• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2018

SOFRA POETIKE-METEOROLOGËT THANË DIELL

June 6, 2018 by dgreca

CIKEL POETIK NGA AGIM DESKU/1 agim desku

METEOROLOGËT THANË DIELL/

-Poetit Azem Shkreli-/

Prapë po dal Lugut të Zanave/

Të pi ujë krojeve rugovisht/

Të shoh cilat vasha janë bërë zana/

Dhe cilat ende presin rikthimin e jetës./

Azem nëse sot erdha të varri yt/

Nuk ika ta lë të vetmuar qytetin tonë/

Desha të protestoj pse askush nuk e vret frikën/

Qyqarët nuk zgjedhin emra të vrasin./

Nuk vdes burri çdo ditë e çdo vjet

Fjalës ia kemi borxh jetën e jo vdekjen

Me fal Azem pse nuk kam kohë të rri me ty

Bie shin në këtë ditë kur meteorologet thanë diell.

IM ZOT

Im Zot

Një jetë e bëra pa ty betejave

Cili më je sot.

Përmes cilës jetë më erdhe

Kur i duheshe lirisë si çlirimtar

U zhduke nga toka ime pa faqe të bardhë.

Tani çfarë më duhesh nëse veç u riktheve

As nuk më njeh nga fytyra ime e vrarë

Për varr mos më pyet sepse askush nuk ma di

A jetohet dhe a vdiset me kafka të huja në këtë shekull.

Kam mendue që vetëm sot vdiqet për atdheun

Unë paskna vdekur që një mijë vite jete

Dritë dhe diellin ka pesë shekuj që nuk di gjë për ta

Unë po jetoj për të vdekur apo po vdes për të jetuar.

Im Zot edhe unë e ti kemi qenë shumë më afër të vërtetës

Të dytë kemi jetue në një tokë të ndarë padrejtsisht

Unë vdisja për secilën betejë që e fitonim me ty

Ndërsa ti zhdukeshe edhe nga faqja e dheut e lëre më nga toka e jonë.

Çudi për njëqind masakrat e që shpirtrat e tyre iu rrëfyen yllit të Davidit

Unë mbeta duke shikue se si bëhen orë e çast vrasjet e demonëve

Dhe orët e liga janë rikthyer sebashku për t῾i numëruar varret pa emër

Jeto toka ime edhe pse sot kishte rënë shi që as Drini i bardhë nuk e mbajti.

ASGJË NGA ZOTNAT

Nëse një ditë rikthejnë zotnat

Tek unë dua të jetë dolli e gotës se kalorësit

Të lënë në gjysmë nga dashuritë e humbura

Hamletiane.

Errësirat më kalitën të di se cili jam

Kurrë nuk ju rrëfeva lirisë as ferrit

Isha dhe mbeta i njëjti kryeneq i krisur

Zbrita dhe u ngrita me emrin tim të harruar.

E harruam kur ishim të vetmit luftëtarë të lirisë

Dhe më të burgosurit e jetës dhe ndërgjegjes

Nën dhe mbi plumbat e armiqve e mbytnim frikën

Ku ndërroheshin vetëm emrat e patronëve të ferrit.

Ishim më shqiptarë se vetë toka e dielli

Bashkë me detin që përmbyste Titnikun e dhembjeve

Kështu të lodhur sa herë bënim kryq për tokën

Dhe kurrë nuk e kërkonim vrasësin e dritës.

Por, në liri e kam mendue të më qujnë Marie e Shotë

Jetën e vdekjen edhepse i kisha më vete

Kurrë nuk i kam takue të vrara nga betejat

Sot,përpos lutjeve të rri me engjëjt asgje mos më pyetni.

E VRARË

Eh,toka ime sa herë u bëra i krisur

Edhe njëqind herë nëse do vdisja

Varrin e kam pasur të dashur për atdheun

Pa asnjë çmim të jetës e di që do ma ruani.

Tani luftën time për tokën dikush e vrau

Një mijë herë edhe mua më vranë

Vetëm me plagët e kalorësit tim jetoj

Nganjëherë besoj se unë jam Promethe.

Sa herë i ujiti trëndafilat e kopshti tim

Ulëm dhe ju marrë erë dhe i pyes

Cili jemi më të vrarë në shpirt dhe në jetë

Por nuk do të vdesim as unë as ti trëndafil.

Unë i fala atdheut eshtrat dhe s῾di ku i kam

Ti trëndafil më qëndrove besnik me aromën e jetës

Të dytë jemi e vërteta dhe lutja e popullit tim

Në shpirtin e vrarë do e shkruajmë lirinë e qindra sokolave.

Një mijë vjet i paska jeta ime

Dhe nuk e dija për tokën

Që s῾ka një vend për mua

Ku të lutëm dhe të luftoj për ty.

FUQI PROMETHEU

Cila fjalë më ndalon

Ta shikoj jetën me sy atdheu

Me cilën gjuhë ngjaj në perëndi

Nga hyëj Promethe dua fuqi.

Deri kur lufta s´ka mbarim

Deri kur fjala s´ka tradhëtim

Deri kur trupin as varri s´ma njohu

Atdhe kurrë mos më thuaj ,ti largohu.

Sot lirinë e kam lënë trashëgim

Për të gjallët hyjneshës dhe Sokolit tim

Këta janë Gjergji dhe Marije Shllaku

Këmbëkryq sa mirë më rrinë krye oxhaku.

Ag

Ag e terr

I mbeta tokës besnik

Deri në frymën e fundit

Kur zjarrët ndizen vetë.

Ia lava sytë pranverës

Toka u bë loti im

Deri sa nuk di kush jam unë

Dielli ngjanë në fuqinë e zanave.

Relikt i shpatës se Gjergjit u shndërrova

Ka njëmijë vjet që u martova me motrën e atdheut

Të mos mbetët e vejë liria

Nuk e di kur do përfundon dasma e jonë.

Ag e terr

Mbetëmi kalorësit e Itakës sonë

Diellit ia laj borxhin

Dhe i lutem të më mbështjell

Kuq e zi.

Mua dhe varrin tim

Të ma bekoj me flamur.

TRISHTIM

Mos më thenqin

I çmendur

Kur mes thonjësh

Ç´mallkim hyri.

Eh,si më zu trishtimi.

Më nuk i besoj fjalës

Nëse nuk më rrri betejave

Të besës se dhënë

Vetëm për fitore.

Njeri duhet të vdes

Për lirinë

Ju vdisni.

Sot, dua të vdes unë

Vetëm për atdheun.

Lirinë merreni ju

Të gjallët pa liri.

Më mirë me rrënjet e mia

Po rri

Ku gjysh e stërgjysh

I kam

Me faqe të bardhë.

Ah,ndoshta vetëm në varr

Jam shqiptar.

PRAPË PROMETHE

Ecim

Ngritëm

Lartësitë s´kanë fund

As fillim.

Cila është jeta

Kur ecim

Pa këmbë të saj

Në tokë.

Në lapidare

Ngritëm

Me Diellin.

Ah,si paskanë ikur

Njerëzit

Tok po vdes

Nga vetmia.

Në udhëkryqe të jetës

E vura zemrën e vendlindjes

Të marrë frymë heroi

Të di orjentimin e betejave.

Vallë,a kam pasur ndonjëherë fitore

Të betejave për lirinë.

Apo vetëm një grusht dheu

Për varr.

Sot dikush ma humbi lirinë

Pse e barta tërë jetën

Plisin e babait.

Ah,asgjë nga fjala e shejtë

Prapë mbetëm udhëkryq.

Ndoshta lutja ime

Bëhet shërim plagësh

Të kem vetëm atdhe

A të ngritëm në Promethe.

S´DORËZOHEM

Nuk vras

Si më kanë vrarë

Këngët nepër legjenda

Mua më ngjajnë.

Nuk të dorëzoj

Oj tokë

Pasha nënë lokën

Pasha tokë e qiell.

Turp më vjen

Nga disa perandorë

Të rrejshëm.

Sa herë ma shkërdhyen

Atdheun

Me tokën e Zotit

Bëjnë tregti.

Herë e shesin

Më shumë e vrasin

E ndërrojnë me fytyra

Djajësh.

Atdhe nuk të dorëzoj

Të asnjë demonë

Edhe njëqind herë

Nëse vdes për ty.

ETIKË

Nëse nuk flet fare

Është etikë

Po fole

E mbyte veten

Pa të mbytur të tjerët.

Dhe po hype shkallëve të Diellit

Si unë dje me poetin Fran Tanushi

Është etikë.

Mbrëmë ishim në një pikë

Në një shkëmb të Gjergjit në Mirëditë

Kur Dielli ia fal rrezet pranverës

Edhe aty është etikë.

TË JETON POEZIA

Koha e poezisë deri ku shkon

Ka fund perëndimi i vrasjeve të saj

Dhe koha e njeriut që e krijon artin.

Heminguej nuk zhduket nga faqja e jetës

Jetojmë me kujtimet për Lasgushin e Serëmben

Dritë paqin hyjnitë dhe miqt e mij.

Mos e harrofsha as unë fjalën shqipe

T´i ruajmë miqt nga vrasësit e ferrit

Për të bukurën e ndezën botën.

Njeri sot a nesër duhet të vdes

Koha e poezisë apo unë

Më mirë vdekësha unë

Le të jetoj poezia.

GJUHA E SATANIT

(Paradox një njeriut gjysmë bishë)

Asnjëri nuk më njeh për gjuhën time

Nëse kam fotografi demonësh

Në njeri më sepaku ngjajë

Sikur nuk jam nga kjo tokë engjëjsh.

Dje isha më perandorë se vetë ata

Sot nuk ma zë goja se çfarë jam

Shetiti anë e mbanë faqes se dheut

Të gjithë më mendojnë se jam njeri.

Vetëm Zoti e di se kush jam unë

Dhe nëna kur më lindi dhe më rriti

Sot asgjë nuk bëhet nëse nuk vras

Mbas shpine kështu ma do fytyra ime.

A duron ma toka nga e shkel këmba ime

Sytë si më ngjajnë në krokodila

Ah,në këtë farë të këtij fisi jam shndërrue

Vetëm me Të Bukurën e Detit rri.

Nuk ka faj ky njeri për faqen e zezë të tij

Unë u bëra më bishë se bisha kur e ngritëm gotën bashkë

Ja tani bota sillet nepër bulevardet më kryeneqe të Satanit

Dhe heshtjes sime që s´kam më as fuqi të iku nga kjo farë e keqe.

TRËNDAFIL OSE ATDHE MBI VALËDETI

Valët e deti a të ujitin kur aty je tretur

Çdo mbrëmje kur dalin sebashku me yjet

Me mall lotësh të tokës se etur.

Për ty trëndafil dua të rri në pritje të lirisë

Nëse zotat kanë ngritur për ne gotën e dashurisë

Përgjithmonë fatin e ndaj me ëndrrën e lirë

Të tretur ku të dyve emrin dhe fatin na kishin marr

Pa kthim.

Sikur edhe fatëkeqësinë e ndamë njëjtë

Vetëm aromën e hyjnive e falim pa mbarim.

Buzëqeshjet i ruajmë nëse kemi beteja për lirinë

Me bajlozët e di serish do t´i kryqëzojmë shpatat.

Mos ke frikë nga deti Trëndafili im

Të gjitha hijet e zeza në natën e shejtë u vetëvranë.

Ti do të rilindësh persëri për hirë të gjuhës se Zotit

T´i bashkohesh tokës se shejtë dhe flamurit tënd kuq e zi

Betejat e shekujve na e lanë kujtim secilit brez shqipesh.

Sonte marr frymë nga fryma e jote trëndafil

Sepse i duhesh tokës dhe kohës sime

Ku ende nuk më janë varrosur eshtrat

Kur të ktheva serish në liri.

Tani të lirë trëndafil e ke rrugën për tek unë

Fjalën time do ta ruaj nga demonët dhe perandoritë e tyre

Prapë jam në luftë me perandorët që ma vranë atdheun .

Udhës se Kombit po i mbjellim lulet më të bukura të jetës

Për Trëndafilat e lirisë ndoshta një ditë bota e thot të vërtetën

Dhe në Natën e Zjarreve të Prekazit festojmë jasharisht

Me aromën e luftëtarëve të flamurit tim.

FRYMA E FUNDIT

Për mua dhe fisin tim

Kënga dhe lufta

Janë i njëjti udhëtim

Për ta mbajtur besën

Të gjallë.

Dielli

Më është fryma e fundit

Që ma mbanë në jetë

Fjalën e shejtë.

Zotnat

Nëse janë të fundit

Kur më goditën

Në emër.

Pse mbrojta

Fjalën

Dhe tokën

E grabitu

Fillimin

Dhe fundin e jetës

E lidha për ashtin

E tokës.

Frikën

Ia mbyta vetes

Deri sa këndoja

Betejave.

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Agim Desku, METEOROLOGËT, THANË DIELL

Ne dhe bienalja e arkitekturës në Venedik 2018

June 6, 2018 by dgreca

Nga Ylber Vokshi-  YLLI*/

Rëndësia e pjesëmarrjes së Kosovës dhe Shqipërisë  në këtë ndodhi të madhe ndërkombëtare që organizohet në Venedik, e  ku për çdo dy vjet shpalosen të gjitha të arriturave ma të reja në fushën e Arkitekturës në vendet e tyre është e madhe,e pa kontestueshme dhe duhet përkrahur pa rezervë, pasi po na mungon eksperienca dhe bashkëpunimi ndërkombëtar i domosdoshëm.  Nuk besoj që ka ndonjë dashamir të artit dhe arkitekturës i cili do të kundërshtonte pjesëmarrjen e shqiptarëve në një manifestim të rëndësishëm ndërkombëtar, si është Bienalja ndërkombëtare e arkitekturës në Venedik.

Ajo mbahet nga viti 1968 gjegjësisht1980,kur filloi të mbahet zyrtarisht ekspozita e arkitekturës,por qasja ndaj kësaj ndodhie sipas pikëpamjeve të mija profesionale ishte tërësisht e gabuar,ketë e tregon realiteti i jetës urbane në Kosovën e pas luftës dhe Shqipërisë post diktatoriale.

Kosova dhe Shqipëria po marrin pjesë në Bienalen e 16-të ndërkombëtare të arkitekturës në Venedik me moton – temën boshtore “Hapësirat e lira” (Free spaces).Të dy shtetet tona  po prezantohen me instilacionet e tyre. Prishtina me ekspozitën “Qyteti është gjithandej”,kurse Tirana me atë “Tirana Zero Space”. Deri sa Tirana me anën e një konkurrimi kombëtarë e përzgjodhi prezantuesin e vetë me synim që të shtrijë rrjetëzimin e  hapësirës zero si një element zhvillues i saj, Prishtina ashtu si në dy rastet e kaluara, pa konkurs e përzgjodhi ekipin që do të përfaqësoi Kosovën në këtë manifestim të rëndësishëm ndërkombëtar.

Kjo formë e punës në MKRS duhet ndërprerë përgjithmonë pasi përzgjedhja e ekipit me komisionerin dhe kuratorin e ekspozitës nuk iu ka nënshtrua kriterit të konkurrencës, që në raste të tilla është i domosdoshëm. Kjo formë e punës në Ministri direkt ndikoi në përzgjedhjen e prezantimit të Kosovës në Bienale. Skajshmërisht po i dëmton zhvillimet reale arkitektonike dhe urbanistike në Kosovën e pas luftës, edhe ashtu të dëmtuara dhe degraduara ekstremisht.

Moto dhe synimet e Bienales që nga themelimi janë të prezantohen të arriturat ma të reja në fushën e arkitekturës dhe urbanizmit, e jo të shmangen këto synime që po vërehen në punimet e përzgjedhura të disa shteteve pjesëmarrëse, që kishin shumë pak të përbashkët me arkitekturën. Kjo u vërejt edhe me ndarjen e shpërblimeve kryesore që i takuan Zvicrës,Britanisë së madhe,Portugalisë dhe Belgjikës. Interesantë dhe impresivë ishte punimi Portugez nga Porto, i cili për saktësinë e bashkimit të dy fotografive ajrore, që zbulon lidhjen thelbësore mes arkitekturës, kohës dhe vendit,u shpërblye me Luanin e argjendet.

Për këso prezantime të shteteve pjesëmarrëse kishte edhe kritika profesionale si ajo e Patrik Schumacherit, drejtorit të një prej studiove më të mëdha të arkitekturës së botë “Zaha Hadid”,i cili me të drejtë theksoi se ;  “Në vend që të informoheshim dhe të ballafaqoheshim me projektet arkitektonike më të mira dhe më inovative të dy viteve të fundit nga vendet e ndryshme, na u desh të vuanim edhe një herë, uzurpimin e pavijoneve “tona” nga kuratorët për të shpërndarë mesazhet e tyre dhe paraqitjen e vetes së tyre përmes instalimeve”.

I tillë ishte edhe pavijoni i Kosovës ku “glorifikohet” e kaluar e imponuar politike e viteve 90 – ta, posaçërisht në fushën e arsimit, dhe ndërlidhja e saj me situatën politike të “aparthejdit” të imponuar sllav. Pasojat e asaj forme të shkollimit ma së miri jemi duke i përjetuar sot dhe në dekadat e ardhshme, pasi nuk arritëm të aftësojmë gjeneratat e kohës me ”shprehi pune”. Çka është ma tragjike kjo formë e punës vazhdoi edhe në vitet e pas luftës, duke prodhuar kuadro specifike “analfabet funksional me diploma”apo duke krijuar  ”industri analfabetësh”. E këta ekspert po e udhëheqin dhe do ta udhëheqin shtetin e Kosovës në të ardhmen.

Çka ka lidhje kjo me temën e Bienales dhe trendet e reja në arkitekturë dhe urbanizëm apo me temën boshtore të Bianales –  “Hapësirat e lira” (Free spaces) ky prezantim i Kosves ?

Nuk jam ne dijeni se  ndonjëri pjesëmarrës nga Kosova apo Shqipëria,deri me tani a ka paraqitur ndonjë punim shkencor,apo kumtesë,lidhur me temën kryesore të bienales “Hapësirat e lira” (Free spaces),apo ishin atje vetëm si turist. Mendoj së një trajtim profesional i këtyre hapësirave nga aspekti urban dhe arkitektonik do të kishte zgjuar kureshtjen e pjesëmarrësve tjerë,pasi ajo se çka është duke ndodhur në Kosovën e pas luftës dhe Shqipërinë demokratike, kërkon hulumtime dhe studime serioze,pasi raste të tilla nuk ka askund në botën e civilizuar,posaçërisht keqpërdorimet me hapësirat e lira  të cilat po uzurpohen, tjetërsohen me të madhe, në të gjitha vendbanimet e jona,pasi në princip kanë qenë toka publike.

Në bienale kjo temë komplekse do të elaborohet në shumë aspekte shoqërore,sociale,filozofike etj,por ne do të duhej të merremi vetëm me aspektin elementar funksional pasi ka pasur shumë abuzime evidente në vitet e pas luftës.

Edhe dy fjalë për Ministrinë e kulturës të Kosovë,deklarata e Ministrit Gashi se : “Pavijoni i Kosovës në Venedik,ishte prezantim i suksesshëm i shtetit të Kosovës”,nuk përket me realitetin,ishte ofenduese për ata që i njohin rrjedhat kulturore në fushën e arkitekturës dhe trashëgimisë kulturore, që klasa politike, të cilës i përket edhe ai e ka krijuar në Kosovën e pas luftës.

Politik-bërësit duhet kuptuar një herë e përgjithmonë, se nuk harxhohen parat publike me tema shterpe që nuk kanë lidhje me arkitekturën e shekullit XXI që po zhvillohet te ne. Sipas tekave provincial tentohet të mashtrohet opinioni duke angazhuar tërë aparaturën propagandistike të shtetit,të ndërlidhura me dyshime për klanizim dhe familjarizim. Nuk duhet lejuar ma që të kemi këso prezantime formale në arenën ndërkombëtare,ashtu si kemi vepruar ketë herë.

Pjesëmarrja në ekspozitën e arkitekturës në Venedik qëllim duhet të kishte njoftimin e botës arkitektonike me të arriturat e Kosovës dhe Shqipërisë në arkitekturën bashkëkohore,e çka i ofruam ne botës,vetëm disa tendenca të dështuara që me anën e antenave satelitore ti tregojmë botës se ishim të izoluar. Pajtohem se ato sot pengojnë dhe duhet me i larguar nga objektet, pasi me prezencën e tyre prishin pamjen dhe dukjen e qyteteve tona. Ato në atë kohë ishin inovacion teknologjik i informimit për tërë regjionin e asgjë tjetër. Mos ta mashtrojmë veten duke u munduar të fshehim pa sukses realitetin tonë dhe identitetin tonë autokton arkitektonik dhe  urban, që e kemi degraduar skajshmërisht më veprimet tona.

Pjesëmarrësit tjerë përgatiten seriozisht për këto raste,mundemi edhe ne pasi kemi kapacitet profesionale,e jo të jemi vetëm temë e përqeshjeve si zakonisht. Ministria e kulturës edhe nëntëmbëdhjetë vite pas luftës i trajton problemet e trashëgimisë kulturore,që janë në kompetencën e saj,në mënyrën e vet specifike,dhe lejon “ekskursione” të tilla që nuk shkojnë në favor të shoqërisë kosovare.

Sa do të jenë aktivë pavijonet e jona deri në fund të ekspozitës në nëntor 2018 kur edhe mbyllet,mbetet të shihet në muajt në vijim,e të mos mbetet vetëm si ekskursion për shumicën e pjesëmarrësve në hapje solemne të pavijoneve tona.

Delegacioni i Kosovës u karakterizua me pjesëmarrjen e Kryetarit të Parlamentit, Zëvendës kryeministrit, Ministrit të Kulturës,Ministres së Planifikimit Hapësinorë,ku me e ditë sa Zëvendës ministrave, bashkëpunëtorëve profesional dhe shumë përcjellësve të tyre. Asgjë të keqe nuk ka në këtë pjesëmarrje të tyre,së paku e kanë vërejtur dhe kuptuar rëndësinë e arkitekturës dhe hapësirave të lira, që aq shumë janë keqpërdorur, uzurpuar  dhe po uzurpohen edhe me ndihmën e tyre në Kosovë dhe Shqipëri.

 

Prishtinë                                                                                      *arch. Ylber Vokshi-Ylli

04 qershor 2018         arkitekt i pavarur

                     ylberv@gmail.com

Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK) …

 

Filed Under: Analiza Tagged With: 2018, Bienalja e Venedikut, Ylber Voshi

VESHJET DHE VALLET SHQIPTARE PREZANTOHEN NE VERIUN E LARGET

June 6, 2018 by dgreca

1 suediNGA ANSAMBLI I VALLEVE TË QKSH ”MIGJENI”NË BORÅS TË SUEDISË U PREZENTUAN NË VERIUN E LARGËT TË EUORPËS VESHJA DHE VALLJA SHQIPE/

2 suedi

Nga Sokol Demaku/

Edhe pse veriu i largët i Europës, por edhe këtu sot ishte temperatura mbi 30 gradë celsiues edhe në këto vise, ishte një ditë plotë diell dhe me shumë vizitorë në qytetin pitoresk të Borås. Sheshi krysor i qytetit që nga orët e mengjesit gumzhinte nga vizitorë moshashë të ndryshme. Ishte interesante se në Shesh ka ditë zhvilloheshin aktivitete të ndryshme kulturore organizuar nga vet Komuna e Borås.

Organziatori ishte interesua që cdo gjë të jetë sa më mirë e organziuar dhe që prezentimi të jetë sa me dinjitoz për të gjithe ata që dëshirojnë që qytetarit boråsar në keto ditë vape ti prezentojnë dhe ta freskojnë nga kjo vapë e pa parë verore këtu në veriun e largët.

Ishte madheshtore ”Konventa e vallëzimt në Shesh” këtë vit që u mbajt nër lokacione të ndryshme të qyetit dhe mbledhte valle dhe vallëtar nga e gjithë bota. Sheshi krysor i qytetet ”Stoga Torget” gumëzhin nga vizitor, njerzit janë kureshtar të din më shumë cfarë sot ofron jeta kulturore këtu. Për një moment degjojmë zerin e të madhes këngëtare shqiptare në altoparlantet e vendosura në të katër anët e sheshit, zerin magjik të Liri Rasha me këngën e saj ”Oj fusha e Korabit”.

Sheshi sa vjen e mbushet me njerëz, kurreshtar cfarë muzike është kjo, në cfarë gjuhe këndohet.

Njeriu ndjehet krenar me këtë dhe me këto.

Është kënaqesi të jesh në një mes të tillë ku kultura, gjuha dhe muzika yte ka respekt.

Në shesh duken valltare të grupit suedez ”Marbo moves”, me valle të vjetra suedeze dhe një kombinim me bashkëkohoren që zgjoj kurreshtjen e të pranishmëve ne shesh. Ishte kenaqësi të ishe ne shesh, të ishe pjesë e një shfaqjeje dhe organzimi të tillë.

Koha ikën e me te sa edhe shtohet vapa dhe dielli polar edhe më shumë i ngre fitilin dhe temperatura arrin si duket ne 30 gradë celsius nga ora 12 e mes dites së kesaj të shtune të 2 qershorit 2018.

Në rrugën krysore ”Alegatan” njerzit kthejnë përqendrimin e tyre dhe fillojnë duartrokitje të panderprera, njeriu atje shef në levizje vallëtarët ansamblit të vallëve te Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni nga qyteti Borås të cilët në mënyrë madhështore prezentojnë veshjen tonë të bukru shqiptare dhe kulturën e begatë për vizitorët e rastit. Ata ecin me ngadal rrugës duke përshendetur masën.

Njerzit i përshendesin u bejnë me dorë, duartrokasin dhe janë kurreshtar të dinë se kush janë këta njerëz me keto veshje kaq të bukura dhe madhështore të cilët defilojnë rrugëve të qytetit Borås.

Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni kishte angazhuar personel që zotëron gjuhen suedeze dhe angleze që të jenë prezent në cdo pjese të sheshit dhe rrugëve ku parakalonin valltarët shqiptar që të spejgohet dhe jipen informacikone të duhura për vallën, shqipe, kulturën dhe traditën si edh kishte përgatitur një broshurë në mbi 100 egzemplar në gjuhën suedeze me informacione të bolshme për Shqipërin dhe Kosovën, historin, gjuhën, kulturën dhe traditën. Vërtetë njeriu të ndjehet mirë me gjëra të mira dhe me punë të mbara kur shef në dorë tek njerëz te vendeve të ndryshme të botës një informacion me plotë ndjenja për vendin nga ti vjen dhe e ke origjinën.

Ora 12;00 degjohen tingujt e vallës shqipe, në të katër anët e sheshit një duartrokitje frentike madheshtore për vallëtarët shqiptar anëtar të Ansamblit të vallëve të Qenres Kulturore Shqiptare Migjeni nga qyteti Borås, të cilët me tingujt e muzikes dhe vallës shqiptare prezentuan për publikun e shumtë veshjete tyre tradicionale shqiptare nga trojete ndryshme shqiptare, punuar për mrekulli nga stilistja Emine Hoti. Për të vazhduar më një rezentim të QKSH Migjeni dhe kulturës e traditës shqiptare për të pranishmit nga nënkryetari i QKSH Migjeni, shkrimtari, publicisti dhe përkthyesi i njohur Hamit Gurguri, i cili paraqitjen e tij e filloj me një përshendetje në mbi dhejtë gjuhë për arsye se në këtë qytet suedez fliten diku mbi 30 gjuhë botërore, cka bëri një jehonë dhe ai muar duartrokitje dhe shumë përgjigje ne gjuhë të ndryshme të botës.

Progarmi vazhdoj me prezentimine valles shqipe ku u fillua me Genen dhe Toponishten për të vazhdua me Vallen e Tropojes të cilen filluan ta luajnë dhe vizitorë rasti të cilët ishin në Sheshin e madh të qyteti Borås.

Pas përfunimit të përformancës anëtaret e Ansamblit të valleve të QKSH Migjeni bënë konatkte me të pranishëm të cilët ishin shumë të interesuar për të mesuar me shumë për kulturen shqipe, gjuhën shqipe, veshjen shqiptare dhe vallën e muzikën shqipe.

Takuam edhe shumë shqiptar që kishin ardhur në këtë evenement të madhe kulturor dhe kjo ishte kënaqesi.

Filed Under: Emigracion Tagged With: shqiptare, Sokol Demaku, Suedi, veshjet dhe vallet

Emfazë retorike për Ruzhdi Golen

June 6, 2018 by dgreca

Nga Gladiola Jorbus/

Krijuesi Ruzhdi Gole u rishfaq para miqve të librit, me veprat më të fundit “Klorofil frymor”(2017) e  “Inde dhe ishuj” (2018). Mund të themi se në panoramën çorientuese dhe trullosëse të eseistikës bashkëkohore, përfshirë këtu dhe aktualitetin shqiptar, frymon dhe ngrihet krenare, pena e poe – prozës  së autorit R. Gole.

Sipas meje, veçantia më e madhe e tij mbetet oksimoroni, i cili krijon marrëdhënie sintaksore me vdekjen, dashurinë, pikturën, qytetin, shqisat, braktisjen, jetën, limontinë dhe ka si qëllim parësor të transmetojë sensacione, ndjenja, impresione, deduktime e sentenca sofiste.

Ndërkohë që shfleton poe – prozën e poetit Ruzhdi Goles, ti ndihesh si një ortek në rrokullisje pasi diçka i ka lëkundur ekuilibrin e brendshëm; në një pulitje sysh, të shfaqet e tërë qenësia tokësore e hyjnore që – kur ke qenë një pikëz jete brenda në mitër e gjer në zhvillimin e deritashëm.

Nën ndikimin e “Klorofilit frymor”, energjia që përthithim nga drita goliane, herë na zhyt në dëshpërim, herë na hap dyert e parajsës, për t’u rrekur më pas në një spleen (alla Bodler) dyrrachian të epërm si një qiell mbi krye.

Eseistika e krijuesit Goles fsheh një botë të vogël, strehon aq shumë ndjesi dhe mbart aq emocione, sa të duket sikur po shfleton esse nga Artur Rembo, nobelistja Gabriela Mistral apo argjentinasja me origjinë hebreje Alejandra Pizarnik. Autori ynë shkruan në hapësira krijuese që tërheqin të vërtetën; ai e paraqet natyrën siç është, siç shihet, kurse botën, ashtu siç ndihet – nga kjo pikë ai ka të zhvilluar një karakter të fuqishëm përshkrues, me një fjalor që i jep jetë një kryevepre të ardhshme.

Ai e vesh Evën e tij dhe e zhvesh me vërtetësinë e gjykimeve të reja, dashuron thjeshtësinë njerëzore dhe provon në lëkurën e tij çdo muzg, agim, perëndim; çdo ëndërr, çdo moshë a stinë.

Është e qartë se ekziston një kontradiktë, madje e papajtueshme, nëse i japim veprës një kuptim thjesht formal “prozë poetike”, por duke kryer zgjerimin semantik të frazës, mund të arrihet në një përkufizim të  tipit “ prozë që jeton në brendësi të vargut”.

Ky do të ishte deklamimi në një formë të pazakontë i një zhanri letrar që – pavarësisht nga varieteti i saj – ka ruajtur tradicionalisht kafazin formal të vargut në pasigurinë e frymimit prozaik. Prania e elementeve tërësisht estetike, revokimi i dyshimit në ekzistencën e një entiteti të dallueshëm nga jo-letrarja dhe jo-artistikja, mosshfaqja e ngërçeve strukturore të perceptimit do të thotë një kthesë ekspresioniste në fuqizimin e kohezionit ose konsistencës tekstuale në të këtillë vepër.

Dhe në fund, emfaza retorike: Jeta që zhvillohet sot pareshtur, nën zhurmat shurdhuese, nën paqen e përgjakur, në qetësinë ushtuese të një bote klishe të amplifikuar nga mediat, a ia vlen vërtet të rrëfehet?! Gjithësia rrëkëllehet në meandret e meditimit. Ndërsa autori Ruzhdi Gole, me stoicizëm e talent, shkruan e përshkruan në një poe – prozë të harlisur dhe arrin të ruajë simultanisht, bukurinë dhe shëmtinë në faqet e saj.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: emfaze, Gladiola Jorbus, Ruzhdi Gole

Disa metoda natyrale për trajtimin e djegieve nga dielli

June 6, 2018 by dgreca

–Secili prej nesh ndjen kënaqësi kur rrezitemi në diell. Vitamina D që marrin nga dielli, mund të ndihmojë në shëndetin tonë të përgjithshëm. Megjithatë, ekspozimi i tepërt në diell mund të jetë dhe i dëmshëm. Qëndrimi gjatë në diell mund të shkaktojë rrudhje, djegie dhe dëmtim të lëkurës, si dhe mund të rrisë rrezikun për kancerin e lëkurës. /

Nga AJSHE LEKA/

Gjëja e parë që duhet të bëni në rast se keni djegie nga rrezet ultraviolet, është reagimi për të lehtësuar djegiet dhe dhimbjet që i shkakton djegia e lëkurës.

Këtu do t`i gjeni disa mënyra si mund t`i trajtoni këto probleme

1.Fillimisht bëni një dush të ftohtë me sapun, ndërsa për lehtësim të shtuar, bëni përzierjen e ujit me sodën e bukës, e cila ndihmon në lehtësimin e inflamacionit dhe kruajtjes. Ky kombinim reagon më mirë kur thahet vet në lëkurë, kështu që e lini të thahet vet në vend të fshirjes.

  1. Uthulla e mollës dhe uthulla e bardhe janë një zgjidhje tjetër që mund të jetë e dobishme. Përzierja e ujit të ftohtë të dushit me një filxhan uthull lehtëson dhimbjet nga djegiet në diell.

3.Një tjetër opsion, është një banjë me ujë të freskët prej 15-20 minuta. Pas kësaj, thajeni butësisht lëkurën tuaj me një peshqir të pastër, sepse fërkimi i lëkurës gjatë tharjes vetëm do ta irritojë më tej atë. Pasi të keni tharë lëkurën tuaj, lyejeni atë me një vaj natyral si vaji i vitaminës D. Lëreni lëkurën tuaj që të thithë këtë vaj për disa minuta dhe pastaj aplikoni një krem hidratues ose losion.

4.Nëse lëkura juaj është dëmtuar nga djegiet, atëherë vendosni diçka të ftohtë, por sigurohuni që këtë ta bëni në mënyrë të drejtë. Mbështilleni një shtresë akulli në një leckë të lagur dhe mbajeni mbi pjesën e djegur. Kjo do të absorbojë nxehtësinë nga lëkura juaj, do të ngushtojë enët e gjakut dhe do të zvogëlojë ënjtjen.

5.Metodë tjetër efektive është një përzierje e qumështit, ujit dhe akullit. Merrni një filxhan qumësht, 4 gota ujë, dhe disa kube akulli dhe duke e lagur një leckë të pastër, vendoseni atë në vendin e djegur për 15 deri në 20 minuta dhe përsëriteni këtë veprim çdo 2 deri në 4 orë. Proteina, yndyra dhe pH e qumështit kanë një efekt anti-inflamator në lëkurë.

6.Bëni një pastë me misër dhe ujë dhe aplikojeni direkt në vendin e djegur nga dielli, sepse vepron si antiinflamator.

7.Ashtu si qumështi, edhe kosi ka proteina dhe yndyra që mund të trajtojnë pjesë të djegura, për të lehtësuar dhimbjet. Për lehtësim nga dhimbjet, aplikoni kos në të gjitha zonat e djegura nga dielli, shpërlajuni pastaj në një dush të freskët dhe pastaj butësisht lyejeni lëkurën e thatë.

8.Ju mund të përfitoni edhe nga marule, e cila posedon vlera analgjetike. Ujin e marules, që më parë duhet të vlohet dhe pastaj të ftohet në frigorifer për disa orë,  aplikojeni për të lyer lëkurën e djegur me disa topa pambuku.

9.Opsioni më i drejtpërdrejtë është përdorimi i ujit të ftohtë me akull. Hidhni ujë dhe akull në një tas, legeni një leckë në të dhe vendoseni mbi pjesën e djegur. Përsëriteni këtë proces disa herë në ditë, për 10 deri në 15 minuta.

10.Pini shumë ujë për të ndihmuar në parandalimin e efekteve tharëse të një djegie nga dielli.

Konsumoni fruta dhe perime tjera hidratuese të cilat përfshijnë: bostan, pjepër, kastravecë, mana, grejfrut, mango, mollë, dardhë, portokall, kivi, boronicë, domate, speca, marule, mix sallatë jeshile, kungulleshka, karota, brokol, spinaq, jogurt dhe supë me perime dhe mish pule. Të gjitha këto ushqime hyjnë në listën e ushqimeve dehidratuese të cilat do të ju ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes nga djegiet. 

KËSHILLË:

  • Aplikoni kremra kundër rrezeve të diellit rreth 30 minuta para se të dilni jashtë. Edhe nëse dielli është i mbuluar me re, vendosni syze të diellit, kapelë dhe mbrojeni lëkurën tuaj me veshje. Rrobat ofrojnë nivele të ndryshme të mbrojtjes nga UV. Këmisha me mëngë të gjata, pantallona të gjata, apo funde të gjata, mbulojnë pjesën më të madhe të lëkurës dhe janë mjete të mira mbrojtëse. Ngjyrat e errëta në përgjithësi sigurojnë më shumë mbrojtje se ngjyrat e lehta.
  • Disa djegie janë thjesht shumë të rënda për t’u trajtuar në shtëpi, prandaj duhet të konsultoheni me mjekun nëse keni të përziera, të dridhura, ethe, dhimbje të mëdha, plogështi të përgjithshme, pjesë të zbehta të purpurta ose kruajtje intensive. Duhet të jeni të vetëdijshëm se, nëse djegia duket se po përhapet, mund të keni një infeksion që e përkeqëson gjendjen tuaj.
  • Ju gjithashtu duhet të kontaktoni mjekun tuaj nëse jeni duke marrë medikamente me recetë. Ka një shans që ato të ju bëjnë me të ndjeshëm. Disa ilaçe, si antibiotikë, qetësues dhe medikamente antifungale, kontraceptivët oral, diuretikët, barnat për diabetin mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj diellit dhe të shkaktojnë reagime.
  • Mënyra më e sigurte dhe shumë e rëndësishme për të kufizuar ekspozimin ndaj rrezeve ultraviolet, është të shmangeni daljen direkt në diell për kohë më të gjatë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nga ora 10 deri në orën 16, kur rrezet UV janë më të forta.
  • Mos bëni të njëjtin gabim dy herë. Nëse jeni djegur nga rrezet e diellit, nevojitet një kohë prej 3-6 muaj që lëkura juaj të kthehet në normale. Kur të keni një djegie nga dielli dhe shtresa e lartë e lëkurës fshihet, lëkura e re e ekspozuar është më e ndjeshme se kurrë. Kjo do të thotë që ju do të digjeni edhe më shpejt se sa që jeni djegur më parë, nëse nuk jeni të kujdesshëm.

 

…………………………..

Autorja është konsulentë për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe  

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ajshe Leka, djegiet e diellit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT