Gazi lotsjellës u hodh përsëri në mesnatë nga opozita në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe e ndërpreu./
OPOZITA: 100 Police hyne ne Kuvend/
DIELLI:I lutemi Zotit ta ftilloje Politiken e inatosur Shqiptare! Ka mjete me demokratike se sa Gazi Lotsjelles!/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 23 Tetor 2015/ Duket se as në mesnatë nuk do të përfundojë dita e sotme e gjatë e ngjarjeve në Kosovë, gjatë së cilës pati marsh paqësor në rrugët e Prishtinës, organizuar nga shoqëria civile, me mesazhe drejt Kuvendit, ku u pamundësua nga gazi lotsjellës i opozitës seanca e ftuar për pasdite dhe e paralajmëruar për orë të mbrëmjes ende nuk ka nisur, ndërkohë që në sheshin pranë vazhdon protesta e aktivistëve opozitarë e qyetatarëve të mbledhur, nga të cilët ka edhe gjuajtje bomolash tymi me ngjyra drejt Policisë që ka shtuar masat e sigurisë.
Kuevendi i Kosovës nuk u mblodh në orën 20:00 e as në 22:00 e 23 si kishte paralajmërime pas pamundësimit me hedhje gazi lotsjellës e bllokim nga opozita të fillimit të seancës plenare që ishte ftuar për në orën 16:00.
Është hera e tretë e pamundësimit të seancave plenare të Kuvendit me hedhje gazi lotsjellës.
Kuvendi Kosovar, ka më shumë se një muaj nga fillimi i sesionhit vjeshtor, nuk ka arritur të përfundojë asnjë nga seancat plenare të ndërprera nga opozita edhe me hedhje gazi lotsjellës e të vezëve, me “rrethime” të foltores e kryesuesit, mes fërshëllimash e fjalorit të ashpër.
Kryetari i partisë opozitare AAK, Ramush Haradinaj, në një deklaratë tha se para se të fillonte seanca i kishte kërkuar koalicionit qeverisës “të gjejnë një mënyrë për anulimin e marrëveshjeve” të 25 gushtit me Serbinë dhe të demarkacionit me Malin e Zi. “Pa anulim të marrëveshjeve, nuk ka kushte të mbahet seanca e Kuvendit”, u shpreh ai.
Pas hedhjes sot të gazit lotsjellës, sot fillimisht për herë të parë edhe jashtë sallës së seancave, pranë zyrës së kryeparlamentarit, LVV deklaroi se, “protesta jonë brenda Kuvendit vazhdon, deri në tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi”.
Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, që po zhvillohet para mesnatës, ka shkuar përfaqësuesja e opozitës që e bojkoton, Aida Dërguti e LVV, nënkryetare e Kuvendit, e cila ka bërë kërkesën që mos mbahet senca. Sipas saj, shpërndarja e masës para Kuvendit të Kosovësa do të ndodhte pasi të përmbushej kjo kërkesë.
Por, sipas raportimeve mediale të minutës së fundit nga Kuvendi seanca plenare, me vendimin e Kryesisë që pritet, do nisë në mesnatë, në orën 24:00.
***
Shenim i Diellit: Korrespondenti i Gazetes Diellit ne Prishtine, gazetari Behlul Jashari njoftoi pak caste em pare se:Gazi lotsjellës u hodh përsëri në mesnatë nga opozita në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe e ndërpreu.Sipas opozitës, afër 100 policë u futën në Kuvendin e Kosovës. “Opozita sërish hodhi gaz lotsjellës. Insistimi i Mustafës, Thaçit dhe Veselit, për t’i qëndruar besnikë Serbisë, po përballet me insistim edhe më të madh të opozitës për të mbrojtur Republikën. Policia ka intervenuar edhe në shesh. Protetuesit po vazhdojnë protestën”, shprehet opozita në mesnatë.
Në sallën e Kuvendit të Kosovës kishte edhe hedhje me shishe nga opozita në drejtim të kryeparlamentarit Veseli dhe kabinetit qeveritar, që u larguan.
PS: I lutemi Zotit ta ftilloje Politiken e inatosur Shqiptare! ka mjete em demokratike se sa Gazi Lotsjelles!
Archives for October 2015
SULME TË ASHPËRA NDAJ LIRISË SË SHTYPIT
Rasti i Turqisë dhe i Shqipërisë/
Nga Frank Shkreli/
Artikulli 19 i Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut përcakton se, “Çdo person gëzon të drejtën e lirisë së opinonit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshinë lirinë për të pasur opinione pa asnjë ndërhyrje dhe për të kërkuar, për të marrë informacion,dhe për të shpërndarë këto informacione dhe ide nepërmjet medias dhe pa pengesë kufijsh ndërkombëtar”.Liria e fjalës dhe e medias është pra një e drejtë themelore e sanksionuar nga marrveshje ndërkombëtare, nënshkruar nga vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara. Por megjithë angazhimet e vendeve të ndryshme për të mbrojtur këto të drejta, fatkeqsisht, liria e të shprehurit dhe e medias historikisht është ndër të drejtat themelore që abuzohet më së shumti nga vet vendet të cilat me nënshkrimin e tyre të deklaratave dhe marrveshjeve ndërkombëtare, janë zotuar për t’i mbrojtur ato.
Çdo ditë, në shumë vende të botës, gazetarët si transmetues të informacionit dhe fjalës së lirë, sulmohen ndërkohë që përpiqen të bëjnë punën e tyre si gazetarë. Shpeshë, gazetarët dhe përfaqsues të medias janë viktima dhe subjekt kritikash dhe paditjesh –vetëm e vetëm sepse kryejnë detyrën e tyre — nga qeveri dhe përfaqsues qeverishë të cilët mendojnë se pushteti u jep atyre të drejtën që të përdorin fuqinë e shtetit për të frikësuar median e lirë dhe gazetarët, të cilët ata mund t’i konsiderojnë si ferrë në sy.
Turqia ka një reputacion ndërkombëtar për sjelljet dhe presionet e qeverisë kundër gazetarëve dhe lirisë së medias. Të mërkurën në Stamboll, një numër përfaqsuesish të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale, misioni i të cilave është mbrojtja e lirisë së shtypit dhe e fjalës së lirë anë e mbanë botës, u takuan në një tubim për të shqyrtuar presionet në rritje e sipër kundër gazetarëve dhe medias së lirë. Në atë takim morën pjesë përfaqsues të 9 organizatave prestigjioze botërore që merren me mbrojtjen e lirisë së medias dhe fjalës së lirë, përfshirë Institutin Ndërkombëtar të Medias, Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve, Korrespondentët pa Kufij, Unioni i Gazetarëve Turqdhe Federata e Gazetarëve Europianë, ndër të tjera. Ata erdhën në përfundimin se presionet kundër gazetarëve që punojnë në Turqi janë keqësuar jashtzakonisht shumë ç’prej zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit dhe para zgjedhjeve të ardhëshme që do të mbahen më 1 nëntor. Sipas deklaratës së lëshuar të mërkurën nga përfaqsuesit e këtyre organizatave për mbrojtjen e lirisë së medias, pas punimeve dy ditëshe të tubimit në Stamboll, ata erdhën në përfundimin se nëqoftse vazhdojnë presionet aktuale para zgjedhjeve të 1 nëntorit, ka të ngjarë që ato “të kenë një efekt të dukshëm negativ ndaj mundësisë së votuesve turq për të pasur informacionin e nevojshëm, gjë që do të prekë drejtë për drejtë demokracinë në Turqi.”
Përfaqsuesit e këtyre organizatave ndërkombëtare dhe rajonale shprehën solidarsinë e tyre me kolegët e tyre gazetarë dhe median në Turqi dhe kërkuan që menjëherë tu jepet fund të gjitha presioneve të cilat pengojnë gazetarët që të kryejnë detyrën e tyre, ose të cilat shërbejnë si masa që njëkohsisht nxisin atmosferën e vet-censurimit në radhët e gazetarëve.Në deklaratë u bëhet thirrje autoriteteve turke të marrin masa për të siguruar që të gjithë gazetarët të jenë të lirë të merren me gazetari investigative mbi çështje të interesit publik, përfshirë akuzat për korrupcion, shkeljen e të drejtave të njeriut, dhe politika, çështje të interesit vendor ose rajonal.
Serioziteti me të cilin organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e medias dhe fjalës së lirë, i shikojnë presionet kundër gazetarve në Turqi, shihet në numrin e rekomandimeve drejtuar zyrtarëve turq me qëllim përmirsimi të ushtrimit të gaztarisë së lirë në Turqi.. Përfaqsuesit e këtyre organizatave specifikisht u bëjnë thirrje autoriteteve turke — që ndër të tjera — të ndërmarrin hetime transparente ndaj sulmeve kundër gazetarëve dhe organizatave mediatike dhe t’i japin fund abuzimit të ligjeve anti-terror për të ndaluar raportimin e çështjeve të interesit publik ose për të mos shkruar kritika ndaj figurave politike. Rekomandohet bërja e reformavenë ligjet aktuale kundër gazetarve, sidomos artikullit 299, i cili mbron presidentin e Turqisë nga kritikat e mundshme, gjë që në vetvete është një shkelje e standardeve ndërkombëtare dhe që njëkohsisht të ndërmirren reforma për të mbrojtur gazetarët dhe lirinë e qëndravemediatike nga presionet politike.Porositen autoritetet truke që të mos përdoren entet dhe ministritë qeveritare, siç janë autoritetet e tatimeve, për tu bërë presion gazetarëve të cilët kritikojnë ose raportojnë në mënyrë kritike ndaj politikanëve ose akteve të qeverisë.
Ndër rekomandimet e shumëta, përfaqsuesit e organizatave për mbrojtjen e gazetarëve dhe të lirisë së medias, i bënë thirrje Presidentit të Turqisë që tu japë fund të gjitha presioneve personale dhe direkte ndaj pronarëve ose kryeredaktorëve të gazetave dhe mediave të tjera që kritikojnë autoritetet, ndërkohë që nxitën qeveritë e huaja, sidomos Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Europian t’i bëjnë presion Turqisë që të zbatojë angazhimet e marra dhe të respektojë dhe të zbatojë standardet ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut. Dhe një rekomandim me rëndësi — që vlenë për çdo vend ku presionet ndaj lirisë së medias dhe gazetarëve janë të pranishme –iu drejtuatë gjithë gazetarëve turq që të tregojnë solidarsi me kolegët e tyre të cilët punojnë nën presione ose që kritikohen nga autoritetet, si një angazhimpër të mbrojtur të drejtat e të gjithë gazetarëve. Përfaqsuesit e organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe lirisë së fjalës thane, në deklaratën e tyre, se objektivi kryesor i tubimit në Stamboll dhe Ankara ishte për të treguar solidarsi me kolegët e tyre turq dhe njëkohsisht për të venë në dukje, jo vetëm për Turqinë, por edhe për vende të tjera, pasojat negative të presioneve politike në rritje e sipër ndaj medias së pavarur.Por shtypja e lirisë së shtypit në një vend është shkelje e lirisë së shtypit kudo.Shqipëria mund të mos jetë Turqi, por lajmi i djeshëm shqetsues nga Tirana se Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Z. Damian Gjiknuri, i shqetsuar për një shkrim të gazetës në lidhje me Ministrinë që ai drejton, ka paditur të përditshmen Telegraf të kryeqytetit që të paraqitet para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë duke e akuzuar gazetën se, “Ka publikuar disa shkrime kundër personit tim në cilësinë e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë”. Në padinë e tij kundër gazetës Telegraf drejtuar Gjakatës së Tiranës, Ministri shqiptar, Z. Gjiknuri shprehet se, “Gjykoj se këto shkrime dhe deklarime, përveçse cënojnë rëndë nderin dhe personalitetin tim, përcjellin në publik informacione të pavërteta” dhe i kërkon Gjykatës që të detyrojë gazetën Telegraf, t’i paguaj atij si dëmshpërbim, shumën prej 10.000.000 ose $100.000 dollarë.Ai e bëri këtë padi një ditë pas botimit të një shkrimi kritik ndaj tij në gazetën Telegraf dhe një ditë para se të njoftohej raporti iKontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) mbi auditimin në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë. KLSH njoftoi gjithashtu padinë ndaj Gjiknurit në Prokurori, në bazë të cilës Ministri Gjiknuri akuzohet për shpërdorim detyre.
Interesimi im është liria e shtypit dhe jo të bërat ose të pabërat e Ministrit Gjiknuri të cilat duhet të jenë përgjegjësi e dikujt tjetër. Gazeta Telegraf ushtroi detyrën e saj duke shkruar për abuzimet në Ministrinë e Energjisë dhe të Industrisë, shpërdorime këto që siç duket u vërtetuan edhe nga KLSH.Presionet politike ndaj gazetës Telegraf janë të pavend në një shoqëri që e quan veten demokratike. Por fatkeqsisht,kjo nuk është hera e parë dhe siç duken punët, as e funditqëzyrtarë të qeverisë dhe të shtetit shqiptar ushtrojnë presion ndaj lirisë së mediasdukehedhur ne gjyqe gazeta, televizione, dhe web saite, të cilat mund të jenë kritike ndaj tyre dhe punës që ata duhet të kryejnë në emër të shtetit dhe për të mirën e publikut. Përfaqsues dhe analistë në vend e kanë përshkruar gjëndjen si një situatë ku shtypi dhe media shqiptare në përgjithësi, vepron dhe punon nën kërcënime dhe vet-cenzurë si dhe nën presione politike, siç është rasti i fundit i gazetës Telegraf, paditur nga një ministër për një shkrim kritik ndaj tij. Presionet ndaj lirisë së medias janë një shënjë e keqe për respektimin e të drejtave të tjera të njeriut në përgjithësi. Historikisht, liria e shtypit është liria e parë që zhduket në rrjedhën e shkeljeve dhe të abuzimit të të drejtave të tjera të njeriut nga autoritetet e një shteti. Kur një vend nuk ka respekt për lirinë e shtypit, e njohur ndërkombëtarisht si një e drejtë themelore për çdo shoqëri demokratike, ai vend heret ose vonë, do të humbas respektin dhe do të mbytë edhe të drejtat e tjera bazë të njeriut për shtetasit e vet. Njëkohsisht presionet politike dheshtypja e lirisë së shtypit është një paralajmërim se një shtet i tillë është në rrugë të gabuar.Thomas Xheffersoni ka thënë se, “Njeriu qeveriset bazuar në arsyen dhe në të vëretetën dhesi pasojë, qëllimi ynë duhet të jetë që atij t’i lihen të hapura të gjitha rrugët për të zbuluar të vërtetën.Drejtë këtij objektivi, ne kemi ardhur në përfundimin se deri tani, rruga më efektive për të zbuluar të vërtetën, është liria e shtypit.Prandaj, liria e shtypit është liria e parë që shtypet nga ata të cilët kanë frikë nga hetimet e veprimtarive të tyre”, dhe nga ata që nuk duan që e vërteta të jetë bazë e qeverisjes.Ndërsa Sekretari i Përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara, Z. Ban Ki Moon ka deklaruar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të lirisë së shtypit se, “Gazetaria cilësore ua bën të mundur qytetarëve të marrin vendime të infomuara mirë mbi zhvillimet në shoqërinë e tyre.Gazetaria shërben gjithashtu për të ekspozuar padrejtësitë, korrupcionin dhe abuzimet nga ana e pushtetarëve.Për këtë arsye, gazetarët duhet të punojnë në një mjedis ku të kenë mundësi të zhvillojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të pavarur, pa ndërhyrje dhe në kushte sigurie.”
Ky pra është roli i një shtypi të lirë në një shoqëri demokratike, një rol që është dhe duhet të jetë pjesë përbërse dhe e paprekur në zhvillimet demokratike të një vendi, siç është Shqipëria dhe nuk duhet të jetë subjekt paditjesh nga pushtetarët kur gazetat botojnë diçka që nuk u bie për shtat atyre.
Frank Shkreli
Ne Foto: Nga takimi i përfaqsuesve të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale për mbrojtjen lirisë së medias dhe fjalës së lire në Stamboll.Photo Steven Ellis/IPI
KATER TE URTET E QYTETIT TE BARDHE
Nga Agim Xh. Dëshnica/
Ai qytet kundrejt Tomorit e Shpiragut hijerëndë, struket afër e prapa mureve të Kalasë, ku rreh era e rreptë e fëshfërimës, prej kohësh të zhdukura nën pluhur rrënojash e arkivash. Edhe sot ditë e natë lumi, mbledh përrenjtë që zbresin nga malet,i ngjesh në kenionet e thepisur, pastaj i derdh në pellgje e zallishten e gjerë, herë-herë e përgjakur pas krismave dhe kalon qetë-qetë përmes qytetit e poshtë një urë me shtatë harqe që u rrëfen valëve ndodhi të dhimbshme. Më tutje shtyhet drejt një dige e nën një urë betoni, që bashkon veriun me jugun e hapet sërish drejt brigjeve e maleve të përgjumur. Atje merr djathtas e takohet me një lum ujëplotë. Së fundi të dy tok zbresin në breg, zhyten ndër dallgë dhe treten në detin e lirë.
Në atë qytet sokakët, portat, muret, çatitë, dritaret, pemët e hijet, flasin me larminë e ngjyrave,ndërsa tempujt e faljeve me shkrimet e shenjta. Dikur rrugët e sheshet, gjallëronin nga ardhja dhe ikja e karvanëve me fshatarë e kafshët e ngarkuara me mallra. Papritur gjëmonin armët nga Kalaja dhe mbi urë dukej tek vraponte vargu i ushtarëve.
Ndryshe nga çdo qytet,për shkak të vjetërisë që humbet në terrin e shekujve, nuk është gjetur e vërteta e emrit të këtij vendbanimi të çuditshën,me shtëpi të kapura fort në shkëmbinj humnerash.Thonë,se ai është krijim mjeshtrash artistë e piktorësh të panjohur, i sunduar nga perandorë, mbretër, princesha e pashallarë, përballë kapedanëve e rilindësve me flamurin kuq e zi. Dijetarët kërkojnë kuptimin e emrit të qytetit, lumit e maleve përqark. Mendimet përplasen njeri me tjetrin.Shumë syresh ngulin këmbë, se vetëm emri ilirian me ato zanore kumbuese, Partha, i gdhendur në mermerët e zbuluar, ngjan me emrat Bardha ose Berat, për të cilin mijëra të ikur për shkaqe nga më të ndryshmet, kanë mall, edhe për gurët e sokakut. Por jeta, rrjedh si lumi me valë, Osum, ditën nën diell, kur ngrihen themele e çati, natën me hënë, kur shemben mure e harqe portash. Legjendat e përrallat e frikshme vijojnë në qytetin e dritareve-yje,me ato pamje mahnitëse në kaltërsi, apo nën retë e zymta, i njohur dikur për këngë e festa gjithëfarësh, për kishat e xhamitë, teqetë e tyrbetë, kambanoret e minaret, sahatët, urën me shtatë harqe; për pazaret e dyqanet, hanet, përmendoret, parqet, puset, bahçetë mbi shkëmb e buzë lumit, remën e çikrikët e vaditjes. Kujtesa ringjall emra e shprehi të harruara, si „Bishti i Urës,“„Hani i Fëshfërimës“,“ Shkëmbi Çek Beni“,“Shpella e Memecit,“ „Hani i Nushit“, „Ku dridhen qerret“,„Sarajet e Pashallarëve“, „Lëmi i Shamatasë“, „Lëmi i Plygut,“„Rruga e Kazanxhinjëve,“ „Zarizana“ e shumë të tjerë. Edhe pse, gjatë viteve të regjimit socialist, u dëmtua dhimshëm, sot kush ka fatin ta kalojë natën në ato shtëpi plot ajër e murmurima ujrash, as fjetur e as zgjuar, ndihet sikur prehet në qiell. Pavarësishit nga niveli ekonomik e kulturor nga këto shtëpi kanë dalë burra e gra, të cilët i bashkonte shpirti romantik dhe dashuria për qytetin me tërë bukuritë dhe njerëzit e vet.Shumica, me nderim për çdo fe, bujarë e mikpritës,mësues të përkushtuar, të aftë për letërsi, art e shkencë,zejtarë-artista të palodhur, guximtarë në tregti,të urtë në mendime,të ftohtë ndaj politikës.
Katër nga ata të urtë jetonin në anën nga bie dielli, në mahallën e qetë me sokakët e paharruar, pranë Sarejeve-rrënoja, ku natën trembej gjithkush nga ajo vetmi.
* * *
Xha Avdyli
Më i urti nga banorët e asaj mahalle ishte xha Avdyli, me takie, i zeshkët, i qeshur e misterioz. Na pëlqente ta përshëndesnim udhës kështu:
-Mirëmëngjesi, pep Dydyl!
Ai na përziente flokët e përgjigjej:
-Mirëmëngjesi, trimat e Dylit!
Avdyli jetonte në një shtëpi të heshtur, pak larg nesh, me plakën e mirë, xho Gjylen. I biri punonte vozaxhi në pazar.Në çastet kur hapej porta e vogël,dukej shtëpia përdhese e bardhë, oborri me kova e shtëmba për ujë, shporta e kosha për kapjen e ngjalave, litarë e rrjeta për peshkim. Rrëfenin se ai, pat ndërruar, siç thonë në atë qytet, tre zanate, nga samarxhi në nallban, së fundi e mbylli si vozaxhi.
Sapo u largua nga punishtet, Avdyli nisi të merret me punë të tjera. Në shkurre buzë lumit priste me sëpatë e nagaçe degë të gjata. Në shtëpi i gdhendte hollë e hollë për thupra.Pastaj deri në orët e vona me to thurte kosha për ngjala dhe shporta për peshk. Me spango e litarë përgatiste rrjetat e grepat për peshkim. Kur dëgjonte uturimën e lumit linte çdo punë e nxitonte për në breg. Atje, futej deri në bel në rrymën e turbulluar e kapte me shportë peshqit gojëhapur që dihasnin në sipërfaqen e lumit. E shihnim Avdylin mbi shkëmb tek hidhte grepat në pellgjet e thella. E shihnim buzë lumit tek hapte krahët e hidhte rrjetën ndër valë. Avdyli ishte edhe druvar i shkathët. Ai nuk shkonte për dru në asnjë pyll. Miku i tij bujar, lumi, kur vinte i egërsuar nga grykat e maleve mbulonte kumsallën me llum, drurë e shkarpa. Avdyli përgjonte ditë e natë ushtimën e tij. Aty nga ora pesë e mëngjesit, merrte triciklin, ecte duke e shtyre nëpër sokak, kalonte urën e vogël afër Teqesë së rufaijve, ku kryhej riti i faljes me shisha apo shtiza e thika e hyntenë kumsallë. Sapo vinte re, se lumi qe tërhequr në shtratin e vet, ecte nëpër zallishten e mbushur me degë e trungje këputur nga pyjet. Pastaj si djalë i fuqishëm i mblidhte poshtë e lartë, i priste me sëpatë e nagaçe e së fundi i ngarkonte në tricikël. Ndërsa punonte ia merrte këngës‚ „o këndo moj qyqe se po vjen behari…“
I mësuar me peshk e ngjala, iu shkrep të kapte mbi ujë e nën gur, edhe nëpërka. Ashtu siç qenë, i mbështillte në disa shami të bardha, i fuste nëpër xhepat e këmishës e të xhaketës dhe ecte udhës. Një ditë tek kthehej nga peshkimi, me shportë në dorë, e rrethuam dhe iu lutëm të shihnim se ç‘kishte zënë. Ai u ndal, nxori një shami nga xhepi i këmishës dhe e hapi. Ç’të shihnim! Një nëpërkë e frikshme me sy të ndritur, duke lëvizur kokën djathtas e majtas dhe trupin e lakuar e të bukur, u ngrit mbi pëllëmbët e tij. U zbrapsëm të tmerruar, krisëm e ikëm në pikë të vrapit. Tre gra të mëhallës tek fshinin para portave, flisnin edhe për punët e fshehta të Avdylit.
-Mirë, peshqit e ngjalat i zë dhe i nxjerr në pazar, po nëpërkat kujt ia shet?- tha e para.
– Ku ta dish, beqma i çon në spital- ia ktheu e dyta –
-Unë them- pëshpëriti e treta- ia çon një plake në Palikësht, që merret me magjira…
Qysh atëhere, atë njeri me nëpërka në gji, kur e hasnim udhës, kalonim anash me dridhmë, por nuk harronim përshëndetjen:
-Mirëmëngjesi, pep Dydyl!
Ai përgjigjej buzagaz:
-Mirëmëngjesi, trimat e Dylit!
Një ditë u përhap një lajm i hidhur, se Xha Avdyline pat pickuar keqas një nëpërkë jeshile. Që nga ajo ditë e trishtuar, nuk e pamë më të dilte në breg të lumit. Thanë se kishte shkuar në botën tjetër.
Xha Hekurani
S‘më del nga mendja as xha Hekurani, një burrë i pakët nga trupi, por me muskuj çelik. Jeta, përveç të shtunave, në darka e saze me miqtë e vet, i kaloi nga shtëpia në punë, nga puna në shtëpi. Fjalëmbël, si askush, rruhej me kujdes e qethte flokët zero. As pinte, as nxehej, as shante njeri.Në lagje ushtronte dy punë. Në orë të caktuara të çdo jave, ai hynte pa trokitur në çdo shtëpi dhe pastronte gropat septike.Çdo darkë e shihje te furra pranë fushës së druve, tek nxirrte tavat dhe tepsitë, me pula e gjela deti, mish qengji, byrek, bakllave e kadaif. Ndërkohë merrej, edhe me bukët e simitet. Çunat, nga ata të Mejdanit, që s’linin dy gurë bashkë, kohë pa kohë,hynin në furrë dhe e ngacmonin xha Hekuranin e mirë:
-Xha Hekuran, ai ke larë ato duart e qyrekut të zi, para se të ngacmosh thelat në tavë?
Ai kthente kokën me sytë e ndritur nga flaka në grykën e furrës e përgjigjej urtë duke qeshur:
-A i biri Sadushes, shih po s‘i thashë sat‘ ëme, nesër në mëngjes!
Banushi
Për zemërbardhë njihej nga shumë vetë, sidomos Banushi, i dalluar në shkollë mbi të gjithë në matematikë. Disa nga ata, që nuk u mbyllej goja, e fyenin prapa shpine. Kur dikush e pyeste, se nga ç’vend ishte, ai përgjigjej krenar: „ne jemi stërnipat e luftëtarëve nga Egjypti i lashtë.“ Banushi ky djalë gjatosh, tip sportiv, punonte në kovaçanën e Dalipit në rrugën e zhurmëshme të kazanxhinjëve, ku kalimtarët merreshin vesh duke bërtitur me zejtarët ose ndërmjet tyre. Ai vinte në punë e kthehej me biçikletën e markës gjermane „Nauman,“ me goma pothuaj si të motoçikletës, me dy zgara të mëdha, njera përpara e tjetra prapa. Me këtë dyrrotak të hekurt, që lëvizte pa pikë benzine, me arka druri në çdo zgarë, të shtunave shkonte në fshatrat rreth qytetit e blinte kallinj misri të njomë për tezen e cila i shiste të pjekur në hyrje të parkut. Banushi në kohë të lirë me biçikletë, sillej rrotull nëpër sokakët me kalldrëm të lagjes. Rreth tij mblidheshin kalamajtë e mëhallës për të parë nga afër biçikletën e madhe.
-Hipni çuna!- u thërriste më të vegjëlve.
Ata tureshin me zhurmë drejt tij:
-Të hipi unë?
-Po unë?-
-Po mua?
-Të hipi dhe unë?
-Po ne?
Pastaj „Naumani“ merrte pamjen e një kali asgan që vraponte me tetë kalamaj mbi shpinë, tre në zgarën prapa, dy në zgarën përpara, një mbi timon, një mbi hekurin e mesit e tjetri kalaqaf. Prapa tyre sulej turma e fëmijëve me thirrjet:
-Jepi Banush! Jepi Banush! Nadal o Banush!
Pas disa muajsh Banushin nuk u pa më me biçikletën e rëndë. Disa thanë se punonte tek një tregtar nga Gorica,shofer kamioni me ullinjë të Biftës, në rrugën Berat-Korçë dhe Berat- Gjirokatër.Në kohën e luftës i la të gjitha punët e doli maleve.Aso kohe ëndërronte ta mbanin kapter në transportin e ushtrisë, por deri më sot nuk dihet më asgjë për fatin e tij.
Mësues Llazi
Por njeriu më i dëgjuar në tërë qytetin, qe mësuesi ynë i fillores, në klasën e parë, z. Llazi. Aso kohe qe një vit i shqetësuar, kur bota digjej e tronditej nga luftimet në tokë e ajër, në dete e oqeane. Para se të hynim në klasë,këndonim të rreshtuar këngën e higjenës të krijuar nga mësues Llazi. Me atë trup të bëshëm, të prerë shkurt, i veshur pastër, me kostum, kravatë ngjyra-ngjyra, këpucë të lustrosura për bukuri, ai dukej në shkallën e tretë të shkollës, ngrinte dorën dhe ne këndonim gjallërisht. Nga ajo këngë e çuditshme më kujtohen vetëm dy vargjet e para: „Përherë mësuesi na thotë, /për pastrimin kush e do…“/ Mësimi i shkronjave ngjante me orët e këndëshme të vizatimit dhe këndimit të librave me përralla. Për çdo shkronjë mësues Llazi rrëfente një përrallë dhe vizatonte në tabelën e zezë, djalin me top mbi kokë, për shkronjën „i“, vajzën e lulen, macen e qenin, e kështu me radhë. Kurse në orën aritmetikës ndryshonte mënyrën e shpjegimit. Nxirrte nga xhepi katër lekë metalike, qasej tek një bankë dhe i kryente veprimet mbi pëllëmbën e nxënësit:
-Një lek edhe një lek, bëjnë dy lekë; dy lekë edhe dy lekë, bëjnë katër lekë. Pastaj nxitonte për në tabelën e zezë, merrte shkumësin, shkruante dhe na pyeste:
-A e kuptuat nxënësit e mi?
Ne i përgjigjeshim njëzëri:
-Pooo!
Mesues Llazi me një nxënës që kuptonte numrat vetëm në greqisht, veprimet i kryente kështu:
-Ena lek, qe ena lek, kanun dhio leka; dhio leka qe dhio leka, kanun tesera leka.- Pastaj e përsëriste ne shqip.
E kështu më në fund nxënësi i hutuar nga ky përkthimi paqartë mezi e mësonte atë farëaritmetike.
Pa le kur mësuesi ynë, rrefente përrallat!Me librin mbi tryezë, ulur në karrike, teksa lexonte, njërën nga duart e lëvizte, sa majtas e sa djathtas. Na pëlqenin sidomos përrallat: „Lepuri e lakrat e kopshtit“, „Dhelpra, pulat e koteci“, „Ujku, gjingjat e bariu.„
Mësues Llazi punoi edhe në vitet e para të pasluftës, kur ndihej një frymë e re, që nisi të hynte dhunshëm në jetën e sjelljen e shumë vetëve. Me bilbilin varur në qafë, ai stërviste nxënësit për ecjen rreshtore. E shihje tek vraponte nga kreu i rreshtit, në mes,e në fund, me urdhërin e prerë:
-Një-dy! Një-dy! Ndal! Prapa kthehu!
Ditën e parakalimit të shkollave,i shqetësuar përqendrohej i tëri me gjallërinë e një plaku në prag të pensionit.Njëzetë metra përpara tribunës, kalonte nga urdhëri, një-dy, në urdhërin, kini mendjen!- kini mendjen!
Neve më shtatgjatët nga fundi i rreshtit, ngrinim zërin e përgjigjeshim:
-Mendjen e kemi!…Mendjen e kemi!
TË LINDËSH DHE TË VDESËSH PËR KOMBIN
Fejzo Lepenica, si personifikim i atdhetarizmit. Heroi i luftës së Vlorës dhe patrioti i çështjes çame/
Nga Hyqmet Zane/
Njeri prej atyre burrave që lindën, jetuan dhe vdiqën për Shqipërinë, është Fejzo Lepenica. Nuk e kam thënë unë si gazetar, por është vepra dhe puna që bëri ky njeri gjatë gjithë jetës së tij në gjysmën e parë të shekullit të 20-të deri sa një ditë mbylli sytë duke mbetur në kujtesën e brezave si ai, i lartësuar për çka bëri. Një telefonatë e një miku, më dha një mesazh të madh nga takimi me të se më ndriçoi një nga ato momente jetësore të një atdhetari që u duhet mësuar vepra dhe kontributi për kombin. Që të kuptosh se cili është ky njeri që hyri në historinë tonë kombëtare me vlera të padiskutueshme, mjaft t’i hedhësh një sy një shënimi të profesoreshës së nderuar Kaliopi Naska, që ka shkruar “botimi i studiuesit dhe i publicistit të apasionuar dhe të përkushtuar Enver Memishaj kushtuar veprimtarisë patriotike të Fejzo Lepenicës, me prurjet që sjell, i shërben historisë dhe i hap horizont studiuesve e historianëve për thellimin dhe studimin e mëtejshëm të figurave të tilla, që kanë dhënë për Shqipërinë duke sjellë përmes tyre fakte të reja historike për ngjarje të nxehta siç ishte ajo në mbrojtje të popullsisë çame”.
Në librin përmbledhës “Fejzo Lepenica jetoi dhe vdiq për Shqipërinë” të publicistit Enver Memisha, gjeta ato vlera pikante që do të duhej të manifestonte çdo shqiptar atdhetar që në kohë të vështira lenë gjurmë në kujtesën historike, sepse të thelluarit në hallet e popullit, sidomos popullsisë çame në zgjedhën greke, por edhe pasqyrimi i disa të vërtetave që kanë vlera akademike dhe jetësore njëkohësisht, janë këto që bëjnë edhe njerëz të nderuar si Gaz Demi dhe Dr. Bujar Leskaj që të shënohen në kujtesën e njerëzve që i vlerësojnë dhe i sponsorizojnë këto vepra duke i këndvështruar si lapidare që janë kujtesë e madhe në historiografinë tonë mbarëkombëtare.
Që nga thënia e vetë Fejzo Lepenicës; “Me shpresë se ato që do të shkruaj unë nuk do të venë kot”, kupton misionin e një njeriu që i ka vënë vetes një detyrë të rëndësishme që të lerë pas një dokumentim të vyer dhe që janë mesazhet e mëdha të një kohe të trazuar kur kombi shqiptar hallakatej nga presionet greke dhe serbe dhe që formimi i vetëdijes kishte nevojë për të thënurit hapur të atyre që ndodhnin në skenat dhe prapaskenat e jetës dhe diplomacisë antishqiptare. Ja se si shprehet ky burrë i madh Fejzo Lepenica që na vijnë përmes kujtesës që i bën i nderuari Enver Memisha. “Foshnjat e pafajshme vdesin rrugëve nga uria dhe mbarojnë me këtë fjalë në gojë “bukë, mungesa e së cilës i dërgon t’i shtrojnë krahët dheut të ftohtë. Autoritet greke tallen me kufomat e tyre dhe duke fërkuar duart, thonë me gas: “plotësuam një detyrë patriotike”? … “. Ndoshta për këto pamje rrëqethëse të shkruara nga Lepenica, por edhe nga ato që vetë i pa me sytë e tij skulptori i popullit Odise Paskali, bën që ai ta gdhendte në mermer veprën “I urituri” që personifikonte vuajtjet e komunitetit çam në vitet ‘20, që janë dëshmi e asaj se çfarë kanë bërë grekët zyrtarisht dhe jozyrtarisht meshqiptarët.
E dimë se zëri ynë do të mbetet pa efekt, nuk do të gjej përgjigje dhe se të gjitha apelet e shtypit kombëtar kanë mbetur si të tundurat monotone të një ore, por koha tepër e vlefshme nuk blihet dot më, po kaloi. Shpirtrat s’ngjallen po vdiqën dhe kështu Çamëria shqiptare shuhet, zhduket, të paktën për shqiptarët. Dua të mos i shtrohemi gjumit të shkaktuar nga buka me egjër se na dëmton keqazi trupin”. (gazeta “Demokratika”, Gjirokastër, nr. 151, datë 14. 04. 1928, f. 1).
Janë të bëra, pa janë edhe të thëna që na vijnë si plotësim i atyre dëshmive që nuk janë thënë nëpër televizionet e shtetit tonë ose janë thënë si çalë-çalë sa për t’i lënë në muzgun e ftohtë të harresës. Si një njohës i thellë i realitetit dhe një hulumtues i vëmendshëm i së vërtetave që di të shohë syri një atdhetari të përkushtuar, Fejzo Lepenica na jep një lekison të vyer që do të quaja edhe një shuplakë në distancë që ai i jep politikës së sotme dhe diplomacisë shqitpare që me ose pa dashje kërkon të heshtë për këto që ai i qëmton me aq dyurim e vërtetësi kohore.
Ai shkruante se “Në Shqipëri është lënë në pakujdesi fati i çamërve. Janë lënë në mëshirën e Greqisë, të asaj që kërkon të na mburret se mban të ndezur pishën e qytetërimit me të cilën I vuri zjarrin Shqipërisë Jugore … Një indiferencë letargjike është një krim kundrejt kombit që rrezikon të humbas gjysmën e trupit të tij si Çamërinë”. (Gazeta “Demokratika”, Gjirokastër, nr. 267, datë 13. 09. 1930, f. 2 +4)
Duke shfrytëzuar çdo mundësi mediatike që rezervonte koha në vitet ’30, me përkushtimin e një atdhetari Fejzo Lepenica gjente hapësira për të shprehur të gjitha përjetimet tij të atyre viteve me një informacion që duket sa i vërtetë, aq edhe i spikatur si një shërbim i vyer për kohën, siç edhe flasin shënimet e tij në gazetat e ndryshme që nga Shqipëria e Re, Ora, Demokratia, Shqiptari I Lirë, Besa, Liria, kur shkruante se “Rënkimi agonik që del nga thellësia e shpirtrave të dëshpëruara të shqiptarëve të Çamërisë, të cilët po luftojnë me thonjtë e tyre në buzën e varrit gati të hyjnë brenda, na thërret të vrapojmë në ndihmë të tyre. (gazeta “Demokratia”, Gjirokastër, nr. 175, datë 18. 11. 1930, f. 1)
Me ironinë e spikatur që kishte ai godiste edhe ata që ishin profesorë të së ligës në pasqyrimin e realitetit kur thoshte se “Nën syzat filozofike profesori i Paramithisë na pasqyrohet si bishti i rrjepur i një dhelpre plakë, që ëkrkon të luaj akoma sot lodrën e banketit që i bëri lejlekut. (Gazeta “Demokratia”, nr. 174, datë 07. 11. 1930, f. 4) Nuk është as i pari dhe as i fundit Fejzo Lepenica kur shkruan këto realitete që kanë ndodhur ditën për diell dhe në netët me hënë nga bandat e andartëve të frymëzuara dhe të udhëhequra nga filozofia shoviniste të Athinës zyrtare. Para këtyre fakteve diplomatë dhe ministra, kryeministra dhe zyrtarë, të qeverive të njëpasnjëshme greke, kërkojnë ti mohojnë këto të vërteta, a thua se të gjithë paskan gënjyer për atë çka ka ndodhur në gjysmën e parë të shekullit të 20-të. Ato që shkruan me shqetësimin e tij prej shqiptari Fejzo Lepenica dhe që na i sjell në vëmendje studiuesi Enver Memisha janë një kambanë që duhet të verë në lëvizje, jo thjesht shoqatën Çamëria apo PDIU, por politikën, diplomacinë, akademikët dhe vetë shtetin për ti thënë ndal asaj tendence për të mohuar dhe harruar të vërtetat e atyre çfarë janë ndodhur dhe që e kanë emrin genocid, si krim njerëzor të një shteti kundër një popullate që për fatin e keq ende vazhdon të mos ndëshkohet.Këto që pohojmë sot pas më shumë se 80 vjetësh si një dhimbje e madhe që pret të ndërkombëtarizohet me shqetësimin e një komuniteti të gjallë në Shqipëri, Fejzo Lepenica i ka thënë aq qartë dhe saktë jo se ishte një banor i Çamërisë, por ai jetonte e shikonte, digjonte dhe prekte me dorë vuajtjet, siç edhe i shkruan i nderuari atdhetar në një prej gazetave të asaj kohe: “Si venë punët sot në Çamëri, s’ka më dyshim se popullata e saj shqiptare është e dënuar për shfarosje dhe kjo gjë është kryer sistematikisht gjer tani dhe përpara këtij genocidi qeveria shqiptare fle gjumë” (Gazeta “Telegraf, Tiranë, Nr. 54, datë 17. 08. 1927, f. 3)
Me ndjesinë e referimit të personaliteteve që na sjellin mesazhet e vyera të shekujve, i referohem unë siç duhet t’i referohen të gjithë ata që kanë përgjegjësi për këtë çështje që duhet të jetë një kauz e përhershme, Frang Bardhi që në vitin 1635 këshillonte Në errësirë edhe pak dritë vlen e premton shumë”. Këtë bëri edhe Fejzo Lepenica dhe këtë kërkojmë ne të gjithë kur i sjellim në vëmendje mediatike.
Botuar në gazetën “Koha Jonë”, Tiranë, dt. 18.10.2015, f. 17
IMF Ends Visit to Kosovo Reaching Staff-Level Agreement on First Review of of Stand-By Arrangement
International Monetary Fund/
Washington, D.C. 20431 USA/
Press Release 15/477/
FOR IMMEDIATE RELEASE/
October 23, 2015/
End-of-Mission press releases include statements of IMF staff teams that convey preliminary findings after a visit to a country. The views expressed in this statement are those of the IMF staff and do not necessarily represent the views of the IMF’s Executive Board. This mission will result in a Board discussion./
An International Monetary Fund (IMF) mission, led by Jacques Miniane, visited Pristina during October 12–23 to conduct the first review of Kosovo’s economic program supported by a Stand By Arrangement. At the conclusion of the mission, Mr. Miniane made the following statement:
“The mission reached staff-level agreement with the authorities, subject to approval by IMF management and the Executive Board, on a set of policies needed to complete the first review under the SBA. Consideration by the Executive Board is tentatively scheduled for December 16. Completion of the review will make SDR28.1 million (€35.1 million) available to Kosovo.
“Kosovo is making good progress under its economic program. Following an economic slowdown last year, growth is expected to recover to 3.5 percent in 2015, driven largely by domestic demand spurred by strong remittance inflows and an acceleration in bank lending. Growth is expected to accelerate to close to 4 percent in 2016, supported by the implementation of the Brezovica resort investment. Looking toward the medium term, higher and more inclusive growth is needed to raise incomes, develop a productive private sector, and create jobs. We welcome the authorities’ efforts and policy actions towards fulfilling this objective.
“In this regard, we note with some concern that, in recent weeks, parliamentary activity has been stalled. This is delaying the approval of important legislation, some of which is critical to the government’s economic reform agenda and to the viability of Kosovo’s Fund-supported program. More importantly, the situation in parliament risks damaging investor confidence, ultimately to the detriment of all citizens.
“Performance under the program has been good so far. The authorities have comfortably met August targets under the IMF-supported program for both the fiscal balance and government cash buffers. They have also made commendable efforts to contain unproductive current spending, critical to freeing up space for needed capital expenditures and improving long-term growth prospects. Tax revenues have performed well, but the authorities need to ensure that some one-off revenues—from the privatization agency and the sale of telecommunications licenses—materialize as expected in the budget.
“The authorities are moving expeditiously to advance important legislation that will strengthen fiscal policy and help boost growth: First, an amendment to the investment clause in the fiscal rule will help bring in additional capital projects funded by multilateral and bilateral agencies. Important features built into the amendment aim to make the process transparent and keep public debt low and sustainable. Second, adoption of a public sector wage rule will help keep future public wage bill growth in line with broader trends in the economy and make Kosovo more competitive.
“Looking toward 2016, the authorities are committed to adopting a budget that will deliver a deficit of €98 million (1.7 percent of GDP), excluding new donor-financed projects. To this end, it is essential that the authorities continue their efforts to rein in current spending, including wages and salaries. As part of this budget, we support the recently-announced increase of social assistance benefits, as this scheme is well-targeted toward the most vulnerable in society. In addition, we welcome the government’s commitment to ensure that the obligations arising from the full implementation of the Law on Pension Schemes Financed by the State will not exceed €23 million per annum.
“Kosovo’s banks remain well-capitalized, liquid, and profitable. Lending has picked up and asset quality has continued to improve this year, with credit growth of 7.8 percent y/y and an NPL ratio of 7.5 percent as of August. The authorities have made good progress in strengthening up financial stability and identifying measures to boost bank intermediation and access to credit that Kosovo needs to support a more robust economy. The Central Bank of Kosovo (CBK) has adopted a new, high-quality framework for how it would extend liquidity to banks in emergency situations, although we do not expect this tool to be necessary in the near future given the currently healthy state of banks. Improvements to the bank supervision framework are also well underway; the CBK’s new, risk-based approach will allow it to better identify and address potential risks. The authorities recently introduced a system of private bailiffs that is already helping to improve the contract enforcement system and remove structural constraints to bank lending. Further work is needed on contract enforcement however, and we welcome the authorities’ commitment to address remaining weaknesses in this area.
“Reform of the public procurement process, which will improve public sector efficiency and, critically, transparency and governance, is well underway. The authorities have successfully launched centralized public procurement and should follow through by moving to an e-procurement process for all centralized procurement tenders. The authorities should also move quickly to fill the vacant positions in Public Procurement Review Board with qualified individuals, as this is another critical step to ensure the integrity of the procurement system.
“The mission met with Prime Minister Mustafa, Governor of the Central Bank of Kosovo Hamza, Minister of Finance Hoti, and other public officials, representatives of the private sector, and international partners. Fund staff are grateful to the authorities and all other counterparts for their excellent cooperation and discussions.”
***
Misioni i FMN-së përfundoi vizitën në Kosovë duke arritur marrëveshje në nivel të stafit për rishikimin e parë të Marrëveshjes Stand-By/
Kumtesat për shtyp pas përfundimit të misioneve përfshijnë deklarata të ekipeve të stafit të FMN-së që paraqesin gjetjet preliminare pas një vizite në një shtet. Mendimet e shprehura në këtë deklaratë janë të stafit të FMN-së dhe nuk paraqesin medoemos mendimet e Bordit Ekzekutiv të FMN-së. Ky mision do të rezultojë në diskutime në nivel të Bordit.
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në udhëheqje të Jacques Miniane, vizitoi Prishtinën gjatë periudhës 12-23 tetor për të kryer rishikimin e parë të programit ekonomik të Kosovës të mbështetur me Marrëveshjen Stand By (MSB). Në përmbyllje të misionit, z. Miniane dha deklaratën vijuese.
“Misioni ka arritur marrëveshje në nivel të stafit me autoritetet, që do t’i nënshtrohet aprovimit nga menaxhmenti dhe Bordi Ekzekutiv i FMN-së, lidhur me një varg politikash të cilat janë të nevojshme për ta përmbyllur rishikimin e parë në kuadër të MSB-së. Shqyrtimi nga ana e Bordit Ekzekutiv është planifikuar të mbahet më 16 dhjetor. Përfundimi i rishikimit do t’i mundësojë 28.1 SDR (35 milionë euro) në dispozicion të Kosovës.
“Kosova është duke shënuar përparim të mirë në kuadër të programit të saj ekonomik. Pas një ngadalësimi ekonomik të vitit të kaluar, rritja pritet të rimëkëmbet aferisht 4 përqind në vitin 2015, e shtyrë kryesisht nga kërkesa vendore e nxitur nga të hyra të forta të remitancave dhe rritja në huadhënie bankare. Rritja pritet të përshpejtohet në 3.8 për qind më 2016, mbështetur nga realizimi i investimeve në qendrën skitare të Brezovicës. Në periudhën afatmesme, nevojitet një rritje më e lartë dhe më përfshirëse për t’i ngritur të ardhurat, për të zhvilluar një sektor privat më produktiv dhe për të krijuar vende pune. Ne pershendesim hapat e ndermarra nga autoritetet ne drejtim te permbushjes se ketyre objektivave.
“Në këtë kuptim, kemi vërejtur, me një shkallë shqetësimi, se javët e fundit aktivitetet parlamentare kanë ngecur. Një gjë e tillë po vonon miratimin e ligjeve të rëndësishme, disa prej të cilave janë kruciale për reformat ekonomike qeveritare dhe zbatueshmërisë se programit të Kosovës të mbështetur nga Fondi. Më së rëndësishmi, situata në parlament rrezikon cenimin e besimit të investitorëve, përfundimisht në dëm të të gjithë qytetarëve.
“Performanca në kuadër të programit deri më tani ka qenë e mirë. Autoritetet i kanë përmbushur me lehtësi caqet për muajin gusht në kuadër të programit të mbështetur nga FMN, si për balancën fiskale ashtu dhe për mbulesat e parasë së gatshme të qeverisë. Gjithashtu, ato kanë bërë përpjekje të lavdërueshme për të frenuar shpenzimet aktuale joproduktive, që është veprim i rëndësishëm për lirimin e hapësirës së duhur për shpenzime kapitale dhe përmirësimin e perspektivave për rritje afatgjate. Të hyrat tatimore janë realizuar mirë, por autoritetet duhet të sigurojnë që disa të hyra të njëhershme – nga agjencia e privatizimit dhe nga shitja e licencave të telekomunikacionit – të materializohen ashtu siç parashihet në buxhet.
“Autoritetet janë duke lëvizur me shpejtësi drejt avancimit të ligjeve të rëndësishme që do të fuqizojnë politikën fiskale dhe do të ndihmojnë nxitjen e rritjes. Së pari, një ndryshim në dispozitën për investime në rregullën fiskale do të ndihmojë në sjelljen e projekteve kapitale shtesë të financuara nga agjencitë shumëpalëshe dhe dypalëshe. Elementet e rëndësishme të inkorporuara në këtë ndryshim kanë për qëllim rritjen e transparencës në procese dhe mbajtjen e borxhit publik në nivel të ulët dhe të qëndrueshëm. Së dyti, miratimi i rregullës për pagat e sektorit publik do të ndihmojë që ndarjet e ardhshme buxhetore për paga publike të rriten në përputhje me trendet e përgjithshme në ekonomi dhe do ta bëjnë Kosovën më konkurruese.
“Duke iu afruar vitit 2016, autoritetet janë të zotuar që të miratojnë një buxhet i cili do të realizojë një deficit prej 98 milionë euro (1.7 për qind të BPV-së), duke përjashtuar projektet e reja të financuara nga donatorët. Për këtë qëllim, është e domosdoshme që autoritetet t’i vazhdojnë përpjekjet e tyre për të frenuar shpenzimet aktuale, përfshirë ato për paga dhe mëditje. Si pjesë e këtij buxheti, ne mbështesim rritjet e shpallura së fundi të përfitimeve të ndihmës sociale, meqë kjo skemë është me fokus të duhur mbi personat më të cenueshëm të shoqërisë. Përveç kësaj, e mirëpresim zotimin e qeverisë që të sigurojë se obligimet që lindin si pasojë e zbatimit të plotë të Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti nuk tejkalojnë 23 milionë euro në vit.
Bankat kosovare qendrojne mire, jane mire te kapitalizuara, likuide dhe profitabile. Kreditimi eshte rritur dhe kualiteti i asetve ka vazhduar qe te permiresohet kete vit, ku rritja e kredive eshte 7.8 perqind deri ne fudn te Gushtit dhe kredit e keqija mbesin ne nivelin prej 7.5 perqind. “Autoritetet gjithashtu kanë shënuar progres të mire ne mbështetjen e stabilitetit financiar dhe identifikimin e masave për të nxitur ndërmjetësimin bankar dhe qasjen në kredi që i duhet Kosovës për të mbështetur një ekonomi më të fuqishme. BQK ka aprovuar nje kornize kualitaitve te masave te cilat do te mundesojne rritien e likutideitit te bankave ne situata emergjente edhe pse tani per tani nuk ka nevoje. Korniza e mbikqyrjes se bankave eshte duke u permiresuar ne vazhdimesi; Mbikqyrja e bazuar ne risk e bankave do te mundesoj te identifikoj dhe te adresoj risqet eventuale. Autoritetet tash se fundi kane filluar aplikimin e permbaruseve privat te cilet veq jane duke ndihmuar ne zbatimin e kontratave dhe heqjen e pengesave strukturore ne kreditimin nga bankat. Megjithate nevojitet ende pune ne fuqizimin dhe permiresimin e zabtimit te kontratave, ne kete kontekst ne pershendesim zotimin e autoriteteve ne adresinin e pengesave te mbetuara ne kete fushe.
“Reformat në proceset e prokurimit publik, të cilat do të përmirësojnë efikasitetin e sektorit publik dhe gjithashtu transparencën dhe qeverisjen, janë në rrugë të mirë. Autoritetet kanë lansuar me sukses prokurimin e centralizuar publik dhe duhet të vazhdojnë tutje me aplikimin e procesit të e-prokurimit për të gjithë tenderët në prokurim të centralizuar. Po ashtu, autoritetet duhet të bëjnë hapa të shpejtë për mbushjen e pozitave të lira në Organin e Shqyrtimit të Prokurimit me individë të kualifikuar, meqë ky është një hap tjetër kritik për të siguruar integritet të sistemit të prokurimit.
“Misioni është takuar me Kryeministrin, Isa Mustafa, Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, Ministrin e Financave, Avdullah Hoti, si dhe zyrtarë të tjerë publikë, përfaqësues të sektorit privat dhe partnerë ndërkombëtarë. Stafi i Fondit është mirënjohës ndaj autoriteteve dhe të gjithë homologëve të tjerë për bashkëpunim dhe diskutime të shkëlqyeshme.”
Fondi Monetar Ndërkombëtar
Uashington, D.C. 20431 SHBA
- « Previous Page
- 1
- …
- 26
- 27
- 28
- 29
- 30
- …
- 104
- Next Page »