• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2015

Ditët e kulturës shqiptare në Zvicër dhe Belgjikë

December 3, 2015 by dgreca

-Ky aktivitet u realizua në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara në mars të këtij viti mes dy qeverive, Shqipërisë e Kosovës/PRISHTINË, 3 Dhjetor 2015/ Organizuar nga Ministria kosovare e Diasporës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Kosovës dhe atë të Shqipërisë, misionet diplomatike të të dyja vendeve në shtetet përkatëse, si dhe Qendrën Kulturore të Kosovës në Zvicër dhe bibliotekën “Pestalozi” ,  përfunduan  “Ditët e kulturës shqiptare në diasporë”, përkatësisht në Belgjikë dhe Zvicër.Ky aktivitet u realizua në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara në mars të këtij viti mes dy qeverive shqiptare, thekson  njoftimi i Ministrisë së Diasporës dërguar korrespondentit në Kosovë të gazetës Dielli.Pas anulimit të koncertit të Elina Dunit, i paraparë si hapje e ngjarjeve kulturore, si pasojë e situatës së krijuar pas sulmeve terroriste në Francë, aktivitetet  në kuadër të “Ditëve të kulturës shqiptare”  vazhduan me shfaqjen “Sikur kjo të ishte shfaqje”.Përveç në Bruksel, aktivitetet kulturore vazhduan edhe në Zvicër, me koncertin e mexosopranos Sanije Matoshi dhe pianistes Elizabetë Musliu.Ndërkohë, përveç koncerteve, në bibliotekën “Pestalozi” të Cyrihut u dha shfaqja “Gishti”, e autores Doruntina Basha, me aktoret e Teatrit Kombëtar Teuta Krasniqi e Irena Cahani. Po ashtu, në të dyja vendet u shfaqën edhe filma të metrazhit të shkurtër  të regjisorëve të rinj shqiptarë.Vlen të përmendet se në të gjitha aktivitetet e organizuara pati një pjesëmarrje të madhe të publikut shqiptar, por edhe atij të huaj.

Aktiviteti “Ditët e kulturës shqiptare”  do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, por me një shtrirje më të gjerë edhe në shtetet e tjera, ku ka përqendrim të diasporës shqiptare. /B.Jashari/

 

Filed Under: Mergata Tagged With: - Ditët e kulturës shqiptare, dhe Belgjikë, ne Zvicer

Pejë, përurohet restaurimi i Mullirit të Haxhi Zekës

December 3, 2015 by dgreca

PEJË, 3 Dhjetor 2015-B.Jashari/ Në qytetin e Pejës, nën organizimin e Komunës dhe me mbështetjen e Zyrës së BE-së në Kosovë,  u përuruan sot restaurimi i Mullirit të Haxhi Zekës dhe hapësirave publike.
Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në cilësinë e organizatorit të inaugurimit të këtyre projekteve, ministri kosovar i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, mori pjesë në këtë përurim, ku, përveç përfaqësuesve të Ministrisë, Komunës së Pejës, Zyrës së BE-së, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ndërmarrjeve përfituese nga këto dy projekte.
Axhenda e programit të sotëm u karakterizua nga një ecje e organizuar nëpër shtigjet e ndërtuara për ecje dhe një ndalesë në ekspozitën fotografike, për të vazhduar pastaj te Mulliri i Haxhi Zekës të restauruar në kuadër të këtyre dy projekteve.
Ministri Abrashi, gjatë fjalës së tij, theksoi efektin pozitiv multidimensional të këtyre dy projekteve, prej të cilave përfitues nuk janë vetëm qytetarët e Pejës, në shërbim të të cilëve do të jetë hapësira publike e restauruar si dhe një pjesë e trashëgimisë kulturore, si Mulliri i Haxhi Zekës, por edhe oferta për punësim të përkohshëm për personat e regjistruar në qendrën për Punësim të Ministrisë së Punës e Mirëqenies Sociale, mes të cilëve edhe persona me aftësi të kufizuara, e përfaqësues të pakicave kombëtare.

Bashkë me shefin e Bashkëpunimit nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë,Christof Stock, ministri Abrashi dhe kryetari Muhaxheri, sot në Pejë edhe kanë vizituar ndërmarrjet përfituese nga programi MSME “Arta Tex” dhe “Lumi”. Me këtë rast u theksua se, të dy keto kompani janë shembull i frymës së ndermarresisë në Kosovë dhe i perkrahjes së tyre të pakusht nga qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian. Shuma totale e këtyre investimeve arrinë në 4.5 milionë euro.

Filed Under: Kronike Tagged With: i Mullirit, Peje, përurohet restaurimi, të Haxhi Zekës

Ndërron jetë njeriu që këshillojë Presidentin Clinton për bombardimet kundër Jugosllavisë

December 3, 2015 by dgreca

Shqiptarët e Amerikës me ndihmën e Sandy Berger, u takuan në Shtëpinë e Bardhë, për ndërhyrjen e Natos me në krye SHBA në Kosovë./
Beqir SINA – New York/
WASHINGTON D.C: Ish-këshilltari i Presidentit të SHBA Bill Clinton për Sigurinë Kombëtare, Sandy Berger, i cili në vitin 1999 ka luajtur rol kritik në sulmet ajrore kundër Jugosllavisë për shkak të masakrave të forcave serbe në Kosovë, ka vdekur në moshën 70-vjeçare pasi vuante nga kanceri.
   Në një reagim në Twitter, Clinton e ka përshkruar Bergerin si “mikun e tij të mrekullueshëm dhe më të mençur”. “Askush nuk ka qenë më i ditur për politikën dhe më i mençur se ai për ta formuluar atë”, ka thënë Clinton në një deklaratë.
   New York Times shkruan se Berger ka luajtur rol kritik në strategjinë për përdorimin e fuqisë amerikane dhe sulmeve ajrore për përfundimin e luftës kundër  Presidentit të Jugosllavisë Sllobodan Milloshevic.
  Ndërkohë Barack Obama ka thënë se ai personalisht ka përfituar nga këshillat e Berger duke thënë se ai ishte një nga liderët më të mirë të kombit për çështje të sigurisë kombëtare.
Ndërkohë, për vdekjen e Sandy Berger kanë shprehur ngushëllime edhe ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit Madeleine Albright dhe Sekretari Aktual i Shtetit John Kerry.
Shqiptarët e Amerikës me ndihmën e Sandy Berger, u takuan në Shtëpinë e Bardhë, për ndërhyrjen e Natos me në krye SHBA në Kosovë.
   Ka qenë data 1 prill 1999, kur rreth 2.000  shqiptarë, nga Uashingtoni,  New Yorku, zona e Tri- Shteshit, Detroiti, Çikago, Florida, Teksasi, e tjerë u mblodhën jashtë oborrit të Shtëpisë e Bardhë, për të ngritur zërin ndaj asaj që po ndodhte në Kosovë –
    Ish-këshilltari i Presidentit të SHBA Bill Clinton për Sigurinë Kombëtare, Sandy Berger, doli para protestës duke kërkuar nga liderit e saj – një përfaqësi, që do t’i përcillte Presidentit të SHBA, Bill Klinton – shqetësimet dhe kërkesat e tyre për zgjidhjen e çështjes së Kosovës,
   Liderët shqiptarë amerikanë zgjodhën një përfaqësi,  e cila përbëhej nga : Kryetari i Vatrës, Agim Karagjozi, Kryetari i KKSHA, Ilir Zherka, veprimtarët Avni Mustafaj, Harry Bajraktari, Musa Daka, Luigj Gjokaj, Ekrem Bardha, Zini Erbeli, Valbona Sherifi, e tjerë,( ashtu si duken edhe në këtë fotografi historike, që mban edhe firmën me nëshkrimin Bill Clinton).
   Ky është ndoshta një nga momentet më historike, kur liderët shqiptarë amerikanë u takuan në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Bill Klinton, dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare Sandy Berger dhe stafin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, në takimin që zgjati më shumë se 15 minuta vetëm për Kosovën.
 Mbas takimit në Shtëpinë e Bardhë më 31 Mars 1999, Mustafaj citohet të ketë thënë se Presidenti Clinton, u kishte thënë atyre se është shumë i rëndësishëm suksesi i SHBA në Kosovë. “Ne nuk mund të humbasëm këtë. Ne duhet ta fitojmë këtë, “, citohej simbas shtypit amerikan Mustafaj, të këtë thënë për presidentin Klinton,gjatë atij takimit historik ku u folë për Kosovën, lirinë dhe çlirimin e saj nga Serbia.
Takimi u zhvillua më 31 Mars 1999, një javë mbasi SHBA dhe NATO nisën furishëm bombardimet ajrore që zgjatën 78 ditë pa pushim mbi Serbinë, dhe caqeve të tyre ushtarake në Kosovë,
Kjo ishte hera i dytë, kur shqiptarët e Amerikës, udhëheqësit e komuniteteve, ndër ata dhe kryetari i Vatrës, Fan S Noli,  u zgjodhën si përfaqësi për të ngritur zërin e shqiptarëve, kudo, në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 1918 në takim me Presidentin e SHBA,  Woodrow Wilson.
   Demonstruesit Shqiptaro-Amerikanë, të cilët u mblodhën në sheshin para Shtëpisë së Bardhë në Lafayette Park, më pas demostruan edhe nëpër rrugët e Uashigtonit me flamujt shqiptar dhe amerikan – duke mbajtur pankarta ku thuhej: “Ne duam të tregojmë solidaritet me shqiptarët e Kosovës”- “UÇK – UÇK”, “Poshtë Millosheviqi” dhe ” NATO largoje, Serbinë jashtë Kosovës”.
Ndërsa një grup protestuesish po atë ditë kan  djegur edhe një flamur jugosllav – por, nuk ka pasur konfrontime apo arrestime.(Fotografia eshte edhe ne arkivin e Vtares)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: nderroi jete, Sandy Berger

Çfarë perspektive për Kosovën?

December 3, 2015 by dgreca

nga: Lindita Komani/

Duke ndjekur zhvillimet e javëve të fundit në Kosovë, si në sallën e parlamentit ashtu edhe në rrugët e kryeqytetit Prishtinë, nuk mbetet gjë tjetër veçse të shpresosh që të gjithë që janë përfshirë e kuptojnë se çfarë po ndodh e çfarë kontributi po japin në mënyrë aktive e pasive në shndërrimin në parashtet të një shteti të krijuar me mundime.

Në një ditë si kjo e sotshmja, përkujtohet lindja e Ibrahim Rugovës dhe e nderojnë atë pasardhësit në detyrë në LDK të cilët pak i kanë lënë kësaj partie nga pesha dhe fryma e fillimit të viteve ’90. Ajo kohë mblodhi të rinj e të moshuar në urtinë e rezistencës jo të dhunshme, në aktivizim masiv popullor që në ato përmasa e me atë vlerë, nuk është parë më pas as aty e as nga kjo anë e kufirit në Shqipëri. Të moshuarit e asaj kohe nëse sot janë gjallë, me siguri që pas përjetimit të vuajtjeve të paraçlirimit, çlirimit, pavarësimit, krijimit të shtetit e degradimit gradual të tij, kanë gjëra për të thënë. Të rinjtë e asaj kohe, tashmë në mesin e të 30-ave e 40-ave, po ashtu me siguri që kanë gjëra për të thënë. Sa po i shprehin? Ne ç’mënyrë po i shprehin? A është lufta me gazlotsjellës alternativa e vetme shpëtuese për Kosovën?

Ndërkohë që jemi të tronditur nga sa po ndjekim, për më tepër duke marrë parasysh gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet edhe vetë Shqipëria aktualisht, me kaos politik e stanjacion ekonomik, pa ide e strategji për rrugëdalje, shpresojmë të shohim urtinë të fitojë e të udhëheqë drejt zgjidhjeve. Një letër e gazetarit Enver Robelli drejtuar Albin Kurtit, ndarë dje në rrjetet sociale, dukej një përpjekje e parë serioze për t’i bërë njerëzit të shohin se ka alternativë tjetër. Një takim i katër njerëzve me mend në Nju Jork i bërë publik me një foto po ashtu në rrjetet sociale duket gjithashtu si një shenjë tjetër që të urtët (të rinj aktivë të viteve ’90 e më pas në Kosovë e Diasporë) kërkojnë të tjera mundësi e tregojnë direkt e indirekt se po kërkojnë për këtë. (Me shaka ose jo dukej si një lloj mbledhje e një Këshilli të Emergjencës që nëse ende nuk është krijuar, vlen të krijohet e mundësisht të përfshijë edhe të ngjashëm nga kjo anë e kufirit.)

A është egërsuar populli deri në atë farë mase sa të dojë të rrëzojë shtetin? Njerëzit duan prosperitet e perspektivë për veten e fëmijët, siguri e stabilitet në një shtet i cili luftohet nga fqinji i vet ish-pushtues që të mos njihet ndërkombëtarisht.

Sa prosperitet e perspektivë kanë njerëzit aktualisht në Kosovë? Largimi masiv me autobuzë nën sytë e policisë e mediave gjatë këtij viti ka qenë një shenjë e qartë që nuk janë ekzistente. Përballë kësaj njerëzit kanë luksin e drejtuesve të shtetit të cilët nuk kanë justifikimin më të vogël për arritjen e tij. (Kjo vlen njësoj edhe për nga kjo anë e kufirit.)

Sa siguri e stabilitet kanë në shtetin e tyre? Trazira politike që vetëm se është thelluar me hedhjen e gazit lotsjellës dhe arrestimet e ditëve të fundit, nuk jep shpresë për mirë. Acarimi ndaj sistemit politik, me zgjedhjet politike demokratike që në mënyrë të përsëritur nuk po shërbejnë për t’i dhënë përgjigjen e merituar korrupsionit, vetëm se po shtohet. Manovrat për krijimin e qeverisë që u nis me tjetër konstelacion fitues e përfundoi me tjetër, vetëm se presin në besë mirëbesimin mes politikanëve dhe çka dukej e nisur për të mundësuar ndryshim kthehet në varrezë për shpresën. (Ngjashëm mund të shkruhet edhe për zhvillimet nga kjo anë e kufirit.)

Kësaj çorbe fatkeqe i shtohet loja e fundit që fqinji ish-pushtues luajti dhe e cila bëri të mundur që Kosova të mos anëtarësohej dot në UNESCO. Me një llogari të thjeshtë, Kosova, në mos të votojë thjesht kundër Zajednicës, do të ishte me mend që ta shtynte për një kohë vendimin e marrë zyrtarisht prej saj, të paktën deri kur Kosova të njihet si shtet nga Serbia e të jetë anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare pa pengesë nga ky vend fqinj.

Në këtë pikë, për të mos krijuar heronj lotsjellës e për të treguar që shteti është shtet e nuk do të zbresë në parashtet, është koha për liderët politikë që kanë ruajtur urtinë e elitën që qëndron e tërhequr në jetën e vet, të bëjnë më të mirën e mundshme që politikanët të kuptojnë që janë aty për të mbrojtur interesat e Kosovës dhe për të mbajtur në këmbë e forcuar shtet e kjo nuk ndodh duke arrestuar e mbajtur në burg pjestarë të opozitës, nuk ndodh duke hedhur gaz lotsjellës. Të kthehet sadopak nga ajo urti e rezistencë e jashtëzakonshme që populli i Kosovës dëshmoi se ishte në gjendje të rriste brenda vetes e që e çoi drejt kërkesës së drejtë për pavarësi e shtet. Nëse duhen me çmos forma protagonizmi për t’u profiluar më tej si politikanë e liderë popullorë, atëherë le të shfaqen këto në kuadër protestash masive në krye të popullit e në kërkim zgjedhjesh të parakohshme, qeverie teknike që është në gjendje të sigurojë mbarëvajtjen e shtetit e të zbusë gjendjen e rënduar. (Në një gjendje të ngjashme ndodhemi edhe nga kjo anë e kufirit, me trazimin e përgjithshëm dhe pasigurinë ekonomike që janë arsye të forta që vendin herët ose pak më vonë do e çojnë në zgjedhje të parakohshme.)

Mos të harrohet që ndërkohë që këto po ndodhin, policia italiane në bashkëpunim me policinë e Kosovës arrestoi katër persona të dyshuar se mund të bëjnë akt terrorist, nga i llojit që fundos çdo lloj përpjekjeje që është bërë sa për gjithë kohërat bashkë për të arritur këtë privilegj që kemi, të jetojmë në liri e demokraci sado e gjymtuar qoftë ajo. Në kushtet e një lufte që duket se po kalon përmidis territoreve tona, me këtë bagazh njohurish në qarkullim, me dy shtete që duhet të mbajnë fort njëri-tjetrin se të afërm më të rëndësishëm të paktën në këtë kontinent nuk kanë, është arritur mosha e pjekurisë e kjo moshë nuk lejon më gabime.

2 Dhjetor 2015

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Çfarë perspektive, Lindita Komani, per Kosoven

MIJËRA BASHKATDHETARË NË SHBA E FESTUAN ME VATRËN 28 NËNTORIN, DITËN E FLAMURIT KUQ E ZI

December 2, 2015 by dgreca

Vetëm në festimet që organizoi Dega e Vatrës në Tampa & Clearwater morën pjesë më shumë se 500 bashkatdhetarë, qindra te tjere ne Orlando e Jacksonville, ndërsa në të gjithë shtetin e Floridës festuan me Vatrën rreth 1300 bashkatdhetarë, 550 vete ne Nju Jork, disa qindra ne Hartford CT, Washington, Toronto etj./

….Përvec festimit të darkës tradicionale solemne, që organizoi Federata Panshqiptare e Amerikës në Nju Jork, në vijim të traditës 103 vjecare, edhe degët e saj nëpër shtetet e Amerikës u bënë organizatore të kësaj feste.Degët e Vatrës në bashkëpunim edhe me shoqatat që veprojnë në komunitetin e shtetit të Floridës, organizuan festime masive. Festime u organizuan edhe në Washington, Hartford CT, Toronto, por vecanërisht tërhoqën vemëndjen festimet në Shtetin e Floridës, ku veprojnë katër degë të Vatrës, dhe ku morën pjesë më shumë se 1300 bashkatdhetarë. Tri prej tyre organizuan manifestime të vecanta sipas rajoneve ku jetojnë. E para ishte dega e Orlandos që i nisi festimet me 25 Nëntor, me 27 nëntor ishte dega e Vatrës në Tampa Clearwater, dhe me 28 Nnëtor Dega e Vatrës në Jackasonville. Dega e Vatrës në Tampa – Clearwater, kishte më shumë se 500 pjesmarrës informoi dega e atjeshme e Vatrës. I urojmë të gjitha degët e Vatrës, duke shpresuar se veprimtaritë e tyre do të jenë intensive edhe në të ardhmen, duke vënë në qendër të punës së tyre veprimtaritë Kombëtare, ruajtjen e gjuhës shqipe, kulturës dhe traditave Kombëtare, duke luftuar për bashkimin e komunitetit.(Në Foto: Pamje nga Festa në Tampa-Clearwater)

Filed Under: Vatra Tagged With: 28 nentori, Deget e Vatres, Dita e Flamurit, festa, ne Florida

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 85
  • 86
  • 87
  • 88
  • 89
  • …
  • 94
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT