• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2016

Në Çikago u organizua turneu në futboll,,Diaspora Shqiptare 2016,,

September 5, 2016 by dgreca

2 Chikago

Nga Skënder Karaçica/

Në organizim të KF,,Albanian Stars,,në Çikago u organizua turneu në futboll,,Diaspora Shqiptare 2016,,ku përmes lojës së futbollit morën pjesë katër ekipe nga Detroiti dhe Çikago.Këtë manifestim sportiv i pari i këtij lloji që organizohet në Çikago e shpalli të hapur kryetari i KF,,Albanian Stars,,Mugni Isa që për sportdashësit  shqiptaro-amerikan njihet një nga organizatiorët dhe nusmëtari për të mbajtur të fortë në Ligën Nacionale të shtetit të Ilinoisit ekipin e të rinjve kuq e zi.Në fushën e gjelbërt u bë një kolazh i bukur i lojës së futbollit dhe përmes tingujve të muzikës shqiptare,futbollistët s e rinj shqiptaro-amerikan treguan lojën e bukur të futbollit dhe për të pranishmit ishte kënaqësia e tyre,u shprehën në fund të këtij manifestimi sportiv në Çikago.

Në turneun sportiv në Çikago morën pjesë katër ekipe:KF,,Albanian Stars,,KF,,Forca Besa,,KF,,Kosova,,dhe KF,,Besa që e kurorëzuan me sukses turneun sportiv.Për më të mirët nuk munguan shpërblimet,djemtë kuq e zi të KF,,Drita,,e morën me meritë vendin e parë,të dytin kuqe zi nga Çikago dhe të tretin KF,,Kosova,,.Porjteri më i mirë u shpall Rasim Ramani dhe sportisti Nik Gjonaj nga Detroiti.

Vitin e ardhsëm mikpritës i manifestimit sportiv në futboll,,Diaspora Shqiptare 2017,,do të jetë KF,,Drita,,nga Detroiti.Përmes duartrokitjeve u përmenden emrat e sportistëve të dalluar që e ndihmuan organizimin e mirë të këltij manifestimi sportiv në lojën e bukjur të futbollit në Çikago:Alil Sherifi,Rasim Xhemajli,Tahir Ajroja,Agim Sejdini,Xhafer Lika me të tjerët.

Për fund duhet theksuar se Komuniteti Shqiptaro-Amerikan bashkë me organizatat tjera dhe të ekonomisë së bisneseve dubhet të ndihmojnë KF,,Albanian Stars,,që të qendrojë e fortë në Ligën Naciinale të Futboillit në shtetin e Ilinoisit,me një traditë tashmë të gjatë të lojës së futbollit në Çikago dhe krenari i brezave të rinj shqiptarë që kanë lindur dhe po rritën në Amerikë.

 

Filed Under: Sport Tagged With: Chikago, Diaspora Shqiptare 2016, Skender Karacica, turneu në futboll

KOSOVA E NISI ME KEMBE TE MBARE

September 5, 2016 by dgreca

Futboll: Kosova – Finlanda 1 me 1, Shqiperine e shpetoi stuhija, ndeshja u nderpre ne minuten e 75/

Kosova mbylli me rezultat baras 1 me 1 ndeshjen me Finlandën, e para në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror të futbollit.Ndeshja u zhvillua në Turku të Finlandës. Kosova do të përballet në kuadër të grupit edhe me Kroacinë, Ukrainën, Islandën dhe Turqinë.Më 13 maj Kosova u pranua anëtare në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit, dhe kësisoj u hap rruga që ajo të bëhet pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botës që mbahet në Rusi më 2018. Kosova u pranua në FIFA dhjetë ditë pasi u anëtarësua në Federatën Evropiane të Futbollit, me gjithë kundërshtimin e Serbisë.

FIFA vendosi në janar të vitit 2014 që t’i lejojë Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare. Megjithatë, ajo kishte vendosur atëbotë kufizime, duke u ndaluar klubeve të Kosovës që të shpalosin simbolet kombëtare apo të intonojnë himnin shtetëror gjatë ndeshjeve. Ajo i ndaloi Kosovës atëbotë që të luajë kundër ekipeve të vendeve që kanë dalë nga ish federata jugosllave.

Tashmë kur ndalesat kanë marrë fund, vëzhguesit thonë se ka mundësi që FIFA dhe UEFA të mbajnë ekipet e Kosovës dhe të Serbisë larg njëra-tjetrës, ngjashëm siç është vepruar me Gjibraltarin dhe Spanjën, prejse Gjibraltari është anëtarësuar në UEFA, tre vjet më parë.Serbia i është kundërvënë anëtarësimit të Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare që kur ajo shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008, ndonëse është përfshirë në një proces bisedimesh me Kosovën në shkëmbim të afrimit me strukturat e Bashkimit Evropian.

***

SHQIPERI-MAQEDONI, 1 me 1, Ndeshja u nderpre/

Moti i keq ndërpreu në minutën e 75 ndeshjen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në Loro Boriçi të Shkodrës, e vlefshme për kualifikueset e botërorit rus.

Shiu i dendur dhe era e fortë bënë të pamundur vazhdimin e ndeshjes dhe gjyqtari i takimit vendosi ndërprerjen e saj.
Ndeshja u ndërpre me rezultatin 1-1. Shqipëria kaloi në avantazh që në minutën 9 të pjesës së parë me anë të Sadikut, që lëvizi mirë në hyrje të zonës pasi mori një top të gjatë nga Hysaj.
Kuqezinjtë dominuan pjesën e parë të takimit, megjithëse ishin të paqartë në fazën sulmuese. Në të dytën Maqedonia nisi të shihte me shpesh nga porta jonë, por golin do ta gjente nga një gabim i yni.
Veseli kthen topin keq pas për mbrojtjen dhe nga kjo përfiton Aliovski që i shmanget Gjimshitit dhe dërgon topin pas shpinës së Berishës, në të njëjtin kend ku në pjesën e parë e dërgoi Sadiku.
15 minuta e mbetura të takimit nuk do të luhen sot. Pritet që vazhdimi i ndeshjes të luhet ditën e nesërme.

PO SI DO TE ZHVILLOHET PJESA E MBETUR E NDESHJES?

Menjëherë pas ndërprerjes së ndeshjes, zyrtarët e FIFA-s, UEFA-s si dhe përfaqësuesit e të dy skuadrave  janë mbledhur në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” për të diskutuar rreth mënyrës së si do të zhvillohen minutat e mbetura të takimit.Rregullorja parashikon që në raste të tilla, kur ka ndërprerje të ndeshjeve për shkak të kushteve atmosferike, minutat e mbetura mund të zhvillohen brenda 24 orëve të ardhshme, nëse kushtet janë të përshtatshme.Ekipi maqedonas kërkon që ndeshja të zhvillohet nësër në orën 12:00.Ekipi shqiptar kërkon që ndeshja të luhet në orën 16:00, pasi skuadra nuk ka rezervuar hotel në Shkodër.

Filed Under: Sport Tagged With: 1 me 1, futboll, Kosova - Finlanda

VATRANËT E FLORIDËS “NDEZËN” VATRËN E GJUHËS SHQIPE NË TAMPA

September 5, 2016 by dgreca

Edhe një Nënë amerikane solli vajzën e saj në shkollën shqipe, që të mësojë gjuhën e bukur shqipe/

NGA FADIL SHEHU/Florida/

Me Datë 3 Shtator 2016 në qytetin e Clearwater të Floridës, në prani të mjaft  prindërve dhe nxënësve shqiptarë, të ardhur nga qytetet e zonës së Tampa Bay, Palm Harbor, Pinellas Park, Largo, Clearwater dhe Saint Petersburg, u organizua një event  mbreslënës dhe mjafte sinjifikativ, ai i hapjes së shkollës shqipe falas nën inciativën e degës së  Vatrës në  Tampa, me moton “Përse o Mami Shqip s’më Flet”. Ky ishte një përurim i organizuar nëpërmjet një pune këmbëgulse, efikase e frutdhënëse nga ana e drejtuesve të degës Vatra Tampa si, kryetari Tasim Ruko, arkëtari Jason Sulisufaj, sektretarja Zamira Rubjeka, nën- kryetari Isuf Spahiaj, anëtarët e bordit dhe vatranët Greta Monty, Arian Kushta, Piro Poloska, Lulëzim Nurkaj, Eduard Suçaj, mësuesit Yllka Bejo dhe Martin Marra dhe dashamirësit Lander Lena, Fadil Neziri, Hasan Rubjeka, Filip Naçi , Loni Liti etj. Nga qendra e Vatrës në NY u nisën për këtë shkollë materialet e para shkollore duke përfshirë Abetaren e njësuar dhe fletët e punës. Qendra Vatra NY është në pritje të furnizimt të plotë nga Bashkia  e qytetit të Kamzës dhe Konsullatës së Kosoves në USA për dekimin dhe kontributin. Me ndjenjë gëzimi e krenarie, me buzëqeshje  endur në fytyrë si tufa lulesh të bukura në duart  e nxënësve, që do ulen në bankat e kësaj shkolle ,ku banderola me mbishkrimin mjaft domethënës “Mirë se erdhët nxënës të dashur”,e bënin më festiv ambientin përreth. Shumë kush nga të pranishmit, e cilësonin këtë event si tepër të veçantë dhe mbresëlënës për vatranët dhe komunitetin shqiptar të Floridas, edhe për faktin se ata ndiheshin dy herë të gëzuar; e para çelja e shkollës shqipe dhe e dyta krenaria e ligjshme që u jepte shenjtërimi i Nënë Terezës,  kësaj figure të shquar shqiptare, ikona e humanizmit me vlerë  botërore. Kjo ditë ishte e bukur ,kur sapo ka nisur trokun e vet, stina e bukur e Vjeshtës,përkon me cicërimat e gëzuara të fëmijëve,të cilët ende pa zënë mirë vendet e tyre në tavolinat e studimit, nisin e tregohen tepër kureshtarë, teksa prekin e shfletojnë  për herë të parë faqet e Abetares,librin e gjuhës,librat për kulturën, punën, dhe kohën e lirë,si dhe mjafte revista dhe libra te shkruar nga shkrimtarë të njohur shqiptar. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur mes emocioneve të lindura në këto moment , Z. Tasim Ruko, kryetar i degës Vatra Tampa Bay,do të shprehej se:”Sot kemi ndezur në vatrën tonë një zjarr, i cili na obligon edhe më shumë,për ta mbajtur përherë të ndezur,sepse është zjarri që do na ngrohë të gjithëve ne emigrantëve mbarë shqiptarë”.Ndërsa pedagogja e njohur në Pinellas County, Yllka Bejo e cila prej trembëdhjet vjetësh vazhdon të jap mësim në Shkollë të Mesme dhe me ekperiencë prej 37 vjetësh në mësimdhënie,  mori fjalën ku shprehu një kënaqësi, që shkolla u hap në prag të kanonizimit të Nënë Terezës, që ka qenë dhe mbetet idhulli i saj. Zj. Bejo është një mësuese patriote që dot’i kushtojë kohë dhe punë për mësimdhënien me parimin “Çfarë të bëjë unë për Kombin, jo çfarë të bëjë Kombi për mua”. Zj. Bejo ishte rrethuar me fjalë mirënjohjeje,  respekt nga  të gjithë ata që e kanë uruar drejtpërsëdrejtë, telefonatave dhe mesazheve të shumta,do të falenderonte të gjithë prindërit e nxënësve dhe vatranët,duke thënë se :”çdo fjalë dhe urim I tyre janë motiv frymëzimi ku gjuha shqipe, është një dhuratë e vyer,që unë I jap brezave shqiptare këtu në Florida. Ju falenderoj të gjithëve ju që keni ardhur nga disa qytete dhe keni sjellë këtu fëmijët tuaj, të cilët nesër do të jenë e ardhmja jonë.Padyshim se edhe shenjtërimi në këtë ditë I Nënë Terezës ,na ka bekuar dhe ne.”  Nën- kryetari I degës Z. Isuf Spahiaj nga Drenica e Kosovës dhe një kontribus aktiv prej 10 vjetësh në komunitet, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe uroi një vit shkollor të mbarë mësuesve dhe nxënësve. Z. Spahiaj u shpreh se gjuha shqipe bashkon shqiptarët pa dallim feje krahine dhe ideje drejt një Shqipërie të Madhe.

Sekretarja e Vatra Tampa përfitoi nga rasti të falenderonte sponsorët si Z. Ed Suçaj, që bëri të mundur uniformat kuq e zi të fëmijve, Zj. Greta Monty që ofroi falas microphonë dhe speaker dhe sponsor të tjerë si Z. Piro Poloska, Z. Jason Sulisufay, Z. Tasim Ruko and  Z. Arian Kushta.(Lexoje te plote ne Diellin e printuar)

Filed Under: Featured, Vatra Tagged With: Fadil Shehu, ne Tampa, qe u ndez, Vatra

O ZOT, MËSOJUA MË SHUMË DASHURINË..!

September 5, 2016 by dgreca

NGA ILIR ÇUMANI/

1 vatikan

2 VatikanSot është një ditë e shënuar jo vetëm për të gjithë shqiptarët, por për mbarë njerëzimin. Është dita e shejntërimit të Nënë Terezës.

Sot, e gjithë bota drejtoi sytë, mëndjen dhe zemrën aty, në ceremoninë e shejntërimit në Vatikan. Aty ishin shumë shqiptarë…

Sot, kryeqendra e katoliçizmit botëror u pushtua me orë të tëra nga pjesa më e mirë dhe më krenare e shqiptarisë.

Atje në sheshin “Shën Pjetër”, nuk munguan shumë prej protagonistëve të jetës politike shqiptare nga të gjitha krahët. Mes tyre edhe mëkatarë, por edhe të mbijetuar nga rregjimi i kaluar që me blasfeminë e zhytur në injorancën e verbër deri në agoni të plotë të rregjimit që lamë pas, e gjuajtën shejntërinë në gjallje të saj…

Sot, me praninë e tyre në këtë ceremoni, të krekosur, me veshje firmato dhe me lukun hipokrit, ata guxuan të vjedhin sado pak nga lavdia e shejntërimit të saj në këtë ditë, dhe mirë bënë.

Mbase, po të ishte gjallë Nënë Tereza, me zemërgjerësinë dhe bujarinë që e karakterizonte, do ti falte 1000 herë këta mëkatarë.

Ajo do t’jua jepte e para shansin për ti mbajtur pranë saj, me qëllim që të pendohen dhe të reflektojnë me shpresën për të kthyer sytë, mendjen dhe zemrën nga Zoti.

Pastaj do t’ju linte porosinë e njohur këtyre politikanëve mëkatarë të cilët e kanë lexuar dhe rilexuar sa e sa herë në librat e saj të shejntë, mbase të ulur edhe në poltronat e avionave carter apo në zyrat luksoze, por që për fat të keq ende nuk e kanë përvetësuar në kulturën, bindjen dhe vetëdijen e tyre humane e politike për shkak se janë marrë më shumë me veten, se me popullin që kanë drejtuar.

Ndaj Shën Tereza edhe atje ku ajo ndodhet, vazhdon dhe do të vazhdoj pa u lodhur  me mençurinë dhe urtinë e saj apostolike  ti apeloj  shkaktarët e vërtetë të varfërisë duke i kujtuar se:

“Nëse nganjëherë të varfërit vuajnë nga uria, kjo nuk do të thotë që Zoti nuk kujdeset për ta, por që unë dhe ju nuk kemi dhënë, pasi nuk kemi qenë një instrument dashurie në duart e Tij për t’u çuar atyre bukën dhe veshjen e nevojshme, pasi nuk e kemi dalluar Zotin kur ka ardhur sërish, i veshur në mënyrë mjerane nën petkun e njeriut të uritur, të njeriut të vetmuar, të fëmijës pa shtëpi dhe në kërkim të një strehe.

Jetojmë në një botë që vuan nga uria. Jo vetëm nga uria për një copë bukë. Por edhe nga uria për dashuri. Ka njerëz, të cilët ndihen të padëshiruar, të papërfillur, të harruar, të lënë pas dore. Ndërkaq ne jemi tepër të zënë, aq sa nuk kemi kohë t’i buzëqeshim njëri – tjetrit…”

E nëse ata nuk do ta dëgjojnë zërin e saj duke bërë një vesh shurdh e një sy qorr, atëherë Shën Tereza do të vazhdoj sërish të lutet e të lutet pa fund, duke thënë:

O Zot, mësojua më shumë Dashurinë..!

Tiranë, e Diel, 04 Shator, 2016

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: DASHURINË..!, Ilir Cumani, MËSOJUA MË SHUMË, O Zot

SHQIPTARO-AMERIKANET E WASHINGTONIT NDERUAN NENEN TEREZE

September 5, 2016 by dgreca

 

2 medalioni N terezes                                                                                                                                             Kisha Katolike shpalli shenjtore Nene Terezen te dielen me 4 Shtator.

3 nena tereze
Gonxhja shqiptare qe rembeu vemendjen e botes por jo te Shqiperise per dekada  të tëra , ka ndryshuar boten. Nisur nga dashuria per Zotin ajo iu sherbeu te varferve te me te varferve, duke u kujdesur per këdo që kishte  afër. Urdheri qe ajo themeloi “Misionaret e Dashurise ” vazhdon te jete sot I forte dhe terheqes me rreth 4500 Motra kontemplative dhe aktive duke ju sherbyer me nevojtareve dhe duke sherbyer me buzëweshje, pa u ankuar e pa u lodhur!
Per te nderuar vepren e Nene Terezes dhe per të  festuar 5 Shtatorin,  Diten e festês së Shenjtores Shqiptare,  ky komunitet I misionareve te saj ne Uashington DC mbajti nje Meshe ne mengjesin e SE Shtuned me 3 Shtator dhe pastaj iu sherbye ushqim e iu be shoqeri te pastreheve dhe nevojtareve te tjere ne kete  zone. Shume
Shqiptaro Amerikane ne Uashington DC, brenda nje kohe te shkurter, u organizuan dhe  iu bashkangjiten ketyre aktiviteteve  per te nderuar motren e gjakut Shenjtoren Tereza te Kalkutes me rastin e shenjterimit.
Merrnin pjese gjithashtu  Ambasadorja e Kosoves be DC Vlora Çitaku, diplomatet shqiptare Mamica Toska, Daniela Nesho, Atasheu policor Artan Didi , Diplomatet Frymezim Isufaj  dhe Ron Kryeziu .
Shqiptaret bene dhurata financiare dhe materiale per qendren e murgeshave per to ndihmuar ato sadopak ne misionin e tyre qe eshte vazhdim I asaj qe filloi Nene Tereza.
Ishte bukur te shihje bashkeatfhetare te çdo Moshe dhe deshire mire per te ndihmuar.  Ngjyrat kuqezi dukeshin qarte dhe buzeqeshja ne fytyrat e çdo kujt ishte teper e dukshme. Nënë Tereza, shenjtorja shqiptare, lutu per ne!  Gezuar Festen ! U befte Festen kombetare Dita e Nene Terezes!
Korrespondenti i Diellit

Filed Under: Featured, Vatra Tagged With: nderim, Nene Tereza, Shqiptaret e Washingtonit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • …
  • 64
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT