• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MESHTARI GEGAJ, APEL PËR TË BURGOSURIT TEK SHQIPTARËT E AMERIKËS

April 30, 2018 by dgreca

*NGA SELIA E VATRES- MESHTARI DOM MIRGET GEGAJ I DIOQEZËS DURRËS-TIRANË U APELON SHQIPTARËVE TË AMERIKËS PËR FAMILJET E TË BURGOSURVE/

1 MbresatPrifti1 antoni

*ME MISION HUMAN TEK SHQIPTARET E AMERIKËS PER TË NDIHMUAR TË  BURGOSURIT DHE FAMILJET E TYRE NË DIOQEZËN DURRËS-TIRANË /….

Meshtari Dom Mirget Gegaj nga Dioqeza e Durrës-Tiranës,anetar i Këshillit Presbiterial të kësaj dioqeze,  ka ardhë me mision human në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka vizituar institucione fetare, organizata e fondacione te komunitetit shqiptar dhe ka bere apel per shqiptaret pas hekurave, të qelive te burgut në Shqipëri, te cilet vuajne denimin ne kushte te veshtira, shume prej te cileve perballen dhe me semundje të rënda dhe mungesen e ilaceve për t’u mjekuar. Në apelin e tij bëhet thirrje për të ndihmuar edhe familjet e fëmijët e të burgosurëve, që përballen me vështirësi të panumnërta në jetëne  përditshme plot halle të Shqipërisë….

– Nuk kam ardhe të lyp, por dua qe t’ju informoj, t’ju prek në shpirt, të mësoni se si është gjendja e vërtetë, se cfare dhe si vuajne shpirtrat e te burgosureve ne Shqiperi si dhe familjet e tyre të zhytura në varfëri. Vetem ne Dioqezen Durres-Tirane jane me shume se 4 mije te burgosur, qe kane nevoje per ndihmen tone…-tha dom Mirget Gegaj, ne takimin qe pati ne Seline e Federates Panshiptare të Amerikes VATRA në Nju Jork, te Marten me 24 prill 2018.

Ai vizitoi Vatren dhe përcolli mesazhin e një misionari, që lutet dhe apelon për ndihmë tek shqiptarët e Amerikës dhe tek Vatra.

Në vizitën e tij dom Mirget Gegaj u prit nga Zef Balaj, anëtar i kryesisë dhe Këshillit të Vatrës, atudiuesi dhe ish Gazetari i zerit te Amerikes, anetar i Keshillit te Vatres-Idriz LAMAJ, Anton Raja, bizneesmen dhe anëtar i Këshillit të Vatrës, nga Editori i Diellit Dalip Greca, nga Ndrec Gjergji-anëtar i këshillit të të Urtëve në Vatër dhe ish nënkryetari i Vatrës Asllan Bushati. I pranishëm edhe nipi Anton Gegaj si dhe biznesmeni vatran  Zef Berisha.

Në fund të takimit, dom Mirget Gegaj tha për Diellin: Ishte një takim i përzemër në Selinë e Vatrës së Shqiptarëve të Amerikës. Është hera e parë si meshtar që hyj në këtë Tempull të shqiptarizmit, që më  kthjelloi më shumë Historinë e Shqiptarëve të Amerikës. Sic ua thashë bashkëbiseduesëve, arsyeja e vizitës në Vatër, ashtu si dhe takimet me shoqatat e tjera, është apeli për mbështetje për të burgosurit dhe sidomos fëmijët e tyre në Dioqezën Durërs-Tiranë…

Me besim dhe shpresë në Zotin

Dom Mirget Gegaj….

Për ta ndihmuar në Misionin e tij human, Ju të dashur bashkatdhetarë, mund të lidheni dom Mirget Gegaj edhe përmes facebook-ut.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Meshtari, Mirget Gegaj, Vater

Kosovë-Koordinatore re e OKB për Zhvillim dhe Përfaqësuese UNDP

April 30, 2018 by dgreca

-Koordinatorja e re e OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së mbërrin në Kosovë/

Ulrika_Richardson_photo

PRISHTINË, -Gazeta DIELLI/ Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) njoftuan me 28 prill 2018 ardhjen e Koordinatores së OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së, Ulrika Richardson e cila mori detyrën e saj në 26 prill 2018.

Njoftimi i dërguar thekson se, para ardhjes në Kosovë,  Richardson ishte Koordinatore e Përhershme e OKB-së dhe Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, UNICEF-it dhe UNFPA-së në Kepin e Gjelbër (Amerika Latine – Cabo Verde) që nga marsi i vitit 2013. Më parë, ajo shërbeu si Përfaqësuese e UNDP-së në Gabon dhe Zëvendës Përfaqësuese e Përhershme në Turqi (2007- 2012) dhe Kubë (2004-2007).

Interesimi i saj për çështje ndërkombëtare filloi me këshillin suedez të emigracionit në vitin 1993 dhe jeta e saj profesionale në fushën e zhvillimit, përfshin punën me vullnetarët e OKB-së, ku ajo zhvilloi një program këshillues global për çështje gjinore, me Bankën Afrikane të Zhvillimit në Bregun e Fildishtë dhe përfaqësinë suedeze në Gvinea Bisao.
Ajo ka të kryera studimet pasuniversitare në fushën e Ekonomisë së Zhvillimit në Universitetin e Göteborgut dhe Psikologjisë Sociale në Universitetin e Lundit në Suedi./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosove, Përhershme të UNDP-së, Ulrika Richardson

Gabriel Garcia Marquez “ Të shpikësh botën para një makine shkrimi”

April 30, 2018 by dgreca

 

Nga Gladiola Jorbus/Gladiola Jorbus

Tashmë kanë kaluar 4 vite që kur Gabriel García Marquez, personaliteti i rëndësishëm i letrave latine dhe botërore është larguar përgjithmonë nga kjo botë.

Një jetë e tërë e ndërlidhur me letërsinë, gazetarinë, politikën, botimet, çmimet (edhe pse nuk e kanë entuziazmuar shumë), listat e zeza, suksesin dhe vetminë. Ai është pa diskutim hispaniku më i shfletuar dhe më i mirënjohur, profili i shkrimtarit të mirëfilltë që pasohet nga mijëra adhurues në të gjithë botën.

Emri i  Gabriel García Marquez asociohet gjithnjë me realizmin magjik, dhe sidomos  romanin e tij më të famshëm “Njëqind vjet vetmi”.

Márquez ka lindur në Aracataka, në Kolumbi, “e diel, 6 mars 1927 në orën nëntë të mëngjesit …” siç shkruan vetë, në kujtimet e tij.

Gjyshen e tij, Tranquilina Iguarán Cotes, të cilën e quante gjyshe Mina, e përshkruan si “një grua me imagjinatë mahnitëse dhe të dhënë pas bestytnive”. Ajo e kishte veshur shtëpinë me tregimet e saj mbi fantazmat, parandjenjat, oguret dhe shenjat.

Gjyshe Mina është cilësuar nga shkrimtari si ndikimi i parë i madh letrar, si frymëzimi i tij. Mënyra e saj origjinale për të trajtuar të jashtëzakonshmen, si të ishte një e vërtetë e pakundërshtueshme ka shenjuar romanet e autorit nobelist.

Gjithashtu dhe tema e vetmisë përshkon shumë nga veprat e Garcia Marquez. Mund të evidentojmë se romani “Dashuri në kohën e kolerës” shqyrton vetminë e personit dhe të qenies njerëzore … ,si një portret që përjeton vetminë e dashurisë duke qenë i dashuruar.

Në veprat e Garcia Marquez hasim”obsesionin për të përimtësuar tiparet e identitetit kulturor latinoamerikan dhe atij karaibian”.

Po kështu, ai përpiqet të analizojë normat shoqërore të përcaktuara në këtë pjesë të botës dhe jo rrallëherë, ndonjë nga personazhet mund të identifikohet si instrument, përmes të cilit kritikohen konvencionet dhe paragjykimet e shoqërisë.

Në disa nga veprat e tij gjejmë ekskluzivisht realitetin kolumbian. Ai e konsideron atë, një letërsi të paramenduar dhe nuk manifeston asnjë shenjë pendimi për vizionin e shpalosur aty.

Një tjetër temë e rëndësishme e Marquez-it është fshati imagjinar Makondo. Ai i referohet qytetit të tij Arakatakës, si një simbolikë kulturore, historike dhe gjeografike. Për të, Makondo është një vend, një gjendje shpirtërore, e cila i lejon lexuesit të shohë atë që do, dhe ashtu siç do”.

Marquez shquhet për mënjanimin e detajeve dhe ngjarjeve në dukje të rëndësishme, në mënyrë të tillë që lexuesi, të jetë i detyruar të përvetësojë një rol më aktiv, në rrjedhën e ngjarjeve. Për shembull, te “Kolonelit s’ka kush t’i shkruajë”, personazhet kryesore nuk përmenden me emra.

Kjo praktikë është imituar nga tragjeditë greke, “Antigona” dhe “Edipi mbret”, në të cilat momentet e rëndësishme janë lënë të zhvillohen në imagjinatën e lexuesit.

Garcia Marquez krijon një mënyrë të jetuari kaq të ngjashme, por në të njëjtën kohë, krejtësisht të dallueshme me këtë botë. Teknikisht, ai është realist në pasqyrimin e së vërtetës dhe joreales, duke arritur pothuajse në zbehjen e plotë të kufijve mes tyre.

Madje ai shprehet se “Në romanet e mia nuk ka asnjë linjë që të mos jetë e mbështetur në realitet”.

Teksa lexojmë dhe rilexojmë me ëndje artikulimet e tij, bindemi se Marquez ka nënshkruar një kontratë me pavdekësinë.

A priori! Marquez mbetet Marquez dhe vepra e tij një testament universal.

“Gjatë rrjedhës së viteve të dy mbërritën, duke përshkuar rrugë të ndryshme, në përfundimin e mençur se nuk ishte e mundur të jetonin ndryshe, as të duheshin ndryshe; asgjë në këtë botë nuk qenka më e vështirë se dashuria”.

“Duhet të përpiqemi ta dëgjojmë zërin e fëmijës që ende është brenda nesh. Nëse e dëgjojmë atë fëmijë, diçka do të fillojë të digjet pas syve tonë prapë. Nëse e humbim lidhjen me atë fëmijë, lidhja jonë me jetën do të përfundojë”.

“Asnjë akt lirie nuk është më i mrekullueshëm, se sa shpikësh botën para një makine shkrimi”.

 “E nesërmja vjen gjithmonë, dhe jeta na jep edhe një mundësi tjetër për të bërë gjërat e duhura, por në qoftë se unë gabohem dhe e sotmja është gjithçka që kemi, do të më pëlqente të të thoja se të dua, se kurrë s’do të të harroj”.

Kjo s’është, veçse një grimcë nga magjia e tij e pakrahasueshme.

Për të shijuar paksa nga krijimtaria e El Gabos, le të zhytemi në botën surrealiste dhe ekzotike të veprave të tij, si njëri prej krijuesve më magjepsës të shekullit XX. Ky autor diti të krijonte marrëdhënie empatike me lexuesin, ndriçoi dhe penetroi në shpirtin e tij, pa u shkëputur asnjë moment nga realiteti magjik.

Papritmas, sikur një shakullinë t’i kishte mbjellë rrënjët në qendër të fshatit, kompania e bananes erdhi, e ndjekur nga “Gjethurinat”.

Ai nuk guxonte të afrohej, por e thirri me një zë të shurdhër për ta zgjuar atë, kur nuk ishte shkuar ende ora pesë që të niste marshimin, sapo të zbardhte dita, “Gjenerali në labirintin e tij”.

Gjatë fundjavës, hutat hynë në shtëpinë presidenciale… dhe në agimin e së hënës, qyteti u zgjua nga letargjia shekullore nën një fllad të ngrohtë dhe të butë…si “Vjeshta e Patriarkut”.

Bota ishte e trishtuar që prej së martës ashtu si “Historia e trishtë dhe e pabesueshme e Erendirës së çiltër dhe e gjyshes së saj të pashpirt”.

At Angel i fshiu qepallat me eshtrat e duarve të tij, hoqi mënjanë rrjetën e tyltë të  mushkonjave dhe u ul në tryezën i rraskapitur, i shqetësuar për një çast, koha e nevojshme për të kuptuar se ai ishte gjallë dhe për të kujtuar “Një histori me paskuinë”.

Për pesëdhjetë e gjashtë vjet – që nga përfundimi i luftës civile të fundit – koloneli nuk kishte bërë asgjë, përveçse të priste. Tetori ishte një nga gjërat e pakta që erdhi sepse “Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë”.

E bëri rrugën duke shkuar mes tryezave plot me libra, qëndroi para meje, dhe duke më parë në sy me buzëqeshjen djallëzore të ditëve të saj më të mira, dhe para se të mund të reagoja më tha: ”Jeto për të treguar”.

“Për dashurinë dhe demonë të tjerë” që kur dolën në dritë eshtrat e adoleshentes, Sierva Maria de Todos los Angeles, floknaja e saj e mahnitshme arrinte 22 metra gjatësi…

Ishte e pashmangshme: era e bajameve të hidhura gjithmonë i kujtonte fatin e dashurive të kundërshtuara si “Dashuria në kohërat e kolerës”.Ditën që do ta vrisnin, Santiago Nasari u ngrit në orën 5.30 të mëngjesit dhe shkoi të priste anijen me të cilën po vinte peshkopi si “Kronika e një vdekjeje të paralajmëruar”.

“Unë kurrë nuk shkova në shtrat me një grua pa e paguar atë, dhe ato pak që nuk e ushtronin këtë zanat i kam bindur me hir a me pahir t’i merrnin paratë, qoftë edhe për t’i hedhur në plehra”. Eh! “Kujtime laviresh të trishta ”.

Cigani ishte i vendosur të qëndronte në fshat. Ai kishte qenë i vdekur, në të vërtetë, por ishte kthyer sepse nuk mund të duronte “100 vjet vetmi”.

Ndërsa vetë krijuesi i ciganit,  El Gabo nuk do të jetë kurrë i detyruar të jetojë në vetmi apo të jetë një emër i harruar, sepse ai njihte energjinë sekrete të jetës.

Shkrimtari,nobelisti, gazetari, skenaristi shprehu një univers të tërë, plot fantazi flakëruese në veprën e tij duke e përjetësuar në fondin e artë të letërsisë botërore, sepse siç u reflektua në publikimin e tij të vitit 2010, “Nuk kam ardhur të mbaj fjalime”; misionin e tij në këtë botë, ai e përmbushi me stilin ëndërrimtar të të shkruarit, me vlerat dhe sofizmat e papërsëritshme.

 

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Gabriel García Márquez, Gladiola Jorbus

SHQIPTARËT E AMERIKËS DHURUAN 100 MIJË DOLLARË PËR VETËM 24 ORË

April 30, 2018 by dgreca

NGA NIKO PAPA/

Ndonëse mes shqiptarëve të Amerikës nuk mungojnë grindjet dhe sherret, por kur bëhet fjalë për të ndihmuar shqiptarët në nevojë, Ne, si me magji bashkohemi si një trup i vetëm dhe sëbashku i dalim ballë problemeve dhe fatkeqësive.Me mijëra bashkëatdhetarë i’u bashkangjitën iniciativës personale të Elona Gjekaj për të grumbulluar të ardhura financiare për funeralin e vogëlushit 12 vjeçar Elios Xhemollari, i cili gjeti vdekjen e menjëherëshme pas një aksidenti automobilistik. Djaloshi shqiptar sëbashku me familjen e tij kishin vetëm 5 ditë që kishin ardhur në Amerikë për një jetë të re, gjë që u kthye në një tragjedi për familjen fatkeqe.

Dhimbja e familjes është jashtëzakonisht e madhe , por dhimbjes i’u bashkuan njëzëri shqiptarët e SHBA që të paktën ngushëllojnë me gjestin e tyre human. Një shifër e konsiderueshme të hollash prej afro 100 mijë dollarë u grumbulluan për vetëm 24 orë, shifër kjo që është në rritje dhe që do të shërbejë për të mbuluar totalisht shpenzimet e funeralit të djaloshit shqiptar.
Komuniteti shqiptar në Amerikë tregoi edhe një herë vlerat që ne kemi si komb dhe konfirmoi shprehjen që ne mbartim nga para ardhësit tanë “Në rrezik e në nevojë, njëritjetrin ta ndihmojmë.Nëse doni edhe ju të ndihmoni familjen në fjalë, ju lutemi dhuroni diçka në linkun në vazhdim https://www.gofundme.com/5gi25z4

Me dhmbje shprehim keqardhjen dhe ngushëllimet tona për familjen Xhemollari dhe do i’u qëndrojmë në ndihmë me të gjitha forcat tona ekonomike dhe mediatike.shqiptaret, 100 mije dollare

Për Rinia Shqiptare:Niko Papa…

 

Filed Under: Politike Tagged With: Elios Xhemollari, Niko Papa

A po përcjell paraja sot një model?

April 30, 2018 by dgreca

Nga Majlinda BUSHJA/

Paraja është aq joshëse sa e bëri njerinë përgjithmonë të dobët përballë vesit. Por shtimi i zerove te pasurisë nuk i shton zerot e jetës, por të qetësisë së humbur. Etja për t’u pasuruar sa më shpejt nuk e bëri njerinë më të pasur, por më të trembur përballë së vërtetës që një ditë mund t’i përplaset fytyrës dhe t’i bëj pis dukjen. Etja për t’u pasuruar shpejt rri si një gjilpërë në ndërgjegjen e njeriut duke e ngacmuar sa herë dyshimi mbi atë që zotëron e vë përpara përgjegjësisë. Është mirë të jesh i paur, por më e mira është të jesh njeri i pastër në pasurimin tënd. Pasi sa herë na rrëmben egoizmi i zotërimit harrojmë të qenit njerëz. Dalja nga vetja nuk na bën keq vetëm neve, por dhe të tjerëve përreth nesh. A nuk po rrit dukuritë negative në shoqëri “verbëria e parasë”, apo paramania? A nuk e ka futur në grackë shoqërinë, politikën, botën? A nuk po dirigjon paraja jetët tona? A nuk po tjetërson jetët tonë dhe konkurrencën në demokraci ku realisht çdo njeri duhet të marrë atë që meriton? Mendoj se po. Vendet me demokraci në zhvillim e ndjejnë edhe më shumë barrën.

Shqipëria, por jo vetëm lufton çdo ditë me korrupsionin e nivelit të lartë e të gjitha formave, krimin e organizuar dhe trafiqeve që kanë në thelbin e vet luftën e pafund për shtimin e zerove të pasurisë, por jo të atyre që kur shtohen të ndreqin jetën, por të atyre që e bëjnë çdo ditë jetën tonë më të pasigurtë në shoqëri. Që rrisin dukuritë negative dhe e bëjnë shoqërinë dhe çdo individ brenda saj të pandjeshëm, indifferent për atë çka ndodh përreth. Ku drejtësia humb kuptimin dhe del jashtë funksionit përgjithmonë duke u shndërruar në vend pazaresh ku më “i forti” bën ligjin.

Nëse i referohemi raporteve më të fundit të organizmave ndërkombëtar, aktualitetit në vend, dhe lajmeve që serviren çdo ditë në media do të vërejmë se kronika e zezë përveçse zë një vend të konsiderueshëm reflekton ndër të tjera gjendjen në vend dhe një të vërtetë aspak të dëshirueshme për qytetarët e zakonshëm të vendit që përpiqen ta ndërtojnë jetën mbi punën e përditshme dhe të ndershme. Shprehja “me djersën e ballit” po e humb kuptimin. A nuk është e vërtetë se burgjet janë mbushur përtej kapaciteteve ? A nuk udhëheq lojën i fajshëm, apo i pafajshëm “topi i parave” ku atje ku godet ky “top” gjithë fajet zhduken? A nuk po ndikon kjo lojë e nisur herët në qarkullimin e “parasë së zezë” në shoqëri, në deformimin e mentalitetit dhe modelin se si krijohet paraja? A nuk po stampohet ky shembull në shoqëri që pritet t’i shtojë ndjekësit e vet për shkak të asaj çka përcjell, pasurimit të shpejt? Nëse pyesim pse burgjet janë mbushur plot, së pari duhet parë modeli që është ndjekur nga disa syresh deri më tash për të arritur nivele marramëndëse të pasurisë, pastaj kupton lehtë se në çrrugë është ecur.  Në atë që të tjerët po na përbuzin. Raporti i DASH (Departamenti Amerikan i Shtetit) është vetëm shpulla e radhës mbi korrupsionin e përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes, por këmbanat e organizmave ndërkombëtar do të vazhdojnë të bien për shumë kohë për të ndryshuar modelin që vazhdon të ndiqet e që vështirë të ndryshojë për shkak të çimentimit të tij. Çdo përpjekje për ta ndryshuar realitetin fsheh pas tij “fytyra djallëzore” që nuk e duan ndryshimin. Sepse kur ndryshimi trondit shoqërinë dhe vet ekzistencën komode dhe të lakmueshme të atyre që kanë në duar ndryshimin, ai, vjen më ngadalë ose të paktën krijon idenë sikur vjen, por që kërkon kohë, kohë që nuk mjafton kurrë, prandaj në realitet ndryshimi nuk vjen. Ndaj korrupsioni sot i shumpërfolur deri në linçim nga qytetarët e zakonshëm të vendit, dhe dukuritë negative në shoqëri kanë po të njëjtat frekuenca e qendrojnë fortësisht të gjalla e përpiqen të shumohen në oazin në të cilët kanë zenë rrënjë dhe mbajnë gjallë modelin “e djallit”. Pasi atje ku noton paraja lumë, duhet mësuar vetëm noti, pavarsisht thellësisë kilometrike. Kjo është filozofia që po udhëheq jetën sot në shoqëri. E në të tillë situatë me të drejtë lind pyetja e radhës: A do t’i jepet përparësi “parasë së bardhë”,  apo do të mbesim në kurthin e “parasë së zezë” që e ka të shkurtër mjaltësinë e vet, por që realisht po bën shumë zhurmë aq sa e ka tronditur shoqërinë duke e vënë në dilemë për rrugën e drejtë të ekzistencës. Vetëm të dielën që lamë pas u kap një ton drogë në Leçe, por nuk është vetëm kjo ngjarje që shënjojë të dielën, disa të tjera pasuan ditëve në vijim. Shumë tonë të tjerë drogë kanë pluskuar në brigjet e Adriatikut, por jo vetëm. Loja me paranë tashmë është kthyer në lodrën dhe luksin e atyre që kanë në dorë të vendosin çfarë duhet të jetë e drejtë dhe në rrezikun e atyre që nuk duan ta bëjnë dallimin se cili është modeli i duhur i ekzistencës dhe ju shkojnë pas. Paramania ka bërë të vetën në shoqëri, dhe njeriu çdo ditë e më shumë po i shkon nga pas “parasë së zezë” pa marrë parasysh pasojat e pyetur për modelin që duhet të ndjekin brezat që pasojnë. Ndodhur në këto kushte kjo lojë mund të cilësohet pa frikë gara e kohës, ku paraja komandon mendjen dhe jo mendja paranë duke e shndërruar njerinë në rob të saj. Njeriu po i shkon nga pas, pa ditur se në fund të rrugës mund të jetë humnera. Është humnera e modelit që po ndjek dhe çimentimit të saj në shoqëri. Ndaj ndryshimi është i vështirë të ndodh veçandërisht në një shoqëri si kjo jona, pavarsisht se çdo përpjekje për të ndryshuar koha e shpërblen me zhvillim dhe siguri për jetën.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: A po përcjell, Majlinda Bushja, paraja sot një model?

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1435
  • 1436
  • 1437
  • 1438
  • 1439
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT