• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2015

NGA FITORJA NË FITORE ?

July 2, 2015 by dgreca

NGA SKËNDER BUÇPAPAJ/
Duket se mëdyshja (dilema) e 21 qershorit e përjetuar nga dyshja pushtetare në Tiranë ka qenë: si të mos e lëmë pa gjë edhe opozitën në këto zgjedhje.Kjo është përshtypja që të krijon triumfalizmi në fjalimet, në paraqitjet mediatike, sidomos ato televizive, sa të kujton vetëm slloganin gjysmëshekullor të diktatorit: Nga fitorja në fitorje.
Psikologjia e fitores, shpirti i fitores janë burime të pashterrëshme besimi dhe mobilizimi për një çështje. Ato janë të ligjshme sa kohë që nuk e humbasin lidhjen me realitetin, sa kohë që nuk e mjegullojnë, nuk e errësojnë logjikën për të parë realitetin e vërtetë. Në një vend me aq shumë probleme, aq shumë humbje, aq shumë disfata, aq shumë dështime do të ishte sakrilegj dhe herezi të trumbetosh fitoret dhe vetëm fitorjet e një partie, dy partive, një lideri, dy liderëve.
Është e papërgjegjshme të ambjentosh veten apo partinë tënde, ta thërrasësh në këtë utopi edhe popullin tënd, kur e vërteta është tejet larg triumfalizmit.
Partia Socialiste nuk ka ardhur pa arritje në këtë 21 qershor, çka nuk i fsheh dhe nuk i fshin mosarritjet. Antiteza e arritjes është mosarritja. E suksesit është mos-suksesi. Antiteza e fitores është dështimi. Antiteza e triumfit është disfata. Është qytetare, është civile që gjithmonë pranë një koncepti, një nocioni të shqiptuar ta kemi rezervë në mendjen tonë antonimin përkatës. Të mos i kemi rezervë vetëm sinonimet, siç ndodh në politikën shqiptare.
Po t’i njihnim si fitore ato që i kanë trumbetuar paraardhësit e Ramës në politikë e në qeveri, Shqipëria do të ishte vërtet fanar i lumturisë në botë e në univers. Në fakt, as një e mijta apo e milionta e atyre që janë quajtur fitore prej tyre, nuk është fitore.
Egoizmi liderian, megallomania lideriane e kanë çuar Shqipërinë dhe e mbajnë atë në pozitën e vendit më të varfër të Evropës dhe një nga më të varfërit e globit. Edhe egoizmi partiak, megallomania partiake vetëm sa e kanë fundosur, vetëm sa do ta fundosin.
Ato fitore që kufizohen vetëm në postin, karrigen e një lideri, një pushtetari, ato fitore që kufizohen vetëm në pushtetin e një partie apo të një grupimi, kanë pak ose aspak të përbashkët me fitoren e popullit dhe vendit të tyre. Këtë ne e kemi parë dhe e shikojmë këto 75 vitet e fundit. Lideri i vërtetë, forca e vërtetë politike fitoren e vërtetë e shikon tek bashkëqytetarët e vet.
Fitoret absolute nuk ekzistojnë. Si gjithçka tjetër, edhe ato janë relative. Edhe fitorja e PS-LSI është e kufizuar, është plot kundërthënie, sa nuk mund të numërohen dot as me vëllime të tëra. Mbi të gjitha, ajo ishte fitore ndaj një kundërshtari në kushte të pabarabarta.
Ashtu siç është fitore relative ajo që PS-LSI arriti më 21 qershor, edhe humbja e PD-së është një humbje relative. Të mohosh këtë për hir të absolutizimit të fitores sate është e padrejtë, është jorealiste, është demotivuese.
PS-LSI ta ngulitin në mendje se fitorja e tyre ishte në një përqindje të madhe inerci e 23 qershorit 2013. Elektoratit ende nuk i ka ikur zemërimi dhe mllefi ndaj qeverisjes tetëvjeçare të PD-së.
PD-ja po shijon humbjet. Nuk ka ilaç (bar), terapi më të mirë, më shëruese për një forcë politike të përgjegjshme se t’i shijojë humbjet. Ta ndjejë shijen e tyre të hidhur. Pa to nuk mund të dallohet shija e ëmbël e fitoreve.
PS-LSI po shijon fitoret. Nuk ka dëm më të madh se të edukosh shijet në mënyrë të njëanshme. Pas së ëmblës, vonon por nuk harron e hidhura. Dhe trauma mund të jetë më e rëndë se ajo që po vuan PD-ja.
Gjithsesi, do të ishte më e këshillueshme që fjala fitore – aq më tepër, e shndërruar në fitorje – të mos ketë vend në fjalorin e politikës në Tiranë. Kjo frymë, ky shpirt, ky psikologji ka rezultuar çmobilizues për politikën e atjeshme. Dafinat e fitoreve të rreme janë plot me gjemba.

Filed Under: Analiza Tagged With: nga fitorja, Skender Bucpapaj

2 korrik 1990- 2 Korrik 2015, 25 vjetori i hapjes së ambasadave

July 2, 2015 by dgreca

Ato ditë në ambasadat e ndryshme hynë e dolën të mposhtur nga lotët e nënave nëpër kangjellat e ambasadave, 4795 vetë/
Nga Albert Zh. Zholi/
Ndodhia/
Më dy korrik 1990 pothuajse të gjitha ambasadat e huaja në Tiranë çelën dyert e tyre për ata që donin të iknin nga Shqipëria. Si ndodhi kjo? Si mund të flakej brenda një nate frika gati dyzetë e pesëvjeçare se arratisja ishte tradhëti, dhe tradhëtia ishte një jetë e mjeruar edhe për ata që mbeteshin pas? Dihet konstitucioni ndërkombëtar i territoreve të ambasadave. Ato janë shtete Brenda shteteve dhe cënimi i territoreve të tyre konsiderohet si cënim kufijsh. Por për çudi asnjë ambasador i akredituar në Tiranë të cilit i qe “dhunuar” territori kombëtar nuk bëri ankesë pranë qeverisë shqiptare për marrjen e masave në mbrojtje të ambasadave. Përkundrazi. Ambasadori gjerman mori në mbrojtje të “plagosurit” rebelë, pa pranuar që ata t’idorëzoheshin drejtësisë shqiptare. Ditët e ambasadave gjithashtu do të kërkojnë analiza më të thella me zbulim dokumentash të fshehta. Por ngjarjet që pasuan më pas, sidomos skenat e ngjashme si në Kubë, etj…tregonin se skenat e ambasadave, (dikush preferoi të prishtedhe murin e jashtëm dhe me një ‘skodë” të vjetër të fuste me dhjetëra veta brenda), ishin inskenuar më parë. Pavarësisht se nga mjetet qeveritare shqiptare të asaj kohe, këto u quajtën mësymje të ”bandavehuligane”, në të vërtetë, sasia e madhe e njerëzve që hynë në ambasadat e huaja atë korrik të vitit 1900 ishte e tillë, që ky term komunist binte vetiu. Ne nuk dimë akoma se kush ishin organizatorët, apo nismëtarët, siç thuhet rëndom. Të tjerët, janë masa gjithëfarësh që nuk mund të përmbahen më. Ato ditët në ambasadat e ndryshme hynë e dolën s’a andej të mposhtur nga lotët e nënave nëpër kangjellat e ambasadave), 4795 vetë. Nga këta për në Gjermani shkuan 3163 vetë, në Itali 816, në Francë 549, për në Turqi 77, për në Poloni 52, për në Çekosllovaki 51, për në Jugosllavi 6, për në Egjipt 6, për në Bullgari 5, etj. Më pas shumë prej tyre, sidomos atë të vendeve lindore, do të mërgonin drejt SHBA, Kanadasë, Australisë e gjetkë. Të dhënat e fundit tregojnë se shqiptarët kanë mbritur edhe në Iran, Zelandën e re, e Argjentinë.
Dy korriku është kthyer tanimë në një datë për të përkujtuar djemtë dhe vajzat, gratë dhe fëmijët që kërkuan tempujt e shpresës duke hyrë në ambasadat e huaja, sepse pikërisht në këtë datë është realizuar një përleshje e ashpër ndërmjet njerëzve të thjeshtë dhe strukturave policore të diktaturës.

Në fakt…
Hyrja nëpër ambasada kish filluar dymbëdhjetë ditë më parë, më datë 20 qershor, kur autobusi fizarmonikë me targë TR 00301, i drejtuar nga shoferi Bujar Alikaj, ndaloi rastësisht pranë mureve të ambasadës greke. Më pas, më 23 qershor, skoda LIAZ e drejtuar nga Fatos Kaceli shpërtheu portën e ambasadës italiane, ndërsa të nesërmen, rreth orës 18.00, skoda e drejtuar nga Kastriot Mano çau mes për mes murit të ambasadës gjermane duke e shembur atë. Pas datës 20 qershor deri në 6 korrik ka pasur kapërcime muresh thuajse në të gjitha ambasadat e huaja, ku veçohet kapërcimi i ambasadës turke, me anë të makinës së plehrave që në një farë mase konsiderohej një spektakël. Përveç ambasadës kineze dhe kubaneze, të cilat nuk i pranuan bujtësit, duhet thënë se të gjitha ambasadat e tjera reflektuan një bujari dhe mikpritje, e cila nuk duhet të harrohet nga politika e sotme shqiptare. Hyrja nëpër ambasada vazhdoi gjithashtu edhe pas datës 2 korrik, por kjo hyrje është bërë lehtësisht nën vëzhgimin e policisë, e cila për disa ditë rresht kishte marrë urdhër të mos reagonte më.

Çfarë ndodhi pas Popajve/
Pas Popajve legjendarë të ambasadës italiane, tentativa e parë për kapërcimin e mureve u bë në ambasadën greke dhe gjermane. I pari që tentoi të kapërcente muret e ambasadës greke ishte një banor nga Narta e Vlorës, të cilin policët arritën ta kapnin pikërisht ndërsa përgatitej të gjente tangjenten fatale të lartësisë së murit, dhe duke e tërhequr me forcë, pasi e shtrinë përtokë, e goditën rrufeshëm me grushte dhe shkelma derisa i ra të fikët. Akoma edhe sot nuk është bërë ende publik emri i njeriut nga Narta për të cilin muri që kishte ëndërruar si limit shpëtimi u kthye papritur në një qeli burgu ose në një mur pushkatimi. Gjithashtu, një tentativë grupi për të hyrë në ambasadën gjermane kishte dështuar. Duhet shënuar se ato ditë thuhej që në “ambasadën franceze ka mundur të hyjë një njeri”, por kjo gjë qarkulloi në formën e legjendës, pa u konfirmuar ndonjëherë saktësisht. Gjatë këtij dhjetëditori u synuan edhe disa ambasada të tjera në rrugët më të përshtatshme, por pa rezultat.

Goditja e parë, 20 qershor/
Autobusi fizarmonikë me targë TR 00301, i drejtuar nga 30-vjeçari Bujar Alikaj, më datë 20 qershor të vitit 1990 në orën 07.40, pasi kishte çuar në punë gratë punëtore të xhenios, u drejtua për tek ambasada greke, duke ndaluar në murin anësor të saj. Brenda, përveç Bujarit, ishte edhe Edmond Vokshi, i cili pas një tentative për kapërcim kufiri në Tropojë, së bashku me gruan shtatzënë dhe djalin e vogël, ishte dënuar me dhjetë vjet burg. Ndërsa gruaja me punë korrektonjëse. Pasi hapën kapakun e sipërm të autobusit, ata kapërcyen murin rrethues, duke u bërë kështu dy banorët e parë të kozmosit të ndaluar deri atëherë. Më 28 qershor në ambasadë hyri edhe gruaja e Mondit së bashku me fëmijët. Por, si u përgatit aksioni i hyrjes. “Një ditë më parë unë isha takuar me Leonidhën (shefi i sigurimit të ambasadës) në hotel ‘Dajti’, ku e kisha parashikuar për herë të dytë pikësynimin tim përfundimtar. Pasi më parë e kisha takuar te pishinat, – thotë Bujari. – Në këtë takim të dytë Leonidha më tha se ‘për t’ju dorëzuar, nuk ju dorëzojmë kurrë, por data e nisjes suaj do të varet nga rrethanat e zhvillimeve të mëvonshme’. Kështu, të nesërmen, me të mbërritur në ambasadë, dy të rinjtë morën kontakte me personelin dhe gjithçka u rakordua brenda pak minutave. “Ndërkaq, nga territori i ambasadës gjermane kapërcyen dy të rinj të tjerë, Ardi dhe Bimi, të cilët pasi kaluan murin rrethues të gjermanes, u hodhën përsëri për tek grekja, – thotë ai. – Ambasadori gjerman mbërriti menjëherë në ambasadën greke duke na thënë se kush dëshironte të qëndronte tek ai, mund të vinte menjëherë, por ne na premtuan në ambasadën greke për kushte të mira, banesë dhe punë sapo të vinim. Kështu që qëndruam të gjithë atje”. Ndërkaq, në kryeqytet kjo ngjarje bëri një bujë të jashtëzakonshme si te njerëzit e thjeshtë, ashtu edhe në instancat qeveritare. Mbahet mend se në Teatrin Kombëtar, ndërsa po vihej afishja që paraqiste shfaqjen e një komedie të re, njëra nga aktoret më të njohura të vendit, Eva Alikaj, u tha me zë të lartë organizatorëve: “Hiqeni fare afishen e komedisë, sepse tani të gjithë shqiptarët janë duke vuajtur fatin e tyre të zi dhe ata nuk mund të detyrohen të qeshin përpara kësaj gjendjeje”.

E pabesueshmja në ambasadën gjermane/
Pa u lënë frymë strukturave të shtetit të organizoheshin, më 2 korrik muri i ambasadës gjermane u shemb nga një skodë në të cilën ndodheshin rreth 20 veta, burra, gra dhe fëmijë. Përpara turirit të makinës ishin vendosur thasë rëre, ndërsa sipër saj, në formën e ushqimeve paraprake, kishin marrë edhe disa dele. Megjithëse gjithçka ishte planifikuar me hollësi, ndodhi që muri rrethues nuk ishte mur me tulla teke, por dopio. Kështu që pas goditjes së tij, shumë nga të pranishmit u gjakosën në fytyrë dhe në trup. Ashtu të gjakosur ata kapërcyen murin e shembur, duke shënuar kështu kuotë të re për shembjen e diktaturës. Duhet thënë se brenda në ambasadë ndodhej një grup të rinjsh, pasi Ivi së bashku me shokët e tij kishin kapërcyer murin më parë. Por..Në ambasadën turke arratisja u krye në mënyrë spektakolare, nëpërmjet makinës së plehrave. Duke pastruar plehrat e qytetit, njerëz të veshur si punëtorë të komunales zbarkuan në ambasadën turke duke shënuar një të papritur të re. Më pas, së bashku me të ardhurit e tjerë që kishin hyrë më parë, Koli, Mondi, Ganiu, Fredi, Ardi etj. ata morën vizat tranzit për në Greqi dhe natën e fundit fjetën në hotel “Arbëria”, ku duke pritur mëngjesin nuk vunë gjumë në sy.

Dita e rrallë 2 korrik 1990…/
Hyrja më 2 korrik u realizua në orët e mbrëmjes nëpërmjet një përleshjeje të vërtetë midis njerëzve që donin të iknin dhe forcave policore, që kishin marrë detyrë të ndalonin me armë hyrjen në ambasada. Në këtë përleshje pati edhe shumë të plagosur, por qarkullojnë fjalë edhe për një numër enigmatik të vdekurish. Nga ana tjetër, njerëzit e policisë arrestonin pjesëmarrës të ndryshëm dhe i fusnin në makina, të cilat nxitonin nëpër rrugë, por edhe sot e kësaj dite asnjëri nuk e di destinacionin e tyre. “Unë shikoja që nga kangjellat e ambasadës greke këtë luftë të vërtetë dhe mund të them se njerëzit plagoseshin prej zjarrit policor ose goditeshin fizikisht me grushte dhe shkelma, pastaj ngarkoheshin nëpër makinat ushtarake tip IFA, por nuk e di ku përfundonin,” thotë një përfaqësues i trupit diplomatik. Në dëshmi duhet shtuar se dy kameramanë të policisë së fshehtë filmonin të gjitha fytyrat e pjesëmarrësve në këtë përleshje.

Ditët që pasuan..
Ishte dhënë një urdhër tjetër, me anë të të cilit të gjithë ata që donin të hynin ishin krejtësisht të lirë për ta bërë këtë gjë. Madje, nën sytë e policisë njerëzit ngjiteshin dhe zbrisnin prej kangjellave, duke u kthyer në shtëpi për të ngrënë drekë ose për t’u lënë ndonjë porosi pjesëtarëve të tjerë të familjes. Kishte edhe raste kur njerëzit që kalonin andej rastësisht, pa ndonjë dëshirë për t’u futur në ambasada, ngacmoheshin prej policit përkatës: “Në qoftë se do të hysh, kapërce nga pjesa anësore e murit”.

Dyndje e jashtëzakonshme dhe…/
Në ambasada kishte një dyndje të jashtëzakonshme. Kuptohet që vështirësia ishte më e madhe për furnizimin me ushqime, por ato ambasada ku kishte një numër më të kufizuar, kushtet konsideroheshin më komode. Kështu, në ambasadën gjermane dhe italiane kishte më shumë probleme në ndarjen e ushqimeve, por duhet thënë se përkushtimi i personelit të mbetur (një pjesë e madhe e punonjësve të ambasadave ishin larguar) ishte në shkallën maksimale. Ndërsa në ambasadat turke, franceze, greke, çeke etj. ishte më e lehtë për të përballuar tranzicionin e pritjes dhe ndonjëherë ndodhte që refugjatët e ambasadës greke ndihmonin të afërmit në ambasadën fqinje me cigare, ushqime etj., por kjo ndodhi vetëm për njëfarë kohe, sepse pastaj nuk na lejonin më – thotë Edmondi. Dita gjithsesi ishte më lehtë për t’u kaluar, kurse nata më e vështirë. Ndodhte që natën policia e fshehtë shqiptare ngjitej në kangjellat e ambasadës duke u folur individualisht njerëzve që qëndronin aty. “Arbenit i ka vdekur nëna”, “Iliri ka motrën të sëmurë” , ose “Dilni, sepse ata kanë vendosur t’ju bëjnë sapun, njëlloj si dikur në kampet e përqendrimit” etj. etj. Përveç kësaj, ndonjëherë vinin njerëzit e shtëpisë të nxitur nga shteti, të cilët u bënin thirrje të afërmve për të dalë. Në të gjitha rastet ne ishim të vendosur të qëndronim, por kishte ndonjë që edhe dilte për arsye të ndryshme, – thotë Edmondi.

Në ditën e finales së madhe/
Ndeshja finale Gjermani-Argjentinë për herë të parë në kryeqytetin sportdashës të Shqipërisë u përcoll me një interes të paktë nëpër familje. Zërat e njerëzve ishin mekur plotësisht nga zhvillimet e fundit dhe shumë pak e kishin mendjen te futbolli. Kur u shënua goli i gjermanëve, tek-tuk u dëgjua ndonjë britmë entuziazmi, sepse kryeqyteti jetonte orët e tij më të vështira. Por pikërisht që nga ambasada gjermane papritur oshëtinin zërat e të ngujuarve që thërrisnin “Gjermani, Gjermani”. Dhe në çastin e golit ky entuziazëm arriti kulmin. Atëherë njerëzit që banonin në qendër dolën në rrugë dhe më shumë sesa ndeshjen e futbollin dëgjonin oshëtimat e të ngujuarve, me shpresën e kotë se mund të dallonin zërat e të afërmve. Atë ditë i gjithë kryeqyteti shqiptar ishte me skuadrën e Gjermanisë, po në atë masë sa ç’mund të ishte me Italinë, Greqinë, Francën, Çekinë, Turqinë etj., po qe se do të luanin në finale.

Me sytë nga atdheu!/
Në mëngjes, që pa gdhirë dita, autobusët u ngarkuan me refugjatë duke u nisur drejt Durrësit. Njerëzit e tjerë, familjarë ose të afërm, kishin bllokuar trotuaret e rrugës Kombinat-Plepa, duke pritur përfundimin e enigmës, por papritur u dha një urdhër që autobusët të kalonin nga rruga tjetër drejt Durrësit, duke parakaluar Laprakën. Me gjithë këtë devijim, edhe ato pjesë të rrugës ishin mbushur plot e përplot me familjarë të të ikurve. Në Maminas autobusët janë ndalur përreth çerek ore. Gjatë kësaj ikjeje refugjatët hiqnin bluzat, orët, unazat etj. të cilat i hidhnin rrugës me ndonjë mbishkrim të thjeshtë, si “Nënës sime si kujtim”, duke shkruar gjithashtu ndonjë adresë. Ndonjëherë thonë se në Tiranë, ku ashtu si kudo ekzistojnë vjedhjet dhe plaçkitjet, po të humbi diçka nuk e gjen kurrë më. Por atë ditë ndodhi krejt ndryshe. Atë ditë kur kombi kishte humbur një pjesë të ndërgjegjes së tij, sendet e tjera apo florinjtë nuk kishin vlerë. Atë ditë nuk humbi asgjë, sepse të gjitha sendet mbërritën brenda ditës në destinacionet e adresuara. Njerëz që trokisnin nëpër dyer për të sjellë sendet e gjetura, pëshpëritnin me lot në sy fjalët: “Kërkoja një shenjë të tim biri, por gjeta një letër të djalit tënd dhe duke e shtrënguar në gjoks, qava njëlloj si për fëmijët e mi”. Iknin me sy të nga atdheu!

Filed Under: Histori Tagged With: 2 korrik 1990, 25 vjet, Albert Zholi, ambasadat

Presidenti Washington dhe Revolucioni Amerikan

July 2, 2015 by dgreca

Nga Aristotel Mici-Boston/
George Washington, Presidenti i parë i Amërikës, lindi më 22 shkurt të vitit 1732 në Mount Vernon, të Virginias . Prindërit e tij qenë latifondistë të pasur që zotëronin plantacione të gjëra tokash. Kur ishte njëmbëdhjetë vjeç i vdiq i ati . Atëherë ai u mbështet për ecurinë e tij mësimore dhe educative tek i vëllai i madh (nga babai), Laurenci, i cili ishte një oficer i kulturuar. George Washingtoni e kishte figurë ideale të vëllanë dhe e imitonte atë; ndiqte këshillat dhe mësimet e tij. Ai ishte krenar për të. Washingtoni e kishte shpresë të vëllanë, po ai nuk ishte mirë me shëndet se vuante nga tuberkulosi. Kur Laurenci do të shkonte në ishullin Barbados (zona e Karaibeve) për kurim klimatik, me 1751, Wahingtoni e shoqëroi atë, duke shpresuar ashtu se klima e ngrohtë do t`ia përmirësonte shëndetin. Po nuk qe fat. Laurenci vdiq një vit më vonë, me 1752……Mbas kësaj ngjarjeje të hidhur mbështetja kryesore e djaloshit të ri, do të bëhej e ëma., Mary Washington, që ishte një grua autoritare dhe serioze. Kur Washingtoni deshte të shkonte në shkollën e Marinës, ajo nuk ia aprovoi atë dëshirë. Dhe më vonë, kur i biri, ëndërronte për të vajtur për studime në Angli, ajo përsëri u bë pengesë, duke i kujtuar fermën që duhej të administronte. Sidoqoftë ai e bëri një shkollë. George Washingtoni ndoqi një një kurs special në kolegjin shumë të njohur për atë kohë “William and Mary”, që ndodhej në Williamsburg të Virginias.. Atje, në atë kolegj ai u diplomua si topograf dhe kontrollor tokash. Ndër kohë, qysh në rininë e parë, Washingtoni po dallohej edhe për aftësitë ushtarake. Në moshën njëzet e një vjeçare ai fitoi gradën e majorit. Në praktikën e përditshme Washingtoni po dukej gjithnjë e më shumë si një ushtarak i talentuar. Guvernmatori i Wirginias, i cili i kishte parë prirjet e tij , të shkathta prej oficeri, e thirri dhe i tha se do ta bënte komandant të ushtrisë për gjithë Virginian. George Washington e pranoi atë detyrë. Ishte viti 1755. Atëherë ai ishte vetëm 23 vjeç.
Më 1758 Washingtoni njihet me një vejushe të re, Marta Kustis. Ajo ishte 25 vjece dhe kishte dy fëmijë. Washingtoni ra në dashuri dhe u martua me të.
Në atë kohë , në mes të shekullit XVIII, Anglia kishte 13 koloni në Amerikën e Veriut. Njerëzit që jetonin nëper koloni quheshin kolonistë. Ata përgjithesisht ishin me origjinë angleze, irlandeze, holandeze, por kishte edhe nga nacionalitete të tjera.
Qeveritarët anglezë i detyronin kolonistët të paguanin taksa të ndryshme. Ndërkohë kolonistët nuk kishin përfaqësitë e tyre në qeverisjen e vendit. Kjo ishte një padrejtësi që kolonistët nuk po e duronin dot më. Mbreti i Anglisë, George i Tretë, nuk po i merrte parasysh kërkesat e kolonistëve. Ai qe i vendosur që kolonistët t`i bindeshin dhe të paguanin taksa vazhdimisht pa kundershtim. Populli i të 13 Kolonive Britanike po zjente atëherë nga shpirti i revoltës kundër sundimit shfrytëzues të Anglisë. Gjithë banorët e kolonive po përqafonin gjithnjë e më shumë sloganin: “No taxation Without representatives” , që do të thoshte “jo taksa pa përfaqesuesit tanë”.
Ndërkohë, pas Paqes së Parisit të vitit 1763, në banorët e kolonive qe zgjuar edhe ndjenja e kombëtarisë. Kolonistët kishin filluar ta quanin veten jo “englezë”, po “englezo-amerikanë, ose vetëm amerikanë. Ishte koha kur qenë krijuar organizatat patriotike si “The sons of Liberty” dhe “Daughter of Liberty”, kur po dalloheshin mendimtarë e aktivistë të shquar si George Washingtoni, Patrik Henry, Samuel Adams, John Adams, Thomas Jefferson e të tjerë. Në këtë kohë Patrik Henry do të deklaronte trimërisht në sallën e përfaqësuesve të Virxhinias: “Give me liberty, or give me the death” (më jepni vdekje , ose liri), e thënë shkurt shqip, “Liri a vdekje”
Nga dita në ditë atmosfera revolucionare po bëhej gjithnjë e më shpërthyese në të gjitha kolonitë Britanike të Amerikës së Veriut. Shenja e parë e rëndësishme e stuhisë revolucionare ishte Masakra e Bostonit më 5 Mars,1770. Këtë ditë mijëra bostonianë dolën në revoltë popullore kundër sundueve anglezë. Ata ecnin duke hedhur parulla protestuese. Ushtarët britanikë, të pazotë për ta frenuar turmën e revoltuar, hapën zjarr mbi popull. Nga të shtënat u vranë pesë protestues dhe u plagosën me dhjetra të tjerë Kjo ngjarje e përgjakshme bëri bujë dhe jehona e saj u ndje në të gjitha kolonitë. Masakra e Bostonit u bë preludi i Revoilucionit Amerikan.
Me këte raast duhet të kujtojmë se ushtarët që qëlluan me armë zjarri mbi demonstruesit, si edhe ata që dhanë urdhërin, u akuzuan dhe dolën para gjyqit. Qeveria nuk ndërhyri te gjyqësori për këtë cështje; dhe e treta gjë, që mbahet mend, është se avokati mbrojtës për të pandehurit, do të ishte John Adams, një nga ideatorët e Revolucionit Amerikan, i cili do të zgjidhej pas Washingtonit, Presisenti i Dytë i Amerikës.
Tre vjet më vonë, më 16 Dhjetor, 1973, një grup patriotësh, të maskuar me veshje si indianë u futën në anijet e ngarkuara me pako të medha çaji, të cilat i hodhën në det në gjirin e Bostonit . Për këtë aksion patriotik antiqeveritar, juristi John Adams, do të shprehej: “This is the most magnificent movement of all” . (Kjo është më madhështore se të gjitha lëvizjet).
Pastaj, pas dy vjetësh, në Prill 1775, shpërtheu beteja e Lexingtonit, që u bë fillimi i pandalshëm i revolucionit Amerikan që po ndizej në të gjitha kolonitë Britanike.
Atëherë, në këto rrethana revolte dhe proteste masive, u mblodh në fshehtësi dhe në mënyrë shumë sekrete Kongresi Kontinental Amerikan, që filloi më 5 shtator 1774. Ky kongrese qysh në mbledhjen e tij të parë diskutoi për çështjen e pavarësisë së kolonive, por ende nuk vendosi të shpallte menjë- herë luftë për independencë. Megjithatë, kjo luftë dukej se ishte e pashmangëshme. Kolonistët tashmë e dinin se nuk kishin ç` prisnin më nga Anglia.
Në mbledhjen e tij të dytë, më 15 Qershor 1775, Kongresi Amerikan duke shqyrtuar për organizimin dhe drejtimin e një ushtrie që të përballonte luftën me Mbretërinë e Anglisë vendosi që të zgjidhte edhe komandantin e përgjithshëm të kësaj ushtrie. Kongresi aprovoi propozimin e juristit të njohur, John Adams, i cili sugjeroi që George Washingtoni të emërohej komandant i përgjithshëm i ushtrisë Amerikane. Këtë detyrë ai e filloi më 2 korrik 1775 në shtetin e Massachusettsit. Që këtej Washingtoni do të niste marshimin e tij triumfal për Pavaresinë e Amerikës. Do të ishte ky komandanti i famshëm, që si një strateg i talentuar, që njihte artin ushtarak, do të udhehiqte ushtrinë e Revolucionit Amerikan në tërë ato beteja fitimtare.
Pas gati një vit luftimesh, që nga koha kur George Washingtoni mori detyrën e kryekomandantit, Kongresi Amerikan më 4 Korrik 1776, do të shpallte Deklaratën e Pavarësisë. Ky lajm i shumëpritur u bë publik në sheshin para godinës shtetërore të Filadelfias më datën 8 korrik. Atë ditë Korriku një kambanë e madhe buçiti .( the Big Bell rang). Ajo kambanë, që peshon 943 kilogram ,e ka gjuhëzen e saj prej me shumë se 22 kilogram. Me buçitjet e saj kambana mblodhi në shesh mijëra e mijëra njerëz për të dëgjuar fjalët e Deklaratës së Pavarësisë. Ideatori dhe hartuesi kryesor i kësaj Deklaratre ishte Thomas Jeffersoni, i cili u quajt “Ati i Deklarates se Pavaresise”
Firmetari i pare i këtij doumenti historik qe presidenti i Kongresit Kontinental, John Hancock, i cili e shkroi emrin e vet me shkronja të zmadhuara, duke thënë: “I guess King George will be able to read that” (Unë e marr me mend se mbreti George do të arrijë ta lexoj këtë .)
Në pjesën e parë Deklarata konfirmonte se njerëzit janë të barabartë para ligjit. Në pjesën e dytë flitet për qendrimin kritik ndaj mbretit të Anglisë, George i Tretë, i cili pat abuzuar me pushtetin dhe se kolonistët kishin të drejtë të rebeloheshin ndaj regjimit të tij. Dhe, në pjesën e tretë të këtij dokumenti historik deklarohej se kolonitë Britanike shpalleshin tani e përgjithëmonë “The United States of America” (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)
I mbështetur në parimet e Deklaratës së Pvarësisë, George Washingtoni do të udhëhiqte me trimëri e zgjuaresinë e një strategu të vërtetë ushtrinë revolutionare të Amerikës në sa e sa beteja të përgjakshme, duke nisur që nga beteja famëshme e Saratogës, te Long Island, Princeton, Trenton e deri te beteja e Yorktownit, më 19 Tetor 1781. Këtë ditë gjenerali anglez Lord Cornwellis me gjithë ushtrinë e tij prej 7,200 trupash iu dorëzua Komandës së Gjeneral Washingtonit. Dy ditë pas kësaj ngjarjeje banda e ushtrisë britanike do të këndonte këngën:
“The World turned upside down” qe do te thote se bota u kthye përmbys.
Me këtë betejë do të mbyllej epopeja heroike e popullit Amerikan për pavarësi.
Kështu në Amerikë u krijua një shtet i ri, dhe një komb i ri.
Ky shtet i ri do të njihej botërish , mbas shtatë vjet luftimesh, prej të gjitha vendeve, më datën 3 shtator, 1783, në bazë të vendimeve të Traktatit të Paqes, që u mbajt në Paris midis Mbretërisë së Anglisë dhe Sh.B.A-së.
Revolucioni Amerikan doli vërtetë fitimtar, por vendi nuk po qeverisej ende nga një kushtetutë e kompletuar. Në të vërtetë të trembëdhjetë Shtetet e Amerikës qenë marrëvesh që të administroheshin nga një dokument i titulluar “Artikuj të Konfederatës” (The Articles of Confederation), që ishin esencialisht vazhdimi i orientimeve të Kongresit të Dytë Kontinental.
Koha po kërkonte që Amerika të udhëhiqej nga një kushtetutë më e studjuar. Revolucionarët amerikanë progresivë e dinin që fitorja kundër anglezeve ishte vetëm fillimi. Ruajtja e fitores dhe forcimi i pushtetit qendror ishin shumë të rëndësishme. Lidhur me këtë problem midis ligjvënësve amerikanë lindi një debat i ashpër. Ishin krijuar dy grupe. Ata që kërkonin forcimin e pushtetit qendror, pra, qevrinë e gjithë kombit, quheshin Federalistë. Midis tyre ishin Washingtoni, Hamilton, Medison,Xheims Willson.
Aleksandër Hamilton, që kishte punuar për një kohë të gjatë si sekretar personal i Washingtonit, e shprehte hapur mospëlqimin e tij për “Artikujt e Konfederatës” “Kombi, shkruante ai, është si një i sëmurë, dhe që të shërohet do një ilaç të fortë dhe ky ilaç qartësonte ai, është një qeverisje e fortë nacionale ”. Kurse ata që nuk donin një qveri të fortë nacionale, por një qeveri të fortë të shteteve të veçanta, u quajtën Antifederalistë. Këta të fundit nuk e donin një qeveri qendrore federative të fortë, sepse, sipas tyre, një qeveri e tillë fuqiplotë do të zëvendësonte tiraninë britanike me një tjetër qeveri të fuqishme. Midis opzitarëve antifederalistë, që nuk donin ratifikimin e kushtetutës ishte edhe revolucionari ardent i orëve të para të Revolucionit Amerikan, Patrik Henry, që arsyetonte se kështu me një qeveri qendrore të fortë “presidenti bëhet një zyrtar shumë i lartë, i cili fare lehtesisht kthehet në mbret”. Pra, midis 13 Shteteve të Bashkuara të Amerikës egzistonte një konfuzion politik përsa i përkiste administrimit shtetëror.
Në një atmosferë të tillë plot me debate dhe kundërshtime të ndërsjellta, në verën e vitit 1787 mblidhet në Philadelphia Konventa Konstitucionale. Delegati brilant i kësaj konvente do të ishte Xhejmes Medison.. Ai ishte më i riu , por më i përgatituri, më i kulturuari, më profesionali për gjithë çështjet konstitucionale. Ai do të ishte hartuesi kryesor i kushtetutës së re Amerikane, prandaj do të quhej nga të gjithë si “Ati i. Kushtetutës”.
Megjithë mesazhet dhe informacionet juridike që jepte me shumë mençuri Medisoni, mosmarrëveshjet nuk qenë sheshuar. Më në fund, delegati i shtetit Konectikat Roger Sherman propozoi kompromisin e tij të famshëm, që gjeti konsensus nga shumica. Në bazë të ketij kompromisi gjithë shtetet do të përfaqësoheshin në kongrese në mënyrë të barabartë, duke pasur në Senat nga dy senatorë secili, kurse popujt e shteteve do të zgjidhnin përfaqësuesit e tyre për në dhomën e përfaqesuesve të popullit sipas sasisë së banorëve në menyrë proporcionale.
Si përfundim, pas shumë debatesh dhe polemikash Kushtetuta qe hartuar dhe më 17 Shtator të vitit 1787 ishte gati për t`u firmosur nga delegatët e pranishëm të shteteve. Shteti i Delaëer-it e firmosi i pari Kushtetutën e re., më 7 Dhjetor 1787. Të fundit e firmosën delegatët e shtetit Rhode Island, në Majin e vitit 1790.

* * *
Ishte e qartë për të gjithë se figura qendrore në Amerikë si gjatë Revolucionit, dhe në vitet pas tij, qe ajo e George Washingtonit. Ai e kishte fituar dashurinë e popullit me trimërinë, zgjuarësinë dhe modestinë e tij. Pse e themi edhe me modestinë e tij? Së pari këtë anë të figurës së tij e tregojne biografet: kur Kongresi Kontinental Amerikan e propozoi Washingtonin si komandant të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, ai me modesti u deklaroi të pranishëmve: “Unë nuk e ndjej veten të zot për detyrën e komandantit”. Po Kongresi ishte i vendosur që atë funksion do t`ia besonte vetëm atij. Atëherë, me sinqeritetin e tij Washingtoni iu drejtua përsëri Kongresit, duke pohuar se po e pranonte detyrën e komandantit të pergjithshëm , po nuk pranonte të paguhej për atë shërbim në ushtrinë e revolucionit.
Një vit para se të përfundonte lufta kundër kolonizatorëve britanikë, një kolonel i ushtrisë së tij tha midis të tjerëve:”Amerika e çliruar duhet të bëhet monarki me Washingtonin mbret”. Ndërsa Washingtoni i dha atij me një herë një përgjigje kundërshtuese: “………ju kurrë nuk mund të gjeni një person tjetër më mospranues se sa unë për këtë ide”
Washingtoni kishte fituar admirimin e gjithë popullit amerikan. Një gjeneral, bashkëluftëtar i kohës së tij, ka shkruar në kujtimet e e veta se “George Washingtoni ishte i pari në luftë, i pari në kohë paqeje, i pari edhe në zemrat e bashkëqytetarëve”. Mirëpo siç thonë biografët, pas mbarimit të luftimeve Wahingtoni e ndjente veten të lodhur dhe nuk kishte synime për të marrë përsipër detyra të larta shteterore. Diku në biografinë e tij shkruhet se kur ikën ushtarët e fundit angleze nga Amerika dhe vendi qe çliruar përfundimisht nga sundimi i mbretit të Anglisë, Wahingtoni u tha bashkëluftëtarëve në një mbledhje të posaçme: “Ju e shikoni se si më janë bërë gri flokët nga thinjat në luftime. Shikimi më është dobësuar. Tani unë jam duke e zbritur kodrën, jam 52 vjeç. Tani unë dua të shkoj në shtëpinë time”. Deshte të çlodhej. Dhe vërtetë ai vajti në shtepinë e tij, në Mount Vernon, në fermën e vetë, ku e priste familja. Po nuk kishin kaluar dhe aq shumë ditë që kur Washingtoni, pat mbrrijtur atje, kur i vjen pa pritur një letër nga shokët e tij prej Filadelfias.
“ Lexoma, ti Martha,” i tha së shoqes.
“Shokët e tu janë mbledhur për të bërë ligjet në një kuvend, po ata të kërkojnë ty që të jesh në krye – foli Martha duke lexuar letrën me kujdes.
“Unë kam nevojë të rri këtu në fermë”, tha ai sapo dëgjoi ato fjalë të Marthës.
“Ndërsa vendi ka nevojë për ty” ia ktheu ajo,duke buzëqeshur. Atëherë Washingtoni mori rrugën ende i paqetësuar, dhe shkoi në mbledhjen e Filadelfias, ku delegatët e zgjodhën President të Konventës Konstitucionale.
Për meritat e tij të larta gjatë luftës si gjeneral i kshkëlqyer si edhe për përkushtimin ndaj popullit , Kongresi e zgjodhi Washingtonin në mënyrë unanime Presidentin e Parë të Sh.B.A-së më 30 Prill të vitit 1789. Washingtoni qe futur thellë në zemrën e popullit, qe bërë pjesë e ndërgjegjes së popullit dhe kombit të ri Amerikan. Ai u zgjodh president edhe për katër vjetet e legjislaturës se dytë. Po kur i propozuan Washingtonit edhe për radhën e tretë, ai jo vetëm nuk pranoi, po la edhe një porosi që asnjë president të mos zgjidhej më shumë se dy herë radhazi”. Kjo këshillë e tij u pranua dhe u bë ligj e normë morale në politikën amerikane. Ky është një shembull i shkëlqyer nga i cili mund të mesojnë gjithë presidentët e botës, dhe gjithë kryetarët e qeverive . Ky orientim i Presidentit të Parë të Amerikës fliste për gjykim e tij visionar lidhur me të ardhmen e Amerikës, që do të kishte rëndësi të posacme për jetën poitike dhe konstitucional, që \shmang kultin e individit si edhe autoritarizmin e liderit, gjoja, “të pazëvendësueshëm”.
*
* *

George Washingtoni, që u shqua si një strateg i Revolucionit Amerikan dhe drejtues i sigurt i jetës së vendit, ishte edhe një diplomat largpamës. Biografët e tij shkruajnë se ai qe edhe një vizionar i mprehtë në arenën diplomatike. Filozofia e tij në fushën e politikës së jashtme ishte ajo e ekuilibrit të Amerikës. Në atë kohë ai kishte mendimin që te evitoheshin aleancat ushtarake dhe veprimet luftarake që nuk kishin të bënin me zhvillimin e vendit.. Gjithë energjitë dhe resurset e Amerikës duhet të përdoreshin për fuqizimin e Amerikës, për forcimin e ekonomisë së saj.
Në kohën e presidencës së Washingtonit lindi një mosmarreveshje lidhur me politikën e jashtme. Konkretisht, në një konflikt anglo-francez, Thomas Xhefersoni kërkonte që SHBA të mbështeste Francën e të merrte anën e saj, kurse Aleksandër Hamilton këmbengulte që Amerika të mbështeste Anglinë e të anonte nga Anglia. Në këto momente kritike dhe delikate për shtetin e ri Amerikan, u desh gjykimi largpamës i Presidentit Washington, që mbrojti idenë e neutralitetit të Amerikës në konfliktin midis dy fuqive të mëdha ndërluftuese të kohës në Europë, Francës dhe Anglisë. Siç tregon në librin e vet Marian Leighton, me zgjuarsinë e tij diplomatike, Presidenti Wahington orientoi situatën dhe politikën e jashtëme, duke theksuar se “Amerika nuk kish as miq e aleanca të përherëshme dhe as armiq të përhershëm, por vetëm interesa të përhershme.”
Presidenti i parë i Amerikës, George Wahington, vdiq më 14 dhjetor 1799, në Mount Vernon, në moshën 67 vjeç. Ai u nda fizikisht nga gjiri i shoqerisë Amerikane, por ngeli i gjallë e i nderuar në kujtesën e mbarë popullit, si simboli i unitetit amerikan. Mjafton të themi se kryeqyteti i SHBA-së, Wahington DC mban emrin e tij,. Ai është i vetmi president emrin e të cilit e mban një shtet në Amerikë.. Shumë rrugë, sheshe dhe institucione mbajnë gjithashtu emrin e tij. Për gjithë meritat e tij prej strategu , ligjvënësi dhe udhëheqësi me mendje të ndritur, Xhorxh Washingtoni u quajt me gjalljen e tij “Ati i vendit të vet”.
Bibliografi
Adler D, George Washington Father of Our Country NY, 1995.
Davidson J., The American Nation, MA. Prentice Hall, 1995
Hoobler Th. and D., “George Washington and Presidents` Day”, NY, 1990
Leighton M., “ Georgge Washington”,Baronet boks, NY., 1997.
Smith L. and Nici Mare N., Insight for Today , Boston, 1996
Whitnay D. ,”The American Presidents , Bookspan, NY., 2001.
Wood G. , The American Revolution, Modern Library, NY, 2002

Filed Under: Histori Tagged With: Aristotel Mici, Presidenti Washington, Revolicuoni

Amerika, 239 vjet pavarësi, liri dhe progres

July 2, 2015 by dgreca

Nga Agim Neza/
Populli amerikan feston 239-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo ditë është një festë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara. Një ditë ku populli amerikan e feston ditën e pavarësisë plot madheshti. Dita zyrtare e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara u bë 4 korriku i vitit 1776, dita kur Kongresi Kontinental votoi për miratimin e Dokumentit të Pavarësisë. Në këtë dokument deklarohej se qeveritë kanë të drejtën të ekzistojnë vetëm për të mbrojtur të drejtat e popullit të tyre.
Në Deklaratën e Pavarësisë thuhej gjithashtu se populli ka të drejtën të ndryshojë qeverinë, nëse ajo u mohon atyre të drejtat. Komisioni që hartoi Deklaratën e Pavarësisë u udhëhoq nga Tomas Xheferson, ku merrnin pjesë edhe personalitete që kontribuan për Pavarësinë e Amerikës dhe për demokracinë e saj si Xhon Adams, Benxhamin Franklin, Roxher Sherman, etj.
Si gjithmonë, edhe këtë vit Amerikanët dhe shqiptaro-amerikanët në SHBA kanë filluar përgatitjet për të festuar triumfin e demokracisë, historinë, qeverisjen, traditat e SHBA, me fjalime politike, parada, fishekzjarrë, karnavale, koncerte, piknikë, lojëra bejsbolli, pritje në ambasada etj., por edhe për projektuar një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar se forcën e saj nuk e tregojnë vetëm nga shkalla e pasurisë dhe forca e armëve, por kryesisht nga idealet e popullit amerikan të cilët bazohen tek forca e demokracisë, lirisë dhe besimin për të pasur një Amerikë të suksesshme. Amerika është një komb emigrantesh, por që janë patriot të Amerikës. Amerikanët nuk e mbështesin patriotizmin në besnikerinë ndaj udhëheqësit apo qeverisë, por në perkrahjen dhe mbështetjen e atdheut në cdo kohë. SHBA, si vendi më demokratik ku jetojnë e punojnë shtetas amerikanë me origjinë nga Irlanda, Shqipëria, Italia, Kina, Afrika, Japonia, Meksika, Spanja etj., dhe ku të gjithë kanë barazi të plotë dhe mundësi për një jetë më të mirë, është një mesazh se si mund të funksionojë me sukses demokracia. Natyrisht, Amerika nuk është përfekte në gjithcka, por qeveritarët e saj, punojnë dhe janë të përkushtuar cdo ditë për të rregulluar ato të meta që shqetësojnë qytetarin amerikan.
Gjatë këtyre dekadave, askush më shumë se sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka kontribuar për të ndihmuar demokracinë të triumfojë si sistem universal. SHBA kanë qenë dhe mbeten mbështetëse për të triumfuar ndaj përvojave të hidhura të të gjitha atyre vendeve që përjetuan fashizmin, nazizmin, diktaturën komuniste, regjimet ushtarake dhe qeveritë diktatoriale. Mbështetja e SHBA ndikoi që dëshira e zjarrtë e popujve për liri të rritej dhe në sajë të kësaj mbështetje, popujt vazhduan të marshonin të sigurt drejt fitores së demokracisë. E tillë ishte edhe Shqipëria, e cila e përjetoi demokracinë vetëm pas viteve ‘90.
SHBA, si shteti më i fuqishëm i botës, ka qenë një aleat dhe mbështetje për Shqipërinë dhe shqiptarët që nga krijimi i shtetit shqiptar e gjer në ditët e sotme. SHBA kanë kontribuuar në njohjen e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo date (4korriku) është e lidhur edhe me fatet e vendit tonë. Kjo datë ishte kushtrim shprese për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Pikërisht më 4 korrik 1917, Presidenti Wilson deklaronte: “Unë do të kem vetëm nji zë në Konferencën e Paqes në Paris, dhe këtë zë do ta përdor për të drejtat e Shqipërisë”. Ky mesazh i Presidentit Wilson krijoi shpresen tek shqiptarët se një aleat i madh si Amerika do të mbronte çështjen shqiptare. Ndërsa më 15 shkurt 1920, Presidenti Wilson deklaroi se “qeveria amerikane kundërshton me fuqi çdo dëmtim në kurriz të Shqipërisë e në përfitim të Jugosllavisë”. Ai shkoi edhe ma larg duke kërcënuar bashkëpunimin me europianët dhe tërheqjen nga Traktati i Paqes me Gjermaninë. Vetëm nji ditë më vonë, Londra e Parisi u tërhoqën para presionit amerikan. Më 17 dhjetor 1920, Shqipëria u pranua si anëtare e Lidhjes së Kombeve.
Në vitet në vazhdim, në rrugëtimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtuar një rol të vecantë për vendin tonë në konsolidimin e demokracisë, në anëtarësimin në NATO dhe në mbështetjen që u ka dhënë shqiptarëve të Kosovës për pavarësinë e saj.
Kësisoj, kjo festë është në memorien e shqiptarëve edhe për faktin se marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë kanë qenë gjatë gjithë këtyre viteve të demokracisë të shkëlqyera, niveli i bashkëpunimit dhe miqësisë që përjeton populli shqiptar për Amerikën dhe popullin amerikan vështirë se haset diku tjetër. Mijëra shqiptarë që jetojnë në Amerikë jo vetëm që janë integruar, por janë bërë pjesë e suksesit të shoqërisë amerikane. Janë të shumtë numri i shqiptarëve të gjeneratës para viteve 90-të dhe atyre pas viteve 90-të që kanë arritur suksese mahnitese në fusha të ndryshme, për të theksuar në biznes, por edhe që punojnë në institucionet me të rendësishme amerikane.
Është me rendësi të theksohet fakti se gjatë këtyre 20 viteve të demokracisë, të gjitha qeveritë shqiptare kanë pasur dhe kanë një admirim të madh për Shtetet e Bashkuara, duke u angazhuar për të intensifikuar bashkëpunimin në të gjitha fushat. Por, nga ana tjetër herë pas here drejtues të qeverisë shqiptare kanë acaruar përkohsisht marrëdhëniet me Ambasadorë të SHBA-ve, kjo për shkak të euforisë së pushtetit të liderëve tanë, ose nga paaftësia e ndonjë Ambasadori për të moskuptuar se kush është “burri shteti” i vërtet në Shqipëri. Gjithashtu ka patur raste të pakta të keqkuptimit të iniciativave amerikane sic ishte rasti i refuzimit të armëve kimike të Sirisë (të cilat nuk përbënin asnjë rrezik për vendin tonë, përkundrazi do të përfitonim sic përfituan ato vende ku u bë demontimi i armëve kimike) ka qenë një gabim i pafalshëm për politikën shqiptare. Pavarësisht nga këto raste sporadike, gjatë këtyre 20 viteve, SHBA ka qenë aleati ynë strategjik. Marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer në fushën politike, ekonomike, të sigurisë e të mbrojtjes, si dhe luftës kundër terrorizmit. Ky bashkëpunim ka qenë një mbështetje e vazhdueshme për reformat dhe stabilitetin e vendit tonë.
Në këtë 239-vjetor të SHBA duhet të kujtojmë dhe vlerësojmë rolin dhe kontributin e të gjithë ambasadorëve shqiptarë dhe ambasadorëve amerikanë të akredituar në Tiranë si: Ulysses Grant-Smith, emëruar më 22 shtator, 1922 – larguar me 8 shkurt 1925; Charles C. Hart, emëruar më 27 maj, 1925 – 12 dhjetor 1929; Herman Bernstein, emëruar më 17 shkurt, 1930 – 24 shtator 1933; Post Wheeler, emëruar më 26 gusht, 1933 – 1 Nëntor 1934; Hugh G. Grant, emëruar më 9 gusht, 1935 dhe e përfundoi misionin kur forcat italiane pushtuan Tiranën më 7 prill 1939. Grant u largua nga Shqiperia me 27 shtator 1939;
Christofor Hill, i ngarkuar me punë, 15 mars 1991; William E. Ryerson (2 dhjetor 1991- 13 tetor 1994); Joseph E. Lake (5 korrik 1994 – 15 mars 1996); Marisa R. Lino (2 korrik 1996 – 20 maj 1999); Joseph Limprecht (7 korrik 1999 – vdekur në Shqiperi me 19 maj 2002); James F. Jeffrey (3 tetor 2002 – 2 maj 2004); Marcie B. Ries (18 tetor 2004 – 30 tetor 2004); John L. Withers II (28 qershor 2007 – 2010); Alexander Armando Arvizu (10 nëntor 2010 – dhjetor 2014); Donald Lu (17 dhjetor 2014 dhe në vazhdim).
Gjithashtu, kontribut të veçantë në marrëdhëniet midis dy shteteve kanë dhënë edhe përfaqësues të tjerë të Ambasadës Amerikane në Tiranë, si konsujt dhe stafi i zyrës konsullore, atashetë ushtarakë dhe kulturorë, si dhe sekretarët ekonomikë dhe politikë si Lynn Gurian, Thomas Jadzgerdi (aktualisht Drejtor i Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit), etj.
SHBA, nëpërmjet ambasadorëve dhe pjesës tjetër të stafit të Ambasadës ka dhënë një kontribut të veçantë dhe ka inkurajuar marrëdhëniet bashkëpunuese të Shqipërisë me të gjitha vendet e rajonit në dobi të paqes, stabilitetit dhe progresit të vazhdueshëm në drejtim të reformave. Kjo bazuar në dy parime themelore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë qënë e mbeten aktuale; mbështetja në drejtësi dhe vetëvendosja për të gjitha kombet, të mëdha e të vogla.
Askush më mirë se SHBA nuk e ka përcjellë mesazhin se një Europe të lirë dhe në paqe i duhet një rajon i qëndrueshëm dhe i integruar ballkanik. SHBA kanë kontribuuar në harmonizimin e politikave rajonale, të cilat kanë gjeneruar stabilitet dhe siguri më të madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Europës Juglindore.
Sot, SHBA kanë një vizion dhe strategji për një botë më të mirë. Strategjia e SHBA është një strategji partneritetesh që afirmon rolin jetësor që kanë NATO dhe aleanca të tjera që kanë SHBA, duke përfshirë edhe OKB-në. Kjo strategji është e rrënjosur në promovimin e lirisë dhe dinjitetit në të gjithë botën, që ka të bëjë me shtetin ligjor, lirinë e fjalës, lirinë e fesë, tolerancën fetare dhe etnike, të drejtat dhe respektin për gratë, dhe respektin për pronën private etj.
Strategjia e SHBA është për të siguruar një botë ku të gjithë njerëzit të jetojnë me dinjitet, në liri dhe në paqe. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë promovuar dhe promovojnë dinjitetin njerëzor dhe demokracinë jo vetëm në Amerikë, por edhe në botë, me qëllimin që paqja të ruhet, të mbrohet dhe të zgjerohet. Demokraci do të thotë komunikim midis njerëzish, të cilët shkëmbejnë mendime me njëri-tjetrin për hallet e përbashkëta dhe punojnë për një të ardhme më të mirë. Demokracia kërkon kompromis, tolerancë dhe bashkëpunim. E ardhmja u përket atyre që duan të ndërtojnë, jo të shkatërrojnë. E kjo është bërë realitet në Amerikë. Por, këtë mund ta bëjmë më mirë edhe ne shqiptarët. Në këtë 239-përvjetor të Pavarësisë së Amerikës, të gjithë i bashkon fort shpresa e përbashkët se mund ta bëjnë botën një vend më të mirë për brezin e tanishëm dhe ata të ardhshëm. E këtë mund ta bëjmë edhe ne shqiptarët.
Në tekstin e Shpalljes së Pavarësisë Amerikane thuhet se: ”Ne i konsiderojmë këto të vërteta si krejtësisht të qarta se të gjithë njerëzit janë krijuar me të drejta të barabarta, se perëndia u ka falë atyre disa të drejta të pamohueshme, ndër të cilat janë Jeta, Liria dhe mundësia për të ndjekur suksesin dhe lumturinë.” Këtë mesazh, pas 25 viteve demokraci, duhet ta kuptojnë dhe ta zbatojnë politikanët shqiptarë. Ky është një mesazh domëthënës se perëndia dhe natyra i ka falur popullit të drejta themelore dhe të pamohushme, kësisoj qeveria dhe parlamenti duhet të respektojë popullin e saj duke qenë se krijohen nga populli me qëllimin për t’i shërbyer atij në mbrojtjen e këtyre të drejtave natyrore të pamohueshme. Këtu qendron edhe suksesi i qeverisjes amerikane, ku për rreth dy shekuj e gjysëm ka tërhequr në tokën e saj breza të tërë nga vende të tjera për faktin se ka respektuar testamentin e saj të shpalljes së pavarësisië bazuar në idealet dhe filozofinë e saj se njerëzit janë krijuar me të drejta të barabarta.
Megjithëse kanë kaluar 239 vjet, demokracia amerikane ka qenë dhe mbetet e suksesshme për faktin se drejtuesit e politikës amerikane, pavarësisht sukseseve që ka arritur në standardin e jetesës dhe zhvillimin ekonomik, ata janë realistë dhe përgjegjësia e tyre nënkupton për të bërë më të mirën për vendin dhe qytetarin. Natyrisht, Amerika nuk është përfekte në gjithcka, por qeveritarët e saj, punojnë dhe janë të përkushtuar cdo ditë për të rregulluar ato të meta që shqetësojnë qytetarin amerikan Vizioni i Presidentit Obama është realist, i ndjeshëm për qytetarin amerikan dhe optimist për një të ardhme më të mirë kur ai thekson se: “E dimë se ka nëna e etër që pasi do të përcjellin për në gjumë fëmijët, do ta kalojnë natën zgjuar duke vrarë mendjen se si do ta përballojnë pagesën e kredisë, faturat e dritës, ilaçet apo shkollën e fëmijëve. Duhet të krijohet një energji e re, duhet të hapen vende të reja pune, të ngrihen shkolla, të përballohen rreziqe e të ndreqen aleanca. Përpara na pret një rrugëtim i gjatë. Do të ngjitemi në rrëpira”. Dhe në fakt Amerika cdo ditë krijon një energji të re si dhe mirëqenie për qytetarin amerikan, ku shpresa dhe besimi për një jetë më të mirë është një realitet.
Gëzuar 239 vjetorin e Pavarësisë së Amerikës! Një vend i bekuar ku asgjë nuk është më e cmueshme se sa pavarësia dhe liria. Amerika, një tokë e lirisë dhe mundësive të mëdha.

Filed Under: Histori Tagged With: 239 vjet pavarësi, Agim Neza, amerika, liri dhe progres

Eurozone torn on Greece’s inclusion, post-referendum

July 2, 2015 by dgreca

Eurozone torn on Greece’s inclusion, post-referendum Eurozone finance ministers are torn on Greece’s position in the monetary union post-referendum. Amid the tense run-up to the vote, Greek Finance Minister Yanis Varoufakis has said he would resign if the “yes” vote wins.
Amid growing concerns of Greece’s future in the eurozone, Greek Finance Minister Yanis Varoufakis said he would step down if the “yes” vote won in Sunday’s referendum on a proposal put forth by Greece’s creditors – European Commission, European Central Bank (ECB) and the International Monetary Fund (IMF).
Responding to a question on whether he would still be finance minister on Monday if the “yes” vote won, Varoufakis said, “I will not,” during an interview on Bloomberg TV.
When asked whether Greek Prime Minister Alexis Tsipras would also step down, he said: “When you go into battle, you don’t talk about defeat,” but added that the government “may very well” resign.
Varoufakis’ comments come amid a major push by Tsipras and his ruling party – Syriza – for a “no” vote at the referendum.
According to Tsipras, a “no” on Sunday would provide the Greek government a stronger position in negotiating its bailout program with its creditors.
“Come Monday, the Greek government will be at the negotiating table after the referendum with better terms for the Greek people,” Tsipras said.

Filed Under: Kronike Tagged With: Eurozone torn on Greece's inclusion, post-referendum

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 92
  • 93
  • 94
  • 95
  • 96
  • …
  • 100
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT