• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2016

Serbia e madhe, faktor destabilizues në Ballkan

October 28, 2016 by dgreca


1-isuf-b-bajrami
Shkruan:Isuf B. Bajrami/Tendencat e Serbisë për ndarjen e Kosovës është në vazhdën e ndryshimeve gjeopolitike që kanë ndodhur në të kaluarën dhe në kohët e fundit në Ballkan, janë si rrjedhojë e aspiratave të saj territoriale për një Serbi të madhe!

Është e kuptueshme se, çdo shtet në rajon ka synuar që të përfshijë sa më tepër vend por, natyrisht, këtë është munduar ta realizojë në mënyrë diplomatike, por jo edhe Serbia çdoherë.Ky “shtet” i themeluar dhunshëm dhe akoma mbijeton dhunshëm i pozicionuar në pjesën qendrore të Ballkanit, asnjëherë nuk ka qenë i kënaqur me hapësirën e uzurpuar nga shqiptarët që pat përfshirë brenda kufijve të saj.

1-sebia-e-madhe Duke e përkrahur idenë për krijimin e një Serbie të madhe, ka qenë burimi kryesor i paraqitjes së shumë konflikteve dhe luftërave të armatosura gjatë dy shekujve të fundit.Karakteristika kryesore e pretendimeve dhe e politikës serbe gjatë kësaj periudhe ka qenë mosdurimi ndaj nacionaliteteve dhe përkatësive të tjera fetare.

Është i paktë numri i shteteve në Europë, të cilët prej vitit 1875 gjer më sot të kenë shkaktuar kaçë konflikte të armatosura, dhe që, prej vitit 1804 (Kryengritja e parë serbe) gjer më 1991, për shumë herë ta ketë zgjeruar territorin e vet me dhunë ndaj të tjerëve edhe prapë të mos jetë e ngopur!!!

Nga kjo shihet se konfliktbërës, në të kaluarën e në kohët e fundit, është vetëm Serbia e madhe e udhëhequr me politikën e vet nacionalshoviniste e ekspansioniste.

Gjithashtu, më duhet të theksoj se nuk ka shtete dhe popuj fqinjë në rajon me të cilin nuk kanë luftuar serbët dhe që nuk i kanë marrë dhunshëm territor gjatë dy shekujve të fundit.

Serbia e madhe vazhdimisht ka patur një qëndrim diskriminues bile edhe racist ndaj grupeve etnike dhe pakicave kombëtare brenda territorit të Serbisë së madhe. Rast i këtillë është me Shqiptarët, Hungarezët, Gjermanët dhe me Turqit e myslimanët e Bosnjës dhe në Sanxhak e në Malin e Zi. Brenda kufijve të dhunshëm të saj është bërë edhe spastrim etnik.

Asnjëherë territori serb nuk ka qenë i rrezikuar nga vendet fqinj, por gjithmonë ka ndodhë e kundërta, vendet fqinj kanë qenë të rrezikuar nga Serbia e madhe.

Që të jetë Ballkani i qetë, duhet të mos jetë Serbia e Madhe.

Duhet të ndahet Vojvodina, Sanxhaku, Toplica e Hashania me Kosovën Lindore.

 

Vendi i Lekës; 27.10.2016

 

Filed Under: Analiza Tagged With: faktor destabilizues, Isuf Bajrami, ne Ballkan, serbia e Madhe

POEZIA DHE NAIMI, BASHKUAN TETOVËN DHE PRISHTINËN

October 28, 2016 by dgreca

Përfundoi Edicioni Jubilar i FNP “Ditët e Naimit”/

1-ditet-e-naimit Për të njëzetën herë me radhë, poetët nga mbarë bota, si dhe poetë shqiptarë nderuan gjuhën shqipe, Naimin, shqiptarët… Edicioni i XX i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, i cili u mbajt prej 20-24 tetor 2016, ishte një festë, një ngjarje e madhe kulturore. Ky projektshenjues kulturor me karakter ndërkombëtar programin e tij e zhvilloi në kryeqendat e shqiptarëve: në Tetovë dhe në Prishtinë/Prizren. Ate e karakterizoi një program i ngjeshur letrar, artistik dhe kulturor. U mbajtën tri lexime letrare, u zhvillua një konferencë shkencore, u hap një ekspozitë fotografish të Festivalit dhe të Naim Frashërit, si dhe u bënë vizita të ndryshme në monumentet kulturore, historike dhe fetare në qytetin e Tetovës, Prishtinës dhe të Prizrenit.

Në këtë Edicion jubilar morrën pjesë afro 30 poetë me një shtrirje të gjerë gjeografike, si: Kuei-shien Lee (Taivan), Nicole Barriere (Francë), Ricardo Rubio (Argjentinë), Carla Cristopher (SHBA), Gabriela Elisha (Izrael), Dalila Hiaoui (Marok), Alicia Minjarez (Meksikë), Laus Strandby Nielsen (Belgjikë) Giuseppe Napolitano (Itali), Anton Baev (Bullgari), Sadik Bejko (Shqipëri), Kamran Mir Hazar(Hazaristan/Norvegji), Alla Polosina (Rusi), Chen Hsiu Chen (Taivan), Silke Liria Blumbach (Gjermani), Laure Cambau (Francë) Olivera Docevska dhe Dragana Evtimova (Maqedoni), Ragip Sylaj dhe Ndue Ukaj (Kosovë, Puntorie Muça Ziba (Maqedoni), Ilir Levonja (Shqipëri / SHBA), Riza Braholi dhe Odise Kote (Shqipëri) etj.

Në këtë Edicion jubilar morrën pjesë poetë me një shtrirje të gjerë gjeografike, si: Kuei-shien Lee (Taivan), Nicole Barriere (Francë), Ricardo Rubio (Argjentinë), Carla Cristopher (SHBA), Gabriela Elisha (Izrael), Dalila Hiaoui (Marok), Alicia Minjarez (Meksikë), Laus Strandby Nielsen (Belgjikë) Giuseppe Napolitano (Itali), Anton Baev (Bullgari), Sadik Bejko (Shqipëri), Kamran Mir Hazar(Hazaristan/Norvegji), Alla Polosina (Rusi), Chen Hsiu Chen (Taivan), Silke Liria Blumbach (Gjermani), Laure Cambau (Francë) Olivera Docevska dhe Dragana Evtimova (Maqedoni), Ragip Sylaj dhe Ndue Ukaj (Kosovë, Puntorie Muça Ziba (Maqedoni), Ilir Levonja (Shqipëri / SHBA), Riza Braholi dhe Odise Kote (Shqipëri).

Kështu, hapja e ceremonisë festive e Edicionit jubilar, të 20-it me rradhë, të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” u bë përmes një performance mahnitëse fishekzjaresh, para Qendrës së Kulturës  “Naim Frashëri”, në Tetovë. Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, laureati taivanez Kuei-shien Lee, dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, vendosën buqete lulesh para shtatores së poetit tonë kombëtar “Naim Frashëri”, i cili ndodhet në qendër të Tetovës (shtatorja e Naimit është ngritur nga Drejtoria e Festivalit, në 100 vjetorin e vdekjes).

Më pas, në foajenë e Qendrës së Kulturës u hap ekspozita “Pelikani”, me fotografi, botime të shtëpisë botuese të Festivalit, pllakate, programe e ftesa të festivalit, si dhe shkrime të botuara nëpër gazeta dhe revista të ndryshme në gjuhën shqipe dhe ate të huaj. Publikut në këtë hapje iu dhurua antologjia e këtij edicioni dhe botime të tjera të Festivalit.

Hapjen e Edicionit jubilar e bëri, drejtori i Festivalit, z. Shaip Emërllahu, i cili tha se, “Letërsia ndër vite ka njohur modele dhe tipe të ndryshme ndërkomunikimi. Në vazhdimësi këto stereotipe dialogimi, të cilat kanë qenë të shumta dhe të ndryshme, kanë bartur peshën e zhvillimit dhe afirmimit letrar. Një nga ta është edhe modeli i festivaleve, i cili është mjaft i përhapur në botën kulturore. Festivalet ndërkombëtare letrare e kulturore, gjithandej nëpër botë, paraqesin stereotipe të veçanta komunikimesh. Ato kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë një arenë, ku dialogohet nga afër në nivel subjekti letrar dhe kulturor, në nivel prodhimi letrar, gjuhësor, si dhe të atij etnik.

 

 

Kualiteti i qytetërimit, i njerëzimit, mvaret nga performanca e ndërtimit të një bashkëbisedimi, pra ‘nga dialogimi shpirtëror dhe frymor’. ‘Shpirti i një populli pasqyrohet në poezinë e tij, më mirë se, në çdo formë tjetër të artit’ – thotë Alen Boske. Kështu, ky dialogim eksperiencash letrare të etnive përmes këtyre takimeve letrare shpërfaq ngecjet dhe ecuritë përkatëse.

Në fjalët tona të hapjes së edicioneve të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë ‘Ditët e Naimit’ (Tetovë), vazhdimisht kemi izoluar dhe afirmuar vlerat e ndërkomunikimeve bashkëkohore letrare e kulturore që kanë reflektuar 19 edicionet e këtij shënjuesi kulturor, i cili çuditërisht flet nga cepi i gjeokulturës sonë. Mbase, kjo është edhe një tregues se, aty ku ndodh ndeshja e diversiteteve, kjo formë komunikimi favorizon shkëputjen nga ‘rrethi vicioz i provincializmit dhe izolimit kulturor,’ rimburson rrjedhjet dhjetravjeçare në këtë drejtim, si dhe paraqet formën e vetëdijes sonë globaliste për të komunikuar, ruajtur dhe afirmuar identitetin kulturor e shoqëror.

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë ‘Ditët e Naimit’, përveç dialogimit nëpërmjet leximeve letrare, debateve letrare ajo komunikon edhe përmes përkthimit të letërsisë së huaj në gjuhën shqipe dhe anasjelltas. Këto përkthime vijnë nëpërmjet publikimeve të veçanta, si dhe përmes botimit të antologjive të poezisë së poetëve pjesëmarrës. Botimet elektronike janë një tjetër menyrë komunikimi e poezisë së poetëve, ashtu siç janë edhe përurimet e botimeve të ndryshme të edicionit të Festivalit.

Nën dritën e një formatimi të ri global këtyre modeleve të interkomunikimit iu nevojitet një rishikim, pra një kod që do t’iu përgjigjet kërkesave që i dikton kjo epokë unifikuese.

 

 

Sa ekziston gadishmëria, cila është vetëdija dhe sa arrijmë ta akceptojmë nevojën e modifikimit të këtyre modeleve ndërkomunikuese, kur sa vjen e dëshmohet edhe përmes këtyre festivaleve letrare se, ‘poezia është një mjet interkomunikues dhe interkulturor që mund të shfrytëzohet racionalisht dhe praktikisht edhe në këto kushte moderne, kur flitet për një frymë globale’..”

Më pas, artisti Zeqir Mehmeti i dorëzoi punimet artistike: logon e Festivalit dhe emrin e poetit kombëtar, Naim Frashëri,  drejtorit të Festivalit për kontributin e tij 20 vjeçar.

 

 

 

Edicionin e XX të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” e përshëndeti edhe kryetarja e komunës së Tetovës,  zonj. Teuta Arifi. Ajo, në fjalën e saj, në mes tjerash theksoi se, Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” për 20 vjet ka luajtur një rol të madh në afirmimin e kulturës dhe letërsisë shqipe, në afirmimin e qytetit tonë… kështu, që ajo kërkoi nga institucionet që t’i kushtojnë një vëmendje më të madhe këtij Festivali.

Filed Under: LETERSI Tagged With: “DITËT E NAIMIT”, Ilir Levonja, Perfundoi, Shuaip Emerllahu

Kosovë-Kuvendi miraton rezolutë për vlerat e UÇK-së

October 28, 2016 by dgreca

-Kuvendi i Republikës së Kosovës zotohet që brenda 6 muajve do ta miratojë Ligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj për çlirim/

1-kuvendi

-“Debat parlamentar për vlerat e UÇK-së në raport me situatën e krijuar”, ishte pika e vetme e axhendës së Kuvendit të Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të zhvilluar dje, të ftuar me urgjencë, me kërkesën e mbi 40 deputetëve, pas vërtetimit nga Gjykata e Apelit të Aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës në rastin e njohur si “Drenica 2”, për 10 të akuzuarit që ishin komandantë e pjesëtarë të tjerë të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës/

PRISHTINË, 28 Tetor 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Kuvendi i Kosovës  në një rezolutë që miratoi sot paralajmëron se brenda gjashtë muajve do nxjerr Ligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj për liri dhe pavarësi.

“Debat parlamentar për vlerat e UÇK-së në raport me situatën e krijuar”, ishte pika e vetme e axhendës së Kuvendit të Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të zhvilluar dje, të ftuar me urgjencë, me kërkesën e mbi 40 deputetëve, pas vërtetimit nga Gjykata e Apelit të Aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës në rastin e njohur si “Drenica 2”, për 10 të akuzuarit që ishin komandantë e pjesëtarë të tjerë të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës është zhvilluar me shumë debate dhe replika pozitë-opozitë, me akuza e kundërakuza të shprehura edhe me fjalë të ashpëra dhe deri afër përplasjes fizike në një moment.Duke përmbyllur seancën mbrëmë kryeparlamentari Kadri Veseli paralajmëroi një seancë të veçantë plenare në muajin nëntor për të trajtuar çështjen e shprehjeve parlamentare që mund dhe nuk mund të përdoren në Kuvendin e Kosovës.Pas votimit të rezolutës, sot Kuvendi i Kosovës zhvillon edhe një seancë tjetër, të rregullt, ku një nga 17 pikat e axhendës është Propozim-Deklarata e Kuvendit të Republikës së Kosovës adresuar Unionit Europian për liberalizimin e vizave, e cila ndërlidhet me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe edhe pas takimeve të zhvilluara nuk është harmonizuar plotësisht nga subjektet politike parlamentare të pozitës dhe opozitës.

Filed Under: Komente Tagged With: Kuvendi i kosoves, Ligji, Vlerat e UCK

Kryetari i OMONIA, Leonidha Papas, njeriu i SFEVA

October 28, 2016 by dgreca

1-me-gjeneralin

 NE FOTO:Kryetari i OMONIA Leonidhas Papas, me gjeneralin e zbulimit dhe kundërzbulimit ushtarak grek të Janinës Vasileos Andonios./
leonidha-papas-2-duke-folur-per-aneksimin-e-jugut-te-shqiperise

NE FOTO:Leonidha Papas, duke folur per aneksimin e Jugut te Shqiperise/

2-sebastianosNE FOTO: Sebastianos me Leonidhas Papas, 1994/

Nga Arben Llalla/

Kryetari i OMONIA, Leonidha Papas, doli me një reagim të dytë duke sulmuar shqiptarët që mbrojnë Çështjen Çame, por kësaj here duke u shfaqur si misionar i miqësisë greko-shqiptare. Por sa i sinqertë është Leonidhas Papas për paqenë dhe miqësinë greko-shqiptare?

Leonidha Papas është nga rrethi i Sarandës, djali i priftit të kishës ortodokse në Sarandë nuk u zgjodh rastësisht kryetar i organizatës më të madhe të minoritetit grek OMONIA, organizatë që dikton politikat e dy partive të minoritetit grek, PBDNJ dhe MEGA. Leonidha Papas vjen në krye të OMONIA me një aktivitet të ngjeshur ekstremist kundër Shqipërisë. Ai disa herë është shfaqur me flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë-Autonomia e Vorio Epirit dhe ka njohje të vjetra me figurat kryesore të politikës dhe fetare të Greqisë.

Leonidha Papas që në moshën të re ra në kontakt me Mitropolitin e Konicës, antishqiptarin e dalluar, Sebastianos. Për dy vite Papas jetoi në Konicë ku u trajtua si paraushtarak i grupit të shenjtë ortodoks. Më tej, u dërgua me bursë të studiojë në Selanik me rekomandim të Mitropolitit Sebastianos, pasi ishte anëtarësuar më parë në organizatën ekstremiste antishqiptare të themeluar nga Sebastiano, SFEVA. Papas ka qenë nënkujdesin e kryetarit të SFEVA, dega Selanik, Grigori Drigojas, i cili ishte arkitekti i propagandës së SFEVA deri sa vdiq në vitin 2005.

Grigori Drigoja disa herë ka qenë në Shqipëri duke vizituar zonat nga Korça e deri në Sarandë i shoqëruar nga Leonidha Papas. (SFEVA ka ndikim të madh prej disa vitesh në fshatin Polenë të Korçës që konsiderohet si projekt pilot për asimilimin e plotë.)

Pas mbarimit të studimeve disa vjeçare që nga viti 1990-2000, në Konicë dhe Selanik, Leonidha Papa me rekomandim të kryetarit të SFEVA, Grigori Drigoja vuri kontakte me kryepeshkopin e Shqipërisë Anastasios Janullatos. Takimin e parë sipas të dhënave u realizua në vitin 2000, në zyrën e Janullatosit. Pas bisedës me Kryepeshkop Anastasin, Papas u angazhua për ndërtimin dhe riparimin e kishave me fonde të siguruara nga Greqia si dhe për ndërtimin e 8.000 varreve boshe të grekëve. Me kalimin e viteve dhe botimin e disa shkrimeve për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, Leonidha Papas ka krijuar personalitetin e tij në klasën më të lartë të politike në Greqi. Në Kongresin e fundit të OMONIA-s atij ju çel rruga për postin e kryetarit. Ai u përball ashpër në votime me dy kandidaturat e rekomanduara nga Vangjel Dule, Alkis Pulis dhe Vasilis Kagjos, por me ndërhyrjen e organizatave ekstremiste dhe deputetëve grekë të forcave të djathta, Alkis Pulis u tërhoq nga gara dhe mbështeti Leonidha Papas.

Gjatë raundit të dytë për kryetar të OMONIA-s, Leonidha Papa bëri disa takime në Athinë me Asfalinë dhe Babis Karathanos për të siguruar mbështetjen e plotë. Papa u zgjodh në krye të OMONIA-s nga krahu ekstremist i minoritarëve grekë i mbështetur nga kisha greke, shoqatat nacionaliste, si nga kryetari i shoqatës Vorio Epiros, Babis Karathanos, një ekstremist i thekur dhe njeri i afërt me Mitropolitin e Konicës, të ndjerin Sebastianos, por edhe me kryetaren e shoqatës “Rinia e Vorio Epirit”, Eleni Dhimu, e cila kishte një sherr intim me Vangjel Dulen.

Pasi u vu në krye të Omonia, Leonidha Papa nisi takimet me krerët e lartë të shtetit grek, si dhe ato fetare. Papa pati ndikim të madh në disa kandidatura për kryetar bashkie që garojnë nën logon e PBDNJ. Kështu, ai mbështeti për Bashkinë e Konispolit, Anastas Gudas, me të cilin ka njohje qysh në fillim të viteve ‘90 në Selanik. Papas po punon pa u lodhur që një ditë Anastas Gudas të fitojë Bashkinë e Konispolit, me qëllimin e shkëputjes jo vetëm gjeografike të Konispolit dhe Finiqit nga jugu shqiptar, për të rënë nën ndikimin e Prefekturës së Gumenicës.

Leonidhas Papas ka kontakte të rregullta me Asfalinë greke, si dhe me krahun ekstremist të Agimit të Artë. Dyshohet se është stërvitur në kampet paraushtarake greke që synojnë realizimin e politik të bashkëngjitjes me Greqinë të Jugut të Shqipërisë. Leonidhas Papas ka bërë edhe piketimet në terrenin gjeografik në Shqipëri ku duhen bërë sulmet nga organizatat ekstremiste greke.

Pyetjet publike për Leonidhas Papas janë:

Çfarë e lidh Leonidhën Papas me grupin terroristë MAVI që bënë takime me krerët e kësaj organizate?

Përse Leonidhas Papas fotografohet me flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë?

Përse ka kryer piketimet e rrugëve malore në kufirin greko-shqiptar nga Saranda e deri në Korçë?

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: arben llalla, Leonidha Papas, njeriu i SFEVA, Omonia

Maska e Presidentit

October 28, 2016 by dgreca

1-moza-esad-okNga Mimoza Dajçi

Tetor 2016. Halloween është prezent sot në New York. Çdo shtëpi, apo bisnes nëpër dyer, dritare dhe obore ka vendosur figuracione të çuditshme për të kujtuar ditën e shpirtrave të vdekur. Për ironi të fatit kjo ditë është kthyer në festë, ku pregatiten ushqime dhe ëmbëlsira të ndryshme. Konsiderohet si një festë argëtuese për fëmijë e për të rritur, të cilët veshin kostume me superheronj, princesha, shtriga me fshesë dhe flasin për histori të frikshme me fantazma. Festohet tërë natën deri në mëngjes.

1-billy-evan

Eshtë i dyti vit që Halloween organizohet si festë zyrtare edhe nga Borough President Ruben Diaz Jr. në Bronx, i cili për këtë vit mblodhi në “Billy’s Sports Bar” punonjës të Bashkisë Bronx, individë të njohur të komunitetit dhe përfaqësues të NGO që veprojnë në New York. Maska e zgjedhur prej tij ishte ajo e skllavit “i vdekur dhe nën pranga”, maskë që flet shumë për të drejtat civile të viteve ’60. “Whiteface” që ai kishte aplikuar në fytyrën e tij është makeup i një forme tradicionale teatrale që përdoret nga njerëzit me ngjyrë kur performojnë njerëzit e bardhë, ose anasjelltas, siç është edhe Show famoz amerikan “Blackface “. Ndërsa e shoqja ishte veshur me fustan të bardhë nusërie dhe në fytyrë kishte vendosur maskën e një vampireje.

1-diazXhentelemeni Ruben Diaz Jr. veshur gjithashtu me frak të zi e kapele cilindrike në kokë, ku qafën dhe duart i kishte lidhur me pranga, nuk njihej nē hyrje. Presidenti Rube Diaz Jr. është një personalitet tepër i respektuar nga new jorkezët. Ai u takua në këtë mbrëmje festive me të gjithë pjesëmarësit, i falenderoi për ardhjen e tyre dhe doli sëbashku në foto me ata. Mr. Diaz Jr. është njëherësh edhe mbështetës e përkrahës i komunitetit shqiptar jo vetëm në Bronx, por edhe më gjerë. Karakterizohet nga thjeshtësia, mirënjohja, ka komunikim të mirë me çdo lloj grupmoshe.

Shumë ushqime, fruta e pije të ndryshme u servirën atë mbrëmje në “Billys Sport Bar” në Bronx, ku në sfond dëgjohej muzikë jazz, pop e mix. Mes të ftuarve ndodhej edhe Presidenti i Fondacionit Shqiptaro – Amerikan Z. Esad Rizai, veprimtari dhe patrioti i njohur Z. Hajdin Aliaj dhe organizata e gruas shqiptaro – amerikane The Women’s Organization “Hope & Peace”.

Edhe pse Halloween njihet si festë shtrigash dhe vampirësh ishte një darkë e këndshme dhe aspak e mërzitshme, veçanerisht për ne shqiptarët, ku në Shqipëri kjo festë filloi të përhapej pas viteve ’90.

Halloween si origjinë të saj ka legjendat dhe mitet, vjen si festë nga besimet fetare të lashta dhe folklori. Ka lindur rreth 2000 vjet më parë dhe festohet më datën 31 tetor të çdo fundviti. Versioni i veshjeve mbetet i tillë pasi njerëzit duhet të vishen në mënyrë të frikshme dhe qesharake. Sipas legjendave zanat visheshin si lypëse dhe kërkonin ushqim, kjo traditë vashdon edhe sot kryesisht në SHBA, ku fëmijët shkojnë në çdo derë të lagjes së tyre veshur me kostume dhe marrin ëmbëlsira dhe karamele. Kuptimi i këtyre “vizitave” është se nëse i zoti i shtëpisë nuk jep diçka, atëhere do të pësojë ndonjë lojë djallëzore.

Kungulli gjithashtu është simbol i Halloween, dhe shumë i këndshëm për dekorim, vendoset nëpër dritare, jashtë shtëpisë dhe brenda për të mbajtur larg shpirtrat e këqinj. Simbole të tjera të kësaj feste janë macja e zezë, dracula, batman, rrjetët e merimangave, lakuriqët e natës. Ndërsa ngjyrat janë e zeza dhe portokalli. Halloween renditet si festa e dytë pas Krishtlindjeve. Njihet si “lufta e yjeve” dhe është një industri prej 7 miliardë dollarësh në Amerikë. Eshtë dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, errësirës, dhe çdo gjëje të frikshme. Shtëpia e Bardhë në SHBA i ka hapur dyert fëmijëve të ushtarakëve amerikanë për të festuar Halloween.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Maska e Presidentit, Mimoza Dajci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT