• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2026

DIELLEZIM VLERASH PATRIOTIKE NE KUJTIM TE FAMILJES JASHARI NE FIRENCE ITALI

March 11, 2026 by s p

Ishte  një ditë marsi jo si të tjerat,  këtu në zemrën e kulturës e artit italian, në Firence, Toskana, Itali. Ishte dita e fundit e javës, e Diel. Mirësisht u shoqërua me rreze  dielli që po zgjonin limfën në dejet e gjallesave. Ishte një ditë që gjallëroi hareshëm, gëzueshëm, shqiptarët mergimtar nga krahina e Toskanës, nga vëllezerit e motrat tona, të ardhur nga Kosova martire, nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, nga Çamëria e krahinat e ndryshme të maleve tani kësul bardha të rrethinave të Ulqinit, Podgoricës, Tuzit, arbëresh nga e gjithe Italia e të ftuar të shumtë.  Ishte data 8 Mars 2026.

      U mblodhëm, u bashkuam pikërisht këtë ditë,  në këto mjedise të gjelbërta e arkitekturë peisazhesh mrekulluese për të marrun pjesë në manifestimin ‘’Kushtrimi i Lirisë,, përkujtmore e artistike  për të nderuar, respektuar me përulësi, sakreficat ma të shejta, ma therroret të të gjithë atyre që flijuan jetën në themelet e lirisë, të familjes Jashari nga Prekazi i Kosovës në datat 5, 6 dhe 7 Mars 1998. 

               Aty ndodheshin  vetëm 60 burra, gra, nuse dhe fëmijë,  nga këto 57 ishin pjestar të familjes së madhe Jashari. Ato u rrethuan në befasi nga 600 policë e ushtar Serb të armatosur gjer në dhambë.  Sa kaq filloi e ashpër lufta erë baroti, krisma pushkësh, mitralozësh, bombash,  dhamb për dhambë, bajonetë për bajonetë, tytë për tytë, trup me trup, për jetë a vdekje. Beteja e përgjakshme, dritare në  dritare, çati në çati, nga oborri në oborr, zgjati 36 orë, britmash, thirrjesh besa  besë. Së fundi gjithëçka u la me gjak heronjsh e heroinash,  u kthyen në gërmadha shtëpitë, avllia e gjithëçka. Nga kjo betejë me e përgjkshme se kurrë,  ma heroikja se asnjë herë tjetër, fatmirësisht u gjet e gjallë nën këto gërmadha të njomura me gjak familjarësh vetëm  Besarta Hamzë Jashari. Deshmitarja e vetme e një tmerri me një fund tragjik, të një beteje ma se heroike e legjendare ku u flijuan dëshmorët e parë të një lufte heroike që sapo kishte filluar me pjesmarrjen mbarë kombëtare.

             Ishte amaneti i tyre, ishte besa e tyre e lidhur në  ato tre shtëpi  rrethuar me një avlli, ishtë ai heroizëm që zgjoi idene këtij  manifestimi  madhështor teje emocionues, zgjim shkulmesh dhe ndjenash atdhedashurie. Ky arriti të organizohej ma së miri nga Petrit Aliaj, President Nderi i Federatës,  Dr.  Ninfa Pema, Sekretare e saj  dhe kryetari i komisionit për Mediat, Prof. Ndue Shabaku, të Federatës Kombëtare të Shoqatave Shqiptare në Itali –  FNAI. Gjithashtu punuan pa pushim, me të gjitha energjitë fizike e mendore, për rreth dy muaj, vëllezërit Sami e Valon Kabashi, Artan Bakiasi  dhe Erzen Mazreku të shoqatës ‘’Adriatiku,, në Firence.

         Salla shumë e madhe, me karriket blu, u mbush plotë e përplotë, ku siç thuhet, nuk kishe ku hidhshe mollën. Dallgë emocionesh, shkulme krenarie shqiponjash, solli zani i ambël, i kthjellët i gazetarit të R.T. K. Faton Salihu, oratori, drejtuesi i programit të manifestimit.  

               Pastaj të gjithë në kambë kënduan  hymnin kombëtar. Në tribunë, me plisin e bardhë në kokë u ngjit Kryetari i  FNAI-it  Granit Muçaj. Ai me një ligjeratë emocionuese, ku heroizmi, krenaria kombëtare, kujtesa për sakreficat kulmore të familjes Jashari, banë që dëgjuesit e shikuesit t’a ndiqnin me shumë kujdes dhe vemendshmëri.  Pastaj përshëndeti të pranishmit Ambasadorja e Kosovës në kryeqytetin Italian, Roma, Z. Anila Shala.

    Kur oratori ftoi në foltore, Lulëzim Adem Jasharin, pjesmarrësit u ngritën në kam me duartrokitje  të fuqishme. Gjatë ligjerimit të djalit të heroit legjendar Adem Jashari, bulëzuan mendimet e shtruara gjithë  urtësi, mençuri e flakërima heroizmi e patriotizmi mbarë kombëtar. Pas tij fjalën e mori Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola ku theksoi ndër të tjera se lufta për çlirmin e Kosovës përfshiu mbarë kombin shqiptar, si dhe luftëtar nga Roma, Stambolli dhe Bukureshti.  Pastaj foli Luljeta Çobani, përfaqsuse e Ambasadës të Shqipërisë në Milano ku përgëzoi pjesnmarrësit, përfaqësuesit nga Kosova Maqedonia e Veriut, arbëreshët dhe organizatorët e këtij manifestimi mbarë kombëtar.  Alfred Bider vëllai i dëshmorit italian i cili ra heroikisht për çlirimin e Kosovës, Françesko Bider. Ai përshëndeti të pranishmit dhe theksoi vlerat e shumta të luftës për çlirimin e Dardanisë. Me shumë  vëmendje, rrespekt dhe  mirënjohje u degjua fjala e gazetarit të televizionit  Shqiptar shqiptar Marin Mema. Pastaj ju afrua mikrofonit në foltore Z. Valon Kabashi përfaqësues i shoqatës ‘’Adriatiku.,, i cili përshkroi mjaft qartë betejën në Prekal me dashuri, krenari, dhimbje, por edhe me drithma emocionesh.  

                      Ishin të pranishëm në këtë manifestim ngjyra flamujsh, kostumesh kombëtare nga mbarë shqipëria natyrale dhe atdhetar zemër zjarr nga  të gjitha moshat. Duhet të shkruajm me shumë respekt, dashuri vellazërore për të qenurit midis këtij manifestimi madhështor, mbreselanes e vrullshmëri ndjenjash atdhetare Z. Adnan Azizi, Deputet i Kuvendit të Maqedonsë të Veriut sëbashku me Zëvendësministrin e Kulturës dhe Turizmit të Republikës të Maqedonisë së Veriut. Sadet Sulejmani. Gjithashtu na nderoi me pjesmarrjen e tij edhe Zëvendës Persidenti i lagjes 5,   Rifredi  në Firences, Franko Muzi. Dr. Alket Veliu ishte i pranishëm në manifestimin ‘’Kushtrimi i Lirisë,, si presidenti i  Fondacionit ‘’Çamëria,,  Në mes pjesmarrësve të shumtë ishte edhe Ornela Radovicka, drejtuese e Qendrës Albanologjike  në Frasnite, Kalabri,  Itali.

    Emocione të pa përshkrueshme me rrëmbime duartrokitjesh të vazhdureshme ngjallën, krijuan, grupi artistik i fëmijëve të shkollës shqipe ‘’Zëri i Atdheut,, të Rexhe Milias, me president Z.  Shaban Muça. Vallet e nxanësve veshur me kostume kombëtare u luajtën me plotë artë dhe elegancë, me shpirt atdhedashuri, e me mjaft mjeshtri.  Grupi i valleve të shkollës shqipe  me emrin  e dy vëllezërve ‘’Adem e Hamëz Jashari,, nga qyteti i Peruxhias me president  Abdulla Bufi, shoqëruar nga prindër dhe mësuse, një ndër ato edhe dibrania, libërshkruesja Emrie Skuka Mera. Njëra nga vajzat e kësaj shkolle recitoi një poezi ku shprehu me plotë art dhe dhimshuri akte heronjesh. Pastaj një grup  nxanësish  luajti dy valle kosovare me veshje kostumesh kombëtare teje emocionuese.  Muzika dhe arti i të vallzuarit lëvizjet e shkathta, prekën ndjeshëm telat ma të holla të harpes të  nndjenjave të shikuesve të shumtë.

‘’Ansambli i kangëve e valleve shqiptare,, me drejtor Jetmir Rexhepi të Republikës të Maqedonisë të Veriut u paraqit me kostume të larmishme popullore. Kangëtar të rinj me zanin e tyre melodioz, rrëmbyen vullnetshëm emocionet e pjesmarrësve në manifestim. Ato treguan, shprehën, vlerat qe mbart arti i të  kënduarit e vallzuarit  në forcimin e ndërgjegjes kombëtare si shtylla edukimi dhe zhvillimi. Vallet e luajtura me mjeshtri, dinamikë, njekohesisht me plotë levizje elegante rrëmbyen shikimet dhe vëmendjen e gjithë të pranishmëve në sallë. Kostumet popullore të përdorura nga breza të shumtë shqiptaresh zbukuronin vallatrët, duke ju dhanun një shkëlqim fytyrash e trupi gadi si nje madhështi hynjore. Shoqërimi i tyre me flamuj kombëtar sillnin një rrezatim të fuqishëm, drithërim  emocionesh, njëkohesisht  shprehnin lulëzimin e kësaj pasurie të madhe mbarë kombëtare.  

  Të pranishëm ishin kameraman dhe gazetar të Radio Telivizionit të Kosovës me drejtor Rilind Gërvalla. Ato filmuan  gjithë manifestimin, ku mbizotroi ngjyra e kuqe e kostumeve dhe shqiponja dykrenare në flamuj. Ato  i jepnin tribunës së çfaqjeve një bukuri joshëse, sigurisht edhe ekraneve të televizioneve të shikuesve të shumtë .  

         Me plotë shkathtësi, korrektësi e profesionalitet, filmuan gjithë veprimtarinë kulturore e artistike edhe  radio televizioni ‘’Koha,, me pronar Amir Abdiu dhe drejtor teknik Adnan Selmani nga Republika e Maqedonise të Veriut. Misioni i tyre ishte   transmetimi direkt i gjithë veprimtarinìsë të zjarrtë, ‘’Kushtrimi i Lirisë.,, ujvara emocionesh e shatravane ndjenjash krenarie kombëtare. Ato e realizuan të gjithën me shumë sukses duke çuar  peshë  zemrat e mijëre  e mijëra shikuesve brenda dhe jashtë kufijve të shtetit të tyre. 

    Shtegëtuamm disa orë në kohët e lavdishme të së  djeshmes e të së sotmes, amanete legjendash  të Mujos e Halilit. Jetuam dashuri të drithshme për jetën duke andërruar e realizuar lirinë tonë, të fëmijëve dhe brezave që do të vijne plotë dritë, dashuri mamëdhetare. Gjithë këto që gëzojm sot janë arritur me mundime dhe sfilitje prometeriane, me flijime jetësh të shumta e sakrifica të tejskajshme. Të ruajm lirinë, amanetin e famijes Jashari me komandantin legjendar Ademin, duke zhvilluar ekonominë, kulturën, ruajtur traditat dhe punuar e jetuar sëbashku siç i ka hije shqiptarit.

     Firence më, 09.03.2026                 Mergimtari  Dr. Selman  Meziu

Filed Under: Reportazh

Zef Kolombi, mjeshtri i penelit dhe ngjyrave, një dritë e pashuar e artit shqiptar

March 11, 2026 by s p

Zef Kolombi lindi më 3.03.1907 në Sarajevë, atëbotë pjesë e Austro‑Hungarisë, në një familje me origjinë të përzier kulturore; babai i tij, Gjon Kolombi, ishte shqiptar nga Shkodra, ndërsa nëna, Franciska Hajdovnik, me origjinë sllovene dhe katolike, solli në jetë dy fëmijë — motrën Vera dhe Zefin. Fati i tij ishte i vështirë që në fillim: humbi babain në moshë të vogël në 1910 dhe një vit më vonë edhe nënën, duke i lënë jetimë të vegjël. Pas vdekjes së prindërve, Kolombi dhe Vera u rritën nën përkujdesjen e gjyshes së tyre në Shkodër, qytet me tradita të lashta kulturore dhe artistike, ku Zefi filloi edhe hapat e tij të parë drejt artit figurativ. Më vonë, pas vdekjes së gjyshes, kujdestar i tyre u bë nuni Sokrat Shkreli, i cili mbajti të rinjtë pranë vlerave të edukimit dhe traditës, duke i dhënë Zefit mundësinë të ushqente kohë pas kohe talentin e tij krijues nga fëmijëria.

Edhe pse i ri, Kolombi shfaqi një thirrje të jashtëzakonshme për pikturën dhe ngjyrën. Ai kreu shkollimin fillor në institucionet e hapura nga autoritetet austriake dhe më pas tre vjet në një shkollë jezuitësh në Shkodër, ku u formua ndjeshmëria e tij estetike dhe perceptimi i thellë vizual. Gjatë këtyre viteve ai punoi me përkushtim, ndoqi ekspozita dhe muzeume, punoi edhe për të mbijetuar — përfshirë punë si ndihmës‑këpucëtar dhe nëpunës në hotelin “Grand” — duke mos e ndalur kurrë ëndrrën e tij për artin.

Në 1929 Kolombi fitoi një bursë studimi shtetërore shqiptare, e mundësuar nën kujdesin e ministrit të arsimit, Hilë Mosi, një mbështetës i kulturës dhe arsimit në Shqipërinë e kohës, e cila i dha mundësinë për t’u regjistruar në Accademia di Belle Arti në Romë, Itali — një nga qendrat më prestigjioze të artit figurativ evropian. Gjatë studimeve në Romë ai ndoqi një trajnim rigoroz akademik në teknikat e pikturës, kompozicionit, perspektivës dhe dritës, duke realizuar punime të hershme që dëshmojnë një ngjizje midis traditës klasike dhe vizionit të tij personal, si vepra Nudo (1931), skicat dhe pamjet e qytetit romak që reflektojnë një sy të thellë studimi dhe një formë të pjekur artistike.

Pas përfundimit të studimeve në 1933, Kolombi u kthye në Shqipëri ku iu kushtua krijimit artistik dhe edukimit të brezave të rinj. Ai u emërua mësues i vizatimit në Shkollën Normale të Elbasanit, institucion ku shërbeu me dinjitet për rreth një dekadë, duke ushqyer tek nxënësit jo vetëm aftësi teknike, por edhe dashurinë dhe respektin për artin figurativ. Në vitin 1936 ai u martua dhe krijoi familje; nga martesa e tij lindi djali Juliani, dhe më vonë, nga një martesë e dytë, djali Gjovalini. Këto lidhje familjare u reflektuan në portretet intime të fëmijëve, ku perceptimi i karakterit dhe ndjeshmëria shpirtërore duken qartë, duke e ngritur portretin në dimension të thellë njerëzor.

Veprimtaria artistike e Zef Kolombit është e pasur dhe shumëdimensionale. Ai përdori materiale të ndryshme si vaj, kanavacë, karton dhe beze, por dalloi veçanërisht në pikturën me vaj, ku një paletë e pasur ngjyrash — e kuqe, kafe, e gjelbër dhe e bardhë — shpreh harmoni dritë‑hije, ndjeshmëri dhe një melankoli të hollë që e karakterizon artin e tij. Krijimtaria e tij përfshin një varg kompozimesh — peizazhe realistike që evidentojnë lidhjen me natyrën, natyra të qeta që ndriçojnë bukurinë e gjërave të thjeshta, portrete njerëzish me një perceptim të thellë të karakterit dhe emotivitetit, si edhe kompozime figurative që dëshmojnë një ekuilibër kompozicional dhe një gamë të pasur tonalitetesh.

Mes veprave të tij më të njohura renditen: Autoportreti (1947), një reflektim i sinqertë i artistit mbi identitetin e tij krijues; Rrënojat në Elbasan (1938), ku strukturat e shkatërruara ndërthuren me dritën dhe hapsirën si metaforë e kohës; Peisazh me buallica (1936‑1937) që tregon një hir natyror; Të korrat (1940) dhe Tri riska shalqi (1940) që pasqyrojnë peizazhin rural shqiptar me një ndjeshmëri lirikudramatike; portretet intime të fëmijëve si Portret Juliani (1946) që hap një dritare drejt personalitetit dhe botës së brendshme njerëzore. Skicat e tij, ku secila vijë dëshmon studim e vëmendje ndaj detajeve të formës, tregojnë një artist që shqyrton çdo nuancë të subjekteve të tij, duke shtuar kështu dimension akademik e të brendshëm në artin figurativ shqiptar.

Kolombi pati një ndikim të thellë në artin shqiptar të gjysmës së parë të shekullit XX. Që nga roli i tij në mësimdhënie, ku transmetoi elementë të rëndësishëm të traditës europiane të artit, e deri te interpretimi i ndjeshmërisë dhe realitetit shqiptar në pikturë, ai kontribuoi në formësimin e estetikës moderniste të pikturës shqipe dhe ushqeu dialogun midis traditës dhe inovacionit artistik. Kontributi i tij u vlerësua me tituj të lartë nderimi si Mësues i Merituar, Piktor i Merituar dhe, në dekadat e mëvonshme, edhe Piktor i Popullit, tituj që reflektojnë jo vetëm mjeshtërinë e penelit, por edhe ndikimin e tij të pashlyeshëm në formimin dhe zhvillimin e artit dhe edukimit artistik në Shqipëri.

Veprat e tij ruhen me kujdes dhe admirim në koleksionet e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe në Galerinë e Arteve të Shkodrës, si edhe në koleksione private, ku ato vazhdojnë të jenë objekt studimi, admirimi dhe frymëzimi për brezat e artistëve dhe dashamirësve të artit. Përmes këtyre tablove, shpirtërore dhe teknike, Kolombi vazhdon të dialogojë me shekullin XX dhe të transmetojë mesazhe estetike, historianike dhe humane.

Megjithatë, dy vitet e fundit të jetës ai u përball me sëmundje të rënda si asma dhe tuberkuloz, që penguan krijimin e veprave të reja dhe vështirësuan aktivitetin e tij artistik. Më 23.01.1949 Zef Kolombi u nda nga jeta në Shkodër, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme arti dhe kulturë, një testament të ndjeshmërisë, pasionit dhe talentit që e vendos emrin e tij në historinë e artit shqiptar si një gur i themelit të pikturës kombëtare, një dritë që ndriçon shpirtin, imagjinatën dhe vlerat artistike të të gjithë atyre që e vlerësojnë artin me pasion dhe me thellësi.

Gjon F. Ivezaj

Filed Under: Kulture

ARSIMI NË GJUHËN LATINE NË TROJET SHQIPTARE

March 11, 2026 by s p

Dr. Nikollë Loka/

Konstandin Jeriçek konstanton se shqiptarët në Mesjetë paraqiten si popullsi e vjetër e krishterë, me kulturë më shumë qytetare, e cila është më afër grekëve dhe romanëve dalmatinë sesa serbëve të posakrisianizuar. Prandaj nuk duhet të çuditemi se në rreth vitit 1364 nga Shqipëria Veriore kishte njerëz të shquar dhe të arsimuar që gjendeshin nëpër qytete të ndryshme , ku nëpër shkollat e atëhershme ligjëronin gramatikën, moralin dhe lëndë të tjera (Mirdita, 1998: 273). Kleri i këtyre shkollave kishte si qëllim përhapjen e shkrim-leximit, në radhë tëparë në qytete dhe në fshatra të mëdha.Ai, për këtë qëllim, përveç Ungjillit dhe librave të tjera me përmbajtje fetare, përhapte dhe libra leximi, për të mësuar fëmijët e popullit.Përmbajtja e mësimit kishte karakter fetar.Dominonte përvetësimi i dogmave fetare, si dhe leximi e shkrimi.Në këto shkolla gjejmë elementet e para të një veprimtarie të organizuar kulturore-arsimore tek shqiptarët (Shllaku,2002:28).

Është e rëndësishme dukuria se në Shqipërinë Veriore, kishte njerëz, të cilët në qytete mësonin gramatikën dhe moralin sipas modeleve, mbi të cilat barazohej i tërë arsimi shkollor i Europës Perëndimore në Mesjetë (Mirdita, 1998: 272). Dallgët që lëkundën besimin fetar si rezultat i luftërave midis Lindjes, Perëndimit dhe dinastëve serbë, bënë që benediktinët të largohen nga skena fetare shqiptare nga gjysma e shekullit XIII. Ato kuvende për shumë kohë u administruan nga urdhërat e rinj, domenikanë dhe françeskanë. Domenikanët dhe frarçeskanët hynë në arenën e mësimit në shekullin XIII dhe u dhanë antarëve të tyre trajnim më të gjërë se murgjit benediktinë (Parker,1912:76).

Në këtë periudhë në trevat shqiptare u përgatitën shumë njerëz të mësuar.Kishte disa shkrues të punësuar në zyrat publike ose të qeverisjes, sekretarë privatë ose mësues të shkrimit. Kishte dhe mësues shëtitës të shkrimit që punësoheshin me raste në vende të ndryshme. Ata shkruanin dhe letra për analfabetë(Parker,1912: 29).Për të siguruar jetesën ose pak të ardhura shtesë, ofronin shërbimin e mësimit të fëmijëve në numrim, lexim dhe shkrim, siç i kishin mësuar ato arte vetë (Parker,1922:28). Këtë praktikë të marrjes së mësimeve në mënyrë vetjake e ndeshim edhe më vonë; në këtë mënyrë u arsimua deri në moshën 21 vjeçare edhe Pjetër Budi, si dhe shumë të tjerë nëpër famulli e manastire, ku i merrnin mësimet nga peshkopë e klerikë të arsimuar (Historia e Arsimit,2003:60).

Kështu në territoret shqiptare u formua shtresa e njerëzve të mësuar.Në Ulqin rreth vitit 1258, ku noteri (noterus-shënues, këshilltar ligjor) ishte edhe mësues në shkollën e qytetit (parte per scrivere nostre carte e parte per insegnare lettere a nostril fioli).Në periudhën kohore 1261-1406 në Ulqin punuan gjashtë noterë. Veprimtari të tilla kishte edhe në Kotorr më 1266, në Durrës rreth vitit 1278, në Shkodër më 1345, në Tivar nga gjysma e dytë e shek. XIV, si dhe në Drisht, Novobërdë etj.Qendra të rëndësishme arsimore dhe kulturore ishin edhe Deja, Hasi, Shurdhaku etj(Koliqi, 2002:52). Në vitin 1349 në Raguzë kishte 24 shkrues noterialë nga Tivari, Ulqini, Pulti, Shkodra dhe fshatrat përreth, dy të tretat e të cilëve ishin shqiptarë, që përveçse në gjuhë të huaj shkruanin dhe në gjuhën amtare me shkronja latine (Historia e Arsimit,2003:60-61).

Shkollat në trevat shqiptare gjatë kësaj periudhe, si kudo në Europën Perëndimore, përdorën latinishten si gjuhë të mësimit. Në atë periudhë, latinishtja u konsiderua si gjuha universale e njerëzve të edukuar në Europën Perëndimore. Njerëzit e shkolluar i përbuznin gjuhët vernikulare dhe mendonin se latinishtja do të vazhdonte të mbetej gjuhë universale siç ishte në atë kohë(Parker,1912: 20).

Një nga synimet e Rilindjes europiane ishte zevendësimi i formës mesjetare të latinishtes me formën letrare të latinishtes në formën e saj më të zhvilluar.Është e qartë se latinishtja letrare nuk ishte folur asnjëherë prej popullit romak dhe synimi I humanistëve tëRilindjes ishte që të shkatërrohej gjuha latine e gjallë dhe t’u hapej rruga zhvillimit të mëtejshëm të gjuhëve popullore….Rilindja e bëri latinishten të vdekur(Kane, 1954: 136-137).

Zhvillimi i protestantizmit ndikoi shumë në zhvillimin e gjuhëve kombëtare.Për katolikët Bibla konsiderohej burim i rëndësishëm i mësimeve morale për të gjithë njerëzit, ndërsa për protestantët ishte dhe më tepër, nevoja e parë dhe e fundit për jetën fetare(Parker,1912:42).

Katolikët nuk e kundërshtuan përkthimin rigoroz të Biblës në gjuhët vernikulare, por vetëm variante të përkthimit dhe të intrepretimit që nxisnin heerzine dhë largimin prej mësimeve autoritative të kishës(Parker,1912:43). Zbulimi i shtypshkronjës dhe reforma krijuan një publik që lexon dhe shtuan sasinë e librave. Kërkesat për libra ishin të shumta dhe shtypja e tyre u bë e leverdisshme nga ana ekonomike(Parker,1912:43). Libri dhe dija nuk mbetën më monopol I klerit dhe gradualisht lindi shtresa e laikëve të shkolluar, të interesuar për të ndjekur ritmet europiane perëndimore të zhvillimit.

Literatura:

Hajrullah Koliqi, Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar,Shtëpia botuese e Librit shkollor, Tiranë 2002.

Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar, (grup autorësh) botime i Institutit të Studimeve Pedagogjike, Tiranë 2003.

Ludovik Shllaku, Shkollat klerikale, botimet “Camaj-Pipa”, Shkodër 2002.

Samuel Chester Parker, A textbook in the history of modern elementary education,Ginn and Company, Boston, Neë York, Chicago, London, Atlanta, Dallas, Columbus, San Francisco 1912.

Zef Mirdita, Krishtenizmi ndër shqiptarë, Misioni katolik shqiptar në Zagreb, Prizren-Zagreb 1998.

Filed Under: Politike

Through “Thinking of You”…

March 11, 2026 by s p

Djellza Pulatani/

It is a profound honor to stand here with you today — on International Women’s Day — alongside the survivors whose courage has brought us to this moment, alongside the extraordinary artist Alketa Xhafa-Mripa, and alongside all those who believe that memory, dignity, and justice must never be abandoned. When war is written into history, the world often counts the dead. But far less often does it reckon with the lives that must continue after violence.

For survivors of conflict-related sexual violence, the violence does not end when the war ends. It lingers — in silence, in stigma, and in the unbearable burden of carrying a truth the world has too often refused to face.

For many years in Kosovo, that silence was heavy.

But the women of Kosovo refused to carry it alone.

They gathered around one another. They believed one another. And slowly, courage began to move through that silence. One of the women who helped make that courage visible is Alketa Xhafa-Mripa. Through Thinking of You, Alketa created something extraordinary — not simply an installation, but an act of collective witnessing. Thousands of dresses moving together in the wind, each one representing a life, a story, a survivor whose dignity can never be erased.

It has been one of the greatest honors of my life to work alongside Alketa to help bring this installation here to New York City. Years ago, as a student writing my bachelor’s thesis on women’s activism in Kosovo, I studied how women gather in the face of violence and transform silence into movement. What I understood then, and what I believe even more deeply today, is that one of the most powerful political forces in the world is women standing beside one another with honesty, courage, and solidarity.

That belief is the foundation of the F’Oda Collective.

As President of F’Oda, I am deeply proud that our community has mobilized around this work. F’Oda was created as a space where women can gather openly — to confront the violence, the shame, and the injustices that shape our lives, and to transform those truths into collective action. And that is why this moment matters so deeply to us. Because bringing Thinking of You here to New York is not only about remembering what happened in Kosovo.

It is about confronting a truth that stretches far beyond our borders. Kosovo is not exceptional in this pain. Across the world — from Bosnia to Rwanda, from the Democratic Republic of Congo to Ukraine and beyond — conflict-related sexual violence has been used again and again as a weapon of war. And this violence is not accidental. It is rooted in systems of patriarchy and forms of hegemonic masculinity that teach domination as power, humiliation as strategy, and women’s bodies as territory upon which violence can be inscribed.

In conflict after conflict, women’s bodies become the battleground. This is not the stain of one nation. It is a stain on the conscience of our world. And that is why this installation matters. Because Thinking of You refuses the comfort of forgetting. It insists that we witness — not only the violence of the past, but the structures that still allow this violence to continue.

For Kosovo, bringing this work to the heart of the international community is an opportunity to show that even a small country can stand with moral clarity in the global struggle for dignity and justice for survivors.

But leadership, in this sense, is not about claiming purity. It is about refusing silence. We are deeply grateful to Alketa for her vision, and to the survivors whose courage made this moment possible. And for us at F’Oda, this moment is also a promise. That we will continue to gather. That we will continue to speak.

That we will continue to mobilize. Because as long as patriarchy continues to turn women’s bodies into battlegrounds of war, our work is not finished. And as long as survivors are still fighting to have their dignity recognized, we will stand beside them.

Not only today. But always. So thank you for being here with us — for witnessing, for remembering, and for breaking the silence that violence depends upon.

And as we mark International Women’s Day, may this moment remind us that our voices matter not only on days of commemoration, but every single day that injustice exists. May we continue to speak. May we continue to listen. And may we continue to stand beside one another until silence is no longer the price survivors are asked to pay.

Filed Under: Komunitet

“Brenga” e autorit Dr. Pashko R. Camaj promovohet 15 mars 2026 te Kisha “Zoja e Shkodrës”

March 11, 2026 by s p

Federata Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA” në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese Onufri dhe Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës “Zoja e Shkodrës”, ju ftojnë të merrni pjesë në promovimin e romanit: “Brenga” të autorit Dr. Pashko R. Camaj. “Ka plagë që koha nuk i shëron; ajo vetëm i mëson zemrës si të jetojë me to.”

Ju mirëpresim Ditën e diel, më 15 mars 2026, në orën 2:00 PM

📍 Mother Teresa Albanian Cultural Center
361 W. Hartsdale Ave., Hartsdale, NY

Folësit në promovim:

Luljeta Lleshanaku

Virgjil Kule

Ardiana Mici

Gjekë Gjonlekaj

Laura Konda

Ines Murzaku

Tonin Mirakaj

Me pjesëmarrjen e veçantë të botuesit z.Bujar Hudhri.

Ejani të ndajmë së bashku një rrëfim që prek kujtesën, ndërgjegjen dhe shpirtin.

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Toka shqiptare nuk është thjesht mall: midis investimit të huaj dhe mbrojtjes së sovranitetit kombëtar
  • Princi  i gojëtarisë dhe mbledhësi i thesareve të Malësisë…
  • 80 vite nga vrasja e profesor Ymer Berishës 1912-1946
  • Arti si një shije e fituar përtej kufijve të logjikës
  • Serbia, përgjegjëse për krimet dhe dhunën ndaj shqiptarëve 1877–1999: nga dëbimet e Sanxhakut të Nishit te krimet e luftës në Kosovë
  • Filatelia e Kosovës – konsistente në promovimin e ruajtjes biodiversitetit
  • Në shërbim të atdheut!
  • “Gruaja që endej hijeve”
  • “Të kesh” dhe “të jesh”, kjo është çështja në Shqipërinë e sotme…
  • Deklaratat e ministres serbe si qasje e Beogradit ndaj Kosovës
  • Ikja e heshtur e Shqipërisë, kur një komb humbet njerëzit që ndërtojnë të ardhmen
  • Kur Kosova përçahet, Serbia ëndërron rikthimin e së kaluarës
  • Republika e pesë yjeve
  • Shqipëria e Vogël në Bronx: Një Komunitet i formuar nga historia, vështirësia dhe shtëpia
  • TURPI I NJË DEKLARATE QË SFIDON TË VËRTETËN HISTORIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT