• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2015

KOSOVE-KFOR-i dhjetë herë më i vogël se në 1999

August 7, 2015 by dgreca

Figliuolo: KFOR-i dhjetë herë më i vogël se në 1999, siguria në Kosovë është edhe më shumë se dhjetë herë më e mirë/
Sot në Kampin “Film City”, Shtabi i Përgjithshëm i KFOR/NATO, u mbajt ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Komandantit në largim të KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo dhe Gjeneral Majorit të sapo ardhur Guglielmo Luigi Miglietta.
Në ceremoni morrën pjesë Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Admirali Mark Ferguson III, Shefi i Mbrojtjes së Italisë, Gjeneral Claudio Graziano dhe autoritete ushtarake, civile dhe fetare.
Admirali Ferguson III, falënderoi Gjeneralin Figliuolo për arritjen e rezultateve të rëndësishme dhe punën e jashtëzakonshme që ushtarët e KFOR XIX kanë treguar gjatë mandatit të tij, gjersa kanë ndjekur moton e KFOR XIX “Shembull, përpjekje, besim”. Më pas ai në mirëseardhje Gjeneralit Miglietta u shpreh se “jemi të bekuar me edhe një tjetër komandant nga Italia”.
Gjithashtu Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli përgëzoi pjesëtarët e KFOR-it dhe theksoi rëndësinë e KFOR-it në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt në Kosovë dhe përmirësimin e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.
Në fjalimin e tij Gjeneral Majori Figliuolo, nxjerri në pah që “sot KFOR-i është dhjetë herë më i vogël sesa që ishte në vitin 1999, gjersa siguria në Kosovë është edhe më shumë se dhjetë herë më e mirë”. Më tej ai përfundoi “situata e sigurisë është përmirësuar shumë gjatë vitit të kaluar për shkak të qëndrimit parandalues dhe veprimeve të marra nga trupat e mia të KFOR-it dhe dialogut të vendosur dhe bashkëpunimit që kemi krijuar në mes të akterëve”.
Komunikata dërguar nga KFOR thekson se, Forca e Kosovës, siç është përcaktuar me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244, do të vazhdojë që në mënyrë të paanshme të përparojë një ambient të qetë dhe të sigurt dhe të ruajë lirinë e lëvizjes në mbarë Kosovën, duke siguruar stabilitet dhe ofruar siguri në Kosovë për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë.

Filed Under: Kronike Tagged With: dhjetë herë më i vogël, Figliuolo: KFOR-i, se në 1999

“Kufitarja e ushtarit gjumëtrazuar”, novelë për dashurinë njerëzore

August 7, 2015 by dgreca

Nga Laureta PETOSHATI/
E lexova me një frymë novelën “Kufitarja e ushtarit gjumëtrazuar” të shkrimtarit dhe poetit vlonjat Xhemil Lato. Që në fillim të godet me përshkrimin goxha të pasur dhe të zhdërvjellët në formë dhe në përmbajtje edhe pse kemi imazhe të ngrysura dhe tronditëse. Ja se me çfarë intensiteti tronditës e nis novelën autori: “Era pas dëborës qe tmerri i tij. Një gërshërë vrasëse po i qethte mishtë. Sytë i kishte të mbuluar nga lotët, sikur ti shfaqej në çdo hap përpara fytyra e një njeriu të dhembshur që e kishte mbuluar në varrezë….” Megjithatë, në këtë përshkim e mjegullim lotësh, për të kuptuar se kemi një rikthim në kohën e ushtrisë, autori fut elementë të tillë artistikë që të arrijnë kuptime simbolike dhe pikërisht që në nisje kur thotë se “përmes asaj mjegullnaje shihte vetëm malin e Ganës, që ngrihej lart, si një gjeneral që nxjerr gjoksin përpara që ti varin dekorata.” Pra simbolikisht kemi ushtrinë, por dhe një emër mali, “Mali i Ganës”. Autori këtu luan me fjalën Ganë, si për të treguar një vend në shkretëtirë dhe me shërbimin ushtarak si te romani “Shkretëtira e Tartarëve” e autorit italian Dino Buzzati, i cili e përdor këtë emër që gjithashtu nuk ka fare lidhje me shkretëtirën në realitet, por me shkretëtirën si koncept dhe simbol i shkretimit. Kjo gjë është aq e vërtetë sa përshkrimi gjithë vrull, herë si erë fshikulluese e herë si dallgë mbytëse na jep një tablo realiste të një realiteti të përditshëm, të zhveshur nga shumë gjëra, të errët, të varfër, të vrazhdë, por dhe tronditës. Shkrimtari Xhemil Lato na jep me mjeshtëri elementet përshkuese të jetës së përditshme të një ushtari në kufi mes borës dhe ujqërve, aq sa këta të fundit na jepen dhe në fillim dhe në fund të novelës si pjesë e qenësishme e atij ambienti. Madje duhet theksuar fakti se ka një mënyrë përshkrimi të habitshëm për këto bisha të dëborës. Nëse ato ishin tepër të rrezikshme për njerëzit, kishin një dashuri brenda llojit dhe familjes si dhe njerëzit, aq sa autori shkruan për ujkonjën se “qante kafsha e egër si një nënë e pikëlluar”. Ndërsa në fund të novelës kjo dhimbje nga nëna për pjellën e vet, kthehet te pjella për nënën ku autori shkruan “ pa kulishin të zbulonte dëborën që kishte mbuluar ujkonjën dhe u anua:” Aq e vështirë është jeta në këto vite ushtrie saqë ka çaste të jetës së ushtarit me një emër simbolik lotësh Lotal, ku shprehet dorëzimi përpara asaj jete, përpara sistemit dhe të pranohej kufiri që ai kishte vendosur jo me botën, por me mënyrën e të jetuarit. Kjo shprehet në mënyrë simbolike në çastin ku ushtari pranon që të qethet me detyrim sikur të jetë dele. Në ato imazhe të errëta dhe të vështira ka dhe një solidaritet njerëzor, ndërsa bukuria e këtij realiteti është dashuria e fortë midis Lotalit dhe Lenës. Madje gjithë novela dhe subjekti i saj vërtiten rreth kësaj dashurie dhe rrëfimi nis si rikthim në kohën e dashurisë, rikthim te njeriu i dashur, te vendi dhe burimi i dashurisë mbas çerek shekulli. Personazhi kryesor Lotali ka një reflektim të kthjellët, mallëngjyes, pendues për atë dashuri të fortë dhe të thellë. Nisi me ndjenjë, u bë fizike dhe mbeti shpirtërore, mbeti brenda zemrës së të dyve dhe asnjë e askush nuk ua shkuli dot prej andej. . Dashurinë, Lena e konsideron më të madhe se qyteti, pra në sytë dhe zemrën e saj dashuria është e madhërishme. Ajo ngeli ashtu si shprehet autori “monument pritjeje” kur thotë se “Sa e çuditshme dashuria: monument pritjeje, sidomos për një femër… për një femër atje mbi gurë… E donte ndezur si gjaku i saj. ” Rreth këtyre dy personazhe tablonë e rrëfimit e plotësojnë dhe personazhe të tjerë e një prej tyre është dhe poeti Namik Mesapi, i cili që nga mbiemri duket që vjen nga zona e Labërisë dhe që autori e ka skalitur me dashuri për humanizmin që tregon ndaj Lotalit kur i jep trikon e leshtë që edhe pse mbante erën e trupit të tij nuk e kishte problem, sepse ishte era e një njeriu të dashur.
Novela është e mbushur me përshkrime të jashtëzakonshme që kanë sfonde metaforike në funksion të asaj që kërkon të shprehë autori. Edhe pse shumë prej këtyre janë të dhimbshme, ato të mahnitin me rrjedhshmërinë, leksikun, gjetjen e krahasimeve dhe epiteteve mjaft të goditura në funksion të situatës. Një prej tyre është dhe vdekja tragjike nga goditja e vetëtimës e ushtar Halimit, ku autori shkruan se: “ Paskësaj… bubullima dhe kuje, që në ajër kapeshin si flokë grash të çmendura, ndërsa Halimi flinte i qetë… pa Janullën…”
Novela është e ngopur nga figuracioni, nga intensiteti dhe ritmi i përshkrimit edhe pse në thelb flet për urinë. Ka shumë uri në realitetin për të cilin flet autori. Por ajo që e bën të trishtë është mungesa e bukës, që edhe pse është shprehur me shumë figuracion nga autori, përsëri është një dhimbje më vete, e pashoqe. Ja si shprehet autori në këtë libër për urinë: “Uria është si sëpata që vret pemët, ndërsa liria e stomakut ia ngre burrit kokën lart.” Ndërsa po për urinë, për bukën e misrit të munguar ka dhe ëndërrime të tilla si: “M’u bë ajo hëna e madhe atje lart, si një bukë misri e verdhë që nxirrte avull nga furra… E di: vetëm pak të dhashë se ti nuk ha shumë. Më fal që e ndava keq.”
Në këtë novelë nuk ka shumë mite dhe iluzione edhe pse kemi vetëm futjen e elementëve të mitit të Hënës dhe të Diellit si motër e vëlla sipas etnosit shqiptar. I vetmi mit është dashuria, e cila vazhdon të mbahet gjallë edhe mbas 100 stinësh siç e përshkruan autori Xhemil Lato. Edhe pse nuk kemi përfundim të kësaj dashurie me kurorë, përsëri, ashtu siç shprehet autori “Burrëria dhe e vërteta janë male.” Rruga që merr personazhi Lotal pas 25 vjetësh, rrëfimi më shtëpinë e braktisur janë mjaft emocionues dhe domethënës, sepse njeriu në radhë të parë duhet të jetë i sinqertë me veten. Disa gënjeshtra të vogla, por dhe kushtet e vështira e larguan nga dashuria. Po të mos kishin qenë këto, a nuk do të kishte qenë ndryshe? Padyshim që po.
Novela jep mesazhe të qarta për dashurinë në të gjitha dimensionet e saj, sidomos për dashurinë njerëzore. Është dashuria njerëzore ajo që ka mundësuar tejkalimin e gjendjeve të vështira dhe që është derdhur mjeshtërisht në novelën “Kufitarja e ushtarit gjumëtrazuar” të shkrimtarit Xhemil Lato.
Unë do tua rekomandoja të gjithëve leximin e këtij libri, i cili është shkruar me shumë dashuri dhe vërtetësi. Çdo njeri do të kishte se çfarë të mësonte prej tij, sidomos shkrimtarët mund të mësojnë se si duhen përdorur metaforat radikale dhe sfondet metaforikë që të japin dridhje shpirti ashtu si dridhet era buzë lumit e ashtu si pikon loti i ngrohtë mbi botën e ftohtë. Ky libër e mëson njeriun se sido që të jenë kushtet e jetës, njeriu duhet të mbetet njeri. Jeta mes ujqërve nuk duhet ta kthejë atë në ujk për njeriun aq sa njeriu për njeriun të bëhet ujk, por duhet që mes të gjitha urive të mungojë uria për dashurinë njerëzore. Njeriu duhet të jetë i ngopur me dashuri njerëzore pavarësisht gjithçkaje. Ky është mesazhi kryesor i librit, i cili është mesazh universal.

Filed Under: LETERSI Tagged With: kufitarja gjumetrazuar, Laureta Petoshati, Xhemil Lato

Gërmime vlerësuese në Kozarevë-Serbi, kërkohen të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

August 7, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 7 Gusht /B.Jashari/- Vazhdojnë sot gërmimet në kërkim të mbetjeve mortore të personave të zhdukur në Kosovë gjatë luftës së përfunduar në pranverën e vitit 1999. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Kosovës ka pranuar njoftimin dhe ftesën për të përcjellë vazhdimin e gërmimeve vlerësuese në lokacionin e shënjuar në Kozarevë të Novi Pazarit, Serbi.
Gërmimet vlerësuese është planifikuar të realizohen në 7 e 8 gusht 2015, sipas njoftimit të dorëzuar nga Delegacioni i Serbisë përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Rudnica-mass-graveKomisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Kosovës ka mirëpritur njoftimin për vazhdimin e punimeve në lokacionin e shënjuar në Kozarevë, duke u shprehur se, “ndërprerja e punimeve në muajin prill dhe pritja për më shumë se tre muaj ishte shqetësuese për institucionet tona, e në veçanti për familjet dhe familjarët e personave të zhdukur” dhe se, “varësisht nga rezultati i gërmimeve do të vendoset për hapat dhe punën e mëtejshme rreth këtij rasti”.
Bëhet e ditur se, ndërkohë, gërmime vlerësuese janë realizuar në katër lokacione në territorin e Kosovës, gjatë dy javëve, nga ana e ekspertëve vendorë dhe të EULEX-it, në kuadër të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, me përkrahjen edhe të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe institucioneve tjera të vendit.
Foto1-(1)Në kërkimet e të zhdukurve të Kosovës në varreza masive në Serbi, gjatë operacionit të zhvarrosjes, i cili ka zgjatur 2 muaj në Rudnicë të Rashkës – prej prillit deri në qershor 2014, janë gjetur mbetjet e 54 personave. Mendohet se atje janë groposur, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve, së paku 250 shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë.
Në Kosovë pas luftës së para mëse 16 viteve kanë rezultuar 5.650 persona të zhdukur, ndërsa janë ende mëse 1650 të pagjetur.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, germime ne Kozareve, Serbi, te zhdukurit e Kosoves

Komuniteti Shqiptar i DC-se inicion themelimin e biblotekes shqip prane ambasades se Shqiperise ne Uashington

August 7, 2015 by dgreca

6 gusht 2015, Uashington DC—Perseri aktiv, i bashkuar dhe mjaft i perkushtuar, komuniteti shqiptar ne Uashington DC dhe zonat perreth deshiron te kontribuoje per te sjelle ne jete nisma ne dobi te komunitetit dhe te gjithe kombit shqiptar. Te lidhur shpirterisht me Shqiperine, megjithese larg, ata duan te flasin sa me shume gjuhen e tyre, t’ua mesojne ate femijeve te tyre, te ruajne, kultivojne dhe percjellin artin, kulturen, dhe zakonet e pasura shqiptare.
Tashme kane gjetur nje mbeshtetje te qendrueshme. Angazhimi i qeverise shqiptare dhe vecanerisht i Ministrit te Punëve të Jashtme, Z. Ditmir Bushati, beri te mundur rikthimin pas nje mungese te gjate te ambjenteve te mrekullueshme te ambasades shqiptare ne Uashington. Fale edhe angazhimit dhe frymes bashkepunuese te stafit te ambasades dhe te Ambasadores se Shqiperise ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Zj. Floreta Luli-Faber, me 6 gusht 2015 keto ambjente u vune ne dispozicion te komunitetit shqiptar ne DC per te realizuar nismen e tyre: themelimin e biblotekes shqip prane kesaj ambasade. Te udhehequr nga aktiviste te organizatave te ndryshme te cilat veprojne ne Uashington DC dhe zonat perreth, anetare te ndryshem te komunitetit mbareshqiptar se bashku organizuan mbremjen argetuese ne te cilen pjesemarresit kontribuan me libra, pije dhe ushqime te lehta. Pervec soditjes se pamjeve verore nga tarraca e ambasades dhe shfrytezimit te hapesires se brendshme me stil kombetar, pjesemarresit paten rastin te njihen, te shkembejne mendime dhe te shikojne mundesi bashkepunimi me njeri-tjetrin.
Gjate nje fjalimi te shkurter, Ambasadorja Zj. Floreta Luli-Faber pershendeti dhe falenderoi perzemersisht te gjithe te pranishmit duke perfshire edhe organizatoret dhe vullnetaret e ketij aktiviteti duke shprehur vullnetin e saj per te vazhduar bashkepunimin me komunitetin shqiptar ne DC dhe zonat perreth. Pervec falenderimeve ndaj te gjithe stafit diplomatik te ambasades dhe anetareve te komunitetit, organizatoret bene thirrje te vazhdojne te nxisin te tjeret te dhurojne libra ne gjuhen shqipe, gje qe do te ndihmonte ne ngritjen dhe pasurimin e tirazhit te biblotekes shqip prane ambasades. Te gjithe ata ose ato qe kane mundesi dhe jane te interesuar te ndihmojne kete nisme ju lutem kontaktoni Alban Pruthin tek albanpruthi@gmail.com.

Filed Under: Komunitet Tagged With: biblioteka, komuniteti shqiptar, Washington DC

100 Vjetori i Lindjes se Mbretereshes Geraldine Perkujtohet ne Budapest, Bradislave dhe Tirane

August 7, 2015 by dgreca

PERKUJTOHET NE TIRANE, BUDAPEST DHE BRATISLAVE 100 VJETORI I LINDJES SE MBRETERESHES GERALDIN
TIRANE: Në kuadrin e aktiviteteve të zhvilluara me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Mbretëreshës shqiptare Geralidinë , dje është inaguruar Memoriali kushtuar asaj në Bratislav – Sllovaki, ndërkaq, njofton oborri mbretëror në rrjetin social facebook duke shtuar se aktivitet për shënimin e 100 vjetorit të lindjes së Mbretëreshës Geraldinë, janë mbajtur dje edhe në Tiranë, e Budapest – Hungari.
Të enjten me datën 6 gusht në ora 18:30, në Bratislavë – Sllovaki përveç inaugurimit të Memorialit, ka pasur edhe një sërë aktivitetesh të tjera për të shënuar 100 vjetorin e lindjes së Trëndafilit të Bardhë të Hungarisë.
Aktivitetet në Bratislavë janë të organizuara nga Shoqata Kulturore Hungareze, në qendrën kulturore Appony dhe kan vazhduar me një vizitë në Kalanë dhe bibliotekën e saj të famshme. Pastaj në ora 17:00, në Dolne Obodkovce / Alsóbodok, është mbajt mesha në Kishën Baptiste Shën Gjon, ndërsa në mbrëmje është mbajt një prezantim i jetës së Mbretëreshës Geraldine Appony ku ka folur historiani i njohur Sllovak Sandor Feher.
Po ashtu në Tiranë, në po këtë datë Mauzoleumi Mbretëror ka qenë j i hapur për vizita, kurse në orën mbrëmje është mbajt një meshë e veçantë për Mbretëreshën Geraldinë e cila është mbajt në Katedralen e Tiranës e Shën Palit.
Ndërsa muajin e ardhshëm, pra me 8 shtator, autorja Josephine Dedet do të prezantojë librin e saj bibliografik të sapo botuar ne gjuhen hungareze “Geraldina- Mbretëresha e shqiptarëve”, nga Shtëpia botuese “Europa Köntvkiadó” në Budapest, Hungari – Më 06 gusht 2015, në orën 11 para dite, shkruan sot në statusin e tij në facebook Xhovalin Z. Kaçorri, një numër bashkatdhetarësh nga rrethe të ndryshme të vendit, vendosën kurora dhe buqeta me lule, në mauzoleumin e familjes Mbretërore.
Ky peligrinazh – simbas tij u bë në kuadrin e 100 vjetorit të Ai thotë se për të nderuar kujtimin e saj, kishin ardhur edhe përfaqësues të Ambasadës Hungareze, nga të cilët njëri prej tyre, përshëdeti si përfaqësues i vendlindjes së Mretëreshës Geraldinë, bijë e familjes fisnike Aponi.
Duke postuar edhe një fotografi në statusin e tij – Kaçorri, tregon se të pranishmit, me kënaqësi shtërnguan duart dhe ndoqën me vëmendje fjalën falenderuese, që mbajti Princ Leka, për nderimin që i bënë Mbretëreshës Geraldine, me pjesëmarrjen e tyre të pranishmit.
Në fund të gjithë u ftuam nga Princ Leka, shkruan ai ne status në një lokal aty pranë dhe u qerasëm me pije freskuese e kafe:” Aty Princi në shoqërim të Princeshës Elia Zaharia dhe Prindërve të saj, Yllka Muja dhe Gjergj Zaharia, biseduan miqësisht me pjesëmarrësit. Në fund u shpërndamë, duke marrë me vete mbresa të këndshme, të një pritje njerëzore me shije fisnike që dinë të dhurojnë familjet e këtyre rrëngjeve”./B.SINA/

Filed Under: Featured Tagged With: 100 vjetori, Bradislave, Budapest, Lindjes, Mbretereshes Geraldine, Tirane

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 68
  • 69
  • 70
  • 71
  • 72
  • …
  • 89
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT