• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2021

JULIA GJIKA-SOFRA E DIELLIT…

January 23, 2021 by dgreca

EDHE NJEHERE PER FLAMURIN QE DUAM!/

Toka ime, toka jote,

në gjoksin tënd flenë trimat,

edhe 400.000 që vrau Pandemia.

Asnjë nga të ikurit nuk humbet,

është një flamur që për ata na flet.

20 Janar, 2021, erë, ciknë

qëmton dëborë, pak diell,

mes reve gri, hyn e del.

Nga gjithë c’pamë e dëgjuam,

në këtë datë historike,

ajo që mbeti në sytë tanë

ishte flamuri,

pa asnjë ndryshim:

po ato yje,

po ato vija të gjëra

të bardha e të kuqe,

po ato udhë të lirisë,

po ai flamur,

për të gjitha racat në Amerikë.

Cfarë mbeti në kujtesën tonë?

Era që shkonte e vinte

kthehej në këngë,

valëvitjes së flamurit i këndonte

Rrezja që zbriste nga qielli

puthte yjet, shkrihej bora,

Asgjë s’ka ndryshuar në atë flamur.

Qeveritë ndrohen, njerëzit po ashtu.

Pandemia u dha maskat.

Nën ritmin e një muzike,

që zbret nga qielli

flamuri që duam,

i papërlyer

përcjell njerës, presidente,

stinë,vite, shekuj

nën valë brohoritjesh,

krenar qëndron.

1 / 21/ 2021

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Julia Gjika, Per Flamurin qe duam

Maks Rakipaj:Biri i armikut…

January 23, 2021 by dgreca

-Maks Rakipaj rreth romanit “Filius hostis ovvero il figlio del nemico” të Shpend Sollaku Noè-së.-*/

Kështu titullohet romani i botuar në Itali i shkrimtarit shqiptar Shpend Sollaku Noé. Ngjarjet e romanit përfshijnë periudhën kohore 1978-1982, shumica në qytetin magjik të Beratit.

   Ditët e fundit të korrikut të atij viti një ndodhi e pazakontë: mijra lakuriqë e nate fluturojnë në mes të ditës nëpër qytet.

   Të tjerë lakuriqë nate-njerëz ecin rrugëve të qytetit duke tmerruar njerëzit e zakonshëm, që kanë frikë të flasin, të thonë çka mendojnë, madje dhe të mendojnë.

   Janë një grup shokësh: Venetik Kazazi, Lindit Kapinova, Grigor Nasta dhe një vajzë: Jurka Milankoviç.

   Protagonist i romanit është Venetiku, bir i një poeti të sapo kthyer nga internimi i gjatë për shkak të poezive të tij jashtë skemës së realizmit-socialist.

Të katër shokët (një më tepër se Tre Shokët e Remarkut), kanë mbaruar maturën dhe presin t’u dalë e drejta e studimit…

   Duke ndjekur fatin e personazheve të pikturuar nga dora e mjeshtrit Sollaku, vrisja mendjen “a do ta kuptojnë italianët, që kaluan fashizmin, çka është e drejta e studimit”? Po në Shqipëri, brezi i sotëm i pas 90-ës?

   Romanet e Shpendit duhet të futen nga Ministria e Arësimit në programet mësimore në të gjithë nivelet. Të rinjtë e sotëm duhet të mësojnë nga vimë, të vërtetën, jo ashtu si e shkruan ata që ishin “në anën e duhur të historisë”.

   Venetikut nuk i doli e drejta e studimit sepse ishte “bir armiku”. As Jurkës, sepse kishte prindrit serbë. Linditin, që donte të bëhej aktor, e dërguan në shkollë ushtarake dhe më pas në çmendinë. Venetikun e dërguan të kryente shërbimin ushtarak në ishullin e Sazanit.

   Në ngjarjet që lidhen me ishullin njihemi me ushtarë, detarë dhe oficerë të ndryshëm. Kishte prej tyre të bindur se i shërbenin mbrojtjes së atdheut. Por kishte dhe lakuriqë nate që i shërbenin vetëm partisë në pushtet dhe diktatorit. Kam njohur edhe unë të tillë oficerë marine. Që vonë kuptuan se i shërbyen diktatorit, ata që e kuptuan më shpejt se kujt i shërbenin, provuan burgjet politikë, si oficeri i flotës ushtarake detare Ylvi Novosela në këtë roman të mrekullueshëm.

   Kur vjen një herë me lejë në qytetin e lindjes, detari Venetik Kazazi mëson se shoku i tij i fëminisë ishte bërë lakuriq nate, me detyrë të spiunonte shokët me të cilët ishte rritur, prandaj dhe u shmangej atyre. Zot, sa lakuriqë nate kemi njohur nën atë regjim çnjerëzor!

   Mbasi kryen shërbimin e detyruar ushtarak, Venetiku kthehet në Beratin e tij. Lakuriqët e natës, i gjeti sërish atje. Jam i bindur se miku im Shpendi, shumë prej atyre lakuriqëve të natës, do t’i ketë parë në pushtet pas viteve ’90. Ë, Shpend?

   Përmenda shkarazi në fillim të këtij shkrimi “Tre Shokët” e Remarkut.

   Por dua ta theksoj se “Filius hostis ovvero il figlio del nemico” është shumë herë më i fuqishëm. Sepse nuk i kushtohet një brezi të humbur. I kushtohet një populli të tërë, të burgosur brenda telash me gjëmba, të skllavëruar, të gjymtuar, të zvetënuar, të humbur. Që ende s’po vjen në vete. Sepse, sipas meje, ATA vazhduan të na sundonin, jo më vetëm me një parti, por në mënyrë demokratike, me pluripartizëm.

   Kur mbaron së lexuari këtë roman dhe e mbyll për ta vënë në bibliotekën familjare, të duket sikur ndahesh me një mik të kohëve të rinisë. Veçse pa trishtim, kur të duash, atje e ke dhe e lexon e çmallesh sa herë të duash.

   Faleminderit Shpend.

  Maksim Rakipaj, 21 Janar 2021

Filed Under: LETERSI Tagged With: Biri i Armikut, Maks Rakipaj, Shpend Sollaku Noe'

KOHA KA ARDHE…!

January 23, 2021 by dgreca

Frymzue prej Amanda Gorman: “Në kodrat na ngjtemi”/

Thirrje per Ndryshim ne Shipëri-Kushtu rinisë dhe lirisë/

Nga Viktor Mark  Daragjati/

Ka ardh koha!/

Kjo është epoka e vertet të shpengimi.

Frikë kishim prej tij qe prej fillimi.

Ne nuk ndiheshim të përgatitun nji barr kaq te rand me trashigu.

Por brenda saj gjetëm fuqinë për të shkru

një kapitull të ri, për t’i ofru shpresë dhe gëzim shqiptare rini.

Pra, dikur pyetem, si mund t’mbizotëroim stypjen,

Sot pohojmë, si mund të na mbizotëroin shtypia?

Na nuk do të kthejm te aja qe ka kenë,

por drejt po shkojmë te ajoj që do vinë:

nji vend i bukur me dashamirësi, ​​

por i guximshëm, i gatëshem per liri.

Na nuk do të ndalena prej frikësimi,

sepse e dimë që i jonë mosveprimi

i brezit të ardhshëm do t’jet trashigimi.

Le të ndertohet e ardhmja.

Gabimet tona mos t’ bahen barra.

Por nji gja asht e sigurt.

Nëse bashkojmë mëshir me fuqi, dhe mund me drejtësi,

atëherë dashuria bahet trashëgim.

Çdo frymë nga gjoksi ankon per bashkim.

Ne ardhemen e fëmijëve tonë qe te kemi besim.

Pra, të lamë mas një vend ma të urtë.

Na do ta ngrehim këtë botë të plagosun

në nji shtet të persosun.

Na do të ngrehena prej kodra t’arta t’veriut

Do të ngrehena prej Dukagjini,

ku t’parët tonë na mesune çlirimin.

Të ngrehna prej Shkodres e qafme prej Drinit

Të ngrehena prej Jugut i pjekun prej diellit.

Na do t’rindërtojmë, pajtojmë dhe shirojmë.

Dhe çdo cep i njoftun i kombit tonë

dhe çdo cep i queitun vendi i jonë,

populli i jonë i larmishëm dhe i bukur,

do të naltësohet edhe ma i bukur.

Kur të vinë dita, na dalim pa frika.

Ndërsa e lirojmë rritet Shqipnia.

Sepse me guxim vjen edhe liria

Me shpresë e guxim shtohet trimnia

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Koha ka ardhe, Viktor Mark Daragjati

Lamtumirë duararta Lida Grabocka Jonif

January 23, 2021 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/Është ndarë nga jeta bashkatdhetarja jonë e dashur në Diasporë Lida Grabocka Jonif.  

Lida Grabocka Jonif jetonte në Brooklyn bashkë me bashkëshortin e saj dhe vajzën Migenën.

Siç e kam thënë dhe më parë, kurrë në jetën time nuk kam dhënë kaq shumë lamtumirë, si brenda këtij viti të tmerrshëm dhe gllabërues.

            Fatkeqësia në këtë familje është nga ato të rrallat, pasi para shtatë muajsh i iku djali i vetëm Daniel Jonif.  Dhe kur e dëgjon të tronditet shpirti dhe zemra që për shtatë muaj ikën nënë e bir në qiell.  Dhimbja e parakohshme dhe me një vdekje akute të djalit në një spital në Brooklyn ishte një hata e madhe.  Mesa duket zemra e nënës nuk e duroi dot ikjen e tij, zemra e saj lëngoi aq shumë sa brenda kësaj periudhe tragjike ikën të dy.  Lida iku në moshën 61 vjecare në kohën kur kishte shumë mundësi t’i jepte familjes së saj të shtrenjtëe e të dashur.  

E ndjera Lida erdhi me bashkim familjar pasi gjyshi nga nëna e saj kishte emigruar herët në Amerikë. 

Naum (Nuçi) Melo është veteran i Luftës në Amerikë dhe ajo ndihej shumë krenare për këtë, pasi në se vertetëe do Lirinë duhet të falënderosh veteranët.  Ajo ndihej me fat që i mori dokumentet nga gjyshi dhe po ëndërronte për një jetë më të bukur dhe më të mirë.  Por fati e ndërpreu jetën e birit të saj në mes bashkë me të.  

Ishja shumë e shokuar kur pashë statuset e dy motrave të mrekullueshme të të ndjerës Lida, Mirandës dhe Anidës si dhe të bijës së vetme Migenës të cilat lajmëronin për vdekjen e motrës së tyre.  Vajtimi i tyre në telefon ishte përpirës, i dhimbshëm, sidomos në këte kohë izolimi që nuk ke mundësi t’ju shkosh pranë, t’i përqafosh dhe t’i ngushëllosh siç e do zakoni i shqiptarit, por pandemia është si rojet e burgut, s’të jep leje…

Danieli djali qe iku në qiell punonte në një shtypshkronjë në Queens dhe ishte integruar shumë mirë, por Zoti e donte në krahët e tij këtë djalë të edukuar dhe simpatik.

Lida ishte një mjeshtre në rrobaqepësi si në Korçë ku punoi një jetë të tërë, por dhe këtu në Amerikë.  Ajo me duartë e arta, priste dhe qepte rroba të ndryshme, ajo bënte art me gjilpërë.  Lida merrte pjesë në shumë aktivitete dhe ne ndiheshim shumë mirë kur i shikonim bashkë këto tri motra të pandara.  Në çdo aktivitet që merrnin pjesë, e pamundur të mos e shikoje Lidën me një buqetë lulesh të freskëta duke na i dhuruar në shenjë mirënjohjeje.  

Ajo kishte një qetësi kur fliste, kishte të folur të shtruar dhe nxirrte veç mjaltë nga goja.  Dhimbja e ikjes së djalit e helmoi, e treti gjersa e mori aq shpejt gojëmblën Lida. 

Familja humbi bashkëshorten dhe mamanë e mrekullueshme, motrën e dashur, ndërsa Diaspora në Amerikë një bashkatdhetare më pak.

Nesër do t’i bëhet ceremonia mortore në Dahill Funeral Services, shërbesa fetare në St. Nicholas Greek Orthodox Church dhe varrimi në Ocean View Cemetery, Staten Island atje ku ka birin e vet.

Dritë të pastë shpirti dhe të qofte i lehtë dheu i Amerikës që e deshe aq shumë Lida!

Lamtumirë duararta Lida Grabocka Jonif!

21 Janar, 2021

Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Kozeta Zylo, Lida Grabocka Jonif

RICIKLIMI POLITIK

January 23, 2021 by dgreca

Nga Nue OROSHI/

Në politikën perëndimore ku demokracia është e zhvilluar ndodhë shumë rrallë riciklimi politik.Politikanët në botën perëndimore kur futën nëpër parti politike ata janë të vetëdishëm se cilit koncept politik i takon ajo parti politike prandaj me plot vullnet futën aty që ti qojnë përpara idetë e tyre politike.Unë ka 15 vite që jamë pjesë e CDU-së në Gjermani për faktin se koncepti im politik i takon konceptit të qendrës së djathtë i cili çdo herë është treguar i suksesshëm në qeverisjen e shtetit në Gjermani përkundër faktit se aty këtu mund të ketë pasur edhe gabime qoftë politike, qoftë në qeverisje.Kurse sa herë që në Qeverisje kryeministrat kanë qenë nga e majta socialdemokrate Gjermania ka pasur kriza ekonomike dhe rënie për faktin se koncepti politik socialdemokrat i përmbushë disa mangësi në aspektin social të banimit, të shëndetësisë por ka mungesë të theksuar se si zhvillohet shteti në aspektin ekonomik dhe zhvillimor.Shpeshherë në Gjermani kanë formuar qeverinë edhe dy parti të mëdha politike siç është rasti edhe tash ku CDU dhe SPD janë në Qeveri por  çdo herë partive të majta socialdemokrate ju rezervohen postet ministrore që kanë të bëjnë me çështje sociale kurse partitë e qendres së djathtë siç është CDU marrin postet e zhvillimit të shtetit si dhe postet e sigurisë.Por në politikën tonë çka ndodhë?Është për keqardhje se si bëhet riciklimi i politikanëve.Politikanët tanë kalojnë sa prej një partie politike në partinë tjetër pa ju interesuar fare se çfarë orientimi politik kanë partitë që shkojnë por vetëm nëse ata i premtojnë një post politik në të ardhmën.Është për të ardhur keq kur e sheh se si i ndërrojnë politikanët tanë partitë si me qenë afat kalimtar i futbollisteve.E tani dua ti them disa fjalë se çka është riciklimi politik.Riciklimi politik kuptohet me ata politikan apo politikane të cilët edhe pse nderrojnë partitë nga partia ku shkojnë konsiderohet si prurje e re apo si vizion i ri politik,kurse në fakt nuk paraqet asgjë të re përveç faktit se është hargjuar në partinë që ka qenë me vite, e ka pasur funksione të ndryshme politike dhe nuk ka arritur asgjë të mirë.Ky riciklim politik është shumë i dëmshëm edhe në të ardhmën për faktin se Parlamenti do të përbëhet nga ish deputet te vjetër një pjesë e të cilve nuk kanë qenë të suksesshëm, pavarësisht se nga cila parti vijnë,apo edhe Qeverinë e ardhshme të Kosovës ku personat që do të jenë në krye të Qeverisë do të jenë politikanë të ricikluar dhe pa ndonjë vizion qeverisës por vetëm politikanë që me çdo kusht deshirojnë të vijnë deri të pushteti, pa zgjedhur fare mjete se në çfarë rruge politike do të vijnë deri të pushteti, dhe për të vazhduar prapë qeverisjet siç ishte tash e mbi 20 vite.

Të tillë sot kemi me shumicë, që shkojnë prej një partie në parti tjetër vetëm e vetëm të kenë një postë qeverisës në të ardhmën, apo ti mbrojnë bizneset e tyre përmes politikës.Meqë është kohë në prag të fushatës elektorale dhe nuk dëshiroj të mirrëm me emra të përveçem, por vetëm po e jap një rast.Një politikan i cili fillimisht ka qenë pjesë e LPK, më pas ka kaluar në LDK, pas LDK ka kaluar në LBD-kush nuk e din për këtë parti është një parti e harruar që e kishte themeluar Rexhep Qosja,dhe që morri 0.16 përqind të votusve në Kosovë, më pas ky politikan ka kaluar në PDK dhe pas PDK-së ka një kohë që ësht pjesë e VV. Ky politikan është ricikluar në këto parti apo organizata politike LPK,LDK,LBD,PDK, dhe krejt në fund VV.Çfarë mund të sjellë të re në VV ky politikan i cili ka ndërruar katër parti politike dhe tash është ricikluar në VV.Riciklimi politik nuk sjellë diçka të re politike por vetëm është pozicionim politik individual për të vazhduar karrierën politike e cila në një mënyrë apo tjetër ju ka rrezikuar në partinë paraprake.Edhe letra kur riciklohet më shumë se një herë është e papërdorshme, dhe shpeshherë disa miq që kanë shtypshkronja në Kosovë kur iu dërgoj oferta të letrës më thonë shpesh së mos na dërgo oferta për letër të riciklushme por edhe nëse na dërgon dërgona me qmime te ulta.Me një fjalë politikanët që riciklohen nëpër parti të ndryshme politike ata shitën shumë lirë vetëm e vetëm që të marrin një post politik.E sa i përket orientimit se a janë të djatht apo të qendrës, të majtë apo të qendrës se majtë,liberal apo konservator,komunista apo stalinista,nacionalista apo ballista, në Kosovë ka kohë që janë harruar këto koncepte politike, ata i ndërrojnë bindjet dhe orientimin politik sa herë që ju del një interes personal.E interesat personale e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje ku është sot.

Filed Under: Analiza Tagged With: Nue Oroshi, Riciklimi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 39
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT