• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2015

Në Vjenë studentët festuan Ditën e Flamurit

December 1, 2015 by dgreca

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë/
Vjenë, 28.11.2015   Studentët shqiptarë në ambientet Institutit Studentor u festua 28 Nëntori- Dita e Flamurit. Shoqata studentore me sukses po jetëson programin e saj brenda vitit të themelimit të saj në gjirin e së cilës pjesojnëstudentë nga të gjitha trevat shqiptare. Programi filloi me Himnin Kombëtar të kënduar nga studentja, Arta Selimi. Drejtimi i programit u bë nga studentet ArianaSulemani dhe Endrit Xhelili. Në emër të organizatorit përshëndeti e uroi kryetari i Shoqatës Studentore Shqiptare,ArgjentKokalla. “Festa jonë është si rezultat i bashkëpunimit në realizimin e projekteve dhe ideve mes studenteve nga të gjitha trevat shqiptare. Lus të gjithë studentët shqiptarë në bashkëpunim për të mirën e përbashkët” Nga diplomatët studentet i uruan z.ArtenHanku, sekretar në Ambasadën e Shqipërisë. ”Ky flamur i ngritur për herë të parë nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u bë jo vetëm simbol i mbrojtjes së trevave shqiptare, por edhe simbol i mbrojtës së qytetërimit evropian. Një falënderim shtetit austriak i cili e mbështeti në vazhdimësi kombin shqiptar në ditët më të vështira të tij”. FarukAjeti, sekretar në Ambasadën e Kosovës.”28 Nëntori paraqet emëruesin e përbashkët si rrallë në histori: ngritja e flamurit në Krujë nga Skënderbeu, në Vlorë nga IsmailQemali, ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto ngjarje përbëjnë bashkimin, qëndresën e vendosmërinë e kombit shqiptar për liri” Ishin prezent edhe Ilir Islami, sekretar në Ambasadën e Maqedonisë, Anton Marku nga Shoqate e Shkrimtarëve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri. Fjalë rasti mbajti Egin Ceka, studiues e diplomat në Vjenë.” Në 28 nëntor të vitit 1912 ishte një elitë politike e cila ndërmori iniciativë diplomatike në gjithë Evropën për të mbështetur pavarësinë e Shqipërisë.   Kjo rridhte nga veprimtaria pararendëse madhore e Rilindësve”. Ai foli lidhur rreth rrjedhave shoqërore në Shqipëri e trevat shqiptare që nga pavarësia. “Shqiptarët janë evropian dhe çdo konstrukt, kundërthënie mes Shqipërisë dhe Evropës, mes shqiptarëve dhe evropianëve është një kundërshtim në vetvete” . Në vazhdim studentët Visar Kasa dhe Pëllumb Molakukënduan këngën ”Hajredin Pasha”, kurse Arta Selimi këndoi këngën çame “Tumankuqe” e përcjellë në violinë nga studentja çame SaraLalaj.Një recitim i fuqishëm ishte ai i Jeta Jasharit me vargjet poetike “Jam shqiptar”. Studentë tjerë nga kryesia që organizuan mbrëmjen shënjuese ishin: Arbër Qarri Arbër Ahmeti, Mirlinda Gorqaj, ArianaSulemani, Besforta Furriku, MarkMarku, DiellzaSalihu, Durim Jupa, Blerina Osmani, SenadKrajaProgrami përfundoj me koktej rasti nga gatimet tradicionale të kuzhinës shqiptare. Një kohë të gjatë nuk janë prezantuar studentët shqiptarë në Vjenë me kaq entuziazëm dhe organizim të mirë. Shoqata e Studentëve Shqiptar tani jep shpresa në rilindjen e traditës organizative të studentëve shqiptarë që para një shekulli në Austri. Gjithë ambienti fliste me dëshirën e shpresën për bashkimin tonë gjithandej hapësirave ku frymojnë bashkëkombësit tanë.

 

 

Filed Under: Mergata Tagged With: Diten e Flamurit, Hazir Mehmeti, Në Vjenë studentët festuan

EPOKA E PLISIT, 100 VJETORET E DHIMBJES E KRENARISË KOMBËTARE

December 1, 2015 by dgreca

Nga Azgan HAKLAJ/
Ky vit përkon me 100 vjetorët e Konferencës së fshehtë të Ambasadorëve në Londër, vrasjes së Ded Gjo Lulit, vrasjes së kapidanit të shqiptarizmës, Çerciz Topulli dhe intelektualit të shquar Muço Qulli .
Sapo lamë pas 120 vjetorin e lindjes së Ahmet Zogut, burrit që themeloi shtetin modern shqiptar, i cili ishte vetëm 17 vjeç delegat në Kuvendin e Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë.
Kane kaluar vetem pak dite nga 107 vjetori i Kongresit te Manastirit.
Edhe pak muaj na ndajnë nga 100 vjetori i vrasjes së Isa Boletinit. Në këto momente që vendosa të shkruaj këta rreshta për këto ngjarje të mëdha të memories kombëtare më erdhi në mendje betimi i ministrit të Jashtëm të Perandorisë Austro-Hungareze, kontit Berthold : “Nuk do ta heq revolen nga brezi pa e shpallur Shqipërinë të pavarur.”Ai kishte në konsideratë jo vetëm kontributin e shquar që kombi ynë i dha qytetërimit dhe lirisë së Evropës. por edhe realitetin e ri gjeopolitik që do të krijohej në Ballkan dhe Evropë nga shembja e shpejtë e Perandorisë Otomane.
Në krye të betejave të mëdha që janë zhvilluar që nga kundërshimi i Reformave të Tanzimatit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni u vunë strateg e patriotë të shquar si : Binak Alia, Sokol Rama, Rrapo Hekali, Zenel Gjoleka, Hodo Aliu,Tafil Buzi,Dervish Cara.
Këto lëvizje dhe Rilindja Shqiptare ishin preludi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku për herë të parë ata do të startonin me një platormë të qartë politike.
Sylejman Vokshi, Ali Ibra, Ali Pashë Gucia, Omer Prizreni, Abdyl Frashëri, Mic Sokoli, Bajram Curri, Haxhi Zeka, Mehmet Pashë Dëralla janë plejada e parë e ndritur e plisave dhe xhamadanëve të epokës së Lidhjes së Prizrenit, e cila do të pasohej nga një brez burrash mendjendritur si: Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Murat Toptani, Aqif Pashë Elbasani,Naxhip Draga të cilët duke qënë në krah dhe frymëzues të strategëve të mëdhenj si : Isa Boletini, Idriz Seferi, Ded Gjo Luli, Elez Isufi dhe Islam Spahia kurorëzuan me sukses kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1911-1912 dhe ëndrrën për pavarësi.
Në nëntor 1912 Mali i Zi dhe Serbia pasi thyen ushtrinë turke hynë në Kosovë dhe, si dikur hordhitë e Xhengis Khanit, shkatërruan gjithçka me zjarr dhe hekur.Për të kuptuar sado pak përmasat e kësaj tragjedie vlen të theksohet se mbretëria serbe angazhoi në Kosovë 4 armata, pra rreth 230.000 mijë ushtarë të armatosur deri në dhëmbë.
Kundër ripushtimit të ri të Kosovës e ngritën popullin në këmbë viganët e qëndresës Bajram Curri, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Shota e Azem Galica, Ahmet Delia, Sali Rama i Gjorgjevikut, Bedri Pejani, Hoxhë Kadri Prishtina dhe Zefi i vogël. Pushtuesit serbë burgosën trurin e kryengritjes kombëtare Hasan Prishtinën për të sabotuar Aktin e Shpalljes së Pavarësisë.Nga zjarri i betejës me hordhitë malazese kryetrimi shqiptar i shekullit XX ,Isa Boletini u nis me shpejtësi drejt Vlorës me 300 kalorës trima të tij.
Pas marshimit nga Nishi drejt Krujës të Gjergj Kastriotit në nëntor 1443 ardhja në Vlorë e Isa Boletinit dhe gardës së tij është një ngjarje e shënuar me germa të arta në historinë e kombit. Ai u bë mbrojtësi e garanti i qeverisë së parë kombëtare pas 500 vjetësh të udhëhequr nga korifeu i kësaj Pavarësie plaku i urtë Ismail Qemali. Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 nën presionin e Perandorisë Ruse dhe të fqinjëve shovenistë ballkanas lanë gjysmën e trojeve etnike jashtë kufijve të shtetit të ri shqipëtar.
Patriotët e popullit shqiptar nuk u pajtuan kurrë me këtë padrejtësi. Populli ynë ka një proverb profetik “Uji fle, hasmi s’fle”. Traktati i fshehtë i Londrës i vitit 1915 kishte vendosur në parim copëtimin e Shqipërisë në dobi të serbo-grekëve dhe italianëve. Kjo do të kishte kosto jashtëzakonisht të lartë e në kufijtë e të pamundurës. Për të realizuar këtë platformë organizuan eleminimin fizik të prijësave të shquar të luftrave për liri: Ded Gjo Lulit, Isa Boletinit, Çerciz Topullit, Muço Qullit. Kalvari i vrasjeve do të vazhdojë vite më vonë Themistokli Gërmenji, Azem Galicën, Bajram Currin, Elez Isufin, Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin.
Kjo strategji ogurzezë nuk u realizua.Prijësit e lirisë u eliminuan vërtet, por shkuan drejt lavdisë së përjetshme për t’u vendosur në panteonin e kombit. Flakadani i lirisë që ata ndezën nuk u shua dhe udhëtoi si pishtar olimpik drejt Kongresit të Lushnjes, Luftës së Vlorës, Konferencës së Pezës, të Mukjes dhe asaj të Bujanit duke sanksionuar përjetësisht lirinë, pavarësinë e unitetin e atdheut në moton: “Një komb, një histori, një gjuhë, një flamur”.
Nga Marrëveshja e Paqes në Paris dhe marrëveshje e Jaltës, ku pavarësisht se Shqipëria i shpëtoi egzistencës, ajo doli e cunguar dhe ky cungim do të çertifikohej me ndarjen e kombit në pesë shtete.
Shqipëria edhe pse u çlirua nga fashizmi ra në kthetrat e komunizmit për një gjysmë shekulli. Ëndrra e Shqipërisë etnike e Shaban Polluzhës, Mehmet Gradicës dhe Bedri Pejanit që u eliminuan fizikisht dhe e shumë luftëtarëve të tjerë do të mbetej përgjysmë.
Jasharajt dhe Haradinajt janë të fundit të kësaj plejade të ndritur të plisit dhe xhamadanit.
Dy simbolet e shenjta tashmë krahas Atdheut, Flamurit Kombëtar e Gjuhës Shqipe.
Ngadhnimi i ekipit kombëtar të futbollit në stadiumin e Beogradit ku djemtë tanë si matador mbrojtën Flamurin e Skënderbeut përballë demave të tërbuar të kujton Betejën e Termopileve të 300 spartanëve të Leonidhës përballë ushtrive të panumërta perse të Kserksit.
Kualifikimi për në Kampionatin Europian, festimi mbarëpopullor dhe refreni “Me plis në Paris”çertifikon Epokën e Plisit.
Sot, në këtë prag të 28 Nëntorit kundër Kosovës janë hartuar dy marrëveshje: Demarkacioni me Malin e Zi dhe Zajednica me Serbinë, prandaj Unioni Aristik i Kombit Shqiptar fton të gjithë artistët dhe gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e Festës Protestë në Prishtinë të organizuar nga opozita e udhëhequr nga simboli i qëndresës Ramush Haradinaj, i cili vuri në themel të Kosovës tre vëllezërit e tij Luanin, Shkëlzenin dhe Enverin. Ai shkoi në Hagë si dorzan i Pavarësisë të Kosovës. Me betejën e tij të gjatë triumfoi dhe legjitimoi Luftën e UÇK-së dhe të NATO-s për kauzën e drejtë të popullit të Kosovës.
Pikërisht sot është detyrim i çdo shqiptari kudo që jeton për t’u bërë pjesë e mbrojtjes të çdo pëllëmbe të tokës shqiptare.

Filed Under: ESSE Tagged With: 100 VJETORET E DHIMBJES, Azgan haklaj, E KRENARISË KOMBËTARE, EPOKA E PLISIT

Qeveria e Kosovës: Opozita të heq dora nga dhuna dhe ultimatumet

December 1, 2015 by dgreca

-Mustafa:Uroj që në Shqipëri të mos ndodh gazi lotsjellës/

-Projektligj për Investime Strategjike në Republikën e Kosovës/

  Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 1 Dhjetor 2015/ Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës, kryeministri Isa Mustafa, i ka bërë thirrje opozitës kosovare të kthehet në Kuvend, të dialogojë dhe të debatojë, të heq dora nga dhuna dhe ultimatumet.“Unë sot edhe në emrin tim, edhe në emrin tuaj, e ftoj opozitën të kthehet në Kuvend, të heq dora nga dhuna dhe ultimatumet, të dialogojë dhe të diskutojë në Kuvend, dhe opozita të bëhet pjesë dhe të vazhdojë si pjesë e të gjitha proceseve demokratike të cilat janë të rëndësishme për vendin tone”, u shpreh ai.Kryeministri Mustafa tha se, i fton po ashtu “edhe të gjithë dashamirësit tjerë, edhe nga Kosova, por tash edhe nga Shqipëria, qoftë përfaqësues të institucioneve të ndryshme, apo intelektualë, të subjekteve të pavarura, të cilët nuk kanë nevojë të ndjellin asnjë konflikt në Kosovë”.

“Unë uroj që në Shqipëri të mos ndodh gazi lotsjellës në Parlamentin Shqiptar, as në rrugë, sepse të gjithë ne i dimë se cilat kanë qenë pasojat e sjelljeve të tilla të vitit 1997. Dhe po ashtu, konstatoj se eksponentët e asaj dhune nuk mund ta moralizojnë askënd, nuk mund të moralizojnë për demokraci as në Shqipëri dhe as në Kosovë. Ne e marrim përgjegjësinë për gjendjen që është këtu, dhe këtë përgjegjësi e kemi marrë nga qytetarët tanë, dhe këtë përgjegjësi do t’ia referojmë dhe t’ia adresojmë qytetarëve, votuesve dhe demokracisë së vendit tonë”, tha kryeministri kosovar Isa Mustafa.E drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të rregullt, të 61-tën me radhë, sot pasdite, ka miratuar Projektligjin për Investime Strategjike në Republikën e Kosovës dhe vendime tjera të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar, ka miratuar dy vendime për miratimin në parim të nismave për lidhjen e marrëveshjeve financiare për IPA 2014 dhe IPA 2015, për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Marrëveshja përfshinë një fond prej 2 milionë euro, që do të ndahet proporcionalisht në mes të dyja vendeve dhe fuqizon marrëdhëniet fqinjësore në mes të dy shteteve.Në këtë muaj që nisi, javën e ardhshme, bëhet një vit që nga zgjedhja e qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës në 9 dhjetor 2014, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.

 BAJRAMI: PROJEKTLIGJ PËR INVESTIME TË MËDHA NË KOSOVË

Ministrja kosovare e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në një konferencë shypi ka prezantuar Projektligjin për Investime Strategjike në Republikën e Kosovës, i cili sapo ishte miratuar në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, sot pasdite.Ajo tha se, qeveria është shumë e përkushtuar në përmirësimin e ambientit biznesor dhe klimës investive në Kosovë dhe se pikërisht për këtë qëllim e ka ndërmarrë iniciativën për krijimin e një baze ligjore për të negociuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me investitorë.

“Ne qysh në fillim të mandatit kemi vërejtur që Kosova nuk është konkurruese në tërheqjen e investimeve të huaja sa i përket legjislacionit dhe këtë krahasim e kemi bërë kryesisht me vendet fqinje dhe vendet e rajonit. Ata kanë procedura të drejtpërdrejta, shumë të shkurtra dhe tepër konkurruese për tërheqjen e investimeve. Ne kryesisht, me ligjet ekzistuese kemi procedura shumë të gjata për dhënien e tokës në shfrytëzim dhe aseteve tjera, qoftë investitorëve të huaj, qoftë atyre vendës”, tha ministrja Bajrami.

Ministrja Hykmete Bajrami, po ashtu, bëri të ditur se projektligji në përgjithësi përcakton kriteret, masat përshpejtuese dhe lehtësuese, dhe rregullat favorizuese për tërheqjen e investimeve të huaja. “Pak a shumë legjislacione të tilla kanë të gjitha vendet e rajonit. Ligji ka qenë në konsultim publik, në konsultimin e brendshëm dhe në konsultimin e jashtëm, kemi inkorporuar në masë të madhe të gjitha komentet nga Banka Botërore, nga Komisioni Evropian, shoqëria civile dhe organizatat e tjera publike”, theksoi ministrja.

Në mbledhjen e  qeverisë u tha se, Projektligji për Investime Strategjike në Republikën e Kosovës ka për qëllim nxitjen, tërheqjen dhe krijimin e kushteve për realizimin e investimeve strategjike në Republikën e Kosovës.

Ky Projektligj, po ashtu, ka për qëllim të përcaktojë procedurat administrative dhe kriteret për vlerësimin, zgjedhjen, implementimin dhe mbikëqyrjen e projekteve strategjike si dhe procedurat për dhënien në shfrytëzim të pronës së Republikës së Kosovës, për qëllim të zbatimit të projekteve për investime strategjike.

Dispozitat e këtij ligji zbatohen për të gjitha investimet strategjike, që përcaktohen të tilla në bazë të kritereve dhe procedurave të përshkruara në këtë ligj, për sektorët energjetikë dhe minerar, turizëm, bujqësi, industri ushqimore, teknologji industriale, transport, telekomunikacion, arsim, sport dhe rekreacion, shëndetësi, naftësjellës dhe gazsjellës, administrim të ujit dhe ujërave të zeza, mbledhje, deponim, riciklim dhe menaxhim të mbeturinave.

E pyetur në konferencën për shyp lidhur me ndërlidhjen e pronave private me këtë projektligj, ministrja Hykmete Bajrami e bëri të qartë se në këtë projektligj në asnjë formë nuk bëhet fjalë për mundësitë e kalimit të tokës private tek investitorët e huaj apo vendorë.

“Bëhet fjalë vetëm për pronën shoqërore dhe pronën shtetërore. Dhe në rast se prona është nën administrimin e Agjencionit Kosovar të Privatizimit, e kur e dimë se ky është Agjencion që i raporton Kuvendit, atëherë fillimisht qeveria do të kërkojë nga Kuvendi i Kosovës që prona të kaloj në pronësi shtetërore, e mandej i jepet e drejta Komisionit ndërministror dhe qeverisë që të negocioj drejtpërdrejt me investitorët e huaj”, bëri të ditur ministrja Bajrami.

Ministrja, po ashtu, tha se reformat e shumta që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës gjatë këtij viti kanë bërë që të shumëfishohen investimet e huaja. “ Për komplet vitin 2014 kemi pasur 151 milionë euro investime të huaja, ndërsa vetëm për tetë muaj të parë të këtij viti kemi 240 milionë. Duke marrë parasysh që pakoja e re fiskale ka hyrë në fuqi në 1 shtator, ne në fakt presim që deri në fund të vitit të kemi rreth 400 milionë euro investime të huaja”, tha ministrja Bajrami në konferencën për shtyp.

Filed Under: Analiza Tagged With: Mustafa, Opozita, qeveria, Ultimatumet

SPEKTAKLI I BUKUROSHEVE

December 1, 2015 by dgreca

Dorisela KALAJ NGA SHQIPËRIA, MISS FREEDOM OF THE WORLD 2015 ne Prizren/
Ne Hotel PALACE ne qytetin e Mitrovices u mbajte evenimenti i bukurise MISS FREEDOM OF THE WORLD 2015 ( Edicioni i Peste ) nen Patronatin e Agim BAHTIRI ( Kryetarit te Komunes se Mitrovices )  dhe Ardian KAVAJA ( Drejtorise se Kultures se Mitrovices) ne organizim e Shpejtim ZEJNELI Presidenti i gares se bukurise dhe Shoqates se Manikeneve FREEDOM nga Prizreni.
Ne garen e bukurise MISS FREEDOM OF THE WORLD 2015  kane marr pjese 20 shtete nga pese kontinente te botes.
Programi filloi nga Moderatoret Milaim KRASNIQI dhe Lunada METHASANI duke prezentuar Anetaret e Jurise Profesionale qe ishin nga Kosova dhe nga vende te ndryshme te botes.Kryetar i Jurise profesionale eshte Svedai RADOGOSHI -QUMILI .
Programi artistike ishte i begatshem me Ansamblin e valleve nga Mitrovica, Kengetari Sunaj SARAQI, Fitore BERISHA etj.
MISS FREEDOM OF THE WORLD 2015  eshte zgjedhur Dorisela KALAJ nga ( Malesia e Madhe ) SHQIPERIA.
Shoqeruesja e Pare :       Michelle THORELLE nga SUEDIA
Shoqeruesja e Dyte:        Christine STUBERGH nga FILIPINET
Shoqeruesja e Trete:        Luo Yinjun nga TAJVANI
Shoqeruesja e Katerta:    Blerta DOBERLLUKA nga AUSTRIA
MISS PRESS :   Laura SEZN nga FRANCA
MISS FOTOGJENIA:   Michelle THORELLE nga SUEDIA
MISS PERSONALITY:  Jessica Ann BOONE nga KANADA
MISS BEST BODY:   Blerta DOBERLLUKA nga AUSTRIA
MISS INTELEGENCE:Christine STUBERGH nga FILIPINET 
MISS NATIONAL DRESS:    Luo Yinjun nga TAJVANI 
MISS BIKINI:    Eszter ERDOSIN nga  HUNGARIA
MISS IMAZHI:  Jana JOEL nga NORVEGJIA
MISS FREEDOM OF EUROPE :    Dorisela KALAJ nga SHQIPERIA
MISS FREEDOM OF AMERICA:   Simone Patricia FREITAG nga PARAGUAJI 
MISS FREEDOM OF AFRICA:       Mosele MOREMA  nga LESOTO 
 
Organizatori Shpejtim ZEJNELI ka falemenderuar Kryetarin e Mitrovices Agim BAHTIRI, Komunen e Mitrovices dhe DKRS ne krye me Ardijan KAVAJA si dhe stafin e vet Zyri GORDELLA etj.
 
Gjithashtu gjate 2 jave kane takuar Agim BAHTIRI Kryetar i Komunes se Mitrovices, Rasim SELMANI Kryetar i Komunes se DEQANIT, Gazmend MUHAXHERI Kryetar i Komunes se PEJES, Nuhi LLUGAGJIU Drejtor i Kultures ne Komunen e THERANDES etj.
 
MISAT nga tere bota kane vizituar vendet e bukura turistike dhe historike dhe duke promovuar Republiken e KOSOVES NE GAZETAT BOTRORE dhe shtetet e tyre perkatese.
 
Organizatori Shpejtim ZEJNELI e falemenderon sponsoret qe perkrahen garen e bukurise Kompania e derivateve AL PETROL, VIPA CHIPS nga Pestova, Check In nga Mitrovica, Mondial Park nga Sllatina,
Pishina FRESKIMI nga Grejkovci, Agjencia Turistike NDERTIMI nga Prizreni, TV MITROVICA, MITROVICA TOP PRESS, Golden GYM nga Prizreni, Agro TRADE, Radio YLBERI, Kolegji FAMA, Mishtorja SHANTIRI, restaurant RELAX nga Gjakova, Restaurant Ujvara e DRINIT , Hotel INTERNATIONAL dhe Hotel PALACE.
 
Organizatori Shpejtim ZEJNELI deklaroi se ky projekt ka per qellim promovimin e Turizmit te Kosoves, Promovimin e Kultures dhe Trashigimnise se Kosoves dhe Lobimi i Kosoves ne aeren nderkombetare.
Ne kete  gare bukurie ka qene problem ardhja e shume shteteve shkaku i mundeses se Ambasadave te Kosoves ne bote dhe burokracise se dhenies se vizave . 

Filed Under: Kulture Tagged With: Dorisela KALAJ, MISS FREEDOM OF THE WORLD 2015, ne Prizren, nga shqiperia

LASHTËSIA E NJË KALAJE TË HARRUAR

December 1, 2015 by dgreca

Kalaja antike e Qafë në Sulovë/

NGA PËLLUMB GORICA/

Atje në kodrat e Sulovës nën këmbët e malit Tomorr, ku shkëmbinjtë e bardhë reflektojnë nën efektin e rrezeve të diellit dhe një rrugë e vjetër fsheh trupin në mjegull të kohërave, ndodhet kalaja e lashtë e Qafës. Kalaja e Qafës në Sulovë, është një ndër objektet e rëndësishme arkeologjike në trevën e Elbasanit. Ajo datohet si ndërtim i shekullit të VI, të erës sonë, si një ndër kalatë e periudhës së perandorit bizantin Justiniani (526-565, zotëruese në një lartësitë shkëmbore të kodrave të Sulovës,624 m. Teknika e ndërtimit, qëndrueshmëria e mureve, pozicioni ku është ngritur po të marrim parasysh mjetet e sulmit të asaj kohe, dëshmojnë se ishte shëndërruar shekuj më parë në një fortesë ushtarake për popullsinë dhe në ruajtje të nëndegës së rrugës Egnatia. Me copëtimin e perandorisë bizantine në shekullin XIII, të feudalëve në shekujt XI – XII, kalaja kaloi dora-dorës në duart e të huajve. Dy shekuj më vonë ajo zotërohet nga princë feudale të familjes së Muzakajve, të cilët nuk rezistuan dhe kalaja pësoi shkatërrim të pjesshëm prej pushtuesve osmanë dhe u zhduk si njësi mbrojtëse. Pëshpërisin legjendat dhe historitë gojore, për rezistencën ndaj pushtuesëve, sidomos atyre osmane. Duke vijuar më tej, të paraqesim se ç’dëshmohet nga historitë gojore e ç’farë shkruhet për këtë kala nga historianë e studius të arkeologjisë.

                     Pjesë e hulumtimeve arkeologjike

Si barrikadë luftërash ndër shekuj, me sistemin fortifikues e të ruajtur që nga lashtësia deri në ditët tona, Kalaja e Qafës ka tërhequr vëmendjen e historianëve të njohur dhe studiues të fushës arkeologjike,të cilët e kanë shprehur mendimin e tyre. Neritan Ceka një ndër arkeologët më të mirë në Shqipëri në studimet e tij e hedh fjalën shpesh tek kjo kala. Studiusi Aleksandër Meksi në fillim të viteve ’60 ishte hulumtues i territorit arkeologjik të Sulovës. Historiani elbasanas, Dr. Shyqyri Demiri nën shoqërinë e mësuesit normalist nga Sulova, Riza Cërriku, po ashtu kishte vëzhguar ndërtimet dhe territorin e kalasë së Qafës. Në vitin 1987 u kryen gërmime arkeologjike të imtësishme nga arkeologët Ylli Cerova, Riza Hasa e Ardjan Papajani. Studiusi Aleksandër Meksi shkruante se ishte një ndër kalatë e rralla në Shqipëri, e cila i përket kohës së perandorit bizantin Justiniani (526-565). Arkeologu Neritan Ceka në librin “Ilirët’’, faqe 245,citon: “Ajo në atë kohë shërbente për të kontrolluar lëvizjet e ushtrisë armike në luginën e Devollit në Sulovë e më tej për të mbrojtur banorët nga sulmet e papritura të pushtuesëve, të cilët shkatërruan shumë vendbanime. Nga kalaja në raste rreziku shkëmbeheshin sinjale me kala të tjera se siç dihet Iliria ka qënë e mbushur me një rrjet kalash mbrojtëse. Nga pozicioni ku ndodhej kalaja vështroheshin një sistem kalash malore si ajo e Mengëlit, Gracenit, Valshit, Galigatit, Antipatraeas,asaj fushore të Skampinit,e tj dhe sigurisht formonin pjesën lindore të zinxhirit fortifikues për Durrahun si një bazë e fortë e perandorisë bizantine në atë kohë”. Si rrjedhojë e gërmimeve arkeologjike të kryera rezulton se janë zbuluar objekte që hedhin dritë mbi aspekte të lashtësisë së saj, me një inventar arkeologjik mjaft të pasur: vegla pune, shigjeta, mburoja, shpata,stoli, enë prej balte, qeramikë, amfora, pitosa. Fakti më i dritësuar arkeologjik, që vërteton se “Kalaja i përket shekullit VI të erës sonë janë gjetja e 7 monedhave nga të cilat 3 janë të lexueshme. Këto monedha i përkasin periudhës së sundimit të perandorit bizantin Justiniani” (Ylli Cerova “ Iliria ” Nr 2 viti 1987, faqe,165.) të cilat i përkasin shekujve VI, që janë një tregues i zhvillimit ekonomik të trevës. Brenda mureve rrethues të kalasë ka pasur edhe banesa, që kanë shërbyer për luftëtarët e kalasë, familjet e tyre e në raste sulmesh për mbrojtjen e popullsisë. Vendi ku ngrihet kalaja ka formën e një lëndine të vogël. Për historianët ishte një fortesë e fuqishme me pozicion tejet të mbrojtur, e kështu nuk ka pasur nevojë për fortifikim të shumtë,pasi shkëmbinjtë e thepisur në anën perendimore e bënin të pamundur t’i afroheshin asaj dhe kështu e bënin mbrojtur një pjesë terreni. Në lindje e veri kalaja ishte e mbrojtur nga dy rrethime, njeri me një rreth të vogël e muri e tjetri i përforcuar nga një seri kullash. Arkeologu Ylli Cerova një nga studiusit dhe gërmuesit kryesor të saj, në botimin“Iliria”, nr 2,viti 1987, faqe157 shkruan: “Me gjithë pozitën e favorshme strategjike me mure që shkojnë 2. 30- 2. 50 m të trasha, gjatësinë 220 m dhe dy kthesa në kënd të drejtë, të pajisura me kulla, nga ndërtuesit është parë e arsyeshme që për të arritur më tej aftësinë mbrojtëse të kalasë në anën lindore dhe veriore është ngritur një protekizëm, (mur mbrojtës ) ky është larg murit rrethues 10-12 m dhe i trashë 1. 4 m i ndërtuar me gurë të vegjël e mesatar. Ajo është jo më shumë se 110 m gjatësi ”.Studiuesi Aleksandër Meksi në botimin “Arkitektura mesjetare në Shqipëri’’, faqe 36 shkruan: “Mbrojtja e një kalaje ishte në varësi të fortësisë së kullave dhe të mureve të saj ashtu nga vendndodhja e saj dhe forma e terrenit. Zgjedhja e vendit me mbrojtje natyrale ka qenë një nga kërkesat bazë’’. Muret janë ndërtuar me gurë gëlqeror të nxjerrë në vend nga shtresat shkëmbore në trajtë rrasash,gjë që aty gjenden lehtë. Muret e kalasë në përgjithësi sot janë të dëmtuara, të rrëzuara dhe nuk ruhen të plota, me përjashtim të një fragmenti që ruhet mirë me një gjerësi 2. 30 m dhe i gjatë 30 m. Lartësia mesatare në këtë fragment është 2, 5 m. “llaçi që është përdorur ka një cilësi të mirë.Muret dikur arrinin lartësinë 5 m” (Neritan Ceka, “Monumentet “ 7-8, viti 1974, faqe 84). Ndërtimi i kullave në këtë mënyrë nga studiuesit është shpjeguar me goditjen më të madhe që mund të përballonin ato gjatë luftimit.Të pesë kullat shquheshin për forma të ndryshme planimetrike. Kulla Nr 1 kishte formën katërkëmbëshe dhe ndodhej në anën juglindore të kalasë. Kullat Nr 2, 3, 4 forma e tyre ishin trekëndëshe me kulm të prerë që ndodheshin në anën lindore. “Këto kulla kanë qenë me majë të mprehtë, trekëndëshe me kulm të prerë të cilat rrallë janë në kala të tjera në Shqipëri’’, shkruan arkeologu Gjerak Karaiskaj në librin “5000 vjet fortifikime ne Shqipëri’’, faqe 121.Kulla Nr 5 ndodhej në anën perëndimore me formën e shkronjës U. Kalaja ka një hyrje që gjendet në skajin juglindor të saj. Ajo është krijuar si rezultat i ndërprerjes së murit rrethues dhe mbrohet nga kulla Nr1 që ndodhet pranë saj. Element me interes i murit rrethues është një shkallë ngjitje e vendosur 6. 5 m përpara kullës nr 2. Rreth kalasë shtrihej një vendbanim i vjetër dhe i madh, Klosi i Vjetër, gjurmët e të cilit i gjejmë edhe sot. Historinë e këtij qyteti dhe kalasë e ka përshkruar historiani elbasanas, Shyqyri Demiri, në librin“Histori e shkutër e trevës së Elbasanit”, faqe 27 ku shkruan:“…është shfaqur mendimi se këtu kemi të bëjmë ndofta me një qytet mesjetar nën sundimin e Muzakajve, që u shkatërrua më vonë prej turqve, siç thotë edhe legjenda popullore, me qirinjtë e ndezur mbi brinjt e dhive. Për këtë vendbanim interesante është historia e kecit që kalonte nga njëra çati në tjetrën pa zbritur në tokë deri në kala dhe kjo prej dëndësisë së ndërtimeve.

                       Aty ku legjendat pëshpërisin

Si një kala e vjetër, rreth saj pëshpërisin legjenda dhe histori të shumta gojore për rezistencën e luftëtarëve ndaj pushtuesëve. Një histori e njohur tregon qëndresën për të mbrojtur kalanë, kur Arbëria u pushtua nga turqit, e si shumë kala e fortifkime të tjera u shkatërrua.“Hordhitë turke vijnë me mijëra ushtarë për të pushtuar kalanë. Betejë që u vazhdoi ditë e netë me radhë derisa një natë me dredhi ushtarët turq me të gjitha forcat arritën të thyejnë qëndresën e luftëtarëve që e mbronin. Hyrja e ushtrisë së pushtuesëve osman e marrja e kalasë u mundësua nga pjesa e përparme e saj, se pjesa para është shkëmbore. Natën maskuan një tufë të madhe dhish, duke u vendosur në brirët e tyre qirinjë të ndezur dhe i nisën nga perëndimi i saj. Luftëtarët u përqëndruan nga ky krah. Ndërkohë turqit sulmuan nga lindja me forca të shumta, që ishte lënë e lirë nga luftëtarët dhe mësynë në kala, duke bërë gjakderdhje ndër luftëtarët. Pas shkatërrimit luftëtarët dhe banorët u tërhoqën nga kalaja e vendbanimi afër saj, Klosi. Nuk i rezistuan barbarizmave dhe sëmundjes së kolerës, që mori shumë jetë njerëzish, duke e lenë atë në dorë të pushtuesve.” Le të tregojmë edhe këtë legjendë interesante e mbetur në kujtesën e kohës. Princesha e kalasë,që për të mos rënë në duart e ushtarëve turq u hodh nga shkëmbi i kalasë. “Në kohën e pushtimit turk, një pasha turk u nis me taborrin e tij nga Stambolli për të pushtuar toka e midis tyre pushtoi edhe kalanë e Qafës. Princesha e kalasë, Çobanka për t’i shpëtuar turqëve kur e pa se nuk ishte në gjëndje të mbronte kalanë para taboreve të tyre në numër,që e kishin rrethuar “fluturoi” së bashku me mushkën mbi të cilën kishte hipur nga kalaja në një pllakë të gjërë shkëmbore (toponim) Gjurma e Mushkës, dhe mandej në një gropë të madhe e cila mori edhe kjo emërtimin Hurdha e Çobankës. “Thuhet gjithashtu se për të vërtetuar se ky “fluturim” nuk ishte përrallë dëshmonte gjurma që ka lënë mushka mbi pllakën shkëmbore në fjalë. Një histori tjetër gojore tregon: ‘’Prej Ponepthi afër Goricës së Çalës, toponime në lartësitë shkëmbore të Sulovës, çohej uji me qyngje në kala. Kur rrethohej kalaja  sigurohej  dalja ndërmjet një tuneli të nëndheshëm, që përdorej për sigurimin e ujit, ushqimeve, armatimeve në raste sulmesh e luftërash të gjata, që banorët e luftëtarët e saj të shpëtonin.”

Në roje të rrugës “Egnatia”

Afër kalasë së Qafës, në shpatin shkëmbor kalonte një rrugë, që lidhej me nëndegën jugore të rrugës Egnatia,e cila njihet edhe sot si Rruga e Kaurrit. Studiuesi kanë përmendur në botime se Rruga “Egnatia” kishte një degëzim në luginën e Devollit në Sulovë, duke ardhur nga qyteti antik i Apolonisë për në Scampini. Ky degëzim ka lënë gjurmë në hartat dhe dokumente e kohës i cili përfaqësonte një shkurtim, por që nuk duhet të ketë pasur ndonjë rëndësi të madhe dhe përdorim në stinën e dimrit veçanërisht në kohë shirash nga vërshimet e përrenjve, të cilët shëndërronin të pakalueshme në mjaft pjesë të saj. “Mbrojtja e rrugës Egnatia përveç fortifikimeve të qyteteve u sigurua edhe ndërmjet ndërtimit të kalave, të cilat kontrollonin rrugët. Për të kontrolluar daljen e rrugëve natyrore nga lugina e Devollit në fushën bregdetare u ndërtua kalaja e Qafës…”(Neritan Ceka “Ilirët”, faqe 244). Lidhur me itinerarin e saj studiuesi i rrugëve dhe urave të vjetra në Shqipëri Valter Shtylla në librin e tij“Rrugët dhe urat më të vjetra në Shqipëri”, faqe 10 shkruan: “Kjo rrugë që vinte nga Apolonia, pas urës së Kuçit, duke ndjekur anën e majtë të rrjedhës së lumit Eurodakis, (emri i lumit Devoll në antikitet) kalonte luginës së lumit Devoll.

  *         *          *

Kalaja e Qafës, dëshmitare e lashtësisë dhe historisë në trevën e Elbasanit, pas viteve ‘90, është lënë në harresë dhe pak nga pak po shëndërrohet në rrënojë. Vula e shkatrrimit prej agjentëve atmosferike,përpos dëmtimeve nga njerëzit është e dhimbëshme dhe të ngjall një zymti shpirtërore. Heshtja e pushtetarëve dhe institucioneve arkeologjike, si sëmundje e vjetër shqiptare, s’ndihet me indiferencën, por gjurmët e lashta të kalasë s’kanë gojë të flasin.(Ne Foto: lerë Uji në afërsi të Kalasë)

Filed Under: Histori Tagged With: e Qafë në Sulovë, Kalaja antike, Pellumb Gorrica

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 89
  • 90
  • 91
  • 92
  • 93
  • 94
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT