• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2017

KUR IKTE PËR TË QËNDRUAR PËRGJITHNJË ARISTIDH KOLA

October 12, 2017 by dgreca

Me rastin e 17 vjetorit të ikjes/1 ok Aristidh Kola

Ai sot do të ishte 72 vjeç e 97 ditë…

2 aristidhMoshë e re për një krijues të madh, një studiues të madh të çështjes arvanite, një njeri të dashuruar pas arvanitasve, gjini e gjak i të cilëve ishte.1 Aristidh Kola

Nga Abdurrahim Ashiku/Nuk është. 17 vjet të shkuara, më 13 tetor 2000, ai iku. Grekët kanë një fjalë ngushëlluese në raste të tilla, nuk thonë “vdiq” por “IKU”.Aristidh Kola IKU fizikisht për të qëndruar midis njerëzve shpirtërisht, me fjalën e tij të ëmbël, me tonin e veçantë të një avokati të një çështjeje madhore të asaj që lidhej me “Arvanitasit dhe prejardhja e Grekëve”, vepra madhore e tij, vepër që sikur të kishte jetë do ta pasonte  “Zeusi pellazgjik dhe lajthitja indoevropiane”… E kam takuar më 4 shkurt 2000 në një mjedis shqiptarësh kur ai do të referonte me kompetencën e një shkencëtari të shkencave historike temën “Arvanitasit dhe kontributi i tyre në kishën ortodokse“.
E fotografova tek fliste dhe midis njerëzve. I dhashë disa pyetje në shqip për të marrë disa ditë më vonë përgjigjen në zyrën e tij. E fotografova tek më lexonte përgjigjen. Një shok i tij më bëri nderin duke më fotografuar bashkë me të.

Aristidh Kola Iku. Thonë se në pamundësi të prerjes së fjalës së shkruar e të gojës brisk në ditët e mëdha të betejës së kosovarëve për liri e dinjitet, atë e helmuan. Nuk e di. Nuk mund ta them për tu bashkuar me ata që e thonë në gjysmë zëri.
Një gjë ama, shkëputur nga biseda me të mund ta shkruaj në korsiv…
Për sa  i përket  “Betejës së Kanaleve“, e dija se shkoja në gojë të ujkut. Më kishin ngritur kudo kurthe, nuk më linin të flas kur shikonin se po ndikoja në opinionin publik me mendimet e mija. Shkoja i ndërgjegjshëm  për të gjitha ato vështirësi dhe bashkë me mua shkuan edhe miq e bashkëpunëtorë të tjerë si J. Miha dhe J. Korizis dhe njerëz të tjerë të ndershëm  me të cilët nuk kisha kontakt dhe bashkëpunim deri atëherë si R. Sumeritis, Xhanetakos, Theodhoraqis (jokompozitori), Dhimu e të tjerë. Bëmë një betejë krejt të pabarabartë, një betejë ama që e kishim detyrë ta bënim. Ekzistonin sigurisht rreziqe të mëdha, por kur vendos të bësh diçka të rëndësishme në jetën tënde patjetër duhet të kesh parasysh gjënë më të keqe dhe të vesh  “kokën në torbë“.

Më 2 gusht të vitit 2013 pata nderin të marr në tubimin qendror “Ditët e diasporës” çmimin postmortum që Ministria e Diasporës të Republikës së Kosovës u jep çdo vit njerëzve për veprën e madhe në shërbim të çështjes shqiptare.
Në certifikatë shkruhet: Z. Aristidh Kola (Post mortum) Për kontribut të veçantë jetësor. Prishtinë, më 2 gusht 2013. Ibrahim Sh. Makolli, Ministër…

Çmimi ka mbetur në bibliotekën time. Me gjithë përpjekjet e shumëta nuk kam arritur t’ua dorëzoj njerëzve që ai i donte dhe shpresonte se do ta vazhdojnë veprën e tij. Mjerisht ata kanë heshtë. Dhe bashkë me të ka heshtur edhe shoqata Arvanite “Marko Boçari”…
Po e përcjell për t’u përjetësuar në kujtesë interneti…
Megjithëse e publikuar e quajta të nevojshme ta ripublikoj atë që kam shkruar vite më parë, bisedën që kam bërë me të më 9 shkurt 2000…

Fjalën e Aristidh Kolës është kulturë ta lexosh jo vetëm njëherë…

13 tetor 2017

 

TRIMËRITË  E HERKULIT DHE HERKULËT INTELEKTUALË

Bisedë  me  Arvanitasin e Madh Aristidh Kola

Athinë, 9 shkurt  2000

  1. Çfarë thotë Aristidh Kola për veten e tij ?

Linda në vitin 1945, më 8 korrik, në fshatin Leontari të Thivës ( Tebës ), një fshat arvanitësh që atëherë quhej Kaskaveli. Atje viteve të hershme bënin djathin e mrekullueshëm kaçkavall, ladhotiri .Fëmijërinë e kalova në fshat, në një mjedis ku jo vetëm gjuha por edhe doket e zakonet, këngët dhe vallet, morali, sjelljet dhe karakteri i njerëzve mishëronin në mënyrë të theksuar karakterin e Arvanitit.Në vitin 1963 fillova studimet në Universitetin e Athinës në jurisprudencë, drejtësi. Pas diplomimit, deri në vitin 1987,  vazhdova të ushtroj profesionin e avokatit.

  1. Kur filloi dhe sa janë përmasat e punës suaj në shërbim të studimit të çështjes arvanite ?

Fillimet u përkasin viteve ‘ 70-të, por nga viti 1975 mund të  them se jam marrë sistematikisht me gjurmimin dhe studimin e gjuhës arvanite, të historisë dhe të folklorit arvanit. Fryt i këtij studimi të gjatë ishte libri im i parë: “Arvanitët dhe prejardhja e helenëve“ . Libri , që nga viti 1983  e deri sot,  është në rend të ditës dhe numëron 9 botime. Libri nuk është ndonjë histori e arvanitasve por rishikim dhe ripërcaktim i historisë helenike në përgjithësi. Këtu qëndron origjinaliteti i tij, zhurma dhe interesi i madh ndaj tij. U përpoqa të faktoj, dhe më duket se e faktova,  se historia greke që nuk merr parasysh arvanitët në epokën e re dhe pellazgët në atë të lashtë, as greke e as histori nuk mund të quhet. Është thjesht një histori e sajuar. Do të vijë koha të shkruaj historinë e arvanitasve. Dhe në qoftë se nuk do ta arrij unë, do ta bëjnë bashkëpunëtorët e mi më të rinj, në bazë të ideve dhe udhëzimeve të librit  “Arvanitët dhe prejardhja e helenëve” . Këtu qëndron edhe vlera e madhe e këtij libri; një libër i ngjalljes së vetëdijes dhe jo një rrëfim historik

  1. Aristidh Kola ishte i pari, në ballë të mbrojtjes së çështjes kosovare e të popullit të Kosovës në ditët më të vështira të tij. Cilët ishin motivet e kësaj mbrojtjeje ?

Që në vitin 1991 kisha parashikuar zhvillimin e ngjarjeve të lidhura me Kosovën, lëvizjet e Millosheviçit dhe të qarqeve nacionaliste të Beogradit. Shqetësohesha sepse në planet e tij të çmendura donte të ngatërronte edhe Greqinë me qëllim që të gjejë mbështetje për zgjidhjen e problemit shqiptar. Kërkonte nga Greqia që ta ndihmojë në çastin e përshtatshëm me një kundërgoditje në Jug të Shqipërisë. Po ashtu kërkonte edhe nga Gligorovi të përgatitej për një përballim të përbashkët të problemit sepse edhe në atë shtet, shpejt apo vonë do të ngrihej problemi i shqiptarëve.

Siç e dini, çdo veprim politik ose ushtarak, që të ketë  sukses, kërkon një parashtrim teorik për të bindë aleatët dhe popullin. Millosheviçi foli si ortodoks i krishterë në Kishën greke e cila është me ndikim të madh në popull, foli si komunist në Partinë Komuniste Greke dhe si socialist popullor në PASOK. Ai me nacionalizmin dhe serbomadhizmin e tij arriti të mallëngjente nacionalistët dhe shovinistët  e këtushëm. Ai mundi të rrëmbejë dhe të ngatërrojë shumicën e botës politike greke dhe si rrjedhojë edhe të popullit. U gjendën disa gazetarë grekë të cilët kuptuan, parashikuan dhe denoncuan planet aventureske gjakatare të Millosheviçit. Unë më duket se isha i vetmi që kisha theksuar dhe paralajmëruar se propaganda filoserbe dhe antishqiptare, e cila aso kohe sapo kishte filluar,  ishin dy anë të së njëjtës monedhe.

Atëherë  ishte shumë e vështirë të shkruaje e denoncoje për këto sepse e gjithë bota politike dhe Kisha qenë viktima  të një mashtrimi dhe të një aventure me rrezik të madh. Nuk ishte fjala se kisha frikë për jetën time, por se nuk do të më dëgjonte askush. Shikoja se Millosheviçi, Karaxhiçi, Shesheli, Arkani dhe bandat e tyre kriminale prisnin të lanin hesapet me Bosnjën dhe me Kroacinë dhe pastaj të lajnë duart një herë e mirë me Kosovën. Atëherë , për herë të parë, ndonëse kisha qenë antiamerikan, thashë: “Nuk ka shpresë tjetër veç Amerikës !“ Jeta luan role të çuditshme; shumë herë mbytesh nga miqtë dhe shpëtohesh nga armiqtë.

Në qoftë se nuk ndërhynte Amerika dhe Evropa do të kishim probleme shumë të mëdha, të cilat u përpoqa t’i tregoj  dhe t’i  theksoj në libër. U përpoqa të lajmëroj udhëheqjen politike se po luan haptazi me zjarrin duke vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën dhe tërësinë e shtetit grek. Mjerisht ai libër u varros krejtësisht në Greqi. Nuk pati asnjë jehonë e popullaritet në vitin 1995 kur u botua.

Në vitin 1999 kur shpërtheu kriza e Kosovës ua dërgova librin disa politikanëve me horizonte të hapura dhe e rivendosa në librari, ku ndonëse u shit, nuk iu dha përsëri asnjë popullaritet. Një vello heshtjeje ! Ekzistonin njerëz këtu që kujtonin se Greqisë i leverdiste një “Serbi e Madhe“. Për fat të mirë grekët kurrë nuk do të mësojnë se çdo të thoshte për Greqinë një “Serbi e Madhe“. Këtu nuk mungon vetëm njohja e historisë. Mungon edhe fantazia…

Për sa  i përket  “Betejës së Kanaleve“, e dija se shkoja në gojë të ujkut. Më kishin ngritur kudo kurthe, nuk më linin të flas kur shikonin se po ndikoja në opinionin publik me mendimet e mija. Shkoja i ndërgjegjshëm  për të gjitha ato vështirësi dhe bashkë me mua shkuan edhe miq e bashkëpunëtorë të tjerë si J. Miha dhe J. Korizis dhe njerëz të tjerë të ndershëm  me të cilët nuk kisha kontakt dhe bashkëpunim deri atëherë si R. Sumeritis, Xhanetakos, Theodhoraqis ( jo kompozitori ), Dhimu e të tjerë. Bëmë një betejë krejt të pabarabartë, një betejë ama që e kishim detyrë ta bënim. Ekzistonin sigurisht rreziqe të mëdha, por kur vendos të bësh diçka të rëndësishme në jetën tënde patjetër duhet të kesh parasysh gjënë më të keqe dhe të vesh  “kokën në torbë“.

  1. Vepra Juaj “ Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit “e botuar edhe në shqip që evokon ngjarjet në Bosnjë a do të pasohet nga një  volum i dytë me temë  Kosovën ?

Librin “ Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit “ e ka përkthyer Mite Guga. Libri ka një parathënie të bukur  të  mikut tim të dashur  Moikom Zeqo me të cilin jam njohur para disa viteve në Athinë kur erdhi në shtëpinë time bashkë me të madhin Dritëro Agolli.Është një joshje e madhe të shkruaj një pjesë të dytë me brendi ngjarjet e fundit në Kosovë . Por, si ka thënë Gëte , “Ndërsa  arti është i pafund, jeta është e shkurtër.”  Nuk kam kohë. Po përpiqem të botoj veprën time  “Zeusi pellazgjik dhe lajthitja indoevropiane“,  ku përcjell materiale dhe të dhëna shumë të rëndësishme për periudhën parahistorike dhe kryesisht paraardhësit e kosovarëve, Dardanët. Nga ana tjetër shumë gjëra i kam  shkruar në revistën “Arvanon“ me të cilën merrja pjesë në betejë bashkë me kosovarët. Dhe së fundi: problemi kosovar mori një fund fatlum.

  1. Me çfarë planesh për çështjen shqiptare hyn Aristidh Kola në shekullin e ri?

Planet duhet t’i bëjnë vetë shqiptarët. Unë dhe sa të tjerë ju duam  dhe ju ndjejmë vëllezër në të gjithë botën. Bëjmë vetëm plane për ndihmë. Por që të të ndihmojnë duhet që ti vetë me punët dhe veprat e tua të tregosh se sa vlen, se lufton në një rrugë të mirë për një qëllim të shenjtë. Barra bie mbi shpatullat e udhëheqjes politike dhe shpirtërore – kulturore të shqiptarëve. Nuk dua të hyj në fushën e politikës për shumë arsye. Dua ama të  shpresoj tek udhëheqja intelektuale.. Vëzhgoj ndërhyrjet dhe luftën e të madhit  Ismail Kadare në fushën botërore. Është ambasador i madh i Shqipërisë në botën e jashtme. Pres akoma një lëvizje  të madhe dhe mbështetjen e fuqishme të vlerave të mëdha  intelektuale brenda Shqipërisë. Atje do të bëhet lufta më e madhe dhe më e vështirë, luftë kjo e domosdoshme për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Problemin ekonomik e zgjidh lehtë shqiptari kudo që gjendet. Problemin e kombit, historisë dhe kulturës si do t’i zgjidhë në kushte kaq të vështira, me influenca e ndikime nga kaq rryma që vërshojnë  çdo ditë në vend ose që pranojnë emigrantët në vendet e huaja?  Trimëritë e Herkulit kanë nevojë për trimëritë e Herkulëve të rinj intelektualë.

Kjo është rruga e ndritshme e lavdisë për njerëzit e artit e të shkronjave….

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Abdurrahim Ashiku, ARISTIDH KOLA, Me rastin e 17 vjetorit të ikjes

Shqiptarët përcaktues për fituesin në Shkup

October 12, 2017 by dgreca

-Për qytetin e Shkupit në garë janë edhe tre kandidatë nga partitë politike shqiptare, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare, përderisa Bashkimi Demokratik për Integrim ka ftuar elektoratin e saj që të votojë për kandidatin e socialdemokratëve, ndërkohë që tre partitë politike shqiptare thonë se në raundin e dytë do të bëjnë publike qëndrimin se cilin kandidatë do të mbështesin në balotazh, vota këto që do të jenë vendimtare për të përcaktuar fituesin.

1 Shkupi

Nga Zërijeta Hajro Jajaga/Partitë politike hyjnë në fazën finale të fushatës zgjedhore duke fokusuar betejën në qytetin e Shkupit sepse fitorja në kryeqendrën e Maqedonisë vlerësohet se përcakton dhe fituesin e zgjedhjeve vendore në Maqedoni.Qyteti i Shkupit përbëhet nga dhjetë komuna, dy prej të cilave janë me shumicë shqiptare, siç është ajo e Sarajit dhe Çairit.Për të parin e qytetit të Shkupit garojnë 8 kandidatë nga parti të ndryshme politike.Kjo shpërndarje votave e bën të vështirë që kryetari i Shkupit të zgjidhet që në raundin e parë në zgjedhjet e 15 tetorit.Por, sondazhet tregojnë se favorit janë dy kandidatët e partive më të mëdha maqedonase, ai i VMRO-DPMNE-së Koce Trajanovski dhekandidati iLidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Petre Shilegov. Megjithatë, fituesin për të parin e Shkupit, pritet ta përcaktojnë votat e elektoratit shqiptarë.

Koce Trajanovski, i cli sipas sondazheve prin me vota tek elektorati maqedonas, ka premtuar se nëse arrin të marrë drejtimin e qytetit të Shkupit për të tretën herë me radhë, këtë herë zëvendës i qytetit të Shkupit do të jetë një shqiptar nga lista e këshilltarëve të partisë që përfaqëson VMRO-DPMNE-së, Muhamed Ahmeti, kjo për arsye, siç thotë ai për Evropën e Lirë, që në formë të drejtpërdrejtë të dëgjojë kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve që janë pjesë e qytetit të Shkupit.

“Me përcaktimin që zëvendëskryetari i qytetit të Shkupit të jetë një shqiptar Muhamet Ameti, vlerësoj se qytetarët do ta kuptojnë se ne tërë kohës jemi angazhuar dhe do të vazhdojmë të angazhohemi për zhvillim të barabartë në të gjitha vendbanimet që janë pjesë e Shkupit, dhe jo siç na kanë prezantuar mediat e caktuara para opinionit, në fakt duke i përvetësuar kryetarët e dy komunave me shumicë shqiptare, ajo e Sarajit dhe Çairit, projektet që i kam realizuar unë si kryetar i Shkupit”.

“Zëvendësi do të jetë shqiptar për të pasur një komunikim të drejtpërdrejtë pa barriera për çdo nevojë të shqiptarëve. Ngase si kryetar i Shkupit kemi ndërtuar më shumë rrugë lokale, rrjete kanalizimi dhe ujësjellësi, që janë kompetencë e Komunës së Sarajit dhe Çairit. U angazhuam për këtë sepse vlerësojmë se të gjithë qytetarët, pavarësisht ku jetojnë, duhet t’u mundësohet të kenë kushte”, thotë Trajanovski duke nënvizuar se beson se qytetarët shqiptarë në lagjen e Hasan Begut, nuk do ta harrojnë angazhimin e qytetit të për sanimin e dëmeve nga përmbytjet.

Trajanovski thotë se bashkëpunimin do ta shtrijë jo vetëm me komunat që janë pjesë e komunës së Shkupit, por edhe jashtë kufijve sepse siç thekson ai, përmes realizmit të projekteve ka demonstruar dhe do të vazhdojë të demonstrojë se nuk mund të ketë zhvillim qyteti i Shkupit pa zhvillim të barabartë dhe të mirëfilltë në të gjitha pjesët madje edhe jashtë. Në këtë drejtim, ka qenë i fokusuar dhe takimin e tij dy ditë më parë me autoritetet e Kosovës .

“Gjatë periudhës së kaluar kam realizuar më shumë takime me kryetarët e komunave nga Kosova dhe ata të Shkupit, përgjatë territorit që kalon lumi i Lepenecit me të vetmin qëllim që të gjithë ne të kemi benifit nga lumi i cili do të jetë i pastër dhe bashkërisht të konkurrojmë në fondet evropiane me projekte konkrete për kanalizimin fekale, për të mbajtur të pastër lumin e Lepenecit”, thotë Trajanovski.

Ndërkaq kandidati i socialdemokratëve Petre Shilegov, i cili ka përkrahjen e numrit më të madh të elektoratit shqiptarë, gjatë fushatës zgjedhore ka premtuar se do të angazhohet për një kryeqendër që nuk do të jenë të dukshme ndasitë sa u përket investimeve.

“Qyteti i Shkupit me patjetër duhet të bëhet një qytet i cili do t’i plotësojë standardet e një qyteti modern evropian. Në këto rrethana, për fat të keq Shkupi është qytete i cili në vete ka një kufi të padukshëm që ndan qytetin në anën e majtë dhe atë të djathë, dhe Shkupi me patjetër duhet të bëhet qyet i cili do t’i bashkojë qytetarët dhe jo qyet i cili do t’i ndajë”.

“Do të angazhohemi që të gjithë qytetarët në formë të barabartë të gëzojnë benifitet e jetës urbane, duke filluar nga infrastruktura, sepse në disa pjesë të qytetit të Shkupit, akoma mungon uji i pijshëm dhe kanalizimi”, thotë për Radion Evropa e Lirë Petre Shilegov , kandidat për qytetin e Shkupit nga LSDM-ja.

Ai më pas nënvizon se pasi të marrë vizë Ligji i gjuhëve që është në procedurë parlamentare do të rregullohet në formë të përpiktë përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në institucionet që i përkasin qytetit të Shkupit.

“Një nga çështjet që synojmë të rregullohet me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili është në procedurë parlamentare, ka të bëjë me rregullativën ligjore, në bazë të cilës institucionet do të obligohen të respektojnë përdorimin gjuhëve, pavarësisht nëse bëhet fjalë për gjuhën shqipe apo atë maqedonase”, thotë Shilegov.

Për qytetin e Shkupit në garë janë edhe tre kandidatë nga partitë politike shqiptare, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare, përderisa Bashkimi Demokratik për Integrim ka ftuar elektoratin e saj që të votojë për kandidatin e socialdemokratëve, ndërkohë që tre partitë politike shqiptare thonë se në raundin e dytë do të bëjnë publike qëndrimin se cilin kandidatë do të mbështesin në balotazh, vota këto që do të jenë vendimtare për të përcaktuar fituesin.(Kortezi RFL)

Filed Under: Opinion Tagged With: fituesin në Shkup, Shqiptarët përcaktojnë

SHBA tërhiqet nga UNESCO

October 12, 2017 by dgreca

 

epa06261122 (FILE) - View of the UNESCO's great conference room during the 38th session of the United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization (UNESCO) General Conference at the UNESCO headquarters in Paris, France, 09 November 2015 (reissued 12 October 2017). According to reports from 12 October 2017, diplomats said the USA were planning to withdraw from the UNESCO. The withdrawal is seen as a response in protest against the full membership to the United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization (UNESCO) granted to Palestinians. EPA-EFE/CHRISTOPHE PETIT TESSON
Shtetet e Bashkuara thanë se do të tërhiqen nga Agjencia për Kulturë e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, duke e akuzuar atë për “anim anti-izraelit”.Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, tha se SHBA-ja do të formojë një “mision vëzhgues” për ta përfaqësuar atë në UNESCO, nisur nga 31 dhjetori.

“Ky vendim nuk është marrë me lehtësi dhe reflekton shqetësimet e SHBA-së me borxhet në UNESCO, nevojën për reforma në këtë organizatë dhe qëndrimin e saj anti-izaraelit”, tha Departamenti i Shtetit.

Udhëheqësja e UNESCO-s, Irina Bokova, tha se ndjen “keqardhje të thellë” me vendimn e SHBA-së.

Uashingtoni ka ndaluar financat në UNESCO pasi kjo agjenci ka votuar për përfshirjen e Palestinës si vend anëtar në vitin 2011.

Filed Under: Kronike Tagged With: nga UNESCO, SHBA tërhiqet

HAPJA SOLEMNE E SHKOLLES SE DIASPORES NE PRISHTINE

October 12, 2017 by dgreca

Mbi 50 ndryshimtarë nga shtetet e ndryshme në Shkollën e Diasporës në Kosovë/1 ok diaspora 3

Më 11 tetor 2017, organizata GERMIN ka bërë hapjen solemne të Shkollës së Diasporës në Kosovë, e cila po mbahet për herë të parë në vendin tonë.1 Diaspora shkolla

Shkolla e Diasporës në Kosovë, e cila do të zgjasë deri më 15 tetor 2017, ka mbledhur rreth 50 pjesëmarrës nga 17 1 diasporavende të ndryshme të botës, duke i përfshirë specialistët lokal dhe nga diasporaQëllimi kryesor i këtij programi inovativ është që të zhvillohen idetë duke u bazuar në nevojat lokale të komunitetit në Prizren dhe Malishevë, dhe të ofrohen zgjidhjet efektive.Liza Gashi, drejtoreshë e programeve në Germin gjatë hapjes së kësaj shkolle ka mirëpritur pjesëmarrësit dhe gatishmërinë e tyre për t’u udhëtuar nga vendet e ndryshme me qëllim që të bëhen pjesë e misionit për ndryshime pozitive. Ajo po ashtu, ka falënderuar partnerët lokal Qendrat e Kompetencës në Prizren dhe Malishevë, donatorët, institucionet mbështetëse, mediat dhe organizatat e shoqërisë civile.

Kumrije Aliu nga GIZ gjatë fjalës hyrëse përgëzoi hapjen e shkollës duke theksuar bashkëpunimin ndër-profesional dhe edukativo-kulturor, si dhe rëndësinë e vazhdimit me iniciativa konkrete, për të pasur rezultate afatgjate. Kurse Fikrije Zymberi nga Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të rritur u shpreh se për të rinjtë është shumë e rëndësishme shkëmbimi i eksperiencave, nga fushat e ndryshme profesionale.

Pas hapjes zyrtare, përmes aktiviteteve  të ndryshme, specialistët lokal dhe nga diaspora u siguruan të krijojnë një ambient familjar dhe funksional për realizimin e qëllimit të shkollës, që do të rezultojë me krijimin e iniciativave konkrete, të cilat në fund do të shpërblehen me grante të vogla.

Dea Plana, e cila ka udhëtuar nga Gjermania është shprehur se kjo shkollë po i tejkalon paragjykimet mes Diasporës, Kosovës dhe Rajonit.

“Nuk kam prit që do të ndodh kështu, sepse kjo shkollë i ka kaluar pritjet e mija. Bashkëpunimi mes Diasporës, Kosovës dhe Rajonit po i tejkalon paragjykimet. Orientimi nga ana e specialistëve është shumë i mirë dhe përmes aktiviteteve, kjo shkollë si program i panjohur është bërë i prekshëm dhe i ndejshëm për neve, ku po e gjejmë vetën”, shtoi Dea.

Ndërsa për Mentor Didën, i cili është i angazhuar si specialist nga Washington D.C. tha: “Ku ka shumë rini, ka edhe shumë shpresë. Neve na ka mbet me mbledh rinin dhe bashkë me kriju shpresën”, gjë që e shtynë organizatën Germin të kontribuojë më shumë në aktivizimin dhe mobilizimin e të rinjve për të qenë ndryshimtarë në komunitet.

Filed Under: Emigracion Tagged With: E SHKOLLES SE DIASPORES, HAPJA SOLEMNE, ne Prishtine

DIASPORA SHQIPTARE, ÇELËS PËR ZHVILLIM EKONOMIK

October 12, 2017 by dgreca

-Kosovë – Gjermania kërkon të punohet për liberalizimin e vizave – investimet strategjike dhe diaspora çelës të zhvillimit ekonomik/

PRISHTINË, 12 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Zv. kryeministri Dardan Gashi priti ambasadorin gjerman, Christian Heldt, me të cilin bisedoi rreth përmbushjes së detyrimeve për liberalizimin e vizave dhe kompletimin e këtij procesi të rëndësishëm për ecurinë e shtetndërtimit dhe zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.Nevoja e investimeve strategjike dhe roli i diasporës kosovare në zhvillimin ekonomik të Republikës, ndër të tjera, ishin disa nga temat që u diskutuan në takim.

1 ddiaspora1“Mbështetja e Gjermanisë si në të kaluarën, tash dhe në procesin e liberalizimit të vizave dhe çështjeve të tjera me rëndësi, si investimet strategjike, është e domosdoshme, dhe kosovarët janë të vetëdijshëm dhe mirënjohës për këtë”,- ka thënë Zv. kryeministri, njëherësh ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.

Ndërkaq, ambasadori gjerman, Christian Heldt, ka kërkuar sa më parë të funksionalizohet aspekti ligjor i investimeve strategjike, që të nisë ky proces.

“Liberalizimi i vizave është një kapitull që duhet të mbyllet sa më shpejt, në të mirë të kosovarëve, por institucionet e Kosovës duhet t’i përmbushin detyrimet e dala nga ky proces. Ka investitorë gjermanë që mund të investojnë në Kosovë, sidomos në fushën e energjisë. Përfshirja e diasporës kosovare që jeton në Gjermani në proceset e zhvillimit ekonomik të Kosovës, gjithashtu, është e rëndësishme”,- ka thënë ambasadori Heldt.

Zv. kryeministri Gashi dhe ambasadori Heldt u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy qeverive./b.j/

Filed Under: Emigracion Tagged With: ÇELËS TË, diaspora shqiptare, ZHVILLIMIT EKONOMIK

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT