GJYQTARËT DHE PROKURROËT E DIKTATURËS TË JAPIN LLOGARI PËR KRIMET DHE JO TË JENË PJESË E SISTEMIT TË DREJTËSISË!
Besim NDREGJONI/
President i Unionit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politike! /
Të Burgosurit dhe të Përndjekurit Politikë të Shqipërise po ndjekin me vëmdje situatën politike në vend dhe në veçanti reformën në Drejtësi si një akt madhor për shoqërine dhe shtetin tonë , për të pasur një sistem drejtësie të pamvarun dhe në shërbim të qytetarve. Realiteti për këtë reformë po ndesh me arrogancën e mazhorancës aktuale e cila duke mos përfillur rekomandimet e Komisionit të Venecias hartoi një draft vetëm me ekspertët e PS. Drafti i ekspertëve politike të PS , jo vetëm që nuk i shërben drejtësisë por është në shërbim të politikës qeverisëse dhe intersave meskine të juristëve që i kan shërbyer regjimit diktatorial, dhe aspak shoqërisë dhe shtetit të së drejtës për të cilën ka nevojë Shqipëria. Mendjemadhsia utopike e këtyre ekspertëve anashkalojne rekomandimet e Venecias, dhe pa i vrarë ndërgjegjja morale e profesionale kërkojnë të rikthejnë në organet e drejtsisë mbas 25 vitesh gjygjtarë, prokurorë , hetuesa , avokatë që kan qënë pjese e sistemit komuniste dhe kanë dhunuar të drejtat dhe lirite e njeriut.. dhe më keq që këta individe që morën vendime politike, pushkatime, burgosje , internime, ndaj shtresës së të përndjekurve politike sot mbas një çerek shekulli duan të marrin drejtësine dhe ta bëjne monopol të politikës sunduese të një mazhorance e cila dhe pse është trashgimtare e partisë komuniste gjatë kohës së ndryshimit nuk pati kurajon të kërkonte falje për krimet e komunizmit. Shpirtat e të pushkatuarve , e jetët e mijera të denuarve e të internuarve pa faj, nga kjo bandë avokatësh e gjygjtarësh i drejtohen Presidentit të Republikës, mikut dhe aleatit tonë SH.B.A Ambasadorit Donald Lu, përfaqesueses së Komisioni Europian Ambasadores Vllahutin, si dhe faktorit ndërkombëtar, të ndalojnë menjëherë këtë draft sa antikushtetues por dhe anti shqiptar që e kalon sistemin tone demokratik të brishtë në anale diktatoriale . Ambasadori Lu u trondit kur vizitoi kampin e çfarosjes së Spaçit para disa muajsh dhe dha mesazhin që këto krime nuk duhen harruar dhe të u trasmetohet brezave të rinj kjo histori tragjike. Atëhere shtrohet pyetja a mund të jenë pjesë e sistemit të drejtsisë këta ekspertë , avokatë, hetues, prokurorë që me ligjin e xhunglës ndërtuan ekzekutuan këto kampe çfarosëse të jetëve njerzore. Mijëra familje ish të përndjekura politike nga regjimi mizor komunist, si pjesë e kësaj shoqerie, që ma shum se kush do popull tjetër në të gjithë europën juglindore vuajti dhe u masakrua nga e ashtuquajtur “drejtësi diktatoriale” presin një sistem drejtësie që të jetë në shërbim të qytetarve dhe jo të kriminelëve të politikës aktuale. Sinqerisht dhe me faktorin ndërkombëtar shokohemi kur shikojmë nga ana e tyre heshtje sikur në Shqipëri nuk ka ndodhur asgjë nga diktatura staliniste, sikur krimet filluan tani me korrupsionin e politikanëve. Sot të pushkatuarit pa varr të burgosurit politikë shqiptarë kërkojnë njëzëri jo drejtësi me prokurorët dhe gjygjtarët që dhunuan të drejtat e tyre në kampet çfarosëse të Spacit, e Burrelit, të Qaf-Barit e të Maliqit ku akoma nuk ju është tharë gjaku nga këta torturues të cilët në vend që të i nënshtroheshin një Nurembergu shqiptarë për krimet , ata sot po japin leksione demokracie pa asnjë moral njerzor. Jemi në unison për të bërë një sistem drejtësie siç e kërkon aleati i ynë i përjetshëm SHBA nëpërmjet ambasadorit LU.. dhe Komisioni Europian. Ne presim që sistemi i drejtësisë të denoi krimet e komunizmit, të denoi krimet e këtyre që duan të rikthehen në sistemin e drejtësisë, ne kërkojmë drejtësi për të gjithë shqiptarët. Denim krimesh për kriminelët e të korruptuarit, nqs sitemi i drejtësisë sot është i korruptuar dhe kjo është e vërtetë , kjo vjen thjesht se gjygjtarët e djeshëm mbajtën peng sitemin dhe e bënë të korruptuar duke mos denuar krimet makabër të komunizmit , dhe duke e futur në sistem ma anë ligjesh politike korrupsionin krimin që ka përfshirë politikëbërjen shqiptare. Shqipërise nuk i mungojnë kapacitetet dhe nuk ka pse të ngelet peng i këtyre ekspertëve që duan të dhunojnë demokracin me të inkriminuarit e djeshëm duke shfrytëzuar politikishtë sistemin demokratikë. Ne të përndjekurit politike shqiptar mbas 25 viteve pluralizëm , kemi kapacitete intelektuale që të i shërbejmë kësaj reforme pamvarsisht se politikbërja na ka perjashtuar nga kjo e drejtë me ligje “demokratike.” Çdo heshtje ndaj kësaj maskarade ligjore që na paraqitet si draft për sistemin e drejtsisë nga kjo mazhorancë politike është një krim që i bëhet shoqërisë dhe shtetit të së drejtës. Sovrani kërkon drejtësi për të denuar korrupsionin e sotëm në politikberje , dhe krimin e vrasjeve dhe burgosjeve politike pa faj të djeshëm, kur kjo të zbatohet shqiptarët do të kenë qetsinë dhe do të jenë pjese e demokracisë europiane.
Archives for January 2016
Ambasadori amerikan Walker në Kosovë
-Në 17 vjetorin e masakres së Reçakut/
PRISHTINË, 14 Janar 2016/ Nesër bëhen 17 vjet nga masakrimi në Reçak, në 15 janarin e vitit 1999, i mbi 40 civilëve të rrëmbyer në shtëptë e tyre. Masakra e Reçakut është një nga dëshmitë rrënqethëse të krimeve në luftën e fundit në Kosovë, kur forcat serbe vranë, masakruan, por edhe zhdukën, më shumë se 12 mijë shqiptarë, e në fushatën e gjenocidit e spastrimit etnik rreth një milion i dëbuan, shumicën drejt Shqipërisë.
Ambasadori amerikan William Walker, në atë kohë shef i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vizitën në vendin e masakrës e cilësoi atë krim kundër njerëzimit. Ndërdsa, rreth dy muaj pas masakrës së Reçakut, aviacioni i NATO-s filloi bombardimet kundër caqeve të forcave kriminale serbe, të cilat zgjatën 78 ditë, deri në kapitulimin e Slobodan Milosheviçit, i cili përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.
Në Kompleksi Përkujtimor Masakra e Reçakut, në Murin e Përkushtimit janë skalitur në mermer fotografitë e 44 martirëve-dëshmorëve.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në një takim ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë William Walker, së bashku me zonjën e tij Lusy Martin dhe djalin Douglas Walker.
“Takimi është zhvilluar në prag të përvjetorit masakrës së Reçakut, ku ambasadori Ëalker me deklaratën e tij, se ajo çfarë kishte parë në Reçak në janarin e vitit 1999, ishte krim kundër njerëzimit, pati kthyer fuqishëm vëmendjen e opinionit ndërkombëtar për krimet që po bëheshin në Kosovë”, thekson njoftimi i dërguar nga AAK.
Kryetari Haradinaj, i shprehu mirënjohje ambasadorit Walker, për rolin e tij në etapa të ndryshme të zhvillimeve në Kosovë, posaçërisht për kohën kur ai ishte vënë në anën e së drejtës, duke mbrojtur viktimat e pafajshme dhe duke i klasifikuar sulmet kundër tyre, si krim kundër njerëzimit.
Ndërkohë, bëhet e ditur se, komuna e Deçanit ka vendosur që ish-ambasadorin William Walker ta nderojë me çmimin që mban emrin e heroit të kombit, Shkëlzen Haradinaj.
Çmimi do të ndahet të shtunën, në 16 janar, në një ceremoni solemne organizuar nga kryetari i komunës Rasim Selmanaj. Walker do të nderohet edhe me Mirënjohje Qyteti./b.j/
Kosovë-Walker: Kur ka kauzë, protesta është e drejtë legjitime e qytetarëve
PRISHTINË, 14 Janar 2016/ Ambasadori amerikan William Walker, i cili ishte shef i Misionit verifikues të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, në një takim sot me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sa i përket zhvillimeve politike në Kosovë tha se po duket që kjo klasë politike që ka qeverisur nuk është duke shkuar rrugës së duhur. “Në SHBA, zhvillohen protesta tërë kohën, prandaj kur ka kauzë, protesta është e drejtë legjitime e qytetarëve”, citohet Walker, në njoftimin e komunës së Prishtinës.
Kryetari Ahmeti, i cili ka pritur në takim ambasadorin Walker, është nga Lëvizja Vetëvendosje, pjesë e opozitës së bashkuar kosovare organizatore e protestave kundër qeverisë në Kosovë, ka fituar zgjedhjet e fundit lokale në Prishtinë në balotazh me kryetarin fitues në dy palë zgjedhje, Isa Mustafën, lider i LDK-së, tash kryeministër i vendit në koalicion qeverisës me PDK-në
Ambasadori William Walker sot është pritur në takime të veçanta edhe nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, si dhe nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Nga takimi miqësor me ambasadorin William Walker, ku u diskutua për situatën aktuale politike në Kosovë”, ka shkruar në ‘facebook’ Lëvizja Vetëvendosje duke postuar foto.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se, kryetari i saj, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në një takim ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë William Walker, së bashku me zonjën e tij Lusy Martin dhe djalin Douglas Walker.
“Takimi është zhvilluar në prag të përvjetorit masakrës së Reçakut, ku ambasadori Walker me deklaratën e tij, se ajo çfarë kishte parë në Reçak në janarin e vitit 1999, ishte krim kundër njerëzimit, pati kthyer fuqishëm vëmendjen e opinionit ndërkombëtar për krimet që po bëheshin në Kosovë”, thekson njoftimi i dërguar nga AAK./b.j/
NJË KRYELAJM NË TV KLAN QË MË SHQETËSOI SOT
Gazetat dhe televizionet shqiptare lajme të tilla sporadike për krime e zënka të llojit “zënka grash për vezë pulash” nuk duhet ti publikojnë/
Nga Abdurahim Ashiku-Athinë /
U paralajmërua dhjetë sekonda më parë dhe u dha si lajm i parë, si ngjarje e padëgjuar ndonjëherë (ky është funksioni i krye lajmit). U dha i ilustruar me një “video celulari” përcjellë në internet…
Në Larisa të Greqisë u grindën njeri me tjetrin dy grupe taksixhijsh shqiptarë për konkurrencë pune. U grindën dhe nuk munguan të nxirren nga kroskotët e makinave armët e zjarrit. Si pasojë një taksixhi u plagos në këmbë. Ambulanca e çoi me të shpejtë në spitalin e Larisës…
Se kush ishin pjesëmarrësit në grindje dhe se kush nxori pistoletat nuk jepet asnjë asgjë. Nga Shqipëria telefonat e nënave në shqetësim për bijtë e tyre nuk pushojnë…
Media kombëtare shqiptare i bën jehonë një ngjarje në rrugë, e ve në krye të lajmeve kur nuk duhej të jepej fare.
Në Greqi jeton tash një çerek shekulli një komunitet i madh shqiptarësh që hamendësohet se janë diku tek një milionë, me leje qëndrimi apo ilegalë.
Për ta flitet në krye lajm në televizione e gazeta vetëm kur pushtetarët, qeveritarët e bojërave të ndryshme të “ylberit” shqetësohen për dërgimin e parave në Shqipëri, për “remitancat” fjalë kjo e futur nga fjalorë të huaj për t’i dhënë rëndësi lajmit…
Për ta flitet në krye lajm të gazetave dhe televizioneve satelitore shqiptare kur dikush, diku, bën një krim, bëhet pjesë e një zënke apo edhe e ndonjë vrasje. Bëhet lajm i kopjuar nga interneti apo nga ndonjë stacion grek kur ai thërret me të madhe se keqbërësi është shqiptar. Kjo mbetet e shkruar në lajmet shqiptare edhe në rastet (shumicë) kur policia dhe organet e drejtësisë greke njoftojnë se “krimineli” nuk ishte shqiptar.
Segmente të caktuara ksenofobe dhe neofashiste e duan shqiptarin kriminel, vjedhës, hajdut. Media në shërbim të tyre e shumon, e bën krye lajm.
Në Greqi ka një numër të madh shqiptarësh. Mundet edhe një milionë, me letra e pa letra. Në këtë numër që është sa një e treta e banorëve të Shqipërisë ka edhe kriminelë shqiptarë, vrasës me e pa pagesë, vjedhës bankash e shtëpish. Ashtu siç ka, madje edhe ma shumë, grekë që vjedhin përdhunojnë, trafikojnë fëmijë, shpërndajnë narkotikë etj., etj.
Në Greqi ka një numër shumë të madh shqiptarësh të ndershëm, shqiptarësh që me gjithë “krye lajmet”, nderohen e respektohen nga populli grek. Janë me mijëra gra shqiptare që kanë çelësat e shtëpive dhe të vilave greke, çelësa të dhëna me besim të plotë që ato të bëjnë qetësisht punët shtëpiake.
Në Greqi ka një numër të madh grash e vajzash që mbajnë me një përkushtim të habitshëm gra greke që mosha dhe sëmundjet i kanë shtrirë në shtrat. Urimet e tyre, tek i lajnë si fëmijë gratë shqiptare, shkojnë në “vesh të Zotit”.
Në Greqi ka një numër të madh grash shqiptare që mbajnë tërë ditën foshnja greke në duar, që i ushqejnë fëmijët grekë, i marrin përdore dhe i çojnë në shkollë e i shëtisin në parqe. Gratë greke u kanë lënë në dorë me një besim tepër të madh fëmijët e tyre, shpirtin e vogëlusheve të tyre. A ka besim më të madh se ky?
Në Greqi ka një numër goxha të madh biznesmenësh shqiptarë që jo vetëm kanë punësuar vetveten dhe familjen e tyre, por punësojnë me të gjitha detyrimet burra, gra, vajza greke.
Në Greqi 60 për qind e orkestrës simfonike shtetërore, deri në “violinën e parë” janë djem dhe vajza shqiptare, të barabartë dhe të respektuar nga kolegët dhe fjalëmirë nga drejtuesit e orkestrës dhe titullarët.
Në Greqi fëmijët e emigrantëve shqiptarë kanë vendin e nxënësve më të dalluar, nxënës që në festat kombëtare greke i prijnë kuadratit të shkollës me flamurin e vendit ku jetojnë si më të mirët e shkollës.
Në Greqi, që nga Kavalla e deri në Arta 60 mësues të përkushtuar që gjuhën shqipe e kanë në gjak kanë hapur kurse (shkolla i quaj unë sepse me të vërtetë të tilla janë në funksion dhe në përmbajtje) ku fëmijëve u mësojnë të shkruajnë, lexojnë e këndojnë gjuhën e bukur shqipe. Ata janë mësues vullnetarë që sakrifikojnë fundjavën për ta. Ata janë cilësuar si “Rilindës të kohës sonë”.
Mund të radhis shumë e shumë vlera të shqiptarëve në Greqi (Disa i kam përcjellë në shkrime e disa të tjera në 6 librat e mi të serisë ”Njerëz që i dua”.
Për ta gazetat dhe televizionet shqiptare nuk kanë as sy t’i shikojnë, as vesh t’i dëgjojnë, as laps t’i shkruajnë dhe as kamera t’i filmojnë.
Asnjë gazetë shqiptare nuk ka qoftë edhe një faqe të vetme hapësirë për të përcjellë vlerat e mëdha të shqiptarëve mërgimtarë në Greqi. ASNJË !!!
Lajmi që përcolli sot si “lajm të parë” televizioni kombëtar KLAN ishte një erë e ftohtë polare bri më bri në adresë të qindra mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë anë e kënd Greqisë, një thikë në dorën e ksenofobëve dhe neofashistëve të kohës kundër shqiptarëve.
Për mua si gazetar ky nuk është lajm, ky është një përrua me ujë të zi që e çon ujin në mullirin e ndarjes dhe përçarjes, e denigrimit të shqiptarëve mërgimtarë që me një përkushtim të jashtëzakonshëm kanë mbajtur në këmbë jo vetëm jetën e tyre por edhe vendin e tyre, familjet dhe Shqipërinë.
Shqipëria, edhe brenda vendit edhe ndër shqiptarët në mërgim, nuk është vendi dhe njerëzit e krimit, është vendi i njerëzve të përkushtuar.
Gazetat dhe televizionet shqiptare lajme të tilla sporadike për krime e zënka të llojit “zënka grash për vezë pulash” nuk duhet ti publikojnë ose, e fundit, ti përmbledhin si lajme shkurt në kronikën e zezë në fund të lajmeve apo në faqen e fundit të gazetave.
Lajm i parë duhet të jetë vlera e mërgatës shqiptare jashtë Shqipërisë në Greqi, Itali, Gjermani, Angli, Kanada, SHBA, Australi. Është një Shqipëri e tërë jashtë që punon edhe për Shqipërinë, që jeton me mendje e shpirt tek trojet e lashta shqiptare.
Abdurahim Ashiku
Gazetar, Athinë 14 janar 2016
KUJTESË- 8 VJETË MË PARË- SHQIPTARËT E AMERIKËS
1.3 milioni dollarë nga shqiptarët e Amerikës për Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë/
NGA BEQIR SINA/
WIHTE PLAINS – NEW YORK: Mbrëmja Gala për grumbullimin e Fondeve për Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë – katedrales së ngritur nga dy ideatorët kryesor të saj, ish presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova dhe ish Ipeshkvi, imzot Mark Sopi është më e madhja e mbajtur ndonjëherë në historinë e diasporës shqiptare në SHBA, mbajtur 8 vjet më parë Qershor 2008.
Kjo mbrëmje solli plot mirësi : donacione të konsiderueshme finaciare, bashkim, dashuri, fjalime, koncertë me këngë e valle popullore nga të gjitha trevat, lutje e bekim fetar, shpresë tek Zoti: këto ishin shtyllat kryesore të mbrëmjes Gala, kushtuar një ndër veprave më të mëdha, të simbolit të shqiptarëve, në botën e qytetruar mu në zemër të Europës, asaj të ndërtimit të Katedrales “Nëna Tereze” në Prishtinë – Kosovë.
Kjo mbrëmjë Gala, do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët e Amerikës, mbasi ajo u zhvillua si gjest dashurie për tërë komunitetin katolikë shqiptarë, kudo që ai jeton në Kosovë, Shqipëri, dhe viset shqiptare.
Ajo( darka Gala) ishte rezultat i një pune të madhe që pati bërë për t’i bashkuar shqiptarët, e të tre besimeve, bindjeve politike dhe viseve të ndryshme, ish kongresmeni republikan i New Yorkut Joseph J.DioGuardi dhe bashkëshortia e tij Shirli Klojes, si anëtarë të Komisionit për ngritje të fondeve për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë. Z. Dioguadri udhëhoqi komplet darkën, sakaq zoti Marjan Cubi ishte Kryetari i Komisionit, kurse Dom Pjetër Popaj ishte Kryetar Nderi.
Në fjalën e hapjes drejtuar rreth 600-700, pjesmarrësve Don Pjetër Popaj, Famullitar i Kishës “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York, u tha atë natë shqiptarëve se kam nderin dhe kënaqësin që t’ju përshendes të gjithëve dhe të ju drejtohem me disa fjal juve që keni ardhur sot, për të marr pjes në këtë mbërëmje madhështore për ngritjen e fondeve të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë. “Unë, tha ai dëshirojë të ju falenderojë të gjithëve për përkrahjen tuaj, dhe në një mënyrë të posaçme të falenderojë komisionin organizativë për punën e palodhur që kjo mbrëmje të dalë sa me sukses. Kontributet fisnike të tyre dhe të tjerëve prej komunitetit tonë, kanë bërë një hap të mirë për këtë fushatë. Shpresojmë që bujaria e tyre të nxitojë zemërbardhësinë tuaj që edhe ju të kontriboni për ndërtimin e këtij tempull të shenjt, monument kombëtar si dhe shenjë bashkimi, ka thënë mes të tjerave Don Pjetër Popaj, Famullitar i Kishës “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York”.
Mysafiri i nderuar nga Kosova, në atë mbrëmje madhështore ishin Monsinjorë Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës, i cili si pikante dalloi në fjalën e tij se krahas kësaj mbrëmje Gala ishte bashkëngjtur edhe pavarësia e Kosovës, e cila ishte shpallur 3 muaj më parë. “Pavarësia e Kosovës, është në radhë të parë merita juaj, e shqiptarëve të Amerikës” theksoi ai, duke përcjellur në mënyrë të sinqertë mirënjohjen e tij. ” Ju keni meritën që e keni bërë Amerikën, që të na ndihmonte në realizmin e ëndërrës sonë shekullore”. Ai falemnderojë me atë rast edhe ish- përfaqësuesit e shtetit shqiptarë, kreun e misionit të Shqipërisë në OKB shkelqësinë e tij z Adrian Neritani, dhe konsullin e përgjithëshëm dr Albert Jerasi. Ndërsa, përgëzoi ata për ftesën që kishte marrë Shqipëria nga NATO – duke uruar që ajo të ndiqet nga anëtarësimi edhe në BE.
Në mes të tjerave Monsinjorë Dodë Gjergji , Ipeshkëv i Kosovës, kishte thënë se “Po realizohej më në fund, amaneti i Presidentit Rugova dhe Imzot Sopit”, tha ai “të cilët nga dritarja e qeillit sot gëzohen e na falenderojnë për këtë që po bëjmë”. Ai citoi gjithashtu edhe fjalët e ish Presidentit amerikan Klinton, gjatë vizitës në Kosovë se” ne fituam luftën – por ju duhet të fitoni paqen”.
Zoti Marijan Cubi, aktivist dhe veprimtar i dalluar i komunitetit, dhe njëri prej drejtuesve kryesorë të kshillit të Kishës, Kryetar i Komisionit për ngritjen e fondeve për ndërtimin e Katedrales, përmendi faktin se kishte pasur disa muaj që një grup prej 57 personash shqiptaro amerikan nga New Yorku me rrethe, janë të koncentruar sesi mund t’a ndihmojmë këtë katedrale, shumë të rëndësishme për Kosovën, dhe për shqiptarët në përgjethësi, për popullin Iliro – Dardan, e ceku Cubi në fjalën e tij. Ai rradhiti në fjalën e tij shqiptarët pjesmarrës nga Shqipëria, Kosova, nga jugu e veriu, nga Ulqini dhe Malësia, nga Hoti dhe Gruda, nga Trieshi, Koja e Kuçit, nga Dibra dhe Çamëria.
Një tjetër klerikë që e mori fjalën në atë darkë historike , për shqiptarët e Amerikës, ishte edhe kardinali në pension nga Washingtoni, Theodore McCarrik, një mik i vjetër dhe admirues i shqiptarëve. Ai u solli të pranishëmeve kujtimet nga qëndrimi tij në Prishtinë, gjatë hedhjes së gurthemelit me ish presidentin e ndjer të Kosovës, dr Ibrahim Rugovën, dhe ipveshkvin e ndjer Mark Sopi. Ai lavdëroi në mënyr të posaçme punën e tyre, në nismën për ngritjen e Katedrales në Prishtinë, më 19 gusht 2006.”Asgjë e mirë dhe e madhe nuk realizohet pa vështërsi”, tha ai. Po i’a vlenë shtoi kardinali McCmarrik, pasi kjo katedrale, do të jetë pikërishtë monumenti që i shkon përshtat një figure si Nënë Tereza, e do të jetë gjithashtu një monument bashkimi për popullin e Kosovës, mysliman e të krishterë bashkë. Ai vlerësoi gjithashtu gjatë fjalës së tij njërëz të medhnj si Nënë Teresa, presidentin e parë të Kosovës, Rugovën, ipveshkvin e ndjer Sopi, si edhe ipveshkvin aktual Dodë Gjergji.
Ketë darkë e përshëndeti edhe botuesi i gazetës shqiptaro amerikane Illyria,z Vehbi Bajrami, i cili lexojë përshëndetjen “Bashkëjetesa mes Shqiptarve”.
Mbrëmja Gala për grumbullimin e Fondeve për Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë dhe Kremtimin e Pavarësisë së Kosovës, është zhvilluar me një nga aktivitetet më të mëdha në veprimtaritë e diasporës, në dekadat e fundit për grumbullimin e ndihmave në New York.
Mbrëmja u zhvillua në qëndrën e madhe sportive “Westcheter County Center”, në bashkinë e qytetit White Plains-NY. Pallati ishte zbukuruar me ngjyrat e simboleve kombëtare, dhe ato të fesë katolike. Në hyrje ishin vendosur karshi bulevardit, një bust i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skëndërbeu dhe nobelistes shqiptare Nënë Terezes. Nëndërsa brenda në sallën e madhe dalloheshin dy portrete të mëdha me fotografitë e të lumnuemes shqiptare, Nëna Tereze, huazim për atë natë kjo e vëllezërve, bujar e patriot Lekë dhe Pashko Gojçaj. Në dy krahët e podiumit, qëndronin krenar dy flamujt ai amerikan dhe ai shqiptar.
Me intonimin e hymneve kombëtare, të SHBA-së dhe Shqipërisë nga Dila Gecaj dhe John Krasniqi, u shënua hapja solmne të kësaj mbrëmje madhështore.
Programi i mbrëmjes kishte dy drejtues ceremonialë, kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joseph J. DioGuardi dhe Sekretarja e Fderatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, për çështjet e edukimit znj. Majlinda Myrto.
Ndërsa morën pjes figura të shquara të komunitetit, politikan, artistë, afaristë të medhënjë, studnetë dhe lider fetar nga Kosova dhe SHBA-së . Morën pjesë. Theodore Cardinal MacCarrick. Arqipeshkëv i Washington DC në pension, Imzot Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës,Don Shan Zefi, Sekretar i Ipeshkvit të Kosovë, Don Lush Gjergji, Famullitar i Prizrenit,Don Pjetër Popaj, Famullitar i Kishës “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York,Don Nikolin Pergjini, Zv. Famullitar i Kishës “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York Don Viktor Dedaj, Meshtar në vizitë tek Famullita “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York, Honorable Charles Schumer, Sebnator i SHBA nga Shteti i New Yorkut, Honorable Jeff Klein, Sebnator i Shtetit të New Yorkut, Honorable Greg Ball, Anëtar i Asamblesë së Shtetit të New Yorkut,Honorable Adrian Neritani, ish Ambasador i Republikës së Shqipërisë pranë OKB, dhe ish Konsulli i Përgjithëshëm i RSH në New York, dr Albert Jerasi.
Ky ishte një aktivitet, në të cilin, spikati senatori demokrat i New Yorkut, Charles E. Schumer, i cili mbajti një fjalim të brilantë, që u duartrokit gjatë nga të pranishmit.Veprimtaria ishte e titulluar “ Mbrëmja Gala për grumbullimin e Fondeve për Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë dhe Kremtimin e Pavarësisë së Kosovës,”. Në këtë Gala të ideuar nga Kisha Katolike Shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale,NY, dhe ish kongresmeni republikan i New Yorkut Joseph J.DioGuardi, dhe bashkëshortia e tij Shirli Klojes, u grumbulluan më shumë se 1.3 milioni dollarë amerikanë.
Prej të cilëve vetem një biznesmen i fesë myslimane, Jim Xhema, bëri dhuratën më të madhe kur dhuroi 100,000 dollarë. Çka është edhe shembulli më klasiku, shembulli më i bukur i bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, që egziston tek ne shqiptarët.
Muzikën e interpretuan emra të njohur të muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare si: Morena Reka, Dile Gecaj dhe Gjon Krasniqi. Të cilët, zgjuan kërshërinë dhe ngjallën entuziasim e të pranishmeve me një tufë këngësh të të gjitha trevave. Ata u shoqëruan nga grupi i njohur muzikor në komunitetit, i drejtuar nga kitarristi i mirënjohur, i ish Ansamblit shtetëror Edmond Xhani. Valle të bukura dhe me ritëm e lojë të mrekullueshme shfaqën kërcimtarët dhe kërcimtaret e reja të grup[it Rozafati, nga Kisha katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” me koreografe z Anxhelina Nika dhe ShKA “Bashkimi Kombetar”, që do të shoqëroheshin shpesh herë edhe me vallëzimin të pjesmarrsve.
Në fund u krye dhe loja e shumë mirëpritur, e fatit me rezultatet që sollën gëzimin e papërshkruar të atyre që i goditi fati. Dy çmimet kryesore, u fituan nga biletat të cilat i përkisnin dy bashkëfamilijareve (shortve) Marjan dhe Blerta Marku. Fati e deshi që ata të fitonin një veturë të re Toyota Camry me vlerë 20 mijë dollarë dhe një televizorë HD 42 inch. Çmimet e tjera ishin një DVD dhe gjashtë muaj abone në TV Alba, e cila i takoi veprimtarit të shquar të komunitetit, njeriut që ka sponsorizuar në disa qyendra të Europës, dhe SHBA-së, shtatoren së Nënë Terezes, zotit Lekë Gojçaj.
JAM ME AMBASADORIN DONALD LU!
JAM ME AMBASADORIN DONALD LU!/
BASHKOHU DHE TI ME NE!/
Kohët e fundit ambasadori amerikan në Tiranë z. Donald Lu ka qenë shumë aktiv në denoncimin publik të korrupsionit si fenomen dhe të korruptuarve në administratën shtetërore dhe në institucionet publike. Ambasadori ka treguar çfarë duhet të bëjnë shqiptarët për të shporrur korrupsionin dhe të largojnë të korruptuarit nga jeta e tyre.Thjeshtë dhe qartë ai ka thënë,se unë ,ti, tre milionë shqiptarë duhet ti vihemi të korruptuarve dhe po të jetë nevoja të krijojmë Partinë antikorupsion.Le të fillojmë në mënyrë virtuale këtë lëvizje që po të jetë e sukseseshme do ndryshojë të tashmen dhe të ardhmen e Atdheut.Le ta përcjellim këtë mesazh nëpërmjet internetit,tek të gjithë ata që duan një Shqipëri ndryshe.Thjesht një klikim, një “Like” dhe pohimi “Edhe unë jam me Ju”- janë të mjaftushëm për t’i prishur qetësinë “Përfaqësuesve të njeriut te ri”që na la diktatura nëpër këmbë.Le të tregojmë respekt për veten tonë,mjaft i toleruam në paftyrësinë e tyre.Le të bëhemi shumicë qoftë edhe virtualisht dhe Shqipëria do të ndryshojë.Bashkou edhe Ti me ne!
Ndaje këtë mesazh me shokët dhe miqtë e Tu!
Eshtë detyrë.Atdheu thërret bijtë e vet ta shpëtojnë nga erozioni i korrupsionit.Vepro sot,nesër do jetë vonë!
Lek Mirakaj, Nju Jork
Ahmet Hoti, Nju Jork
Sokol Kupi, Nju Jork
Alfons Grishaj, Michigan
Ilir Levonja, Florida
Dr. Skënder Murtezani, Nju Jork
Dalip Greca, Nju Jork
Nju Jork, 14 Janar 2016
- « Previous Page
- 1
- …
- 47
- 48
- 49
- 50
- 51
- …
- 87
- Next Page »