• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2016

Bektashizmi, një histori dhe kontribut për Atdheun

January 17, 2016 by dgreca

Përkujtohet 95-vjetori i Kongresit të  parë të Bektashive në Prishtë të Skraparit/
Nga Skrapari sulo Gozhina/
SKRAPAR – Në një ditë plot diell, të kthjelltë e bukur, edhe pse e ftohët, plot jetë e mirësi, sofra bujare skraparase hapi dyer për t’u zhvilluar një nga ngjarjet më të mëdha në ato vite për gjithë Shqipërinë. Me burra kombi, si baba Tahiri, baba Xhaferri, baba Ali Turabiu e shumë të tjerë, miq e shokë, besimtarë e banorë të thjesht, klerik, baballarë e dervish nga e gjithë Shqipëria e jugut, ajo e mesme e veriut dhe nga trevat e tjera të saj, njerëz të shquar e të ditur, organizuan kongresin e parë Bektashian në fshatin Prishtë më 14-17 Janar të 1921.Për të përkujtuar këtë ngjarje të madhe historike të këtij besimi fetar pas 95 viteve jetë punë e mund, duke kaluar një karvan histori thuajse shekullore,në pallatin e kulturës “Riza Cerova”, në qytetin e Çorovodës, u organizuar simpozium shkencor kushtuar këtij kongresi historik e vendimtar për fatet e ketij besimi dhe të At’dheut. Pjesëmarrës në këtë event të çmuar ishin klerikë të këtij besimi, Dede’ Baba Edmond Ibrahimi, krerë të besimeve të tjera fetare,drejtues të pushtetit vendor, Prefekti i Qarkut të Beratit Fadil Nasufi, ish Ministri Drejtësisë, njëherësh biri i kësaj treve Nasip Naço, miq, të ftuar,klerikë, baballarë e dervishë  nga të gjitha trevat e shqipërisë, besimtarë të qytetit dhe të rrethinave. Si vendi organizator Kryetari i Bashkisë të Skraparit Nesim Spahiu ka mbajtur fjalën e rastit duke uruar mirëseardhjen miqëve dhe të ftuarve në këtë event të madh, si për nga historia dhe nga vendimet e marë në kongresin e parë të bektashive që zhvilloi punimet 95 vjet më parë në Janar të vitit 1921. Mes të tjerash kreu i kësja bashkie citoj: “ Me të drejtë ne sot krenohemi që Teqeja e Prishtës, vendi ku u mbajt kuvendi i parë i Bektashinjëve i mbijetoi kalvarit të persekutimit komunist dhe ju rikthye shkëlqimit të dikurshëm duke u shëndërruar në një objekt të rëndësishëm kulti për besimin bektashi”.
Dede Baba Edmond Ibrahimi – Duke falnderuar pjesmarësin në këtë event sa i rëndësishëm për nga historia po dhe aq i vlefshëm për nga vendimet e tij të marra në momentet kur ka zhvilluar punimet Kongresi i parë i Bektashinjëve i mbajtur në fshatin Prishtë më 14-17 Janar të 1921 mes të tjerash citoj:“Nuk mund të lë pa përmendur edhe baba Meleq Staravecka, baba Fetahu i Backës, e Dervish Iljazi, për kontributin kombëtar që kanë dhënë ndër vite. “Ndërsa organizohet po këtu në këtë trevë simpozium shkencor kushtuar këtij kongresi që hodhi themelet e këtij tarikati, i cili tashmë ka mbi 300 milionë besimtar në të gjithë botën, duke u bërë në këtë rast edhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane me seli në metropolin shqiptar që para 95 vjetësh”., dua të them, se për të arritur deri në ditët e sotme tarikati bektashian ka kaluar një jetë plot ngjarje të mëdha që kanë ndikuar jo vetëm në rritjen e zhvillimit e tij, por edhe pjesmarës dhe ndikues kryesor në ngjarjet e mëdha të kombit, të cilat kanë kërkuar në momente kritike dhe mbijetese, ndimën dhe përkrahjen e këtij tarikati, siç është përhapja e gjuhës shqipe, në mbështetjen e Lidhjes të Prizrenit, Shpalljen e Pavarësisë e disa ngjarje të tjera të mëdha të kombit të shqiponjave ndër shekuj. Ndonse a ka pasur mbështetjen e Kongresit të Lushnjës, ashtu si dhe komunitetet e tjera fetare, për më shumë se gjysmë shekulli, fet që ushtronin besimet e tyre në Shqipëri kanë pësuar persekutimin më të pashembullt në botë nga diktatura e komuniste pas viteve 1967, kur shteti komunist shkatërroi kishat, xhamitë e teqet dhe dënoj, burgosi, pushkatoj dhe internoj e persekutoj klerikë të komuniteteve fetare dhe familjet e tyre. Unë nuk mund të bëj historinë e këtij tarikati, pasi mes besimtarëve kemi dhe shumë historian që punojnë për këtë tarikat, por mundet të them se nga tarikati bektashian janë pushkatuar baba Zylfo Turani, baba Qamil Gëllava, baba Bedri Cakrani, baba Shefqet Koshtani, baba Ali Tomorri, Dervish Ali Kocia, kanë vdekur në qelitë e burgjeve komuniste, Baba Kamber Prishta, baba Myrteza Kruja, baba I. Leskoviku, baba Mehmet Zyka. Ndërsa kanë vuajtur burgjeve e internimeve të diktaturës baba Barjam Mhamutaj, baba Ilmi Kurtesi, dede Ahmet Myftari, Dervish Reshat Bardhi, Baba Halimi Therepeli si dhe persekutimi i familjeve të tyre për më shumë se një çerek shekulli. Por dita e bardhë për të gjitha komunitetet fetare, erdhi dhe kjo e bektashianve erdhi më  22 e mars të vitit 1991, ku dhe u zhvillua edhe ceremonia e hapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me qendër në metropolin Shqiptar, Tiranë, ngjarje në të cilën mori pjesë dhe Nënë Tereza, shqiptarja nobeliste, fjalët e të cilës mes të tjerave janë: “Jam shumë e gëzuar që sot ndodhem pranë jush në këtë qendër fetare, ku humanizmi zë vendin e parë”. Ceremoni që u zhvillua ditën e “Sulltan Novruzit”. Më pas komunitete fetare ushtronin besimet e tyre në krahinat sipas feve dhe të gjitha së bashku në Shqipëri, pasi ndryshe nga vendet e tjera, vendi ynë ka një harmoni të pashembullt mes komuniteteve dhe besimtarëve,   Panorama e këtyre ngjarjeve tregon se edhe besimet fetare në vendin tonë që kanë ndikimin e tyre në zhvillimin dhe diturimin e njerëzimit në përgjithësi duke vënë në radhë të parë Atdheun “Pa Atdhe nuk ka fe”. Një harmoni të tillë fetare në shqipëri ne e treguan dhe në marshimin solid në mes të Parishit në ngjarjet e një viti më parë. Ndaj sot në këtë përkujtim hisorike për nga madhështija dhe vendimet e këtij kongresithem tregohet kudo edhe në këtë sallë supoziumi ku kemi të ftuar pjesmarës nga të gjitha fetë. Me këtë rast dua t’ju përgëzoj dhe t’ju uroj jetë e mirësi si dhe na mëson vetë bektashizmi që të jemi në vllazërim duke buruar gëzime, mirësi dhe bujari në ndimë dhe përkrahje të njeri-tjetrit në gezime dhe në nevojë për të përballuar sfidat që kërkon sot jeta, koha. Amin

Naço – Bektashian – burim frymzimi për bashkjetësën fetare

Nasip Naço ish Ministri i Drejtësisë njëherësh dhe biri i Skraparit në përshëndetjen e tij, mes të tjerash citoj: “Nisur  nga fakti që të gjitha fet në shqipëri janë burim frymzimin për bashkjetesën fetare edhe në botën mbarë gjë të cilën e dëshmuam edhe një vitë më parë me marshimin e katër klerikve tanë në Parisë të Francës një vitë më parë me rastin e njgjarjes tragjike të “charli hebdo” , e them me bindje se data të shënuara si kjo që po përkujtojmë sot janë pjesë e memories sonë, e krenarisë sonë, por edhe obligim e impenjim që ëndrrat e të parëve t’i bëjmë realitet. Ndaj sot dua të falënderoj organizatorët e këtij simpoziumi shkencor, të cilët përkujtuan dhe sollën dhe njëherë në memorien tonë një ditë kaq të shënuar për kombin tonë, kongresin e parë të bektashinjve ku në parim të tyre kishin e kanë “Pa Atdhe nuk ka fe”, thënie kjo që ju shkon përshtat vendit të shqiponjave. Unë jam një nga bijtë e asaj treve që ka punuar dhe luftuar e ka qenë në krah patriotëve, për përpjekjet e mëdha që kanë bërë për të ndrequr dhe çuar përpara çështjet kombëtare, një nga të cilit në ato fillim vite të shekullit 20 është dhe kongresi bektashian në Prishtë. Ai Kuvend i organizuar në atë fshat i ndjerë jo vetëm për kulturë e atdhedashi, por edhe për besimin fetar që në këtë rast është tarikati bektashian. Ajo që dua të them është se në ato vite vendimet e këtij Kuvendi të madh për mëvetësinë e tarikatit bektashian, si dhe sjelljen e Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri, me qendër në metropolin e saj, i kaluan kufijtë e jehonës përtej Ballkanit, Evropës dhe të gjithë botës. Unë kam kënaqësinë dhe fatin të falënderoj të gjithë simpatizantët dhe besimtarët, klerikët, baballarët dhe dervishët, si dhe të gjithë kumtuesit prof. dr. dhe studiues që referuan kumtesat e tyre duke na sjellë edhe njëherë në kujtesën tonë ngjarjen e madhe të atyre viteve në vëmendjen e të gjithëve neve, pasi si bektashian jam i mendimit se të gjitha besimet fetare sjellin fat dhe mirësi jo vetëm tek besimtarët, por edhe tek i gjithë populli. Edhe njëherë ju falënderoj dhe ju përgëzoj për këtë mirësi që i keni bërë në këtë rast Skraparit trevës të tij ku u organizua kongresi parë bektashian në Prishtë dhe të gjithë besimtarëve bektashian kudo që janë në botën mbarë.
Fadil Nasufi – Jam i privilegjuar, që si Prefekt i Qarkut Berat,të marr pjesë dhe të përshëndes në këtë konferencë jubilare që i kushtohet përkujtimit të 95 vjetorit të Kongresit të Parë Bektashian të Prishtës-; që shënjon një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar; pamvarsimin e bashkësisë bektashiane shqiptare. Më 14-17 Janar 1921,përfaqësuesit e të gjitha krahinave të vendit ku shtrihej bashkësia bektashiane,- u mblodhen në Teqenë e Prishtës dhe vendosën ndërprerjen e mardhënieve të jashtëvartësisë dhe shpallën pamvarsimin e bashkësisë bektashiane shqiptare. Pavarësia politike e shtetit shqiptar,që u shpall më 28 Nëntor 1912 dhe u njoh më 1920-; do të kishte mbetur e gjymtuar pa mvetësinë e faltoreve të bektashinjëve shqiptarë,- pa pavarësimin e mëshihatit islam-, pa autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare;- ngjarje që mbeten në historinë epokale për institucionet e klerit dhe për vetë historinë shtetërore të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Bektashinjtë ishin të parët që,me një vetëdije shumë të lartë kombetare, që shprehej edhe në slloganin e tyre :”Pa atdhe nuk ka fe”, – vunë kombin para besimit,vunë homogjenitetin si shqiptare para heterogjenitetit fetar.
Vitet 1920 do të mbeten në kujtesën historike, me se pari për atë shkallë të lartë empacipimi dhe për atë mëndesi europiane që shfaqi kleri shqiptar, i cili i preu mardheniet e jashtëvartësisë dhe e reformoi sistemin e besimit. Në mënyrë të vecantë bektashinjtë dhe ortodoksit,vec pamvarsimit nga kryeqëndrat botërore të besimit,ngulmuan dhe ia arritën që predikimin dhe liturgjinë ta benin në gjuhë shqipe. Sot ka studiues të mirnjohur në shkallë botërore që janë marrë me historine e bektashizmit në Shqipëri dhe kanë mbrojtur pikpamjen se bazat e nacionalizmit shqiptar dhe të ideologjisë albanistë – kanë ardhur pikërisht nga bektashinjtë. Studiusja franceze Natali Kleje ka studiuar rrugën historike të zhvillimit të bashkësisë bektashiane dhe ka konkluduar se Rilindja Kombëtare shqiptare ,nuk mund të kuptohet pa paraveprimin atdhetar të baballarëve dhe dedelerëve bektashinj. E thotë edhe kënga popullore,- dhe për ke ?-Pikerisht për babain që ushqeu me mendim e ide-Naimn,Naim Frashërin:
                          Kush e desh Shqipërinë,kush?
                          I miri Baba Alush!
Edhe historiani i shquar shqiptar Kristo Frashëri,-akademiku që ka ndricuar aq epoka dhe personalitete historike,- ka mbrojtur pikpamjen se letërsia e Rilindjes u frymezua prej idesh bektashiane,që gjenden edhe në një traditë më të herëshme si letërsia e bejtexhinjëve.
Sot nuk është dita thjesht për tu kushtuar mburrje e levdata atyre klerikeve bektashianë që, duke e pavarësuar teqenë shqiptare ,në fakt pergatitën pritjen e denjë të Kryeqëndrës boterore të bektashinjëve;- Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, selia e së cilës u vendos në Tiranë ,pas reformave të Ataturkut në Turqinë Republikane. Kryeqëndra botërore bektashiane pësoi të njejtat rrënime si të gjitha institucionet fetare shqiptare ,por askush,asnjë vend,asnjë bashkësi bektashiane në botë,nuk pretendoi t’ia zinte vendin edhe në kohët më të errëta. Sepse bektashizmi modern,- kjo pamje europiane e besimit mysliman,e ka vendin e merituar pikërisht në Shqipëri,në vendin e paqës ndërfetare,- në vendin ku fanatizmi dhe fondamentalizmi nuk kanë asnjë traditë dhe asnjë bazë,-  në vendin ku populli ka kaluar nëpër prova të mëdha solidariteti, si mbrojtaja dhe shpëtimi i hebrejve,mbrojtja dhe shpëtimi i ushtrisë së falimentuar fashiste -pritja vëllazerore e mbi 500 mijë shqiptarëve të Kosovës më 1999.  Sa c’është e vërtetë që pavarësimi i bashkësisë fetare forcoi vetë mëvetësinë politike të shtetit shqiptar,aq është e vërtetë që edhe shteti shqiptar i periudhës 1920-1930-ndonëse në hapat e vet të mëkëmbjes së vështire,zgjodhi si model shtetin laik, që kishte dalë nga revolucioni francez,- e ndau vehten nga feja,shekullarizoi shkollën dhe institucionet, futi gjuhën shqipe në shkollat fetare. Sic ka shkruar historiani Xhovani Cimbalo;- profesor i së drejtës kanonike kishtare në Universitetin e Bolonjës – ; në vitet 1930, Shqiperia ishte modeli me i përparuar i rregullimit të mardhënieve të pavarësisë midis shtetit dhe fesë. Historiani i shquar italian mendon se edhe sot ai model nuk është kapërcyer dhe se konkordatet midis shtetit dhe klerit do të ishin një zgjidhje e shkëlqyer për shoqëritë e sotme me probleme të ngjashme. Kongresi i Prishtës është mesimdhenës për ne,dhe jo vetëm për ne, por për botën e sotme,që ka nevojë për cliruar vehten nga shënjterimi i idesë së luftës,nga flijimi për qellime fetare,nga fanatizmi dhe fondamentalizmi,nga idetë ekspansioniste fetare dhe nga fryma e konfliktit dhe e urrejtjes. Sot egzistojnë dy modele qytetërimesh: modeli qe i nxit dhe i formon njerëzit me ideologjinë si të jetojnë,dhe modeli që i nxit dhe i formon njerëzit me ideologjinë si të vdesin! Bektashizmi,me filozofinë e vet panteiste,që e trashegon nga lashtësia,- me shkrirjen e Zotit me natyrën dhe njeriun,me butësinë dhe tolerancën që e karakterizon-është modeli i filozofisë si të jetojmë. Ngjarje të tilla si 95 vjetori i Kongresit të Prishtës,nuk janë thjesht përkujtesa,por mesazhe të fuqishme qësjellin mes nesh tingellimën e zërit të atyre klerikeve që mbollën  farën e pavarësimit të fesë dhe ushqyen rrënjët e hershme të paqes,të harmonisë,të bashkjetesës, të tolerancës, të vllazërimit dhe solidaritetit. Njëherazi këto ngjarje janë apel për brezat e sotëm, për t’ju kujtuar se ndodhemi para rrezikut të harreses për sakrificat që kanë bërë brezat para nesh ,-dhe se jemi në një moment  kur bota është e kërcenuar nga aktet terroriste dhe konflktet fetare. Ndaj duhet të reflektojmë dhe të ngrihemi në lartesinë e vlerave të besimit,të humanizmit,të  mirësisë dhe të gjithckaje të mirë e të vyer që ka bekimin e Zotit!
Po gjatë supoziumit kumtuesit referuan mbi histroin e fesë bektashiane, si dhe për histrin e vendimet që mori kongresi i parë i bektashinjëve në Preishtë të Skraparit 95 vjet më parë.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Bektashizmi, një histori dhe kontribut, per Atdheun, Sulo Gozhina

VDEKJA KA NJËSUAR HERONJ DHE TRADHTARË

January 17, 2016 by dgreca

Nga Rasim BEBO/
Një vështrim i shkurtër i jetës politike sociale të shqiptarëve, të evolucionit dhe të fatit të figurave historike, duke vëzhguar nga viti 1912 deri në ditët tona, një histori e mbushur me gjysma heronjsh dhe gjysma tradhtarësh. Një histori e mbushur me heronj-tradhtarë dhe tradhtarë-heronj. Figurat politike që dolën gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Partia komuniste dhe Ushtria Nac.Çl. dolën fitues, gjithë udhëheqja e Ballit Kombëtar, u cilësuan“Tradhtarë” ndërsa fituesit u cilësuan “heronj”.
Mbas 45 vjetëve, trokiti në derë “Demokracia”, në vitin 1992 erdhi Partia Demokratike. Dukuria e parë, ata që ishin shpallur deri dje tradhtarë u shndërruan në atdhetarë dhe martirë. Ndërsa ata që deri dje ishin heronj atdhetarë, u shpallën tradhtarë. Ish tradhtarët u zhvarrosën dhe po varrosën me nderime si atdhetarë dhe martirë. Ish heronjtë u zhvarrosën dhe u varrosën pa nderime. Në këtë artikull dua të rreshtoj figura nga viti 1941 deri në ditët tona, kur vazhdon komunizmi, me një dorëshkrim që të pasqyrojë tradhtinë e tradhtarët e këtij kombi, por ne jemi ende në komunizëm, për këtë Enveri dhe Ramizi u mbuluan si heronj, pas tyre dhe Sabri Godo. Zotërinjtë e gjallë si Fatos Nano, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Nexhmie Hoxha, dhe Janullatosi, po qëndroi në Shqipëri, do të varrosen me bandë funerale si heronj, por jo si shqiptarë, por heronj të agjenturave të huaja dhe të greko-serbit.
Po kur të ndryshojë sistemi dhe të vinë shqiptarët e vërtetë nacionalistë, të gjithë këto figura që përmendëm do të zhvarrosen dhe do të varrose si armiq e tradhtarë të kombit shqiptar,të dënuar nga nëna Shqipëri me themele të forta mijëravjeçare.
Evropa thotë: “Përse ankoheni, kur ju shqiptarët nuk keni zgjidhur akoma konsolidimin kombëtar, Përse thoni ju se për zgjidhjen e problemit të Kosovës fajin e ka Evropa. Ju vetë keni pohuar se Kosovën ia shiti Enver Hoxha Jugosllavisë dhe Çamërinë Greqisë. Prej këtej fillon tradhtia më madhe ndaj kombit shqiptar. Në vend të bashkoheshin trevat etnike shqiptare, u tradhtuan nga vetë udhëheqja komuniste shqiptare me në krye Enver Hoxhën. Nga viti 1941 dhe deri sot, tradhtarët e kombit shqiptar, që e kanë shkatërruar dhe vazhdojnë ta shkatërrojnë janë: Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama, Ilir Meta, etj.
Enver Hoxha, ia kaloi edhe greko-sllavit, si armik ndaj kombit shqiptar. Sepse ai i pari u la serbëve Kosovën dhe Çamërinë, Greqisë, ai nuk deshi të shpërngulte minoritetin grek nga Shqipëria, si përgjigje të genocidit të Çamërisë nga Greqia. (Lezo: Jorgos Margaritis f. 149).
Divizioni shqiptar në Kosovë, me Ramiz Alinë Komisar, u paraqiten te luftëtarët e Komandantit legjendar, Shaban Palluzhës, si vëllai te vëllai “tradhtar”. Forcat e Ramiz Alisë i grumbulluan ata, i çarmatosën dhe ua dorëzuan oficerëve serbo-malazezë, të cilët i çuan në Tivar, ku masakruan rreth 4000 frymë, pothuaj gjithë ajkën e rinisë Kosovare. A ka tradhti më të madhe se kjo?
Enveri me Ramizin filluan luftën e klasës kundër inteligjencës dhe shtresës së pasur dhe mbasi mbaruan me këta, filluan t’i hanin kokën njëri-tjetrit. Filluan shpronësimin e tokës dhe e kthyen në “Kooperativa bujqësore”. Pra, “Toka e gjithkujt – toka e askujt”. Fshatarit i lejuan vetëm 3 dynym tokë dhe 10 bagëti të imta, ose një lopë. Më vonë dhe këto ua hoqën, bile edhe pulat. Fshatari nuk kishte të drejtë të hante një frut, edhe po ta kishte në oborrin e shtëpisë. Filluan luftën e ateizmit, duke prishur kishat, xhamitë, teqetë, etj, duke i kthyer në stalla bagëtie dhe depo. U hakmorën më shumë ndaj krerëve katolikë, sepse këta ishin më të zgjuar dhe njiheshin si ajka e kombit. Shkatërruan çdo pasuri të nëntokës dhe mbitokës. Shqipëria u kthye në vendin më të varfër të botës. Mjerimin më të thellë e shikoje te fshatari, që punonte për një copë bukë misri, e cila ishte si guri, që nuk hahej, etj, etj. A duhet të ridënohet Enver Hoxha?…
Ishte një gabim i madh që Ramiz Alia, nuk mori ndëshkimin nga drejtësia pas vitit 1991, por u mor në mbrojtje nga Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta, Bamir Topi, Rexhep Mejdani etj. Dhe më 7 tetor 2011, në moshën 86 vjeçare vdiq, pa u ndëshkuar nga lotët, vuajtjet e viktimave të popullit shqiptar. Ishte Ramiz Alia ai që i dha listën e terroristëve, agjentë të sigurimit shqiptar, ambasadës amerikane në Tiranë , pas vitit 1991, për t’i ruajtur jetën vetes dhe gjithë klasës komuniste.
I drejtohemi me thëniet e një hoxhe, si mysliman që është: “Nuk ta bëjmë hallall për tradhtinë e mijërave shqiptareve që u pushkatuan në Tivar në mars të 1945-sës, nuk ta bëjmë hallall për gjakun e djemve të Shkodrës, të vrarë në kufi që me urdhrin tënd i zvarritët të lidhur pas kamionit ushtarak, nuk ta bëjmë hallall, që komplotove deri në vdekje kundër demokracisë me pionierët e tu: Nano, Rama, Ruçi e Berisha. More pjesë në dënimet e klerit Katolik dhe ata të mallkojnë: “Mos paç dritë atje ku po shkon. Zoti është me ne për ridënimin pas vdekjes me kufomën të varur në trekëmbësh bashkë me Enverin tënd. Ramiz Alia u akuzua për përvetësim fondesh shtetërore bashke me Adil Çarçanin, Manush Myftiun, Rita Markon, kur Ramizi u dënua 9 vjet dhe në burg qëndroi më pak se 2 vjet. (nga Pellazgilirarbër/Proletari.Com.)
Nga Muharrem Xhafa, shef i sektorit të edukimit në K.Q. të PPSH, citojmë: “Ramiz Alia ka qenë agjenti i vjetër, ky ka orkestruar lëvizjen e studentëve, që filluan më 8 dhjetor 1990, ngjarjet e ambasadave më 2 korrik 1990, eksodin e shqiptarëve drejt vendeve perëndimore. Pas vdekjes së Enver Hoxhës, më 11 prill 1985, drejtoi kthimin e Shqipërisë në kapitalizëm. Më 9 dhjetor foli hapur për pluralizmin dhe krijimin e PD. Ramiz Alia u komandua prej agjenturave të shteteve të huaja. Ramiz Alia infiltroi njerëzit e sigurimit, si Xhelil Gjoni që ka qenë pasuesi i tij edhe në krijimin e PD dhe PR (Partisë Republikane), përgatiti Sali Berishën dhe Azem Hajdarin, të cilët, sipas Xhelil Gjonit, mbetën të dy shqiptarët më antishqiptarë, e më antikombëtarë. Kur erdhi në pushtet Sali Berisha, futi në burg Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën, për t’u siguruar jetën, pasi u bë “Gjyqi i kafeve”. (nga Xhevdet Shehu 20 janar 2015).
Servet Pëllumbi citon: “Në një mbledhje të Byrosë Politike, Ramiz Alia u zbuloi platformën e Katovicës”, ardhur nga Gorbaxhovi dhe u tha: “Socializmi ka dështuar. Cila do të jetë strategjia jonë për kalimin në demokraci?… Do të nxisim të krijojnë parti sa të duam, gjithsesi këto parti duhen kontrolluar nga ne”. Dhe kështu u bë. Vijon Ramizi: “Në krye të këtyre partive duhet të vendosen njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Të përndjekurit politik, të dënuarit politik, duhet të përkrahen, por ne nuk mund të bëhemi hyzmeqarët e tyre. Të shpronësuarve do t’u japim letër në dorë që t’u njihet prona, por asnjëherë nuk do t’ua japim. Dhe përfundimi do të jetë ky: Me këtë strategji, brenda dy apo tri legjislaturave, do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste” . Kjo u arrit – thotë Pullumbi./DITA/.
Rrëzimi i Berishës, më i rëndësishëm se i Ramiz Alisë. Një deklaratë bombë është ajo e ambasadorit Amerikan, i cili krahasoi rrëzimin e Sali Berishës nga pushteti, si me përmbysjen e Ramiz Alisë më 1992, i cili ka turbulluar ujërat e politikes shqiptare, ndërsa ka fundosur dhe përvëluar kryeministrin në ikje. Kur Sali Berisha u rrëzua me votat e një milion shqiptarëve, deklarata e ambasadorit Arvizu, i ka dhënë një dimension historik fitores së të majtës, duke e konsideruar regjimin e Berishës më të rrezikshëm se të Ramis Alisë. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka deklaruar: “ … Sali Berisha ka mbyllur zyrtarisht epokën e diktaturës në Shqipëri. Sipas deklaratës së ambasadorit Arvizu, ne u ç liruam nga një gjendje e padurueshme … Sali Berisha ishte pjellë e regjimit komunist dhe hyri në politikë nga zyrat e Ramiz Alisë, si njeri i besuar, për të shmangur hakmarrjen ndaj kupolës komuniste, pas përmbysjes së regjimit. Sali Berisha instaloi një shtet kleptokrat, një shtet policor, terrori, korrupsioni dhe spiunazhi. Thyerja e embargos së OKB dhe furnizimi me naftë i makinës gjakatare të Milosheviçit, ishte tradhtia më e rëndë kombëtare e Sali Berishës, e cila do të mbetet një damkë turpi e përjetshme. Zhdukja e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, për të zhdukur dëshmitarët e takimeve të tij me Milosheviçin, ishte një tjetër krim i rëndë, që sfidoi çdo veprim kriminal të Ramiz Alisë… Ka rezultuar se Sali Berisha ka qenë agjenti i UDB-së Jugosllave për vite me radhë. Një tjetër arsye, është tentativa e Berishës për të bombarduar Vlorën me avionë luftarak në ‘97. Akuzohet për të paktën 30 vrasje në Gërdec dhe 21 janar. Akuzohet për shitjen e 300 km2 Greqisë në mënyrë të fshehtë. Duke përdorur si maskë Ligjin Agrar 7501 të ndarjes tokës në Shqipëri, dekretoi dhënien në porosi të tokave shqiptare, për familjet minoritare greke në Jug të vendit, duke i kthyer ato në “Troje greke”. Në vitin 1994, pas një pakti me qeverinë greke, lejoi me ligj regjistrimin e këtyre territoreve shqiptare edhe në kadastrat pronësore greke. Vrau Kosta Trebickën, dëshmitarin e Gërdecit. Më 28 dhjetor 2011, speciale nga AMA News: Kisha Greke (Janullatosi) i jep Sali Berishës, titullin e lartë: “BEKIMI YNË I ARTË”, Për shërbime të shquara ndaj Greqisë”.
Prof. H. F. e quan Fatos Nanon: “nacionalist serbo-grek”, por aspak një nacionalist shqiptar. Gazeta “ILLYRIA” 18-21 maj 2012, f. 14 shkruan: “Partitë greke janë pro Nanos për president”. Vangjel Dule ka deklaruar se forca që drejton, i qëndron kandidaturës së Fatos Nanos për president i tërë vendit”. Kush është Fatos Nano? … Kryeministër i parë post-enverist, i dënuar me burg, për përvetësimin e ndihmave humanitare dhe dalë i pafajshëm, pas ndërhyrjes greke për ta çburgosur, e për ta vënë prapë kryeministër. Në qershor të vitit 1993 nënshkroi një deklaratën e përbashkët me liderin grek të PASOK-ut, Andrea Papandreu, në të cilën konfirmoi pretendimin serb se, “Kosova është për Serbinë, njësoj siç është Jeruzalemi për Izraelin”. Po në vitin 1993 me formulën greke: “Çfardo që Shqipëria do të kërkojë për shqiptarët në Kosovë, Greqia do të kërkojë për grekët në Shqipëri”. Kontrasti i këtij reciprociteti me grekët, risolli në pushtet Fatos Nanon, pikërisht për të bërë politikën greke pa rezerva. Janullatosi, Sali Berisha dhe Fatos Nano kurdisën firmat “piramidale” për shkatërrimin e vendit. Nano kryeministër, po në vitin 1998, iu lut sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Javier Solanës, për ta lënë me duar të lira kasapin serb Milosheviçin në Kosovë, për pastrimit të shqiptarëve nga trojet e tyre amtare dhe NATO të qëndronte për paqe dhe demokraci.
Sipas gazetës italiane “Korriera della Sera” më datën 7 prill 1997 shkroi: “Në Tiranë vepron organizata “Hakmarrje për drejtësi” me vrasje dhe grabitje, me drejtues Hajredin Shyti, Klement Koloneci, Gramos Ruç etj. Gjendet një porosie Fatos Nanos … të hidhet në erë një furgon policie, një komsariat policie, një ndërtesë bashkie … të vritet një prokuror, një gjyqtar. Fatos Nano si drejtues i organizatës “Hakmarrje për drejtësi”, po zbaton udhëzimet të marra nga këshilltarët grekë. Hodhi në erë një supermarket në qendër të Tiranës, humbën jetën 4 persona dhe u plagosen disa të tjerë, Më vonë vranë drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, Bujar Kaloshin, hodhën në erë shtëpinë e kryetarit të gjykatës së apelit në Tiranë, Prel Martini dhe sulmuan bankën e kursimeve, duke grabitur një sasi të madhe parash. (U publikua në revistën “Koha”, nr. 79, datë 24 qershor 2002, f. 152-153).
“Edi Rama anti-shqiptari dhe shkatërrimtari.(13 dhjetor 2012).Tiranë – Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka akuzuar sot kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për mosmarrjen e statusit kandidat për në Bashkimin Evropian. Në një konferencë për shtyp, Bregu e ka cilësuar Ramën si “antishqiptar” dhe “shkatërrues”. “Për dy vite rresht Rama bllokoi integrimin e Shqipërisë, duke mos miratuar 3 ligjet e kërkuara. Opozita e tij nuk votoi asnjë nga rekomandimet e BE-së. Rama për dy vite rresht bllokoi dhe nuk votoi heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë. E vetmja mënyrë e tij, është shkatërrimi”, tha Bregu. Duke shtuar se Rama është “anti-shqiptar”, “pasi të gjithë janë pro Shqipërisë, vetëm Rama është kundër Shqipërisë”. Duke argumentuar, që edhe Parlamenti Evropian theksoi, se sot Shqipërisë duhet t’i jepet pa vonesa statusi, por vetëm me plotësimin e 3 kushteve.(Bregu, 13 dhjetor 2013).
“Fatkeqësisht, Janullatosi mbetet preferenca pseudofetare dhe e mirëfilltë politike e shovinizmit grekomadh edhe për politikën shqiptare. Kryeministri Edi Rama, para disa kohësh, bëri një vizitë në Patriarkanën e Stambollit. Nuk u dha asnjë transparencë se çfarë bisedoi me Bartolemeun. Ilir Meta dhe presidenti presin për darkë në fund të vitit Janullatosin”.
Përgjigje për At Markun nga Prof.Dr. Eshref Ymeri: “Kemi tradhtinë në krye të vendi, or mik i shtrenjtë, prandaj dhe Shqipëria nuk po bën prokopi me Janullatosin nëpër këmbë. Shqipëria qenka një ofiçinë e fuqishme me rendiment të latë, për prodhimin e politikanëve tradhtarë.”(Prof. Dr. Eshref Ymeri 8 janar 2016”).
Rasim Bebo Addison ILL. USA Janar 2016.

Filed Under: Opinion Tagged With: DHE TRADHTARË, rasim bebo, VDEKJA KA NJËSUAR HERONJ

ISA DEMAJ – FIGURË EMBLEMATIKE E BREZIT ’68 TË REPUBLIKËS

January 17, 2016 by dgreca

SHKRUAN: ZYMER UJKAN NEZIRI/
Isa Demaj është figurë emblematike e brezit ’68 të Republikës. U lind më 12 janar të vitit 1946 në Shkrel të Rugovës, nga e ëma, Zojë Zekaj-Demaj, dhe i ati, Musë Tahir Demaj, familje me traditë atdhetarie brez pas brezi. Isa ishte djali i dytë nga 10 fëmijët e Musës dhe të Zojës. Fëmijërinë e kaloi në Rugovë, ku edhe ndoqi mësimet e para të fillores, ciklin e ultët në Shkrel, ndërsa ciklin e lartë e kreu në Haxhaj.
Pas përfundimit të shkollës fillore, Isa vazhdoi mësimet në Gjimnazin e Pejës, drejtimi pedagogjik. Në fillim u shoqërua me Zymer Nezirin, Kolë Ademin, Adem Miftarin, po edhe me Rexhë Kelmendin e Fasli Gjevukajn, e pastaj edhe me shumë të tjerë, nga anët e ndryshme, si Xhemajl Gashi, Ramadan Blakaj, Muhamet Shatri, Hasan Ukëhaxhaj, Zenun Gjocaj etj. Aty e filloi aktivitetin atdhetar. Nezir Gashi, nga Grupi i Adem Demaçit në Pejë, u bë idol dhe mësues i brezit të Isës, krahas idolit familjar, Rexhep Takut, axhës, dhe Sylë Mehmetit, kryetar i NDSH-së në Rugovë, që të tre të burgosur politikë. Isa, Zymeri dhe brezi i tyre në Gjimnazin e Pejës lexonin shumë. Lexonin edhe libra që në ato vite ishin të ndaluar, si Shqipëria e Sami Frashërit, Lahuta e Fishtës etj. Dëgjonin fshehrazi Radio Tiranën. Shqipëria u bë ideali i tyre kryesor. Çlirimi i Kosovës dhe bashkimi me Shqipërinë ishte synimi i këtij brezi, ashtu si vepruan edhe brezat përprara në viset shqiptare dhe në Rugovë, gjatë Rilindjes Kombëtare, gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sidomos në betejat për mbrojtjen e Plavës e të Gucisë nga sulmet e Malit të Zi, më 1879 e 1880, ku trimat nga Shkreli, Adem Isufi e Rexhë Avdia u bënë të famshëm në Betejën e Nokshiqit.
Isa kishte respekt të madh për figurat e shquara të historisë, nga Skënderbeu e deri te princat e mbretërit ilirë, dhe nga Ali pashë Tepelena e Mahmut pashë Bushati e deri Haxhi Zeka. Isa, më 1963, është edhe një nga shkruesit e parullës atdhetare “ Rrnoftë Shqipnia” në Gjimnaz, dhe, si rrjedhojë, gjithë personeli dhe nxënësit u vunë nën mbikëqyrje të vazdueshme. Më 1964, maturant, kur ishte vetëm 18 vjeç, Isa u takua me Azem Beqirin, atdhetar i njohur nga krahina e Llapit, dhe që atëherë u bë veprimtar i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, organizatë e drejtuar nga Adem Demaçi.
Isa, studimet i vazhdoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, me ç’rast kontaktoi me atdhetarë të shumtë nga të gjitha viset shqiptare, që studionin aty, nga Malësia e Madhe e deri në Tetovë. Familja Braha, familje dëshmorësh, qe me të drejtë quhet shkollë e atdhetarisë në Prizren, për Isën u bë familja e dytë. Më 27 nëntor 1967, Isa me shokët e tij, festuan Ditën e Flamurit kombëtar, i ndaluar me ligj, ku edhe arrestohet së bashku me Meriman Brahën, Zymer Nezirin, Rafet Ramën, Fazli Gjevukajn e të tjerë, nga Sigurimi Shtetëror, dënohen me burg kundravajtës dhe grupi mbetet gjashtë muaj nën hetime në Prokurorinë e Prizrenit. Por, gjatë asaj kohe Isa me shokë vazhdoi veprimtarinë. Ata, me nismën e Merimanit, i filluan përgatitjet në SHLP të Prizrenit për demonstrata në Rrafshin e Dukagjinit: Prizren, Pejë e Therandë (Suharekë), me kërkesat për flamurin e lirë, përdorimin e shqipes në administratë, universitetin, Kosovën Republikë dhe për vetëvendosje. Isa ishte edhe koordinues i grupit të Prizrenit me grupin e studentëve të Prishtinës.
Më 6 tetor 1968, Isa Demaj me shokët Meriman Braha, Zymer Neziri, Pashk Laçi, Mikel Kuzhnini, Simon Kuzhnini, Selajdin Braha, Lemane Braha, Rafet Rama, Haxhi Bajraktari, Haxhi Maloku, Gjergj Camaj, Shpresë Elshani, Shqipe Vokshi, Shaban Gjekaj, Pjetër Dreshaj, Isë Morina e shumë të tjerë dolën në demonstrata me flamurin kuq e zi, të punuar me dorë, si më 1912. Grupi i Prizrenit për herë të parë prishi rehatinë shumëvjeçare të sundimit robërues jugosllav dhe për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë kërkuan liri para ndërtesës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kërkuan siguri për popullin shqiptar, kërkuan të flitet dhe të përdoret lirshëm gjuha shqipe, të përdoren simbolet kombëtare, të hapet universiteti, dhe kërkesa kryesore, Kosova të shpallet Republikë, me të drejt vetvendosjeje deri në shkëputje. Kërkesa këto që u dëgjuan mandej në të gjitha demonstratat që u zhvilluan në vazhdimësi në Kosovë. Pashk Laçi, në emër të rinisë dhe të popullit të Prizrenit, e Gjergj Camaj, në emër të studentëve të SHLP-së, i lexuan kërkesat, të hartuara nga Zymer Neziri dhe të rishikuara nga shokët. Disa orë në qytet, gjatë parakalimit me flamur kombëtar, nga kolona e gjatë me rrreth tre mijë demonstrues, ka pasur brohoritje, kryesisht për flamurin, kushtetutën e për Kosovën Republikë, dhe janë kënduar këngë atdhtare, po ashtu të ndaluara.
Pas kësaj, vetëm dy dite më vonë, u bënë demonstratat në Therandë (Suharekë), kurse dy javë më vonë, më 19 tetor 1968, u bënë demonstratat e mëdha në Pejë, të planifikuara në Prizren dhe me Zymerin përgjegjës, si dhe të organizuara me shumë kujdes bashkë me Isën, Xhemajl Gashin e Ramadan Blakajn, si dhe dhe grupin e nxënësve të Normales, të përzgjedhur me propozimin e Xhemajlit e Ramadanit dhe me arsimtarin e tyre të muzikës, Sadri Kelmendi. Organizimi u planifkua edhe me Shkollën e Mesme Bujqësore, Shkollën e Mesme Ekonomike dhe me Gjimnazin, si dhe me studentët e Shkollës së Lartë Komerciale, sidomos me planifikimin e rreshtimit pas flamurit nga të ardhurit në ditën e tregut në Pejë, nga zejtarët dhe nga banorët e qytetit.
Në Shkollën Normale, në bërthamën e organizimit në Pejë, ku Xhemajli ishte përgjegjës në organizim, në Arbnesh (Vitomiricë), u shpalos flamuri kombëtar dhe normalistët në krye me Demë Mulliqin, bartës i parë i flamurit, u nisën në drejtim të Gjimnazit, në mesditë, në ditë tregu, e shtunë. Edhe në Pejë u lexuan kërkesat për të drejtat e shqiptarëve, ashtu si edhe në Prizren. Në emër të popullit dhe të rinisë së Pejës me rrethinë, para rreth gjashtë-shtatë mijë të pranishëmve, nxënës, studentë, arsimtarë, fshatarë, zejtarë, etj., afër hyrjes në Komunë, në anën e majtë, mbi kioskun e gazetave, normalisti Sylë Kuçi i lexoi kërkesat, të hartuara nga Zymeri, të miratuara më parë nga grupi organizues, si kërkesat e lexuara në Prizren, më 6 tetor. Me Pejën e vitit 1968, më 19 tetor, ku kontributi i Isa Demajt ishte shumë i rëndësishëm, krahas normalistëve të guximshëm e atdhetarë, përfundimisht u hap dera e demonstratave në mbarë Kosovën, deri në Tetovë e Ulqin.
Kjo valë e demonstratave shumë shpejt përfshiu gjithë Kosovën gjatë muajit nëntor dhe u kurorëzua më 27 nëntor 1968, me demonstratat e mëdha të rinisë studentore, të intelektualëve, të punëtorëve dhe të zejtarëve në Prishtinë. Në demonstratën e madhe në Prishtinë, Isa ishte në ballë, ku edhe u plagos në kokë, pasi policia reagoi ashpër në demonstruesit, duke përdorur dhunë, gaz lotsjellës dhe plumba. Me ndihmën e Qeram Telqiut, arsimtar, Isa u strehua dhe u mjekua në fshehtësi të plotë në Kastriot (Obiliq).
Isa Demaj, studimet i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, gjatë viteve 1968-1972. Ishte dhe student i shkallës së tretë të studimeve pasuniversitare, Dega e Letërsisë, 1972-1974. Gjatë kësaj periudhe vazhdoi aktivitetin atdhetar me Merimanin e Zymerin. Mbanin lidhje me atdhetarët e njohur të brezit 68, Selajdin Braha, Rafet Rama, Binak Ulaj, Pashk Laçi, Haxhi Bajraktari, Jusuf Gërvalla, Idriz Gërvalla, Ramadan Blakaj, Xhemajl Gashi, Fasli Gjevukaj, Isë Shatri, Muhamet Shatri, Xhafer Shatri, Hasan Ukëhaxhaj, Zenun Gjocaj, me brezin 64 të Adem Demaçit dhe me breza të tjerë të Lëvizjes Kombëtare: Sylë Mehmeti, Bajram Haxhia, Rashit Gorani, Rexhep Taku, Ali Aliu, Metush Krasniqi, Azem Beqiri, Hyda Dobruna, Bedrush Çollaku, Nezir Gashi, Ramadan Shala, Selajdin Daci etj., me intelektualët rugovas, përkrahës të kërkesave për Republikën e Kosovës, Bajram Kelmendi, Ymer Neziri, Shegë Kelmendi, Hysnije Kelmendi, Rexhë Kelmendi etj.
Pas Demostratave më 1968 u realizuan disa kërkesa, por kryesorja, kërkesa për republikë e vetëvendosje nuk u miratuan, për shkak se pushteti jugosllav nuk lejoi dhe për shkak se udhëheqja e Kosovës u rreshtua me Beogradin, prandaj Isa me Merimanin e Zymerin formuan në Prishtinë grupin ilegal, si treshet ilegale të kohës, me Merimanin përgjegjës i grupit, në pranverë 1972, në ndërtesën përballë Radio Prishtinës, ku edhe banonin. Aty përcaktuan pikat kryesore të veprimtarisë atdhetare të grupit, detyrat individulale dhe miratuan statutin e grupit, të cilin Isa e strehoi në Rugovë, në dhe, në Shkrel, Rugovë.
Krahas studimeve, Isa punoi në disa shkolla të mesme në Kosovë, si në Klinë, Kastriot (Obiliq), Lipjan e Prishtinë, por disa herë e larguan nga puna, për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare. Nxënësit e donin shumë. Ai ishte arsimtar, personifikim i mësimit dhe i atdhedashurisë. Është i njohur rasti i paraleles N41 i Shkollës së Mesme Teknike në Prishtinë, maturantë, të cilët, me greva dhe të përkrahur nga qindra nxënës grevistë, e ndaluan për disa javë zbatimin e Letrës së Titos (1972) në atë shkollë, pra nuk e lejuan zbatimin e vendimit për përjashtimin e atdhetarit të shquar Metush Krasniqi, referent, të Isës dhe të profesorëve Nuhi Veselaj dhe Mehmet Rukiqi. Madje, kjo ishte rezistenca më gjatë në Kosovë kundër Letrës së Titos (1972) deri në mars 1973, prej së cilës pësuan Isa dhe mbi 200 arsimtarë në Kosovë, pjesëtarë të Lëvizjes Kombëtare, që kishin kryer dënimet me burg, dhe pjesëtarë të Lëvizjes Studentore më 1968.
Së fundi, Isa ishte i angazhuar në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Prishtinë, ku edhe u arrestuan më 27 dhjetor të vitit 1979, pikërisht gjatë mbajtjes së orëve të mësimit, me ditar në dorë. E dënuan me 4 vjet burgim të rëndë. Fillimisht, deri në vitin 1981 u mbajt në Burgun e Prishtinës, mandej në Gjilan, për t’u dërguar më pas në Zajeçar, ku edhe vuajti dënimin e rëndë në qelitë e këtij burgu deri me 27 dhjetor 1983.
Jeta iu shua më 27 gusht 1985, në një aksident komunikacioni. Pas vetes la bashkëshorten, Zizën, dhe 4 fëmijët, Artanin, Artën, Ardianën dhe Kreshnikun. Për kontributin e veçantë, që dha për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dy rrugë në Kosovë mbajnë emrin e tij, një në Pejë e një në Lipjan, kurse presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, më 27 gusht të vitit 2010, në 25-vjetorin e vdekjes, prof. Isa Demajn e dekoroi me Medaljen e Artë të Pavarësisë.
(Dërguar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani, Tiranë, më 5.10.2015, propozim për dekorimin e atdhetarit Isa Demaj (1946-1985), Shkrel, Rugovë, Kosovë, për veprimtari atdhetare, në bazë të Ligjit për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë, në emër të Këshillit Organizues për shënimin e 70-vjetorit të lindjes dhe të 30-vjetorit të vdekjes së atdhetarit Isa Demaj, në akademinë përkujtimore në Pejë, më 12 janar 2016)

Filed Under: Histori Tagged With: figure emblematike e brezit '68, Isa Demaj, Zymer Ujkan Neziri

JU KAM DHJERË REFORMËN!

January 17, 2016 by dgreca

Nga Pellumb KULLA/
Në kalendaret e historisë së shqiptarëve ka plot ditë të tjera shumë më të përgjakshme se 21 janari, por kjo e janarit, përveç gjakut ka në ballë edhe turpin, ngaqë shënohet në kalendarin e bardhë të të ashtuquajturës demokraci brenda kornizës së BEsë dhe NATOs.
Ishte i rëndë dhe i turpshëm 21 janari i 2011, por gjithsesi më pak i rëndë dhe më pak i turpshëm se këta dy, të 2015 dhe 2016!
Para pesë vjetësh vrasësit ishin prepotentë, të paprekshëm. Ata vranë katër vetë teksa po mbanin duart në xhepa dhe tani që njohim karakterin e pushtetit të tyre, ai akt kriminal, thjesht, u shtohet historive të përgjakura qeverisëse në arkivat e njerëzimit. Ajo histori e tyre vrastare pasurohet me faktin se patën dy vjet e gjysmë kohë, që formalisht ta mbyllnin kapitullin me gjyqe të stisur dhe me fajtorë nga kundërshtarët që po u rrezikonin tua shqitnin kulltuqet nga bythët.
Nuk e bënë dot… Kësisoj ishin gati të mirëkuptuar, edhe kur I soditnim tek fshihnin gjurmët e krimit me shuarjet e filmimeve, ndërrimet e tytave, injorimet e prokurorëve…
Edhe 21 janari i vjetshëm, bile, ishte më i kuptueshëm dhe më pak i turpshëm se ky i sivjetmi! Sivjet, 21 janari ulurin dhe çirret! Pritet sërish të mbulohen hipokritikisht me lule njollat e gjakut të përfytyruar në bulevard, në vendet ku u gjendën shtrirë ata të vrarët me duart në xhepa…
Dhe do të dërdëlliten premtimet e reformës në drejtësi… Kjo përralla me reformë, do t’u shtohet luleve sivjet…
Ju kam dhjerë reformën!
Ju kam dhjerë konsensusin, ekspertët, amendamentet për Venecien, vetë Venecien dhe përpjekjet e ambasadorit amerikan! Premtoni alpet, kur nuk ngjisni dot një pirg dheu!
Nuk ka reformë më të thjeshtë se sa kjo e juaja:
Formuloni një akuzë për 21 janarin dhe shpjereni në gjykimin e Llallës, Venecies, Brukselit dhe Uashingtonit! Ose dorëzoni për hetim dy akuza të kundërta: një të kësaj qeverie për të shkuarën dhe një të qeverisë të shkuar për këtë të sotmen! Lerini listat me Rrugë Kombi, parajsen e Gjirit të Lalëzit dhe të Surrelit, me Gërdec dhe me naftën Millosheviçit! Ndaluni tek njëra! Përqendrohuni veç tek njëri nga turpet e kësaj gjenerate politikanësh! Qërroni dhe kthjelloni 21 janarin 2011!
Dhe ta shikoni sa e thjeshtë është reforma juaj e famshme e drejtësisë! Jepini paqë pikëllimit të 21 janarit dhe do ta shikoni se reforma është bërë vetvetiu!
Se ai 21 janar, e ka një fajtor.
Dhe ai fajtor, daçi besoni, daçi mos besoni, ai nuk jam unë! Prandaj kam kaq vrer, kaq përbuzje dhe mushkëri që të ulurij që këtej: ju kam dhjerë mu në reformë! Dëgjuat?

Filed Under: Komunitet Tagged With: JU KAM DHJERË REFORMËN!, pellumb Kulla

Ja si zgjidhet ngerci: Presidenti, Avokati I Popullit, Kryeprokurori të zgjidhen direkt nga populli

January 16, 2016 by dgreca

*Mirë reforma ne Drejtesi, po njerzit?
*Në kushtet e Shqipërisë së sotme dhe me mentalitetitn e klasës politike për të qenë besnike e “njëshit” si mënyra e vetme për të bërë karrierë, ndoshta do të kishte qenë më mirë që edhe institucione si presidenti, Avokati I Popullit, Kryeprokurori të zgjidheshin direkt nga populli./  
Nga Gavrosh Levonja-Nju Jork/
Aksioni i filluar tash së fundi për reformimin e drejtesisë gjykuar nga protagonistët e inicimit të tij të le të kuptosh se është i diktuar kryesisht nga korrupsioni galopant që ka përfshirë pjesën dërmuese të gjykatësve e prokurorëve, pa lënë në hije edhe ata, funksioni i të cilëve është të mbikqyrin dhe të ndëshkojnë shkeljet e abuzimet e njerzve të drejtësisë. Pasuritë e bizneset në pronësi të gjykatësve e prokurorëve, luksi në të cilin jetojnë, janë një bazë ku mbështeten akuzat apo hamendësimet mbi implikimin e tyre në afera korruptive, pasojë e të cilave janë vendime të padrejta në dëm të qytetarëve dhe mosshkuarja deri në fund të cështjeve të rendësishme që kanë bërë bujë në opinionin publik, karakteristike kjo, kur të lidhura me to figuron emri i ndonjë politikani. Me të vërtetë, nuk mund të mbyllen sytë ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë, por, nga ana tjetër, duhet me qenë të ndërgjegjshëm se korrupsioni ekziston në cdo qelizë të jetës shqiptare, duke filluar nga njerzit e pushtetshëm, për të shkuar në polici, tek zyrtarët e vegjël në administratë dhe pushtetin lokal, në arsim mjekesi etj. Ndër shkaqet e pranisë së korrupsionit kudo ku njerzit janë të shtënguar të zgjidhin një hall a problem, është mosfunksionimi i institucioneve dhe segmentëve të pushteteve të ndryshëm në vend. Ashtu si dhe për organizma të tjera shtetërore edhe rregullat sipas të cilave funksionin sistemi i drejtësisë në Shqipëri, jane kopjuar nga rregulloret dhe kodet e vendeve perëndimore ose janë formuluar me praninë e ekspertëve të ardhur nga këto vende. Por ashtu si dhe në fusha të tjera, shumë prej tyre nuk zbatohen ose deformohen me vetëdije në mënyrë skandaloze. Një eksperiencë e tillë, të krijon një ndjenjë pesimizmi përsa i përket efekteve të pritshme të reformës në drejtësi. Edhe në rrethanat aktuale, kam bindje se më tepër dominon mungesa e dëshirës për të vënë para përgjegjësisë gjyqtarët që kanë dhënë vendime të paargumentuara ose që kanë shkelur procedurat si dhe prokurorët që nuk janë në gjendje të  argumentojnë akuzat e tyre. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, më tepër përmendet për ndryshimet dhe lëvizjet e antarëve të tij se sa për marrjen në shqyrtim të aktivitetit të gjykatësve. Praktikisht një gjykatësi, të cilit, të paktën i janë hedhur poshtë vendimet e marra nga gjykata e apelit tregon se ky është ose i kapur ose i paaftë. Pra, para reformave, puna vjen tek njerzit, pasi në fund të fundit, këta janë zbatuesit. Dhe nga ky këndvështrim nuk ka asnjë garanci që ata të cilët do të vendosin mbi gjykatësit, do të jenë të ndershëm dhe të prirur për të mos i shërbyer askujt. Mendoj që, para se të flitet për disiplinimin e gjykatësve duke qëmtuar për masa e ndëshkime ndaj tyre, para se të ngrihen institucione për të vlerësusr punën e njerzve të drejtësisë,  më së pari duhen vendosur kritere rigoroze se kush mund të jetë gjykatës ose prokuror. Për këdo që pretendon të japë drejtësi, kupola e drejtësisë duhet të zhvillojnë hetime duke u shtyrë thellë në të kaluarën e pretendentit për të vlerësuar mbi të gjitha, shkallën e ndershmërisë së këtij dhe, në këtë aspekt, qoftë dhe një rast i vetëm negativ, është i mjaftueshëm për të hedhur poshtë pretendimin a ëndrën e tij. Nuk mund të shpresosh të bëjë drejtësi një individ që pavarësisht nga rrethanat, dikur, në një moment të caktuar është detyruar të bëjë një akt apo veprim të dënueshëm a të pamoralshëm në kundërshtim me ligjin dhe rregullat. Logjikisht, ky person me një handycap moral, është shumë vulnerabël ndaj tundimeve për t’u korruptuar pa përmendur presionet e ofertat nga politika. Një gjykatës, presupozohet të jëtë një individ i respektuar në shoqëri, respekt të cilin ta ketë fituar falë qëndrimeve dhe aktivitetit të tij ku një nga cilësitë kryesore  është ndershmëria. Kujtdo që ka pasur rastin të hyjë në gjykatat amerikane duhet ta ketë vënë re që gjatë seancave gjykatësit i drejtohen me “Your Honor”.  Ndoshta mund të jem i gabuar, po duke u nisur nga ato c’ka publikohen në mediat shqiptare për njerzit e pushtetit gjyqësor, si dhe duke pasur në konsideratë edhe 45 vitet e komunizmit kur gjykatësit dhe prokurorit u vinte me zarf nga partia vendimi që duhej marrë s’besoj që në Shqipëri të ketë ndonjë gjykatës i cili të jetë I respektuar dhe i nderuar nga shoqëria. Së dyti, vjen aftësia e cila në rastin e drejtësisë është e lidhur ngushtë me eksperiencën. Gjykatës a prokuror nuk mund të emërohet askush i sapo dalë nga bangat e shkollës, pavarësisht nga rezultatet shkëlqyeshme që mund të ketë pasur. Një gjykatës, në kuptimin e mirëfilltë, duhet të ketë një eksperiencë pune disavjecare si ndhmës e më pas si avokat, ku të ketë shpalosur aftësitë e tij duke demonstruar si shkallën e njohurive në jurisprudencë, ashtu edhe karakterin e tij. Në fillimin e viteve 90-të, “gjykatësit e plepave” ishin në një nivel shumë më të ulët se avokatët, një pjesë e mirë e të cilëve kishin qenë juristë apo dhe hetues në kohën e diktaturës të cilët jo rrallë talleshin me plepistët, duke i vënë në pozita qesharake. Aq më tepër, një rëndësi të padiskutueshme kanë dhe kriteret e mësipërme kur vjen puna tek ndërtimi i organit i cili do të vlerësojë punën dhe vendimet e gjykatësve. Këto 25 vite kanë treguar fare qartë se njerzit e pushtetit juridik e ndjejnë veten të përulur para politikës, gjë që është normale, kur për fatin e tyre vendos politika. Cështjet e pambyllura, në të cilat figurojnë emra politikanësh të rëndësishëm, mosdënimi i asnjë zyrtari të lartë provojnë se kapja e drejtësisë nga politika është jashtë cdo diskutimi. Rasti i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Fullani është ndër më të fresktit në këtë aspekt. Akuzohet e prangoset prej prokurorisë, për të dalë i pafajshëm pas përfundimit të procesit gjyqësor. Logjikisht rasti “Fullani” të krijon bindjen se gjithshka ka qenë kurdisur për ta larguar atë nga kreu i bankës dhe drejtësia vetëm sa i ka bërëi ka bërë shërbimin e radhës politikës. Për këtë arsye është iluzion të pretendosh për një drejtësi “të kulluar” pa e shkëputur këtë nga tutela e politikës. Konkretisht, përsa kohë kryprokurori, krerët e gjykatave të niveleve të ndryshme janë produkt i votave të shumicës së radhës në parlament, është e kuptueshme që krerët e drejtësisë vështirë se do të gjejnë guximin për të marrë vendime që nuk i shkojnë për shtat kryeministrit të radhës, i cili, falë kartonave të deputetëve “ushtarë” është një zot i plotfuqishë që mund të shkarkojë e emërojë këdo nga krerët e institucioneve të cilët zgjidhen nga parlamenti. Prandaj sot, kur në rendin e ditës është reforma në drejtësi, shqetësimi kryesor nuk janë vetëm kriteret e përzgjedhjes së njerzve që do të përbëjnë këtë trupë, por edhe mundësia e “kapjes” së këtij institucioni nga politika, përderisa do të jetë produkt i parlamentit. Nisur nga ekperienca, duke qenë një produkt i kartonave të deputetëve “ushtarë”, cilado që të jetë shumica, tre të pestat apo dy të tretat, nuk shpresoj që KLGJ të justifikojë pritshmëritë lidhur me funksionimin e sistemit të drejtësisë. Gjasat më të mëdha janë që KLGJ t’i shërbejë klanit që do e propozojë e votojë. Ndërkohë, më duket e cuditshme që në asnjë rast nuk vihet në diskutim zgjedhja e krerëve të gjyqësorit duke përfshirë dhe ata të qarqeve nga populli, ashtu sic zgjidhen vetë parlamentarët. Të paktën kështu, nuk do të ishin objekt I humorit e tekave të klasës politike në pushtet. Kur kam votuar për herë të parë në SHBA, vec emrave të presidentit, senatorëve dhe drejtuesve lokalë, lista përmbante dhe emrat e atyre që konkuronin për prokurorë e drejtues të gjykatave te shtetit dhe qytetit të Neë Yorkut. Madje dhe në Shqipëri, në kohën e diktaturës, një herë në katër vjet, zhvillohej farsa e radhës,e “zgjedhjeve për gjyqtarë e ndihmës gjyqtarë”, pavarësisht se emrat e atyre që do të “votoheshin”vinin nga “lart”. Në kushtet e Shqipërisë së sotme dhe me mentalitetitn e klasës politike për të qenë besnike e “njëshit” si mënyra e vetme për të bërë karrierë, ndoshta do të kishte qenë më mirë që edhe institucione si presidenti, Avokati I Popullit, Kryeprokurori të zgjidheshin direkt nga populli.   

Filed Under: Analiza Tagged With: Gavrosh Levonja, Mirë reforma në Drejtësi, po njerzit?

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • …
  • 87
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT