• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PIKTORI I KAMPEVE TË VDEKJES….

August 18, 2018 by dgreca

…TË REGJIMIT TË ENVER HOXHËS/

2-Frank-shkreli-2-300x183-1Nga Frank Shkreli/

SHËNIM: Të premtën, disa media në Amerikë dhe në Shqipëri botuan një letër që thuhet se është e nënshkruar nga ish-kongresisti Joe Dioguardi drejtuar Kryetarit Bashkiak të Tepenës, në të cilën ai shprehet së është, “I shokuardhe thellësisht i shqetësuar mbi përpjekjet e tanishme për të cilësuar qytetin Tuaj të bukur dhe historik të Tepelenës si një “Aushvic Shqiptar”. Kjo – ashtu siç ju e dini – lidhet me disa plane të çuditshme për të kthyer barrakat ushtarake në qytetin tuaj në një farë soj Muzeumi dhe Kompleks Memorial si “Kampi i Shfarosjes së Tepelenës”, shkruan DioGuardi dhe sipas letrës së botuar në gazetën Dielli në Nju Jork, ish-kongresisti i kërkon Kryetarit të Bashkisë së Tepelenës që të, “tërhiqni mbështetjen për memorialin Kompleks i cili në mënyrë të falsifikuar përshkruan  “Memorialin e Kampit Shfarosës të Tepelenës… dhe zyrtarisht të anuloni një vendim të tillë”, citohet të ketë shkruar Dioguardi në atë letër.

Me të vërtetë e kam të vështirë të besoj se kjo letër është përpiluar dhe nënshkruar nga Z. Dioguardi, por për derisa ai nuk e përgnjeshtron një gjë të tillë, atëherë ai duhet të jetë përgjegjës si dhe autori vet i kësaj letre.  Se pse Z. Dioguardi me këtë rast u bashkohet manipulimeve dhe falsifikimeve komuniste të historisë, është absolutisht e pabesueshme dhe e pa kuptueshme për mua.  Është e turpshme se, Z. Dioguardi e di më së miri se mbështetjen më të madhe financiare, politike dhe morale, gjatë 30-viteve të fundit dhe më heret, ai e ka pasur, pikërisht nga bijtë edhe bijat shqiptaro-amerikanë të shumë të përndjekurve nën regjimin e Enver Hoxhës. Dhe tani të këthehet e të përgnjeshtrojë madje edhe ekzitencën e një kampi famëkeq siç ishte kampi i Tepelelnës?  Të pyes cilindo se mund t’i tregojnë për vuajtjet e tyre dhe të familjeve të tyre të përndjekura, disa prej të cilëve kanë vuajtur në kampin e Tepelenës.

Në letrën e tij, Z. Dioguardi kundërshton krahasimin e kampit të Tepelenës me kampin nazist në Aushwitzit në Gjermani, por duket se Z. Dioguardi nuk e di se ishte vet ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman i cili kishte bërë një krahasim të tillë, pikërisht për trajtimin e tmershëm që u bëhej të internuarve në kampin e Tepelenës.  E vërteta është se ishte ambasada gjermane në Tiranë dhe Fondacioni gjerman Adenauer, ata të cilët mundësuan botimin e skicave (disa më poshtë) të ish-të përndjekurit Lek Previzi nga kampi i Tepelenës. (Shih artikullin më poshtë).  Për më tepër, ambasada gjermane në Tiranë, si asnjë tjetër, e ka dalluar veten gjatë 20-viteve të fundit duke u bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të përballen seriozisht me krimet e së kaluarës komuniste.

*Shkrimi  dhe skicat më poshtë botuar një vit më parë, hedhin pak dritë mbi debatin e tanishëm të shkaktuar nga letra e Z. Dioguardi, dërguar Kryetarit të Bashkisë së Tepelenës.

***

lek-previzi-1-1-1-300x162

PIKTORI I KAMPEVE TË VDEKJES TË REGJIMIT TË ENVER HOXHËS

Frank Shkreli/

Piktori është Z. Lekë Pervizi: Kampet e vdekjes, janë kampet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pikërisht ai kampi famëkeq i Tepelenës.lek-previzi-2

Në Foto: Lek PREVIZI/

Ditët e fundit më ra në dorë numri i posaçëm i Revistës “Kuq e Zi”, një revistë euro-shqiptare online me kryeredaktor Lekë Pervizin, e cila botohet në Bruksel që prej vitit 1993. Thuhej në editorialin e numrit të parë të revistës “Kuq e Zi” se botimi i saj, synonte të shërbente si tribunë shqiptarizmi, “Ku ata që vuajtën dhe u sakrifikuan nën dhunën komuniste gjatë një gjysëm shekulli të kenë mundësinë të shprehin e të tregojnë aftësitë e tyre në fusha të ndryshme të dijes e të kulturës.”  Jo të gjithë dolën të gjallë nga kampet e përqendrimit të regjimit më të egër komunist në Evropën Lindore, por ata që patën fatin të mbijetojnë mundimet dhe terrorin enverist – dëshmitarë të gjallë të atyre krimeve anti-njerëzore – sot janë në gjendje, që në emër të bijve dhe të bijave më të dalluar të kombit, të “rrnojnë për me tregue”, vuajtjet dhe vlerat reale të atyre viktimave të komunizmit shqiptar, me qëllim, “për me çue në vend nderin e kulturës dhe të historise shqiptare”.

2 ok Kampet

Njëri prej këtyre dëshmitarëve që i shpëtoi vdekjes në kampin e Tepelenës është edhe Lekë Pervizi. Për veten dhe bashkëvuajtësit e tij në kampet komuniste të Enver Hoxhës, Z, Previzi ka shkruar se, “Jemi dëshmitarë përjetues të asaj shfarosjeje sistematike e të planifikueme me gjakftohtësi të madhe nën diktatin e të huejve: jugosllavë, rusë e kinezë, për t’i zhdukun të gjithë tiparet shqiptare, si burrëninë, besën e traditat, ashtu edhe historinë, gjuhën e kulturën.

1Ok KampiKëto iu nënshtruen falsifikimit e manipulimit, sipas strategjisë së ideologjisë marksiste të zhdukjes totale të trashigimisë sonë mijravjeçare”.

Kampi2Dëshmitari i gjallë i këtyre vuajtjeve e terrori, sidomos në kampin e Tepelenës, ku ai vetë ka kaluar dënimin si i pa dëshiruar i regjimit komunist, Lekë Pervizi vazhdon, për më shumë se një çerek shekulli pas shembjes së komunizmit, të “rrnojë” dhe të “tregojë”, për vuajtjet e veta e të familjes së tij të ngushtë si dhe të bashkëvuajtësve të tij si vëllezër e motra shqiptare, kundërshtarë politikë të regjimit enverist.   Z. Pervizi e ka dokumentuar me shkrime dhe si rrallë kush tjetër, për të mos thënë, ndoshta si askush tjetër para tij që vuanin në ish-burgjet dhe kampet komuniste të Evropës Lindore – edhe me vizatime në copa letrash — përshkroi jetën e përditshme në kampin e Tepelenës dhe vuajtjet e tmerret që ai dhe të tjerët kanë pësuar në kampin famëkeq aty.

Numri i fundit i posaçëm i revistës, “Kuq e Zi” u kushtohet pikërisht këtyre vizatimeve të piktorit të ish-burgosur Lekë Pervizi, një testament i rrallë ky, në këtë formë, i mundimeve dhe vuajtjeve në kampin e terrorit të Enver Hoxhës, në Tepelenë.   Duke i shikuar ato fotografi të vizatuara në ish-kampin e Tepelenës nga Leka, njeriu normal ndjen një shpërthim zemërimi pothuaj të papërmbajtur dhe pyet veten se, si është e mundur që njeriu, të veprojë në këtë mënyrë, kundër njeriut, e për më tepër, shqiptari ndaj shqiptarit.  Në një komunikim me Z. Pervizi, pasi lexova numrin e posaçëm të revistës online që më kishte dërguar, e pyeta se pse ka pritur gjithë këto vite që t’i botojë këto vizatime për publikun. Ja edhe shpjegimi i historisë së botimit më në fund, në një album të posaçëm.  Ai më shkruan se i mbante vizatimet për vete, në disa copa letre, sa për kujtim, megjithëse i kishte botuar herë pas here në revistën “Kuq e Zi”, që prej fillimit të daljes së saj në vitin 1993 e në vazhdim, por shton se nuk u kujtua kush që t’u jepte rëndësinë që meritonin.  Z. Pervizi i jep kredi për botimin, më në fund, të vizatimeve një miku të tij, edhe ai i ish-përndjekur politik – i cili ishte në dijeni të vizatimeve të tij në kampin e Tepelenës.   Në një mënyrë ose në një tjetër, lajmi për ekzistencën e vizatimeve të Z. Pervizi shkoi në veshët e zyrës së Fondacionit gjerman Konrad Adenauer, në Tiranë, e cila i botoi vizatimet nëpërmjet Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit në Tiranë, me drejtor Agron Tufa, shprehet Z. Pervizi.

Ishin gjermanët pra, ata që mundësuan botimin e këtyre vizatimeve me një album të posaçëm me titullin, “Rrathët e Ferrit”.  Leka shkruan se gjermanët e kishin ftuar për një javë, ndërsa kishin organizuar një mbledhje me aktivitet të posaçëm në kazermat e rrënuara në Tepelenë, ku ishin ekspozuar vizatimet e tij të zmadhuara, ku ndër të tjerë, kishte marrë pjesë dhe Ambasadori gjerman në Tiranë dhe drejtori i Fondacionit ‘Konrad Adenauer’.   “Kështu nepërmjet atyne vizatimeve të shpëtueme kot prej meje (mjaft kishin humbë), u ba i njohun kampi i Tepelenës, ashtu siç ishte i ndërtuem që e keni pa dhe ju në revistën, por që i të cilit kamp nuk ekzistonte asnjë fotografi, se ku, e si ishte.   As nuk dihej se si funksiononte e si ishin stivosun të internuemit brenda atyne kazermave vigane”.

Kjo u bë shkas edhe për mbledhje të tjera dhe tashti po mendohet që të krijohet aty një muze, e të ngrihet një memorial, më shkruan Leka.   “Merreni me mend, i dashun mik, se kishin kalue 25 vjet që askush s’donte të ia dinte për atë kamp famëkeq të Tepelenës.  Prandaj vizatimet dolën me vonesë, kur duhet të ishin ba të njohuna botënisht që në vitet e para pas shembjes së diktaturës. Kaluen gjashtë presidentë e disa qeveri, që as u shkonte mendja fare dhe as që e donin daljen në shesh të mizorive të komunizmit mbi qenie njerëzore (shqiptare) të pafajshme”, përfundon ai shpjegimin e tij, që pati mirësinë të më dërgonte në lidhje me vonesën e botimit të këtyre vizatimeve dokumentuese dhe historike me vlerë të madhe, nga një dëshmitar i gjallë i jetës dhe krimeve që bëheshin në kampin e Tepelenës nga regjimi komunist kundër popullit të vet.  Megjithëse Lekë Pervizi me modesti thotë se, nuk e bëri publikimin e këtyre vizatimeve me qëllim që të “delte si burë i mirë”, ai shpreh mirënjohjen e tij dhe falënderon gjermanët, të cilët me interesimin e tyre, e bënë të mundur daljen në shesh të këtyre vizatimeve historike nga jeta dhe e krimet në kampet shqiptare të përqendrimit të regjimit komunist të Enver Hoxhës, të cilat Z. Pervizi thotë se, “Ambasadori gjerman në Tiranë i kishte krahasuar me Auschvitzin, për trajtimin mizerabël që iu bahej të internuemve, pavarësisht nga përmasat strukturale më të vogla, por për nga përmasat kriminale të mëdha.”  Në një artikull dje nga Përparim Halili, botuar në gazetën Telegraf të Tiranës thuhet se, dosjet e kampit të Internimit dhe të kryengritjes antikomuniste së Zhapokikës në Tepelenë janë zhdukur më 1991.   Për më tepër Z. Halili shkruan se strukturat e kampit të Tepelenës janë hedhur për dhe, siç duket, në përpjekje për të zhdukur çdo provë i ekzistencës së kampit të tmerrit duke shtuar se “Në vitet 1994-1995 mbi varret e 175 (fëmijëve “armiq” të moshës deri në 12 vjeç) dhe 789 të rriturve të vdekur në kampin e Tepelenëns, ish-qeverisja e viteve 1993-1995 ka ndërtuar pallate banimi për strehimin e ish-të dënuarve politikë dhe kolektorin qendror të ujërave të zeza të qytetit, pa bërë zhvarrimin që u kërkua me protesta prej familjarëve të viktimave”.   Përparim Halili shkruan gjithashtu se “dosjet e kampit të Tepelenës janë zhdukur qysh në korrik të vitit 1991”.

Unë kam shkruar shumë, por më kot, gjatë këtyre viteve për mospërballjen serioze me të kaluarën komuniste të klasës politike shqiptare të të ashtuquajturës periudhë post-komuniste, një fenomen ky që në mendjen e njerëzve normal është vështirë të kuptohet ose të pranohet në një shoqëri që e konsideron veten demokratike, anëtare e NATO-s dhe aspiruese për integrim të plotë euro-atlantik.   Por, ajo që me të vërtetë prek thellë dhe ndez ndjenjat morale të njeriut është se, si edhe sot nostalgjikët e atij regjimi dhe të diktatorit, siç shkruan edhe “Piktori i Kampeve të Vdekjes”, “Të ngrenë lavde kriminelëve e xhelatëve dhe, aq më keq, atij lloj diktatori të paskrupullt e paranojak që e trajtoi popullin e vet si të ishte bagëti e jo qenie njerëzore”. Megjithëse e papranueshme, për këtë situatë të krijuar në Shqipëri, nuk është për t’u habitur kur të merret parasysh se si klasa politike, “majtas e djathtas”, e këtij çerek-shekulli post-komunizëm, po trajton sot ish-të përndjekurit politikë, duke i përjashtuar krejtësisht nga jeta politike e vendit, gjë që i bën të ndjehen si të huaj në vendin e vet. Ndërsa është i pa pranueshëm gjithashtu edhe refuzimi i tyre banal dhe i pa moralshëm për t’u përballur, njëherë e mirë, me të vërtetën e të kaluarës komuniste dhe me krimet e regjimit të Enver Hoxhës, ashtu siç kanë bërë vendet e tjera ish-komuniste të kontinentit evropian. Falë nderës Zotit që kombi shqiptar ka ende miq siç janë gjermanët, të cilët po ndihmojnë në zbardhjen e së vërtetës të historisë së krimeve të një sistemi totalitar e gjakatar.   Falënderojmë Zotin gjithashtu edhe për piktorin Lekë Pervizi, i cili “rrnoi për me tregue” dhe që me vullnetin e tij të fortë dhe me ndjenjën e tij të thellë, kishte vendosur herët që e keqja të kundërshtohej dhe të luftohej me çdo mjet e mundësi, madje edhe në rrethanat e një kampi përqendrimi, siç ishte ai i Tepelenës.   E falënderojmë Z. Pervizi edhe për “kokëfortësinë e mos-nënshtrimit” që ka treguar në kampin e përqendrimit që, edhe në kushte jashtëzakonisht të vështira i ka bërë dhe i ka ruajtur vizatimet – megjithëse jo të gjitha – nga jeta dhe të strukturave të kampit ku ka qëndruar e që sot i ka të botuara dhe na i sjellë si dokumentacion historik për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. “E vërteta triumfon kur bëhen sakrifica dhe mundime për ta qitur në dritë të vërtetën”, ka thënë babai i kombit amerikan, Xhorxh Washingtoni.   T’i jemi mirënjohës Lekë Pervizit që me botimin e këtyre vizatimeve nga jeta në kampin e terrorit në Tepelenë, hedh sado pak dritë mbi të vërtetën e krimeve që ndodhën në atë vend.

Filed Under: Featured Tagged With: Frank shkreli, Lek Previzi, Piktori i Kampeve te vdekjes

Prof. Sami Repishti i indinjuar nga Letra e DioGuardit

August 17, 2018 by dgreca

Prof. Sami Repishti i shkruan Editorit te DIELL-it/
1-Sami-Repishti-ok.JPG-250x275
Prof. Sami Repishti: -Ne emen te nanes sime Hava Bushati-Repishti, te motres sime Hadije Repishti (14) dhe te vellaut te vogel Vehbi Repishti (11) denoj pa asnji meshire kete akt skandaloz, ofendues, dhe nji thike mbas shpine per viktimat, shumica e te cileve kane qene femij te parritun akoma, dhe foshnje fare./
I nderuemi Z. Editor:
Lexova ma trishtim ne zemer dhe me neveritje Letren qe ish kongresisti amerikan, Joseph DioGuardi, i ka dergue kryetarit te Bashkise se qytetit Tepelene (Shqiperi) ne lidhje me ceremonine e the themelimit te Muzeut te perkujtimit te Viktimava te Komunizmit gjate internimit te tyne ne kampin famkeq te Tepelenes.
 Letra ashte nji akt tradhetie te pabesueshme nga nji persone qe njeh mire situaten e Shqiperise nen komunizem, sidomos nga  shkrimet e zonjes se tij Shirley Cloyes DioGuardi, veçanerisht ne lidhje me ish bashkevuejtesin tone, Pellumb Lamaj, ne mes tjerave.
Ne emen te nanes sime Hava Bushati-Repishti, te motres sime Hadije Repishti (14) dhe te vellaut te vogel Vehbi Repishti (11) denoj pa asnji meshire kete akt skandaloz, ofendues, dhe nji thike mbas shpine per viktimat, shumica e te cileve kane qene femij te parritun akoma, dhe foshnje fare.
Joseph DioGuardi duhet te trupnohet kur mendon ndihmen e madhe qe ka marre nga shqiptaret e persekutuem gjate fushatave elektorale per zgjedhje ne Kongres….I qofte haram ndihma e jone!..
Sami Repishti, Ph.D
ish i burgosun politik (1946-56)
ish Drejtor Ekzekutiv
i Lidhjes Qytetare Shqiptare-Amerikane (1986-91)

Filed Under: Komente Tagged With: denon Letren e DioGuardit, Prof. Sami Repishti

Porosia e ambasadorit Delawie për dialogun

August 17, 2018 by dgreca

Kosovë-Porosia e Ambasadorit Amerikan Delawie për dialogun, 17 Gusht 2018/

-Ne besojmë se thelbi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të vijë nga vetë palët.Por, ka kufizime çka do të pranojmë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë-PRISHTINË, 17 Gusht 2018-

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie tha sot se, ne besojmë se thelbi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të vijë nga vetë palët, por ka kufizime çka do të pranojmë. Ai theksoi se,  SHBA-të janë të përkushtuar ndaj Kosovës; sovranitetit dhe suksesit të saj ekonomik. “Duam të ndihmojmë në arritjen e një marrëveshjeje të zbatueshme, të qëndrueshme dhe që i kontribuon stabilitetit në rajon”, tha Ambasadori Amerikan në një videomesazh.

DEKLARATA E PLOTË

Jam i lumtur që kaq shumë qytetarë kosovarë tani po marrin pjesë në bisedat e rëndësishme për dialogun me Serbinë.

Kjo është gjë e mirë. Megjithatë, dëshiroj t’i qartësoj disa gjëra.

Ne besojmë se thelbi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të vijë nga vetë palët.

Por, ka kufizime çka do të pranojmë.

Ne jemi të përkushtuar ndaj Kosovës; jemi të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe suksesit të saj ekonomik.

Jemi plotësisht të vetëdijshëm për rolin historik që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë luajtur për t’i dhënë fund konfliktit në përgjithësi në Ballkan dhe në veçanti në Kosovë.

Nuk duam që të kthehen ditët e dikurshme; nuk duam që të shohim një marrëveshje që do të krijonte më shumë probleme se sa që do të zgjidhte.

Duam të ndihmojmë në arritjen e një marrëveshjeje të zbatueshme, të qëndrueshme dhe që i kontribuon stabilitetit në rajon.

Çdo marrëveshje duhet të garantojë sigurinë për të gjithë qytetarët e saj, duke përfshirë grupet e pambrojtura, serbët e Kosovës dhe kishën ortodokse serbe.

Javëve të fundit ka pasur pak retorikë të padobishme, duke përfshirë edhe kërcënime dhe gjuhë të tillë që e kemi dëgjuar gjatë ditëve të këqija të dikurshme të komunizmit.

Kjo duhet të ndalojë. Deklaratat e tilla minojnë gjasat për zgjidhje dhe i ngritin tensionet.

Dhuna dhe kërcënimet për dhunë janë të papranueshme.

Ne do të qëndrojmë krah jush gjatë këtij rrugëtimi.

Gjatë javëve të ardhshme, dëshiroj t’ju njoftoj me disa prej diplomatëve të sapoardhur në ambasadën tonë, të cilët iu kanë bashkuar ekipit tonë për të siguruar që partneriteti ynë me Kosovën mbetet i fuqishëm.

Filed Under: Komente Tagged With: e ambasadorit Delawie, për dialogun, Porosia

Patriotët Varrmihës

August 17, 2018 by dgreca

1 Gjon Kacaj

Nga Gjon KAÇAJ/
Lodrat fëminore me flluskat janë të hershme, thjeshtë zbavitëse, ato pëlcasin njëra pas tjetrës ashtu siç shuhen jetët e lodraxhinjëve”patriotë” që sfidojnë flakët e ferrit për të fituar parajsën me patriotizmin e tyre pa kushte në të gjitha etapat .
Gusht
70 vite ma parë,1948-2018
30 vite ma parë,1988-2018
20 vite ma parë,1998-2018
Po Gushti edhe sot…..!
70 vite nga nata ma e dhimbshme e nanës malësore që sapo lindi në dhomën e mundimeve dy vajza binjake i sjellin dy kova ujë për të pastrua njollat e lindjes,e pa u mbushë me frymë dhe pa fshi djersët e ftohta të përziera me lotët e saj i turren si hutini zogjve, i fusin fëmijtë e posalindur në dy strajca ushqimesh dhe nanën e tërheqin rrëshjan deri sa e hjedhin si zhele ne makinën e gatshme së bashku me vajzat në strajca.
Binjaket dhe nanën i zbresin nga makina 4 km larg burgut të Koplikut në mes të pishave në zallin e Postopojës.
Sa zbarrdhi drita heshtjen e barinjeve e thyen kukatjet e nanës,mbi engjujtë pa jetë që i varrosen në heshtje, mbasi drejt burgut të Koplikut nën shoqërimin “ e patriotëve”në varg si korrilat shpejtonin të kërcnuar burra e gra që do të përjetonin vdekjen tragjike të dy meshtarëve po në atë burgun e Koplikut që ishte dhe do të mbetet i torturave ma çnjërzore në krejt Europen lindore mbas luftës së dytë Botërore.
Vetëm një memorje në mykun e harresës,si nga studiusit e ti lëmë historianët “ patriotë” që propagandojnë barazinë e viktimave me kriminelët e tyre.
Gusht 1948,i nxjerrin të lidhur me vargoj në pjesën e mbrapme të burgut,( ish mullini i Tom Zefit) dy meshtarët e Malësisë së Madhe,don Lek Sirdani 54 vjeç e dom Pjetër Çuni 34 vjeç.
“Patriotët entuziastë” në krye të turmës ishin gati ti shkyenin dhe djersinin kush ti shtynte i pari në gropën e ujnave të zeza.
Edhe vdekja në këtë mënyrë u dukej pak…!
Kush me sfurk hekuri e kush me gurë u zhyste kokën e kush për patriotizëm thërriste: ku e keni Krishtin tujë? A po ju shpëton?
Nga ky Gusht tek Gushti 1988


Havzi Nela ,martiri i fjalës së lirë,poeti puro Shqiptar i kushtrimeve të mëdha,mësuesi Kuksjan i arsimuem në Shkodër arratiset në Prishtinë.Ishte 33 vjeç. E riatdhesojnë. Vuan 20 vite në burgjet e diktaturës.E lirojnë me kusht pa të drejtë kthimi në vendlindje se mund të helmonte nxënësit ….!
E mbajnë të izoluar në vetmi nën presionin e operativit të zonës që i kërcnohej 3 herë në ditë si Zoti i qiellës e tokës,i veshur me armatim deri në dhamë.
Një duel i heshtur mori dheun?
Sulmon poeti me 3 fjalë: Edhe unë të vras!
Kishte sajue nga një dru të kalbun pistoletën…! E mbante dorën në brez.
Të alarmuem zbarkuen nga toka dhe ajri forcat speciale .
Drurin e bënë top .E prangosën në fushën e mejdanit.
I hoqën drurin nga brezi dhe i vendosën një pistoletë për të cilën i jepet dënimi maksimal me 8 vite heqje liriet nga prokurori i seances Fari Dani me motivacionin armëmbajtje pa leje dhe kanosje për vrasje me paramendim .
Me krenarinë e lindur poeti i burgosur ndihej si në shtëpinë e tij.Për ti rikthyer autoritetin operativit pas një jave e degradojnë pokurorin Farih Danin me detyrë komandant toge ne Pulaj të Velipojës dhe me ngut rigjykon poetin prokurori i gjykatës kushtetuese Fehmi Abdiu.Mbas varjes në litar e zbritën nga trekandshi ,kufomën e keqtrajtojnë mizorisht e varrosin në mes të një shkambi në një gropë të hapur me kompresor dhe ashtu pingul në kambë mbi kokë i fiksuen shtyllen e tensionit të lartë.
Respekte për bashkëvuejtsin Visar Zhiti mbasi pena e tijë çgjakos qindra martirë dhe konsiderohet e frikshme për ata që shkruen ndryshe letersinë e realizmit socialist për të maskue tumorin kanceroz komentojnë klasen e re të shkrimtarëve burgaxhinjë.
Zhiti duhet ndier mirë me Repishtin ,Biberaj,me Pjeter Pepaj e zonjën Dosti, me Atë Zef Pllumbin e atë Konoradin,me Arbnorin e Butkën…etj etj.
Do ti lutem mos i kushto aq shumë vëmendje skulptorit që realizojë bustin e Havzi Nelës….
Kush e solli vendimin në Kukës për emërtimin e gjimnazit të Kuksit “Havzi Nela” ? Kushe solli bustin, e kush e sponsorizoi? Kush e vendosi ne hyrjen e shkolles mbas 3 ditëve përplasje me bandat e majta.
Ishte shoqata “Havzi Nela” e shkrimtarëve kukesjanë në Gushtin 1998 që pushkën prej drurit e bëri top ndaj akuzës armbajte pa leje e kanosje për vrasje…!
Gusht 2018,me shumë respekt përshëndes vendimin e këshillit bashkiak Kukës për vendosjen e Memorialit Havzi Nela në qender të Kuksit ashtu siç ndiej keqarrdhje për dhanjen e titullit qytetar nderi i Tropojës ish deputetit Gafurr Mazrreku, atentatorit të Azen Hajdarit në parlament.
Mendoj se janë pak që e ndjejnë peshën e krimeve që sillte lufta e klasave dhe fikjen e shiprtave të dlirë.Ne një takim të 2018, këtu në Michigan, me prezencen e ambasadores Luli ,konsulit të nderit Ekrem Barrdha,avokatit Dedvukaj,klerikëve dhe të disa kamerave, Ministri i emigracionit të qeverisë Rama 2, Zoti Majko, ndër të tjera tha:Do të krijojmë degën e regjistrimit të emigrantëve.Të punësuerit duhen të jenë antarë të Partsë Socialiste dhe deomos do të bëjnë propagandë për Kryeminstrin Rama.
Edhe kjo na mungonte këtu në diasporë.
Asnjë lajm dhe asnjë koment nuk u dëgjua .Vetëm një interesim ishte ; sa ështe fondi dhe starti për punsim. A thua mos ëndërrojnë trekëndshin dhe litarin në fyt edhe këtu ne diasporë në SHBA? Pak ditë ma vonë në Këshillin e Vartrës, në New York, dëgjova një shprehje entuziaste : Qezarit t’i japim atë që i takon, dhe Ramës i lumtë që po sistemon rrënojat e gazermave të Italianve që janë përdorur për strehën e të internuarëve dhe ju kujtoj historianëve : fëmijët që lindën në Tepelenë nga nanat e ardhura shtatëzana lindën në natyrë, nën plepa, mbas ferrave; a mbeten të barabartë me fëmitë që linden në maternitete!
Ju kujtoj lenë Gjok Kokaj nga Bajza që edhe sot jeton në Bajzë dhe nanën Mria e Gjok Lucës prej Hotit në rolin e mamisë vullnetare tuj pritë lindjet e fëmijeve me boçet e tyre.

Filed Under: Analiza Tagged With: Gjon Kacaj, Patriotët Varrmihës

LEK MIRAKAJ:DIOGUARDI KA LEJUAR KRQPERDORIMIN E EMRIT TE TIJ

August 17, 2018 by dgreca

1 leke-mirakaj-cr

Shkruan:Lek MIRAKAJ/

I mbijetuar nga Kampi Tepelenes/

Dite me pare z.Asllan Bushati botoj nje shkrim ne lidhje me nje sqarim qe Ai dhe z.Zef Bala i kishin bere ish.kongresmenit Dioguardi ne lidhje me ish kampin e Tepelenes.Z.Dioguardi I ishte drejtuar organeve vendim marrese qe te mos financonin ngritjen e muzeumit ne kujtim te viktimave te pafajeshme qe vdiqen dhe u trajtuan ne menyren me mizore gjate viteve 1949 -1954.Pas sqarimit qe z.Bushati i kishte bere z. Dioguardi mbi historine e dhimbshme te kampit çfaroses te Tepelenes,z.Dioguardi kishte shprehur keqardhjen ,duke u justifikuar se nuk i dinte te vertetat.Cilido njeri i ndershem ne rast te nje gabime te tille,me e pakta do kerkonte falje publike dhe do i drejtohej atyre, te cilve me nderhyrjen e tij te pa nevojeshme e te pa ndereshme ,i kishte keqinformuar ti sqaronte mbi gabimin.Personalisht nuk kam asnje dyshim se biseda qe z. Bushati e pershkruan me hollesi ne shkrimin e tij,eshte e sakte dhe korrekte.Por,e famshmja por qe gjithnje fsheh diçka te pa thene.Sot ne kontradikte me pohimet e z. Bushati ,z.Dioguardi ne menyren me skandaloze ,me te paturpeshme,ka pranuar te shese ,tek ata qe jane te alarmuar se po dalin te vertetat e turpeshme te historise te diktatures,emrin e tij.Sot dt.15 Gusht 2018 ,z. DioGuardi,ky kampion i luftes kunder komunizmit,Ky kampjon i luftes per demaskimin e krimeve qe kane bere te huajt  kunder shqiptarve,se greket e serbet te huaj jane,u be zedhenesi i qarqeve me kriminale qe perpiqen te fshehin te vertetat e krimeve qe kane bere shqipfolesit komunist ndaj grave e femijve te pa fajshem te nje gjaku e te nje gjuhe.
Sot ky ”shqiptar “ i  madh Xho Dioguardi ka lejuar,te perdoret emri I tij ne nje leter qe i drejtohet kryetarit te bashkise se Tepelenes,z.Peçi,ku i kerkohet qe te anulloje vendimin e keshillit bashkijak per ngritjen e muzeumit te viktimave te kampit te ćarosjes, qe  kriminelet komunist paten instaluar,pa pyetur asnje njeri ne Tepelene..Autoret e vertete te letres botuar sot ne gazeten Dita,bashkeautor i te cilve eshte bere “SHQIPTARI I MADH”Dioguardi spekullojne paturpesisht duke u perpjekur te ngacmojne ndjenjat njerzore dhe patrijotike te popullit tepelenas.Z.Dioguardi:nuk  e dij pse ke lejuar te perdoret emri juaj ne menyre kaq skandaloze e anti njerzore,me siguri Ju do heshtni ose do beni lojra fjalesh,se Aushvici eshte i pakrahadushem e broçkulla te tjera.Aushvici eshte simbol i krimit dhe si I tille perdoret ,ashtu si perdoren emrat e Hitlerit,Stalinit,Pol Potit e per ne shqiptaret emri i qofte largut Enver ,ashtu si themi kur duam te tregojme ngjarje te permasave te medha,perdorin si simbol,fjalen BIBLIKE. Per dijeni z.Dioguardi,megjithse z, Bushati Ju a ka sqaruar te vertetat e kampit te qfarosjes te Tepelenes,Ju pelqen apo nuk Ju pelqen zotnise tende,po Ju keshilloj nese keni pak “ bonsens”thone andej nga jeni zotrote,konsultoju me dokumentat e vete rregjimit,po te duash mund te ballafaqohesh edhe me te mbijetuarit e Aushvicit shqiptar e do mesojshe te verteta te tmereshme dhe qe nuk na nderojne aspak si shqiptar.Z.Dioguaardi eshte e turpshme te spekullojshe me ndjenjat e tepelenasve,nuk qene tepelenasit qe ndertuan kampin cfaroses,ashtu si nuk jane matjanet pergjegjes per krimet e burgut te Burrelit,apo mirditoret per tmeret e Spaçit, Fajtoret jane. Enveri me shoke,fajtor jane edhe ata qe kane shkruajtur ate leter te turpshme qe Ju e keni noterizuar.Historija eshte ajo qe eshte,detyra e jone e tepelenasve ,e , matjanve, eshte ti ruajme keta simbole te se keqes ,qe brezat qe do vijne te jene te pregatitur per te mos lejuar perseritjen e krimeve..Z.Dioguardi!Nuk pritesh nga Ju.Turp.

* LEK MIRAKAJ I MBIJETUAR I KAMPIT ÇFAROSJES “(AUSHVICIT)”te vogel shqiptar

Filed Under: Emigracion Tagged With: DioGuardi, Kampi i Tepelenes, lek mirakaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1301
  • 1302
  • 1303
  • 1304
  • 1305
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT