• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FAIK KONICA, DIELLI DHE VATRA

August 15, 2018 by dgreca

Faik Konica:Ju tregoj si e mora drejtimin e gazetes “Dielli” dhe si u inspirua Vatra dhe  Kanunorja e saj nga dy shoqerite irlandeze The  Gaelic League edhe Sinn Fein/

1 Faik Konica2

Para se të vij në Amerikë kisha rrojtur disa vjet n’Ingli, dhe atje kisha vënë re analogjin’ e madhe që kish Irlanda kundër Inglisë me Shqipërinë kundrejt Turqisë- me ndryshimin që Irlandasit të frymëzuar nga një idealism të pa vdekur, po lëftojin qindra vjet për clirimine  tyre. Nisa pra të studjoj organizatat e këtij populli të cuditshëm dhe vecan dy:- the Gaelic League edhe Sinn Fein, e para për të përhapur kulturën me anë të gjihës nacionale, e dyta për të ndarë Irlandën nga Inglia. Organizimi dhe Kanunorja e Vatrës u inspiruan gjer në një pikë nga të dy shoqëritë irishe dhe prandaj “Vatra” ka pasur dhe ka në gji të saj dy tendenca  që rrjedhin nga inspirata e parë e tyre:tendenca kulturale dhe tendenca politike, nga të cilat e fundmia ka mbretëruar shumë vjet dhe tani del në shesh edhe e para; e penguar aq kohë me padrejtësi dhe për dëm të popullit.

Më 9 të vjeshtës së Mesme 1909 arita në Boston nga vapori Ivernia(që është një tjatër emër I I Rllandës) dhe mora në dorë redaksinë e Diellit, të cilën gjer atëherë (numër 29) e kish shkruar me talent At Fan S. Noli. Diellin e zotronte dhe e mbante shoqëria Besa-Besën e cila qëndrimin e ksihte në Boston, po anëtarët I kishte më të shumtët në rrethet; Natick, në Cocshitude, në Brocton, në Freminghem, në Malboro, në Lynn, në Ëorvester, në Southbridge etj., dhe ca të pakët anëtarë shumë më larg. Përvec shoqërisë Besa-Besën kish n’Amerikë edhe disa shoqëri të tjera, ca për interesat e një fshati ose ët një qyteti, ca edhe me qëllim të përgjithshëm. Po Shoqëria Besa-Besën, si propprietare dhe botonjëse e “diellit” cquante përmi të gjitha dhe kish një rëndësi të vecantë.

Si u vendosa në Boston edhe u njoha me patriotët që merrnin pjesë në lëvizjen kombëtare, nisa të përhap’ iden’  e bashkimit ët shoqërive, po ndonëse e pëlqejin ët gjithë, asnjë s’dukej gati të bënte capin e duhur. Me shoqërin’ e Jamestoën-it ish bërë fjalë edhe më parë, por s’ksih dalë gjë shoqëria korcare.”Arësimi” ish ajo që cfaqte dëshirën më të madhe për bashkim, dhe pata shumë herë fjalime të pëlqyera për këtë cështje me kryetarin e athershëm, Z. Nik Dishnica. Po edhe këto fjalime kanë humbur. Dheu nuk ish edhe I gatitur mjaft për lulëzimin e mendimit.

Disa javë pas ardhjes sime këtu, këshillova të mbahet një mbledhje e shoqërisë Besa-Besën, për të biseduar vetëm këtë cështje, edhe atje cfaqa idenë që shkaku i mosbashkimit të shoqërive ish se shoqëritë s’dojin të humbisjin qënien e tyre duke u cdukur në gji të njerësve vetëm të shoqërisë Besa-Besën, dhe proponova një zgjidhje të pëlqyer:Jo bashkimin, po federimin.

“Dielli” , 31 mars 1922

Filed Under: Politike Tagged With: dielli, Faik Konica, Vatra

KOSOVE- VIRUSI I NILIT, 3 TE PREKUR, NJE I VDEKUR

August 15, 2018 by dgreca

1 NILITë martën është identifikuar rasti i tretë me virusin e Nilit në Kosovë, ndërkaq ditë më parë, një person ka ndërruar jetë në Kosovë, si pasojë e këtij virusi. Zyrtarë shëndetësorë thonë se edhe një tjetër person është trajtuar në Klinikën Infektive me virusin Nil, por që i njëjti pas trajtimit është lëshuar në shtëpi.Lajmin për prezencën e këtij virusi e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë e drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, duke shtuar se deri më tash tre pacientë janë diagnostikuar me këtë virus, derisa një ka përfunduar me fatalitet.

“Në laboratorët e Institutit Kombëtar sot është detektuar edhe një rast me praninë e virusit të Nilit, i cili është i shtrirë në Klinikën Infektive, dhe i cili është në fakt rasti i tretë i diagnostikuar në Institutit Kombëtar, saktësisht në laboratorët e mikrobiologjisë, dhe i cili rast praktikisht ka filluar gjatë javës së kaluar, e që ka pasur shenja klinike, ku ditën e martë edhe ka rezultuar me diagnozë të virusit të Nilit”.

“Edhe rasti tjetër që ka përfunduar me fatalitet nga virusi i Nilit, ndonëse është shtrirë në Klinikën Infektive me sëmundje kronike, i njëjti pas analizave laboratorike ka rezultuar i preku me virusin e Nilit”, tha Ramadani.

Infeksioni i virusit të Nilit te njerëzit, kryesisht është rezultat i kafshimit nga mushkonjat e infektuara.

Shtatëmbëdhjetë të vdekur si pasojë e virusit të Nilit është bilanci i një jave në vendet e Evropës. Kështu bën të ditur Qendra Evropiane për Mbrojtje dhe Kontroll nga Epidemitë. Sipas të dhënave të këtij institucioni, në Serbi janë nëntë të vdekur, tre në Greqi, një në Itali, një në Rumani dhe një në Kosovë.

Hamdi Ramadani, drejtor i Klinikës Infektive bëri të ditur se rasti i cili ka përfunduar me fatalitet, ka qenë e sëmurë me sëmundje kronike. Më pas është diagnostikuar me virusin Nil, por që gjithashtu ka pasur probleme serioze edhe me mushkëri e zemër.

“Ne nuk e dimë nëse virusi i Nilit ka shkaktuar vdekjen e këtij personi. Kjo ka qenë mjaft në moshë, pra mbi moshën 80-vjeçare. Ka ardhur në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me probleme kronike serioze, dhe më pas ka vdekur”, tha Ramadani.

Ramadani shton tutje se në Kosovë në vitet paraprake asnjëherë nuk ka pasur vdekshmëri nga ky virus. Derisa sa i përket trajtimit të këtij infeksioni, Klinika Infektive, siç thotë Ramadani, është në gjendje gatishmërie për trajtim të pacientëve.

Sidoqoftë, ekipet e Departamentit të Epidemiologjisë prej fillimit të korrikut, në nivel qendror dhe periferik ,janë në gjendje gatishmërie për të identifikuar dhe raportuar ndonjë rast individual të sëmundjes. Laboratorët e Institutit Kombëtar janë të gatshme të pranojnë mostra dhe të diagnostikojnë rastet e sëmundjes, kanë thënë zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.(Kortezi :Ariana Kasaplli-Selani RFL)

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosove, nje i vdekur, tre te premura, Virus Nil

INTERVISTA- MBRETI: ARSYEJA E BASHKËPUNIMIT ME ITALINË….

August 15, 2018 by dgreca

  • RRËFIMI EKSKLUZIV I MBRETIT ZOG PËR DAILY TELEGRAPH (1928) : “KJO ËSHTË ARSYEJA E BASHKËPUNIMIT ME ITALINË.”/

-Mbreti Zog I: Karakteri i racës shqiptare bazohet në dashurinë e lirisë për t’u vetë drejtuar/

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Gusht 2018/ Gazeta franceze, “L’Intransigeant”, ka botuar të shtunën e 13 tetorit 1928, në faqen n°5, një intervistë ekskluziv/1-Mbreti-Zoge të Ahmet Zogut, dhënë asokohe medias britanike, Daily Telegraph.Përtej qëllimëve të tij për të civilizuar popullin shqiptar, që t’a bëjë atë të pranojë, sa më shumë që të jetë e mundur, zakonet perëndimore, mbreti, shpeshherë i kritikuar për çështjen në vijim, ka shpjeguar arsyete bashkëpunimit me Italinë.Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :THE TELEGRAPHIntervista me mbretin e ri

Zogu I dërshiron të civilizojë popullin e tij…dhe të ruajë pavarësinë e tij/

Londër, 12 tetor (nga korrespondenti ynë me telefon). – Z. Ashmead Bertleet, kontribuesi i mirënjohur i Daily Telegraph, i dërgoi një gazete të Tiranës këtë intervistë interesante që ai kishte zhvilluar me mbretin e ri të Shqipërisë, Zogu I. Monarku gjatë intervistës, ka folur për tema të ndryshme : administratën e brendshme, ushtrinë, financat dhe politikën e jashtme. Në raport me temën e fundit, Zogou I tha :“Personalisht, unë e vlerësoj mbretin Aleksandër dhe popullin e Jugosllavisë, por mendoj se ata kanë një ide të gabuar për atë që po ndodh në Shqipëri. Do të doja të them diçka më shumë në lidhje me këtë temë që është e përfshirë aq thellësisht në Evropë. Në radhë të parë, më lejoni t’ju them se nuk kemi asnjë aluzion më të vogël agresiv ndaj Jugosllavisë. Dëshira jonë është të kemi marrëdhëniet më të mira me këtë vend.

Në radhë të dytë, ne nuk kemi ndërmend të heqim dorë nga pavarësia jonë në favor të një kombi tjetër. Mund t’ju kujtoj Historinë. Shqipëria është i vetmi vend Ballkanik që gjithmonë ka arritur të ruajë pavarësinë- pavarësisht nga pushtimet e shumta. Karakteri i racës shqiptare bazohet në dashurinë e lirisë për t’u vetë drejtuar.Ne nuk do t’i nënshtrohemi kurrë dominimit italian; njerëzit nuk do ta toleronin atë qoftë dhe për një çast. Por ne duhet të marrim parasysh gjendjen tonë. Ne jemi vërtet shumë vonë krahasuar me pjesën tjetër të Evropës. Populli nuk di as të lexojë dhe as të shkruajë; ka pak ligje të shkruara që zbatohen dhe “hakmarrja” ende mbretëron në shumë pjesë të vendit. Qëllimi im është të civilizoj popullin tim, t’a bëj atë të pranojë sa më shumë që të jetë e mundur, zakonet perëndimore.Kjo detyrë mund të realizohet vetëm me ndihmën e jashtme. Kjo është arsyeja pse ne kemi miratuar mjetin që na dukej më i përshtatshmi për ne. Mbi të gjitha, kishim nevojë për para dhe kishte vetëm një mënyrë për t’i gjetur : t’i merrnim ato hua nga një vend tjetër. U përpoqëm në Gjenevë dhe dështuam; ne kemi provuar edhe në disa vende të tjera, përfshirë Anglinë, por pa sukses. Pra, Italia na erdhi në ndihmë dhe na dha hua 2 milionë paund në kushte shumë të favorshme për ne.Këto para përdoren tani për punët publike : rrugët, urat dhe ndërtimin e portit të Durrësit. Pastaj, na nevojitej ndihma e ekspertëve dhe financierëve, oficerëve për të organizuar ushtrinë tonë tokësore dhe detare, inxhinierët, mjekët dhe kështu me radhë. Natyrisht, Italia, e cila na dha paratë, kishte të drejtën e para për të kontrolluar shpenzimin e kësaj shume. Kjo është arsyeja pse ne kemi shumë italianë që punojnë mes nesh, por kjo nuk do të thotë që ne kemi humbur pavarësinë tonë politike. Ne mbetemi një komb dhe zotër në shtëpi; dhe ne nuk do të lejojmë kurrë që të mbizotërohemi apo të shfrytëzohemi në interes të të tjerëve. ” — T. B

Filed Under: Histori Tagged With: “L’Intransigeant”, Intervista, Mbreti Zog I

Rita Ora, Prezantuse e Edicionit të 35-të të çmimeve VMA

August 15, 2018 by dgreca

  • Rita Ora do të jetë prezantuse e edicionit të 35-të të  “Video Music Awards” , që do të mbahet të hënën, më datë 20 gusht 2018, duke filluar në orën 20:20 sipas kohës lokale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.-

 

1 Rita OraKëngëtarja me origjinë nga Kosova, e cila karrierën e ka filluar në Britani të Madhe e për të vazhduar pastaj në gjithë globin, Rita Ora ka njoftuar edhe për një të arritur tjetër të saj informon ne numrin e se merkures, 15 gusht, gazeta “Zëri”.

Ajo përmes llogarisë së saj në rrjetin social “Instagram” ka treguar se do të jetë prezantuese e edicionit të 35-të të ngjarjes së madhe “Video Music Awards” (VMA), e cila ndan çmimet për më të mirët në industrinë e muzikës. Rita Ora ka publikuar një fotografi në këtë rrjet social, ku shkruhet “Presenter And Nominee” (“Prezantuese dhe e Nominuar”), duke shtuar si mbishkrim “do të shihemi të hënën”.

Mediet e huaja raportojnë se këngëtarja gjithashtu do të performojë edhe njërën prej hiteve të saj. Besohet se kënga do të jetë “Lonely Together” për të nderuar Aviciin, DJ e njohur që ndërroi jetë para disa muajsh, i cili në bashkëpunim me Ritën solli këtë këngë.

“Lonely Together” po ashtu e ka nominuar Ritën në dy kategori të VMA-së , atë “Dance Video”  (“Video Vallëzimi”) dhe “Visual Effects’ (“Efektet Vizuale”). Kujtojmë së në këtë edicion janë të nominuara edhe dy këngëtare tjera nga trojet shqiptare, Dua Lipa me tri nominime dhe Bebe Rexha me një të tillë.

“Video Music Awards” do të mbahet të hënën, më datë 20 gusht 2018, duke filluar në orën 20:20 sipas kohës lokale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Kulture Tagged With: edition 35 VMA, prezantuse, Rita Ora

Shembja e urës në Genova, 39 numri i të vdekurëve

August 14, 2018 by dgreca

-Mes viktimave dhe dy shqiptarë:Admir Bokrina, 32 vjeç, me origjinë nga Shkodra dhe Marjus Djerri, 22 vjeç, me origjinë nga Shijaku/

1 Genova

Rritet numri i viktimave nga shembja e urës në Itali…/


Pamje pas shembjes së urës Morandi në Gjenova
Pamje pas shembjes së urës Morandi në Gjenova/

Zyrtarët italianë thonë se të paktën 30 persona kanë vdekur pas shembjes së një ure në qytetin Gjenova.“Rreth 30 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë të plagosur rëndë”, tha zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini. Te dhenat e fundet flasin per 35 te vdekur.

Ura që u shemb papritur, njihet si Ura Morandi dhe është ndërtuar në vitet e ’60-ta.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë një pjesë të madhe me rrënoja nën hapësirën në mesin e urës.

Kryetari i Agjencisë për Mbrojtje Civile në Itali, Angelo Borreli tha se të gjitha viktimat duket se kanë qenë duke udhëtuar me makina në urë, kur ajo u shemb.

Autoritetet italiane njoftuan se rreth 30 makina dhe tre kamionë të tonazhit të rëndë ishin duke kaluar në urë, në momentin e shembjes.

Zjarrfikësit njoftuan se nga gërmadhat kanë arritur të nxjerrin dy njerëz të gjallë, të cilët ishin bllokuar në makinat e tyre pas rrëzimit nga ura.Ministri italian i Transportit, Danilo Toninelli tha se shembja e urës “është një tragjedi e madhe”.

***

Presidenti shqiptarët Ilir Meta ngushelloi homologun italian me nej telegram ngushellimi:

I dashur President Mattarella,

Jam shumë i trishtuar nga humbja e jetëve si pasojë e ngjarjes tragjike në qytetin e Genovas.Në këto momente të vështira jam pranë jush, pranë popullit mik italian, qytetarëve të Genovas dhe të gjitha familjeve të lënduara nga kjo fatkeqësi.Ngushëllimet e sinqerta dhe solidariteti im e i popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe urimi i sinqertë për një shërim të shpejtë për të lënduarit e kësaj katastrofe.

Filed Under: Featured Tagged With: 35 te vdekur, Genova, Shembja e Ures

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1306
  • 1307
  • 1308
  • 1309
  • 1310
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT