• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2016

Katër vjet pas Aktgjykimit të Gjykatës së Strasburgut

April 16, 2016 by dgreca

SERBIA VAZHDON TË SHKELË LIGJET E VETA DHE ATO NDËRKOMBETARE PËR PENSIONET/

Shkruan: Adil FETAHU/

1.Statusi ligjor i pensionit/

E drejta e pensionit është një nga të drejtat elementare të njeriut, e fituar me punë  e kontribute të paguara, në  kohëzgjatje të caktuar, e konstituar sipas kushteve dhe procedurës së caktuar me ligj dhe me vendim konkret të plotëfuqishëm të organit kompetent. E drejta e pensionit e fituar në këtë mënyrë, merr karakterin e të drejtës së pasurisë (pronës), dhe si e tillë gëzon mbrojtje juridike me ligjet e shtetit dhe me nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut:

“Çdo person fizik ose juridik ka të drejtë ta gëzojë pasurinë e tij në mënyrë paqësore. Askush nuk duhet të privohet nga pasuria e tij, përveç kur kjo bëhet për interesin publik dhe në përputhje me kushtet e parashikuara me ligj dhe me parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare…”. Mbrojtjen e pasurisë e garanton edhe Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut (neni 17: “…Askush nuk duhet të privohet arbitrarisht nga pasuria e tij”.

Pensionistët e Kosovës, të nacionalitetit shqiptar, të cilët këtë të drejtë e kanë fituar në periudhën para vitit 1999, janë privuar në mënyrë arbitrare nga e drejta e tyre, të cilëve u është ndërprerë pagesa e pensioneve qe plot 17 vjet. Me nderprerjen e pagesës së pensioneve, vetëm pensionistëve shqiptarë, Serbia ka cënuar barazinë para ligjit, ka shkelë të drejtën e pronës, ka bërë diskriminim të haptë në baza nacionale dhe ka shkelë kushtetutën dhe ligjet e veta dhe ato ndërkombëtare.

  1. Ligjet serbe për pensionet

Pas suprimimit të autonomisë së Kosovës dhe zbatimit të masave të dhunshme në të gjitha organet, institucionet dhe subjektet e tjera ekonomike e shoqërore, Serbia shfuqizoi ligjet e Kosovës dhe miratoi ligjet e veta, me të cilat i mori kompetencat, mjetet, të drejtat dhe obligimet e caktuara në secilin segment. Kështu ndodhi edhe me sistemin e pensioneve. Me Ligjin mbi Sigurimin Pensional dhe Invalidor (“Sluzhbeni gllasnik SRS”, nr.27/1992), Serbia e shfuqizoi Ligjin (e Kosovës) mbi Sigurimin Pensional dhe Invalidor (“Gazeta Zyrtare e KSAK”, nr.26/83 dhe 26/86), i mori kompetencat, mjetet, të drejtat dhe obligimet lidhur me të gjitha llojet e pensioneve në Kosovë. Me dispozitën e neneve 225-226 të Ligjit të Serbisë, ishte përcaktuar se: “shfrytëzuesit e të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor, të cilët deri ditën e fillimit të zbatimit të këtij ligji kanë realizuar ato të drejta sipas dispozitave që kanë qenë në fuqi deri atë ditë, e të cilat janë të parapara (edhe) me këtë ligj, gëzojnë ato të drejta edhe pas asaj dite, në vëllimin dhe mënyrën e përcaktuar me këtë ligj, poqese kjo është më e favorshme për ta” (neni 225 par.1). Ndërkaq, në nenin 226 par.1 ishte përcaktuar se: “Shfrytëzuesit e të drejtës nga sigurimi pensional dhe invalidor, të cilët ato të drejta i kanë realizuar sipas dispozitave që kanë qenë në fuqi deri ditën e fillimit të zbatimit të këtij ligji, e ato të drejta nuk janë paraparë me këtë ligj, i gëzojnë ato sipas kushteve, në vëllimin dhe mënyrën e caktuar me ato dispozita”.Të drejtat nga sigurimi pensional dhe invalidor janë të drejta individuale (personale) dhe nuk mund të barten në persona tjerë (neni 16 par.1 i Ligjit të Serbisë). Po, e drejta e pensionit mund të trashëgohet e të bartet te anëtarët e ngushtë të familjes së pensionistit të vdekur (pensioni familjar).

Bazuar në dispozitat e cituara më sipër, pensionistët e Kosovës, të cilët e kishin fituar të drejtën e pensionit (të moshës, invalidor ose familjar) në bazë të Ligjit të Kosovës, e të caktuara konkretisht dhe individualisht me aktvendime të plotëfuqishme të organit kompetent, dhe ata që këto të drejta i kanë fituar më vonë, në bazë të ligjit (të Serbisë),-është dashur ato të drejta t’i gëzojnë pa kurrëfa pengese as privimi. Sepse, e drejta e pensionit e fituar në bazë të ligjit dhe e caktuar konkretisht me aktvendim të plotëqufishëm, nuk mund t’i merret askujt, përveç për shkaqe të parapara me ligj dhe të konkretizuara me aktvendim të plotëqufishëm individual, për secilin rast konkret (qoftë në procedurë të revizionit të aktvendimit, apo të përsëritjes së procedurës për shkaqet e parapara me ligj).

E drejta e fituar në pension, ka karakter të pasurisë-pronës së pensionistit, ashtu sikur e trajton neni 1 i Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe kjo dispozitë ka epërsi mbi dispozitat e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës. Dispozitat e cituara të ligjeve (të Serbisë) janë në harmoni me këtë, veçse ato zbatohen në mënyrë selektive dhe diskriminuese, varësisht nga përkatësia kombëtare, gjë që është diskriminim i haptë. Në Kushtetutën e Serbisë (2006), ekziston dispozita mbi ndalimin e diskriminimit (neni 21), në të cilën është përcaktuar se: “Para Kushtetutës dhe ligjit të gjithë janë të barabartë. – Secili ka të drejtë në mbrojtje të njëjtë ligjore, pa diskriminim.-Ndalohet çdo diskriminim, i drejtpërdrejt ose i tërthortë, mbi çfarëdo baze, sidomos në bazë të racës, gjinisë, përkatësisë nacionale, prejardhjes shoqërore, lindjes, besimit fetar, bindje politike ose tjetër, gjendjes pasurore, kultures, gjuhës, moshës, invaliditetit psiqik ose fizik”. (Me një formulim tjetër më të përgjithshëm e më të shkurtër, diskriminimi ishte i ndaluar edhe në Kushtetutën e vitit 1990 (neni 13).Ndërkaq, në nenin 58 të Kushtetutës së RS (2006) është përcaktuar: “Garantohet e drejta paqësore e pronës dhe të drejtave tjera pasurore të fituara në bazë të ligjit. –E drejta e pronës mund të merret ose të kufizohet vetëm për interesin publik të përcaktuar në bazë të ligjit, dhe me kompensim që nuk mund të jetë më i ulët se çmimi i tregut”.

Përkundër të gjitha këtyre “alamet” dispozitave mbi garantimin e të drejtave dhe mosdiskriminimin, Serbia prej fillimit të vitit 1999, ua ndërpreu pagesën e pensioneve të gjithë pensionistëve shqiptarë, ndërsa vazhdoi t’ua paguajë rregullisht pensionet pensionistëve serbë e malazezë.

Në fund të vitit 1998, në Kosovë ishin: 86.383 pensionistë të tri kategorive:

  1. Pensionistë të pleqërisë 308
  2. Pensionistë invalidorë (të punës)             042 dhe
  3. Pensionistë familjarë             033

Tash ky numër i pensionistëve të cilët po i quajnë kontributpagues, është më se përgjysëm më i vogël, për shkak se shumë kanë ndërruar jetë gjatë kohës që ka kaluar. Ishin edhe 1266 shfrytëzues të kompensimit për dëmtim trupor, dhe 2.252 shfrytëzues të ndihmave dhe kujdesit. Të gjithë ata kishin aktvendimet e plotëfuqishme mbi të drejtën e fituar të kategorisë së caktuar të pensionit. Përveç shumës së pensionit, kishin edhe sigurimin shëndetësor dhe prestacione e favore tjera të caktuara me ligj.

Ndaj pensionistëve të Kosovës, ndërprerja e pagesës së pensioneve është bërë në mënyrë kolektive për të gjithë pensionistët shqiptarë.  Fondi e ka arsyetuar ndërprerjen e pagesës me pamundësinë e vjeljes së kontributeve, dhe është mbështetur në  dy udhëzime me shkrim, si vendime politike të ministrive të caktuara: Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, dhe Ministria e Financave të Serbisë. Kjo ndërprerje e pagesës së pensioneve, ishte në kundërshtim edhe me vet ligjin përkatës së Serbisë.

  1. Gjykata e Strasburgut ka konstatuar shkeljen e ligjit nacional dhe të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Ndërprerjen e pagesës së pensioneve  Serbia e ka bërë në mënyrë arbitrare,   kolektivisht për të gjithë pensionistët shqiptarë në Kosovë, pa i njohtuar ata për shkaqet e ndërprerjes, as pa zbatuar kurrëfar procedure ligjore për ndryshimin e vendimeve individuale të plotëqufiqishme që kishin pensionistët, dhe pa iu mundësuar mbrojtjen ligjore. Ndërprerjen e pagesës e ka bërë në bazë të qëndrimeve politike që kishin marrë Ministria e Punës dhe Ministria e Financave e Serbisë, gjoja për shkak të pamundësisë për vjeljen e kontributeve për sigurimin pensional dhe invalidor në Kosovë. Mirëpo, mosvjelja e kontributeve nuk parashihet si shkak ligjor për ndërprerjen e pagesës së pensioneve. Këtë fakt e kanë vërtetuar edhe  instancat më të larta gjyqësore të vet Serbisë. Kështu, Gjykata Kushtetuese e Serbisë, me Vendimin IU-293/2004, dt.29 qershor 2005, dhe IU-nr.275/2009, dt. 19 nëntor 2009, ka vlerësuar se “Mendimet dhe udhëzimet e organeve të ndryshme shtetërore nuk janë ligje as akte të përgjithshme, që do të thotë se nuk mund të ndikojnë në ndërprerjen e pagesës së pensioneve”. Edhe Gjykata Supreme e Serbisë, me 15 nëntor 2005, ka publikuar një qëndrim juridik, sipas të cilit: “E drejta e pensionit nuk mund të kushtëzohet as të varet prej asaj, se a po mund të mblidhen kontributet vijuese ose jo në territorin e caktuar” (“Sudska praksa”, nr.3/2005).

Këto i ka pasë parasysh edhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, në vendimin e vet të rastit Grudiq kundër Serbisë (nr.31925/08, dt.17 prill 2012), duke vërtetuar se Serbia ua ka ndërprerë pagesën e pensioneve në kundërshtim me ligjet e veta dhe me instrumentet juridike ndërkombëtare, duke shkelur kështu të drejtën e pasurisë (pronës), të paraparë në nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Me aktgjykimin e cituar, që paraqet titull ekzekutiv vetëm për personat e përmendur (Grudiqi), por që është standard dhe precedent gjyqësor për raste të ngjajshme,  ajo Gjykatë në një mënyrë e ka obliguar shtetin e Serbisë, që “në afat prej 6 muajve prej ditës kur aktgjykimi të bëhet i plotëfuqishëm, të ndërmerr masa adekuate për të siguruar që organet kompetente të Serbisë të zbatojnë ligjet relevante për pagesën e pensioneve të mbetura pa paguar paditësve tjerë potencialë, duke nënkuptuar se lidhur me këtë nevojitet një kohë e arsyeshme për  procedurat administrative dhe vërifikimin e fakteve.” Gjykata ka vlerësuar se pensioni i fituar paraqet pronë private në kuptim të nenit 1 të Protokollit 1 të KEDNj. Arsyetimet e Serbisë, se nuk po mund t’i vjelin kontributet në Kosovë, Gjykata i ka refuzuar si të pabaza, pasiqë për pagesën e pensioneve garanton shteti dhe se mosvjelja e kontributeve nuk parashihet me ligj si shkak për ndërprerjen e pagesës së pensionit, dhe se pensioni mund të ndërpritet vetëm në qoftë se vërtetohet se pensionisti nuk i plotëson kushtet sipas të cilave e ka fituar pensionin.  Arsyetimi i Serbisë me atë se pensionistët nuk mund t’i marrin pensionet prej dy burimeve, është i paqëndrueshëm për shumë arsye. Së pari, deri në korrik të vitit 2002, pensionistët nuk kanë marrë kurrëfar “pensioni”. Prej gjysmës së vitit 2002, kanë marrë ndihmë sociale, duke filluar nga 28 euro në muaj, që as atëherë, as tash nuk është pension në kuptim të sistemit pensional. Pensionistët serbë e malazezë marrin edhe këtë ndihmë sociale nga buxheti i Kosovës, edhe pensionin e rregullt nga Serbia. Kurse, shfrytëzuesit e pensioneve invalidore dhe atyre familjare, të cilët  nuk e kanë arritur moshën 65-vjeçe, nuk kanë  mund të marrin  as këtë ndihmë sociale që paguhet nga buxheti i Kosovës, as nuk marrin pensionin qe kanë pasur të caktuar me aktvendim të plotëfuqishëm.

Edhe pas atij Aktgjykimi, sot e katër vjet, me pretekste e sajesa të ndryshme e arsyetime pa bazë ligjore, Serbia vazhdon të manipulojë e diskriminojë pensionistët shqiptarë, të cilëve ua ka borxh pensionet. Edhepse e drejta e pensionit nuk parashkruhet kurrë por parashkruhen pagesat mujore (vetem nëse ndërprerjen e ka shkaktuar vetë pensionisti), mospagesa e pensioneve u ka shkaktuar dëm material e moral pensionistëve, ndërsa organet qeveritare të Kosovës nuk kanë bërë asgjë për ta detyruar Serbinë me presion ndërkombëtar, që t’ua paguajë borxhin pensionistëve. Ndoshta do ishte mire të angazhohet ndonjë agjension i fortë ndërkombëtar që “t’i nxjerrë” pensionet nga Serbia. Baza ligjore ekziston, vetëm nevojitet angazhim i këmbëngulës.

Filed Under: Analiza Tagged With: Gjykata e Strasburgut, Pensionet, Serbia

DISCUSSION ON THE RECEPTION IN THE RECOGNITION OF THE ALBANIANS SAVING THE JEWISH POPULATION DURING WWII

April 16, 2016 by dgreca

By Sali BOLLATI/First and foremost I want to salute Assemblyman Mark Gjonaj and NYS Attorney General Eric Schneiderman together with the Staff of the Museum of the Jewish Heritage; as Initiators of this very important and meaningful event in the Recognation  the role of the Albanians in saving the Jewish Population from the Nazi regime during the WWII

Want to salute the presence of H.E Prime Minister E.Rama, and all those present and want to welcome in discussing this Issue of the Human Right.

My name is Sali Bollati, born in the Albanian Region of Chameria.

The Albanian Region of Chameria comprises the Southern part of the Albanian ethnic territories, inhabited by Albanians since the ancient times (Pellasgo-Illyrian times), until today. Even the ancient historians Strabony and Plutarch, wrote that the inhabitants of Epir -Chameria spoke a “barbarian” language, because their mother tongue wasn’t Greek. The Cham Dialect is one of the oldest of the Albanian language

Due to the High Level of Protesting and the Determination of this Region to Initiate a Military Resistance; the International Congress of Berlin at 1879 revoked its earlier Decision to give this region to Greece. Dispute this, under the Florence Protocol following the unjust decision of London  Conference in 913 the Chameria Region was annexed to Greece

Starting 1913 until the year 1945 the Greek authorities used persecution, confiscation of the properties, forced population movement, mass killing and denial of schools and teaching in the Albanian language. Due to the continuous protests from this region and the support od the Albanian Government at the League of Nations in the period 1920-1030, the Greek government was forced to stop the replacement of Albanians with the Greeks expulsed from the Asia Minor in 1923-1924.

In 1944-1945, this Albanian-inhabited Region, became the theater of premeditated series of mass killing, rapes, tortures and expulsion by the
Regular and irregular Greek forces commanded by the general Zerva; so began a campaign of ethnic cleansing by initially attacking on the my town, Paramithia on 27 June,1944. The campaing lasted until March 1945 with massacres of Filati. Incomplete figures indicate that at least 5.000 innocent Albanians, in majority women, children and elder people were massacred, 745 women were raped, 88 villages were destroyed and 102 mosques and centers of worship were burned. In the end over 30.000 Albanian Chamis were forcefully expelled to Albania.
A document of the U.S. Department of State Nr. 84/3, Tirana Mission 1945-1946; reports that: “ According to all information I have been able to gather on the Cham Issue, in 1944 nd during the first months of 1945, the Greek authorities in north-western Greece perpetrated savage brutality by evicting 30.000 Chams, residents of Chameria, from their homes, where they have been living for centuries, chasing the across the border after having robed them of their land and properties. Most of the young people were killed because the majority of the refugees were old folk and children”.

Today, Chamis population is about 300.000; more than 200.000 live in Albania. A part of them, who were born in Greece, still have their houses an properties there.
Can anyone believe nowadays that exist a government ,like Greek “democratic” government that doesn’t permit Chamis at least to visit their lands, to put a bunch of flowers to the places where their grandparents, parents, brothers and sisters died; to watch an olive or orange tree they planted themselves?

Chameria is not a phantasm to obscure friendship between Albanians and Greeks; on the contrary, when nations relieve their souls from the old burdens-the Greek nation must feel ashamed for the tragedy that happened to Cham population-only in this manner those people would respect and love each other more. Politicians in Albania and Greece to be more comprehensive about the past, in manner to build friendly bridges with the spirit o understanding between Albanians in general, including Cham Albanians, with the Greek people.
Dear friends, I  want to apologize for my long discussion, but to say the truth, this  opportunity created today by honorable dear friends Mr. Mark Gjonaj and Mr Eric Schneiderman together with the Staff of the Museum of the Jewish Heritage; to meet and discuss together as real friends, gives me Hope that one day in this path we can discuss and help to resolve the Cham Albanian Issue.
We as AAO Chameria, last years  prepared a short  color film “ The Chamerias Dream” in English language, that is liked and  highly estimated. If the staff of the Museum of Jewish Heritage, please have the kindness to reveal this film here, will be a greatest gratitude for the Massacred Chamis people, the same as our Jewish brothers
As AAO CHAMERIA, if is a possible, together with  Staff of the Museum of the Jewish Heritage, to be held a common Commission; we thanks God are American citizens and to discuss with Foreign State Commission of State Department and Greek Embassy in Washington
Thank you all, very much for your SPIRIT of UNDERSTANDING, THANK YOU!!

New York, Monday April 11, 2016.

Filed Under: Featured Tagged With: born in the Albanian, Region of Chameria, Sali bollati

U PUSHTUA NGA IDEALET KOMUNISTE,KUNDËSHTOI DIKTATURËN KOMUNISTE

April 16, 2016 by dgreca

(Ese kushtuar Thanas Ilo Qeleshit)/

Ne Foto:Thanas Ilo Qeleshi, tetor 1974, para arrestimit te dyte/

Shkruan: Thanas L. GJIKA/ 

Historia e popullit tonë që në kohët e vjetra është e mbushur me akte trimërie të njerëzve idealistë, të cilët nuk e kursyen jetën për të mirën e shoqërisë e të atdheut. Për hir të tyre populli ynë ka fituar lirinë nga zgjedhat e huaja dhe ka ecur drejt përparimit. Të tillë njerëz ka pasur edhe gjatë viteve të diktaturës komuniste. Ata guxuan të shfaqnin mendimet e tyre ndryshe, madje të kundërshtonin vijën e partisë shtet, por kjo i arrestonte, i dënonte me gjyqet e saj pa avokat mbrojtës dhe i shpallte “armiq të popullit” dhe i degdiste nëpër burgje e kampe pune. Kur ata arrinin të delnin gjallë nga burgjet, propaganda shtetërore i mbulonte me epitete të tilla që populli t’i braktiste e t’i urrente derisa të shuheshin e të harroheshin si qenie pa vlerë.

Koha e sotme kërkon që të tillë njerëz të mos lihen në harresë, po të studjohen e të vlerësohen, sepse jeta dhe bëmat e tyre kanë vlera rigjeneruese për kombin. Edhe ne si cdo popull kemi nevojë për pishtarët te tille te lirisë e të demokracisë.

Një pishtar i tillë ka qenë edhe Thanas Ilo Qeleshi i cili në rininë e hershme u pushtua prej ideve komuniste dhe u lidh me Partinë Komuniste, por kur pa e jetoi disa veprime të padrejta të politikës së saj, guxoi të shfaqte mospajtimin e tij dhe të krijonte një celulë partie kundërshtare me PPSh-në.

Jetës dhe bëmave të këtij idealisti ia kushtojmë këtë ese të shkurtër, mbështetur në disa dokumente dhe kujtime që i ruan i biri i tij Mihallaq Th. Qeleshi, të cilin e njoha ketu në SHBA.

* * *

Thanas Ilo Qeleshi, u lind në Korçë më 17 mars 1929 në një familje zejtare, që e kishte provuar kurbetin e Amerikës për shumë vjet. Gjyshi i tij Thanasi, të cilit i kishte marrë emrin, kishte punuar në fillim të shekullit XX në Saint Louis MO. Kurse babai i tij, Ilo Thanas Qeleshi ishte këpucar që kishte një dyqan të vetin në pazarin e qytetit, ku prodhonte e shiste këpucë. Bashkëshortja e usta Ilos, Katerina, kishte ngritur veglën në shtëpi dhe bënte qylima, të cilët i shiste në pazari i qytetit.  Kjo familje para se të pushtohej Shqipëria prej Italisë Fashiste, me të ardhurat e të dy bashkëshortëve kishte siguruar një gjendje të mirë ekonomike dhe bënte pjesë në shtresën e mesme të shoqërisë së kohës. Ajo kishte ndërtuar një shtëpi të gurtë me dy kate, me oborr para e kopësht nga pas, kishte lindur e po rriste katër fëmijë të bukur e të shëndetshëm: dy djem e dy vajza, Gaqon, Thanasin, Dhorkën dhe Pavlinën. Djalin e madh e kishte dërguar për shkollim në Vlorë te Shkolla Tregëtare dhe vajzën e madhe në Tiranë të studjonte te Shkolla Femnore Nana Mbretneshë. Mirëpo dy fëmijët e mëdhenj vëlla e motër, shumë shpejt u pushtuan prej ideve komuniste. Gaqua dhe Dhorka ishin bërë anëtarë të Grupit Komunist të të Rinjve dhe pas formimit të PKSH-së u inkuadruan në radhët e kësaj partie. Gaqua e bindi babain e tij për të mirat që synonte Partia Komuniste  Shqiptare, e cila propagandonte liri, barazi e drejtësi midis njerëzve, bollëk ekonomik e një Shqipëri demokratike që nuk ishte parë në ëndërr gjatë sundimit të mbretit Zog dhe gjatë pushtimit italian. Kështu ai me lejën e babait e ktheu shtëpinë e tij në bazë të Luftës Antifashiste. Aty ai mblidhte municione lufte dhe ua shpinte forcave partizane, shkruante trakte e i ngjiste nëpër muret e qytetit, etj. Në atë shtëpi në vitin 1942 ai krijoi celulën e PKSH-së për mëhallën e Shën Triadhës (lagje jashtë qytetit), duke bërë anëtarë djemtë e mëhallës Dhori Panaritin, Rita Markon, Mikail Trebickën e Tasi Markon.

Fatkeqësisht Gaqon e kapën dhe e burgosën dy herë forcat e SIMIT (Sigurimi italian). Herën e dytë karabinierët e torturuan shumë keq, sa që ai u sëmur rëndë dhe vdiq më 1 mars 1943. Ai nuk arriti të shihte se si PKSH-ja eleminoi Anastas Lolon e Sadik Premten, ata që e bënë atë komunist dhe se si “u realizuan” premtimet e PKSH-së, për të cilat ai dha jetën e vet.

Vëllai i tij Thanasi, gjatë Luftës Antifashiste u aktivizua prej tij si guerilas në Korçë. Duke qenë serioz dhe me trup të gjatë ky djalosh jepte përshtypjen se ishte më i madh se mosha e tij e vërtetë. Nga fundi i vitit 1944, duke qenë vëlla dëshmori dhe veprimtar i luftës u aktivizua me rininë komuniste të qytetit të Korçës. Në mars-prill 1945, shokët e Gaqos, që u mblodhën në Tiranë e morën me vete Thanasin dhe atje e aktivizuan si veprimtar të Rinisë. Aty e regjistruan dhe në një kurs për infermjer.

Në prill të vitit 1045 Alqi Kondi u zgjodh prej Kongresit të Rinisë Komuniste të Shqipërisë Sekretar i Përgjithshëm i Rinisë. Duke qenë se ky kuadër e njohu dhe e pëlqeu djaloshin e shkathët Thanas Qeleshin, e mori në zyrën e tij si sekretar. Mirëpo mbas dy muajsh, Alqi Kondi u vra aksidentalisht duke u përplasur motorcikleta e tij me një veturë. Kjo ngjarje e tronditi Thanasin dhe pa u konsultuar me njeri kërkoi të largohej nga Tirana e të kthehej pranë prindërve në qytetin e lindjes, ku u regjistrua në gjimnazin e Korçë, të cilin e mbaroi në vitin 1948. Në maj 1948 atë e pranuan në PKSH. Me fillimin e vitit të ri shkollor 1948-1949 Thanasi nisi nga puna si mësues në fshatin kufitar Arrëzë. Drejtori ishte një djalë vendas, quhej Shaban Hysolli.

Në periferi të fshatit e kishte shtëpinë një familje, që i punonte shumë mirë tokat e veta dhe merrte prodhime më shumë se familjet e tjera. I zoti i shtëpisë gjatë kohës së luftës kishte futur ujin brenda në shtëpi nga një burim aty pranë. Thanasi kërkoi që të strehohej tek ajo familje, duke menduar se atje do të gjente qetësi dhe pastërti më të madhe se në ndonjë shtëpi brenda fshatit. Bashkëfshatarët e donin atë familje, madje dhe drejtori i shkollës, por atë nuk e donte Kryetari i Këshillit të fshatit dhe Nënkryetari i Degës së Punëve të Brendëshme të Korçës, të cilët ndikuan që të dërguarit e partisë nga qyteti i Korçës ta shpallnin kulak, pra t’i ngarkonin taksa më shumë edhe pse kjo familje kishte po aq toka sa familjet e tjera. Nënkuptimi ishte i qartë, ajo familje duhej të sulmohej me qëllim që edhe në atë fshat të zhvillohej si kudo lufta e klasave.

Nga fundi i muajit maj 1949 një mëngjez, fshati u gdhi i rrethuar nga forcat e kufirit dhe përforcimet që kishin ardhur nga policia e Korçës. Në shtëpi ku flinte mësuesi hyri Ferrit Sinica, Nënkryetar i Degës së Punëve të Brendshme të Korçës me disa policë. Mësuesit iu dha urdhëri që të vinte urgjent te zyra e Këshillit të fshatit. Atje ishin mbledhur anëtarët e celulës së partisë, drejtori i shkollës dhe kryetari i Këshillit. Filloi mbledhja. Fjalën e mori Ferrit Sinica:

–Celula e partisë dhe personeli i shkollës nuk e kanë kryer detyrën që u ka ngarkuar partia. Më tej ai e ashpërsoi zërin: Nën hundën tuaj armiku i klasës ka bërë qejf, ti Thanas Qeleshi, mbrëmë hëngre darkë me kulakun e fshatit dhe ai, pasi ti rre të flije, mori familjen dhe u arratis. Gabimi yt është shumë i rëndë. Na ke ngarkuar të gjithëve me përgjegjësi.

Më tej folën drejtori i shkollës dhe dy komunistë, të cilët thanë se anëtarët e asaj familjeje dhe fëmijët e saj ishin korrektë në sjellje dhe se askush nuk kishte dëgjuar ndonjë pakënaqësi prej tyre.

Thanasi u ngrit, e qetë qetë, tha:

–Shoku Ferit unë nuk e ndjej veten fajtor. Dhe asnjë nga ne nuk ka faj. Gjatë muajve që kam jetuar në atë familje asnjë prej anëtarëve të saj nuk më ka shprehur ndonjë pakënaqësi ndaj pushtetit.

Gabimin duhet ta gjeni te politika që keni ndjekur ju me organet e pushtetit. Ju e shpallët kulak familjen më të mirë të fshatit, familjen që punonte më shumë, që kishte arritur të jetonte më mirë duke punuar e jo duke shfrytëzuar punën e të tjerëve dhe as duke u servilosur. Ju e  armiqësuat atë familje me partinë e pushtetin dhe e detyruat të gjejë rrugën e shpëtimit duke u arratisur…

Ferriti, nuk e zgjati, por e mbylli mbledhjen duke thënë:

–Këtë do ta shqyrtojmë me organet përkatëse të Korçës.

Shkoi në qytet dhe filloi nga puna për të sajuar gjëra që do ta rëndonin biografinë e mësuesit dhe të drejtorit të shkollës. Pas dy javësh, kur drejtori dhe mësuesi i shkollës shkuan në Korçë u arrestuan si armiq të pushtetit, e bashkëpunëtorë të armikut.

U mbajtën në Hetuesinë e Korçës më shumë se një vit. U bënë presion të vazhdueshëm që të pranonin se kishin bashkëpunuar me familjen e kulakut dhe se e kishin ndihmuar që të arratisej, por ata nuk pranuan gënjeshtra të tilla. Shabani u lirua mbas një vit hetusie, pasi ndërhynë disa miq të vëllait të tij, i cili punonte në Degën e Punëve të Brendëshme të Vlorës, kurse Thanasi doli në gjyqin e montuar dhe u dënua me tetë vjet heqje lirie.

Usta Ilua shkoi në Tiranë për të kërkuar ndihmë tek Rita Marko e Dhori Panariti, shokër e djemve të tij, të cilët ishin emëruar në detyra të larta partie e pushteti. U përmendi vdekjen e djalit të madh prej tortuave, ndihmën që u kishte dhënë gjatë luftës, aktivitetin e djalit të vogël të cilin tani për disa fjalë po e dënonte partia… Por të tillë komunistëve u mungonte shpirti i sakrificës së dëshmorëve si Gaqo Qeleshi. Ata nuk pranuan të ndërhynin sepse fjalët kritike të Thanasit ishin të huaja për të tillë njerëz që po bënin karierë duke ecur në rrugën e servilizmit dhe të nënshtrimit të verbër.

Thanasi u lirua në korrik 1953. Vendimi për lirimin e tij nuk ishte shprehje e zemërgjerësisë së partisë, por e një ngjarjeje që lidhej me Ferrit Sinicën, ish nënkryetarin e Degës së Punëve të Brendëshme të Korçës. Ferriti kishte shërbyer si kobure e mbushur që zbrazej sipas urdhërave të eprorëve të tij. Gjatë luftës ai vriste si atentator, pa pyetur se kush ishin ata që vriste. Pas luftës arrestonte, torturonte e vriste këdo për të cilin i vinte urdhëri nga shefat e tij. Mirëpo gjatë viteve 1950-1951, kur kishte dalë për të mbledhur detyrimet e fshatarëve, shumë kushërinj, miq e krushq të tij që e kishin strehuar gjatë luftës, i ishin ankuar se detyrimet që u kishte ngarkuar shteti ishin të larta dhe ata nuk kishin t’i paguanin. Ferriti, duke qenë se e shihte vetë gjendjen e tyre ekonomike, ishte pajtuar me këto ankesa dhe gjatë një darke pasi kishte pirë, kishte thënë: Fshatarët nuk kanë të japin detyrime kaq të larta, partia e ka tepruar. Një nga ata që e kishte dëgjuar, e kishte raportuar në organet e Sigurimit. Shefi i Degës së Punëve të Brenshme i trembur se ky kokëkrisur mos kryente ndonjë veprim revolte, a mos nxirrte në shesh maskarallëqe që kishin kryer bashkë, vendosi ta eliminonte dhe e eliminoi me ndihmën e dy sigurimsave, varrtës të tij e shokë të Ferritit. Pas vrasjes, sipas skemës së parapërgatitur, u hap fjala se Ferrit Sinica donte të arratisej, por e vranë punonjësit vigjilentë të Sigurimit para se t’i afrohej kufirit.

Pas kësaj ngjarjeje familjarët e Thanas Qelshit u interesuan dhe arritën të verifikonin shpifjet që Ferriti kishte sajuar kundër njeriut të tyre. Kështu ish mësuesit Qeleshi iu dha pafajësia dhe organet e partisë së Korçës i thanë se do t’i kthenin rrogën e viteve të burgimit si dhe teserën e Partisë duke ia njohur vjetërsinë që nga viti 1948 kur kishte hyrë në parti. Thanasi, për të mos e marrë teserën e partisë, nuk pranoi të merrte as rrogën e viteve të dënimit. Ai kërkoi vetëm të fillonte punën si mësues. Emërimi i doli  në fshatin Selcë të Lozhanit.

Në burgun e Korçës gjatë viteve të dënimit Thanas u njoh dhe me disa intelektualë si Tefik Selim Mborja, ish deputet i qeverisë së Zogut politikan e diplomat; Koci Shenjti, i diplomuar prej Liceut Frances dhe ish-bashkëpunëtor i Misionit Biblik Evangjelist, si dhe Osman Leskoviku, i mbiquajtur Osman Gazepi adjutant i mbretit Zog, ushtarak tepër popullor e shakatar i mprehtë, etj. Këta bashkëvuajtë, me bisedat e tyre të mbushura me “kripë antikomuniste” kishin ndikuar në botëkuptimin e Thanasit dhe ia kishin shuar entusiazmin e hershëm ndaj idealeve komuniste dhe PPSH-së. Mbas daljes nga burgu ai u mbyll në vetvete dhe filloi t’u qëndronte larg komunistëve.

Veprimi që e shtyu Thanasin për ta humbur edhe më tej respektin ndaj komunistëve, ishte ngjarja tragjike që i ndodhi në ditën e dasmës së tij.

Disa javë pas daljes nga burgu, njerëzit e familjes u interesuan të gjenin një nuse të përshtatshme dhe realizuan takime njohjeje midis Thanasit e Marikës, një vasjzë e urtë e simpatike. Këta e pëlqyen njëri tjetrin, por babai i vajzës dhe vëllezërit e saj, komunistë, thoshin se nuk mund t’ia jepnin Marikën një ish të burgosuri me kokën ende të qethur. Thanasi u tregoi dokumentin e lirimit nga burgu me pafajësi, atëhere u vendos për fejesë e pas nja dy muajsh u organizua dasma modeste.

Një pasdreke të vjeshtës 1953 u shtruan tavolinat e dasmës në oborrin e shtëpisë. Në mes ishte tavolina e dhëndërit me prindërit dhe nusen, nga njëra anë ishin tavolinat me njerëzit e fisit, shumica anëtarë partie: motra Dhorkë me burrin e saj, Pavlina, familjarët e nuses, kushërinj, etj. Në anën tjetër ishin dy tavolina të vogla me disa komshinj dhe dy shokë të dhëndërit: Tefik Mborja dhe Koci Shenjti, ish të burgosur.

Pa filluar nga të ngrënat e të pirat, u ngrit Petro Shallua, burri i motrës Dhorkë, pra  dhëndëri i madh i xha Ilos, e me zë të ashpër tha:

–Po me kë na ke ulur të hamë e të pimë, o Ilo, me armiqtë e popullit, me Tefik Mborjen e Koci Shenjtin? dhe nxori koburen.

U ngrit usta Ilua dhe sqaroi:

–Ju të atyre tavolinave jeni miqtë e mij dhe keni punë me mua. Këta të këtyre dy tavolinave janë komshinjtë tanë dhe dy shokë të djalit.

U ngrit dhëndëri e iu drejtua Petros:

–Këtu nuk është vendi të na tregosh koburen. Juve ju ka ftuar babai im, kurse këta të dy i kam ftuar unë. Me ta kam kaluar vuajtjet e burgut dhe dua ta shijoj këtë gëzim bashkë me ta. Shokët e burgut janë të dhemshur si shokët e luftës.

Kur dëgjuan komunistët se shokët e burgut u vlerësokan njësoj me shokët e luftës, u xhindosën e u turrën kundër Tefik Mborjes e Koci Shenjtit. Filluan t’i rrihnin me grushte e shkelma. Këta për të mos e prishur dasmën, nuk kundërshtuan, por u larguan.

Nuses i ra të fikët, dhëndëri ngriti nusen në krahë dhe e shpuri brenda. Ilua ndërhyri për pajtim, por krushqit nuk po e dëgjonin, sejcili filloi të largohej. Kështu u prish dasma e shumëpritur. Ca kohë vajza e madhe, Dhorka nën ndikimin e burrit të saj, nuk shkoi për vizitë te prindërit.

Të tillë ishin komunistët e asaj kohe, ta prishnin dasmën dhe nuk të flisnin as me gojë. Nuk dinin të kërkonin të falur. Ndoshta të tillë kanë mbetur ende disa prej tyre…

Më 31 gusht 1954 familja e re u shtua me një djalë, Mihallaqin.

Me rastin e 10-vjetorit të çlirimit, Thanasit iu dha Medalja e Trimërisë, dhe më 1964 iu dha Dekorata Skënderbeu.

Më 1960 familja u shtua dhe me një vajzë, së cilës iu dha emri Katerina, në kujtim tëgjyshes. Nusja Marika mbas lindjes së vajzës pati një dobësi dhe stenozë nitrale. Thanasi bëri kërkesë për ta transferuar në një fshat më afër familjes. Kërkesa iu muarr parasysh dhe ai u emërua mësues në fshatin Vashtëmi, ku vente e vinte me biçikletë çdo fundjave.

Gjatë viteve 1953-1963 Thanasi ishte një i pakënaqur i mbyllur në vetvete, që nuk guxonte t’i hapej kujt. Më 1963 bashkëshortes së tij iu rëndua sëmundja dhe doli në kemp. Thanasi, për t’iu ndodhur pranë gruas së sëmurë, kërkoi të largohej nga arsimi dhe pasi mori aprovimin e kërkesës u fut në punë në Ndërmarrjen e Riparim Shërbimeve në Korçë si këpucar, zanat që ia kishte mësuar babai në rini. Duke punuar me këmbëngulje për realizimin e tejkalimin e normës arriti të krijonte dhe disa novacione në bashkëpunim me ustallarë të vjetër për krijimin e çantave të grave, për krijimin e psidhjeve të këpucëve, etj. Mirëpo pavarësisht nga puna këmbëngulëse të ardhurat nuk shtoheshin, sepse normat rriteshin vazhdimisht.

Kur kuptoi se dhe dy shokë të tij, këpucari Engjëll Fidani dhe mësuesi Dhimitër Zguro, ishin dhe ata të pakënaqur, Thanasi filloi nga diskutimet për të unifikuar mendimet dhe pakënaqësitë. Romantizmi i rinisë së parë, për t’u marrë me agjitacion e propagandë kundër padrejtësive të pushtuesit të huaj italo-gjerman, rilindi me shpejtësi te ky 34-vjeçar. Vëllai i tij, dëshmori Gaqo, rekrutoi në atë shtëpi si komunistë disa të rinj të lagjes, kurse Thanasi filloi agjitacionin me burra të pjekur për të krijuar një celulë  të një partie të re, opozitare ndaj PPSH-së. Gjatë bisedave me komunistë dhe jo komunistë ai dëgjonte dhe kuptonte se të pakënaqur kishte plot, por te të gjithë mbisundonte frika.

Në qytetin e Korçës Komiteti i Partisë në vitin 1972 krijoi një bërthamë me njerëz të besuar, të cilëve u jepeshin vepra të Marksizëm-Leninizmit për t’i diskutuar e për të përgatitur materiale që duhej të përdornin drejtuesit e formave të edukimit nëpër ndërmarrje e shkolla. Në atë grup bënin pjesë Dhimitër Zguro, mësues me shkollë të lartë për Histori-Gjeografi, Thanas Qeleshi, ish mësues i dalluar, Gaqo Peci (mësues i gjuhës e letërsisë), Kiço Venediku (drejtues i Bandës së qytetit) e Jani Gjino (mësues).

Gjatë diskutimeve të ndryshme me kolegët e këtij grupi, Thanasi vuri re se shoku i tij i vjetër Dhimitër Zgurua ishte i përgatitur, por dhe i pakënaqur dhe guximtar. Atëhere ai e forcoi më tej miqësinë me të. Dhimitri kishte lindur më 18 tetor 1939, ishte dhjetë vjet më i ri dhe njohës i mirë i teorisë Marksiste-Leniniste. Po ashtu në Ndërmarrjen e Riparim-Shërbimeve ku punonte Thanasi, njohu një punëtor të dalluar, i cili shprehte nga një herë mendime kundër politikës së partisë. Ai quhej Engjëll Fidani, i cili ishte po ashtu i pakënaqur dhe trim. U mblodhën të tre te shtëpia e Thanasit dhe aty diskutuan hapur për gjendjen politike, për shtrembërime të ndryshme në vijën e partisë, për faktin se populli ishte i pakënaqur por nuk guxonte të hapte gojën, etj. Diskutimet ishin të thjeshta.

Thanasi mori pllakën e bukës dhe në sy të shokëve e peshoi në kapanën e shtëpisë (peshore prej bronxi) dhe ua tregoi shokëve. Peshorja tregonte 1 kilogram dhe 600 gram.

–E shikoni këtë pllakë buke, e paguajmë për dy kilogram, por ajo është 400 gram mangut. Pra shteti po na vjedh hapur. 

Dhimitër Zguro, si njohës i veprave të Leninit, tha:

-Lenini ka shkruar që gratë të mos punojnë në turnin e tretë, po tek ne gratë po raskapiten duke punuar natën në turnin e tretë. 

Thanasi vijoi:

-Kush punon me norma si unë e Engjëlli e sheh se sapo arrihet realizimi i një norme, atë na e ngrejnë e punëtori duhet të punojë gjithnjë e më shumë për të marrë po atë sasi lekësh. Edhe kësaj i thonë vjedhje…

Me të tillë shëmbuj e të tjerë nga jeta praktike këta idealistë thanë si përfundim se partia që drejtonte vendin nuk ishte parti e vërtetë komuniste, se duhej krijuar një parti tjetër për të zbatuar si duhej teorinë Marksiste-Leniniste. Ata nuk arrinin të kuptonin se vetë Marksizëm-Leninizmi ishte një teori që e kishte të keqen brenda tek mekanizmi i diktaturës komuniste, e cila nuk lejonte diskutimet ndryshe, kërkonte bindje të verbër dhe i jepte kryetarit të partisë pushtet absolut, etj.

Këta tre idealistë formuan celulën e parë të një partie të re, të cilën e pagëzuan me emrin Partia e Vërtetë Marksiste-Leniniste, për të treguar se partia në pushtet nuk ishte e tillë si quhej.

Kohë pas kohe në qytetin e Korçës kjo celulë shkroi nëpër mure disa parulla dhe ngjiti disa trakte. Traktet shpërndaheshin edhe dorazi. Thanasi i shpërndante në Minierën Mborje-Drenovë dhe në Komitetin Ekzekutiv të qytetit; Engjëll Fidani i shpërndante në Komitetin e Partisë; Dhimitër Zgurua në Ndërmarrjen e Trikotazhit.

Anëtarët e celulës bazë ishin njerëz me biografi të mirë, Thanasi ishte familje dëshmori, veprimtar i luftës, përgjegjës në Ndërmarjen e Riparim Shërbimeve, Dhimitër Zguro ishte mësues i Marksizëm-Leninizmit dhe Engjëll Fidani ishte një tapicier i dalluar. Ky ishte shok me policët e sigurimsat e qytetit sepse u krijonte atyre këllëfat e revolverëve dhe veshjet e brendshme të makinave. Dy të parët ishin persona të ngarkuar për diskutimin e literaturës teorike për të krijuar materialet e diskutimit për format e edukimit. Kjo ishte një nga arësyet pse këta persona nuk u zbuluan shpejt prej Sigurimit.

Një ndihmë e vërtetë për zgjerimin e tematikës së partisë së re u bë broshura “Të Drejtat dhe Liritë e Njeriut” të shpallura nga Federata Ndërkombëtare e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut (International Helsinki Federation of Human Rights). Kjo broshurë ishte përkthyer dhe botuar shqip në Jugosllavi për shqiptarët e atjeshëm dhe në Shqipëri e solli një shofer kosovar që sillte tulla me kamjon. Rastësisht një mbrëmje Engjëll Fidani i doli përpara maunes jugosllave pa e kuptuar se ishte makinë e huaj dhe i kërkoi të hipte si pasagjer në të dalë të Pgradecit për të shkuar në Korçë. Shoferi kosovar e mori dhe filloi ta pyeste për gjendjen ekonomike, etj. Kur vuri re se pasagjeri kishte rezerva e nuk fliste me entusiazëm për gjendjen në vend, e vuri në dijeni për vendimet e Helsinkit lidhur me të drejtat e liritë e njeriut dhe i dha një kopje të broshurës që e kishte me vete. Engjëlli ua solli shokëve dhe pasi celula e tij e studjoi, e kopjoi me dorë në dy kopje dhe ua ndau dy celulave të tjera.

Përhapja e kësaj broshure dhe diskutimet për përmbajtjen e saj krijuan një atmosferë të ndezur në qytetin e Korçës. Organet e Sigurimit u vunë në gjurmim intensiv dhe arritën të kapnin treshen fillestare: Qeleshi-Zguro-Fidani. Këta i arrestuan në kohë e vende të ndryshme. Dhimitrin e arrestuan më 9 nëntor 1974 në Tiranë ku kishte shkuar me të motrën Teftën për vizitë. Thanasin e Engjëllin i arrestuan më 24 nëntor 1974 në vendet e tyre të punës për të ngjallur terror e panik në popull.

Kryehetuesi Reshat Leskaj i torturonte në Hetuesi duke i mbajtur varrur me kokën poshtë, si dhe me forma të tjera torturash çnjerëzore. Mihallaq Ziçishti u shkonte çdo ditë e u bënte presion që të tregonin bashkëpunëtorët, por asnjëri nga të arrestuarit nuk tregoi se me cilët kishte biseduar e bashkëpunuar. Sejcili e paraqiste veprimtarinë si punë të tij individuale. Ky qëndrim burrëror shpëtoi pjesëtarët e tjerë të këtij aktiviteti.

Më 23 prill 1975 u organizua gjyqi special, ku u dhanë vendimet e dënimeve për treshen e quajtur “Grupi që donte të pushtonte Radio Korçën”.

Thanas Qeleshi u dënua me 25 vjet heqje lirie dhe mohim të dekoratave e medaljeve të dhëna më parë.

Dhimitër Zguro me 25 vjet heqje lirie.

Engjëll Fidani me 22 vjet heqje lirie.

Para se të delte nga salla e gjyqit, prokurori i tha Thanasit:

–Turp për ty, je dhe familje dëshmori.

Thanasi ia preu:

–Ta dinin dëshmorët sesi do ta katandisnit ju partinë, nuk do të kishit asnjë dëshmor atje te vorrezat.

Tre të dënuarit u dërguan në burgje të ndryshme.

Pas arrestimit dhe dënimit të treshes themeluese, aktiviteti i partisë së re u pushua. Mirëpo edhe pse veprimtaria si organizatë partie pushoi, agjitacioni kundër politikës së partisë shtet vijoi në rrugë individuale, gjë që shkaktoi mbas ca kohe arrestimin dhe dënimin sipas nenit “Për agjitacion e propagandë” të Gaqo Pecit, Kiço Venedikut, Jani Gjinos, etj.

Thanasi kur kaloi nga hetuesia në gjyq ishte shumë i dobësuar nga torturat, rruazat e kuqe i kishin arritur në 1.200. I ndodhi dhe një emoragji cerebrale që i humbi kujtesën. Para se ta shpinin në burg e dërguan për kurrim në spitalin psikiatrik të Elbasanit, ku i bënë disa goditje elektrike. Kur e dërguan në burgun e Ballshit, Thanasi u miqësua me ingjinierin e naftës Minella Çani, i cili u kujdes për muaj me radhë për të derisa e mëkëmbi. Në Ballsh u dërgua dhe Jani Gjinua, kështu që Thanasi me këta dy miq dhe me Nuro Hotin, një jurist i dënuar, filloi të ndjehej mirë nga humori e shëndeti.

Pasojat shkatërimtare që solli arrestimi 

dhe dënimi në familjen Qeleshi

Pas arrestimit të Thanasit, bashkëshortja e tij Marika, pësoi një traumë psikike dhe e shtruan në spitalin psikiatrik të Elbasanit. Vajzën Katerina 14-vjeçe e shpunë të jetonte tek gjyshërit nga e ëma. Djali Mihallaq, student në Fakultetin e Mjekësisë pas dënimit të babait u përjashtua nga shkolla dhe u bë punëtor krahu. Shtëpia u shtetëzua. Të tilla pasoja shkatërrimtare pësuan edhe familjet e Dhimitër Zguros e Engjël Fidanit. Gratë e tyre u bënë punëtore krahu, fëmijët e tyre u përjashtuan nga shkollat e larta ku studjonin, ose nuk u lejuan të vijonin studimet e larta. Si bij të armiqve të partisë e të shtetit këta fëmijë duhej të ishin gjithë jetën vetëm punëtorë krahu. Tefta Zguro, alpinistja e vetme shqiptare që kishte ngjitur majën e malit Everest, si motër e Dhimitrit, u pushua nga puna si pedagoge e Shkollës së Lartë të Partisë në Tiranë. E kthyen në Korçë ku i dhanë punë krahu të rëndomta.

Njerëzit e fisit, si komunistë që ishin “e sqaruan” Mihallaqin se dhe ai, si të gjithë duhej të pajtohej me dënimin që i dha partia Thanasit dhe se duhej të shkëpuste çdo lidhje me të, që të mos binte dënimi edhe mbi të. Kështu djaloshi 19-vjeçar, me vrarrje ndërgjegjeje shkëputi çdo lidhje me të atin.

–Mua, tregon Mihallaqi, i cili që nga viti 1998 ka gjetur strehim politik në Auburn MA. USA, më përjashtuan nga shkolla. Në fillim u bëra punëtor krahu në Ndërmarjen Shtetërore të Ndërtimit, pastaj më morën ushtar, ku e kreva shërbimin ushtarak në repatet e punës me lopatë në dorë. Mbasi kreva shërbimin ushtarak punova në minierën e Rëhovës, në fabrikën e pasurimit të bakrit në Rubik, në fabrikën e  Nikel-Silikatit në afërsi të Korçës, etj.

Vetë Thanasi mbas disa vjetësh dërgoi një mesazh me një të burgosur që u lirua: Mihallaq dhe Katerina jam mirë, por ju mos ajdeni kurë për të më takuar.

Kuptohet se këtë mesazh ai ua dërgoi fëmijëve për t’i mbrojtur, jo se nuk i donte.

Në burgun e Ballshit ish mësuesit Thanas dhe regjisorit Viktor Stratobërda nuk u shkonte kush në takim. Atëhere këta dy të dënuar i konsumonin së bashku takimet e radhës, një herë në dy javë takoheshin te dhoma e takimit dhe këmbenin nga ndonjë bisedë të shkurtër duke treguar shakara për ato që u kishin ndodhur gjatë jetës në burg, ose para burgimit.

Viktor Stratobërda, kishte qenë partizan i Brigadës së Parë Sulmuese, por ishte zhgënjyer thellë nga diktatura. Ai përsëriste si thënie popullore një mendim të tijin:

–Ne partizanët luftuam me vetmohim kundër diktaturave nazi-fashiste, por krijuam një diktaturë më të keqe se të parat!1

Unë jam i dënuar i ndërgjegjes dhe nuk i kërkoj mëshirë partisë

Takimet e Mihallaqit me babain e dënuar në burg janë prekëse për emocionet që përjetuan at e bir dhe sidomos për papërkulshmërinë e Thanas Qeleshit.

Në shtator të vitit 1979 Mihallaqi u dërgua në aksion për të ndihmuar në fshatin Pulahë të Gorës për mbledhjen e misrit. Në po atë fshat ishte dërguar dhe vajza Femie Kulla me një grup të rinjsh të Ndërmarrjes Lëkurë-Këpuca. Femieja (më pas e pagëzuar, Eftimi shkurt Efi) kishte qenë shoqe klase me Katerinën, motrën e Mihallaqit. Ajo kishte hyrë e kishte dalë tek shtëpia e tyre dhe kishte simpati për këtë djalosh. Gjatë muajit të aksionit dy të rinjtë filluan të ndjenin për njëri tjetrin ndjenja më të forta se të një shoqërie të zakonshme. Rrinin bashkë në kohën e lirë dhe ia shprehën njëri tjetrit ndjenjat e dashurisë. Vendosën që kur të ktheheshin në Korçë të martoheshin. Mirëpo prindërit e vajzës ishin komunistë dhe nuk donin që bija e tyre të martohej me një djalë që e kishte babain në burg. Atëhere dy të rinjtë e zgjidhën punën vetë, u martuan me rrëmbim, pa ceremoni dasme.

Në vitin 1989 kur diktatura komuniste në Shqipëri dha disa shënja zbutjeje, Mihallaqi dhe nusja e tij vendosën të shkonin për ta takuar Thanasin në burg. U nisën së bashku e shkuan së pari në burgun e Burelit. Atje u thanë se emri i Thanas Qeleshit nuk figuronte në listat e të bugosurve. Shkuan në burgun e Qafë Barit e në atë të Spaçit, as atje nuk ishte. Zbritën në Durrës, ku të burgosurit kryenin punë ndërtuese te vilat e udhëheqjes te plazhi.

Kur roja thirri emrin e Thanas Qeleshit, në vend që të delte ky i dënuar, doli Ali Çenua, ish krytari i grupit të rojeve të Mehmet Shehut, ish kryeministrit të vrarë.

Ky shkoi dhe u tha: 

-Ju e kërkon Thanas Qeleshin?

Po, iu përgjigjën ata dhe pritën sqarimet pse nuk doli Thanasi.

-Thanas Qeleshi nuk e kryen dënimin këtu, po në burgun e Gjirokastrës.

Sqaroi Aliu dhe shtoi:

–Ta keni për nder që jeni bij të atij babai trim e të vendosur në idetë e tij. Të jeni krenarë për babanë tuaj, është burrë i rrallë!

Mihallaqi shton:

-Të them të drejtën më prekën fjalët e Ali Çenos, këtij njeriu që unë e kisha njohur vetëm përmes gazetave e televizorit si roje besnik të Enver Hoxhës e pastaj dhe të Mehmet Shehut. Aliu, pa më njohur, po ma lëvdonte babain tim të burgosur për qëndrimin e tij të vendosur antidiktaturë. Sot që kam lexuar në internet se si e kishin përpunuar e detyruar Aliun të shpifte për veprimtarinë agjenturore të Mehmet Shehut, e kuptoj se ai ishte penduar për nënshtrimin e turpshëm, ndaj e admironte tim atë, që nuk u nënshtrua poshtërsive të Sigurimit.  

U kthyem në hotel. Aty vendosëm të ktheheshim më parë në Korçë e pastaj të niseshim për Gjirokastër.

Në Korçë, burri i motrës së Mihallaqit, Agron Malollari, pasi dëgjoi peripecitë e udhëtimit, kërkoi që ta shoqëronte ai Mihallaqin. Kështu ata u nisën të dy. Kur arritën te burgu kërkuan takim me komandantin e burgut të cilin e sqaruan se ky ishte takimi i parë pas 13 vjetësh, prandaj iu lutën të kish kujdes. Drejtori shkoi dhe e porositi Thanasin të regullonte dhomën e takimeve speciale, pastaj i mori dy vizitorët dhe i shpuri te dhoma. Më parë ai futi aty dy policë roje me automatikë krahqafë. Komandanti i burgut i tha Thanasit:

–Ke dhe ti o xha Thanas dy njerëz të mirë që kanë ardhur të të takojnë, dhe duke i shoqëruar vizitorët e të burgosurin deri tek dera shtoi:

–Hyni dhe çmalluni.  

Më tej Mihallaqi tregon:

Brenda në dhomë nuk kishte karrike, dy policët rrinin si të ngrirë anash, ne ishim në mes. Shikova babanë dhe ai po më shikonte mua. Ndonëse ishte thinjur dhe dobësuar unë e njoha, kurse ai nuk dha asnjë shenjë se më njohu.

I thashë: baba, jam unë Mihallaqi, djali yt, përqëndrou. Ai ma preu:

Nuk të njoh. Iu afrova edhe më dhe i thashë: Baba jam unë Malakja (kështu më përkëdhelte kur isha i vogël), përqëndrou, ja shikomë në sy. Mu afrua e më tha: këtu në burg vijnë edhe provokatorë që hiqen si bij e bija. Po, tani të njoha.

U përqafuam, u shtrënguam fort dhe qamë për disa sekonda a minuta. Babai u shkëput i pari duke më thënë avash pranë veshit: nuk duhet të qajmë, lotët tanë i gëzojnë këta zgjebot.   

-Ky është Agroni, burri i Katerinës, ia prezantova kunatin. Herën tjetër do të vij me nusen time, herën tjetër me Katerinën, duan dhe ato të të njohin. Unë kam dy vajza, Katerina ka vajzë e djalë. Do të të vijmë rregullisht, mos u mërzit.

Ma mori dorën e djathtë dhe ma fërkoi. Kur i ngecën gishtat te kallot, i thashë:

-Atëhere më përjashtuan nga shkolla e nuk u bëra dot as infermjer, kam punuar gjithnjë me kazëm, po shyqyr që jam i fortë.

Pastaj dola te thelbi i bisedës: 

-Më kanë thënë se ju të dënuarit që keni kryer mbi gjysmën e dënimit mund të liroheni dhe ne kemi dëshirë të vish në shtëpi. Mamaja ka kriza, herë pas here bie në depresion, por kur të të ketë para syve besoj se do të forcohet e do të shërohet.

-Dëgjo mor bir, m’u përgjigj im atë duke m’u afruar dhe duke ulur zërin, këta të lirojnë, por duhet t’u dorëzosh një letër ku të shkruash se i kërkon të falur e mëshirë partisë e shtetit për fajet e krimet që ke bërë, etj. Po unë, nuk kam bërë asnjë faj e asnjë krim, nuk kam pse kërkoj falje. Unë jam i dënuar i ndërgjegjes dhe nuk dua ta humbas trimërinë time tani pas kaq vite vuajtjesh.

Në ke ardhur që të më mbushës mendjen për të kërkuar të falur e mëshirë, ik dhe mos u duk më.

Për të mos e acaruar më tej i kërkova të falur që i thashë ato fjalë. I thashë se dëshira për ta pasur në gji të familjes më shtyu të flas ashtu, po mos ma merr për keq.

-Për sot, tha im atë, minutat e takimit mbaruan dhe nëse pajtohesh me mua si i dënuar i ndërgjegjes, eja të takohemi, po për të më mbushur mendjen që të lirohem sa më parë si ata që e bënë veten leckë, mos ajde më.

-Mirë, mirë, i thashë duke e përqafuar përsëri. Pastaj u ndamë duke i premtuar se do të vija përsëri.

Herën tjetër shkova bashkë me Efin, nusen time. Pastaj dhe me time motër, Katerinën. Efi ka aftësinë që e shpreh respektin shpejt dhe me gjithë shpirt. Të dyve u ngjiti muhabeti që në fillim. Vijuam takimet në burgun e Gjirokastrës deri në nëntor 1990, kur babai u sëmur e u operua dhe u tranferua në spitalin burg të Tiranës…  

Lirimi nga burgu, pakënaqësitë e Thanas Qeleshit për pasdiktaturën

Në vitet 1989-1990 Ramiz Alia me një grup të ngushtë bashkëpunëtorësh përgatiti planin se si duhej zbatuar rruga e Katovicës shqiptare për kalimin nga sistemi diktatorial në sistemin e ekonomisë së tregut të lirë, nga sistemi politik njëpartiak në sistemin pluralist. Sipas këtij plani, pikësynimi kryesor ishte që pushtetin dhe pasuritë e Shqipërisë t’i trashëgonin besnikët e PPSH-së me bashkëpunëtorët e tyre sigurimsa. Për këtë asësye që në vitin 1990 u seleksionuan listat e familjeve të dënuara. Atyre që kishin dikë të arratisur jashtë shtetit, iu bë propozimi që të shkonin tek këta të afërm. Kështu, organet e policisë i pajisën me viza shumë ish të dënuar dhe i hoqën qafe nga Shqipëria. Atyre që nuk kishin njerëz të arratisur iu kërkua të firmosnin atë kërkesën për mëshirë e falje, ku shënohej dhe premtimi se do të ishin gjithnjë besnikë të partisë.

Sigurimi punoi në fshehtësi dhe ariti që pas një a dy vjetësh të vinte në kryesitë e partive opozitare dhe të shoqatave të të përndjekurve, ish të dënuarit që  kishin firmosur, para se të liroheshin nga burgu, atë kërkesën për mëshirë e falje, pra atë shkresën që i detyronte të vijonin shërbimin ndaj kupolës komuniste, që tashmë rrinte në hije.

Thanas Qeleshin Sigurimi e futi në një grup të të dënuarve të ndërgjegjes të cilin e mbajti më gjatë në burg. Në këtë grup prej 88 vetësh ishin dhe Spartak K. Ngjela, Fatos T. Lubonja, Thanas I. Qeleshi, shkodranët që u dënuan për përmbysjen e bustit të Stalinit, ing. Petraq Xhaçka me shokë të dënuar si grupi sabotator i naftës etj. Me qëllim që këta persona të mos bënin pjesë nëpër partitë opozitare e të mos futeshin në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet që u planifikuan për t’u bërë në 31 mars 1991.

Ky grup u lirua më 13 mars 1991 vetëm pasi kryeministri italian kërcënoi se Shqipërisë nuk do t’i dërgoheshin ndihmat ushqimore pa lirimin edhe të këtij grupi prej 88 vetësh, të cilët Ramiz Alia me paturpësi ia kishte paraqitur si të dënuar për krime kundër shtetit.

Për fat të keq aty nga nëntor-dhjetori 1990 Thanas Qeleshi, nga ushqimi i keq, ose ndonjë helmim i vijueshëm, pati një gangrenizim të zorrëve dhe pas opracionit që u krye në spitalin e Gjirokastrës, e dërguan për kujdesje në spitalin e burgut në Tiranë. Thanasi nuk e duronte dot modifikimin e jashtqitjes në qese plastike tek zona anësore e barkut. Ai nguli këmbë që mjekët e Tiranës ta rioperonin dhe t’ia korrigjonin jashtëqitjen me rrugën normale nga poshtë. Për shkak të këtij operacioni, ai nuk doli nga burgu sipas vendimit të lirimit më 13 mars 1991, por më 17 mars. U transferua nga spitali i burgut te reparti i kirurgjisë i spitalit Nr. 2. Deri më 15 prill 1991 krahas mjekëve në këtë spital i shërbeu edhe djali i tij, Mihallaqi, i cili jetoi me të në spital.

Kur shkoi në Korçë i shkoi për vizitë kunati, Petraq Shallua. Ky, në vend t’i kërkonte të falur për braktisjen që i bëri dhe qëndrimin burracak që mbajti ndaj tij, i tha:

–Thanas, kur të ka falur partia e të lëshoi nga burgu, të kam falur edhe unë.

As me fillimin e pluralizmit e as më vonë shumë komunistë nuk bënë përpjkje për evoluim, mbetën të pamoral duke mbrojtur bëmat e turpëshme të tyre e të partisë së tyre.

Thanasi filloi të aktivizohej dhe formoi në shtëpi të tij me disa të përndjekur të tjerë Shoqatën e të Përndjekurve Politikë për Rrethin e Korçës. Duke qenë nismëtar i kësaj shoqate dhe më i përndjekuri e më antikomunisti, anëtarët e saj e zgjodhën Thanasin kryetar.

Torturat e kohës së hetuesisë, jeta plot mungesa më se 21 vjet nëpër burgje dhe dy operacionet e fundit e kishin dobësuar jashtzakonisht këtë kolos të dikurshëm. Tani, në moshën 62 vjeçare ai vuante nga një bllok arterioventrikular, me puls të ulët deri në 30 rrahje në minutë. Si gjithë të përvuajturit edhe Thanasi u mbush me shpresa e romantizëm pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991. Duke dashur që të ishte në gjendje t’i shërbente proceseve demokratike i shkroi një letër Ministrit të Shëndetësisë, me anën e së cilës i kërkonte që ta ndihmonte për t’i bërë operacion në zemër për ta pajisur me një aparat për ndërhyrje elektrike (basemaker), të cilën ia kishin rekomanduar mjekët e Korçës si mjet shpëtimtar. Por përgjigje nuk mori2.

Bindjet e tij politike dhe përvoja, e ndihmuan Thanasin edhe pse i sëmurë, të nuhaste se proceset demokratike nuk e kishin vizionin e duhur, se u mungonte drita. Këtë ide ai e shprehu në mënyrë figurative te skica letrare Rrugët Kërkojnë Dritë, të cilën e fillonte me sqarimin:

Jo se dua të shkruaj për dritat e rrugëve… e më tej lëshonte thirrjen:

O Zot i Madh! Pse duhet të jemi si në burg? Me gjarpërinj, me minj, me merimaga… Drita e rrugës i duhet jetës, u duhet njerëzve halleshumë… dhe e mbyllte me nëntekst kritik:

Sot në demokraci, më shumë se kurrë kemi nevojë për dritën. Se drita është jeta3. (Botuar në gazetën Korça Demokratike viti I, 19 prill 1993, f. 2).

Thanasi e pranoi lënien e tij mënjanë dhe të të dënuarve të tjerë të ndërgjegjes, duke menduar se qeveria demokratike ishte e zënë me shumë punë e shqetësime. Por ai nuk mundi të duronte riemërimin e Reshat Leskajt dhe të Irakli Koçollarit, ish hetuesve të kohës së diktaturës, po në detyra hetuesie, në kohën kur po qeveriste Partia Demokratike. Shoqata e të Përndjekurve të Korçës u ngrit, me nxitjen e tij, në protestë dhe këta elementë të Sigurimit të vjetër u mënjanuan nga detyrat e hetuesve. Irakliu filloi të merrej me studime historike, kurse Reshati pa vrarje të ndërgjegjes doli jurist/avokat privat, punë që e ktheu në milioner. E atëhere Thanasi rrëmbeu penën…

Pa e njohur fjalimin që Mikhail Gorbachev (Mihal Gorbaçovi) mbajti në Katovicë të Polonisë dhe pa e ditur se edhe PPSH-ja kishte planifikuar rrugën shqiptare për të ecur në rrugën e vendimeve të Katovicës, Thanasi me intuitën e vet ndjeu se demokracia shqiptare po deformohej. Ai filloi të shkruante kujtimet e vuajtjeve të tij në hetuesi e burgje dhe disa artikuj të ngjeshur me idera dhe materiale nga jeta aktuale, për të treguar se dosjet e të përvuajturve ishin të gjalla dhe akuzonin veprimet jo demokratike të qeverisë “Demokratike”.

O Zot! 

Ç’ nuk të dëgjojnë veshët! Fillonte shkrimin Dosjet e gjalla akuzojnë, e më tej vijonte të shprehte pakënaqësinë ndaj realitetit zhgënjyes:

Persekutorët hiqen të persekutuar. Xhandarët e hetimeve janë bërë avokatë. Ne ish të dënuarit politikë, vuajmë shpirtërisht kur shohim se edhe sot në demokraci shumë nga ata që na dënuan janë nëpër poste drejtuese!…

Më poshtë përmendte emrat e disa milionerëve të rinj që shëtisnin me vetura, si prokurori Arqile Kamburi që e dënoi “Grupin e pushtimit të Radio Korçës” me 25 vjet, gjykatësi Kiço Treska që kishte firmosur sa e sa krime, Thanas Caca e Janaq Kapurani që i dolën dëshmitarë fallco grupit Qeleshi-Zguro-Fidani. Në fund ky i përvuajtur e mbyll shkrimin me zemërgjerësi:

Ata janë shumë. Ne nuk kërkojmë hakmarrje, nuk i fusim të gjithë në një thes, por për figurat kryesore të krimeve kërkojmë ndëshkimin e merituar. Se ata përbëjnë rrezik për demokracinë4.   ( Botuar në gazetën Korça Demokratike, viti i II Nr. 15 (31), 29 gusht 1993, f. 1.)

Ky ishte një paralajmërim serioz, që formuloi me intuitën e tij më 1993 ky i dënuar i ndërgjegjes. Ky paralajmërim ka vlera akruale edhe sot, sepse plani Katovica nuk lejonte dge nuk lejon dënimin e krimeve të sistemit komunist. Mirëpo mosdënimi i atyre krimeve nuk është gjë tjetër veçse një krim i ri që po kryhet në Shqipërinë paskomuniste, sepse klasa politike e sotme është pjellë e inkubatorit komunist…

Personalitete të rezistencës antikomuniste si Thanas Ilo Qeleshi, nuk u vunë në pushtet, nuk iu dha ndihma e nevojshme mjekësore, nuk iu dhanë e as u janë dhënë ende titujt e merituar QYTETAR NDERI I KORÇËS, dhe urdhëri NDERI I KOMBIT, por u lanë të shuhen larg vëmendjes së shoqërisë dhe qeverive të kohës.

Thanas Qeleshi u përpoq të hidhte në një fletore të madhe (libër llogarie) disa nga kujtimet e tij. Prej këtyre kujtimeve shkrimtari Sotir Andoni zgjodhi një fragment me titullin Kur më hodhën prangat të cilin e botoi në gazetën Korça Demokratike në rubrikën Këto nuk duhen harruar. Dobësia e shëndetit nuk e lejoi Thanas Qeleshin t’i shkruante të plota kujtimet e tij, të cilat do të ishin një material me vlera të mëdha për peripecitë që kaloi ai dhe shokët e tij gjatë diktaturës.

Thanas Ilo Qeleshi u nda nga jeta më 7 dhjetor 1994, në moshën 65 vjeçare. Ai la dy fëmijë: Mihallaqin të martuar me Efin (Eftiminë) medy vajza dhe Katerinën të martuar me Agron Malollarin me një djalë e një vajzë. Kjo gjendje familjare i krijoi kënaqësitë e fundit këtij babai të përvojtur.

Mirëpo këto dy familje u gjendën në kushte të papërshtatshme në Shqipëri gjatë ngjarjeve tragjike të vitit 1997, prandaj ato kërkuan strehim politik në SHBA si familje të përndjekura. Këtë status ato e fituan dhe u strehuan në vitin 1999 në shtetin Massachusetts, ku vijojnë jetën normale. Fëmijët e tyre tani janë martuar e shtuar dhe kanë arritur suksese të shënueshme, për të cilat mund të shkruhet tjetër herë.

Gazetat e Amerikane kanë shkruar disa herë për familjen e Mihallaq Qeleshit, për të kaluarën e saj dhe për sukseset e këtushëm. Kuse shtypi në Shqipëri nuk i ka kushtuar asnjë faqe vlerave të të pavdekshmit Thanas Ilo Qeleshi dhe as pasardhësve të tij…

Filed Under: ESSE Tagged With: KUNDËSHTOI DIKTATURËN KOMUNISTE, Thanas L Gjika, U PUSHTUA NGA IDEALET KOMUNISTE

Të zbardhet “gojëdhëna” se Agim Ramadanin e kanë vrarë shqiptarët!

April 16, 2016 by dgreca

Nga Elida Buçpapaj/

Mbushen 17 vjet nga dita kur është vrarë Agim Ramadani, në lulen e moshës, kur nuk i kishte mbushur ende 36 vjeç. Ai ishte njëri nga strategët e Luftës Çlirimtare të Kosovës për liri e pavarësi.

Agim Ramadani, artisti, poeti, ushtaraku, intelektuali dhe njeriu që i mungon sot Kosovës më tepër se kurrë, sepse ishte njeri i dijes dhe profesionist i formuar.

E kemi njohur Agimin në Zvicër, e kishim mik, bisedonim me të për letërsinë, poezinë, pikturën dhe për çështjen kombëtare. Vitin e mbrapshtë 1997 Agimi e përjetoi me shumë dhimbje, sepse tek shteti Amë ai mbështeste shpresën për të ardhmen e Kosovës.

Gjatë viteve 1996-1997, në takimet me diasporën, kishte një segment që e paragjykonte Agim Ramadanin, për faktin e vetëm, se ai kishte kryer Akademinë Ushtarake në Zagreb, pra se ishte një njeri i kompletuar.

Kur takoheshim me Agimin, një njeri i edukuar, paqësor, i kultivuar, poet, artist, shumë elitar e kishe të vështirë të besoje se do të kishe përpara një epror të ardhshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, paçka se shqetësim i jetës së tij ishte thyerja e kufirit ndërshqiptar dhe çlirimi i Kosovës, çka ai e shprehte si në bisedat me ne ashtu edhe përmes artit, në poezitë dhe pikturat e tij.

Jemi takuar për së fundit herë me Agim Ramadanin në Lozanë, posa kishte nisur vera e vitit 1997 në ekspozitën e tij, ku mbizotëronte e kuqja dhe e zeza, simbolet tona kombëtare.

Përpara se të vritej, kur erdhi në Zvicër në janarin e  vitit 1999, për një seri takimesh sensibilizuese me diasporën, na kërkoi në redaksi, por ne atë ditë nuk ndodheshim aty dhe na ka mbetur peng që nuk mundëm të takoheshim dot, sepse me Agim Ramadanin ishim gjithmonë në sintoni.

Vrasja e Agim Ramadanit, sikur e gjithë Eprorëve të UÇK-së, është tragjedi kombëtare e dyfishtë, për faktin se në Botën Shqiptare qarkullon gjithmonë varianti se Agim Ramadanin e kanë vrarë shqiptarët, ashtu sikur edhe Sali Çekajn, sikur do të vrisnin edhe Komandant Drinin e Komandantë të tjerë.

Nëpër tubimet e diasporës në Zvicër kjo “gojëdhanë” ndihet. E turpëshme është për ata që e dëgjojnë dhe qendrojnë indiferentë sikur t’i kenë veshët e dyllosur apo sikur të mos e kenë fare shqisën e dëgjimit. Gojëdhana ndëgjohet dhe ndërkohë mbetet temë tabu.

Midis viteve 1999-2000 kam botuar dy intervista me Shukrie Ramadanin, bashkëshorten e Agim Ramadanit. Ajo nuk është shprehur rreth kësaj teme, as unë nuk e kam pyetur, veç ka treguar pengun e saj se për faj të largësisë nuk kishte mundur të shihte trupin e Agimit përpara se të varrosej.

Kur ia kam marrë intervistën e parë, mesa kujtoj, lufta nuk kishte mbaruar ende, ndofta gaboj, por intervistat janë të botuara, kështu është lehtë të shihen datat, Shukria kishte sjellë në redaksi fletore të Agimit, të shkruara me një kaligrafi dhe me një shqipe të përsosur, impresionuese për çdokënd. Ra fjala për Tahir Zemën. Shukria më tha se në front thuhej se Tahir Zemaj kishte braktisur luftën, unë i thashë se Kolonel Zemaj ishte larguar nga fronti sepse ishte i këcënuar me jetë. Këtë pohim e mbështesja pasi vetë Tahir Zemaj kishte ardhur në redaksi dhe na e kishte treguar këtë fakt. Dhe vrasja e trefishtë disa vite më vonë, në Kosovën e çliruar, e vërtetoi atë çka na tregoi Tahir Zemaj me gojën e tij atëherë.

Megjithëse Agim Ramadani është një nga figurat e nderuara dhe respektuara, pas vdekjes, nga shteti i ri Kosovës, ai është Hero i Kosovës që ka dhënë jetën për lirinë dhe bashkimin e kufirit ndërshqiptar, gjithësesi për sa kohë do të ekzistojë i pazbardhur varianti i gojëdhënës se Agim Ramadani është vrarë nga shqiptarë që kanë përfaqësuar krahun jo institucional, pra jo atë që përfaqësonte Ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi, edhe ky i vrarë barbarisht në mes të Tiranës, kjo do të mbetet njollë e zezë e institucioneve të Kosovës dhe faqe e zezë e shtetarëve të saj.(voal.ch)

Filed Under: Opinion Tagged With: Elida Buçpapaj, se Agim Ramadanin e kanë vrarë shqiptarët!, Të zbardhet “gojëdhëna”

PROFESOR IBRAHIM KELMENDI (1916-1979)

April 16, 2016 by dgreca

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes, kujtojmë jetën dhe veprën e patriotit, inetelektualit dhe historianit të shquar/

Nga Afrore SHAIPI/Presheve/

Të kujtosh veprën e njerëzve të mëdhenj  të kombit, e në veçanti të figurave dhe veprimtarëve  të çështjes kombëtare gjatë shekullit XX, nuk është vetëm mirënjohje për këtë plejadë atdhetarësh, por edhe vlerë për t’ia lënë brezave vazhdimësinë e punës së tyre titanike.Ta mbrosh  me armë  dhe të respektosh me dije e shkencë qenien etnike, kulturën dhe civilizimin e tij, në të vërtetë pasqyron figurën e atdhedashurisë dhe përcaktimit kombëtar nëpërmjet ngritjes së çështjes kombëtare në nivelin më të lartë të idealit të tij. Të krijosh historinë e kombit tënd dhe të shkruash historinë e kombit tënd është mision i njerëzve të rrallë dhe të mëdhenj. Në mesin e të tyre hyn pa mëdyshje edhe figura emblematike e profesorit Ibrahim Kelmendi nga Presheva si historian i parë nga Kosova Lindore e ndoshta edhe nga mbarë Kosova.Ibrahim Kelmendi lindi më 16.04.1916, në Preshevë në një familje me traditë atdhetarizmi dhe arsimi. Shkollën fillore e kreu në Preshevë, kurse në vitin 1938 e mbaroi Medresenë e Madhe në Shkup. Studimet e historisë  i filloi në Universitetin e Beogradit, i vazhdoi  në Peruxha të Italisë, ku për shkak të veprimtarisë antifashiste u përjashtua dhe u detyrua t’i përfundoj në  Zagreb. Pas diplomimit në nëntor  të vitit 1942 u punësua në gjimnazin “Sami Frashëri” të Prishtinës  si profesor i historisë, ku pas një kohe emërohet  zëvendësdrejtor i gjimnazit  dhe drejtor i Internatit të nxënësve.

Me çështjen kombëtare ishte preokupuar  qysh në medresen e madhe. Shpesh është evidentuar si nacionalist, armik, kolonë e pestë, irredentist e reaksionar. Gjatë studimeve në Beograd, për shkak të mospajtimit  të  mësimdhënjes  për historinë e shqiptarëve demonstrativisht e lëshoi fakultetin dhe u transferua në Itali, e edhe atje për veprimtari  të hapur ndaj  fashizmit Italian u përjashtua nga fakulteti. Si shumica e intelektualëve të ndritur, edhe ai u radhit në krahun e nacionalizmit shqiptar, gjegjësisht tek Balli kombëtar. Me bindje ishte antifashist i pastër. Si i tillë ishte anëtar aktiv i kreut të  ngushtë të komitetit të intelektualve të Lidhjes se Dytë të Prizrenit. Ishte këshilltar i Komitetit të Rinisë Nacionaliste Shqiptare, e pastaj ishte në organet drejtuese të Komitetit Nacional Demokratik Shqiptar, ku u dallua me aktivitetin e tij dhe në funksione të ndryshme në udhëheqjen e saj.

Rrethanat e atëhershme të luftës e detyruan të kthehej në Preshevë në shtatorin e vitit  1944, kur e mori organizimin dhe udhëheqjen e popullatës shqiptare  të Kosovës  Lindore në ruajtjen e trojeve shqiptare nga sllavokomunistët dhe bullgarët fashistë. Këtë luftë të turmave të gjëra popullore nuk ka të drejtë askush ta quajë ndryshe, pos luftë e shenjtë çlirimtare, thjesht për liri dhe të drejta tjera njerëzore. Duke u nisur nga ky postulat, vetë Kelmendi thotë  “kjo luftë është thjesht kombëtare, pa mbështetje në ndonjë  politikë, ideologji, mendim e interes  të huaj. Sipas karakterit, mënyrës, qëllimit, kjo luftë nuk dallohet prej të gjitha luftërave antifashiste që kanë bërë popujt e tjerë të Evropës”.

Kur lufta në Preshevë dhe rrethinë ishte e pashpresë dhe kur forcat partizane serbo-maqedonase e të tjerë do të hynin në Preshevë, ai i mbeti besnik idealeve të veta. I mbeti besnik dhe i paluhatshëm njësive vullnetare që kishin zgjedhur vdekjen më parë se jetën nën robëri të komunizmit jugosllav. Pas pushtimit të Preshevës, ai së bashku më Mulla Idrizin, Hysen Tërpezën, Adem Gllavicën, Luan Gashin e tjerë, drejtpërsëdrejti me pushkë në dorë mori pjesë aktive në të gjitha përleshjet me forcat partizane në Anamoravë, Ferizaj, Gjilan, Malësi të Preshevës e Drenicën legjendare. Në nëntorin e vitit 1946, u detyrua me një grup veprimtarësh të NDSH të kalojë kufirin dhe emigroi në Greqi, pastaj në Gjermani dhe në fund u vendos në Melburn të Australisë.Profesor Ibrahim Kelmendi  është një prej intelektualëve dhe shkencëtarëve të parë të Kosovës që u mor me hulumtime shkencore nga fusha e historisë kombëtare që nga periudha e parahistorisë e deri  në kohën bashkëhore.Në mënyrë parimore dhe shkencore ai polemizon me autorët serbë për çështjen e Kosovës, prejardhjen ilire të shqiptarëve, autoktoninë e shqiptarëve të Kosovës, vazhdimësinë së tyre në Kosovë dhe të drejtën historike të shqiptarëve të Kosovës për një shtet në një njësi territoriale natyrore, të cilën ai e quan etnike. Me shumë fakte të qëndrueshme kundërshton  dhe e konteston historiografinë glorifikuese serbe në përgjithësi dhe demaskon historiografinë serbomadhe mitike, borgjeze e ekspansioniste ndaj historisë dhe çështjes shqiptare në Kosovë.

Angazhimi  i tij politik ishte në dy rrafshe kryesore:

  1. luftën e pa ndërprerë për çlirimin e tokave shqiptare të robëruara dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë e pavarur dhe
  2. luftën kundër komunizmit, të cilin e quante me të drejtë një ideologji pansllaviste dhe thoshte se komunizmi është një proces jonatyror.

Ai ka shkruar një mori promomoriesh të ndryshme në aktualizimin e çështjes së Kosovës  dhe çështjen shqiptare para organizatave më të rëndësishme  politike botërore  dhe shteteve të mëdha  për interevenim në mbrojtjen e të drejtave elementare njerëzore të shqiptarëve të Jugosllavisë.

Prof.Ibrahim Kelmendi, si një hulumtues i zellshëm, bashkëpunoi me të gjitha revistat dhe gazetat e kohës, që botonte mërgata shqiptare anembanë rruzullit tokësor. Ishte bashkëpuntor i rregullt i: “Albania” e Bostonit, ”Albania “ e Romës, “Përpjekja  jonë” e Nju Jorkut, “Flamuri” i Ballit Kombëtar, “Besa” e Stambollit, “Koha e jonë”, “Rinia kosovare në botën e lirë të Nju Yorkut” etj.  Ndër punimet më të dalluara janë:

“Ilirët në protohistori-origjina, kultura dhe përhapja e tyre”,

“Prej Miteve deri në Butmir”,

“Pak fjalë për të kaluarën e shqiptarëve”,

“E vërteta mbi gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi”,

“Përbërja etnike dhe historike e Kosovës”,

“Kosova në luftë”,

“Të mësuem me u ba fqinjë të padurueshëm”,

“Kosova në luftë me komunizmin”,

“Perspektiva e imprerializmit serb”,

“Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë”,

“Klika Hoxha-Shehu nuk është për Kosovë”.

 

Ibrahim Kelmendi është në mesin e atyre historianëve  të paktë i cili jo vetëm që bëri histori, por edhe e shkroi atë,  jo vëtëm për të mos e harruar por edhe për të mos na u përsëritur ajo. Pra, me shumë të drejtë mund të konkludohet se Ibrahim Kelmendi si historian, luftëtar e patriot, bëri histori, shkroi histori dhe i siguroi vetes vend nderi jo vetëm në historinë e Kosovës e të Preshevës në veçanti, por edhe në historinë e popullit shqiptar në përgjishësi.

Për nder të kontributit të tij, me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar, Presidentja e Republikes së Kosovës e dekoroi me “Urdhërin e lirisë”; Me rastin e shtatëdhjetëvjetorit të themelimit të Gjimnazit “Sami Frashëri “ në Prishtinë, Ministri i Arsimit i ndau  Fletëfalemnderim (post humno); kurse shkolla fillore më e madhe dhe më me traditë në Preshevë,  mban emrin e këtij patrioti dhe historiani të mirëfilltë.

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së këtij personaliteti, po e botojmë një punim të pa botuar deri më tani nga vepra (gjithashtu e pa botuar) “Pak fjalë për historinë e shqiptarëve”:

 SHQIPNIJA KUNDËR PUSHTIMIT ANADOLLAK

Mbas luftës së Kosoves popujt e Ballkanit, njani mbas tjetrit ranë ndër sundimin turk. Më 1396 Bullgaret, më 1453 Konstantinopoli dhe me të muer fund Buzanti i famshëm; serbët të cilët qysh nga lufta e Kosovës gjithnjë kanë njohtë sovranitetin turk, ranë definitivisht më 1459 për t’u ringjallë në shekullin XIX. I vetmi popull qi rezistoi me një kryenaltësi  madhështore qe populli shqiptar. Ai u bë kështjella e fundit e kristinianizmit  në Ballkan. I primun prej Skenderbeut, ai nuk iu përkul 23 vjet pa pushue. Emri i mbretit të shqiptarëve kaloi dete e male dhe si frymë shprese e ngushëllimi  u përhap nëpër Europë. Skenderbeu qe mbiquejtë “Drague i Shqipnisë”, ‘‘Athlet i Kristianizmit” etj.

Në luftën e vitit 1448 Serbia qe konsiderue si vend anmik ndaj Skenderbeut dhe Jan Huniadit, sepse tue qenë vasal i Turqisë, e tradhtoi kauzën kristiane.

Në luftrat me Skenderbeun, ushtria e armikut  shpesh herë e ka arrijtë numrin 100.000. Në fushën e betejës, shqiptarët kanë qenë gjithëmonë të vetmuem por ndihmat morale nga Papa si dhe ato materialë nga Napoli e Venediku nuk u patën mungue.

Shqiptarët janë të lindun  me luftue kundra indovarvarëvet. Sikur e luftuen Romen, dy shekuj me radhë, për nji kohë aspak më të shkurtë e luftuen invadorin turk. Edhe atëhere kur kështjellat e tyne njena mbas tjetrës ranë në duert e turqve, shqiptarët nuk pushuen së luftuemi për lirinë e tyre. Përveç malazezëvet, janë i vetmi popull  i perandorise turke qi nuk u quejt ndonji herë “raja”. Gjatë gjithë kohës turke, shqiptarët  qenë qeverisë vetë duke pasë ligje, zakonet e tyne. Shqiptarët nuk paguejshin taksa dhe gjithënji refuzojshin me u ba ushtarë të rregullt të Sulltanit.

Shqiptarët ishin gjithënji në gjendje revolti. Prandaj njerëzit qi nuk e njohin mirë konstruktin shpirtnor të tyne konkludojnë se nuk janë të aftë me i u bindë ligjeve të shoqënise. Shqiptarët, në të vërtetë, nuk u bindshin vetëm atyne ligjevet qi ishin symbol i sundimit të huej. Zakonet i u qenë bamun ligje shqiptarëvet. Atyre iu bindshin , sepse ato qenë pasuni e tyne e fitueme  ndër shekuj. Edhe ata qi në shekujt XVI e XVII qenë bamë muslimanë, nuk sakrifikuen kurrgja nga karakteristikat dhe zakonet e tyne. Më këtë akt të tyne, lufta kundër invaduesit  turk nuk humbi kurrgja.

Vihet në dukje gjithmonë se ndër popullatat muslimane të Perandoris Turke, të vetmit qenë muslimanët Shqiptarë, qi gjithnji luftuan pa rezervë kundër Turqisë.

H.N.Brailsford thotë: Këthimi i tyne në Islamizëm u ka ndërrue vetëm besimin e tyne, por veset e Islamizmit, poligamia dhe skllavëria nuk i infektuan shqiptarët. Pushtimi Osman nuk qe i zoti as t’i skllaverojë e as t’i  korruptoje temperamentet e tyne të pamposhtun…“

Natyrisht sundimi turk qe mjaft i gjatë. Nuk mohohet se përveç kundërshtimeve  dhe luftravet që i patën me ta, shqiptarët i suellën edhe shumë shërbime të çmueshme. Vullnetarët e tyne derdhën gjak gjithkund. Në Kaukaz, Egjypt, Persi, Krime, Arabi, Vllahi i Molldavi. Numri i Veziravet dhe i pashallarëvet të origjinës shqiptare qe mjaft i madh. N.Jorga thotë: “Qysh prej ardhjes së turqëvet njerëzit politik ma energjik të Perandoris Turke , qenë pa dyshim  shqiptarët.”

Për t‘i shfrytëzue njerëzit e talentuem të popujvet të ndryshëm turqit u treguen shumë të shkathët. Për këtë qëllim , ata nuk i pengonte as feja as rraca. Për t’u bamun personalitet mjaftonte të ishte i zoti. Nicola Jorge thotë përsëri: ”Vezirat, dinjitarët e Oborrit, komandantat e ushtrisë,- shkallë qi me radhë  të gjithë  i kalojnë- qeveritarët ndërmjet  të kristianëvet pa dallim nëse janë me dëshirë ose janë bamun rob lufte a për ndonjë arësye, kanë qenë të shtrënguem  me lanë besimin  e tyne të parë. Kështu kemi si shembull Grekë bile edhe ndër Paleologe sikurse kemi  pamun, Sërbë meqenëse vendi i tyne në momentin e pushtimit ndodhej në shkatrrim të plotë, Bullgarë, por në numër më të vogël meqenëse nuk ishin fort të aftë, Shqiptarët shumë të zotë e të fortë, hypnin njeni mbas tjetrit në radhët e para të botës politike dhe ushtarake othomane..”

Kurdo që Austro-Hungarija  dhe Venediku luftojshin kundër Turqisë, Shqiptarët u ishin aleatë të sigurt. Sidomos  në kohen e Maria Therezës, qe damtue shumë qytetnimi shqiptar e sidomos arsimi i porsa filluem në pjesën katolike. Nga kjo kohë fillestare në Shkup e Prizren, si dhe në vende të tjera kanë mbetë edhe disa dokumente në gjuhën shqipe. Shqiptarëvet u lumtë gjaku sepse Austro-Hungarija dhe Venediku sa herë që bajshin paqë me Turqinë, nuk i përfillën asnjëherë. Sa pushonin luftat, Turqia i kthente armët e saja kundra shqiptarëvet. Ky pat qenë shkaku qi shqiptarët të merrnin udhët e mërgimit në Dalmaci, Srem, Itali e gjetiu.

KRYENGRITJE SHQIPTARE

“Për ne, perendimorët”- shkruen M.Cyprien Robert-“nji fakt ndahet kjartësisht nga kaosi i shqiptarëvet të dashtun. Ky fakt asht se, në të gjitha epokat, populli shqiptar duket i destinuem me qenë kalaja e fundit e lirivet greko-sllav. Asht ai që i rezistoi ma gjatë romakëvet, i sulmuem ma përpara se grekët, nuk u dha veç se mbas tyne. Kurrë nuk e ka pësue tanësisht zgjedhën e sulltanëvet. Qysh kur se dhelpnija othomane e ka çorganizue, ai ka kethye të gjithë energjinë e tij  drejt luftës dhe mbi fushat e betejës qe shumë herë tmerri i orientit dhe i oksidentit…”Sikurse në nji kohë, me mjete modeste e patën luftue Bizantin, me nji vrull të madh dhe nji fanatizëm  të rreptë e hutuen edhe pasardhësin e tij Turkinë. Në shekullin e XVIII kur mendimet e reja tronditshin absolutizmin në Europë, shqiptarët të mbështjellun  rreth Shkodrës e Janinës, bajshin nji rezistencë vigane kundër centralizmit e përgjitësisht  kundër Turqisë. Në këtë kohë shihet nji kristalizim  mendimesh ndër ta. Kjo kohë asht e vetmja periudhë – mbas asaj të Skenderbeut kur shqiptarët, paraqiten  të bashkuem. Epet përshtypja se kufijt e krahinave nuk ekzistojnë ma.  Në të dy epiqendrat arrihet nji nivelizim respektiv. Në veri sundojnë Bushatlinjtë e në Jug Ali Pasha. Ndër këta rivalë të fortë kishte edhe mëni. Secili prej tyne mendonte me u ba vetë strumbullar i shqiptarëvet. Më 1819, në mes këtyne rivalëvet të ashpër, bahen edhe lidhje familjare. Kjo provokon nji zbutje në lakmitë e tyne. Ali Pasha kishte miq të fortë në çdo vend të veriut e sidomos në Mirditë. Edhe Bushatlinjëvet nuk u mungonin miqt në Jug. Ky penetrim reciprok, jug-veri asht kristalizimi i shpirtit politik e Kombëtar te Shqiptarëvet. Fqinjëvet të shqiptarëvet, në at kohë, në fund të shekullit XVIII e sidomos atyne të veriut e të Veri-Lindjes u mungonte krejtësisht ideja politike. Me gjith aktivitetin e agjentavet Rusë e Austriak, ata nuk e kuptoninin nevojën e shkundjes së baltës “raja” nga kurrizi i tyne.

BUSHATLIJT E SHKODRËS

Që nga viti 1741  e deri më 1832, zotnijt absolutë të Veriut ishin Bushatlijtë e Shkodrës. Begollët e Pejës në këtë kohë ndigjohen fare pak. Nga shumë të huej, Bushatlijt quhen dinaste. Ata  qenë gjithënji në përleshje me Sulltanin. Edhe malazezët  nuk i honepseshin. Ndër Bushalijt, ma i ndigjuemi ka qenë kara-Mahmudi. Akti ma politk i tij qe Asambleja e Podgoricës (1786) ku përpara krenevet shqiptare, muslimane e katolike, u betue n’Ungjillë e në Kuran për ta luftue anmikun e liris deri në vdekje. Ky akt i tij provokoi admirimin e çdo kujt. Senatori i Raguzës, n’emën të Republikës së vet, i çfaqi urimet, Franc Jozefi i II i dërgoi nji kryq të artë në vend të dekoratës. Ushtrit e tija luftuen në Shkodër, në Kosovë e në Mal tëe Zi. Pasardhësi i tij, Mustafa me nji ushtri të madhe, të komandueme prej tij  dhe Leshit të Zi , arrijti  deri në Prilep . Atje qe thye nga Rashid Pasha ma tepër me dinakëri se sa me forcë dhe qendresën e fundit e bani ne Rozafat. M.Cyprien Robert-i shkruen:”Perlepi u ba kështu . Kapua e këtij Hanibalit të ri…”

“I falun por i çfuqizuem, plaku(Mustafa) u nis për në Stamboll  dhe në Pranverën e vitit 1832, tak tiki (ushtarët e rregullt) të veshun n’uniformë u nis , hypën shkallët e shenjtatë Rozafat-it per dëshprimin  e madh të mirditasvet (Autori i quen mirditas të tanë Geget)..”

Mbas kësaj disfate , ushtritë  turke banë kërdi në popullatën  shqiptare të shumë vendeve  dhe sidomos të Kyprilisë dhe të Shkodrës. Reshid Pasha  urdhënoi qi në çdo vend krenët të zhduken. Nga ky dënim  nuk shpëtuan  as pashallarët e bejlerët e Pejës, Prizrenit, Prishtinës e Gjakovës.

“Asht e sigurt se ashtu sikur Ali Pasha i Tepelenës e pat shkatrrue feudalizmin trashigimtar shqiptarë në Toskëni, mund të thohet se Veziri i Madh Reshid Pasha e zhduku në Gegni…”

ALI PASHË TEPELENA

Më 1788, Ali Pashë Tepelena qe emnue Pasha i Janinës dhe më vonë i Thesalisë dhe i Aharnanis. Suksesi i parë i tij qe qi e qetësoi vendin nga rebelizmat. Më vonë i shtypi edhe bejlerët e agallarët me sa nuk i bindën . Atij iu bindën edhe Pashallarët e Peleponezit dhe bile edhe ai i Selanikut për nji kohë. Kur e pat forcue pozitën  dhe qe organizue ushtarakisht ai dezertoi nga Sulltani. Në shumë vende, ushtritë e tij ngashënjyen  mbi ushtritë turke. Agjentat e tij qarkullojshin në Greqi, Rumani e deri në Syri. Ai qe bamë brenga ma e madhe e Portës. Me të drejtë e quejtën “Burri ma i madh i Ballkanit në dy dhjet-vjetshat e para të shekullit XIX“.

Ali Pasha ishte shumë i zgjuet. Në politikë ishte makiavelist i mbaruem. Për t’ia arrijtë qëllimit nuk zgjidhte mjete. Më përfaqësuesit  e huej ishte shumë i përzemërt. Ai përkrahte çdo renegat qi mund t’i shërbente punëvet të tija. Grekët më 1821 Ali Pashën e kishin mbështetësin kryesor. Nicola Jorga thotë se me dhaskajt grekë bisedonte mbi ardhmënin e popullit të tyne. “… Disa nga krenët intelektualë të kombit shihshin në te “mbretin’ e ardhshëm të Heladhës së Re…” Me Napoleonin ishte  në marrëdhanje të mira. Ai simbas motit këthente gëzofin. Edhe me Anglezët ishte mirë. Por, Ali Pasha ishte edhe symbol i tiranizmit. Më 1882, qe zhdukë trathtisht nga turqit. Mbas vdekjes së Ali Pashajt u shemb edhe karabinaja e tij. Konstrukti i saj qe nji pasqyrë e jetës së sajë të shkurtën. Drejtues i kësaj ndërmarrjeje duhet t’ishte gjithëmonë nji Ali Pasha. Mbasi ky mungoi, ajo ra në duert e dobëta  të Veli Beut, të Zylyftar Podës dhe të Asllan Beut të cilën ishin nji parodi e Ali Pashës.

“… Shkatërrimi i Turqis filloi me vendosjen e pashallëkvet praktikisht të pamvarun siç ishin ata të Shkodrës ndën Mehmedin e Bushatit, të Janinës ndën Ali Pashë Tepelenën dhë të Vidinin ndën Pasvanoglou…”.

Më 1830, pasardhësit e Aliut, që nuk ishin mirë as ndërmjet tyne, tentuen të bajnë nji kryengritje . Mirëpo shpata e Reshid Pashës i shkallmoi. Porta dha nji falje dhe bani nji gosti  të madhe për të gjithë krenët në Manastir. Në gosti muerën pjesë afër 500 krenë shqiptarë – muslimanë. Mbasi mbaroi ngranja e pija, Rashid Pasha ua këtheu armët dhe i pushkatoi që të gjithë deri te ma i fundit. Me këtë masakrim, sui generis, turqit deshtën me shue çdo shenjë gjallënije ndër shqiptarët. Disa vjet mbas këtij tmerri, M.C. Robert shkruen ”Klanet muslimane q’u shpërndanë, të gjithë krenët e tyne qenë zhdukë dhe pa krenë ata përbajshiun  nji masë të vdekun” . Mirëpo populli asht nji bimë e gjallë së cilës nuk i mungon  kurrnjëherë fuqia vegjetative. Me krejt masat e ndërmarruna prej turqvet, shqiptarët nuk i ndërruen zakonet e tyne.

Kryengritjet vazhduen të përsëriten por nuk u banë lëvizje  deri vonë mbasi pengojshin lakmitë e fqinjëvet të mbështetuna sidomos prej Carëvet të Rusise.

Thanë se kryengritje u bajshin gjithënji. Më 1835 u ba nji në Shkodër dhe u pat kushtue Turqvet 15000 të vramë. Tre vjet ma vonë, nën kryesinë e Ali Pagullës në Vlonë e në Berat dhe më 1843 u ba  nji kryengritje në Shkup, e cila u përhap deri në Tetovë e në Prishtinë dhe kështu ato nuk u mbaruen  ndonjëherë. Por mjerisht, interesi i Evropës për Shqipni ka qenë gjithënji i vogël, a ma mire deri  në kohnat e reja për Shqipni nuk ashtë interesuae njeri. Gjatë historisë, Rusia gjithënji i ka përbuzë Shqiptarët. Ajo ka përkrahë fqinjët me u përhapë në kurrizin e damin e Shqipnis.

 

SANXHAKU I JENI PAZARIT

Përveç Kosovës, Metohisë dhe Makedonisë Perëndimore, pjesë e Shqipnisë është edhe Sanxhaku i Jeni Pazarit. Banorët e kësaj krahine malore ndahen  dysh:  Musliman dhe orthodoks. Të parët janë Shqiptar dhe të dytët Serb.  Nji klasifikim të  këtillë e bamë për arsye se të  dy palët kanë origjinë shqiptare. Orthodoksit janë sllavizue në kohë të lashta dhe përveç fizionomisë dhe disa zakonevet nuk kanë gja tjetër shqiptare.

Shumicën e popullatës së Sanxhakut e përbëjnë Shqiptarë. Serbë mund të jenë vetëm 25%. Nji anëtar i komisionit për të caktue kufinin e Malit të Zi më 1878; në të përkohshmen <<Pester Loyd>> më 12 Tetuer 1912 në mes tjeravet shkruente: <<Thuej se krejt Sanxhaku i Jeni Pazarit banohet nga musliman t’origjinës shqiptare>>. Shqiptarët ndodhen të koncentruem në Jeni Pazar, në Sjenicë, në Beranë, në Priepole dhe në Biellspole. Propaganda serbe këta Shqiptarë gjithni i quen serbë të muslimanizuem dhe pastaj të shqiptarizuem. Ata i quajnë si vazhdim natyral të muslimanëve të Bosnjës. Bosnja në çdo pikpamje mbaron në lumin Drina. Popullata e saj asht kroate ose serbe dhe me atë të Sanxhakut nuk ka kurrnji të ngjame. Sanxhakllitë pa dallim feje, me shumicë, kanë fise: Kelmend, Shale, Hot, Kalosh dhe sidomos Kuç. Këta të fundit me shumicë mund të jenë serbizuar; Mjaft i përhapun asht edhe Shkreli. Ka djetarë qi mendojnë se fiset (disa) bërthamën e kanë në këto anë.

Në Sanxhak fliten dy gjuhët: shqipja dhe serbishtja. E para flitet ma shumë, por gjithnji asht tue humbë. Rrethanat politike kanë qenë dhe vazhdojnë me qenë në favor të dytës. Shkolla shqipe dhe libri shqip ende nuk kanë mbërri n’ato anë. Qe ma shum se gjysëm shekulli bahen përpjekje serioze për tí sllavizue, së paku me gjuhë. Në shekullin e kaluem sllavizimi i shqipes asht ba me anë të lidhjevet kulturale qi kishin këta Shqiptarë me muslimanët e Bosnjës dhe të Hercegovinës. Por ma shum me anë martesash. Me gjithë atë shqipja qëndron fort. Katundet thuej se përgjithsisht flasin shqip-natyrisht me sa janë shqiptarë. Sllavizimi asht ba vetëm nëpër qytete. Me gjithë atë e pakta gjysma e popullatës se qytetvet gjithnji flet shqip ose asht bilinguiste. Popullata e Beranes dhe e Sjenicës edhe nëpër qytete flet thuejse vetëm shqip. Për katunde as të mos flasim. Bje fjala Peshteri i gjith flet vetëm shqip; sepse serbë në këtë krahinë nuk ka as për fare. Po ashtu katundet e Jeni Pazarit, të Beranës dhe të Bielopoles dhe të Priepoles Shqiptarët me shumicë absolute flasin shqip. Kufini etnik i Shqipnisë mbaron në lumin Lim.

E kaluemja e këtyne Shqiptarëvet nuk asht tjetër përveç nji varg i papremë dhe i përgjakshëm përpjekjesh për të mbrojtë egzistencën kombëtare të tyne me standardet e Malit të Zi dhe me vojvodët e Serbisë. Motivi ma populluer i poezisë së tyne, në gjuhën shqipe ose serbe, asht gjaku i derdhun në lufta kundra dy armiqvet të sipërm. Dhe serbët e malazezët nuk i thrrasin ndryshe përveç <<Arbanasi>> qi do me thanë <<Shqiptarë>>.

Në kohën e Jugosllavisë së përparshme dhe të kësaj të sodit ata persekutoheshin dhe persekutohen nji lloj si shqiptarët e Kosovës, të Metohisë dhe të Makedonisë Perëndimore. Asht sulm i madh numri i tyne qi tue mos muejtë me i rezistue teoritë lanë shtëpijat e tyne dhe shkuen në Turqi. Nji numër i konsiderueshëm pat ardhë edhe në Shqipni.

Gjindarmi serb dhe malazez ishte autoriteti ma i naltë. Ai vriste dhe priste pa qenë nevoja me dhanë llogari të madhe.

Prej vjetit 1920 deri më 1928 këta Shqiptarë e kanë kundërshtuar ushtarin dhe gjindarmin jugosllav me nji vendomsëni jashtzakonisht të madhe. Nuk ka të madh as të vogël, në mbarë Sanxhakun, qi nuk i din trimnitë e Jusuf Hadrit, të Sahit Hadrit, të Jusuf Mehoviqit, të Husein Boshkoviq Hotit, të Abdyl Kolashin Hotit, të Rexh Ballotës, të Feri Sallkut dhe të shum tjerëvet qi vetmohisht kanë luftue kundra Jugosllavis, për të vetmen arsye pse vehten e ndijshin Shqiptar. Pra, gjatë periudhës së siperme edhe Sanxhaku kishte Azem Bejtat dhe Sadik Ramnat e tij, qi qenë ba tmerri i ushtarit dhe i gjindarmit jugosllav, në luftë për nji kauzë të shenjt, qi ishte bashkimi i Sanxhakut me Shqipni.

Gjatë luftës së dytë botnore Sanxhakllijtë, kanë vuejtë shumë, ndoshta ma shumë se Shqiptarët e krahinavet tjera, qi shtrydhen prej Jugosllavisë. Qysh prej vjetit 1941 çetat drazhiste dhe çetnike pa pre i janë vërsuel Sanzhakut për tí shbije Shqiptarët. Ma vonë këtyne barbarevet të çmendun i u bashkuen edhe partizanët e Titos dhe në këtë mën yrë egzistenca e Shqiptarëvet qe vue në rrezik. Për me kuptue vogëlsinë shpirtnore të këtyne katilavet, mjafton me përmendë krimin qi banë çetat drazhiste, nën komandën e Pavle Gjurishiqit, në nji natë të Frorit 1943, kur dogjën 50 copë katunde të Bihorit dhe vranë afër 7000 gra, fëmi dhe pleq. Nënvizojmë se edhe krahinat e tjera të Sanxhakut nuk kanë kalue shumë ma mirë. Shkaku i kësaj poshtërsije duhet kërkue në imperializmen e pafrenueme të serbvet dhe në faktin se këta Shqiptarë fatin e tyne dojshin me e lidhë me atë të Shqiptarëvet të tjerë.

Faji nuk asht i tyne, por i serbëvet qi mashtrojshin botën me të paqenuna dhe i Shqitarëvet qi nuk ishin në gjendje me luftue nji propagandë t’atillë.

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: (1916-1979), Afrore Shaipi, PROFESOR IBRAHIM KELMENDI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT