• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2017

Rama i pergjigjet Metës: Zgjedhjet në 18 qershor, Qeveria vullnet i shumicës

April 4, 2017 by dgreca

-Tani është radha e Metës që të tërhiqet nga QEVERIA.

Kryeministri, Edi Rama, i është përgjigjur aleatit të tij qeverisës Ilir Meta lidhur me propozimin e fundit mbi zgjedhjet.

Në një reagim në fb, Rama thotë se vlerëson përpjekjen e Metës për të kërkuar një zgjidhje që kënaq PD.

Nëse kjo e fundit kërkon një diskutim serioz, ne jemi të gatshëm, thotë Rama.

Por Kryeministri është i qartë kur thotë se është i hapur për cdo kërkesë apo zgjidhje, që nuk cënon Kushtetutën e nuk i bie ndesh standarteve demokratike.

“Kushtetuta jonë është shumë e qartë – zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor. Kushtetuta është shumë e qartë – qeveria është vullnet i shumicës”. 

Postimi i plotë në fb

E vlerësoj përpjekjen e bashkëkryetarit të koalicionit qeverisës, Ilir Meta, për të kërkuar një zgjidhje që kënaq Partinë Demokratike.

Edhe unë kam qënë dhe mbetem i gatshëm per cdo zgjidhje që i’a lehtëson Partisë Demokratike rrugën për t’u kthyer në Kuvend; votuar Vetingun; vazhduar betejën e vet politike në shinat e Kushtetutës e të ligjshmërisë dhe garantuar bashkë me ne, që zgjedhjet e 18 qershorit të jenë më të lirat e më të ndershmet të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri.

Qeveria jonë është angazhuar në një rrugë reformash tërësore. Kemi vendosur një bazë ligjshmërie për të bërë shtet, në vend të rrëmujes së paligjshmërisë pa shtet. Kemi rikthyer rritjen e qendrueshme ekonomike, në vend të batakut të një ekonomie të zhytur në borxhe paralizuese e korrupsion mbytës. Dhe as do te kthehemi mbrapa, as do të ndalemi në rrugën që na ka përcaktuar mandati i popullit, pse një pakicë ka frikë nga Vetingu dhe nga gjykimi i popullit në zgjedhje!

Nëse Partia Demokratike kërkon një diskutim serioz me ne, jam i gatshëm të ulemi për të diskutuar, që sot, edhe në çadër po të jetë nevoja. Dialogu ka qenë e mbetet gjithnjë zgjedhja ime e parë dhe unë kam qenë e jam i hapur për cdo kërkesë apo zgjidhje, që nuk cënon Kushtetutën e nuk i bie ndesh standarteve demokratike.

Kushtetuta jonë është shumë e qartë – zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor.
Kushtetuta është shumë e qartë – qeveria është vullnet i shumicës. Nëse biem të gjithë dakord me Kushtetutën, unë jam i bindur se mund të biem dakord për gjithcka tjetër.

Nese Kreu i lSI-se e ka pase seriozisht dje propozimin se ishte gati te terhiqte ministrat nga Qeveria , tani ehste koha te veproje.

Filed Under: Politike Tagged With: Qeveri e shumices, Rama i pergjigjet Metes

Bashkëpunim i SHSHA-Oda Ekonomike Izrael Amerikë

April 4, 2017 by dgreca

Nga Skënder Karaçica/

Në ambjentët atraktive ,,Chicago Sinai Congregation,,u organizua takim pune në mes SHSHA-së -Oda Ekonomike Izrael Amerikë ku u bisedua për thellimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e investimeve ekonomike,të kulturës,të historisë,të universitetit në Shqipëri,Kosovë dhe në viset etnike shqiptare në Ballkan.
 
Daniel Shure,ambasador nderi i Shqipërisë dhe këshilltar i lartë në Odën Ekonomike Izrael-Amerikë me udhëheqjen e SHSHA-së në Çikago,Skënder Karaçica dhe Mahmut Skenderi,shtruan një varg çështjes me rëndësi që hidhte dritë në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe kërkuan që institucionet e të dyja shteteve,Kosova dhe Shqipëria të afrohen me afër me Çikagon,përkatësisht me Lobin Hebrejë për konkretizimin e programit që doli nga Konferenca Ekonomike për Kosovën që u mbajt në vitin 2015 dhe të vizitës së suksesshme të presidentit të Shqipërisë z.Bujar Nishani këtij institucioni të rëndësishëm të biznesit dhe të fushës së investimeve,kështu bën të ditur SHSHA në Çikago.
 
Në takimin e sotëm në Çikago,shqiptaro-hebrejtë biseduan për realizimin e programit kulturo-historik,që ka të bëjë me kohën e pranisë dhe të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë e Shqipëri,përmes filmit dokumentar,,Besa,,që do të çfaqet këto ditë në ambjentët kulturore e fetare,,Chicago Sinai Congregation,,për botën intelektuale,të informimit,të universiteve,të politikës,të biznesit të miqëve tanë hebrejë në Çikago.
 
SHSHA-ja në Çikago tashmë e ka bërë gati programin kombëtar që të ka të bëjë me vënien e Pllakës Përkujtimore me mbishkrimin:Prania dhe shpëtimi i hebrejeve gjatë LDB në Muzeun Holokaust në Skokie,ku në shtator pritet të mbahet manifestim madhështor në praninë e delegacioneve shtetërore nga Kosova,Shqipëria dhe viset etnike shqiptare në atdhe,thotë për opinion SHSHA-ja.
 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Amerikane Izraelite, Dhoma Tregtare, SHSHA Cikago

Erotika në Sufizëm

April 4, 2017 by dgreca

Nga MP Blerta Haxhiaj/

Sufizmi shpeshherë është definuar si islamizmi mistik, një tjetër dimension i islamit, ai karakterizohet nga vlera, rite, praktika, doktrina dhe institucione që manifeston një kristalizim të praktikave mistike në islam. Nga etimologjia e konceptit Sufi janë dy origjina që mbizotërojnë – ṣafā si pastërti dhe ṣūf – lesh (Arabisht); “Sufist është ai që vesh rroba leshi si simbol i pastërtisë së tij”. Si një aspekt asketik dhe mistik i islamit, Sufizmi, konsiderohet në pjesët ligjëruese të islamit që pajtohet me purifikimin e vetes së brendshme duke përjetuar eksperiencë direkte me Zotin si pasojë e përdorimit të aftësive zgjedhore intuitive dhe emocionale.

Seksualiteti dhe shpirtërorja, janë një formë e rëndësishme në literaturën Sufiste dhe në të menduar që janë prevalence e shumë subjekteve për tu diskutuar, të dyja duke luajtur rol në formulimin e mendimit të proçesit të mendimit dhe jo vetëm mistike por edhe Freudiane. Aty kërkohet përgjigje për çështje si vullneti i lirë, lumturia e vërtetë:  Ibn Arab –

Dashuria është besimi që mbaj: sa herë  që kthehet;

Devete e tij, dashuria është akoma besimi dhe fati im;

Historikisht Sufizmi bëhet pjesë e rëndësishme e Islamit nga periudha e hershme e Mesjetës, atëherë kur civilizimi Islamik filloi të determinohet nga modernizmi. Transmisioni i dritës hyjnore nga zemra e mësuesit të zemra e nxënësit lejon progresimin, por të dy duhet ti nënshtrohet ligjin Hyjnor. Ky misticizem ka ngjallur interes në botën perëndimore sidomos nga studiuesit. Rumi mori shumë njohje në USA aty ku Sufizmi përceptohet si formë i Islamit paqësor dhe apolitik. Michel Foucault ka shkruar se shoqëritë  përdorin si qëllim amplifikim e së vërtetës.

Ars Erotica e cila nga domosdoshmëria e cila shërbehet në mënyrë sekrete në seksualitet ishte sepse domosdoshmëria mbahet në rezerva madhore duke u pajtuar me traditat që mund ta humbë efektin e vet dhe virtyti mund të shpërbëhet. Hermeneutika në erotizmin e Rumit që shprehet në poezitë e tij tregon një traditë sekrete që e gjejme erotizmin dhe metaforën për ta shprehur atë më koncepte ezoterike. Ashtu si arti erotik mbartja mistike tregon nivelin e ezoterizmit. Imperativi për të shprehur se sekreti duhet treguar eshtë sepse sekreti nuk është i fshehtë. Një sekret komplet i fshehtë nuk është i mundur sepse atëherë ai nuk do të ekzistonte, tregimi do ta bënte atë më kuptimplotë ashtu si në erotizëm ku gjatë përformimit të aktit barazohet më përfundimin e aktit.

Te pasazhet e Rumit dija mistike është komunikimi më erotikën. Dinamika erotike eksploron dhe simbolizon praktikat e ndryshme. Linjat erotike të strukturuara përgjatë lidhjes së simboleve të praktikave janë të lidhura dhe përgjithësuara nga subjektiviteti dhe pashmangshmërisht kuptimplotë në kontekstin kulturor. Në pasazhet e Masnavi-t të Rumi hasim kuptimin erotik, simbolika kurajon hyjnoren, ku shkrimet dhe tekstet mistike jane të shprehura terme të mishëruara dhe gjinore që janë të projektuara nën trupa seksuale dhe erotike. Rumi sjell në fokus feminilitetin si një kategori hermeneutike, aty ku funksioni biologjik i femrës si lindja është i lidhur më shpjegimin e hyjnisë mashkullore që inspiron kreativitetin. Termi  jaib, i përkthyer si ‘gji’gjithashtu nënkupton ‘vrimë’ që derivon në ‘mitër’Rumi përdorë edhe funksionin biologjik të femrës –menstruacionet – për të ilustruar një tjetër aspekt të lidhjes më hyjnoren.

Në të vërtetë dëshira mishtore janë menstruacionet e njerëzve. Këtu përshkruhet dëshira karnale në termat biologjike, në ligjet e islamit menstruacionet janë konsideruar si gjendje papastërtie ku disa ligje dhe rite janë të ndaluara, (lutja, dhe prezenca në vendet e shenjta). Rumi aludon se është lidhja ku femra është receptive ndërsa mashkulli është aktiv në mes tyre si simbol i kompletimit të aktit në kontekstin erotik. Perfaqësimi i femrës si diçka e çrregullt, cënuese dhe si krijesa thjeshtë fizike apo objekte dëshirash tregojnë pikëpamjen e trupit seksual femëror dhe seksualitetin që gjeneron në kaos dhe në shumëfishimin e tij.

Kundrejt trupit mashkullor dhe seksualitetit aty tregohet që organi seksual mashkullor lokalizohet dhe paraqitet si një force e rendit dhe e ligjit. Në kontekstin e feminizmit bashkohor diskursi gjinor dhe seksual paraqet të njëjtin pluralitet dhe shumëfishimi i gjenitaleve femërore, dëshirave dhe seksualitetin që argumentohet me pushtet. Në kontekstin androcentrik kulturor , multipliciteti i seksit femëror dhe seksualiteti shikohet si detyrim i lidhur me një tjetër kulturë dhe pluralitet simbolik që jep kënaqësinë e mishit ku seksualiteti siguron metaforen ne literaturën mistike që subordinohet në supremacinë fallike. Organi gjenital mashkullor luan rol të rëndësishëm në funksionimin e tregimeve në Masnavi që ky organi ishte një organ i privilegjuar që simbolizon shumë veprime.

Lidhja mes misticizmit dhe seksualitetit në Kristianizem është shumë kompleks sepse aty gjithmonë seksualiteti në historinë e Kristianizmit sjellja seksuale sillet rreth seksit. Në religjonet monoteiste të Judaizmit dhe Islamit praktikat seksuale si imazhet seksuale mund dhe shpesh zhvillohen në role integrale në itinerarin mistik të Zotit. Duke u dakorduar me (ash- Sheikh al- akbar) Ibn Arabi aktiviteti seksual është një e vërtetë mistike apo gnostike që është rruga favorite që të arrihet bashkimi me zotin që është edhe aktiv edhe receptiv. Triumfi i idealit të virgjinitetit prezanton një numër të madh tensionesh në historinë e misticizmit të krishtertë që tronditë shumë nga zhvillimet e tij. Rumi ishte një poet i madh, nje poet mistik, që gjeti dhe mësoi bashkimin mistik me atë të njeriut të përkryer. Rumi flet në poemat e tij Diwan of Shams of Tabriz për ndërgjegjien e brendshme që mbahet të e vërteta e përjetshme dhe jo te religjonet e organizuara dhe ritualet, sufistet shikojnë në brendësinë e tyre, analizojnë të ndërgjegjshmen dhe të pandërgjeshmen sikurse Freud në Psikoanalizë.

Dinjiteti njerëzor është bërthama e psikoanalizës dhe e traditave shpirtërore e Sufistëve, të dy metodat e veçanta lidhen me individualitetin. Kjo paraqet një lloj transcendence, si një trancedence kuotidiane që na hap ndaj botës, qënieve. Vuajtja merret si marrëdhenia më të tjerët që Freud e konstaton si gjendja e isolimit vullnetar, ku sipas tij vuajtja nuk është gjë tjetër veç së një ndjesi. Freud nuk e refuzon misticizmin aty ku e shpreh se besimin që shpirti është i tej-jetësuar më teorinë e tij të Id dhe Ego. Freud nuk ishte i vetmi që fliste për erotizmin në Literaturën Arabe Sufiste, Rumi njihet për erotizmin në poezitë e tij, Tourage, përdorë filozofinë e Lacanit që ti afrohet fallocentrizmit ekzoterik të Rumit dhe zbulon se fallusi ka kuptim arkaik që përdorë  imazhe që janë seksuale.

Destinacioni i tyre është me veten e tyre, ku mund ti gjejnë të gjitha përgjigjet. Mijëra vite më përpara se Freud bota pa kohën e arte Arabe, Ibn Arabi beson në atë pjesën e ndjërgjegjies e cila është akoma aktive që lidh Sufist më realitetin supreme apo më të vërtetën e cila shtrihet nën fasadën e mendimeve të ndërgjegjshme dhe në botën e jashtshme. Endrrat janë forma familjare të botës së jashtme por që përmbajnë kuptim të thellë. Freud referon së qëllimi i ëndrrës është si qënie e aksit të përmbushjes së dëshirës dhe është si ene mbajtëse e së vërtetës prapa metaforave. Ibn Arabi në mënyrë të ngajshme shpreh që ëndrrat përmbushin dëshirën e Sufistëve për të arritur të e vërteta e përjetshme. Metoda apo rruga Sufiste është mënyra për të arritur te e vërteta, jo nga burime të jashtme por nga gjëndra të brendshme të zemrës, mendjes, shpirtit. Vetmia apo vetmia individuale lejon që individi të gjejë vetën e tij të vërtetë përmes vetë-zbulimit. Kjo është pak e ngajshme me seancat psikoanalitike në raportin psikolog – pacient, aftësia për të qëndruar  vetëm në prezencën e tjetrit është e njohur, e bazuar mbi ndjenja, i gjallë ashtu siç do të eksperimentonte në një botë më emocione kuptimplota. Kjo lloj vetmie nuk është ajo vetmi degraduese, ajo është një lloj i tillë që të jesh në paqe me veten. Krijimi i një ekzistence të bukur.

Filed Under: Sociale Tagged With: Blerta Haxhiaj, Erotika në Sufizëm

Ministri Murati takohet me shkrimtarin Ismail Kadare

April 4, 2017 by dgreca

1 Kadare MuratiMinistri i Diasporës, Valon Murati, gjatë vizitës në Francë, u takua edhe me shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare.

Në këtë takim miqësor, ministri Murati e njoftoi Kadarenë për punën e MeD-së, për aktivitetet kulturore që i organizon dhe për mësimin plotësues në diasporë, me qëllim të ruajtjes së gjuhës shqipe dhe të identitetit shqiptar.

Me këtë rast, ministri Murati e ftoi shkrimtarin shqiptar që të jetë i pranishëm në Kosovë më 1 dhe 2 gusht, gjatë “Ditëve të Diasporës”.

Përveç të tjerash, gjatë këtij takimi u bisedua edhe për çështje politike, për domosdoshmërinë e konsensusit mes politikës shqiptare për ta fuqizuar faktorin shqiptar në Ballkan dhe për ta forcuar orientimin evropian të popullit tonë.

Filed Under: Mergata Tagged With: Ismail Kadare, Ministri Murati, takohet me shkrimtarin

VATRA, takim me Fondacionin e Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit

April 4, 2017 by dgreca

Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA –Dega Washington DC zhvillon takim me Fondacionin e Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit./

NGA ARMIN ZOTAJ/

1 Monumenti i viktimave te Komunizmit

Në vitin 1993 me inisiativën e kongresmenit Dana Rohrabacher (Partia Republikane nga California), Congresmenit Robert Toricelli (Partia Demokrate nga New Jersey), Senatorit  Claiborne Pell (Partia Demokrate nga Rhode Island) dhe Senatorit Jesse Helms (Partia Republikane nga North Carolina) u paraqit ligji 103-199 perpara Kongresit Amerikan.  Ky ligj i cili ishte një kompromis i 2 partive politike amerikane kërkonte krijimin e një fondacioni që të edukonte publikun amerikan me krimet e regjimeve komuniste anembanë botës, të përkujtonte dhe nderonte 100 milion viktimat e komunizmit kudo në botë. Ligji 103-199 u aprovua në mënyrë unanime nga kongresi amerikan dhe u nënshkrua në ligj nga Presidenti Bill Clinton.1-Ok-dega-uashington-300x224Në vitin 1994 Fondacioni i Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit (victimsofcommunism.org) u krijua duke pasur si objektiv kryesor: edukimin e kësaj gjenerate dhe gjeneratave të reja rreth historisë, ideologjisë dhe legjitimitetin e kësaj ideologjie. Fondacioni i Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit krijoi Medaljen e Lirisë Truman –Regan që u jepet personave dhe institucioneve që kanë treguar një dedikim kundër regjimeve komuniste dhe kundër gjithë diktaturave në botë. Ky çmim u eshte dhene ish-presidentit te pare post komunist te Çekise Vasllav Havel më 2003 dhe Shenjtërisë së tij Papa John Paul II më 2005. Ishte ky fondacion që me punën e tij krijoi Memorialin e Viktimave të Komunizmit në Washington DC i cili u inagurua në vitin 2007 nga Presidenti George W. Bush.

Ditën e enjte më 30 Mars 2017 një përfaqësi e Degës së VATRES në Washington DC e përberë nga kryetari z. Armin Zotaj, nënkryetarja zj.Vera Gjata dhe anëtari z. Eduard Buçaj zhvilluan një takim pune me drejtorin ekzekutiv të ketij fondacioni Z. Marion Smith. Gjatë këtij takimi u diksutua rreth domosdoshmerisë së edukimit të brezit të ri në SHBA rreth krimeve të ideologjise komuniste në mënyrë që kjo ideologji të mos përsëritet më. Tema kryesore e këtij takimi u perqendrua tek Shqiperia dhe krimet e kryera gjatë periudhës së komunizmit ku dihet se për nga numri i popullsisë zë vendin e parë për vrasjet me dhe pa gjygj; për burgosjet e internimet, fakt që u theksua dhe nga vetë z.Marion Smith. Në këtë takim u diskutua për dështimin që ka ndodhur në Shqipëri në 25 vitet e fundit përsa i përket de-komunizimit të historisë dhe shoqërisë shqiptare. De-komunizimi i shoqerise dhe historisë shqiptare është kërkuar gjithmonë nga VATRA, drejtuar të gjithë qeverive shqiptare në këto 25 vitet e fundit.

Takimi u përqëndrua dhe në zvarritjen e 25 viteve te fundit te procesit të hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit fakt që e vendos Shqiperinë në listën e fundit të vendeve të Europës Lindore, vende të cilat kanë kohë që i kanë bërë dosjet e sigurimeve të policisë sekrete të komunizmit, të vlefshme për publikun. Gjithashtu u diskutua dhe domosdoshmeria e hapjes së dokumentave të Partise së Punës ideatores së ideologjisë komuniste dhe të Sigurimit të Shtetit. U diskutua gjithashtu reth ringjalljes sidomos në këto 4 vitet e fundit në Shqipëri të historive dhe ideologjive nostalgjike të komunizmit dhe perpjeket për të deformuar historinë e vertete të krimeve te kryera nga kommunizmi si dhe deshtimin total politik, ekonomik, ideologjik dhe kulturor që ndodhi për 45 vjet në Shqipëri. Kthimi në klasën politike në pushtet i shumë drejtuesve të ideologjisë komuniste dhe i pasardhësve direkt të tyre ishte, objekt i ketij takimi.

Z.Marion Smith theksoi nevojen qe ka Fondacionin i Perkujtimit të Viktimave të Komunizmit per fakte e deshmi nga krimet e komunizmit në Shqipëri. Misioni i fondacionit – theksoi ai – është një botë e lirë nga shpresa e gënjeshtër e ideologjisë komuniste. Z. Marion Smith tha se fondacioni do deklarojë këtë vit vendin dhe kohën se ku do të ndërtohet museu për viktimat e komunizmit, i cili do të ngrihet këtu në Washington. Ai do jetë një vend ku do të tregohet e verteta për regjimet komuniste kudo që vepruan dhe shkaterruan kudo në botë dhe gjithashtu do të bëhet një vend edukimi për gjithë ata që do ta vizitojnë. Perfaqesuesit e VATRES theksuan se do thellojnë bashkëpunimin e tyre në të ardhmen dhe se së shpejti do të paraqesin pranë këtij fondacioni fakte dhe dëshmi të hollësishme nga ata persona që vuajtën gjatë tmerreve të regjimit komunist në Shqipëri.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Armin Zotaj, Dega e Vatres, Fondacioni, takim, Uashington, viktimat e komunizmir

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • 61
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT