes investimeve të tyre të gjejnë veten ne vendlindjen e vet por edhe institucionet komunale  e ne veçanti subjektet politike shqiptare duhet te jen forcë motivuese për investitorët potencial, dhe qe ti inkurajojnë ata e jo qe me veprimet jo racionale te tyre të krijojnë një klimë të disfavorshme për investimet e bashkatdhetarëve tanë gjegjësisht te Diaspore tonë

 

 

Filed Under: Mergata Tagged With: diaspora, Esad Gjonbalaj, Genc Q Gjonbalaj, investime

NEW YORK: PROTESTE SHQIPTARE PER KUMANOVEN PARA KOMBEVE TE BASHKUARA

June 16, 2015 by dgreca

Beqir SINA, nga OKB – Nju Jork/

–Meqënse shteti i Kosovës nuk është antar i OKB-së kërkojmë që Shqiperia të padisë Qeverinë e Maqedonisë tek Gjyqi Ndërkombëtar i Krimeve ‘ICC’. Mbasi, sipas ligjit internacional çdo shtet fqinjë apo mik i një shteti, që nuk është antar i OKB-së, mund të padis në emër të atij shteti “ON BEHALF”. “Kështuqë,  Shqipëria është më shumë se nji shtet mik apo fqinje, është shteti Amë dhe nuk duhet të toleroi Maqedoninë, të bëj terror mbi shqiptarët e me këtë edhe të nxit destabilitet në rajon./

 “Daghammarskjold  Plaza”- New York :  Dje, me datën 15 qershor 2015 ne New York para ndërtesës së OKB-së, komuniteti shqiptare organizoj një protestë ne përkrahje Iliridës dhe shqiptarëve në qytetin shqiptarë të Kumanovës. Në këtë protestë u ngrit zëri ndaj represionit të shtetit sllavo maqedonas qeverisë së kryeministrit Gruevski, dhe u dënua ashpër vrasja tinëzare e luftëtareve te lirisë, më 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
 Mbi dhjetra shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare të disaporës së bashku me disa anëtarë të familjeve të të rënëve, kanë protestuar dje, në sheshin e protestave”Daghammarskjold  Plaza”, në mbeshtetje të popullates civile shqiptare nga Kumanova.
 Protestuesit u mblodhën për të protestuar kundër pushtetit maqedonas me rastin e ngjarjeve të 9-10 majit, sulmit brutal të forcave të policisë ndaj një grupi shqiptarësh që rezultojë të jenë 9 shtetas të Kosovës të vrarë dhe 21 të arrestuar mes tyre edhe banorë civilë të Lagjes së Trimave në Kumanovë.
Protesta e Nju-Jorkut, tuboi shqiptarët nga disa shtete të SHBA-ve, të cilët kish udhëtuar nga Detroiti, Çikago, Uiskonsin, Nju Xhersi, Kenetktiket, Uashingtoni e tjer. Protestuesit mbanin në duar flamuj shqiptarë dhe amerikan, fotografi të viktimave të Kumanovës, dhe pankarta me simbolin “Jemi Kumanova”, “Liri për luftëtarët shqiptarë” – “Liri për luftëtarët – Burg për tradhëtarët” -“Politikan shqiptarë mos shkelini mbi gjakun e luftëtarëve të lirisë” – “Referndum për bashkim Kombëtar”.
 Gjatë protestave u dëgjuan edhe thirrje edhe kundër udhëheqësve politik shqiptarë në Maqedoni, duke kërkuar edhe deri në largimin e tyre nga politika.
 Kjo protestë në Nju-Jork, u mbështet me një mesazh të veçantë edhe nga kryebashkëjaku i qytetit të Waterburyt në Connecticut, Majori, Neil O’Leary edhe nga përfaqësues të komuniteteve të tjera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 Protesta u organizua nga Shoqata “Hasan Prishtina” në Waterbury, Organizata e Komunitetit Dibran, në Staten Island, dhe Fondi i Përbashkët i Patersonit në Nju Xhersi, me përkrahje të shoqatatve të tjera të komunitetit, ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku, dhe Fondacionit Vendlindja Thërret, si dhe nga aktivistë dhe veprimtarë që veprojnë në zonën e Tri-Shteshit.
   Mizafer Sadiku – Hoxha, sekretar i qendrës kulturore Hasan Prishtina në Waterbury, udhëheqës teknik i programit të protestës, tha se qëllimi i kësaj proteste është që gjithë shqiptaret nga gjitha trojet shqiptare të bashkuar ta mbeshtesim popullatën civile, e të pa fajshme shqiptare në Kumanove. Njikohesishtë, tha ai t’u bëjmë thirrje autoriteteve maqedonase që ta ndalin dhunën ndaj popullatës së pa fajshme shqiptare, sepse, simbas tij, kjo nuk mund të tolerohet në asnji mënyrë, edhe është në kundërshtim në bazë të kushtetutës së shtetit Maqedonas”.
 Më pas folën edhe Rakip Etemi kryetar i komunitetit Hasan Prishtina, professor Esat Ahmeti për Fondin e Përbashkët të Patersonit, New Jersey. Profesor, Esat Ahmeti, i cili është nga Kumanova, veç të tjerash tha: “Jemi mbledhur sot këtu në mbeshtetje të popullatës civile në Kumanovë, dhe bëri thirrje për të qenë të gjithë shqiptarët, me Kumanovën”.
 Aktivisti i komunitetit zoti Naim Balidemaj , kujtojë se Maqedonia, është një shtet i cili krenohet me Nëna Terezen dhe Aleksadrin e Madh, ose me “fundërrinat” tartaro – bullgare, të ardhura në hapsirat shqiptare, të cilët nuk kan të bëjnë asgjë me nacionalitetin maqedonas.
  “Maqedonia, tha ai është një shtet mustruoz i krijuar nga ish- Jugosllavia e Titos, për të mos lejuar ekspasionin serb në rajon, i cili ne shqiptarëve po na kushton sot shumë, sepse edhe kasta politike shqiptare nuk është e përcaktuar për zgjedhjen e problemit gjithë shqiptar në Ballkan, i cili do të ketë qetësi vetëm atëhere, simbas Balidemajt, kur ky shtet Maqedonia të shpërbëhet dhe të gjitha trevat shqiptare t’i bashkohen shtetit tonë Shqipërisë. Dhe, kjo duhet të ndodh sa më parë, në një shtet “inegzistet” i dyzuar serbo – bullgar”, tha Balidemaj.
  Kurse, Hadije Jashari-Ukshini, kunata e Sami Ukshinit, Komandant Sokolit, gjatë fjalës se rastit, si përfaqesuese e familjes Ukshini nga Morina-Gjakovë, u shpreh se i madh është ai njeri që i shikon të gjithë njësoj, që vepron pa anuar e që mendon për të gjithë.. I tillë, tha ajo është edhe Sami Ukshini /Komandant Sokoli, kur është në pyetje çështja kombëtare.
  “Dëshmi e gjallë e vlerave të larta njerëzore, është komandant Sokoli e Sokolët tjerë, tha më tej kunata e Sami Ukshinit, të gjithë ata që ranë e u burgosën në Betejën e Kumanovë. “Ata i vrau e i burgosi tradhëtia. Tradhtia e përgatitur mjeshtërisht, për të vrarë trimat që sollën Lirinë. U vranë djemtë më të mirë të Kombit, shqiptar, u arrestuan e u torturuan deri në vdekje, çka nuk ndodh askund në shtetet demokratike”, tha ajo.
  Në emër të familjes së Komandant Sokolit, zonja Hadije Jashari-Ukshini, shpalosi disa kërkesa:
  -Meqënse shteti i Kosovës nuk është antar i OKB-së kërkojmë që Shqiperia të padisë Qeverinë e Maqedonisë tek Gjyqi Ndërkombëtar i Krimeve ‘ICC’. Mbasi, sipas ligjit internacional çdo shtet fqinjë apo mik i një shteti, që nuk është antar i OKB-së, mund të padis në emër të atij shteti “ON BEHALF”.
 “Kështuqë, tha ajo Shqipëria është më shumë se nji shtet mik apo fqinje, është shteti Amë dhe nuk duhet të toleroi Maqedoninë, të bëj terror mbi shqiptarët e me këtë edhe të nxit destabilitet në rajon.
Padinë në emër të Kosovës tek Gjyqi Ndërkombëtar për krime “ICC” mund ta bëjnë edhe shtetet tjera mike siq është, Kroacia apo SHBA, por i takon Shqipërisë si shtet Amë të bëj këtë” , tha zonja Hadije Jashari-Ukshini, kunata e Sami Ukshinit, Komandant Sokolit, gjatë fjalës se rastit, si përfaqesuese e familjes Ukshini nga Morina-Gjakovë.
 Myslim Rruci, i cili foli për shoqatën dibrane, tha se Shqiptarët janë autoktonë në këto troje, asnjëherë nuk kan luftuar ose sulmuar fqinjët e tyre, në këto treva etnike shqiptare, por kan dashur të jetojnë si fqinjë të mirë me këdo në këto rajon të trazuar nga luftërat e përgjakshme ” Në emër të paqes, demokracisë kërkojmë vetëm drejtësi për kauzën tonë” tha ai.
  Para protestuesve për përkrahjen e popullatës civile shqiptare në Kumanovë, folën edhe perfaqësues të ardhur nga shetet e tjera. Ata në fjalën e tyre bënë thirrje për bashkim kombëtar dhe solidarizim me Kumanovën, folën nga bina  veprimtari Gazmend Leshi nga Illinois, Gani Ahmeti nga Wisconsin, dhe Destan Aliu, nga Kërçova.
 Ndërkohë, nëpërmjet linjës telefonike, Avdyl Zeka, vëllai i njërit prej të burgosurve nga Peja, familjes Zeka, tregojë për keqtrajtimin e të burgosurve shqiptar, që mbahen në burgjet e tmershme të Maqedonisë. Gjithashtu, edhe vëllai i njërit prej të burgosurve të tjerë, foli nga bina dhe kërkojë që të gjithë të protestojmë deri në lirimin e tyre dhe të bëhet një hetim ndërkombëtar, për krimet e policisë maqedonase ndaj shqiptarëve.Musa Paçuku , kryetari i Shoqatës Atdhetare “Dibra” në Staten Island, tha se :”Mesazhi i kësaj proteste , pikërisht para selisë së OKB-së, është që bashkësija ndërkombëtare të bëjë trysni mbi Qeverin e Maqedonisë, për ta ndaluar dhunën mbi shqiptarët në Kumanovë e Maqedoni . Vetëm të bashkuar kështu siç jemi sot ne shqiptarët, do jemi më të fort në iedalet tona”, perfundoi z.Paçuku.
   Kryetari i Akedemisë Shqiptaro Amerikane të Shkencave, Skender Kodra, profesori i psikologjisë klinike që jeton në New York, kërkoi reagim për të ndihmuar banorët e kësaj lagje, dhe premtoi para masë së protestuesve, se ai dhe një staf i tij do të bëjnë kërkimet mbi traumat e pasluftës – terrorizimit të qytetarëve dhe keqtratimin e të burgosurve shqiptar.
 “Shteti duhet të mbajë përgjegjësi dhe të kompensojë çdo familje për këtë vuajtje nga PTSD (Post Traumatic Stress Disorder). Duhet të sigurohen mjekë të specializuar dhe avokatë që të hapin dosjen, sepse në gjithë ato pamje që kemi ndjekur, bëhet fjalë për tmerr të përjetuar, për dëme të mëdha dhe sulme me armë të rënda. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi nga shteti për këtë vuajtje psikike dhe shpirtërore që kanë pësuar këta banorë”, tha profesor Kodra.
 “Në rast se kjo nuk bëhet brenda një kohe të shkurtër nga institucionet përgjegjëse, apeloj që të ndërmarrim diçka diaspora, që të përgatisin një staf profesional. Jam i gatshëm të jem në shërbim të këtij misioni së bashku me koegët e mi”, thekson ai, duke shtuar se dëmet materiale edhe mund të kompensohen, por jo dëmet shpirtërore, dhe mendore që janë krijuar si pasojë e terrorit policor.
  Ndërsa, z. Shefki Mexhuani, i cili ka të vrarë në këtë ngjarje, në Lagjen e Trimave, një nipin e tij,(djalin e motrës,  tha se :” Nipi i tij nuk është vetëm fatlumi i tij, por të gjithë ju jeni “dajat” e atyre që ranë për liri, si fatlumi, Valoni, Mirasadi,,Turgaj Begaj,, Samiti, Nusreti, Xhaferii dhe Arbeni këta janë djemtë ma të mirë të Shqiptarisë, përcjellsit e amanetit të Adem Jasharit. Por, shtoi Mexhuani, ne jemi të gatshëm së bashklu me bashkëluftëtarët, e mi të futemi në atë rrugë të vështirë, që po na e imponon vetë regjimi i Gruevskit “tha ai.
 Protesta u mbyll me leximin e mesazhit të përcjell nga kjo protestë paqësore, nga gazetari Qazim Doda, i cili tha se :” Kjo protestë u mbajtë në shenjë përkrahje dhe respekti për të burgosurit dhe dëshmorët e rënë në Betejën e Kumanovës, një protestë kjo gjithëshqiptare, për zgjidhjen e çështjes Shqiptare në Maqedoni dhe Lirimin e të burgosurbve Shqiptar”.
Në mesazh thuhej ndër të tjera se “ Faktori ndërkombëtar dështoi të reagojë në ngjarjet e Kumanovës, duke shkelur edhe Konventën e Gjenevës, për robërit e luftës mbasi disa prej tyre janë vrarë në qeli, tha ai duke shtuar :” Kemi, ardhur këtu të protestojmë kundra padrejtësisë  që po i bëhet popullit shqiptar në trojet e veta, dhe të pushtuar nga sllavo-maqedonasit. Mos implemntimi i Marrveshjes së Ohrit solli vetëm një “garanci”, se në Maqedoni, mun të filloi luftë e re për konfederalizimin e Maqedonisë, ose ndarjen në mes sllaveve dhe shqiptarëve,. Edhe pse faktori ndërkombëtar u bë grant në implemtnimin e asaj marrëveshje, deri tani ajo ka dështuar, për të sjell në jetë një marrëveshje të tillë, siç qe ajo e arritur në Ohër me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar”, tha mes të tjerave z. Doda.
 Protestuesit u shpërndan të qetë duke brohoritur Kumanovë jemi me ju, Shqiperi Etnike, Ndalni dhunës ndaj Shqiptarëve, Liri të burgosurve në Kumanovë.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, para OKB, proteste per Kumanoven

PERMENDORJA E NENE TEREZES NE MAQEDONI 32 METRA E LARTE

June 16, 2015 by dgreca

Përmendore madhështore e Nënë Terezës në Maqedoni, 32 metra e lartë me vlerë 5.1 mln euro, ministria hap tenderin /Ministria e Kulturës e Maqedonisë ka bërë publik tenderin për ndërtimin e shtatores së misionares shqiptare Nënë Tereza.   Mësohet se për ndërtimin e kësaj përmendore je, ministria ka vënë në dispozicion fondin prej 5.1 milionë euro.   Ndërkohë, përmendorja do të jetë 32 metra e lartë. Në lidhje me këtë, ministra maqedonase ka hapur tenderin për përzgjedhjen e kompanisë, që do të ndërtojë përmendoren e misionares shqiptare.

Filed Under: Kronike Tagged With: maqedoni, Nene Tereza, permendorja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • …
  • 79
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT