• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2015

NATO, sisteme mbrojtëse nga ajri për Turqinë

December 2, 2015 by dgreca

Vendet aleate të NATO-s kanë planifikuar të dërgojnë avionë patrullues dhe raketa antiajrore për të forcuar sistemin mbrojtës ajror të Ankarasë, mbi të gjitha në kufirin e saj me Sirinë. Reagimi i fundit vjen pas rrëzimit të avionit rus nga Turqia, ndërsa është konfirmuar nga zyrtarë gjatë kësaj të marte. Vendimi i marrë nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara për të hequr bateritë e raketave “Patriot” nga Turqia ka bërë që ky boshllëk të mbulohet nga vendet e tjera aleate të NATO-s, teksa aleanca atlantiko-veriore synon të sigurojë Ankaranë mes tensioneve me Rusinë për shkak të inkursionit në hapësirën ajrore të Turqisë. Hapat e marrë nga Gjermania e SHBA-të u shpallën javë më parë, por ndërhyrja surprizë e Rusisë në luftën civile siriane gjatë muajit shtator ka nxitur vendet e tjera për t’iu ofruar ndihmë shtesë forcave ajrore turke. Spanja është i vetmi komb i NATO-s, që ka aktualisht raketa “Patriot” në Turqi. “Ne duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha aftësitë dhe kapacitetet tona për t’u bërë ballë kërcënimeve ndaj kufirit jugor të NATO-s”, tha ministri i Jashtëm lituanez, Linas Linkevicius, teksa ndodhej në Bruksel në takim me homologët e tjerë të aleancës, ndërkohë që nuk kanë munguar ofertat nga aleatët për furnizime me anije dhe avionë. “Duhet të mbështesim aleatin tonë, Turqinë”, shtoi më tej ai. Diplomatët e aleancës thanë se këto masa pritet të përfshijnë më shumë anije nga vendet anëtare të NATO-s në Mesdheun lindor, më shumë avionë të tyre në bazën ajrore turke të Incirlikut, si dhe më shumë bateri të mbrojtjes antiraketore, shtuar atyre që ekzistojnë nga Spanja. Ministrat e Jashtëm, përmes një deklarate të përbashkët, thanë se situata në kufirin e Turqisë me Sirinë dhe Irakun është “mëse e paqëndrueshme” dhe u angazhuan për të fuqizuar mbrojtjen ajrore turke, gjë të cilën ata e përshkruan si “masa sigurie”. “Ne mbetemi të vendosur të vazhdojmë të zhvillojmë masa të reja sigurie në NATO, ndaj dhe aleatët po punojnë për të siguruar të tjera kontribute të mundshme”, thanë ministrat. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se priste një vendim mbi një paketë masash “brenda pak javësh”, por u ndal të theksonte se këto përforcime nuk kanë lidhje me inkursionin ajror të Rusisë, si dhe bëri thirrje që Moska dhe Ankaraja të gjejnë një zgjidhje për tensionet e fundit.

Filed Under: Rajon Tagged With: NATO, nga ajri, për Turqinë, sisteme mbrojtëse

ESENINI I GJIMNAZIT

December 2, 2015 by dgreca

Tregim NGA FASLLI HALITI/

 Portret -Viz. S.kamberi «Artist i Popullit»/Djali i shokut tim, lexonte shumë. Lexonte tregime, poezi, romane. Kur ishte në klasën e gjashtë, e gjeta duke lexuar Iliadën. Më bëri shumë përshtypje. Si mund ta lexonte ai atë libër që ishte i vështirë edhe për të rriturit. Nuk m’u durua dhe e pyeta. Ai më tregoi ngjarjet, bëmat, aksionet, dyluftimet e heronjve, madje kuptova se ai kishte lexuar edhe shenimet një për një. Më habiti. Të ngjaka ty, i them shokut. Lexon, lexon…

Lexon shumë, më thotë shoku. Edhe ti ke lexuar dhe vazhdon të lexosh ende, i them shokut. Ky lexon edhe më shumë edhe më shpejt se unë. Ka një kujtesë të habitshme, gati kibernitike. Po hartimet si i bën? Jo keq. Liraku nuk priti që i ati të më thoshte po ose jo, por më solli menjëherë fletoren e hartimit… Lexova me një frymë hartimin e tij të fundit dhe i thashë shokut, si me qortim: po ky i bëka shkëlqyeshëm hartimet, kurse ti më thua, jo keq…

Shokut po i bënte përshtypje entuziazmi im. U gëzua që e pëlqeva hartimin e të birit. Ai buzëqeshi si të më thoshte se isha entuziast ngaqë ishte hartimi i të birit. Por unë në buzëqeshjen e shokut dallova një gëzim aq të thellë që s’ishte vështirë të kuptohej… I biri kishte lexuar jo vetëm librat e bibliotekës së shtëpisë, por tërhiqte libra edhe në bibliotekën e qytetit. Kishte një bagazh që i kalonte caqet e moshës, atë mund ta quaje, pa frikë një fëmijë të ditur, madje, të kulturuar.

Një ditë shoku po qëndronte disi i ngrysur.
Sikur nuk qenke në humor, i thashë.

Jo, nuk jam në humor, më tha ai.

Pse kështu?

Lëre, lëre. Isha në takimin me prindërit, në shkollë …

Dhe pastaj?

U zhgënjeva.

Për çfarë?

E di ç’notë kishte djali në letërsi?

Dhjetë!

Gjashtë,thuaj, m’u përgjigj shoku, tepër i mërzitur.
Si gjashtë?

E pamundur! Ta ka dhënë gabim mësuesja kujdestare notën e djalit. Ta them unë…, e ka ngatërruar me ndonjë nxënës tjetër të dobët, në listën e nxënësve të dobët…
Ashtu mendova dhe unë, por jo. U takova dhe me mësuesen e lëndës, Hënën që mbahet më e mira në lëndën e letërsisë.

Ç’të tha?

Ç’të ,më thoshte…

Djali yt vjen i papërgatitur në orën e letërsisë. Ja këtë më tha. Ç’të thoshte tetër. Dhe unë i marri gjithë siguri, prisja të më thoshte se është fenomenal. Por …

Si është e mundur?

Si është e mundur thua ti, po ik e pyet mësuesen…
Nuk m’u besua. Mendova të bisedoja vetë me të, pasi e kisha kolege. Dhe bisedova Hëna Briun.

Hëna, jam kurioz të di se si e ke Lirak Drizarin në letërsi, se e kam shok babanë e tij dhe e pashë të mërzitur për ecurinë e djalit në mësime.

E kam të dobët Lirakun, më tha.

Të dobët, Lirak Drizarin…?

Po, po Lirak Drizarin !

Si është e mundur?

Nuk di të analizojë, të komentojë një pjesë leximi, një poezi. Nuk dallon lirikën nga epika, temën nga subjekti…, nuk nxjerr qëllimin, idetë e pjesës … Edhe figurat stilistike s’i gjen si duhet. Nuk dallon krahasimin nga metafora, metoniminë nga sinekdoka, humorin nga sarkazma, komiken nga grotesku, litotën nga hiperbola…
Si është e mundur. Hartimet e tij janë gjithë figura. Nuk e ke vënë re. Madje e ngarkon si tepër me figura. I përdor dhe si dallon? E çuditshme! Pastaj ai lexon romane, tregime, poezi; e kam gjetur vetë duke lexuar “Iliadën, Odisenë”, Eposin e Kreshnikëve… e, s’qënka në gjendje të bëjë analizën e një cope leximi? Pastaj një nga qëllimet e letërsisë, ky është: ta bëjë nxënësin të lexojë, apo jo?

Jo vetëm të lexojë, por edhe të dijë të lexojë, apo jo?
Natyrisht, natyrisht…, i them.

Ti mendon se jam e padrejtë me të?

E padrejtë, nuk je, por…, mbase je e pavëmendshme. Bisedojmë për një nxënës me talent të jashtëzakonshëm. Të paktën kështu më duket mua. Nuk kemi qëllim as të mburremi as të fyejmë njëri-tjetrin. S’e besoj që Lirak Drizari të mos dallojë karakteret apo personazhet, gjersa siç më thua ti, ai i karakterizon shokët e klasës, me emrat e personazheve të librave.
Mirë, mirë, por kur ngrihet në mësim nuk e ka këtë aftësi. E kam vënë re, që lexon shumë, madje edhe e tregon këtë, kërkon të bëjë përshtypje, jo vetëm te shokët e klasës, por edhe te mësuesit… Ai ëndërron kurorën e mbretit midis krijuesve të rrethit letrar të gjimnazit, pa dalë ende nga veza… E di, më tha, kolegia, kam parë një karikaturë në një revistë të huajë e cila ilustron mendimin që sapo të thashë për Lirakun. Më bëri shumë përshtupje ajo karikaturë e cila paraqiste një zog të sapo dalë nga lëvozhga duke shkruar në kompiutër autobiografinë. Karikatura kishte marrë çimin e parë në një konkurs ndërkombëtar të karikaturës. Nuk ka çudi që edhe Lirak Drizari, nxënësi im dhe djali i shokut tim mund të fillojë të shkruajë nesër autobiografinë, në mos e ka filluar, pa dalë ende nga lëvozhga.

Si është e mundur? Siç po dëgjoj, ti e hetoke thellë, madje tepër thellë dhe hollë, hollë, gjersa nuhat synimet e tij dhe etjen për lavdi. S’ka mundësi që ai të ketë synime të tilla në stadin e tanishën të krijimtarisë dhe të rritjes së talentit të tij poetik…

Ka si s’ka…!

Ti e ke lexuar Ovidin, ju kujtohet, besoj, poezia e tij «Pingmalioni» i cili si skulptor që ishte gdhendi një figurë gruaje në fildish të bardhë me bukuri të epërme. Dhe si e përfundoi ra në dashuri me atë figurë të gdhendur me dorën e vetë. Ka të ngjarë që dhe Liraku të dashurohet me ndonjë poezi a libër të tij me bukuri të «epërme»

Kështu, koleg siç thotë Shopenhauri, edhe te skllavi më i humbur fle ndjenja për pushtet.

Ç’hyn Lirak Drizari, te Pigmalioni i Ovidit e te skllavi i humbur tek i cili fle etja për pushtet ?

Hyn, si nuk hyn? Tani për tani tek Lirak Drizari fle ndjenja për t’u dukur, midis krijuesve të rrethit letrar të gjimnazit…

Ja ç’më ndodhi një ditë me të në orën e komentit.

Ndërsa unë po shpjegoja mësimin, Lirak Drizari, nuk po tregohej i vëmendshëm në mësim, por bisedonte me shokun e bankës.
Edhe ti, Ilir…?, i thashë unë, s’tregon interes për komentin? .
Edhe ti, Brut…, nëpërdhëmbi ai.
Çfarë, çfarë ?, i them.

Edhe ti, Brut…, përsëriti klasa shprehjen e Lirak Drizarit.

U përpoqa të qeshja me zor para nxënësve… Ç’të bëja. Dhe ia mbajte vëth në vesh besoj?, i them.

Por kolegia ime Hëna Bariu duke qenë kunata e një zëvendësministri të…, mbahej mësuesja më e mirë e letërsisë nga drejtoria e shkollës, nga inspektorët, seksioni i arsimit, nuk duronte jo vetëm kritikë, por as edhe vërejtjen më të vogël, pa le pastaj të duronte rromuzet e nxënësve, sidomos romuzet e Lirak Drizarit. Ajo ishte lulemosprek. Dhe kur në një orë tjetër letërsie, Lirak Drizari i tha profesoreshës se, kishte zogj që fluturonin gjithë jetën mbi këneta dhe s’ndoteshin kurrë, kurse në klasën tonë, profesoreshë, ndotesh për dy sekonda…
Mësuesja e kuptoi që Lirak Drizari tha diçka të sapolexuar në ndonjë libër. Por dhe jo vetëm të sapolexuar, por edhe të dëgjuar me siguri nga gjyshi i tij kulak dhe daja i tij i burgosur politik. S’e trazoi…, por edhe këtë ironi apo romuzë, ia mbajti vëth në vesh.
Nuk është e lehtë, më tha kolege Hëna, të zbulohet talenti, e kuptoj. Por nuk mjafton vetëm zbulimi i talentit. Ka edhe diçka përtej talentit që duhet dalluar apo zbuluar thellë, madje shumë thellë. Nuk po kuptoja se ku donte të dilte me këto thënie, i thashë shokut.

Ç’të ishte kjo diçka mbi talentin?
Ta them unë ç’është, tha babai i Lirakut. Ajo e ka fjalën për gjyshin e djalit tim që u shpall kulak, sepse s’mbolli pambukun e planifikuar nga shteti dhe, për dajën e burgosur, vetëm e vetëm, sepse i tha kokëkungull vëllait të sekretarit të parë të komitetit të partisë… I kurdisën një gjyq politik dhe e dënuan me gjashtë muaj burg.
Që atë ditë, kur mësuesja e letërsisë i tha Lirak Drizarit: Çohu në mësim ti p-e-o-t duke e deformuar me qëllim emrin poet, nxënësit e klasës kaq deshën. Që atë ditë, Lirak Dizarit s’i thoshin më poeti i klasës, por p-e-o-t-i ei klasës. Lirak Drizari i cili bënte, gati çdo ditë dy orë rrugë në këmbë për të ardhur në gjimnazin e qytetit dhe, nga nxitimi për të qenë në orar, futej në klasë me çizmet gjithë baltë duke lënë përshtypjen e një derdimeni, çyryku… Hartimet e Lirak Drizarit profesoreshë Hëna, i quante marrëzira, çartje sidomos hartimin, për pranverën, ku pranverën ai, e përshkruante si një lejlek me krahë të kaltër e me këmbë të blerta. Dhe në një hartim tjetër: «Qeni i kufirit» , qeni përfytyrohej si një flakë me katër këmbë që ecte e lihte me ulërima bojëportokalli… Skandal, thoshte profesoreshë Hëna para klasës dhe para kolegëve të gjimnazit, për hartimet e çartura, me fantazi borgjezo-revizioniste, të nxënësit “çyryk”, Lirak Drizari…

Mirë, i thashë, koleges si nëpër dhëmbë, pa guxuar ta mbroja hapur me zë të lartë, talentin e nxënësit të «çartuar», «çyryk», siç e quante mësuesja e letërsisë, flisni si të doni ju kolege, por Lirak Drizari, nuk është pa gjë… Përkundrazi,… Por kur nxënësi i hartimeve «skandaloze», do të bënte bujë me ciklin poetik «Pranvera me krahë të kaltër dhe këmbë të blerta, botuar në faqen letrare të gazetës «Zëri i rinisë» dhe Drita, vetëm atëherë profesoreshë Hëna, më «kompetentja» në gjithë gjimnazin mes profesorëve të letërsisë, do të kuptonte se skandaloze kishin qenë vlerësimet e saja, të shokëve të saj mediokër të lëndës së letërsisë dhe jo hartimet e poezitë e afishuara në gazetën «Letrari i ri» të shkollës. Ndonëse çizmet, Lirak Drizari, i kishte me baltë, hartimet i kishte brilante, tretur në ar e gatuar me dritë. Ai do t’i superonte të gjithë talentet poetike që kishin dalë nga gjimnazi ynë gjatë gjithë historisë së tij. Në fillim të vitit të katërt shkollor, një cikël tjetër poetik i Lirak Drizari, botuar në revistën letrare artistike «Nëntori», bëri bujë të jashtëzakonshme në qarqet letrare dhe, kritika serioze e vlerësoi si një cikël poetik që lajmëronte ardhjen e një Esenini shqiptar. Dhe nuk vonoi, pas botimit të këtyre cikleve të bujshme, Lirak Drizari, përgatiti përmbledhjen poetike me poezi të shkruara gjatë viteve të gjimnazit; e dërgoi për botim në shtëpinë botuese «Naim Frashëri» në Tiranë. Libri doli nga shtypi në prag të mbarimit të vitit shkollor dhe u prit edhe më me bujë se gjithë poezitë e botuara gjatë viteve të gjimnazit. S’mbeti gazetë pa shkruar e pa bërë vlerësime sipërane për librin poetik «Vdekja e verdhë e gjetheve», të Eseninit të gjimnazit Lirak Drizari. Poezia e tij: Unë jam i pari në të përpjetë, /Ai ma merr në kthesë. Pikërisht kjo bujë, do t’i kushtonte mjaft poetit që po quhej Esenini shqiptar. Ç’shtë ky, nga na doliky Esinin, thoshin poshtë e lart Murrashi, profesori komunist i letërsisë që shkruante bejte në dakortësi me Hëna Bariun mësuesen më «kompetente» të letërsisë në gjithë gjimnazin. Ky Esenin i gjimnazit siç e quajnë disa liberalë, Lirak Drizarin, kullot në ligatinat e poezisë dekadente, borgjeze, revizioniste, thoshin korridoreve dhe zyrave të komitetit të Partisë dy mësuesët e letërsisë: Hëna Bariu së cilës nxënësit i thoshin «Moçoku me cizme», meqë ajo ishte e shkurtër, shadole dhe, Murrah Librazhjoti që nxënësit e thërrisnin «Kafka rrezik vdekje» meqë ishte pa mish në faqe e i ngjate asaj kafkës «Rrezik vdekje» që vendosej në shtyllat e tensionit të lartë të cilat lajmëronin njerëzit që të mosi zinte korrenti.

***

Po flitej se libri i poetit të ri do të kritikohej me porosi nga lart në rrethin letrar të gjimnazit, për nxirje të realitetit, për formalizëm e dekadentizëm. Drejtori i shkollës kishte marrë sigurinë që anëtarët e rrethit letrar të gjimnazit, të mos druheshin, por ta kritikonin ashpër, poetin e ri me biografi të keqe i cili pa dalë mirë nga lëvozhga e vezës cicërinte lart e poshtë se në moshën 33 vjeç, në moshën e Krishtit, do të merrte çmimin nobel. Ju do të keni përkrahjen e Komitetit të Partisë të rrethit dhe personalisht të sekretarit të parë, u thoshte 10 anëtarëve më të «talentuar» të rrethit letrar të gjimnazit, drejtori i gjimnazit së bashku me profesorin që shkruante bejte. Pse t’i bëhet bujë, pikërisht nipit të kulakut, daja i të cilit, i quante komunistët, kunguj pa fara, iu kishte thënë sekretari i parë i komitetit të partisë drejtorit dhe profesorit, poet bejtexhi që kishte filluar të shkruante një roman drejt e në makinën e shkrimit duke e dakteligrafuar me një gisht. Në të vërtet, daja i poetit të ri Lirak Drizarit, kokëkungull, i kishte thënë vetëm vëllait të sekretarit të parë të Komitetit të partisë i cili ishte shef i ndërmarrje së Grumbullimit, me të cilin daja i nxënësit dhe poetit të ri Lirak Drizari kishte konflikte pune. Nuk u gjendka një talent nga bijtë e njerëzve tanë, i kishte thënë i revoltuar sekretari i parë i Komitetit të partisë, drejtorit dhe profesorit bejtexhi që ishte dhe sekretar i organizatës bazë të partisë në gjimnaz. Ju nuk e dini, por gjyshi i tij ka djegur me benzinë një partizan në zonën e Dibrës. Lageni me benzinë dhe i vini flakën, kishte urdhëruar ai dytrimat e të tij ballistë. Nuk harxhomë asnjë fishek për këtë kuqo ne… Kaq u desh që sulmi kundër poetit të ri Lirak Drizari, të bëhej pa as mëdyshjen më të vogël dhe mësuesja e letërsisë e cila ndihej e fyer nga poeti dhe nxënësi i saj Lirak Dizari, ishte e gatshme që në dakortësi me kryetarin e Aktivistëve të letërsisë e të artit të Shtëpisë së kulturës, profesorin bejtist Murrash Librazhjoti t’i hiqte stolin nxënësit që po na e bënin Esenin shqiptar… Nga na doli ky Esenin, pikërisht, nga radhët e biografikeqve thoshte gjithandej me habi profesoreshë Hëna Bariu, kolegia ime meqë unë përkrahja poetin Lirak Drizari. A të thashë që Lirak Drizari ëndrron kurorën e mbretit midis krijuesve të Gjimnazit? Ai thotë gjithandej se në moshë 33 vjeç sa Krishti, do të marrë Çmimin Nobel? Pra një Pigmalion i ri. E mbaj mend, si nuke mbaj mend se ç’më ke thënë për Lirakun, megjithatë unë nuk jam dakord me ju. Talenti i tij është diell, jo diell që të vret sytë, por diell që t’i hap sytë. Atë e sheh i madh e i vogël. Vetëm qorrat nuk e shohin.

***

Në konkursin e shpallur me rasti e 20 – vjetorit hapjes së gjimnazit, çmimin e parë, një zëri unë si kryetar jurie dhe gjithë anëtarët e jurisë ia dhamë Lirak Drizarit për një cikël me lirika. Çmimet i afishuam në murin e korridorit përballë hyrje së gjimnazit në një afishe, gati dy metra.

Kur e panë afishen me çmimet e shkruara me gërma kapitale, sidomos kur lexuan se Lirak Drizaku kishte marrë çmimin e parë, Hëna Bariut dhe Murrash Librazhjotit iu erën sytë dhe e mbajtën frymën drejt e te drejtori e më tutje, në Komitet partisë…

Mua më hoqën vërejtje si mësuesi se nuk e kisha të zhvilluar ndjenjën e luftës së klasave, kurse Lirak Drizarit ia fshin emrin me bojë të zezë zmalto nga afishja. Në vend të Lirak Drizarit, çmimin e parë drejtoria e gjimnazit ia dha Murrash Librazhjotit për një cikël me bejte për vjelëset e pambukut, mjelëset e lopëve, rritëset e pulave, gicave…

Ja këto janë vjersha për çmim të parë, tha mësuesja e letërsisë dhe jo ato izmat e Lirak Drizarit. Pse për bijtë e kulakëve e organizoi konkursin partia dhe drejtoria me rastin e 20-vjetorit të hapjes së gjimnazit «4 dëshmorët», tha me pompozitet, drejtori.

***

Në gjimnaz u përhap fjalë se libri poetik «Vdekja e verdhë e gjetheve» i poetit të ri Lirak Drizari, ende nxënës maturant, e shihte realitetin me syze dielli, një libër që nxinte realitetin e ndritur socialist… Komunistët e gjimnazit, me porosi nga sekretari i parë i komitetit të partisë, kurdisën një mbledhje autodafe, të tipit mesjetar, me dhjetë anëtarët më të «talentuar» të rrethit letrar të shkollës, ku, me porosi nga lart, libri të kritikohej si libër me gabime të rënda ideologjike, pse jo dhe politike e të hidhej poshtë, të dërgohej në fabrikën e letrës në periferi të qytetit, që të bëhej karton; të propozohej nga krijuesit e rinj të «talentuar» të gjimnazit që poetit të ri, të mos i jepej e drejta e studimit për në Universitet, por të dërgohej në kooperativën bujqësore më të skajshme të rrethit, që t’i hapte sytë e t’i bënte katër e ta shihte mirë jetën e re socialiste që gëlonte atdheut gjithandej..
***Ta mora më qaf djalin, i thashë shokut tim Halil Drizarit. Djalin e mori më qafë talenti i vet, tha shoku, më futi krahun dhe u ulëm në kafe «Darsia».

A më ke thënë se talenti është një durim i gjatë?

Po, të kam thënë!

Unë nuk e di se sa talent ka djali im, por di që ai durimin e ka të gjatë, shumë të gjatë. Dhe unë si baba besoj se djali im do të bëhet një Esenin shqiptar, gjersa këtë bindje e keni të gjithë ju krijuesit dhe profesorët e tij dashamirës…2010/

Filed Under: LETERSI Tagged With: ESENINI I GJIMNAZIT, Faslli Haliti, Tregim

FERDINAND KOÇI NJË ARTIST NDËRKOMBËTAR NE ANGLI

December 2, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia*/
 1.Një kulturë ku sipas studiuesve  është formuar  nëpërmjet një procesi të gjatë  por në  ndërveprim me kulturën e popullësisë përreth tyre,kultura rome ka përshkruar një udhëtim të gjatë nëpër  llaftari, dimërore.Pra copëra, rrëzimi ka ngjarë. Dhimbje,lotësh midis, harrimi në fund.Romët, komuniteti ku jetojmë gjatë sëbashku në të njëtën diell.Por,gjithmonë ,në cdo regjim të përcmuar. Kush i ka njohur romët ka kuptuar se nga buronë edhe shpirti artist i tyre.Ata janë mjeshtër të  vërtetë muzikës dhe artit .Ata nuk krijojnë artificializma, por  shpirti i tyre prodhon art,ngase vetë në thelb ata janë artistë të mirfilltë.Ata ose bëhen ose nuk bëhen artistë,ata ose  bëjnë arte ose nuk bëjnë fare.Prandaj edhe kultura rome ,sipas  Elena Marushiakova & Veselin Popov: përbën një variant të veçantë etnik të kulturës evropiane. Kjo është e barabartë me ato të të gjitha kombeve të tjera evropiane, dhe si i tillë është po aq unik dhe të veçantë si asnjë prej tyre.Kultura rome është një pjesë e traditës së përbashkët kulturore evropiane. Pas rivendosjen e komuniteteve rome nga Evropa në pjesë të tjera të botës, ndërveprimi i ri erdhi në ekzistencë dhe karakteristikat shtesë janë mbivendosur, në këtë mënyrë si rezultat mund të shohim një subvariant  të re të pandryshueshme…
2.Një artist shqiptar nga ky komunitet është Ferdiand Koci.Gypsy Roma Traveller Leeds e ka përfshirë biografinë e Ferdinandit mes artistëve të tjerë  të shquar në Evropë.Eduart Koci,vëlla me  Ferdinandin më ka rrëfyer  për ekspozitat e hapura në disa vende të ndryshme të Evropës. Ferdinandi në hapjen e ekspozitës së tij të parë  në Mbretërinë e Bashkuar në Leeds, si pjesë e festimeve  . Ferdinand Koçi në Grand Finale GRTHM në LeedsHe ka përfunduar shumë vepra të ilustrim për libra dhe publikime mbi romët në veçanti.Ai siguroi të gjitha ilustrime për “Burimeve Learning tregimit” Udhëtarët e ‘mendjet e hapura -Rrugët hapur’ dhe  DVD ‘Traveller pari “. Ai flet rrjedhshëm gjuhët :Rromane, anglisht shqipe dhe gjithashtu, frëngjisht dhe disa gjuhë të tjera si italiane dhe polake.
Ai ishte i pari romë i regjistruar në shkollën e artit në Tiranë ,c’praj atëherë ka studiuar në Francë dhe ka ekspozuar gjerësisht në të gjithë Evropën. Ferdinand mund të flasë për jetën e tij si një romë dhe gjithashtu  ka njohuritë e tij të gjera  per  grupimet e ndryshme rome , komunitetet endacake rome,që  ai i  ka takuar në të gjithë Evropën ku ata jetonë. Ferdinand është shumë e interesuar  per të  ekspozuar punën e tij. Puna  e tij e sjell ne arte është një shfaqje në bibliotekë GRTAS Leeds dhe mund të shihet me takim.
 3.Si nisi Ferdinandi në këtë udhë të bukur ,por të vështirë të pikturës mbetet e vecantë për një djalë romë.
Gypsy Roma Traveller: “Ferdinand Koçi filloi të bëjë imazhe në moshën katër vjec nga një pasion për të bërë kështu .Ai i hutuar nga punët e tij të përditshme me lopët i është dashur të shikojë  do të endet jashtë, ndërsa ishte tërhequr nga pasioni .. letër me lapsa apo qymyr. Ky pasion e çuan të bëhet romi i  parë, për të marrë pjesë në Shkollën e Artit në Universitetin e Tiranës, dhe një artist profesionist, kështu  fshihen kontradiktat e përditshme në mes të barazisë socialiste dhe moshës së vjetër margjinalizimi. E megjithatë, se pasioni është në kundërshtim me punën nga e cila ai fiton shumë nga të ardhurat e tij, puna që ai  bënë dhe lëvizjet në pjesë të tjera në studion e tij me një të qeshur të vogël, duke thënë se “kjo është vetëm ilustrim.” Ky është tensioni mes “artit” dhe “ilustrim”, megjithatë , e cila i jep pickim për të copat e tij më të habitshme. “
4.Ekspozita  e fundit  e këtij artisti rom me famë është hapur  në një Galeri me pronarë  Dan dhe Julie kanë varur piktura, printime dhe skulptura te  bëra  nga artisti Koci, përdorimin më të mirë të hapësirës dhe arriti të akomodojë  mbi 40 copë, shumë prej të cilave nuk janë shfaqur më parë. Ekspozita Ndërkombëtare e Artistit  romë në Leeds shprehet ditët e fundit një gazetë:”Artisti rome  me fame ndërkombëtare” .
*Gëzim Llojdia– Ms-anëtar i Akademsië Evropiane të Arteve-Portret i pikturuar nga Ferdinand Koci

Filed Under: ESSE Tagged With: FERDINAND KOÇI, Gezim Llojdia, NE ANGLI, NJË ARTIST NDËRKOMBËTAR

SURJET E KURANIT DHE MASAKRAT E ISIS

December 2, 2015 by dgreca

NGA EUGJEN MERLIKA/

“Por ata që besojnë, pasuesit e Moisiut, pasuesit e Krishtit, Sabejtë, ata që besojnë në Zotin dhe në Ditën e Fundit dhe bëjnë të mira, do të kenë shpërblimin e tyre pranë Perëndisë dhe nuk duhet të ndruhen për asgjë e nuk do të kenë asnjë arsye për t’u trishtuar.”

KURANI   Surja II Vargu 62

   Kaluan dy javë nga ajo mbrëmje e 13 nëndorit 2013 në Paris, që hyri në historinë e fillimit të mijëvjeçarit të tretë me të njëjtën befasi e dhimbje, si 11 shtatori i 14 viteve më parë në Nju Jorkun e kullave binjake. Dy datat i bashkon ngjyra e kuqe e gjakut të qindra njerëzvet që largohen nga jeta, ankthi e pasiguria që mbollën në psikozën e botës, cilësimi si “ndeshje qytetërimesh”, apo më mirë përplasje mes qytetërimit dhe të kundërtës së tij.

Sot njerëzimi përballohet me probleme të kundërshtive të vjetra e të reja, të lidhura me interesa po ashtu të vjetra e të reja, që mbajnë parasysh ndryshimet, por që kanë një gjë me të vërtetë të re : janë të zhveshura krejtësisht nga faktorët ideologjikë, që qenë përcaktues në gjithë shekullin e njëzetë. Lindja e Mesme, me gjithësinë e problematikave të saj të ndryshme, mund të quhet një laborator i politikës globale. Në këtë kuadër e reja më e rëndësishme është dalja e një shteti të ri, e atij islamik, në territoret e dy shteteve të tjerë që, në sajë të zhvillimeve të luftës mbas 11 shtatorit në Irak, me ndërhyrjen amerikane dhe të shkallëzimeve skajore të kundërshtisë mes diktaturës siriane dhe një pjese të popullit të saj, shkaktuan shkërmoqjen e tyre territoriale dhe krijimin e një entiteti të ri. Ky shtet i ri, i panjohur zyrtarisht nga asnjë shtet apo institucion i botës së sotme, por i ndihmuar drejt për së drejti apo tërhorazi nga shumë faktorë, është bërë tani problemi më shqetësues i panoramës së përgjithëshme botërore.

I lindur në një territor të gjërë me popullsi mbizotëruese myslimane që, prej shekujsh, mbetet e ndarë në dy rryma fetare në luftë me njëra tjetrën, me pika riferimi Arabinë Saudite sunite dhe Iranin bektashi, shteti islamik i vetëquajtur “Kalifat” dhe i drejtuar nga një “kalif” i vetëshpallur e i panjohur deri para dy vitesh, Al Bagdadi, ka vënë në qendër të synimeve të tij pushtimin e Perëndimit të krishterë, nëpërmjet luftës kundër “të pafeve”. Në këtë strategji objektivi kryesor mbeten të krishterët, kudo që të jetojnë, por edhe ata popuj myslimanë që mbajnë me ta marredhënie normale shtetërore, ekonomike, politike, kulturore etj. Ushtarëve të tij që, çuditërisht e fatkeqësisht, janë edhe nga Evropa veç atyre nga Vendet myslimane, Kalifati u ka shtënë në kokë idenë se jeta e vërtetë fillon mbas martirizimit, që duhet bëhet duke marrë me vete sa më shumë jetë “të pafesh”, pa asnjë dallim. “Të pafetë”, simbas tyre, janë gjithë ata njerëz të krishterë, apo të besimeve të tjera, përfshirë edhe myslimanë, që nuk pajtohen me “bëmat” e kalifit. Ata duhet të vriten me të gjitha mjetet, në të gjitha mënyrat e pa as më të voglin ngurim. Kuptohet se një mendësi e tillë pjell përbindësha e një praktikë terrori të pafre, “pa din e iman”. Për të hasur të ngjajshmit e tij, duhet të kërkojmë në periudhat më të errëta të historisë njerëzore.

Sot ISIS është mishërimi i terrorit “xhihadist” që, simbas tyre, është “rruga e Zotit”, mbasi kuptimi i fjalës “xhihad” i përgjigjet pikërisht atij termi. Veç ndërlikimeve të interesave ekonomike e politike të rajonit e përbërësve të tij së bashku me përkrahësit e tyre, mendoj se thelbi i çështjes lidhet edhe me konceptin e mësipërm. Sa i përgjigjet së vërtetës interpretative të Kuranit teza e Al Bagdatit është një gjë tepër e diskutueshme. Ka vargje të Kuranit që, të marra të shkëputura, mund të jenë prè e interpretimeve skajore të rrymës vahabite, duke ushqyer idetë vrasëse të grupit drejtues të Rakës.

“Luftojnë për çështjen e Zotit ata që shesin jetën e këtushme për të blerë atë të përtejmen. Çfarë shpërblimi të madh do t’u japim, edhe nëse vriten edhe nëse fitojnë, atyre që luftojnë për çështjen e Zotit.” Kështu shkruhet në vargun 74 të surjes IV të Kuranit. A mjaftojnë vetëm këta dy rrjeshta për të përligjur serinë e pafund të masakrave të ISIS, ku Parisi dhe Bamako janë të fundit shfaqje të tyre të llahtarëshme? Kurani ka një larmi të pafund mesazhesh që anashkalohen nga arkitektët dhe idhtarët e terrorit, të cilët synojnë me të gjithë mjetet të shkaktojnë një përplasje epokale ndërmjet dy besimeve më të përhapura në botë, asaj islame dhe asaj të krishterë. Një synim i tillë bie ndesh kryekëput me mësimet e Kuranit, i cili shpesh vë në dukje rolin e Krishtit apo të Shën Mërisë në vizionin epror të Zotit. Ja çfarë thuhet në surjen e III, në vargun 45 : “Kujto kur Engjëjt thanë : o Maria, Zoti të jep lajmin e gëzueshëm të një Fjale prej Tij. Emri i Tij do të jetë Jezu (Isà) biri i Maries. Do të jetë i ndritshëm në këtë botë e në tjetrën e do të jetë pranë Zotit.” Si mund të pajtohet lufta e ISIS kundër botës së krishterë, kur fjala e Zotit, e shprehur në Kuran, bën një vlerësim të tillë për figurat kryesore të krishterimit ? Si mund të përligjen vrasjet masive të njerëzve të thjeshtë n’Evropë apo në Vendet myslimane, madje edhe në vetë tempujt e Perëndisë, në faltoret ku njerëzit luten, në xhamitë apo në kisha ?

“Ai që vret me dashje një besimtar, ka ndëshkimin e tij në Xhehnem, në të cilin do të qëndrojë përjetë. Përmbi të është zemërimi dhe mallkimi i Zotit me një mundim të pafund.”, shkruhet në surjen IV, në vargun 93. Në surjen VI, vargu 151, në “Urdhërimet e Zotit”, ndërmjet të tjerash thuhet : “Mos vrisni se Zoti ka ndaluar të vritet, veçse për arsye të drejtë!” Në surjen v, vargu 32, jepet porosia e të Plotfuqishmit : “Për hir të kësaj i kemi shkruar bijve të Izraelit se ai që vret një njeri pa e shkëmbyer me një tjetër njeri të vrarë, ose me një shkatërrim të kryer mbi tokë, është njësoj sikur të kishte vrarë të gjithë njerëzit së bashku. Nëse dikush mban në jetë një njeri është njësoj sikur të mbante në jetë gjithë njerëzimin.” Surja XVll, vargu 33, përcakton vullnetin e Zotit : “Mos vritni njerëzit që Zoti ka ndaluar të vriten, veçse për motive të drejta. Hakmarrësit të atij që është vrarë pa të drejtë ne i kemi dhënë pushtet. Ai nuk duhet t’a teprojë në të vrarë e do të ndihmohet.”

Ishin këta disa prej vargjeve të Kuranit të cilët, me gjithë qartësinë e tyre, më duket se kanë nevojë për një sqarim nga ata që merren me studimin e tij e që kanë autoritetin për të shpjeguar mesazhin e tyre. Çështja e interpretimit të doktrinave fetare, më shumë e Islamizmit, është bërë mjaft e mprehtë në njëzet vitet e fundit, kryesisht në dy më të fundit, si pasojë e strategjisë t’ashtuquajtur “xhihadiste”, që synon të shkaktojë sa më shumë viktima të pafajshme, nëpërmjet dhunës së armatosur, në pjesën më të madhe të rasteve, vetëvrasëse. Bëhet ende më urdhëruese kjo kërkesë, kur këta krime masive fillojnë me shprehjen “Allah i akbar” (Zoti është i madh) e paraqiten si një vënie në jetë e vullnetit të Tij.

Është e vërtetë që besimi mysliman nuk ka një hierarki të përcaktuar si ajo e besimeve të tjera, sidomos të krishtera, por ka autoritetet më të larta në të gjitha bashkësitë islame, si në Vendet myslimane edhe në ata të mërgimit. Këta autoritete, përballë veprimesh terroriste që rrezikojnë të kryhen çdo ditë “në emër të Zotit”, mendoj se e kanë për detyrë të ngrenë zërin e tyre, jo vetëm për të dënuar dhunën, por edhe për të argumentuar se doktrina e Kuranit nuk e nxit atë. Kjo kërkon edhe shpjegimin e atyre thënieve që mund të interpretohen si urdhëra t’Allahut për t’a ushtruar atë. “Arsyeja e drejtë “ apo “motivet e drejta”, të cilët vargjet e Kuranit i quajnë justifikuese e të ligjëshme për të vrarë, duhet të jenë të përcaktuara mirë e qartë, pa lënë shteg për keqkuptime, akoma më keq për ligjërim të krimeve.

Këtë duhet t’a bëjnë autoritetet fetare myslimane, duke filluar nga ata më të lartit e atyre Vendeve, nëse duan të shmangin zyrtarisht interpretimin krimnxitës që banditët e kalifatit shpalosin, çdo ditë, nëpërmjet propagandës së tyre në rrjetet sociale. Në këtë drejtim vlen të vihet në dukje një shkrim i Myftiut të Madh të Egjyptit dhe Kryetar i Dar al-ifta al-Misriyyah, Institutit të Studimeve Islamike dhe qendër e Drejtësisë Islame, Shefki Allam, të botuar në sitin internet të Al Arabija, mbas masakrës së Parisit. Është një analizë e thellë e problemit të terrorizmit të shtetit islamik, duke vënë theksin edhe mbi faktin e interpretimit të librit bazë të Islamizmit.

“E gjithë bashkësia islame është në zi, ashtu sikurse i gjithë populli francez, sepse një sulm i përmasave të tilla, në të vërtetë, është një sulm kundrejt gjithë njerëzimit, siç thuhet në Librin tonë të Shenjtë. Kam qënë absolutisht i qartë e pamëdyshje në dënimin e të gjitha akteve të terrorizmit dhe xhelatërisë si ky dhe ritheksoj se Islami nuk pranon por dënon ekstremizmat e çdo lloji….” Një qëndrim i tillë është mbajtur edhe nga autoritete të bashkësive myslimane në Francë e Itali, por mungon nga ana e klerikëve të lartë sunitë të Vendeve të Gjirit….

Ai lloj qëndrimi që i shërben jo luftës por harmonisë mes popujve, në respektin e ndërsjelltë të besimeve dhe mënyrave të jetesës, nuk mund të mos na kujtojë Mbledhjen e Prishtinës që, pak ditë më parë, pohoi vullnetin e autoriteteve myslimane të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë për të dënuar, pa as më të voglin dyshim masakrat e fundit në Paris. Ai dënim shtrihet edhe te të gjithë aktet e tjera kriminale të shtetit islamik, të kryera në Vende të ndryshme të botës, me viktima të të gjitha besimeve e të shumë kombësive, kryesisht në mosha të reja. Në kujtesën e përgjithëshme të gjitha ato meritojnë të njëjtin nderim e shkaktojnë të njëjtën dhimbje. Mbledhja e Prishtinës qe shprehje e ruajtjes së traditës më të mirë të Islamizmit shqiptar, paqësor e atdhetar, faktor paqeje e mirëkuptimi në Kombin tonë, ashtu sikurse edhe besimet e krishtera.

Të gjithë së bashku ndihmojnë në ravijëzimin e një profili kombëtar, të trashëguar nëpërmjet harmonisë së besimeve dhe bashkësive përkatëse, profil që duhet ruajtur e për të cilin duhet të jemi krenarë e ballëlartë.

Nendor 2015                                                                         Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: DHE MASAKRAT E ISIS, Eugjen Merlika, SURJET E KURANIT

Eter dhe bij te ketij shekulli

December 2, 2015 by dgreca

Persiatje per librin filozofiko-letrar “Im Bir “ te  Dr. A. Harxhit /

Nga ILLO FOTO-New York/

Brezat i kane transmentuar njeri tjetrit nje pervoje profesionale dhe jetesore , gjithnje me te dobishme dhe me solide . Ndihmesa e personave te vecante, ne totalin e zhvillimeve njerezore, ka bere qe shekujt te emerohen me emrat ose veprat e tyre te shquara . Fundi i shekullit 20 dhe fillimi i atij 21 , kur dorezohet stafeta e brezit perkates, ka nje ndryshim esencial nga brezat para ardhes . Nuk behet fjale , per zbulime te izoluara , sado te famshme te jene ato . Te tera zbulimet para ardhese jane konkretizuar ne nderhyjen e dores njerezore ne kodin gjenetik dhe ne udhetimet rutine ne galektike , nderthurur me teknollogji komunikimi, qe ndjek shpetesine e drites . Pervetesimi i ketyre teknollogjive kohore perben nje befasi per te dy brezat , aq sa perben dhe nje veshtiresi te re te pa parashikuar te lidhjeve midis tyre . Brezat gjithnje kane mbartur diferenca te kultures , botkuptimit dhe etikes . Njeri brez ka perfaqesuar traditen konservatore , tjetri ka perfaqesuar te rene liberale .  Ndryshimet teknollogjike aktuale , kane marre fuqi sundduse. Ai , qe mbetet i pa ndryshuar, ne situaten e teknollogjive sunduse , eshte njeriu me gjak dhe nerva , qe krijon lidhje shpirterore dhe fizike , duke riperterire jeten pafundesisht. Linja e dorezimit te stafetes , ne brezat para ardhes , ka ndjekur trajektore te ngjashme , nga shekulli ne shekull. Lidhjet e brezave ne kushtet e reja ka qene dhe mbetet nje teme studimore e veshtire dhe me shume debate . Gjeja me e thjeshte e prindit eshte lenia e vlerave pasurore , qe rregullohet me nje akt noterial te zakonshem . Eshte tjeter gje t’i transmentosh brezit tjeter , sot , pervojen profesionale dhe aq me veshtire t ‘i transmentosh pervojn jetesore me permbajtje emocionale . Autori i njohur , doktori Adem Harxhi , ne pragun e 80 vjetorit te tij te lindjes , del perpara lexusit me botimin e nje libri jo thjesht mjekesor , por me permbajtje sociale te nderthur me dashurine per jeten , konsideraten per vdekjen dhe perditshmerine jetesore te te dy brezave , qe ballafaqohen kete fillim shekulli . Libri titullohet “Im Bir “, eshte me permbajtje thjesht filozofike dhe eshte shkruar me nje stil letrar te admirushem , qe i ben te tere lexusit te jetojne me pulsin e problemeve jetesore , qe pershkruan autori . Mund te kishte gjetur nje titull tjeter , me pompoz , por ky pompozitet do ta bente librin me akademik . Do t’i ngrinte mardheniet midis prinderve dhe femijve , duke i zyrtarizuar ato pak marrdhenie emocionale , qe kane mbetur pa u trazuar . Komunikimi i brezave eshte i lindur . Librat vetem i lemojne ose i ashperosojne mardheniet kongjenitale . Brezat natyralisht mbeten bashkepunus , kur ruhet intimiteti , jasht teorizimit akademik dhe membranave kompjuterike te pa depertushme . Brezat jane dhe do te mbeten prinder dhe bij . Skemat e tjera jane perjashtuse.

Subjekti i gjithe librit permblidhet ne nje fjali te vetme : Jeta ka triumfuar dhe do te triumfoi   edhe kur eshte e kercenuar skajmserisht nga vdekja , qe jo rralle behet ndihmese e saj . Mjeket jane roje te jetes , te armatosur me shkencen kohore , qe gjithnje fiton teren mbi te panjohurat e natyres . Natyra eshte kecenuse aq sa eshte aleatja e jetes . Aftesia e mjekut eshte te gjeje racionalen ne jete . Dhembja dhe vdekja rrine kercenushem kundruall jetes     te fshehur me fanatizem nga injoranca , pakujdesia , dembeleku dhe pa pergjgjshmeria e mjekve , qe shkelin me dhe pa ndergjegje betimin e Hipokratit .

Te gjitha shoqerite dhe kulturat jane shprehur se mjeku dhe gjykatesi jane profesione shoqerisht te vecanta . Jane shume afer hyjnores , por statusi i tyre eknomik rregullohet nga shteti si dhe edhe nga aftesite e tyre menazheriale dhe profesionale . Ne c’do shtet mardheniet e tyre me shoqerine dhe manifestimi i aftesive te tyre , eshte specifike   per c’do komunitet .

Mesazhin e mjekut model , si sherbestar besnik i popullit , na i ka dhene autori , Dr. Adem Harxhi , ne librin e vet mjekesor –filozofik , me tiullin sinjifikativ , “Im Bir “ .   Mbi kete liber ,   jam duke shprehur  mendimin tim modest , per problemet themelore , mbi te ciliat libri ka hedhur drite . Libri na jep shume mesazhe , per brezin e ri , qe merr stafeten e vijimit te jetes njerezore .

Brezi i ri ka ndryshime rrenjesore ne mentalitet dhe edukate , nga te tere brezat para ardhes . Jetojme ne kohen e teknollohjise me te sofistikuar te historise . Te tera shkencat kane arritur kulmin zhvillimor , madje edhe shkencat mjedisore , qe kercenojne jeten me ndryshimet klimatike . Teknollogjia sundon boten me forecen mbinatyrore te elektronit . Njeriu ne shume rraste mbetet rob inferior i kesaj teknollogjie , qe ka hyre ne brendesi te gjenit ultramikroskopik dhe te gjenetikave pa mbarim .

Autori Harxhi , ne librin e tij , u meson lexusve qe te vene teknollogjine ne sherbim te jetes , jo te mbetet jeta ne sherbim te teknollogjise . Kjo rruge eshte e gjate dhe e mundishme , me shume nervore se sa fizike , por eshte e mundur te fitoi jeta mbi vdekjen , e nesermja mbi te djeshmen .

Shqiperia ka qene dhe mbetet vend i varfer . Kete varferi proverbiale e ka pershkruar dhe Migjeni , kur merr pergjegjesite e brezit te ri , per te triumfuar ne shekullin e ri te tij . Shqiperia ka pasur dhe ka mjek , qe e kane kryer detyren me perkushtim te rralle , si F. Shiroka , V. Laboviti , P. Cani, Hoxha , Paparisto  e qindra te tjere , qe kane bere historine e mjekesise shqiptare . Autori i librit , ka qene dhe mbetet nje nga rojet me besnike dhe me te perkushtuar te rujtjes se jetes se njerzve dhe permiresimit te vazhdushem te cileseise se jetes se shqiptarve . Gjthe jeten e tij e ka pershkruar me stetoskop ne qafe dhe syte mbi libra , per t’i hapur shtigje te reja mjekimit te te gjitha semundjeve , qe c’do dekade e me ashper , sulmojne jetet njerezore .

Ne Tetor te ketij viti , Keshilli bashkiak i   Bashkise Gjirokastres e lauroi Dr. Harxhin me certifikaten “Nderi i Gjirokastres “. Dr . Harxhi eshte veprimtar shoqeror . I perket brezit te mjekve shqiptare te shekullit 20 , qe jane pasardhes te denje te mjekve te shquar te shtreses te intelektualve te viteve 30 te shekullit 20 . Doktor Harxhi , ka shkuar vullnetarisht , si mjek ne spitalin e Gjirokasteres , qe njihej si spitali me i ri i kohes, por pa mjeke te shquar . Beri emer si mjek dhe shpejt u ul ne politronin e Drejtorit te ketij institucioni . I shkriu te tera energjite mendore , fizike , drejtuse dhe profesionale , deri sa Spitali i Gjirokastres u be me i famshmi ne vend . Kete nuke them une , por bashkekohesit , qe njifnin dhe mjekesine e shteteve fqinj . Disa te moshuar , te asaj kohe , paten pohuar se Spitali i Janines , ishte i krahasushem  me  spitalin rajonal te Gjirokastres . Te tjere bashkekohes deshmojne , se per raste specifike , ne spitalin e Gjirokastres , kishin gjetur sherim paciente te ardhur nga qarqe te tjera dhe jo pak edhe nga Tirana .

Ne spitalin e Gjirokastres , me shume se barnat , sheroheshe me sherbim korrekt mjekesor , shoqeruar me pasterti organike dhe me kujdes mjekesor te mbeshtetur nga zbulimet kohore te fjales se fundit . Keto kumtoi ne fjalen e saj Kryebashkiakja e Gjirokasteres ne festen , per dhenien e titullit te “ Nderit te Gjirokastres “ , Dr Ademit . Ne fund , ajo vuri ne dieni pjesmarrsit e tubimit , se ne rrastin e dhenies se titullit , antaret e Keshillit u shprehen te tere dakort , pa asnje abstenim . Keshtu do te ndothte dhe po te pyeteshin te gjithe banoret e Gjirokasters , nje per nje . Ky solidaritet nuk eshte as i imponuar dhe as i rrastesishem . Dr. gjirokastrit Adem Harxhi ka merituar per shume kohe dashurine e bashkeqytetarve . Ai vijon te jete nje atdhetar i flakte dhe veprimtar shoqeror i shquar ne Atdheun e origjines dhe ne atdheun e dyte – Amerike .U zgjata disi ne pak momente jetshkrimore te autorit dhe do te vijoj per te permendur te tjera fakte , sepse ai eshte personazh kryesor ne liber . Ai ka marre pjese ne te tera vuajtjet e pacienteve . Eshte e njejta gje te flasi doktor Ademi , ose pacienti i tij . Ky doktor eshte futur ne lekuren e c’do pacienti , qe ka mjekuar . Kete , qe ka bere vete , ju keshillon mjekve te rinj , qe metaforikisht eshte gjithe brezi i ri intelektual i Atdheut .Vlera e sejcilit intelektual duhet te matet sa ka bere per cilesine e jetes te tjerve , pa marre parasysh deshtimet . Te mbajne ne vemendje mesimin e Presidentit Linkoln : “ Ka deshtim te ndershem dhe fitore te turpshme “ .

Libri i dr. Harxhit permban 61 ese , me persona reale . Autori ja ka dale te na japi mesazhe te qarta , per jeten , dhimbjen dhe vdekjen . Te tre keto evenimente jetesore udhetojne se bashku , konkurojne padrejtesisht dhe pabarazisht, per te krijuar , individualitetin njerezor , ku   dy role primare i luajne mjeku dhe gjykatesi. Te tretin e luan vetvrasja , qe jo gjithnje eshte e shperfillur nga ligji , derisa denimi me vdekje eshte i ligjeruar ne shume shtete edhe demokratike .

Personazhi qendror ,  mjeku eshte metafore , sepse edhe punedhenesi , edhe politikani jane mjeke te situatave shoqerore , qe ne shume rraste jane me te egra se vete dhembja fizike . Autori, sic u shprehem dhe me siper ,  eshte shkrire ne te tera esete dhe problematikat , qe shtjellon me nje proze te rrjedhshme , qe mund te emertohet proze filozofike . Keshtu e emetoj une , por ndonje lexus me i specjalizuar mund ta emertoi proze poetike , sepse ka shpirt njeriu , ka jete dhe pathos .

Libri i Dr. Ademit , nga ana praktike perben nje bilnac te pervojes shkencore te brezave parardhes , per brezin e shekullit te teknollogjise digitale . Brezat paraardhes te mjekve , paten mjete dhe aparatura shume me pak se sot . Per te kompesuar kete mangesi , ata ju drejtuan vetes . E gjeten zgjidhjen ne rritjen e perkushtimit ndaj te semurit dhe bene gjithcka te duhur , per kohen . Rritja e moshes mesatare te shqiptarve , ne shekullin , qe lame pas e deshmon se mjekesia shqiptare e atij shekulli u misherua me sukses . Per kete pjese racionale te brezave para ardhes ka nevoje praktika mjekesore e brezit te mjekesise te shekullit te ri me teknollogji te sofistikuar . Sado e sofistikuar te jete teknollogjia kohore , ajo nuk ka lindur ne boshllek . Mjeket e rinj , lipset t’i japin fryme teknollogjise , jo te behen shtojce e saj . Kete fryme , kete perkushtim e gjejne te gatshme nga pervoja e mjekve te shekullit para ardhes . Kemi te bejme me mjekesine , ku shkrihet teknika me biollogjine , ku mjeku duhet te jete katalizatori aktiv .

Libri i dr. Harxhit ehte nje manifest , qe sqaron se si brezat duhet te komunikojne natyrshem dhe ky komunikim nuk vlen vetem , per mjekesine , por per te gjitha specjalitetet . Mjekesia paraprin , sepse permban specifiken e identifikimit me zoin tokesor.

Dr . Ademi shkruan letersi te vertete . Nuk ka personalitet qe nuk ka shkruar letra , por nuk eshte e lehte te besh kete lloj letersie , qe ne c’do rrast ka karakter emocional .

E tere vepra krijuse e botuar e Dr. Harxhit ka ne brendine e vet dashurine per njeriun , ne te tere problematiken , perfshire eliminimin e dhembjeve fizike , te dhimbjejeve shoqerore dhe permiresimin e cilesise se jetes . Libri per te cilin bejme fjale , i stigmatizon te tera keto probleme dhe jep rrugezgjidhjet , ne favor te jetes njerezore .

Doktor Harxhi , nuk rri ullur ne politronin puplor dhe me gishtin tregus , te na rekomandoi per etiken e sjelljes dhe te punes . Ai eshte vete problemi dhe vete zgjidhja . Kete privilegj nuk ja jep vetem mosha , por kariera e shkelqyer profesionale , ne bashkveprim me dashurine per te semurin vecanerisht dhe per njeriun ne vuajtje pergjithesisht .

Jeta , dhimbja dhe vdekja , bashkejetojne krah per krah . Eshte mjeku , qe i jep prioritet njeres prej tyre . Mjeke te te tre kategorive ka ndeshur shume autori , gjat karieres te tij te gjate dhe shume te sukseshme . Kryebashkiakja e Gjirokastres theksoi , ne vijim : “ Dr. Ademi ka qene 25 vjet Drejtor i spitalit tone rajonal . Kjo kohe mbahet mend si periudha , kur institucioni ka arritur majat me te larta si spital rajonal . Ishte spitali me mire ne shkalle vendi . Sa do te deshironim , qe ta kishim spitalin tone , ne nivelin , qe e coi Dr. Ademi 30 vite me pare “ . Nuk ka lexus dhe degjuas , qe nuk u beson ketyre fjaleve , kur ish Drejtori ka kohe , qe gezon pensionin , dhe ka 30 vite , qe eshte larguar nga Gjirokastra , vendlindja e dashur , qe i sherbeu me perkushtim te madh .

Metafora ndihet qe ne titull . 61 esete e librit rrahin probleme te ndryshme , ne te cilat autori merr pjese si te ishin te birit te tij . Biri i tij eshte i te terve dhe te tere jane bijt e tij , kur eshte fjala per te ndare probleme me ndjeshmeri te larte , sic eshte dashuria per jeten . Jetet njerezore jane teresisht individuale , jo vetem biollogjikisht , por kryesisht ne veshtrimin materjal dhe perceptimi emocional .    Shumatoria e ketyre jeteve perben jeten e gjere njerezore brenda se ciles shumfishohet virtuti , me ate ritem , qe shumfishohet edhe vesi . Ketu gjendet autori i librit tone , me keshillat e tij prej ati , veprimtari dhe mjeku . Ai behet pjese e problemi . Vuan bashke me te semurin dhe sherohet po bashke me te .

Boshti i librit dhe e gjithe permbajtja frymezohet nga 3 letra , qe autori mjek ja dergon djalit te diplomuar per mjekesi dhe te specjalizuar per kirurgji . Ne keto tre letra eshte shpalosur gjithe filozifia e komponenteve te jetes njerezore : Dashuria prinderore , semundja , dhimbja , mjekimi, sherimi dhe mbi te gjitha lavdia e heshtur e mjekut .  Qelloi , qe i biri autorit ishte mjek , por keto keshilla i shkojne per shtat c’do prindi ndaj birit te vet dhe vete prindit te madh , qe eshte shoqeria, ndaj brezave te rinj . Keto jane ndjenja qe i ushqen c’do prind , por qe nuk nuk mund t’i materjalizoi me shprehje , si autori mjek i ketij libri te rralle , jo vetem ne lloin e vet , por ne te tere spektrin specifik te ndjenjave : prinder dhe bij.Vlera pergjithesuse e librit “Im Bir “ , dallohet ne c’do faqe , ne c’do paragraf.

Te 61 esete e “Im Bir“, jane letra   te shkruara me proze letrare ne shumicen e herve poetike dhe kur i shmanget perkohesisht formes poetike , fillon arsytimi i thelle filozofik i problemeve mjekesore dhe jetesore te njeriut te vecante dhe te shoqerise se semure . Per fame ,si shkrimtar klasik mjek njifet Chehovi .  Kam kohe , qe nuk kam cfletuar veprat e tij te famshme , por ajo qe kujtoj prej tij jane hyrja ne eshter problemeve te prefta sociale te te gjitha ngjyrave , sepse mjeku nuk eshte teorik . Atij anatomija dhe fizioologjia i duhet qe ta preki dhe ta sheroi organin e ornizmit te semure . I sukseshem eshte mjeku qe konkretizon teorite .Pa dashur te hyj ne paralelizma , qe nuk me pelqejne, Chehovi eshte mjeku i plageve sociale. Nga leximi i librit , qe kemi ne dore , lexusi merr informacion moral dhe social , por meson si te shkruaj thjesht dhe bukur gjuhen e memes .

Dr Harxhi bashkudhetar me kulture te gjithaneshme dhe solide , i rritur ne mjedisin e varfer shqiptar dhe i paisur me talent normal te komunikimit masiv , na ka dhene te shkruar me ngjyra te ndezura shumicen e aspekteteve te dhembjeve fizike dhe socilale si dhe qendrimin e mjekut ndaj tyre . Dhimbjet fizike , qe i eviton mjeku jane organikisht te lidhura me ato sociale , per te cilat mjeku perseri duhet te jete aktiv , per hir te emrit , qe i ka vendosur opinioni shoqeror , si Zoti tokesor .

  • A ke kryer betimin e Hipokratit ?  Pyet autori Harxhi , duhet te jeshe 24 ore ne pune dhe ne gjendje alarmi , por dhe kaq nuk mjafton .

Te ushtrosh mjekesine , nuk do te thote se kryen nje profesion thjesht , per te ushqyer famijen . Kjo eshte detyra , qe duhet konsideruar pas detyres te qenit sherbestar i njerezimit . Te tjerat rrjedhin prej kesaj detyre   sa humane dhe hyjnore . Mbas nje studimi te thelle te teorise , duhet te gdhihesh te shtati i semurit , te mos te bezdisi gelbaza, fryma, gjaku dhe plaga e te semurit . Duhet t’i ndjesh thelle ato , per te mos thene , qe duhet te shkrihesh me to , sepse i semuri te quan zoti tokesor . I semuri te ka dorezuar trupin , por te firmos edhe provimin e veshtire te praktikes . Ai eshte Zoti tokesor dhe qiellor per ty .

Ati gjithnje eshte i ashper me bijte , ne funksion te nje rruge te shtruar drejt mirqenies dhe prosperitetit te femijes, sepse deshiron ne menyre instiktive , qe femija te zhvillohet me shume , se sa prindi, ne te tera drejtimet .  Prindi kurre nuk sundohet nga as nje gjurme egoizmi, ndaj femijes .Kjo fryme permban ne vetvete instiktin drejt zhvillimit te pa nderprere te botes . Eshte fryme e lindur bashke me njeriun , eshte ne ADN e sejciles krijese tokesore .

Biri i autorit te librit mund te ishte edhe pilot , ndoshta   guzhinjer ose arkellog . Ne te tera profesionet autori gjen specifikat e profesionit , per te qene etik dhe i perkushtuar . Sejcili profesionist i ri ose i vjeter , veren udhetimin e gjate te jetes , dhimbjeve dh te vdekjes perkrah tyre . Porosia e autorit eshte nje per te tere : Perkushtohuni , per te zvogeluar agresivitetet e dhembjeve dhe te vdekjes , duke qene zoter te profesionit dhe te shkences , qe lidhet me profesionin tuaj . Nuk mund te quhet profesionist i devotshem , ai person , qe profesionin e shef si mjetein privat te pasurimit individual . Profesioni yt perpara se te jete indiidual , eshte pasuri sociale . Per ta prure deri ketu , eshte sforcuar shoqeria , me shume se ti . Detyra jote eshte te jeshe sherbestar i njerzve ne nevoje . Secili duhet te gjeje pozicionin , per te qene sherbestar i devotshem . Kjo arrihet jo vetem duke degjuar zerin e arsyes , por te stervitesh veten te duash njerzit , te jeshe afer vuajtjeve te tyre , te perbuzesh vdekjn dhe te besh perpjekje per ta bere jeten njerezore sa me te lumtur , ne planetin , qe zvogelohet nga triunfi i teknollogjise .

Libri i Dr . Harzhiit e ve theksin jo vetem ne pergjegjesine e brezit te ri , per te vlersuar pervojen , qe eshte thjesht shkence e aplikuar , por kerkohet , qe brezi para ardhes te ndergjegjesohet se brezi i teknollogjive kohore , zoteron energji dhe dituri shume me te qendrushme .Ne trurin elektronik kohor , jane koncentruar mendimet e shkencetareve te te gjitha shkollave . Askush nuk duhet te behet pengese , qe teknollogjite e reja te kene rrugen e hapur dhe te paster nga konservatorizmi . E arthmja e shendeteshme ka nevoje per frymarrje dhe teren te pergatitur , per te sunduar , ne emer te perperamit dhe te shkences .

Autori ka luajtur ne telat e nervave te trupit me shkathtesine e nje akrobati , duke na sjelle nje veper sa prktike aq dhe shpirterore , per nje nga evenimentet me te rendesishme te jetes . Njeriu , qe mesohet te jetoi ne menyre dinjitoze , e ka me lehte te siguroi nje vdekje po kaq dinjitoze dhe pa dilema . Koncepti per vdekjen , duhet te liberalizohet ne ndergjegjen e njerzve . Vdekja , sipas autorit eshte fundi i udhtimit , jo fundi i botes .

Vdekjen e kane pershkruar poetet dhe mjeket , por keta te fundit gjejne menyren , per ta shtyre kete fund udheetimi , qe jo gjithnje eshte tragjik .

Libri “Im Bir “ , i jep te tera armet , qe perdor mjeku dhe mjeket e tjere sociale , per te triumfuar mbi vdekjen. Autori nuk u imponohet mjekve te rinj . Ata i barazon me veten , ne tera pikpamjet . Porosite e tij te dhena rigorozisht ne esete jane kodi etik pofesional , manifesti i jetes .

Po paraqes disa setenca te nxjerra nga libri , qe analizojme dhe qe ingellojne si ze trumbete ne fanfare :

Ky kirug e mat kohen jo me ore , po me kalendar ( faqe 243 )

Mos u frikeso nga gjaku .Brendesia eshte ngjyrosur me te kuqe ( po aty )

Une u bera doktor , per te mjekuar ata , qe i dua shume , te semuret e mi ,qe me mesuan ,qe c’do te thote te jetosh me me realitetin edhimbjes tende .( 275)

Une dyshoj ne sistemin e edukimit ( po aty )

Perqindja e vetvrasjeve midis mjekve , eshte kater here me e larte se mesatarja e Amerikes. ( f.277 )

Te vetmit ,qe mbeten te ekspozuar ndaj mizeries humane ,jane mjeket.(278)

Mjeku si dhe poeti , eshte ne dispocion te nates ( f. 238 )

Nata eshte e afte te shkaterroi barierat e zemres ( po aty )

Do te kete dite,qe do te pendoheh,pse zgjodhe sirenat,ne vend te melodive.         ( f239)

Keta njerez kerkojne te cvendosin me shume ajer se sa kane vellimin e trupit . ( 239 )

Nuk ka vend per mosbindje qofte dhe te mencur ( f 241)

Do te kalojne pak kohe dhe kirurgjia do te ndaloi (f 245 )

Ti je nje sherbys i mesuar , i dashur , me eksperience , por gjithnje je nje sherbetor (f 246 )

Edhe yjet kur levizin bejne muzike . Harmonizoje kercitjen e veglave dhe frymarrien tende me te semurin ( po aty )

Mjekesia nuk eshte nje shkence ekzakte dhe i semuri nuk eshte nje makine e prishur (f.250)

Shendeti i njerzve nuk mund te normohet , ashtu si prodhimi ne industrine e fasonve .Te semuret duhet ta zgjedhin vete mjekimin e duhur (f 252 )

Me sa shifet nga numrat rendore te faqeve te cituara , une kam zgjedhur nje propabilitet shprehjesh ne nje hapesire shume te kufizuar faqesh dhe pa treguar shume vemendje . Kete ritmike dhe kumbim ka i tere libri “Biri im “. Eshte e habitshme , por eshte e vertete . Ky liber kumbon , prandaj e kam quajtur manifest . Nuk kam gjetur cilesim tjeter me adekuat . Eshte liber qe ka harmonizuar tematiken , stilin e pershkrimit , personazhet qe operojne , per te shmangur dhembjet dhe vdekjen .

Ne faqen 12 te librit , gjendet eseja nr. 3 “Te ngrihemi mbi urrejtjen “ , me nje nen titull sinjifikativ “hakmarrja eshte e embel “ . Kjo ese trajton problemin e ndeshkimit te krimeve te komunoizmit . Ndeshkimi i ketyre krimeve , simbas autorit eshte detyre e shtetit . Falja eshte virtut i vujtjes , por kur krimi eshte ndeshkuar .

Autori e ka analizuar problemin shume thelle nga ana psikollogjike dhe psikoterapike . “Hakmarria , qe ngjan me apetitin , shkruan autori nr faqen 13 , per nga natyra e saj biollogjike , shpesh con ne eksese te gabuara “ . Shkrimet shqip , per kete teme , jane te shumte . Analiza e Dr . Harxhit , me ngjajne me tregimet e At Zef Pllumbit , qe jane sa reale dhe emocionale .Ne faqen 16 te librit , autori shkruan : “Kriminelet me pervese e fillojne jeten si femije te pafajshem” .

Kete liber mund ta shkruante vetem Dr. Harxhi , sepse eshte qytetar bres pas brezi ne origjine , me edukate dhe me kulture . Ka qene nxenes dhe student shembullor , ne te tera fazat e arsimimit te tij . Eshte njeri 80 vjecar , pa asnje kontravajtje etiko- morale . Licensa e tij nuk ka as nje brime ne late . Eshte mjek i ditur dhe di te shprehi qarte , thjeshte dhe artistikisht mendimet , qe mbart .   I qendroj mendimit tim se eshte nga te rrallet  ne Shqiperi i ketyre permasave morale , deri sa dikush nga Ju te me provoje se ka nje te dyte me te tera keto cilesi , qe sipershenova .

Illo Foto / Studjus – NY- Nendor 2015

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Adem Harxhi, Illo Foto, Libri “Im Bir “, persiatje

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 88
  • 89
  • 90
  • 91
  • 92
  • …
  • 94
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT