• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2015

Forcat e Armatosura Shqiptare do marrin pjesë në misionet e BE në Mali

September 3, 2015 by dgreca

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të marrin pjesë në misionet trajnuese ushtarake, të organizuar nga Bashkimi Evropian në shtetin afrikan të Malit. Ky vendim u sot më datën 2 shtator në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku janë marrë edhe një sërë vendimesh të tjera.
Mes tyre spikasin: marrëveshja me Gjermaninë për mbrojtjen shoqërore; dhënia e pensioneve të posaçme; dhe rregulli teknik për markimin e pajisjeve mjekësore. Gjithashtu, ekzekutivi miratoi marrëveshjen e turizmit me Serbinë, për të cilën është rënë dakord më herët mes dy qeverive.[Sh.K}

Filed Under: Kronike Tagged With: Forcat e Armatosura, në Mali, në misionet e BE, Shqiptare do marrin pjesë

KUSH UA RREMBEU MANASTIRIN HISTORIK SHQIPTAREVE?

September 3, 2015 by dgreca

Kryepeshkop Anastasi u rrëmbeu shqiptarëve një manastir historik dhe e ktheu atë në varrezë ideologjike ushtarake greke/
Shkruan: Arben LLALLA
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë, mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes mbi çështjen e pronave nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Prokuroria e Përgjithshme, nga Avokatia e Shtetit dhe nga Policia e Shtetit.
Ndër të tjera z.Rama deklaroj: “nga njëra anë është vënia në kontroll e situatës së trashëguar tërësisht kaotike dhe korruptive dhe nga ana tjetër përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit për këtë proces përmes krijimit të një Task–Force, e cila për një periudhë të konsiderueshme kohore ka marrë në shqyrtim gjendjen në qarkun e Vlorës si më problematiku në Shqipëri sa i përket situatës me pronën, jemi këtu për të çelur një fazë të re të kësaj marrëveshjeje ndërinstitucionale. Një fazë që garanton hedhjen në kundërsulm ndaj grabitësve dhe falsifikatorëve të pronës. Është vjedhur duke përdorur një lidhje të shkurtër mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor, është çelja e kësaj faze të dytë përmes një operacioni shumë të thellë dhe të suksesshëm të goditjes së çdo akti të falsifikuar që ka prodhuar përmes veprës penale një interes të paligjshëm pasuror dhe një të drejtë tërësisht të falsifikuar mbi pronën. Dhënia fund e të gjithë kësaj historie skandaloze tejzgjatjeje dhe zvarritjeje përmes procedurave ligjore ka si parakusht goditjen e produkteve të veprës kriminale të tjetërsimit të pronës përmes falsifikimit”.
Duke besuar se vërtetë do dënohen falsifikatorët e tjetërsimit të pronave ne sot do të ngremë hije dyshimi për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grek rënë më 1940 në Shqipërisë, çështje që e ngrenë çdo diplomat dhe politikan grek në takimet me përfaqësuesit shqiptar për përfundimin sa më shpejtë të tre varrezave të ushtarëve grekë, që bashkojnë në një vijë imagjinare të rënësh, Gjirokastrën, Përmetin dhe Korçën. Në takimet dypalëshe grekët ripërsërisin se ekziston një marrëveshje ndërshtetërore për këtë çështje, ratifikuar në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2009. Madje ka edhe një Vendim të Këshillit të Ministrave-VKM më 2011, ku thuhet se do të marrë të gjitha masat për shpronësimin e trojeve, ku do të ndërtohen këto vendprehje të ushtarëve grekë të rënë më 1940. Do të krijojë lehtësirat doganore për materialet e përdorura në përgatitjen e këtyre mauzoleumeve, si dhe caktimin që më çdo 28 Tetor, sa herë që Greqia ka festën e saj kombëtare, të organizohen ceremoni përkujtimore, të udhëhequra madje edhe nga priftërinj ortodoksë të Shqipërisë, por që dinë t’u këndojnë kokallave në greqisht. Aq shumë tregojnë entuziazëm për këtë pikë, sa duket sikur ndarja e ujërave dhe çëshja e pronave çame, kalojnë në hije, sikur nuk kanë diskutuar asnjëherë diplomatët dhe politikanët e dy vendeve.
Po t’i kthehemi angazhimeve të plota të palës shqiptare për të mos ua prishur dëshirat, miqve ngjittonë-fqinjë, nuk mund të mos bënim përballjen e dokumenteve me realitetin. Ndaj detyrohemi ta ngremë fuqishëm zërin, për një padrejtësi tjetër, që është bërë në kurriz të pronave që i përkasin popullit shqiptar. Dhe nuk do flasim aspak për mënyrën si u bënë zhvarrimet, apo për priftin Thomollari, që shpërtheu vite më parë, një bombë të atillë skandali që në KOASH edhe sot ia dëgjojnë gjëmën. Jo, do të flasim për një problematikë të re, që ndoshta nuk është kapur si duhet deri tani, fjala është për kishën e Shën Kollin të Grykës.
Kur në VKM, flitet për shpronësim të trojeve ku do ndërtohen varrezat dhe një nga këto vendprehje është ndërtuar pikërisht në kishën e Shën Kollit të Grykës, atëherë sipas marrëveshjes, kjo pronë është shpronësuar. Pra, i është marrë Kishës Autoqefale të Shqipërisë dhe nuk dihet kujt i është dhënë. Sipas kësaj marrëveshje kisha e Shën Kolli të Grykës, nuk i përket më shqiptarëve, por ka ndërruar pronar dhe destinacion.
Siç tregojnë të moshuarit që banojnë në ato anë, kjo kishë është ndërtuar me paratë e çobenëve të zonës, të cilët po me të hollat e tyre kanë blerë dhe truallin ku është ndërtuar faltorja, dhe me shumë mundësi, sot, as ndërtuesit e kësaj kishe, blerës të truallit dhe ndërtues të kishës, por edhe pasardhësit e tyre dhe banorët e Këlcyrës, me shumë pak gjasa e dinë që ai vend, jo vetëm ka ndërruar qëllim, por me shumë mundësi edhe pronarin. Nëse kjo është e vërtetë dhe nëse kisha e Shën Kollit nuk është më pronë e Bashkësisë Ortodokse të Shqipërisë, kemi të bëjmë me një skandal dhe vjedhje prone të padëgjuar më parë në Shqipëri. (Marrëveshjet nuk citojnë se cili subjekt është pronar dhe kujdestar i këtyre mauzoleumeve pas shpronësimit).
Të moshuarit në Këlcyrë thonë se kur kalonin automjetet aty pranë e përshëndesnin me bori vendin e shenjtë, këmbësorët ndaleshin për tu lutur. Dikur aty fëmijët e zonës kalonin pushimet në kampe verore në Manastir, por sot, gjithë ato gropa të hapura e varre të zbrazura dhe kutitë metalike me eshtra që mbushin kishën, ua shtrëngojnë zemrat e i mbushin me një ndjenjë trishtimi, pasi themeluesit dhe ndërtuesit e kësaj kishe, janë nëpërkëmbur, sepse kur e ngritën kishën e tyre, në asnjë rast nuk kishin si qëllim ta kthenin atë vend në varrezë, madje po të ishin ende gjallë do protestonin fort e do kërkonin llogari nga autoritetet e KOASH-it, sepse ua kanë rrëmbyer atë kishë qe e ndërtuan me gjakun dhe kursimet e tyre.
Ndaj pyesim: A mund të na sqarojë dikush opinionin publik, se kush është pronari i varrezave greke të Këlcyrës, sot? A është akoma KOASH-i që i administron pronat e Bashkësisë Ortodokse në Shqipërisë, në rastin në fjalë është bërë shpronësimi? Nëse është shpronësuar e ka shitur apo e ka dhuruar pronën Greqisë? Në të dyja rastet me ç‘të drejtë e ka bërë këtë dhe me vendim të cilit organ apo autoriteti kishtar? Por edhe nëse e ka akoma si pronë, kush ua jep këtë të drejtë të tjetërsimit arbitrar të pronave kishtare, Sinodit, apo Kryepeshkopit që janë kujdestarë të përkohshëm të KOASH-it dhe do të zëvendësohen nga të tjerë, siç na mëson historia kishtare? Kjo do të jetë sërish paradoksale, nëse është akoma KOASH-i pronar. Ç’punë ka dhe mbi cilën traditë, një Kishë Ortodokse Autoqefale mund të administrojë apo mirëmbajë një varrezë ushtarake të një vendi tjetër? Prandaj askush nuk mund të bëjë ç‘të dojë më Kishën Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë që është pronë kombëtare dhe trashëgimi e gjithë shqiptarëve, as priftërinjtë, as peshkopët e as Kryepeshkopi. Pronarë dhe kujdestarë të kishave është populli që i ndërtoi dhe askush nuk mund t’ia rrëmbejë atij, për t’i bërë dhurata për qoka, e për të përfituar favore.
Nëse ortodoksët e asaj zone, kanë blerë një truall dhe kanë ndërtuar një kishë për t’u falur, cili ka të drejtë pas kaq vjetësh t’ua rrëmbejë atë pronë dhe ta kthejë në varrezë? Nuk mundet që një grusht njerëzish apo më keq, një i vetëm që ka ardhur si misionar me qëllimin që ta krishtërizojë këtë popull, t’i rrëmbejë atij pronat e t’i dhurojë sa majtas djathtas. Shpresojmë që të paktën KOASH-i të mos ta ketë shitur kishën e Grykës së Këlcyrës, apo më keq të mos ta ketë falur atë, por nën ndonjë presion ekonomik a politik, të jetë detyruar t’i japë në përdorim këto prona, me gjithë peshën e përgjegjësisë historike që mbart, duke i kthyer nga faltore gjigande shpirtërore ku njerëzit luteshin e gjenin shërim, në varreza gjigande ushtarësh. Në çdo rast, ky veprim arbitrar i një Kryepeshkopit Anastasios që për më tepër është dhe i huaj, përbën një skandal gjigant e kërkon sqarim dhe hetim. Ortodoksët në Shqipëri duhet të dinë se kush ua trajton pronat si t’i ketë të trashëguara nga babai, e jo sikur t’ia kenë besuar për t’i ruajtur e për t’ia kaluar ato të pacënuara, brezave që do e pasojnë.
Nga burime brenda KOASH mësuam se Kryepeshkopi Anastasios është i detyruar t’i bëjë këto favore shtetit grek për të marrë fonde prej tij, që të rindërtojë kishat, të cilat po neve do na i lërë, nuk do i marrë me vete, ne duhet ta kuptojmë diplomacinë e tij dhe mendjen e tij të mprehtë. Nëse të jetë i vërtet ky veprim, atëherë kemi të bëjmë me tregti me përfitime nga ana e Kryepeshkop Anastasit, dhe ardhja e tij nuk është mision fetar human.
Nëse KOASH-i do ishte i detyruar për ndonjë përfitim a mbështetje për mbijetesë, le t’ia kalonte ndonjë pronë, me qera a koncension, por kurrsesi kishën pa asnjë kriter për përdorim ideologjik, tek një shtet tjetër. Lusim Zotin që të mos jetë bërë e njëjta gjë në Gjirokastër dhe Korçë, pra që të jenë falur e tjetërsuar kisha të tjera të shqiptarëve, pasi skandali do t’a kalonte çdo masë të përfytyrueshme. Kryepeshkop Anastasi me kopenë e tij nuk ka të drejtë t’u rrëmbejë pronat shqiptarëve dhe t’ua japë grekëve për varre.
E keqja më e vogël do të ishte që të ishte ndërtuar vetëm një mauzoleum përkujtimor, në pronë të blerë ligjërisht dhe jo në truall kishtarë, nëse është falur trualli kishtar, ato tashmë konsiderohen të humbura dhe të pushtuara, pa të drejtë rikthimi. Kjo ngjarje kërkon hetim dhe sqarim, si nga organet tona kompetente, pasi ne nuk mund të lëmë askënd që trashëgiminë tonë kombëtare kulturore të na e kalojnë tek një komb tjetër, si dhe nga brenda Bashkësisë Ortodoksët Shqiptarë duhet të kërkojnë llogari për rrëmbimin e pronave të blera me gjakun e të parëve tanë.
Prandaj, Kryepeshkop Anastasi nëse nuk i lenë trajtimet intensive me fizioterapi që po merr në atdheun e tij, për të rigjetur ekuilibrin dhe forcat e humbura për të vazhduar detyrën, detyrë që duket se ka dritëhijet e veta, ndoshta ai duhet ta sqarojë edhe njëherë pozicionin e tij, mirë kësaj here, sepse historia e thotë mendimin e saj bazuar në dokumente dhe fakte, kur pashmangshmërisht figura e tij është për t’u marrë në studim, qëllimi dhe roli në Shqipëri.

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, Janullatos, manastiri historik

FJALE TE URTA TE NENES TEREZE, NE 105 VJETORIN E LINDJES SE SAJ

September 3, 2015 by dgreca

VEPRA TE DASHURISE JANE VEPRA TE PAQES./
DHIMBJA SKA SKAJ, POR AS DASHURIA./
TE VARFERIT I SJELLIN PAQE BOTES, PERMES DASHURISE DHE DURIMIT.
PER TA KUPTUAR TE VARFERINE, DUHET ME PROVUAR VARFERIN NE LEKUREN TENDE.
NJEREZIT NUK E DIJNE SE CFARE ESHTE VARFERIA, SEPSE JANE NEN NDIKIMIN E DESHPERIMIT.
NJE SHOK OSE NJE SHOQE ESHTE AI APO AJO QE TE KUPTON TE KALUAREN, BESON TEK E ARDHMJA JOTE, DHE TE PRANON TY PER ATE QE JE.
PER TU NGRITUR NGA TOKA NE QIELL NJERIUT I DUHEN DY KRAHE: PASTERTIA E ZEMRES DHE THJESHTESIA.
NESE VERTETE DUAM TE DASHUROJME, DUHET TE DIJME EDHE TE FALIM.
MOS JETO ME FRIKEN E VDEKJES, POR VID ME GEZIMIN QE KE JETUAR.
NJEREZIT JANE TE VARFUR, NGAQE JANE TE DETYRUAR TE JENE TE TILLE. NE JEMI TE VARFER PER DASHURINE NDAJ ZOTIT DHE NJERIUT.
SEMUNDJA ME E MADHE SOT NE BOTE NUK ESHTE AS KANCERI AS GERBULA, POR INDIFERENCA DHE MUNGESA E INTERESIMIT PER NJERI TJETERIN.
MISIONI YNE ESHTE QETI SJELLIM DASHURI SECILIT, DO TE THOTE QE TA SJELLIM ZOTIN.
KUDO QE JETA E SECILIT ESHTE NE RREZIK, ATY DUHET TE JEMI NE.
JETA ESHTE: TE DUASH, TE JAPESH DHE TE JESH DESHMITAR I BARABARTE PARA NJERIUT DHE PARA ZOTIT.
KA VETEM NJE ZOT DHE AI ESHTE TEK TE GJITHE. ESHTE E RENDESISHME TE KUPTOHET SE SECILI ESHTE I BARABARTE PARA TIJ.
TE TJERET PER NENEN TEREZE
SHERBIM PER TE ESHTE NJE DETYRE, ESHTE FEJA DHE SHELBIMI I SAJ.
(INDIRA GANDI)
NENA TEREZE DESHMON VAZHDIMISHT FUQINE E DASHURISE SE THELLE VELLAZERORE DHE ESHTE FRYMEZIM ME I MADH PER PERPARIMIN AUTENTIK, NJEREZOR DHE SHOQEROR.
(PAPA GJON PALI II)
NENA TEREZE DESHMON SE ZOTI YNE ESHTE HYJI I GJALLE, ENDE I GJALLE DHE VEPRON SEPSE PA TE, KJO GRUA NUK DO TE ISHTE KJO QE ESHTE.
(OLIVER CLEMENT)
NENA TEREZE ESHTE DIELLI I SHQIPTARISE, I KRISHTERIMIT DHE DIELLI I DASHURISE. PAS SKENDERBEUT AJO ESHTE LULJA ME E BUKUR SHQIPETARISE.
(PJETER GABRANI)
NENA TEREZE ESHTE SHPREHJA ME E MIRE, ME E BUKUR E ME E GJALLE.
(LARS ROAR LANGSTET)
PERZGJODHI: ARGJIRA UKIMERI
PRIZREN, 2015

Filed Under: ESSE Tagged With: E LINDJES SE SAJ, FJALE TE URTA TE NENES TEREZE, NE 105 VJETORIN

Përkrahni diturinë sot – për një botë më të mirë nesër!

September 3, 2015 by dgreca

Nga Fismir Jahiu/
Tridhjetë vajza të reja nga mjediset multietnike dhe të pazhvilluara të Sërbisë (Lugina Preshevës dhe Sanxhaku), momentalisht janë duke ndjekur mësimet nga fusha e veb dizajnit, në kuadër të projektit Youth Build IT. Ato së shpejti do të mbarojnë 160 leksionet e parapara me projekt, nëpërmjet të cilave do të mësojnë që në mënyrë të pavarur të krijojnë dhe mirëmbajnë veb faqet. Përveç kësaj, përmes 40 orëve të tjera do të mësojnë për zhvillimin lokal dhe aktivizmin, integrimet evropiane dhe rolin e të rinjëve në këto procese, poashtu dhe tema tjera relevante për këtë grup – si të drejtat e njerëzve dhe pakicave, me theks të veçantë në të drejtat e grave.
Që të mund të punojnë në mënyrë të pavarur, të shfrytëzojnë platformat freelance dhe të veprojnë në tregun e punës të kësaj industrije, e cila është në rritje të shpejtë, po i nevojitet edhe pak përkrahje, nga JU! Që t’iu sigurojmë atyre orë shtesë dhe përkrahje të mentorëve, po na mungojnë 5000 $. Për të grumbulluar këtë shumë të parave, jemi regjistruar në faqen globale për mbledhjen e donacioneve: www.globagiving.com. Linku për kampanjën tonë ështëhttp://www.globalgiving.org/projects/empower-marginalized-women-to-make-it-on-their-own/ ku përmes një procedure të thjeshtë mund ta përkrahni financiarisht edukimin e këtyre vajzave të reja.
Si mund t’i ndihmoni ato?
Shuma në dollarë Do të sigurojë:
$ 10 Materialin mësimor dhe skriptat për avancimin e njohurive nga fusha e web teknologjisë për një nxënëse
$ 25 Trajnimin njëmujor të një nxënëseje për marketing personal dhe ndërrmarrësi si dhe shfrtytëzimin e platformave botërore për freelancing dhe jobs për të vepruar në tregun botëror.
$ 50 Trajnimin dymujor për një nxënëse për shfrytëzimin e mjeteve të avancuara për vendosjen e pavarur të web faqes (WordPress i avancuar).
$ 100 Krijimin e portfolios së web faqes dhe mentorimin njëmujor të një nxënëseje për zhvillim profesional
$ 150 Një muaj praktikë në kompaninë për TI, punë në projekt dhe mentorim në periudhën prej një muaji, për një nxënëse
Nuk mund të ndihmoni financiarisht?! Mos u brengosni ka mënyra tjera për të ndihmuar. Përkraheni këtë projekt duke e shpërndarë këtë informacion në rrjetet tuaja sociale ose drejperdrejtë njerëzve në rrjetin tuaj, të cilët mendoni se janë të intereresuar të ndihmojnë.
Ju ftojmë që t’i bashkangjiteni këtij aksioni, sipas mundësive tuaja dhe të ndihmoni këto gra të reja të gjejnë punë dhe/ose të fillojnë biznesin e tyre dhe kështu të sigurojnë vetën dhe familjet e tyre.
Ju lutem vini re se fushata fillon më 1 shtator dhe zgjat vetëm 15 ditë

Filed Under: Komunitet Tagged With: – për një botë, më të mirë nesër!, Përkrahni diturinë sot

Mustafa: Kosova, e gjithë atyre që këtu jetojnë

September 3, 2015 by dgreca

-Pse lindi Asociacion?/
PRISHTINË, 3 Shtator 2015/ Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tregon sot se pse lindi Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Ai shprehet se, “të gjithë do të pajtoheshim se më mirë do të ishte pa Asociacion”, “por të gjithë, po ashtu, deshëm apo nuk deshëm duhet ta pranojmë se gjatë këtyre viteve nuk kemi arritur të integrojmë vendin tonë”. “Me rëndësi është sesi ne do të komunikojmë bashkërisht. Dhe më me rëndësi është të pranojmë realitetin se ky vend është i të gjithë atyre që këtu jetojnë”, thekson kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Me titullin, “Pse lindi Asociacion”, kreu i qeverisë së Kosovës, Mustafa, ka shkruar sot kështu në ‘facebook’:
Më me dëshirë do të flisja dhe shkruaja për shumë çështje tjera që e preokupojnë vendin tonë sesa për këtë temë. Por e kemi në tavolinë. Patriotët dhe tradhtarët ndahen si për tehu të shpatës, varësisht nga rrethanat, ashtu siç mund të interpretohen vendimet e mira dhe ato jo të mira. Populliste dhe jopopulliste.
Për gjashtëmbëdhjetë vite Kosova nuk arriti të integroi veriun e vendit. Pavarësia u shpall në kufijtë që Kosova i kishte në vitin 1974, por sovranitetin nuk u arrit të ushtrohet në pjesën e veriut të lumit Ibër. Dhe më me rëndësi është të pranojmë realitetin se ky vend është i të gjithë atyre që këtu jetojnë dhe se nuk është një bashkësi etnike, qoftë me shumicë apo me pakicë, e cila ka pronësi të ndaj të drejtat për të tjerat. Jemi vend demokratik.
Në këto komuna zhvillohej çdo gjë, veç asgjë në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës dhe as të drejtuara nga institucionet e Republikës së Kosovës. Deri sa ne shpreheshim se kemi shpallë pavarësinë në tërë territorin e vendit, në komunat në veri, serbët qëndronin në barrikada. Ata vazhduan të kenë mbrojtjen e tyre civile, rojet e urës, policinë e Serbisë që patrullonte rrugëve. Funksiononte vetëm një segment i bashkëpunimit, ai në kontrabandë me naftë dhe me mallra të tjera ndërmjet trafikantëve serbë dhe shqiptarë, dhe kjo gjendje më së shumti iu përgjigjej atyre por dhe sot iu përgjigjet. Sepse, ka shumë që u pasuruan nga këto biznese të ndyra. Me një fjalë nuk arritëm ti integrojmë në jetën institucionale, politike dhe ekonomike.
Në pyetjen sesi të integrohet pjesa e veriut dhe serbet në Kosovë, një përgjigje ishte përmes dialogut. Përmes dialogut u arrit që doganierët e Kosovës të vendosen në pikat kufitare në veri, që policia e Kosovës të veprojë në tërë territorin, që të shpërbëhet Mbrojtja Civile, që të ushtrohen sistemi i drejtësisë në tërë territorin, që Kosova të ketë kodin e vet telefonik, të ketë kufijtë e vet energjetikë, por po ashtu ta ketë edhe Asociacionin si një formë e organizimit të komunave me shumicë serbe, ku atyre iu jepet mundësia të merren vesh për zgjidhjen e shumë problemeve të tyre, por e gjithë kjo në suaza të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Të gjithë do të pajtoheshim se më mirë do të ishte pa Asociacion. Që, të gjitha komunat në Kosovë të veprojnë në një asociacion, pa i ndarë në ato me shumicë serbe e me shumicë shqiptare. Fundja deri më tani, disa komuna me shumicë serbe kanë funksionuar në Asociacionin ekzistues të komunave të Kosovës, pa asnjë problem, por ato nuk ishin komuna nga veriu. Por të gjithë, po ashtu, deshëm apo nuk deshëm duhet ta pranojmë se gjatë këtyre viteve nuk kemi arritur të integrojmë vendin tonë.
Prandaj, në vend që të krijojmë frikë e tmerr nga ky asociacion të kthehemi e ta trajtojmë këtë si formë të integrimit të pakicave, sidomos të asaj serbe, si formë të funksionimit të vendi tonë si vend shumetnik, si formë të demokracisë evropiane dhe si mundësi të komunikimit dhe të besimit të brendshëm. Edhe rrobat që nuk rrijnë tamam, mund të përshtaten dhe të përdoren në të mirë. Me rëndësi është sesi ne do të komunikojmë bashkërisht. Dhe më me rëndësi është të pranojmë realitetin se ky vend është i të gjithë atyre që këtu jetojnë dhe se nuk është një bashkësi etnike, qoftë me shumicë apo me pakicë, e cila ka pronësi të ndaj të drejtat për të tjerat. Jemi vend demokratik, përfundon Mustafa./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: atyre që, e gjithë, këtu jetojnë, Mustafa: Kosova

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 83
  • 84
  • 85
  • 86
  • 87
  • …
  • 91
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT