• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2016

Lushnjë, disa ditë përpara mbajtjes së Kongresit

July 30, 2016 by dgreca

Shkruan: Dr. Niko FERRO/

Çfarë ndodhi në Lushnjë, mëngjesin e 27 Tetorit të vitit 1919 ? Si ishte atmosfera në qytet ? A ka dëshmi të shkruara për këtë ngjarje ? Kronika është e plot e dokumentuar, e ruajtur mirë. Është një kronikë plot nerv në rritje dhe ankth…

Shënimet nisin kështu: “E Hënë, 27 Tetor 1919, në Lushnjë është ditë pazari. Tregtarë të shumtë kanë mbushur rrugët e qytetit. Pikërisht në këtë ditë të zhurmshme, Komanda e Ushtrisë Italiane me qendër në qytet, urdhëroi ngritjen e flamurit italian në sheshin kryesorë. Për kryerjen e ceremonisë u caktua një grup ushtarësh italian. Ky grup  me të shkuar në sheshin e pazarit, mori pozicion nderimi dhe nën tingullin e borisë ngritën aty flamurin italian. Pas kësaj ushtarët hipën në automobil dhe u larguan…”

“Sa hap e mbyll sytë, lajmi për flamurin italian u përhap në të gjithë qytetin. Ngritja e tij në sheshin qendror provokoi zemërimin e masës. Ndërkohë situata përshkruhej e tensionuar dhe e ndjerë. Kudo në qytet flitej vetëm për italianë dhe italianët, të cilët “ishin ashtu” e “janë kështu”. Përball kësaj ngjarje patriotët lushnjar u mblodhën në sheshin para xhamisë së vjetër, për të biseduar në lidhje me provokimin e ushtrisë italiane. Pasi rrahën mendime e nisën veprime, vendosën të dërgonin një përfaqësi në Nënprefekturë. Kjo përfaqësi do i komunikonte Nënprefektit këto fjalë: ‘populli lushnjarë është revoltuar së tepërmi për ngritjen  e këtij flamuri. Kërkojmë heqjen e menjëhershme të tij’. Përfaqësia përbëhej nga Sheh Ibrahim Karbunara, Llazar Bozo dhe Çel Rushidi. Ata i shprehën Nënprefektit Veli Vasjari tekstualisht porosinë e të mbledhurve: ‘Në qoftë se flamuri italian nuk hiqet urgjentisht prej aty, populli i Lushnjës është i vendosur që gjallë a vdekun ta heq vet’.

Pas komunikatës, Nënprefekti i shoqëruar nga përkthyesi Izet Libohova, takuan përfaqësuesin e Komandës Italiane në qytet. Ata i shprehën fjalë për fjalë kërkesat e Përfaqësisë së zgjedhur nga populli lushnjarë, pra heqjen e menjëhershme të flamurit italian.

Ndërkaq nënprefekti shtoi: ‘Në rast se flamuri italian nuk hiqej, unë si autoriteti më i lart këtu nuk pranoj as një përgjegjësi, nëse populli ngrihet në revolt dhe e heq vetë. Kjo gjë  nuk do tingëllonte mirë, si për Ju ashtu dhe për Qeverinë tuaj’. Pak minuta më vonë, Komanda Italiane urdhëroi përsëri heqjen e flamurit italian nga qendra e qytetit. Patriotët lushnjarë kur panë se flamuri u hoq pa ndonjë incident apo kundërshtim nga ushtria italiane, u inkurajuan më shumë për vendosmërinë e tyre pasi diçka tjetër do bënin”.[1]

Një muaj më pas, më  28 Nëntor 1919 në qytetin e Lushnjës u festua bujshëm Shpallja e Mëvetësisë. ‘Ajo që binte në sy [shkruante Inspektori Italian Pietro Criscuola shënim N.F] në qytet nuk ishte varë asnjë edhe një flamur italian si në zyrat e Nënprefekturës ashtu dhe të Katundarisë. Ndoshta kjo harresë nuk ishte rastësi ?’

‘Nënprefekti i Lushnjës, Veli Vasjari’ [shkruante Inspektori Italian Pietro Criscuola shënim N. F] ‘duhet të merrte masa me kohë, dhe duhet të varte atë që i ishte dhënë nga Komanda Italiane’. Ky veprim i tij bëri një “përshtypje” të madhe tek ushtarët italianë të Qendrës së Lushnjës, madje dhe mua [Pietro Criscuola shënim N. F]. Duke e gjykuar nga veprimet dhe sjelljet e atij Nënprefekti, ka një dëshirë armiqësore ndaj ushtrisë italiane. Por ky nuk është rast i vetëm i këtij Nënprefekti të Lushnjës. Ai ka treguar edhe [pak ditë] më parë marrëdhëniet jo miqësore madje mund të themi armiqësore. Ai dhe një grup njerëzish protestuan gjallërishëm ngritjen e flamurit italian në një vend që s’asht i tij dhe duke e mbajtur të gjallë një ndjenjë kundra italiane në qytet, pra në dëm të marrëdhënieve miqësore të kulluara që kemi me shqiptarët dhe ndërmjetësit e tyre. Siç e dëshmojnë edhe ngjarjet të ndodhura pak muaj më parë”. (AQSh. Fnr 252. Dnr 49 Viti 1919 f,6).

Mbështetur në burimet historike italiane, besojmë se ngjarja për të cilët flet Inspektori Italian më lart lidhet me një deklaratë të bërë nga Ministri i Jashtëm, Tittoni në Dhomën e Deputetëve të Italisë më 27 Shtator 1919: ‘Italia kërkon në mënyrë të thjesht dhe të qartë të mbajë mandatin mbi Shqipërinë, aneksimin e Vlorës dhe dhënien e Gjirokastrës, Greqisë’. [2]

A mund të jetë kjo deklaratë e Ministrit Tittoni, “ngjarja” për të cilën flet Inspektori Italian në Lushnjë ? Natyrisht që një deklaratë e tillë kurrsesi mund të kishte mirëkuptimin e popullit shqiptar përkundrazi ajo mund të konsiderohet si pikënisje e konfliktit italo-shqiptar Mendojmë se deklarata e Ministrit të Jashtëm Italian, Tittoni mund të ketë gjetur pasqyrim edhe në qytetin e Lushnjës. Mos vendosja e flamurëve italianë në qytet, ishte një shenjë e qartë për ushtarët italian se ‘populli i Lushnjës është i vendosur që gjallë a vdekun të mos pranonte flamurin e një tjetër pushtuesi,dhe për të mbrojtur lirinë e vet ishte gati të shpërthente në revolta..’

Sakaq Inspektori Pietro Criscuola fajësonte drejtpërdrejt Nënprefektin. ‘Jo vetëm që nuk ndjek rregullat më elementare në interes të politikës italiane, po asht dhe një mejtus i ligë, kundra marrëveshjeve miqësore që ndeshen midis Italisë dhe Shqipërisë. Ai është fajtor kundrejt Italisë, nënë të cilën prehet Shqipëria që është e përlindur dhe një akt provokacioni mbi përfaqësuesen e regjimit të ushtrisë italiane të Lushnjës do prishte marrëdhëniet e mira. Prandaj ju drejtohem Ju, Prefektit të Beratit nga e cila varet Nënprefektura e Lushnjës, të reagoni sa më parë ndaj këtij nëpunësi dhe mbështetësve të tij në qytet.[3]

Në vend të përfundimit po citojmë një pjesë të fjalimit të mbajtur nga patrioti Ikonom Kozma Dhima përpara popullit të Lushnjës më 28 Nëntor 1919. “Vëllezër, italianët duhet të kuptojnë se populli trim i Lushnjës nuk i trembet bajonetave të tyre dhe se Festën e tij Kombëtare di ta festoj me madhështi dhe jo me flamurit e dikujt tjetër. Stërgjyshit tanë edhe më para kundër pushtuesit nuk kanë qëndruar duarkryq, prandaj të njëjtë gjë duhet të bëjmë edhe ne”. [4]

“Lushnja në ditë pazari”. Arkivi i Vjenës 1916

Nënprefektura dhe Xhandarmëria e Lushnjës. Arkivi i Vjenës 1918

[1] Dorëshkrimi  Ahmet  Shehut f12  shiko dhe Xhoxhi Robo. Historiku I Lanç-it të rrethit të Lushnjës. Tiranë 2005 f. 13

[2] Tommaso Tittoni. Vittorio Scialoja. L’Italia alla Conferenca della Pave. Roma 1921 f. 17

[3] (AQSh.Fnr 252. Dnr 49 Viti 3 Shëndre (Dhjetor) 1919 f,6),

[4] Dorëshkrim I Ahmet Shehut f.11

Filed Under: Histori Tagged With: disa ditë përpara, Dr. Niko Ferro, lushnje, mbajtjes së Kongresit

DITARI I LUFTES-KOSOVA , 30 KORRIK 1996, 98, 99

July 30, 2016 by dgreca

KOSOVA-LUFTA NË LAJME/ 3 LAJME TË 30 KORRIKUT 1996, 1998, 1999/

PRISHTINË, 30 Korrik 2016-Gazeta DIELLI-Behlul JASHARI/ Në vazhdim të Kosova-lufta në lajme, nga libri që bëhet prej raportimeve që kam bërë nëpër vite nga ora në orë e nga dita në ditë gjatë luftës, po edhe para e pas saj, sot po sjellim 3 lajme të tre 30 korrikëve – të  viteve 1996, 1998 e 1999:

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1996/96-07-31.ata.html

[01] COOPERATION AGREEMENT BETWEEN PRISTINA AND TIRANA UNIVERSITIES

PRISTINA, JULY 30 (ATA)- By B.Jashari,

The Pristina and Tirana Universities have signed an agreement of cooperation, according to the Pristina University information service..

The agreement envisages cooperation in various fields as well as mutual aid in the exchange of university teachers and students, all-level consultations, participation in joint conferences, exchange of school texts, students’ meetings and other activities.

The agreement was signed on July 26 in Struga during a meeting of the two university delegations, headed by Pristina University dean Prof.Dr. Ejup Statovci and Tirana University dean Prof. Dr. Nestor Tereska.

The meeting was part of the talks held one month ago in Tirana about a comprehensive cooperation between the two universities.

Statovci thanked the Tirana University for the aid provided during many years for the Pristina University.

On this occasion the Tirana University was presented with the new emblem and flag of the Pristina University.

On its way back, at the Kosova-Macedonia border, the Pristina University delegation was detained for more than one hour by the Macedonian police. It confiscated the video cassette with aspects from the two delegations’ meeting and the ceremony of signing the agreement. p.ta/lm/Z/

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-07-30.ata.html

 [16] Thousands of refugees from Junik headed for Albania

PRISHTINE, July 30 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that Junik and the region around it are under siege and incessant attacks of the Serb forces for the fourth day.

All efforts are under way to evacuate the civil population and the Kosova Liberation Army (KLA) is determinably responding to the attacks and defending residents.

Over 1.000 civilians from Junik and the surrounding areas which are on their way to Albania are expected to cross the border today (Thursday). Other 2.000 are treading paths, mountains of Bjeshke te Namuna, without food and protection under the Serb artillery fire.

The KLA has caused increasing loss to Serb forces during the firefights in Junik area, sources on the ground said.

The Serb commander of the border area and some militaries have been killed. Four tanks and other military equipment have been destroyed.

Sources said that fighting has continued in Strelic i Eperm, Carrabreg i Poshtem, Prejlep and Rastavice villages. shdha/das/ak/

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-07-30.ata.html

[09] Greeting parade of KFOR forces in Pristine

PRISHTINE, July 30 – ATA correspondent, Behlul Jashari, reports: KFOR forces organized a hailing parade on Friday morning.

The parade was opened with the demonstrative parachute parade of parachutist troops of British battalion dislocated in Kosove capital, Pristine. Afterwards, 800 troops of British parachutist troops marched in the main boulevard in Kosove where they were applauded by thousands of Kosove citizens.

This is a greeting parade, is said in a press release of the headquarter of KFOR Peace-keeping forces.

British Premier, Tony Blair is expected to hold a visit today in Prishtine. /pas/A.A/

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:

Albanian Telegraphic Agency

Filed Under: Histori Tagged With: 30 KORRIK 1996, 98, 99, DITARI I LUFTES-KOSOVA

NOLI I PERJASHT-UAR

July 30, 2016 by dgreca

-duke parë bustin e Nolit para kishës Ortodokse  të Durrësit/
 Nga  IDAJET JAHAJ/ 
  Po! Kjo fjalë kështu duhet shkruar :” I përjasht-uar”. Me vizë në mes. Sepse kështu e shpreh saktë  veprimin antishqiptar të klerikëve që janë atashuar në atë kishë, si dhe të bashkiakëve të atij qyteti ,ndaj ikonës sonë kombëtare-Fan Nolit.
  Ç’ bënë ata ?
  Shihni foton dhe gjykoni  vetë. Isha  në Durrës dhe atje mora vesh luftën e heshtur që bëhej nga  klerikët e  Janullatosit për të mos pranuar bustin e Kryepatriarkut tonë, Nolit, në oborrin e asaj kishe.  Në atë kishë të bukur shqiptare, ku Noli meshoi shqip për katër vjet, që nga viti 1914. Sot aty nanurisin priftërinjtë e  J.llatosit (dmth. të Megaliidhesë greke).
  Kishte më se gjashtë muaj që patriotja e zjarrtë Elida Jorgoni  (bashkëshortja e përkthyesit dhe patriotit të vyer-Perikli  Jorgoni) kishte bërë të pamundurën që busti i Nolit të vendosej në oborrin e asaj kishe. Këtë e kishte amanet nga i shoqi. Me nismën e lëvizjes “Foleja Kombëtare Shqiptare” që ajo përfaqësonte, Bashkia  e atij qyteti u detyrua ta pranojë këtë fakt, mori edhe vendimin përkatës, por e zvarriti më se gjashtë muaj, me qëllim që problemi të lihej  në harresë. Por  Elida, e palodhur, mori televizionin e Fiks-Fare dhe i denoncoi  ata, e kështu puna u vu sërish në vijë.
  Elida bëri edhe aktin tjetër të madh patriotik , vetmohues : e pagoi vetë skultorin, pra,  veprën-Nol, me një shumë prej  pesë milionë lekësh të vjetra. Dhe skuklptori  i talentuar Idriz Balani e kreu cilësisht bustin. A kishte akt më të admirueshëm se kaq, që bëri  kjo patriote e papërkulur  nga pengesat që i krijonin ? Një kopje tjetër e bustit shkoi në Elbasan në datën 29 qershor 2016 dhe atje u prit me lot gëzimi nga personeli i kishës Ortodokse  dhe At Nikolla Marku si dhe populli  që e rrethoi me dashuri  bustin e martirit tonë .
     Po në Durrës ? U bë një luftë e heshtur nervash, midis veprimtarëve të lëvizjes “Foleja Kombëtare Shqiptare” dhe klerikëve që shkelin në atë kishë sot,  si dhe bashkiakëve, të cilët e zvarritnin me qëllim këtë vepër të bukur e të domosdoshme. Bashkiakët, që nga kryetari  i  tyre, tërhiqeshin vazhdimisht, a thua se merrnin urdhër nga dikush. E, më në fund, duke qenë se u diskredituan para popullit, vendosën të ndjekin punimet për vendosjen e bustit aty para Kishës . Brenda kishës nuk mund ta vendosnin, se ashtu e kishin marrë urdhërin nga kryepatriarku  i tyre- Janullatos, por kërkuan një vend diku në oborrin e saj, diku…në një cep !
  Bile , J.llatosi kishte dhënë urdhër që busti i Nolit të mos pranohej në asnjë kishë Ortodokse të Shqipërisë, se këto (kishat)  tashmë ishin greke ! Veprimtarja e palodhur Elida, nuk i ndahej përditë kësaj vepre, që të mos e hidhnin diku në ndonjë ahur apo depo… Më në fund ata të Bashkisë vendosën ta montojnë bustin në cepin e oborrit të madh të kishës, nga ana jugore e saj. Por me një ndërhyrje : në cepin e oborrit të lihej pak vend dhe gardhi me kangjela i kishës  ta linte jashtë bustin.
  Shihni në pamjen : Busti u vendos aty te cepi, pranë bulevardit, jashtë gardhit të asaj kishe ku  Noli meshoi  shqip për herë të parë! Pra : “as në tokë e as në pemë” , siç thotë një episod proverbial  i  Jugut. Noli hijeshon edhe aty, por jo brenda në tokën  ku fjala e tij gjëmoi  shqip ,në emër të zotit !
  Shihni pamjen : Tej-kisha- e mbytur në heshtjen ogurzezë, me ca lëvizje misterioze të misionarëve të huaj me veladon. Jo vetëm heshtje, por edhe nxirje, si e spërkatur me blozë…Aty nanuriten  “ lutjet” në gjuhë të huaj, greqisht, pra, në gjuhën e një kombi tjetër-dhe… në vendin tonë !
  Këtë e sqaron më së miri fjala e kryepatriarkut helen  J.llatos, kur tha para pak kohësh : “ Noli ishte për kohën e tij !…Asnjë bust i tij në kishat tona ! “(dmth. greke) !
  Pra, ky  i huaj , i jashtëligjshëm në këtë post fetar, vendoska për ikonën e kombit tonë-NOLIT ! Pra, ky shoven, pastroka kishat tona nga shqiptarët dhe idhujt e tyre ! Dhe, nën hijen e këtyre urdhërave, dergjen jo vetëm klerikët e huaj aty, në Durrës, por edhe mercenarët tanë fetarë që i paguan J.llatosi, si edhe nëpunësit e   Bashkisë , që ,me siguri, duhet të jenë paguar  me KESH në dorë ose me afera gjithfarëlloj nga heleni…
  Gjetën një zgjidhje për BUSTIN E NOLIT –atje jashtë kangjellave të kishës së Tij, të kishës sonë, të të gjithë shqiptarëve!
  Pra: kisha tashmë është greke!
  Pra : në tokën shqiptare !
  Pra : Noli u përjasht-ua !
  Dhe kështu  Janullatosët e Kozmatë e qindravjeçarëve , gradualisht duan të përjasht-ojnë tërë Shqipërinë…!
   Tamam si te përralla e gramit me rrushin : i tha një ditë dimri grami-një trungu të rrushit, aty brenda oborrit :
  -Aman, o rrush, më ler një copëz  vend edhe mua aty në oborr, të kaloj këtë dimër!
  -Mirë, -iu përgjigj rrushi.- Ja, hajde diku këtu rrëzë murit.
  U fut grami (krisqa) dhe gjatë dimrit ndenji  “i qetë”, në heshtje. Shtriu rrënjët gjerë e gjatë nën tokë dhe në pranverë e në verë  mbiu aq shumë, sa që  pushtoi  gjithë tokën e oborrit.
  -Ç” bëre, o gram ?!- i tha rrushi.- Më zure krejt tokën. Nuk marr dot frymë!
  -Si të duash bën,- i tha grami .-Në daç  rri, në daç ikë ti, ose thahu krejt !
  Dhe rrushi, në tokën e tij, u zverdh e u tha…

Filed Under: ESSE Tagged With: Idajet Jahaj, NOLI I PERJASHT-UAR

Poeti që “vodhi” diellin

July 30, 2016 by dgreca

Nga  Përparim   Hysi/

Në këtë vapë korriku erdhi “flesh” që nga Amerika lajmi që qe më shumë se sihariq: Në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar, bëhet promovimi i librit “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë” nga Adnan Mehmeti. Lajmin “flesh” e jepte e kudogjendura, Raimonda Moisiu, që është dhe kryetare e kësaj shoqate.

E kisha si  obligim dhe detyrim, njëherësh, që jo vetëm të isha  pjesëmarrës, por dhe të thosha fjalën time në takim. Ngaqë në një auditor të tillë nuk mund t’i thuash të gjitha ato që ke ndërmend, ia vlen që fjalës sime atje, t’i shtoj edhe disa rreshta.
                           *     *    *

Së pari, nuk mund të rri pa lakuar emrin e moderatores së këtij  takimi, zonjës Kozeta Zavalani, që bëri që ky promovim të ishte i nxehtë dhe me vlera. Në “panelin” drejtues, rrezatonin me personalitetin e  tyre njerëz të artit e të letërsisë, si: AKTORI I SHQUAR, NDERI I KOMBIT, Reshat Arbana; poetja aq e njohur dhe aq e dashur për publikun shqiptar, sharmantja ILIRIANA  SULKUQI; kryetari i  Shoqatës Tirana, zoti Arben Tafaj.

Moderatorja, zonja Zavalani, foli për vlerat  si krijues të Adnan Mehmetit. Zonja ILIRIANA, ardhur enkas nga Amerika, e vuri theksin sidomos në vlerat e Adnan Mehmetit si President i kësaj shoqate që veprimtaritë e saj nuk i zhvillon  jo vetëm në New Jork, po dhe në disa shtete të Amerikës. Natyrisht, gjithë auditori u informua se sa e vështirë është që të organizosh takime të tilla “ndërshtetërore”, brenda për brenda Amerikës, kur shoqata nuk ka buxhet, por duhet të gjejë donatorë. Po të marrësh parasysh edhe faktin tjetër, se Presidenti nuk është se paguhet si i tillë, por krahas punës për të mbajtur familjen, megjithatë ai gjithmonë ka gjetur rrugë e shtigje për ta mbajtur gjallë shoqatën.

Me diskutimet e tyre, promovimin e zbukuruan dhe folësit e tjerë, si: poeti Namik Selmani, poetja Zyba Hysa, I Madhi Reshat Arbana, e ardhura “rastësisht” nga Kanadaja, Rukie Kondi; folsi i Radios, Viron Noti që, përmjet tjerash, theksoi shumë vlerësime të ardhura për Adnan Mehmetin.
                                 *   *  *

Në fjalën time, lakonikisht, evokova apo lakova, së pari, emrin e themeluesit të shoqatës: Lakova emrin e Poetit të bukur GJEKË  MARINAJ. Për mua ai është kalorsi i poezisë mbarëshqiptare dhe, si gjykoj unë, qe Kolombi  që theu vezën i pari. Merita  e Gjekë  Marinajt, veç tjerash, është dhe fakti shumë  domethënës: propozoi dhe e bëri fakt të kryer që kryetari të mos jetë i përhershëm, por me rotacion. Pse u bë normë një rotacion i tillë, pa si kryetar janë nominuar që nga Naum Prifti, Ramiz Lika, Dalan Luzaj dhe tanimë Raimonda Moisiu. Hapi i dytë dhe shumë i mënçur i Gjekë Marinajt është se Presidencën ia besoi një Poeti elit siç është zoti Adnan Mehmeti.

Adnan Mehmeti që është nga një fshat i Bujanovcit( me sa di unë nga Litovica), ka mbi 20-vjet që shkruan dhe, sa e njoh unë poezinë, e rreshtoj pa frikë në sërën e POETËVE TË ZGJEDHUR.

Nuk është vetëm poet, por dhe mendimtar i urtë. Aforizmat dhe mendimet e tij kanë vlerë sentencash. Në poezi, është mjeshtër figurash. Metaforat deri në hiperbolizim i japin poezisë së tij, dimesione të mëdha dhe të befasojnë. Herë”diellin e fut në xhep”, herë “detin e ndanë në mes apo dhe në pjesë dhe, në futesh në tërë poezinë e tij, ndjen se adrenalina në gjak zë e të gurgullon.

Për të krijuar vetëm një ide të vogël, për këtë POET të Madh, po ju sjell një fragment nga peozia e tij: “Udhë e mbarë,KOSTANDIN!”. Poezia është jubilare dhe është shkruar në momentin kur nisen eshtrat e të madhit FAIK KONCA.  Nuk po e sjell poezinë të tërë, por, përfytyroni veç kaq: “Kostandini(Faik Konica) që po vjen në Atdhe, ka veshur “… fustanellën e Avdyl Frashërit/… xhamadanin e Mis Sokolit/ .., plisin e bardhë të Isë Boletinit dhe mund të vazhdoja. Vetëm një poet elit, mund të bëjë një “kompozicion” aq të mrekullueshëm.Kompozicion që një piktor mund ta bëjë me penelin e tij dhe vëreni, mandej, a ka se si  bëhet më i bukur Faik Konica.

Natyrisht, unë nuk kam si qëllim që sot të merrem  me krijimtarinë aq cilësore të Adnan Mehmetit, por nuk kam se si mos theksoj atë vlerësim që i bëri SHOQATA TIRANA këtij Poeti. Duke e vlerësuar me “Shkallën e Mirnjohjes së SHoqatës, kryetari, Arben Tafaj ia dorëzoi në mënyrë ceremoniale, dhe herë e parë shoh atë skuqje emocionale të poetit dhe, tek  falnderoj për nderin që i bën, njëherësh falnderoi dhe auditorin.

Duke e parë me një sy pak “skiç”, mund të them ato fjalë që kanë zënë vend tanimë në histori: “Bacë, u krye!”. Por…

Kjo “por” që e lë si retinçencë e ka  bishtin nga prapa.
                                       *      *     *

Një President i një shoqate me aq vlera, siç është “SHOQATA E SHKRIMTARËVE  SHQIPTARO-AMERIKANË” vjen enkas nga Amerika për një promovim po me aq vlera. Shtroj pyetjen që do një përgjigje:- Ku  është Mnistria e Kulturës, në mos ministrja, “çirakët” dhe “qatipët” e kulturës ku janë? Sa mirë që dinë, kur u lipset. Lanë çdo punë kur promovuan një “antivlerë” kulture si “Vrima” dhe nuk gjetën kohë për të bërë krejt audiecën e një promovimi të tillë.

Në bindjen time (  ma merr mendja në krejt auditorin dhe më tej),  Adnan Mehmeti duhej pritur enkas nga një titullar i kësaj ministrie dhe për të, të ishte shtruar qilimi i kuq mbi të cilët duhe të shkelte. Kjo do ishte më e pakta. Por “qatipët” e kulturës e kanë “agjendën të xanun”, se ka kohë që kultura dhe letërsia në Shqipëri ka vdekur, qëkur sh-“kryeqatipi” i kulturës i vuri drynin e zi, Lidhjes së Shkrimtarëve  dhe Artistëve. Po a nuk duhet të bërtasësh me  zërin mitik të Migjenit: “… deri kur kështu, ma?”.

 

                                    Tiranë, 30 korrik 2016

Filed Under: Kulture Tagged With: Gjeke Marinaj, perparim Hysi, poeti, që "vodhi" diellin

SHBA: fushata presidenciale hyn në një fazë të re

July 29, 2016 by dgreca

SHBA: fushata presidenciale hyn në një fazë të re/

Pas mbylljes së procesit të emërimit të kandidatëve për president nga partia demokrate dhe ajo republikane, të cilat në kuvendet e tyre emëruan ish-sekretaren e shtetit Hillary Clinton dhe miliarderin Donald Trump, tani fillon një fazë e re: fushata intensive për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Zonja Clinton dhe zoti Trump kanë shpenzuar rreth një vit duke u përqendruar kryesisht tek votuesit e partive të tyre përkatëse, pra votuesit e regjistruar si demokratë apo republikanë. Por, shumë votues të tjerë e identifikojnë veten si të pavarur, duke i bërë ata objektiv kryesor në fushatën për zgjedhjet e 8 nëntorit.
Mbledhja e fondeve
Një detyrë e rëndësishme për kandidatët Clinton dhe Trump është të bindin donatorët për të kontribuar në financimin e fushatave të tyre.“Fondet janë të rëndësishme për financimin e operacioneve në terren”, tha për Zërin e Amerikës strategia demokrate Penny Lee. Fushatat kanë nevojë për “personel me pagesë në shtete të ndryshme për të qenë në gjendje të organizohen”, madje më shumë se sa nevoja për të paguar reklamat politike. “Media e lirë në fushatën presidenciale është shumë më e lehtë se sa në fushatat për Kongres.”

Të dhënat e fundit nga Komisioni Federal i Zgjedhjeve tregojnë se fushata e zonjës Clinton e nisi muajin korrik me 44 milionë dollarë fonde të mbledhura, krahasuar me 20 milionë dollarë që ka arritur të grumbullojë fushata e zotit Trump. Zonja Clinton gjithashtu ka shpenzuar më shumë se zoti Trump në ciklin zgjedhor deri më tani. Ajo shpenzoi 230 milionë dollarë kundrejt 71 milionë dollarëve që shpenzoi zoti Trump.Por duke marrë parasysh përvojën në zgjedhjet e kaluara, ky është vetëm fillimi i shpenzimeve. Në zgjedhjet e vitit 2012, fushata e presidentit Barack Obama shpenzoi 775 milionë dollarë, ndërsa rivali i tij republikan, Mitt Romney, shpenzoi 460 milion dollarë. Partia Republikane, Partia Demokrate dhe grupet e jashtme shpenzuan disa qindra milion dollarë të tjera në fushatën e fundit presidenciale.

Debatet

Fushata do të jetë shumë e ngjashme me procesin e zgjedhjeve paraprake, ku kandidatët do të mbajnë tubime fushate në qyetete të ndryshme në mbarë vendin. Por, do të ketë një fokus të veçantë në të ashtuquajturat shtete të pavendosura që konsiderohen si tepër të rëndësishshme në ditën e zgjedhjeve. Në mesin e tyre janë Florida, Ohajo dhe Pensilvania.

Ngjarja tjetër përcaktuese e garës presidenciale do të jetë më 26 shtator, kur zonja Clinton dhe zoti Trump do të marrin pjesë në debatin e parë mes tyre. Ata do të zhvillojnë edhe dy debate të tjera, një më 9 tetor dhe një tjetër me 19 tetor. Ndërkohë, më 4 tetor do të zhvillohet debati i parë dhe i vetëm mes kandidatëve për nënpresidenti, senatorit Tim Kaine nga Virginia dhe guvernatorit të Indianës, Mike Pence.

“Njerëzit do të kenë shansin të shohin dy kandidatët përballë njëri-tjetrit, pa pjesëmarrjen e publikut, dhe do të jenë në gjendje të shohin dallimet mes fushatave të tyre,” thotë strategia Penny Lee.

Debatet 90 minutëshe do të transmetohen drejtpërdrejt në stacionet televizive.

“Unë mendoj se në të kaluarën, debatet nuk kanë qenë vërtetë të rëndësishme, sepse njerëzit e përcaktuar ishin ata që i ndoqën ato”, tha për Zërin e Amerikës, strategia republikane Lisa Spies. “Unë mendoj se këtë herë do të jetë më ndryshe, sepse debatet do të jenë argëtuese.”

Këtë vit mund të ketë një kandidat të tretë në debatet presidenciale që zakonisht dominohen nga demokratët dhe republikanët. Kandidati libertarian Gary Johnson, në anketat e fundit kombëtare ka marrë mes 5 dhe 10 përqind mbështetje. Rregullat e debatit kërkojnë që për të marrë pjesë në një debat presidencial kandidatët duhet të kenë marrë të paktën 15 përqind mbështetje në pesë anketa kombëtare. Pra nëse kandiati Gary Johnson e arrinë këtë, atëherë ai mund të përfshihet në debatet presidenciale me zonjën Clinton dhe zotin Trump.

Tejkalimi i perceptimeve negative

Pas debateve, fushatat bëjnë përpjekjet e tyre përfundimtare për të bindur votuesit se kandidati i tyre është zgjedhja më e mirë. Në zgjedhjet e vitit 2012, rreth 55 përqind e njerëzve me të drejtë vote morën pjesë në zgjedhje.

Dita e zgjedhjeve nuk është festë kombëtare në Shtetet e Bashkuara, megjithëse shkollat në shumë qytete mbyllen pasi ato shërbejnë si qendra votimi.

Zgjedhjet zhvillohen në nëntor dhe fituesi zakonisht dihet në fund të ditës së zgjedhjeve, por nuk zyrtarizohet deri më 6 janar.

Kjo ndodh pasi Shtetet e Bashkuara përdorin një sistem të quajtur Kolegji Zgjedhor, i cili cakton një numër të caktuar votash elektorale për çdo shtet bazuar në numrin e popullsisë. Përveç dy shteteve, në të gjitha shtetet e tjera kandidati që merr shumicën e votave merr të gjitha votat elektorale të atij shteti. Kandidati i cili merr të paktën 270 nga gjithsej 538 votat elektorale bëhet president i ardhshëm i vendit.

Sistemi lë të hapur mundësinë që fituesi të marrë numër më të vogël votash në shkallë kombëtare, siç ndodhi me demokratin Al Gore i cili në vitin 2000 fitoi votën popullore, por mori më pakë vota elektorale se sa republikani George W. Bush.

Strategia demokrate Penny Lee thotë se për të fituar zgjedhjet, kandidatët Clinton dhe Trump duhet t’i kundërvihen perceptimeve negative të votuesve.

“Unë mendoj se Donald Trump duhet të fillojë të veprojë si një kandidat presidencial dhe të mos merret me shkrime kundër njerëzve në Twitter,” tha ajo. “Zonja Klinton, do të thosha se duhet të vazhdojë të tregojë anën e saj personale, anën e saj të ndjeshme dhe ato që provojnë se ajo është e besueshme.”

Fituesi do të marrë detyrën më 20 janar.

Hillary Clinton pranon emërimin e partisë

Hillary Clinton pranon emërimin e partisë

Nga Keida Kostreci/


Hillary Clinton pranoi të enjten emërimin si kandidate për presidente e Shteteve të Bashkuara, duke hyrë në histori si e para grua që merr emërimin nga një forcë kryesore politike në Shtetet e Bashkuara.

Zonja Clinton foli në fund të katër ditëve të Kuvendit Demokrat, që përfshiu fjalime nga Presidenti Barack Obama, nënpresidenti Joe Biden dhe kandidati për nënpresident Tim Kaine.

“Amerika është në një moment rivlerësimi. Forca të fuqishme po kërcënojnë të na përçajnë. Lidhjet e besimit dhe të respektit po dobësohen. Dhe ashtu si në kohën e atyre që e themeluan vendin, nuk ka garanci Gjithçka varet nga ne. Duhet të vendosim nëse do të punojmë së bashku, që të ngrihemi së bashku”, tha ajo në fjalimin e saj.

“Ne e kemi të qartë se me çfarë përballet vendi ynë, por ne nuk kemi frikë. Ne do të ngrihemi në lartësinë e sfidës, ashtu siç kemi bërë gjithmonë”, tha ajo.

Zonja Clinton e vuri theksin tek përpjekjet që ajo do të ndërmarrë për të përmirësuar jetën e amerikanëve.

“Misioni im kryesor si presidente do të jetë të krijoj më shumë shanse dhe vende të mira pune me rroga në rritje këtu në Shtetet e Bashkuara. Që nda dita ime e parë në detyrë tek e fundit. Veçanërisht për zona që për një kohë të gjatë janë lënë pas dore. Që nga zonat e varfra të qytetit në qytetet e vogla”, tha ajo.

Zonja Clinton dhe përkrahësit e saj e kanë theksuar vazhdimisht aftësinë dhe përvojën e saj në sfida të sigurisë kombëtare. Vetë ish-Sekretarja e Shtetit ia kushtoi një pjesë të mirë fjalimit pikërisht kësaj fushe.

“Ne përballemi me një zgjedhje po aq të vështirë përsa i takon sigurisë kombëtare. Gjithkush që sheh lajmet nuk mund të mos shohë kërcënimet dhe turbullirat me të cilat përballemi. Nga Bagdadi në Kabul, në Nice dhe Paris dhe Bruksel, nga San Bernardino në Orlando, ne përballemi me armiq të betuar që duhet të munden. Prandaj nuk ka dyshim që njerëzit janë në ankth dhe në kërkim të një udhëheqjeje të qëndrueshme”.

Kuvendi kishte si synim ta vinte theksin tek bashkimi mes demokratëve dhe kjo ishte tema e shumë prej folësve në Kuvend, përfshirë vetë zotin Sanders. Dhe për kandidaten Clinton kjo ishte edhe një nga pikat kryesore.

“Çdo brez amerikanësh është bashkuar për bërë vendin tonë më të lirë, më të drejtë dhe më të fuqishëm. Askush nuk mund ta bëjë këtë vetëm. Prandaj jemi më të fortë së bashku”.

Nata e sotme kishte në qendër çështjet që shqetësojnë gratë, sidomdos në drejtim të barazisë dhe pagës në vendin e punës.

Ishte vajza e zonjës Clinton dhe ish-Presidentit Bill Clinton, Chelsea që e prezantoi nënën e saj. Një ndryshim i madh nga viti 2008 kur mamaja e saj kandidoi për herë të parë dhe vetë Chelsea ishte shumë e drojtur.

Por në këtë fushatë ajo është angazhuar më shumë dhe sot ajo u përball me sfidën më të madhe, ta paraqiste nënën e saj në dritën më të mirë para publikut amerikan.

Zonja Clinton, me fjalimin e saj u përpoq të mbyllte defiçitin e besimit, si fillimin e njërës prej sfidave më të mëdha për të, që populli amerikan ta shohë si të besueshme.

Fjalimi i zonjës Clinton përbëri pikën kulmore të një Kuvendi që filloi nën hijen e bërjes publike të emaileve mes zyrtarëve të partisë demokrate, që tregonte se ata kishin favorizuar zonjën Clinton në fushatën brenda partisë ndaj ish-rivalit të saj Bernie Sanders.

Gjatë Kuvendit, synimi i demokratëve ishte që të bënin kontrastin mes republikanit Donald Trump dhe zonjës Clinton, duke theksuar si një temë të përgjithshme që ai nuk është i zoti të drejtojë një vend.

Në një farë mënyre zoti Trump i ndihmoi, sidomos me deklaratat e tij për politikën e jashtme dhe me sugjerimin që Rusia të depërtojë në emailet e zonjës Clinton.

Toni i Kuvendit, si edhe atij republikan më parë sinjalizojnë se do të ketë një fushatë intensive dhe të ashpër për zgjedhjet e nëntorit.

Trump: Clinton e paaftë për të udhëhequr

Trump: Clinton e paaftë për të udhëhequr


Ndërsa zonja Clinton mbante fjalimin, kandidati republikan për president Donald Trump publikoi një breshëri komentesh në Twitter, ku kritikonte rivalen e tij.

Ai shkruante se kandidatja demokrate është e paaftë për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara, duke e akuzuar atë për gjykim të dobët.

“Askush, – shkruante zoti Trump, – nuk ka gjykim më të dobët se sa Hillary Clinton. Korrupsioni dhe shkatërrimi e ndjek atë ngado që shkon.”

Kandidati republikan publikoi gjashtë komente radhazi, ku e kritikonte zonjën Clinton për pikëpamjet e saj lidhur me imigracionin, sigurinë, reformën financiare dhe politikën e jashtme.

Zoti Trump është paksa përpara rivales Clinton në mesataren e anketave, sipas firmës së sondazheve RealClearPolitics.

Në një deklaratë pas fjalimit të zonjës Clinton, fushata e kandidatit Trump shkruante se ajo përshkroi një univers fantazie dhe jo realiteti.(VOA)

Filed Under: Analiza Tagged With: Fushata, Klinton-Trump, ne faze te re

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 90
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT