Ambasadori Gashi, nderohet me çmimin “Ambasadori më i Mirë”/
SARAJEVE – BH- Në një njoftim të saj ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bosnje Herzegovinës, thotë se ” Më datën 4 Korrik 2013, në Sarajevë, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të çmimit “Ambasadori më i Mirë – The Best Ambasador.”
Sipas një njoftimit zyrtar të kësaj ambasade, ambasadori ynë në Sarajevë Shkëlqesia e Tij Flamur Gashi është nderuar për çmimin “AMBASADORI ME I MIRE”
Më tej në njoftim thuhet se :”Sot në Sarajevë, në një ceremoni zyrtare ku merrnin pjesë personalitete të shquara vendase dhe të huaja dhe mbi 500 të ftuar dhe rreth 200 media të rajonit, me një transmetim të drejtpërdrejt nga 6 televizione rajonale, u zhvillua aktiviteti i ashtuquajtur “Best Menager” për Europën Juglindore dhe Qendrore”.
Me këtë rast kompanitë dhe axhensitë : “Regional Independent Agency for the Selection and Promotion of the Best Menager and the Best Companies from Bosnia and Herzegovina and the Southeast and Central Europe”, “Independent European Association of Menagers in Bosnia and Herzegovina” si dhe Revista “EUROMENAGER”, vlerësuan me çmimin special: “BEST AMBASADOR” në Europën Juglindore dhe Qëndrore, Ambasadorin e Repubilkës së Shqipërisë në Sarajevë, z Flamur Gashi..
Në fjalën e tij falenderuese, ambasadori Gashi është shprehur se ” Kjo mirënjohje dhe ky vlerësim që ju më bëni mua sot, nuk më takon vetëm mua si person, por është një mirënjohje për kontributin e diplomacisë shqipëtare në përgjithësi, por në veçanti në rajonin e Europës Juglindore dhe asaj Qendrore. Ky është një vlerësim për diplomacin shqipëtare dhe kontributin e saj: “Për një Ballkan në paqe, siguri dhe harmoni të plotë, për bashkëpunim rajonal në të gjitha sferat e jetes, për qarkullimin e lirë te njerëzve, ideve dhe mallërave, njohjen dhe respektimin e ndërsjelltë, si dhe rrugëtimin e të gjithe rajonit tone drejt Europës së Bashkuar”, citohet të ketë thënë në këtë ceremoni ambasadori ynë në Sarajevë Shkëlqesia e Tij Flamur Gashi teksa ka pranuar çmimin “AMBASADORI ME I MIRE”.