• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2015

Krimi ekonomik “vret” bizneset

June 13, 2015 by dgreca

Nga Nadie Ahmeti/

Niveli i lartë i krimit ekonomik në Kosovë po pengon zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe zvogëlimin e të hyrave në buxhetin e Kosovës,thonë ekspertë për çështje ekonomike në Kosovë.

Sipas tyre, pastrimi iparave, krimeve tjera ekonomike dhe financiare, në pjesën më të madhe konsiderohen krime të fshehura.

Përfaqësues të komunitetit të biznesit vlerësojnë se korrupsioni, shkeljet tatimore, krimet që lidhen me prokurimin, kontrabandën, krimet financiare, krimet e drogës janë krimet më të shpeshta, por që ende nuk dihet se në çfarë përmasash.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, konsideron se kjo dukuri po shkatërron veprimtarinë e bizneseve, të cilat aktivitetin e tyre e zhvillojnë në mënyrë të rregullt.

“Sipas të gjitha perceptimeve, analizave, hulumtimeve, ekziston krimi ekonomik. Po në çfarë mase asnjëherë nuk mund të vërtetohet kjo, ashtu siç nuk mund të vërtetohen shifrat e sakta për korrupsionin dhe ekonominë joformale”.

“Ky fenomen negativ karakterizohet edhe me haraç, shantazhe të ndryshme, që iu bëhen njerëzve dhe bizneseve”, thotë Shahini.

Ekonomia kriminale është e pranishme në Kosovë dhe kjo po pengon ekonominë reale, zhvillimin e shoqërisë, por edhe buxhetin e Kosovës, thotë edhe Ismail Kastrati, ekspert për çështje ekonomike.

Ai në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se krimi ekonomik pengon edhe në mundësitë e zhvillimit të arsimit, shëndetësisë dhe veprimtarive tjera publike.

Kastrati konsiderojnë se autoritetet kompetente nuk po tregojnë një gatishmëri për të luftuar këtë dukuri.

“Në realitet, ekonomia kriminale nuk luftohet fare , përveç deklaratave dhe formimin e disa grupeve, komisioneve dhe strategjive, të cilat vetëm në aspektin formal e plotësojnë vakuumin,përndryshe në aspektin real kurrgjë nuk bëhet në këtë drejtim”, thekson Kastrati.

Ndërkaq, Agim Shahini thekson se prania e kësaj dukurie në Kosovë është për shkak të mosfunksionimit të duhur të sistemit të drejtësisë.

“Kjo vjen si pasojë e mosfunksionimit të rendit dhe ligjit, e cila është e nxitur nga njerëzit e papërgjegjshëm, por dhe njerëzit e përgjegjshëm, sepse janë të nxitur nga të parët. Përderisa në Kosovë ende nuk janë të mbrojtur dëshmitarët në nivelin e duhur, kjo do të vazhdojë të jetë në rritje, për shkak se askush nuk e ka atë guxim shpirtëror që të denoncojë gjithë këto dukuri, apo njerëz të caktuar në organet e drejtësisë”, shton Shahini për Radion Evropa e Lirë.

Sidoqoftë, zyrtarë qeveritarë tashmë sa herë kanë pohuar se lufta kundër këtyre krimeve është përparësi e institucioneve të Kosovës. Madje, për luftimin e kësaj dukurie janë krijuar disa strategji.

Në Strategjinë kombëtare për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë joformale, pastrimin e parave, financimin e terrorizimit dhe krimeve ekonomike për vitin 2014- 2018 thuhet se do të reduktojë shkallën e ekonomisë joformale në 5 për qind mes 2014 dhe 2018.

Kurse, gjatë vitit 2015 deri në 2018, vlera e konfiskimit të të ardhurave nga krimi duhet të jetë 1,000 000 euro për vit.

Filed Under: Analiza Tagged With: krimi ekonomik, Nadie Ahmeti

Pozita dhe opozita nuk e shënojnë bashkë as 12 Qershorin

June 13, 2015 by dgreca

Data 12 Qershor paraqet një ditë sublime për popullin e Kosovës, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Këto komente, ai i bëri në një seancë të veçantë të Kuvendit, kushtuar Ditës së Paqes, që për shumëkënd në Kosovë nënkupton edhe ditën e çlirimit. Në këtë datë, 16 vjet më parë, pas fushatës 78-ditëshe të bombardimeve mbi caqet ushtarake e policore serbe, rreth 50 mijë trupa të NATO-s patën zbarkuar në Kosovë, me çka i kishin dhënë fund dhunës që pushteti i Sllobodan Millosheviqit që po ushtronte mbi popullatën civile të Kosovës.Për të shënuar këtë datë, Kuvendi kishte thirrur një seancë të veçantë, ku në vend të debateve politike, u dëgjuan vepra të njohura artistike të kompozitorëve vendas e ndërkombëtar të interpretuar nga Filarmonia e Kosovës.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se kjo datë, paraqet ditën e triumfit të lirisë mbi shtypjen dhe tiraninë.

“Kjo është një ngjarje e veçantë në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës. Një koncert festiv i Filarmonisë së Kosovës në nderim të 12 Qershorit. 12 Qershori është një ditë sublime për popullin e Kosovës, por edhe për vlerat e paqes dhe humanizmit. 12 Qershori është dita e triumfit të lirisë njerëzore mbi shtypjen dhe tiraninë”, ka thënë Veseli.

Megjithatë, edhe kjo datë nuk ka kaluar pa ndasi, të cilat për një kohë tashmë janë të pranishme në skenën e këtushme politike.

Opozita e ka bojkotuar këtë seancë. Sipas opozitës, koalicioni qeverisës edhe kësaj radhe është përpjekur që të organizojë solemnitete për të krijuar imazhe të rrejshme të gjendjes në Kosovë, përderisa popullata po ballafaqohet me varfëri të skajshme.

Deputeti Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka sqaruar se një prej arsyeve të mungesës së opozitës, ishte edhe refuzimi që në seancën e së premtës, përveç kryetarit të Kuvendit, të flisnin edhe përfaqësuesit e partive opozitare.

“Këto seanca simbolike, të cilat kanë filluar të shtohen kohëve të fundit, po bëhen sidomos nga kryetari i Kuvendit me qëllim që të shfrytëzohet Kuvendi i Republikës së Kosovës për ta krijuar imazhin e një Kosove pa probleme, si një vend në të cilin po lulëzon demokracia, po ka zhvillim ekonomik, po ka vende të punës, por ne jemi të bindur që saktësisht e kundërta është e vërtetë“, ka thënë Konjufca.

Seanca, është bojkotuar edhe nga dy subjektet tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partia Nisma.

Përndryshe, 16 vjet pas çlirimit dhe 7 vjet pas pavarësisë së saj, Kosova vazhdon të përballet me sfida të shumta, përfshi zhvillimin ekonomik, shkallën e lartë të papunësisë, sundimin e rendit dhe ligjit si dhe sfidën e shtrirjes së sovranitetit në gjithë territorin e saj. Po ashtu, Kosova po ballafaqohet me probleme serioze në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ngjashëm edhe me vendet tjera, Kosova po përballet edhe me sfidën globale të luftimit dhe parandalimit të ekstremizmit fetar.

Ndërkaq, nga aspekti i jashtëm, Kosova mbetet ende një vend që ka probleme me subjektivitetin e saj shtetëror. Mosnjohja e saj nga pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian vazhdon t’i krijojë probleme në proceset integruese. Po ashtu, shteti më i ri evropian, mbetet edhe vendi më i izoluar në Evropë.

Kurse, kontestimi i shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë që mbështetet nga Rusia si vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, i pamundëson Kosovës që, tash për tash, të llogarisë në anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. (Kortezi:Ziojadin Gashi?

Filed Under: Komente Tagged With: 12 qershori, opozita e pozita, te dnare

KUR TRUPAT E NATOS HYNE NE KOSOVE

June 13, 2015 by dgreca

Kosovës po i ndodhte liria dhe paqja para 16 viteve, NATO nisi të hynte në 12 qershor 1999 ora 05 e 17 minuta/

– Kuvendi i Kosovës për 12 Qershorin – Ditën e Paqes, seancë festive dhe koncert i Filarmonisë-

Nga: Behlul Jashari/

PRISHTINË,  12 Qershor 2015.- Kuvendi i Republikës së Kosovës  shënon sot 12 qershorin, Ditën e Paqes, me seancë festive dhe me koncert në të njëjtën sallë të Filharmonisë së Kosovës, ku po marrin pjesë liderë insitucionalë e politikë, si dhe ambasadorë e të ftuar të tjerë.

“Kjo është ngjarje e veçantë në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, një koncert festiv i Filharmonisë së Kosovës në nderim të 12 qershorit”, tha në çelje të seancës festive-koncertit, kryeparlamentari Kadri Veseli.

“12 qershori është një ditë sublime për popullin e Kosovës, por edhe për vlerat e paqës dhe humanizmit. 12 qeshori është dita e triumfit të lirisë njerëzore mbi shtypjen dhe tiraninë”, theksoi Verseli.

“Të nderuar të pranishëm, vlerat sublime më së miri shprehen me gjuhën e artit, prandaj sot, në këtë vend, në vend të fjalimeve politike le të flasë arti”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës e më pas nisi koncerti festiv i Ditës së paqës.

Ligj për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës përcakton 12 qershorin ndër ditët memoriale. Në vitin historik 2008, dekretimi i  këtij ligji, të miratuar në Kuvend në 21 maj, si dhe i 40 ligjeve tjera të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet e ditës së 15 qershorit të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, e cila është miratuar nga Kuvendi në 9 prill, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurt.

Në Kosovë para 16 viteve nisi të ndodhte liria dhe paqja: Ishte ora 05 e 17 minuta e mëngjesit në 12 qershorin historik 1999. Në atë orë e ditë të lume tanket e para të NATO-s të përcjella nga helikopterët hynin në Kosovë.

Ishte ora kur nga kolona e tankeve të forcës më të madhe planetare, NATO-s, që kalonin kufirin e Kosovës nga Maqedonia në Bllacë-Han të Elezit, po jepja në ATSH lajmin e madh për të gjithë shqiptarët dhe botën.
Ishte ora kur liria po vinte e po iknin forcat serbe të kasapit të Ballkanit, Milosheviç, i cili përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë, dhe që po linin pas luftën me një bilanc tragjik të masakrave, spastrimit etnik e gjenocidit kundër shqiptarëve: Mëse 12 mijë të vrarë, rreth 6 mijë të zhdukur,  shumë prej tyre të groposur në varreza masive, edhe të fshehura në Serbi, e afër 1 milion të dëbuar – shumica  drejt Shqipërisë…

Kosovës i vinte era tokë e djegur, ua kishin vënë flakën mëse 400  fshatrave e qyteteve, 120 mijë shtëpive…

Drejt Kosovës, qyteteve, fshatrave e shtëpive të tyre të shkretëruara e të djegura ishin nisur më këmbë refugjatët e kampit afër kufirit në Bllacë, Maqedoni. Ata njerëz, që dukeshin më të gëzuarit e gjithë botës, në qytezën kufitare kosovare Hani i Elezit binin në gjunjë, puthinin tokën e atdheut të tyre dhe tanket e misionit humanitar e shpëtimtar  të NATO-s, të cilat po u hapnin rrugën për kthimin e madh dhe lirinë e përjetshme. “Është më shumë se ëndërr, është më shumë se gëzim”, shpreheshin në atë mëngjes të dëbuarit që po ktheheheshin në shtëpitë e tokën e tyre.

Forcat serbe kishin ikur nga kufiri dhe po largoheshin nga Kosova, por kishin lënë prapa zonat e minuara, dhe dukej se për këtë zgjatnin me orë kontrollet te Ura e Kashanit mbi lumin Lepenc e te tuneli i afërt në Grykën Kaçanikut.

Në atë Grykë, forcat kriminale të Milosheviçit kishin lënë prapa edhe grafite në faqe shkëmbinjësh: “Kosova zemra e Serbisë” e “Serbia deri në Durrës”, e që shkonin edhe shumë larg, “Serbia deri në Tokio”,  “ Serbia deri në Sidnei”…Gazetarët nga gjithë bota, me të cilët në kolonën e tankeve të para të NATO-s në Kosovë isha bashkë me korrespondentin nga Shkupi të gazetës kosovare Rilindja, Bedri Sadiku, ato grafite i shikonin si një çmenduri dhe qeshnin, fotografonin, filmonin, raportonin…

Por, përtej këtyre grafiteve të përçudshme, si një përgjigje dhe ralitet se çka është Kosova u shfaq imazhi i Flamurit Kombëtar Shqiptar i ngritur si fluturim shqiponje dykrenare e si në majën më të lartë të festimeve në gjithë botën në qytetin e Kaçanikut, ku në 7 shtator 1990 ishte shpallur Republika e Kosovës dhe miratuar Kushtetuta e saj në një mbledhje historike të Kuvendit, në kushte të rënda dhe plot rreziqe okupimi. Nga Kaçaniku, nëpër Fushën e Pajtimit, në orët e pasditës, kolona e NATO-s mbërriti në qytetin e Ferizajt, mbi të cilin nga larg shiheshin re tymi.

“Forcat serbe edhe sot po e djegin Ferizajn, duan ta djegin të tërin para se të ikin. Ende nuk kanë ikur të gjitha”, tregonin shqiptarët e mbetur atje.

Ata kishin dalë për të pritur e përshendetur NATO-n me lulet që i vënin mbi tanke e shtronin rrugën, dhe me brohoritjet: “NATO, NATO”, “Kosova, Kosova”, “NATO – Kosova e Lirë”. Kishin dalë në mikprijen e madhe, me falënderimin e mirënjohjen e gjithëmonëshme.

Fëmijëve anëve të rrugës që përshëndesnin me valëvitje duarsh e plot gëzim ushtarakë të NATO-s u shpërndanin bombone (ëmbëlsira). Një vajzë, nxënëse e shkëlqyer e fillores, po shtrëngonte bombonin në grusht te zemra dhe thërriste shumë e lumtur: “Do ta ruaj tërë jetën për kujtim”.  Ishin ata fëmijtë që kishin përjetuar tmerret, e me muaj të tërë as s’kishtin parë ëmbëlsira e ishin përballur edhe me urinë në mungesë të bukës. Tregonin se kishin jetuar me shumë frikë të fshehur nëpër bodrume…

Ndërkohë që kolona kishte marshuar edhe më tej, pas ndonjë ore edhe fushat rreth qytetit të Lipjanit u mbushen tanke të NATO-s, të cilat para mbrëmjes arritën deri afër Prishtinës, por hyrja në kryeqytet dukej mbeti për të nesërmen…

“Po shkojmë në Prishtinë, të shohim si duket në natën e fundit të okupimit”, thanë disa nga gazetarët nga anë të ndryshme të botës, të cilëve iu bashkova, edhepse e dija se të shkohet para se ta marrë kontrollin NATO rreziku ishte shumë i madh, kishte shumë rreziqe nga të cilat mëzi isha larguar…

Vetëm para pak më shumë se një muaji, në 6 maj 1999, i larguar nga kryeqyteti, duke raportuar nga kufiri jugor i Kosovës, kisha dhënë lajmin në ATSH “Shqiptarët në Prishtinë – mburojë e gjallë”.

Kisha raportuar se “Shumë banorë të Prishtinës po mbahen peng dhe po përdoren nga serbët si mburojë e gjallë. Ata janë detyruar të qëndrojnë në shtëpitë dhe banesat pranë vendeve ku janë fshehur armë dhe mjete të mekanizuara ushtarake si dhe nëpër objekte që
mund të bombardohen nga NATO-ja…Shumë familje janë detyruar të qëndrojnë për disa ditë me radhë pranë postes së re të Prishtinës, në lagjen Dardania, thonë
dëshmitarë okularë që kaluan kufirin Kosovë-Maqedoni. Shumica e të ardhurve janë femijë dhe gra, ndërsa burrat janë marrë nga forcat serbe. Gra nga rajoni i Llapit tregojnë për më se 200 te rinj e burra shqiptarë që i kanë ndarë nga familjet
dhe i kanë marrë në rrugën midis Obiliqit dhe Prishtinës. Të deportuar nga fshati Hade i Obiliqit, tregojnë per ekzekutimin e 13 shqiptarëve. Mijërat e të dëbuarve gjatë 24 orëve të fundit janë kryesisht nga rajonet e Llapit, Prishtinës, fshatrat e Ferizajt dhe të Lipjanit”.

Kishim mbërritur në kryeqytet, Prishtinë, para mbrëmjes së 12 qershorit, duke kujtuar edhe largimin pasi në mbrëmjen e 24 marsit 1999  në kushte të pamundshme të ndërprerjes së linjave telefonike dhe dritave, me lidhje satelitore që e mundësoi vëllai Demë Jashari nga Zvicëra, nga banesa plot edhe me refugjatë në qytetin në luftë e në shtetrrethim, derisa shkallëve të ndërtesës në lagjen Ulpiana dëgjoheshin rrapllimat e zërat e forcave serbe, kisha raportuar  për ATSH-në e Radio Tiranën për goditjet e para të aviacionit të NATO-s e të nesërmën në mëngjes për “qytetin fantazmë” e masakrat e reja të forcave serbe në shtëpitë e shqiptarëve gjatë natës…

Në atë mbrëmje të 12 qershorit të para 16 viteve, në Prishtinë shihej se rreziku ishte edhe më i madh se që ishte paramenduar, në të gjitha anët kishte breshëri armësh. Kudo kishte policë, ushtarë, paramilitarë serbë, të gjithë të armatosur, shumë prej tyre edhe të dehur. Paramilitarët e Arkanit i ndoqën gazetarët ende pa hyrë në hotelin në qendër apo të sapohyrë, dhe nëpër një rrëbesh shiu që largoi njerëzit nga rruga po iknim me shpejtësi, me automjetin që udhëtonim…

Kisha dhënë edhe lajmin e parë të rikthimit në Prishtinë… Po ku ta kalonim natën, kur ende nuk mund të shkoja në banesën time ku kishin hyrë forcat serbe…

Shkojmë drejt adresës së telefonatës së 6 majit nga Prishtina, që u bë lajm…“Ai lajm na dha shpresë shpëtimi”, u shprehën me falënderim të ngujuarit atje, që na dhanë çelësin e një banese të boshatisur.

Në lajmin e 6 majit të para 16 viteve, natyrisht, në rrethanat që ndodheshin të ngujuarit në Prishtinë, mes forcave kriminale, nuk përmenda burimin, telefonatën nga posta e re e Prishtinës që ishte bërë mes rreziqesh, po duke iu referuar “burimeve të ATSH-së” tregova çka po ndodhëte, që “bota ta marrë vesh”…

Në të gjitha anët në Prishtinë breshëritë e armëve vazhdonin edhe gjatë mbrëmjes së ditës kur nisi lira, edhe gjatë gjithë natës që po e kalonim në një banesë të shqiptarëve të dëbuar. Nata e fundit e forcave serbe në kryeqytetin e Kosovës ishte plot tmerre dhe ankthe, kishte disa shqiptarë të vrarë në shtëpitë e tyre, edhe shumë djegie e plaçkitje…Kishte edhe plumba qorr që binin, të shkrepur nga shumë armë serbe.

Në  ditën e 13 qershorit 1999, në mëngjes, qielli mbi Prishtinë mbulohej nga helikopterët e NATO-s, ndërsa kolna e tankeve dhe makinerive tjera ushtarake shihej tek zbriste rrugës nëpër një kodrinë nga ana jugore dhe mbushte sheshet dhe rrugët e kryeqytetit të Kosovës.

Nga këto pamje, në ATSH në Tiranë shkonte lajmi: “NATO po e merr kontrollin në Prishtinë dhe po detyron forcat e Milosheviçit të largohen…”

Erë shkrumbi e shtëpive e obekteve tjera të djegura ndihej në Prishtinë. Forcat serbe i kishin vënë flakën edhe selisë së Zyrës së SHBA – përfaqësisë së  parë të një shteti nga 6 qershori 1996 që shënonte vendosjen e pranisë amerikane në Kosovë në rrethana të veçanta, si dhe selisë së Presidencës dhe institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht.

Dyqanet dhe klubet ishin të mbyllura dhe të plaçkitura…

Në 13 qershor 1999, forcat e NATO-s hynë në Kosovë edhe nga Shqipëria, duke kaluar kufirin nëpër Morinë-Vërmicë, drejt Prizrenit…
Pas një nate që e përshkruaja “plot rreziqe dhe e tensionuar, me të shtëna të shumta armësh të serbëve dhe me provokacione kundër shqiptarëve dhe forcave paqësore”,  vazhdoja raportimet nga Prishtina në ATSH: “Kosova qysh dje dhe sot është e lirë në shumë pjesë të saj. Kurrë nuk janë parë njerëz më të gëzuar se sot me hyrjen triumfale të forcave të NATO-s në Kosovë dhe kryeqytetin e saj, Prishtinë. Në Prishtinë qysh sot, NATO po vendos kontrolle…”

Pasditen e 13 qershorit 1999, me korrespondentin e Zërit të Amerikës,  Isak Ramadani, që erdhi nga Shkupi në Prishtinë duke sjellë edhe numrin special të gazetës tradicionale kosovare Rilindja të botuar atje me raportimet për ngjarjen historike të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë,  kalova edhe një herë rrugën nga kishin hyrë forcat e para të NATO-s një ditë më parë. Edhe Rilindja në ballinë kishte te kryetitulli orën që kasha raportuar në ATSH: “Dje në orën 5.17 – Trupat e NATO-s hynë në Kosovë”.

Dhe, vazhdoja raportimin në ATSH: “Sot duket krejt e çliruar pjesa e Kosovës nga kufiri me Maqedoninë, përgjatë rrugës që të çon në Han të Elezit, Kaçanik, Ferizaj, Lipjan e deri në kryeqytet. Në Kaçanik, Han të Elezit dhe në lokalite të tjera takuam dhe ushtarë të UÇK-së që kthenin jetën dhe rregullin.
Flamuri shqiptar – flamuri i lirisë valonte në kulmin e ndërtesës 12- katëshe në qendër të qytetit të Kaçanikut, mbi kulmin e shkollës tetëvjeçare ‘Jusuf Gërvalla’ në fshatin Nikaj dhe lokalitete të tjera.
Në vendkalimin kufitar në Bllacë ndërmjet Kosovës dhe Maqednisë sot nuk ka më flamuj serbë, të cilët janë hequr. Në kufi figurojnë marinsat amerikanë”.

Kështu ishte 16 vite më parë…

Dhe, 16 vjet pas 12 qershorit historik 1999,  Kosova feston Ditën e Lirisë – Ditën e Paqes, kur NATO nisi marshin shpëtimtar me forcat tokësore, pas ndërhyrjes me aviacion në fushatën ajrore 78 ditëshe.

Në 16 vjetorin e lirisë,  Kosova me pavarësinë e shpallur në 17 shkurtin historik 2008 është e njohur nga 109 shtete anëtare të OKB-së dhe drejt të gjitha njohjeve ndërkombëtare…

Filed Under: Featured

Shqiptarët e Maqedonisë rrugës së shqiptarëve te Sanxhakut të Novi Pazarit

June 13, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharra/

Përvec disa perjashimeve ,shqiptarët e Maqedonisë  jan ë nisur nj ë rruge pa kthim; fotot plot famuj kombetar  shqiptar dhe mendjen plot Turqi dhe Osmani. At ëhere kur na i ndan ë tokat (Kongresi i Berlinit , Konferenca e Londres ) At Gjergj Fishta pati th ën ë ; “ Na e moren Gjakoven , Dibren e Manastirin … “ ,ishte tragjedi   se u shkeputën edhe tri  qendra te mëdha te Shqiptarisë . Por çdo fatkeqësi e ka edhe fatin e saj ; kështu mendonin optimistët . Mendohej që se paku nga këto tri qytete sa do ku do ,  të mbetet fara e shqiptarisë në tokat e shkëputura.
Sllav ët e vetdijshëm per kete , e ndjenin rrezikun e “helmimit” nga këto qendra ( kuptohet me ,malësitë e tyre ) dhe pikë së pari e filluan “ hajken’ ( serb, ndjekjen ) e kokave që vlenin. Atë, qe nuk kishte mundur ta bënte as Turqia  ( jo ,pse nuk donte ) për qindra vjet , për as një shekull e arriten serbët.
Metodat e zhdukjeve , sllavizimieve, turqizimeve ,dhunime të identiteteve u përdoren vazhdimisht.  Gjakova e ngjanë Dibres edhe në një – qellimi sllav i paralizimit te këtyre qyteteve në menyrë ekonomike , ndertimi i nyjeve te forta rrugore duke i  lëne anash kaluar këto dy qendra të dhimbjes dhe krenarisë kombëtare.
Nyjet rrugore dhe degezimet e bejnë që te mos jesh kurre vetem as ekonomikisht.  Të jesh I fortë ekonomikisht , perveq krenarisë kombëtare e ke edhe Jo-në  tende ekonomike.
Dhe u bë, se c`u bë . Filloi dhuna ndaj intelektual ëve dhe dhuna ekonomike dhe pastaj migrimi . Sa dibranë dhe rrethinas te Dibrës jetojne sot neper bote.  Po në Amerikë?
Vitet e “shlirimit” mendor pas viteve 1974 , të ndërrimeve  kushteture në Jugosllavi filloi edhe ndërrimi i mentalitetit tek shqiptarët e Maqedonisë. Më kujtohet shumë  mirë qe edhe ne ne Kosovë e lexonim “Flaken e Vellazerimit” te Shkupit . Koncertet me muzikë shqiptare,; kremtimi i 100 vjetorit te Lidhjes së Prizrenit (1978); shkrimi i teksteve  shkollore pak a shumë ashtu si donim ne. Ndihej , ndihej një lëvizje , një gjallerim kombëtar . Shqiptarët e Maqedonisë , nuk ishim më  vetëm “bozaxhitë” apo  “burekxhitë “ e Jugosllavisë. Universitetet e Zagrebit , Lublanes , Beogradit vlonin nga Shqiptarët .Universiteti i Prishtines kishte hapur krahet per krejt shqiptarinë e ish Jugosllavisë.

Por …tani këto ditë : “ Duket se toleranca shqiptare ka dimensione tjera në krahasim me bashkësit tjera etnike në Maqedoni, posaçërisht kur vjen në shprehje minoriteti turk dhe shqiptarët filo turq që e duan Turqinë si atdheun e dytë. Në Çair të Shkupit si dhe në disa qytete tjera të Maqedonisë veri-perëndimore nostalgjia turko-otomane bën që shqiptarët të ndjejn afër edhe flamurin turk duke e vendosur atë në çdo institucion të vendbanimeve shqiptare pa marr parasysh nëse aty jetojnë turq ose jo. Kështu ndodhi sot edhe në emërimin e shkollës në gjuhën shqipe Jashar Bej Shkupi në Çair ku valvitet edhe flamuri turk. Rikujtojmë se partitë turke nuk kan ndonjë afinitet me partit shqiptare, përkundrazi ata jan në koalicion me partin nacionaliste maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE./klan.mk “. Ku po shkon Maqedonia e shqiptarëve ? Në Turqi apo jo , po gëzohen sllavët se ëndrra e tyre po relizohet ashtu siq e kan paraparë. “ Shqiptari vetëm me turqizëm dhe arabizëm gjunjëzohet”-thoshte Cubriloviqi.

Letë dalim pak  ne Sanxhak” “Çfare është edhe sot diplomacia turke ndaj qështjes shqiptare?. Më sa duket Ahmed Davotoglu ia ka qelluar kur ka thënë: ” se muslimanet në trojet shqiptare jane pasuria e madhe e Turqisë te cilet Turqia do ti shtrydhë deri ne piken e fundit te lëngut për të mbushur gotën e saj te ambicjeve zgjeruese në përmasa otomane “. Qendrimet e Turqisë ndaj Kombit Shqiptar nuk burojnë nga ndonjë ndjenje dashamirësie sepse vllazeria në politike nuk ekziston, por burojne nga nevoja e zgjerimit te ekonomise turke dhe forcimit politik te Ankarase. Sanxhaku në kohën osmane ishte i rëndësishëm me vlera strategjike -ushtarake sepse e siguronte furnizimin ne vijën Stamboll- Bosnje .“ Mund të mirrej me mend se shfaqja e përzierjes asimiluese që manifestihej aty ku me dhunë ndërpriteshin lidhjet me vetveten që doemos do të pasonte me rikëndjelljen e brezave tjera të cilët do të ishin shumë të përshtëshëm për ndërtimin e “njeriu të ri” të pastruar nga kujtesa dhe të gjitha ngarkesat tjera të cilat mund të paraqitnin pengesa drejt ardhmërisë “ (Jusuf Buxhovi : Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit), …. që të bëhen “boshnjakët”.Pasojat e presionit turko-serb ishin asimilimi fetar,humbja e vetëdijes kombëtare,mos hapja e shkollave shqipe dhe si pasojë edhe humbja e gjuhës shqipe.Është interesante se si sot Turqia po e përdorë muslimanizmin e shqiptarëve dhe “ boshnjakëve” të Sanxhakut si ambasada të interesave të tyre për të bër një hap më të madh në Europë. E ne ,pa kurrfarë analize i vehemi pas. “

Armiqtë janë të elektrizuar nga ëndrra se me veprimet antishqiptare do të arrijnë shkombëtarizimin e tyre dhe një ditë, do të ushtrojnë një kontroll të plotë mbi ta. Kodoshët shqipfolës, në bashkëpunim me armikun e jashtëm, duan ta shtrydhin Atdheun tonë. Misioni i tyre është të vazhdojnë të na bezdisin me llomotitje të çoroditura dhe në thelb të pakuptim. Lehjet e tyre janë një përzierje e shushatur vetëmburrjeje primitive, përgojimesh të gjithçka-je shqiptare dhe profeci të flakta të predikuesve injorantë përçarës antikombëtar.( Aurel Dasareti)
Këto ditë e lexova një shkrim në portalin me zë  (http://www.gusinje-plav.com/) që nëse ke plis nuk do të thot që je shqiptar, .ndërsa pë filmin që e permenda thot që është pjellë e propagandës shqiptare ……(Ne dopustivo je kada neko svjesno ispreskace jedan niz historiskih cinjenica, kao sto g. Metjahic to cini kada je govori o Bosnjacima Plava, Gusinja i Sandzaka, a pritom se koristiti propagndistickim materijalom nekih pronacionalista i etno-homogenih bolesnih umova. U dokazivanju nacionalnog identiteta i nacionalne pripadnosti, mnogi Albanci koriste taj propagandisticki snimak u svrhu da prikazu Bosnjake, nacionalno kao “Albance”. Ovime g. Metjahic dovodi u pitanje svoj kredibilitet i reputaciju koju uziva vjerujem kod mnogih Bosnjaka koji drze do argumentiranih povjesnih fakata po pitanju povjesnih i nacionalnih (www.Gusinje-Plav.com) )…… dhe se  gjëja se të gjithë thirrn në vërtetësin e çulahit ( si shkruan aty )- plisit.

A është plisi shenjë që të jesh shqiptarë ? Jo thot autori , se plisi ësht kapuç grek.

“Mua me vjen keq por kam kuptuar që sot jemi një turmë të çmendurish ose skllevërish qe nuk kemi lidhje me shqiptarët e se shkuarës.- më thot miku Erlir
Pse edhe shqiptarët e Maqedonisë po ecin rrugës pa kthim ?
Fahri Xharra, 12. 06.15 Gjakovë

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, Novi Pazar, Sanxhak:, shqip, Shqiptaret e Maqedonise

Nena shiptare qe dhuroi zemren e djali

June 13, 2015 by dgreca

Nga Liliana PERE/*

Qytetarja e Nderit e rrethit te Krujes Arjana Lico, dhuroi zemrën e të birit që i vdiq nga nje aksident me motor ne Napoli, Itali ku studionte per Drejtesi. Zemra e studentit eshte bere pishtar per gjithe studentet qe studiojne ne Itali. … Ishte dite e bukur pranvere. Ne Tirane binte née shi I lehte. Ne Gjykaten e Tiranes, m’u desh te trokisja ne nje dere. Nuk e di pse e ndjeva veten mire… U gjenda para gjyqtares Arjana Lico. Miresjellja e saj prej njé zonje te vertete la tek une mbresa te jashtzakonshme. Nje zonje e bukur plot sharm, me njé fytyre qe vezullonte dhe pasqyronte nje shkelqim dhe fisnikeri te pashoqe. Pasi u pershendetem, syte me shkuan tek njé liber qe me terhoqi, mbi tavoline. Mund ta marr pak, e pyeta? Po, mu pergjigj. Fillova te lexoj …dhe c’fare……

Zemra e falur e Erion Liços , pjesë e dinjitetit njerezor te nenes Arjana dhe familjes Lico.. Arjana Liço, gjyqtare e Gjykatës së Rrethit të Krujës, ka vendosur e vetme që me zemrën e djalit të saj 23-vjeçar, Erjonit, tashmë të jetojë një tjetër, duke qenë se i biri kishte pësuar vdekje të trurit. Erjon Liço pesoi aksident vdekjeprures ne née aksident me motorne Napoli, ku studionte per drejtesi. Ishte data 1 Gusht para disa vitesh. Kur ai u përplas nga një kamion, i cili e braktisi në rrugë dhe deri më tani askush nuk e di se kush është shkaktari i tragjedisë. I atij aksidentiqe morri jeten e nje te riu.

Befas u drodha e gjitha kur lexova keto fraza, dhe disa pika lot me rane ne faqe. Edhe une jam nene, edhe une ndjej keqardhje per kete ngjarje kaq te dhimbshme.Arjana siper syzave e vuri re tronditjen time dhe me tha:

Te rekomandoj ta lexosh mbasi te mbarosh pune se ka nje histori te trishtueshme. Ashtu bera. Futa librin në cante . Menjehere bera lidhjen dhe mu kujtua dicka. Po, po, ishte  ajo…E njoha menjehere. I hodha nje veshtrim me syte e mendjes dhe ndersa une mendova t’i flisja ajo me beri shenje t’i afrohesha. Eshte emocion me vete, dhe fat te takosh njé grua te  tille. Eshte ajo, nena shqiptare, gjykatesja, Qytetarja e Nderit e rrethit te Krujes Arjana Lico, e cila dhuroi zemrën e të birit që i vdiq nga nje aksident ne vendin ku studionte,ne Itali.

Rreth gjarjes.  

Para disa vitesh media shqiptare beri present  potershëm  kroniken e zeze, për jetëhumbjen e studentit shqiptar në Napoli, Erion Liços. Ishte nje lajm i dhimbshem qe mbertheu sa e sa shpirtra nenash, qe rrisin femijet me shume mundim , dhe enderojne qe nje dite ata  te jene te shkolluar, e te denje per kete shoqeri. Shperthimi i ngasherimit dominonte ne c’do zemer nene. Sjellja korrekte e medias të (televizioni News 24 transmentoi edhe një elegji), të bën të mendosh se vlerat njerëzore në këtë vend, edhe pse të kërcënuara nga pamorali i përditshëm, nuk po humbasin. Thjesht është vetëm imazhi i shoqërisë sonë që vijon të jetë protagonisti ynë kryesor, sunduesi dhe imazhbërësi ynë.

Erion Liço, dhe ata gazetarë apo njerëz të thjeshtë që e nderuan publikisht apo heshtur atë, përfaqësojnë një të nesërme të dëshiruar. Që mund e duhet të jetë e bukur si jeta e shkurtër e këtij studenti shqiptar në Napoli.

Këtë mesazh e vlerësuan edhe përtej detit, në qytetin e madh italian, atje ku ende jeton edhe njëri prej pinjollëve të Gjergj Kastriotit. “Il Mattino”, e përditshmja më e madhe napolitane, e cila ndërkohë është gazetë kombëtare në Milano në botimin e vet , titullonte një shkrim me fjalët

“Ishte regjistruar tre vite më parë. Pasionet e tij ishin noti dhe kompjuteri”. Më pas vijonte “E kishte apartamentin në rrugicën Paçela ai Mirakoli. Një djalosh në vitin e tretë të Juridikut, i sjellshëm dhe i dashur. Për këtë gjë pergjerohe nëna e tij, e cila po përgatitet ta dërgojë në Krujë dhe e vendosi ne banesen e perjetshme pranë të atit”. Bashkeqytetaret flasin fjele shume te mira, per Arianen  nënën e Erionit dhe familjen Liço.

Familja e Arjana Licos 

Familja e Hiqmet Liços përbëhej nga katër anëtarë: ai, bashkëshortja dhe dy djemtë e tij, Erjoni dhe Renato. Hiqmeti ishte caktuar gjyqtar në Krujë dhe detyrohet të tërheqë edhe familjen e tij po në këtë qytet. Për shkak të një sëmundjeje të rëndë, ai u largua nga jeta dhe e shoqja e tij, Arjana, nga mësuese matematike, mbaron studimet dhe kthehet në gjyqtare po në këtë rreth. Ajo e vazhdon dhe sot e kësaj dite këtë profesion. Ndërkohë, dy djemtë e tyre, i pari, Renato, shkon në Kanada për studime ku vazhdon për drejtesi, ndërsa Erjoni, që ishte fëmija më i vogël i familjes, prej tre vitesh kishte nisur studimet në Napoli, po për të njëjtën degë. Për fat të keq, pas aksidentit më 1 gusht, Erjoni pësoi dëmtime fatale dhe mjekët e Napolit bënë të pamundurën për ta rikthyer në jetë. Ai vdiq, duke shënuar kështu largimin e dytë nga familja të juristit të dytë të saj. Ndërkohë, i vëllai vazhdon studimet në Kanada dhe e ëma e tij, rreth të 50-ave, vazhdon punën si gjyqtare, tashme ne Tirane. Eshte e forte,e paepur, zemermire. Esi mund te jete ndryshe? Ajo fali zemren e te birit. Ai kish shkuar në Napoli për të studiuar drejtësi, tre vjet më parë. Por një makinë apo një kamion, deri tani askush nuk e di, e ka përplasur duke e hedhur nga motori i tij, një orë pas mesnatës së 1 gushtit, në rrugën “San Rocco” në Napoli. Djaloshit 23-vjeçar Ju nderpre endra per tu bere gjyqtar: as në Napoli, as në Shqipëri, e as në Londër. Ai, që ëndërronte të udhëtonte me diplomën në xhep, emigrant intelektual, si gjyshi dhe vëllai i tij më i madh, humbi jetën fatalisht, ndërsa bënte një xhiro me motorin që e kishte shumë për zemër. Asnjë nuk e ka parë aksidentin që vrau Erjonin nga Kruja, djalin e dy gjyqtarëve, që kishte vendosur të ndiqte gjurmët e të parëve të tij. Ai u gjet i dergjur në rrugë, nga një patrullë e policisë rrugore, Kaska i kishte fluturuar tutje. Kishte dashur vetëm të bënte një xhiro me motor, pasioni i tin I hershem.

U shoqërua në spitalin Cardarelli, që ishte vetëm aty  prane, dhe u shtrua në reanimacion. Lufta e tij për të jetuar zgjati deri të shtunën në mbrëmje, kur aparaturat që tregonin nëse ishte apo jo gjallë, pushuan së dhëni sinjale. Jashtë sallës, të parët që morën lajmin ishin nëna e tij, Arjana Liço, vëllai i Erjonit, Renatoja, ky me studime në Kanada, si dhe konsulli i nderit i Shqipërisë në Itali, Claudio Panarella, që ndihmoi në nxjerrjen sa më shpejt të dokumenteve për të ëmën. Një nënë shqiptare dhuroi zemrën e të birit, nje nene e forte me zemer te madhe.

Kur nëna e Erjonit, Arjana Liço, kishte mësuar lajmin se i biri nuk jetonte, një nga mjekët kishte një tjetër detyrë të vështirë. Ai duhej t´i kërkonte asaj zemrën e të birit, për një nga pacientët që prisnin në radhë prej vitesh.

Pyetjes së mjekut, nëse mund të jepte organet e të birit, duke marrë edhe aprovimin e prokurorisë, nëna duhej t´i përgjigjej e vetme. “Zoti i dha shume fuqi Arjanes, ajo e mblodhi vehten per nje cast, dhe mendoi se zemra e djalit duhet te vazhdoje te rihte. Pikellimi i atyre momenteve, u kthye ne force, ne emer te vazhdimit te jetes . Ishte nje kerkese tronditese, përshkruan një gazetar italian, duke vazhduar: “Meriton një respekt të shenjtë, cilado qoftë përgjigjja”.

Në fund ajo tha “Po”, ……….keshtu vendosi njé nene shqiptare. Ky gjest human solli ne jete nje pjestar te një familje tjetër.

Sipas një të përditshmeje italiane, mësohet se në të njëjtën sallë, sapo është marrë miratimi i nënës së Erjonit, ka nisur operacionin për të bërë transplantimin e zemrës. Në të njëjtën sallë, brenda pak minutash i është hequr zemra Erjonit dhe i është vendosur një tjetri.

Arjana Liço dhuron zemrën e djalit të saj, Erjonit. Kultura dhe dhuntitë intelektuale të shqiptarit 23 vjeçar, por edhe nga sjellja e nënës së tij, nga qytetaria e saj. “Il Mattino” e mbyll artikullin e vet duke thenë se “Familia e Erionit la mbresa te medhe ne qytetaret e Napolit.”

Ndërsa e shtuna i linte vendin së dielës, zemra e Erion Liços ndërroi krahëror, por nuk pushoi së rrahuri Zemra e Erjonit i vendoset dikujt tjeter. Dhe jeta ecen, ndërsa trupi i Erion Liços fle nën tokë, zemra  e tij pulson ne në Itali. Zemra e djaloshit shqiptar ben drite, përtej brigjeve të detit.

Per nje cast harrova perse kisha shkuar per te trokitur ne ate dere. Madheshtia e asaj gruaje, me beri te mendoj se sa te vegjel jemi ne kete bote, dhe sa pak mendojme se jeta eshte e shkurter dhe me shume te papritura. Lum kush eshte human, pro jetes dhe vazhdimit te saj njerezor. Humanizmi dhe fisnikeria e Arjana Licos ka kaperxyer c’do imagjinate, c’do kufi njerezor.

Vetem nje nene me zemer te madhe mund te dhuroje zemren e djalit te vet.

Kjo eshte Arjana Lico, nje gjyqtare e nderuar dhe e respektuar.

Sot ajo mban titullin e merituar Qytetare nderi e qytetit te Krujes.

E pse jo, Arjana Lico eshte nena dhe gruaja shqiptare. Nje grua e sukseshme me shpirt human.

Liliana Pere 

*Presidente  

Gruaja Shqiptare ne Bote

Filed Under: ESSE Tagged With: Arjana Lico, dhuroi zemeren, e te birit, Liliana Pere

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • …
  • 79
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT