• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2016

Albania – 38 Martyrs of Catholic Clergy beatified

November 5, 2016 by dgreca

By Sonila Mehmeti/

lumturimi-i-martireve-te-fese-foto-agim-dobi-14-300x200SHKODRA, Nov 5  – 38 Martyrs of Catholic Church executed by the communist regime in Albania during 1945-1974 due to their religious faith were beatified on Saturday by the Vatican in a Mass organized at St. Stefan Church in Shkodra, a city steeped tradition and culture  situated in northeast Albania.
This event deemed as the most important after the visit of Pope Francis and Canonization of Mother Teresa brought together thousands of believers and citizens from Albania, Kosovo, Montenegro and other countries. In attendance of the Mass were senior officials of Vatican, clergymen from different countries across the world and heads of religious communities in the country.
Archbishop Massafra expressed gratitude to His Holiness Pope Francis for the gift he gave to the Albanian land by accepting to count among the Blessed and servants of God the Archbishop Vincens and his martyr companions.
lumturimi-i-martireve-te-fese-foto-agim-dobi-7The decree for beatification of 38 Martyrs of Albanian Catholic Church was signed in April by Pope Francis, an act that ranks them alongside the most renowned figures of world Catholicism.
All the Albanian Catholic clergymen have served altogether under the communist dictatorship 881 years in jail or nearly 9 centuries. Meanwhile all Albanian catholic clergymen had conducted 450 years of studies in 24 universities of Europe. Two days prior to beatification of 38 Martyrs of Catholic Church Albanian parliament passed a resolution condemning the crimes against clergy under the communist regime. This grand ceremony has drawn the attention of public opinion not only in Albania but all across the region.

***1-martiret-6Albania marks beatification of 38 Catholic martyrs

By Urim Shera/

TIRANA, Nov 5 /ATA/-By Arbi Fortuzi/ -. November 5 is a date with historical significance, not only to Albania’s Catholic Church, but to entire Albanian nation as Albania on Saturday marks the beatification of 38 Catholic martyrs who perished under the fiercely anti-religious Communist regime between 1944 and 1969.
Around 10 000 people are attending a solemn mass that started today in the northern city of Shkodra. The mass was held by Cardinal Angelo Amato, the Pope’s Prefect of the Congregation for the Causes of Saints in the Vatican.
The devotion to religion and loyalty to the Vatican was seen as a threat to the Communist regime. In 2010, Albanian church submitted to the Vatican a list of names of 40 martyrs who died in prison or were executed because of their faith during the dictatorial regime. Two of the names on the list were removed in a separate process after having passed away before the Communist era.
In April, Pope Francis officially recognized and signed a decree for the Beatification of 38 Albanian Catholic martyrs putting them alongside the most important figures of Catholicism in the world.
Today’s grand ceremony marks the completion of the six-year process, while November 5 will now be declared “Martyrs Day”. The ceremony is being held at the St.Stephen’s Catholic Cathedral and is being attended by five Cardinals, Vatican senior officials, Albanian state officials, and leaders of religious communities.

Filed Under: Kronike Tagged With: of 38 Martyrs, of Catholic Church, Shkodra- Mass for beatification

ATA KURRE MOS U HARROFSHIN !

November 5, 2016 by dgreca

Për 38 martirët e klerit katolik shqiptar/sami-repishti-c1200x600-2-300x136Nga Sami Repishti, Ph.D.*/1-shkoder

5 nandor 2016. Ridgefield, CT. SHBA.-  Simbas njoftimit formal të Argjipeshkvisë Shkodër-Pult sot, në qytetin e Shkodrës mbahet ceremonia e Lumnimit të 38 martirëve të klerit katolik shqiptar, viktima të pafajshme të terrorit komunist në Shqipëri. I përjetëshëm qoftë kujtimi  – dhe mirënjohja e jonë!

Sot, nga Amerika e lirë, unë bashkëfestoj simbolikisht këte ceremoni që çmon vlerën e sakrificës supreme. Sot, bashkëfestoj fitoren mbi të Keqën, hirin e këtyne 38 martirëve, pjesëtarë të bashkësisë dinjitoze të vuejtjes së pameritueme, dëshmitarë të mesazhit çlirimtar, të qëndisun me duer sot të palëvizëshme e të shueme nga kryqëzimi i pakufishëm, “martir먴që kthyen dinjitetin për ne, të gjithë ne, në atdheun tonë të përbashkët shqiptar, tue premtue shpresën e pavdekshme të demokracisë e të lirisë së plotë për të gjithë familjen njerëzore…nji dhe të pandame !

”Ata kurrë mos o harrojshin!” (Atë Gjergj Fishta, O.F.M.)

******

“Nuk ndërtohet mbi boshllek!” shkruen nji shkrimtar françez. Duhen themele të shëndosha për nji ndertesë të fortë e permanente siç ashtë Kisha Katolike Apostolike Romane Shqiptare. Sot, themi se këto themele janë të vadituna me gjak dëshmorësh e martirësh të pa faj për ma shumë se 45 vjet me rradhë.

“Nuk ndërtohet parrizi me muratorët e ferrit!” shkruen nji shkrimtar shqiptar. Duhen duer të pastra dhe të dedikueme për nji “mision”, ashtu siç ishin duert e martirëve të Klerit Katolik Shqiptar!

Tradita historike e krishtënimit në Shqipëri, e pasunueme me ngjarjet tragjike të periudhës së diktaturës së kuqe ka trasformue tragjedinë në nji “angazhim” solemn e koshient të ruejtjes dhe përparimit të pranisë katolike në Shqipëri me sensin e përgjegjsisë së plotë. Plagët akoma të hapuna e kërkojnë; na duhet të respektojmë!

Tradita historike e krishtënimit në Shqipëri, si feja e parë në vendin tonë, buron nga dy drejtime: nga Roma në formën e ritit katolik apostolik roman, dhe nga Konstantipoli në formën e ritit bizantin. Shqipëria u bekue nga shenjtët Pal dhe Andre. Megjithëse nuk dimë datën e saktë, krishtënimi hyni në Shqipëri para Koncilit të Sardikës (343-344), sepse në Sinodin Shenjtë morën pjesë edhe ipeshkvijtë e Epirus Nova dhe Dardanisë (Kosovës).

Me ardhjen e invazioneve sllave e barbare, e ma vonë atyne otomane, gjithçka u shkatërrue! Shqiptarët e Veriut i u veshën maleve  ku ruejtën të gjallë katolicizmin e Romës; ata të Jugut vershuen Greqinë, dhe ma vonë Italinë e Jugut. Me 1089, u formue qendra metropolitane e Tivarit, dhe në shekullin XIII , gjatë sundimit venecian,u formue Argjipeshkvia e Durrësit. Që në vitin 1220, kur Shën Françesku i Asizit themeloi qendrën e parë të Urdhënit të tij, e për shekuj me rradhë, kujdesi i katolikëve shqiptarë u la në duert e fretënve françeskanë.

Katoliçizmi mori hov me Gjergj Kastriotin-Skenderbeu dhe me lidhJet e tia të ngushta me Vatikanin. Me 1457, Papa Kalisti III i shkruente heroit shqiptar: “Nuk ka njeri në botë që të mos dij ndërmarrjet e jueja heroike, dhe  që me fjalët ma të nalta nuk ju ngren në qiell, dhe nuk flet për ju si kampioni dhe mbrojtësi bujar i krishtënimit”. Struktura e “shtetit” të Skënderbeut ka qenë efektivisht struktura e Kishës katolike në Shqipëri: çdo kishë ka qenë nji qendër mbledhjesh, organizimi dhe përkrahje; çdo famullltar ka qenë nji udhëheqës lokal dhe nji propagandist i rezistencës. Çdo ipeshkëv ka qenë nji drejtues krahinor dhe Argjipeshkvi Pal Engjëlli i Durrësit ka kryesue veprimtaritë diplomatike të kohës, shkruen Imzot Fan S.Noli.

Papa Klementi XI (1700-1721) me origjinë arbëreshe, u tregue i gatshëm me ndihmue katolikët shqiptarë. Me kërkesën e tij, Sinodi i parë kishtar shqiptar u mbajt afër Lezhës, në vitin 1703. Në vitin 1856, u hap Kolegji Papnor, dhe ma vonë Seminari i Jezuitëve në Shkodër; u themelue nji shtëpi botuese. Po në këte datë, u rrit puna e organizueme e klerikëve katolikë për faljen e gjaqeve në Malësitë tona, dhe zhdukjen e vesit të mbrapshtë të hakmarrjes.

Me Kongresin e Berlinit (1878) qyteti i Tivarit u okupue nga malazezët (që formuen shtetin e tyne!) dhe Argjipeshkvia e Tivarit, që deri në atë kohë ishte kryeqendra edhe për katolikët e Shqipërisë së Veriut, në mbështetje të nji Konkordati me Malin e Zi (1886), hoqi dorë nga drejtimi i punëve kishtare në Shqipëri. Po atë vit, Selia e Shenjtë, caktoi Shkodrën si kryeqendër, me ipeshkvitë tjera si degë (me përjashtim të Durrësit).

Nji veprim i këtill i Vatikanit tregonte sensibilitetin e kësaj Qendre Ndërkombëtare për ndjenjat kombëtare të shqiptarëve- shembull që shohim sot të përsëritun këtu në Shqipëri, me emnimin e argjipeshkvit dhe tre ipeshkvijve (1993). Nji seri klerikësh shqiptarë u emnuen barij të besimtarëve katolikë shqiptarë. Kjo konfirmoi gjithashtu në mënyrë simbolike, njohjen e bashkësisë katolike si nji entitet kombëtar i dalluem. Që nga viti 1938, Shqipëria e Veriut ka qenë nën juridiksionin e Propaganda Fide-s; Shqipëria e Jugur nën atë të Kongregacionit Oriental.

Që nga fillimi deri në ditët tona, kleri dhe besimtarët katolikë shqiptarë kanë vazhdue traditën e tynë të lavdishme të përpjekjeve për çlirim kombëtar. Në luftën me armë, ata janë gjetë gjithmonë në ball të ma shumë se 48 kryengritjeve të mëdha kundër perandorisë otomane. Në luftën me penë, ata kanë qenë për afër katër shekuj dritë-dhanësit e vetëm në natën e errët e të gjatë të pushtimit otoman. Që nga Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani, Kazazi e Gjeçovi me shokë, e deri te “shkolla e Shkodrës” me shoqënitë Agimi, Përparimi, Hylli i Dritës, Leka etj. me Fishtën, Mjedën, Koliqin e me plejaden e madhe të shokëve të tyne, vëllaznit e motrat tona katolike shqiptare kanë qenë ndër mendjet ma të ndrituna të kombit tonë, pararoja e zhvillimit tonë kulturor të vonuem nga rrethana jashtë kontrollit tonë, dhe themeluesët e shoqënive të para kulturore, artistike, qendrave arsimore e bamirëse në të gjithë Shqipërinë e Veriut dhe Kosovën – zona të popullueme nga ata. Tue folë për Shkodrën, Madre Superiore e Urdhënit të Motrave Stigmatine shkruente: “…U vendos të hapet nji shkollë dhe nji konvikt në Shkodër. Kur u hap shkolla, në vjetin 1920, vajzat ortodokse, myslimane, hebreje e katolikët erdhën nga Korça, Tirana, Elbasani, Tivari, Cetinja, Shkodra për rregjistrim. Ishte fillimi i nji pune ma intensive për përgatitjen e mësueseve të kualifikueme shqiptare….”.

Në malet e egra të Shqipërisë veriore, kleri katolik zbuti pezmin që grumullonte hakmarrja, u pajtuen gjaqet u afruen miqt, u shpëtuen familje të tana. Në qytetet e vorfëna të Shqipërisë u hapën klinika, u mbushën spitalet me “Motra”, u themeluen strehimoret për jetimë, për të vorfën, për pleq. Kushdo që jetoi ato ditë dëshmon për besimin e madh që vuni populli i jonë në duert e “Motrave” të mëshirës së krishtenë. Kjo ishte e kaluemja e lavdishme!

(Asht nji ironi e fatit të dhimbshëm kur mendon njeriu që në vitin 1944, Vatikani dërgoi ndihma për Shqipërinë, dhe vetë diktatori E.Hoxha falënderoi delegatin apostolik Msgr. Nigris.)

Në nandor 1944, pa pritmas, perdja e hekurtë ra; në Shqipëri filloi tragjedia që zgjati plot 45 vjet….pa mëshirë, pa pushim!

*****

Sot, në këte ditë përkujtimore dhe kryenaltësie për Lumnimin e 38 Martirëve të Klerit Katolik Shqiptar, unë jam kredhë në mendime që më sjellin kujtimet e paharrueshme të së kaluemes së errët, dhe njikohësisht heroike e fisnike, nën terrorin komunist: emna, fytyra, gjeste që nuk harrohen! Natyrisht, diçka duhet ba!

Duhet të përpiqemi të mos lejojmë ramjen në “gropën e zezë të harresës” që thithë viktimën pa shpresë dalje.

Para së gjithash, duhet krijue atmosfera e pastër, vëllaznore e bashkëpunimit që pengpn sulmet e ndërsjella në mes të viktimës së komunizmit e “mohuesve” – meturina toksike të komunizmit – që na ndajnë kaq shumë.

Duhet gjetë fjalori i përbashkët që tragjedia e jonë meriton. E sidomos, duhet çmue si meriton përpjekja e secilit, e sakrifica e çdonjenit nga ne- tue theksue sidomos rastin e sakrificës supreme. Këtu vlen të theksohet vendi i nderit që zen kleri katolik shqiptar. Kjo ashtë nji e dhanun që duhet pranue a priori nga të gjithë njerëzit vullnetmirë. Kjo ashtë bindja e ime sot. ka qenë dje, dhe do të jetë edhe nesër!

Duhet thye heshtja! Kjo heshtje e thellë më tmeron! Sepse, nuk gjej nji përgjigje që ngushëllon: si mund të luftohet ecja e këtij fenomeni që eventualisht lejon përsëritjen e konfliktit, e që  reflekton imazhin e nji vendi në turbullim kercënues.

Fatmirësisht, sot, dokumenti i Vatikanit “Nostra Aetate” (Në ditët tona) flet për unitetin e njerëzimit. Sot, Vatikani flet “për nji bashkësi e cila përbahet nga të gjithë popujt”. ”Katolik” don të thotë “universal”. Sot, Vatikani pranon se Shpirti Shenjtë “…punon efektivisht edhe jashtë strukturës që ne shohim e që na quejmë Kishë”. Koncili i II i Vatikanit pranon se besimet monoteisie (Judaizmi e Islamizmi) në botën tonë “ janë sisteme adhurimi dhe sisteme etike njikohësisht, të cilat theksojnë randësinë e së mirës dhe damin e së keqes”. Njikohësisht, Islamizmi thekson mësimet e Kuranit se besimtarët hebraikë dhe të krishtenë janë “popujt e Librit” dhe gëzojnë mëshirën e Zotit, dhe mbrojtjen e autoritetit islam. Kjo ashtë “fryma e re “ që duhet të na ushqejë të gjithëve sot.

Në vitin 1984, në New York, SHBA., unë shkruejshe për Buletinin Katolik Shqiptar (San Francisco,) : “ …si besimtar i lindun mysliman, jam i bindun se feja në Shqipëri, me përdorë nji metaforë të famëshme, mbetet si guri që mbijeton zhdukjen e muratorit që e gëdhen; dhe, se do të vijë dita kur ky gur solid dhe i përherëshëm do të çfaqet përsëri, në mënyrë misterioze dhe të fuqishme, dhe do të paraqitet si mjeti udhëtues që transporton zemrat dhe shpirtët tonë të mbushun me devocion, drejt nji kahu të shpresës së pa shueme, nji besimi frymëzues, nji dashunie hyjnore të domosdoshme”. Ashtu ngjau!

Ky duhet të jetë mesazhi i pa kompromis që popullsia e heshtun e Shqipërisë duhet të sjellë për popujt e  botës sonë sot.  I ndjeri Imzot Rrok MIrdita, Argjipeshkëv Metropolitan i Tiranës dhe i Durrësit, shkruente, në 2010:

“…të nxirrja nga harresa historinë e gjatë dhe për nji çast të kujtohesha se ajo që rregjimi ishte përpjekë me zhdukë, nuk ishte zhdukur, donte të thoshte se nuk bahej historia e re në Shqipëri pa i bërë llogaritë me dëshmitarët e gjallë.(Theksi im.SR) Takimi im me këto dëshmitarë ishte hir i madh, hir që bahej angazhim”. (Për një Shqipëri me Zotin dhe për njeriun” Tiranë, 2010,v.1 ,f.39)

Unë kam qenë nji nga legjoni i madh i viktimave të gjalla, dhe përvoja e ime më detyron me marrë nji “angazhim” cilësi e vjetër që nga ditët e profetënve biblikë, dhe i ri aq sa edhe ditët tona që jetojmë në këte vend martir, e në këte kohë plot  shqetësime, “angazhim” që transformohet në një imperativ kategorik moral. Bashkëvuejtësi i im Atë Zef Pllumi e përcaktoi: ”Rrno, vetëm për me tregue”.

Vetëm për me tregue! Me tregue vuejtjet e vështira të “hetuesisë” në qelitë e errëta te ish-Sigurimit të Shtetit, (“monstra më e madhe që ka pjellë gjer më sot kombi shqiptar” I.Kadare) vitet e gjata në burgjet e errëta mesjetare, stinët e pandërpreme në punë të detyrueshme, dimën e verë, në moçale e në punime betoni nën kamxhikun e policëve idiotë dhe çizmen e ndytë të oficerëve kriminelë,  sadistë për natyrë e specialistë për torturë të mësueme në kurset e nëndheshme, larg nga drita e diellit, larg nga sytë e botës….që flinte gjumin e randë të frikës e të lodhjes së pakufishme…!

Vetëm me tregue! Unë shoh veten si dëshmitar okular i epokave që kam jetue. Si i këtill duhet të flas haptas sepse heshtja ashtë e pa pranueshme. Me folë, don të thotë me thanë të vërtetën që, pa qenë absolute për arsye të kontekstit që e përmban, ashtë shprehja e nji dëshmitari me të gjithë vlerën që ajo mund të ketë…. Zoti e deshi të njoh mjaft prej viktimave në burgje e kampe: “aristokratin” me sjellje e mendim, Dom Mikel Koliqin, kardinalin e ardhshëm, i heshtun, kryenaltë për vuejtjen që e mbuloi; Atë Frano Kirin, “burrë si motit”, i pa frikë, i pa përkulshëm; Atë Donat Kurtin, i përvuejtun, punëtor si bleta, që në msheftësi përkthente shqip Testamentin e Ri nga frengjishtja- e konsultohej me mue për gjetjen e fjalës ma të përshtatshme-, të gjithë kohën me libër ose me lutje; Atë Aleks Baçlin, gjithëherë buzëqeshun , ma të shumëten i vetëm, me nji biz në dorë tue gëdhenë bustin e nji fetari në dru të fortë, e jo ma të madhe se nji kokër gruni. Kur e pyetshe ai përgjigjej: ”Ka qenë nji murg që skulptoi bustin e Papës në nji kokër orizi”. E, natyrisht, At Çiprian Nikën që njoha shkurtimisht në qelitë e ish-Sigurimit, vetëm për pakë ditë…e që u pushkatue pa faj! Dom Ndoc Sumën, i plakun e i hutuem që u arrestue në mëngjez, u denue mbas dreke me 20 vjet burgim e që betohej: “Pasha Krishtin nuk di pse më kanë arrestue…!” Lista ashtë e gjatë.

Martirizimi i klerit shqiptar, e sidomos klerit katolik shqiptar, nuk mund të jetë i pa qellimshëm. Por, sakrificat e tyne do të njohin  vlerësimin e plotë, e mirënjohjen e përjetëshme vetëm atëherë kur parimet që ata mbrojtën me çmimin e jetës së tyne do të pasunojnë mendimin tonë, dhe do të udhëheqin veprat e bashkatdhetarëve të tyne në të ardhmen.

Nga qelitë e errëta të torturës, dhe nga kampet e vdekjes së rregjimit komunist në Shqipërinë time të martirizueme, nji botë e re përpiqet me lindë, nji brezni e re  po rritet me i dhanë formë nji të ardhmje ma të mirë për vete dhe për fëmijtë e tyne- si dhe për prindët që sot vuejnë nga pesha e fajit të heshtjes….! Feja tradicionale po tregon se nuk ashtë “vjetrue”, dhe se mendimi shkencor nuk ka pasë sukses me na kurue nga dëshprimi ekzistencial.

Nga forma elementare e besimit të njeriut të thjeshtë, nepërmjet vuejtjes, unë mendoj se vëllaznit e motrat shqiptare po hyjnë në fazën e “burrënimit shpirtënor”.

Nji hap cilësor në rrugën e drejtë ashtë hjedhë! Le të festojmë…!

*City University of New York

Filed Under: ESSE Tagged With: 38 martirët, ATA KURRE MOS U HARROFSHIN !, Sami repishti

“Esat pashë Toptani: Njeriu, lufta, pushteti”

November 4, 2016 by dgreca

ILIR IKONOMIIlir Ikonomi sjell në Tiranë biografinë “Esat pashë Toptani: Njeriu, lufta, pushteti”/*1-ilir-ikonomi-esati

Një libër biografik prej 570 faqesh për Esat pashë Toptanin, botim i UET Press, është punimi më i ri i gazetarit të “Zërit të Amerikës” Ilir Ikonomi, i njohur për suksesin me Faik Konicën (2011) dhe Ismail Qemalin (2012). Ky libër, fryt i një studimi katërvjeçar, për herë të parë i sjell lexuesit një trajtim të paanshëm dhe neutral të Esat Pashës (1864-1920), të cilin autori e karakterizon si njërin ndër personazhet më enigmatikë të botës shqiptare. Qysh në krye, Ikonomi shtron pa mëdyshje pyetjet që ka marrë përsipër t’u përgjigjet në libër: A ishte Esati mercenari që shiste atdheun për një grusht para? Apo ishte pragmatisti që refuzonte të bëhej shërbëtor i të huajit? Përse i zemëronte disa qeveri dhe ia dilte të miqësohej me të tjera? Si arrinte ky njeri pa ndonjë shkollë të fuste në dilema edhe diplomatët e përpunuar në universitetet europiane? Ku e mësoi artin e të folurit, që i bënte intervistat e tij të tingëllonin më koherente dhe më bindëse, sesa belbëzimet e shumë prej udhëheqësve që njohim? Përse u vra dhe kush u gëzua nga vrasja e tij? Përse historianët shqiptarë nuk kanë dashur kurrë të merren seriozisht me të, por i bien shkurt dhe e shpallin tradhtar?
Përgjigja e autorit është komplekse, ashtu si vetë jeta e Esat Pashës. Në thelb, Ikonomi përpiqet që, nëpërmjet personazhit të tij, të na zhysë në periudhën e formimit së shtetit të ri shqiptar dhe të rrëfejë shumë nga misteret e asaj kohe, kur Shqipëria përballej herë me shpresat e ngritjes, herë me kaosin e rebelimeve dhe herë me fatalitetin e pushtimeve të huaja. Ai nuk moralizon, por thjesht paraqet faktet, duke e lënë në dorën e lexuesit të gjykojë mbi Esat Pashën, i cili edhe sot është objekt debatesh të ndezura. “Personalisht, – shkruan Ikonomi, – nuk më lidh asgjë me Toptanët dhe nuk kam ndonjë interes për të qëndruar në këtë, ose në atë anë të debatit. Aty nuk ka tradhtarë dhe heronj. Aty ka fakte të ftohta që mund ta bëjnë lexuesin të argëtohet ose të trishtohet nga çmenduria njerëzore, por kurrsesi të kalojë në indinjatë apo ekzaltim, kur ndeshet me një poshtërsi a me një heroizëm”. Autori sqaron se libri i tij i drejtohet publikut të gjerë e jo thjesht studiuesve të historisë. Megjithatë, shpjegon Ikonomi, studimi i Esat Pashës nuk mund të mos mbështetej mbi një burim të shëndoshë arkivor, të pandotur nga rrëfimet gojore dhe nga interpretimet subjektive. Për këtë arsye ai ka kërkuar në shumë arkiva për të nxjerrë një arsenal të tërë dokumentesh pak ose aspak të njohura deri më sot.
Por Esat Pasha që na sjell Ikonomi nuk është personazhi statik, që jeton i kyçur në një botë të veçuar, siç e kemi përfytyruar deri më sot. Mjeshtërisht, autori e bën Esatin të flasë dhe të komunikojë me lexuesin në terrenin shqiptar të kohës. Me kujdesin e tij të njohur për detajin, Ilir Ikonomi na zhyt natyrshëm në jetën e Esat Pashës, na bën të shohim dhe të prekim mjedisin ku ai jetonte, të kuptojmë psikologjinë e tij, të thithim të njëjtin ajër.
Libri ka shtrirje të gjerë, por përqendrohet kryesisht në ngjarjet e viteve 1912-1920, periudha më delikate e krijimit të shtetit shqiptar, kur ekzistenca e Shqipërisë ishte vazhdimisht në pikëpyetje. Në biografinë e Ikonomit, Esati rezulton si njeriu ambicioz që nuk e duron tutelën e askujt dhe dëshiron të mbretërojë në një Shqipëri larg ndërhyrjes së Fuqive. Por, shpjegon autori, ky ishte thjesht një iluzion në klimën e rivalitetit mes Fuqive europiane për influencë në Shqipëri. Kjo klimë ndërlikohej edhe më shumë nga synimet e fqinjëve ballkanikë për t’i shkëputur ndonjë copë trupit të dobët të shtetit të ri.
Libri të befason me galerinë e personazheve që lëvizin dhe e ndikojnë botën shqiptare të fillimshekullit të njëzetë: Ismail Qemali, Syrja bej Vlora, Myfit Libohova, Faik Konica, Princ Vidi, Leopold Berchtold, Sidney Sonnino, Carlo Aliotti dhe Nikolla Pashiç janë vetëm disa prej tyre. Esati jep e merr me ta, diku përfiton me zgjuarsinë e tij proverbiale, diku lëshon për t’u rikthyer në skenën politike.
Esat Pasha ruajti një hije dominuese në dekadën e parë të ekzistencës së shtetit shqiptar. Ndërsa të tjerët u bënë figura kalimtare, Esati arriti të qëndrojë dhe të qeverisë sa mundej në një Shqipëri pa institucione dhe pa miq të fuqishëm. Një ditë, tregon gazetari amerikan Gordon-Smith, duke pirë kafe me Esatin në Durrës, e pyeta për atë që thoshin njerëzit, se pashai sundonte me dorë të fortë. Esati u përgjigj: “Shqipërinë njeriu e qeveris siç mundet e jo siç duhet”.
Për disa, ai u bë një pasha i urryer, sepse bashkëpunoi me Serbinë dhe kërkoi ndihmën e saj për të shtypur rebelimin e Haxhi Qamilit. Për të tjerë, ai ishte prijësi që mbrojti Shkodrën, guxoi t’i kundërvihej rebelimit proturk dhe luftoi në anën e Antantës, bllokut fitues në Luftën e Parë Botërore, ndërkohë që rivalët e tij u rreshtuan me fuqinë humbëse, Austro-Hungarinë.
Ky punim, – sqaron Ikonomi, – nuk ka si qëllim “rehabilitimin” e Esat Pashës. Ai është shkruar për të dhënë rreth tij një vlerësim objektiv, të pandikuar nga ideologjia. Ikonomi ngrihet mbi meskinitetin e disa kritikëve të Esatit, të cilët nuk përfillin terrenin ekstremisht të mjerueshëm ku u ngrit dhe funksionoi shteti i ri shqiptar. Megjithatë, autori nuk mungon të nxjerrë në pah dobësitë në karakterin e Esatit, duke na dhënë përshkrime të balancuara, me teknikat e një studiuesi modern e të përmbajtur.
Parathënia e librit është shkruar nga studiuesi Bejtullah Destani, autor i dhjetëra punimeve historike. “Libri, – shkruan Destani, – është i derdhur në një stil transparent, inteligjent dhe të përmbajtur, ku asnjë fjalë nuk është e tepërt. Ai ndërthur parashtrimin e qartë të dokumentit historik me rrëfimin konciz dhe tërheqës.”
Biografia përmban rreth 60 fotografi të cilësisë së lartë, disa prej të cilave publikohen për herë të parë. Ajo është e pajisur me shënime në fund të faqeve, me një bibliografi të hollësishme dhe me treguesin e emrave.(Kortezi: Mapo)

 

Filed Under: Histori Tagged With: “Esat pashë Toptani: Njeriu, Ilir Ikonomi, Lufta, pushteti

JOE’S PRIME STEAK HOUSE NE ASTORIA, NJE MUNDESI E SHKELQYER EDHE PËR SHQIPTARËT

November 4, 2016 by dgreca

1-ademi-filmon

2-banaku

1-portrete

1-pamje-balloreBashkatdhetarë, nëse jeni në Nju Jork, dhe Ju duhet një restorant për të drekuar apo darkuar, jeni vetëm, çift, apo grup, restorant më të mirë, më të qetë, më intim, nuk keni ku të gjeni se “Joe’s Prime Steak House” në Astoria. Befasia fillon që në hyrje, ku ndjesia e shlodhjes të vjenë si me magji….Nëse këni një event familjar, ditëlindje, përvjetor, fejesë, dasëm, gjithçka tjetër, drejtojuni tek “Joe’s Prime Steak House” në Astoria….Keni për të mbetur të kënaqur!1-pamje-e-jashtme

Ka pak kohë që në Broadway dhe 45 Street, Astoria, Queens- NY, është hapur restoranti i bashkatdhetarëve tanë “Joe’s Prime Steak House”. Bashkëpronarët Joe(Zef) Berisha,Freddy Marku Peter(Petrit)Demaj kanë krijuar kushte të mrekullueshme, mjedise të këndshme,ku çdokush do të ndjehet i mrekulluar, i befasur dhe do të largohet që andej me ndjesinë e rikthimit shpejt aty. Jo një, por katër salla me madhësi të ndryshme, me pajisje komode, ofrohen për drekë apo darkë, që nga sallat e mëdha, me 40- 50, apo 80-100 vende, në të dy katet, deri tek mjediset më private, me një tavolinë. Restoranti është një vend ideal edhe për familjet , edhe për shoqatat e komunitetit, ku mund të shtrohen dreka apo darka, por edhe për dasma, fejesa, ditëlindje e ngjarje të tjera festive a familjare…Sapo futesh në mjediset e brendshme, të bie në sy BARI, që të ofron mundësi zgjedhjeje me shumëllojshmërinë e pijeve. Korridoret, këndet e zbukuruar hijshëm e me gusto, pa e tepruar aspak, muret e dizajnuar me finesë me pikturat e përzgjedhura me shije artistike, ndriçimi florishent, të shlodhin sytë dhe të ofrojnë mikpritje shlodhëse. Dukesh sikur je diku në një vend magjik, sikur pamjen e sheh nga një ekran televiziv, ku relaksimi të vjen pa sforco. Shkoni dhe provojeni, do të largoheni të kënaqur, pasi të keni shijuar ushqimin e shijshëm dhe verërat e mrekullueshme!

1-ok-zefi-banakPo, përse duhet ta frekuentoni”Joe’s Prime Steak House”?….Për ushqimin e shijshëm të gatuar nga tre kuzhinierët profesionistë amerikanë, për Menynë e shumëllojshme, për verërat Italiane apo Kaliforniane(A e dini se depoja e restorantit i mbanë më shumë se 5 mijë shishe verë?)…. edhe për shërbimin plot kulturë të stafit të përzgjedhur me kujdes.Cilësia e ushqimit në “Joe’s Prime Steak House” është shumë e mirë, ndërsa çmimet jo të larta, janë të përballushme, brenda mundësive për çdo familje.

1-salle

Edhe pse restoranti, siç shihet nga emërtesa”Steak House”, ka në qendër të kuzhinës mishin, për ata që nuk e konsumojnë mishin e kuq, ka zgjidhje të tjera si: peshk të llojeve të ndryshme, pulë, pasta, ndërkohë që pronarët kanë menduar edhe për vegjetarianët. Pra, kushdo që shkon në “Joe’s Prime Steak House”, do të mbetet tepër i kënaqur.

1-pertiti

Bashkëatdhetarë, provojeni restorantin “Joe’s Prime Steak House” dhe do të mbeteni të kënaqur. Jam i bindur se do të vini sërish për së dyti , së treti…për shumë kohë. Eshtë një mrekulli më vete, që nuk e keni parë e shijuar askund tjetër. Është i veçantë.3-kendi

Gjatë kohës që drekon në “Joe’s Prime Steak House”, në sfond të shoqëron muzika, ndërsa për bashkadhetarët pronarët kanë menduar që të ftojnë edhe këngëtarë të komunitetit dhe nga vendlindja. Këngëtarët do të argëtojnë frekuentuesit në këto ditë: Të Enjteve, nga ora 9 PM deri në 3 AM, të Premte dhe të Shtunën nga Ora 9 PM deri në 4 AM,  Kurse të Dielën nga Ora 9 PM deri në 3 AM. Gëzim Nika, njëri prej artistëve të ftuar, tha për Diellin se së shpejti ky restorant do të kthehet një vendtakim argëtues, shlodhës, për bashkatdhetarët.

4-kendi

Restoranti “Joe’s Prime Steak House”, ka dhe një përparësi tjetër,  nuk duhet të shqetësuar se ku do ta parkoni makinën, parkingu është pa pagesë, e ka vetë lokali. Është një restorant i mrekullueshëm, ku individi, familja, çiftet, grupet shoqërore të çdo moshe, do të mbeten të kënaqur.1-shkallet

MOS HARRONI, JU PRET”JOE’S PRIME STEAK HOUSE” NE ASTORIA!

 

 

 

Adresa: 46-11 Broadway, Astoria, NY 11103

Rezervimet mund t’i bëni në Telefonat: 718-433-9691

Cell: 718-685-8529

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: JOE’S PRIME STEAK HOUSE, Mrekullia e ka emrin, ne Astoria

SHBA, mbështetje FSK-së

November 4, 2016 by dgreca

1-fsk

-Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama vizitë në Komandën e Ushtrisë Amerikane për Evropë. Njoftim me planet dhe angazhimet e Ushtrisë Amerikane për Evropë, si dhe për mundësitë trajnuese dhe të pjesëmarrjes në ushtrime të ndryshme bilaterale dhe shumëkombëshe/

PRISHTINË, 4 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama me ftesë të Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, qëndroi për një vizitë pune në Weisbaden të Gjermanisë, ku u prit me nderime ushtarake nga Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges.Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama fillimisht pati takime me gjeneralin Hodges dhe stafin komandues, ku falënderoi gjeneralin Hodges për mbështetjen dhe bashkëpunimin që Ushtria Amerikane për Evropë dhe SHBA në përgjithësi është duke e dhënë për FSK-në.Gjithashtu komandanti i FSK-së, gjeneral Rama shprehi mirënjohje për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e ushtarëve të Ushtrisë Amerikane në Ushtrimin fushor “Shqiponja 5” dhe me këtë rast e njoftoi gjeneralin Ben Hodges për zhvillimet në FSK dhe rreth procesit të planifikimit dhe përgatitjes për Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerali Hodges shprehi gatishmërinë që të vazhdojë me mbështetjen e FSK-së në ngritjen e kapaciteteve të saj dhe vazhdimin e ngritjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së. Ai gjithashtu shprehi mirënjohjen dhe entuziazmin e tij për profesionalizmin dhe gatishmërinë e pjesëtareve të FSK-së, që ai i ka parë gjatë vizitës së tij në Kosovë.Gjate dy ditëve të vizitës, gjeneral Rrahman Rama u njoftua me planet dhe angazhimet e Ushtrisë Amerikane për Evropë, si dhe për mundësitë trajnuese dhe të pjesëmarrjes në ushtrime të ndryshme bilaterale dhe shumëkombëshe.Gjatë kësaj vizite të dy komandantet u dakorduan që të thellojnë bashkëpunimin dhe të vazhdohet me mbështetjen e FSK-së, në mënyrë që të bëhet forcë kontribuese e sigurisë.

Filed Under: Kronike Tagged With: mbështetje FSK-së, SHBA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT