• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2020

HEROJT’ E 2 PRILLIT 1991

April 2, 2020 by dgreca

BOTEN  E  SHKALLMON  HARRESA!/

Nga Fritz RADOVANI/

2 PRILL 1991 – MASAKRAT KOMUNISTE NUK KANË KURR AUTOR!/

AUTORËT E  VRASJEVE JANË “HERONJË” TË PAPREKSHEM! 

ATA MBROHEN NGA LIGJI I GJENOCIDIT DHE KUSHTETUTA T… 

SHQIPNIA I SIGURON EDHE “TITUJT” E DHANUN NGA AKADEMIA… 

U pat fillue një gjyq… E pritej me fillue prap tjetri… Po, u la per ma vonë! 

Shumë prej atyne vrastarve që atë ditë të zezë të 2 Prillit në Shkoder, patne shkrepë armët barbare mbi 93 persona, tue lanë kater djelmë të rij të vdekun, para qendres terroriste të komitetit PPSH së Shkodres, sot nuk jetojnë, po persa kohë ishin gjallë, vetem zi e ma zi i sollen Atdheut! 

Shqipnia sot ata monstra i ka në të gjitha qoshet e veta, madje edhe disa nga fëmijtë e tyne, i ka angazhue në armen terroriste të sigurimit shtetit. Te vriten njerzit e pafajshem diten per diell e mos të dënohet askush, kjo nuk besoj se ngjet në ndonjë tjeter vend të Botës… Të pakten formalisht! 

Sigurisht, dënimi i vrastarëve barbarë nuk pritet nga “Rilindja” e sotme, po as harresa e Atyne Djelmëve Heronjë, nuk i takon opozitarve që rrijnë e shikojnë duerkryq prej dritareve të kafeve në Shkoder… As nuk dij me e kuptue se ku kullosin gjithë ato parti “politike”, që nuk kryejn asnjë nga angazhimet e veta para zgjedhjeve atje. Ndonjëherë mendja më shkon perkeq: “A thue të gjithë të persekutuemit politik të Shkodres janë pajtue me korrupsionin dhe poshtersitë antinjerzore të drogamanve socialist?!”

Edhe kjo më duket e pabesueshme! Që sigurimi i shtetit në Shkoder ka vu të gjitha metastazat e veta kunder “Shkodranve demokratë”, per këte sot unë nuk kam asnjë dyshim, po që në Shkoder, mos me u kujtue dhe mos me u nderue Ata Atdhetarë antikomunistë që dhane edhe jeten per Atdhe këte, e tham pa pikë mëdyshjet: “Nuk mund t’a besoj e, as t’a pranoj!” 

Shkoder! Mos u pajto me “harresen”.., turpin e socialistave komunistë! 

            Melbourne, 2 Prill 2020.

Filed Under: Komente Tagged With: Kujtese

Pandemia e murtajës së zezë në mesjetë

April 2, 2020 by dgreca

NGA ILIR HASHORVA/

Midis viteve 1346 dhe 1350 u përhap një sëmundje e tmerrshme në Europë, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. 

Në tetor të vitit 1347, në shumë anije tregtare që kishin ardhur nga Deti i Zi dhe kaluan nga Gjenova për në Mesina, në Sicili, njerëzit ose arrinin të vdekur, ose të sëmurë rëndë me një sëmundje misterioze. Ajo sëmundje u quajt murtaja e zezë ose vdekja e zezë, sepse viktimave u dilnin në trup njolla dhe puçrra të fryra të zeza me madhësi gati të një veze. 

Në fshat, sëmundja shuhej pas rreth gjashtë muajsh, kurse në qytete zgjaste më shumë. Ajo pakësohej në dimër por rishfaqej në pranverë. Në Europë, nga një popullsi me rreth 80 milionë banorë në atë kohë, mendohet të kenë vdekur një e katërta e tyre, ose rreth 20 milionë njerëz. Nuk kishte më vend në varreza. Papa Klementi IV shenjtëroi ujërat e lumit Rhon në Francë, në mënyrë që kufomat e hedhura në ujërat e tij të konsideroheshin të varrosura sipas riteve fetare të krishtere.

Libri “Dekameroni” i Bokaços lidhet pikërisht me këtë pandemi. Në atë kohë Firencja u përfshi nga kjo sëmundje e tmerrshme, e panjohur e ngjitëse dhe shtatë vajza e tre djem, për të shpëtuar prej saj, vendosën të linin qytetin dhe të shkonin larg në rrethinat e tij, të rrinin aty për njëfarë kohe dhe, për t’u zbavitur e për të shkuar kohën, vendosën që secili prej tyre, gjatë ditëve të qëndrimit aty, të tregonte nga dhjetë rrëfenja, nga një për çdo ditë, për shokët e tij. Të dhjetë ditët që do të tregoheshin ato rrëfenja larg qytetit, i japin edhe titullin kësaj kryevepre botërore që quhet “Dekameron” e që në greqisht do të thotë dhjetë ditë. Kjo vepër u shkrua nga Bokaçoja gjatë dhe pas kësaj pandemie dhe u mbarua rreth vitit 1353. Po jap një pjesë të shkurtër nga ky libër që është në proces botimi dhe që së shpejti do të dalë në formën e tij të plotë, i përkthyer nga Ali Hashorva këtu e afro 70 vjet më parë. Ja pjesa që tregon fillimin e pandemisë:

Them, pra, se një mijë e treqind e dyzet e tetë vite kanë shkuar qysh prej kohës së mishërimit frutdhënës së të birit të Perëndisë, kur ra murtaja vdekjeprurëse në Firencen madhështore, një nga më të bukurat qytete të Italisë. Shkakun e përhapjes së kësaj sëmundjeje ose duhet ta kërkojmë në ndikimin e trupave qiellorë, ose në zemërimin e drejtë të Perëndisë, që ndofta ka dashur të na ndëshkojë për veprat tona të këqija. Kjo sëmundje, ca vjet përpara, ishte përhapur në anët e Lindjes, duke shkaktuar vdekje të panumërta në çdo vend. Pastaj, duke u kaluar pak nga pak nga njëri vend te tjetri, arriti gjer në Perëndim me pasoja të tmerrshme.

Këtu, thuajse në fillim të pranverës së vitit të sipërtreguar, filluan të shfaqeshin rrjedhimet e saj të hidhura në mënyra të tmerrshme dhe të çuditshme. Nuk vlejtën as urtësia, as masat e mara. Më kot njerëz të posaçëm pastronin qytetin nga ndyrësitë, më kot u ndalua hyrja e të sëmurëve në qytet, më kot u dhanë këshilla të shumta për ruajtjen e qytetit. Jo vetëm këto, por nuk ndihmuan as lutjet e shumta e të përvuajtura drejtuar Perëndisë, jo një herë, po kushedi sa herë prej besimtarëve, qoftë me anë procesionesh, qoftë me mënyra të tjera. Këtu kjo sëmundje u shfaq në fillim të pranverës në mënyrë të ndryshme nga ç’ishte shfaqur në Lindje. Aty, të dalët e gjakut nga hundët ishte një shenjë që tregonte vdekjen e sigurt, ndërsa këtu, në fillim të sëmundjes, pa dallim, si burrave dhe grave, u shfaqeshin ca xhumba të mëdha nëpër shalë ose nën sqetulla, disa prej të cilave ishin sa një mollë e zakonshme, disa sa një vezë, disa më të mëdha e disa më të vogla. Në pak kohë e sipër këto xhumba të mëdha, që populli i quante lunga, përhapeshin në tërë trupin. Kjo sëmundje e tmerrshme nuk shfaqej kurdoherë me të njëjtat simptoma. Ngandonjëherë shfaqej edhe me njolla të zeza, ose të zeshkëta, që u dilnin më të shumtëve, kujt të mëdha e të rralla, kujt të vockla e të dendura nëpër llërë, nëpër kofshë dhe pastaj në tërë trupin. Këto njolla, si dhe lungat që thamë, ishin shenjat e vdekjes së afërme.

 Për të shëruar këtë sëmundje, nuk vlenin as këshillat e mjekëve, as barnat. Kjo sëmundje ose ishte e pashërueshme prej natyre, ose mjekët me pazotësinë e tyre (përveç mjekëve profesionistë qenë dhe një numër i madh burrash e grash që e ushtronin këtë mjeshtëri pa ditur kurrë më parë se ç’qe mjekësia) nuk ishin në gjendje të gjenin nga se rridhte, le pastaj ta shëronin. Prandaj ishin të paktë ata që shëroheshin dhe shumica, mund të them tri ditë pas shenjave të përmendura, a pak më parë, a pak më pas, vdisnin dhe në më të shumtën e herëve pa pasur as ethe, as ndonjë simptomë tjetër.

Kjo sëmundje u bë dhe më e tmerrshme kur, nga të sëmurët u ngjitej të shëndoshëve që kujdeseshin për ta, pikërisht ashtu si përhapet zjarri kur i afrohen sende të thata ose me lyrë. Lëngata shkoi edhe më tej: mjaftonte një njeri të fliste ose të rrinte me një të sëmurë, që të molepsej prej tij. Mjaftonte që ai të prekte rrobat ose çfarëdolloj sendi që kishte prekur ose përdorur i sëmuri, dhe të humbte jetën bashkë më të.

Do t’ju tregoj një gjë të çuditshme që as unë s’kisha për ta besuar, sado të besueshëm të ishin ata që do të ma kishin thënë dhe s’do të kisha guxuar ta përshkruaja, po të mos e kisha parë vetë e me shumë të tjerë.

Them se kjo sëmundje ngjitej në mënyrë të çuditshme nga njëri te tjetri. Jo vetëm njeriu ia lëshonte njeriut me lehtësi të madhe, po çka është më  çuditshme, mjaftonte një send çfarëdo i të sëmurit, ose i ndonjë të vdekuri, që ta ngordhte aty për aty çfarëdo kafshe që ta kishte prekur atë send. Një ditë, siç thashë më sipër, pashë me sytë e mi një gjë të tillë: dy derra, duke parë leckat e një të vdekuri prej kësaj sëmundjeje të hedhura në rrugë, sipas zakonit të tyre, u lëshuan mbi to duke i trazuar me turi e me dhëmbë dhe pastaj i përplasën në fytyrë. Dhe, pa kaluar shumë kohë, si erdhën dy tri herë rrotull me konvulsione, ranë të dy të ngordhur mbi lecka, sikur të ishin helmuar.

Nga ngjarje të këtilla e nga shumtë tjera si këto edhe më të tmerrshme, u hyri një frikë e madhe në zemër të gjithë atyre që kishin shpëtuar nga vdekja, saqë të gjithë, pa përjashtim, shikonin si e si t’i braktisnin të sëmurët në mëshirën e fatit bashkë me plaçkat e tyre dhe të mërgoheshin syresh sa të ishte e mundur më larg, duke bërë kështu të mundur, të paktën, të shpëtonin jetën e tyre.

Kjo pra ishte murtaja e zezë që fillon e përshkruan Bokaçoja. 

Por kjo sëmundje, përveç atyre që u mori jetën, pati pasoja shumë të rënda për hebrenjtë, të cilët në atë periudhë të historisë, sikurse edhe herë të tjera, fajësoheshin për të gjitha të këqijat që i binin njerëzimit.         

Fillimisht shumë njerëz e konsideruan atë sëmundje si një dënim nga Zoti dhe të krishterë, hebrenj dhe myslimanë luteshin dhe agjëronin që të purifikoheshin dhe të shpëtonin. Më pas, siç ndodh shpesh në fatkeqësi të ndryshme dhe për to kërkohen dhe “gjenden” fajtorët, të krishterët akuzuan hebrenjtë. Për ta u tha se kishin helmuar puset dhe burimet e ujërave dhe ndaj tyre filloi një goditje e egër që përfshiu të gjithë Europën. U tha se hebrenjtë kishin përzier dhe zier bretkosa, hardhuca, merimanga e zemra të të krishterëve, pastaj lëngun e kishin tharë, e kishin kthyer në pluhur dhe me të kishin helmuar ujërat.

Në shtator të vitit 1348, zyrtarët në Savojë ishin të parët që akuzuan hebrenjtë për helmimin e ujit. Të gjithë hebrenjtë e qytetit u arrestuan dhe pasuria e tyre u konfiskua. Nën mundimin e torturave, disa hebrenj pranuan se kishin helmuar burimet dhe puset e ujit për të përhapur murtajën e zezë dhe njëmbëdhjetë prej tyre u dogjën të gjallë. Ajo që filloi në Savojë, u përhap edhe në qytete të tjera. Hebrenjtë kapeshin dhe hidheshin në zjarr. Ndonëse Papa Klementi II u përpoq të ndalte vrasjet, duke thënë se hebrenjtë po sëmureshin njëlloj si të tjerët, sulmet ndaj tyre nuk pushuan.  Edhe kur u gjet se sëmundja përhapej nga pickimi i morrave dhe pleshtave që më parë kishin jetuar në minj të infektuar, faji vazhdoi t’u binte  hebrenjve.  

Kjo, pra, ishte pandemia e mesjetës e shekullit të katërmbëdhjetë dhe kështu u kalua kjo: midis besimit fetar dhe injorancës, me dëme të mëdha njerëzore. Sot, në shekullin e njëzetenjëtë, në pandeminë e koronavirusit, jemi në tjetër situatë: mjekësia ka bërë përparime të jashtëzakonshme, ndërsa populli ka tjetër kulturë, tjetër përvojë dhe të tjera mundësi. Gjendja është serioze, por jo e pashpresë. Disiplina, zbatimi i rregullave të dhëna, është kushti kryesor në dorën tonë, të popullit, për kalimin e saj, ndonëse me mundim, por me sa më pak humbje.                           

Filed Under: Histori Tagged With: Ilir Hashorva

KRYEMINSTRI PRET GJENERALIN E KFOR-it

April 2, 2020 by dgreca

-FORCA E SIGURISË SË KOSOVËS ME GJENDJE GATISHMËRIE/

Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major, Michele Risi/

Prishtinë, 2 prill 2020– Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, në kuadër të takimeve të rregullta, priti sot në zyrën e tij Gjeneral Major, Michele Risi, Komandant i KFOR-it në Kosovë, dhe këshilltarin e tij politik, Andrea Angeli, me të cilët diskutuan mbi gjendjen e sigurisë në vend me rastin e përhapjes së virusit Corona, dhe masave të vazhdueshme që Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë COVID-19.

Komandanti Risi, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin mes Qeverisë dhe KFOR-it dhe gatishmërinë për ta thelluar atë. Ai nënvizoi se përballë sfidës me të cilën po ballafaqohemi, bashkëpunimi ndërinstitucional është i patjetërsueshëm dhe se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët.

FORCA E SIGURISË SË KOSOVËS ME GJENDJE GATISHMËRIE/

-Kryeministri në detyrë, Albin Kurti vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, u prit nga Ministri i Mbrojtjes në detyrë Anton Quni: Shteti i Kosovës dhe FSK-ja nuk kanë aleat më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rrugën e ndërtimit dhe forcimit të kapaciteteve tona mbrojtëse/

-FSK-ja Ushtri e Kosovës vazhdon edhe më tutje me gjendjen e gatishmërisë së nivelit 2, duke qenë gjithmonë e gatshme të mbështesë autoritetet civile të vendit në përballje me pandeminë COVID-19 dhe nevojat tjera/

PRISHTINË, 2 Prill 2020-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ Këtë paradite, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, vizituan Ministrinë e Mbrojtjes, ku takuan ministrin në detyrë, Anton Quni, zëvendësministrin, Enver Dugolli, Komandantin e FSK-së, gjeneral-lejtnant, Rrahman Rama dhe ushtruesin e detyrës së Sekretarit,  Faruk Gecin.

Fillimisht vizituan Ministrinë ku të gjithë diskutuan gjerë e gjatë për avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me misionin dhe detyrat sipas ligjeve të aprovuara në Parlamentin e Kosovës. Përgatitja sa më e mirë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, është elementi kyç i ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon. Shteti i Kosovës dhe FSK-ja nuk kanë aleat më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rrugën e ndërtimit dhe forcimit të kapaciteteve tona mbrojtëse. Projektet e shumta të përbashkëta me ShBA-të dhe ushtrinë e saj, që nga përgatitja dhe shkollimi i oficerëve dhe nënoficerëve, deri te ato kapitale si pajisje me armatim, janë përcaktim yni strategjik dhe nuk do ndalen për asnjë moment.  

Qeveria në detyrë e Kosovës, edhe në këtë kohë krize me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19, do të përkrahë pa rezervë projektet e planifikuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, duke qenë falënderues edhe ndaj partnerëve tanë strategjik për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të sinqertë. Kryeministri në detyrë Kurti, vizitoi edhe Qendrën Operative të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së ku u njoftua për masat dhe veprimet e marra për luftimin e virusit Corona dhe për kontrollimin e tërë hapësirës administrative të Republikës sonë.

 FSK-ja vazhdon edhe më tutje me gjendjen e gatishmërisë së nivelit 2, duke qenë gjithmonë e gatshme të mbështesë autoritetet civile të vendit në përballje me pandeminë COVID-19 dhe nevojat tjera, thekson njoftimi i dërguar nga  Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Ndërsa, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka dërguar këtë njoftim:

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti i shoqëruar edhe nga Ministri  i Financave dhe Transfereve në detyrë, Besnik Bislimi,  vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së në Prishtinë.

Ai u prit nga Ministri i Mbrojtjes në detyrë Anton Quni i shoqëruar nga zëvendës Ministri i Mbrojtjes Enver Dugolli, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, U.d. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes Faruk Geci dhe Shefi i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së gjeneral brigade Jeton Dreshaj.

Në fillim, Ministri Quni falënderoi kryeministrin Kurti për vizitën dhe e njoftoi në pika të përgjithshme për nivelin e gatishmërisë operacionale dhe veprimet e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në mbështetjen e autoriteteve qendrore dhe lokale civile në përballimin e situatës së krijuar pas pandemisë së COVID-19. Gjithashtu, Ministri Quni, e njoftoi me objektivat afatshkurtër dhe afatgjatë të Ministrisë së Mbrojtjes me fokus në rrugën përpara të realizimit të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit të FSK-së në kuadër të procesit të tranzicionit të saj.

Duke shprehur mirëkuptimin e plotë në fokusin aktual të Qeverisë pas situatës emergjente nga COVID-19, ai theksoi nevojën e mbështetjes qeveritare në përmbushjen e këtyre objektivave të dimensionit të interesit shtetëror për të arritur në stadin e formësimit të plotë të forcave tona për përmbushjen e misionit të saj kushtetues dhe ligjor për mbrojtjen e territorit dhe pjesëmarrjes në operacionet ndërkombëtare paqeruajtëse. Ministri Quni gjithashtu e theksoi rolin e jashtëzakonshëm dhe të pazëvendësueshëm të SHBA-së dhe partnerëve tjerë në të arriturat e deritashme dhe projektet për të ardhmen duke mundësuar që FSK të jetë forcë profesioniste, bashkëkohore dhe e ndërveprueshme me standardet e vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s.

Në anën tjetër, Komandanti i FSK-së, e njoftoi Kryeministrin Kurti me të dhëna konkrete për objektivat operacional të FSK-së, programet dhe projektet kryesore të planifikuara për periudhën vjetore dhe afatmesme që determinojnë stadin e zhvillimit dhe operacionalizimit të plotë të aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të planifikuara me mbështetjen e aleatit tonë kryesor, SHBA-së dhe partnerët tjerë sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit. Me qëllim të përmbushjes së këtyre objektivave operacional, Gjeneral Rama kërkoi nga Kryeministri Kurti dhe Ministri Bislimi mbështetjen financiare qeveritare dhe lehtësimin nga barrierat procedurale administrative për procedimin me kohë të projekteve të veçanta të mbrojtjes.

Nga ana e tij , Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për lidershipin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, për angazhimin dhe kontributin e veçantë në përballjen aktuale me COVID-19, si dhe shprehu zotimin për përkrahjen e plotë në të gjitha aspektet dhe drejtimet të FSK-së, në realizimin sa më të suksesshëm të procesit të tranzicionit, si një ndër objektivat edhe të programit qeveritar të vendit.

Mbështetje të plotë për të gjitha projektet e planifikuara të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, në proces dhe për të ardhmen, siguroi edhe Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi i cili gjithashtu premtoi që do të angazhohet me prioritet të lartë, për lehtësimin dhe eliminimin e të gjitha barrierave procedurale administrative për projektet përkatëse.

Vizita e Kryeministrit Kurti vazhdoi në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, respektivisht në Qendrën Operative të FSK-së, ku u pritë nga ana e Shefit të Stafit të SHP FSK-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj me bashkëpunëtorë. Me këtë rast, gjeneral Dreshaj prezantoi në pika të shkurtra, punën dhe procedurat standarde të aplikuara të Qendrës përkatëse, veprimet e deritashme të Forcës për Detyrë si dhe kurset e veprimit të përgatitura për të ardhmen.

Pas takimeve,  kryeministri Kurti dhe ministri Quni me delegacionet  e tyre drekuan në kuzhinën e kazermës së FSK-së, duke respektuar masat e përcaktuara për parandalimin e COVID -19.

Filed Under: Kronike Tagged With: FSK, General I KFOR-it

24 ORËT NGA BETEJA KUNDËR COVID-19

April 1, 2020 by dgreca

New York, 1 Prill 2020-Bota kaloi sërish një 24 orësh të vështirë kundër Coronavirusit. Numri i të infektuarëve total po synon një milionshin(deri mbrëmjen e së mërkurës shifra e raportuar ishte 935.431, ndërkohë të gjitha shtet së bashku kishin arritur të shëronin 193.259 persona, ndërsa vdekja ka rrëmbyer 47,194 viktima. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë vendin e parë për numrin e të infektuarëve me 215.020 persona, ndërsa ka arritur të shërojë 8,778 pacientë, dhe deri mbrëmjen e së mërkurës kishte shënuar 5,005 të vdekur.

 Beteja do të jetë e ashpër. Këtë e parashikoi edhe Shtëpia e Bardhë, tek u tha se 100 mijë deri në 240 mijë njerëz do të vdesin në SHBA, edhe nëse vazhdojnë të ndiqen rregullat e rrepta të distancimit social. Madje u tha se nëse nuk do të ishin marrë masa shtërnguse viktimat mund të kapnin shifrat 1,5 deri në 2 milion njerëz. Kordinatorja e betejës kundër COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë Dr Deborah Birx tha se dyjavshi që kemi përpara do të jetë i vështirë dhe trajektorja e vdekjeve do të njohë rritje, por detyra jonë është që të marrim masa të forta, për ta ulë numrin e vdekjeve.

      Presidenti Donald Trump Trump paralajmëroi amerikanët se duhet të jenë të përgatitur për ditë më të vështira në betejën kundër koronavirusit. 

“Dua që çdo amerikan të jetë i përgatitur për ditët e vështira që na presin. Do të kalojmë dy javë të vështira dhe pastaj shpresojmë, siç parashikojnë edhe ekspertët, do të fillojmë të shohim dritë në fund të tunelit. Por do të jenë dy javë shumë të dhimbshme, shumë, shumë të dhimbshme”, tha presidenti. 

Pesha kryesore e epidemisë në SHBA vazhdon të mbetet në New York. Pasditen e së Mërkurës të 1 prillit, është raportuar se shifra e të infektuarëve në shtetin e New Yorkut ka shkuar në rreth 83.901 të infektuar, ndërsa numri i viktimave rrok shifrën 2.219.  Shteti i New Jersey-t renditet i dyti me 22.225 të infektuar dhe 355 të vdekur, Michigani ka regjistruar 9,334 të infektuar pozitive me COVID-19 me 337 viktima, California 9,807 të infektuar dhe 213 viktima, Washingtoni ka 5,895 të infektuar dhe 254 viktima, Louisiana 6,424 pacientë të infektuar dhe 273 viktima, Illinois 6,980 të testuar pozitivë dhe 141 viktima, Florida 7,773 të infektuar dhe 101 viktima, Massachusetts 7,738 të infektuar dhe 122 viktima etj…Le të presim me shpresë 24 orët e ardhshme.(Dielli)

Filed Under: Featured Tagged With: Beteja me COVID-19

The list of those who won’t get a $1,200 stimulus check is growing — and includes some surprising groups 

April 1, 2020 by dgreca

Americans on Social Security now have to file a tax return to receive a stimulus check. Most high school seniors and college students won’t get any money at all.

By  Heather Long / *

April 1, 2020- The Trump administration is requiring Americans who receive Social Security to file a tax return to receive their $1,200 economic stimulus payment, an added step that is causing confusion and could prevent millions from easy access to relief.

Many lawmakers and advocates for the poor say filing a tax return shouldn’t be necessary for people on Social Security because the government already knows how to send this population monthly checks. The $2.2 trillion aid legislation, passed in response to the coronavirus pandemic, said that if someone has not filed a 2019 or 2018 tax return, the U.S. Treasury should get their information from Social Security, if applicable.

But, the Internal Revenue Service posted a notice on its website on Monday instructing Social Security recipients who do not normally send in a return to file a “simple” tax return, which will be available soon.

“People who typically do not file a tax return will need to file a simple tax return to receive an economic impact payment,” the IRS said. “Low-income taxpayers, senior citizens, Social Security recipients, some veterans and individuals with disabilities who are otherwise not required to file a tax return will not owe tax.”

A request to IRS and the Treasury Department for comment about the discrepancy was not returned. Democrats and some Republicans are upset that the Trump administration isn’t doing more to help ensure that as many Americans as possible get these payments during this national health emergency.

Forty-one Democratic senators sent the White House a letterWednesday asking why the Trump administration is placing this “significant burden” on senior citizens and the disabled. GOP Sen. Josh Hawley of Missouri called it “ridiculous.”

* The Washington Post

Filed Under: Analiza Tagged With: 200 stimulus check, The list of those who won’t get a $1

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT