• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shën Valentini – tregti apo dashuri?

February 14, 2018 by dgreca

blerta-haxhiaj

Nga Blerta Haxhiaj /

Të quash tjetrin jo romantik është një vlerësim paska sipërfaqësor vetëm për faktin se tregon se dita e Shën Valentinit është e komercializuar, ky nuk mund të paragjykohet me parime deterministe. Si dita më kreative dhe fitimprurëse për bizneset e ndryshme – restorante, dyqanet e bizhuterive, pastiçeritë, vendet luksoze ofrojnë shumë shërbime për të kënaqur të dashuruarit jo të një ditë por edhe ata që dashurojnë dhe dinë të respektojnë të dashurit e tyre, paraqitet si një ditë aktive dhe dinamike. Më e pritshmja nga meshkujt është që ata të dërgojnë një kartolinë apo tashmë në epokën e internetit një kartolinë online, ndërkohë që femrat janë më të kujdesshme dhe kanë pritshmëri më të lartë sepse ato nuk kënaqën vetën më një kartolinë. Duke patur parasysh se Dita e Shën Valentinit është një krijim i epokës sentimentale viktoriane që në fillim të traditave është rrënjosur në një referencë të errët nga Chaucer, në ditën e shenjtorit të një martiri të hershëm, nuk kishte asnjë interes në dashuri apo romancë. Shfrytëzimi i madh i mundësive komerciale në diten e shën Valentinit tashmë edhe në shoqërinë tonë shkruhet dhe ekzistojnë dhjetra artikuj rreth asaj se çfarë të bëjnë, çfarë të blejmë, çfarë të hahet dhe si të sillet në këtë ditë. Gjithashtu, ipet fund seksualizimit modern që në kohët Viktoriane, u pa si një festë e dashurisë së pafajshme, shpesh duke i përfshirë edhe fëmijët. Si një ditë e kushtuar ndjenjave seksualiteti pushon së ekzsituari dhe ajo totalisht i kushtohet ndjenjës. Megjithatë, dita e shën Valentinit mbetet dita e preferuar e njerëzve për propozimin e martesës, deklaratave të dashurisë, planifikimeve afatgjata, por ka nga ata që këtë ditë e shikojnë si një virus duke e cilësuar si virusi i Shën Valentinit që është më i rrezikshëm se Aids, Ebola ose kolera, një virus që ishte gati për të sulmuar zemrat e rinisë. Rinia dhe njerëzit kanë domosdoshmëri për dashuri ndaj ajo mund të jetë një virus dëshiror. Autorë si Chaucer and Shakespeare e kanë popularizuar ditën e shën Valentinit me veprat e tyre dhe me kontributin e tyre për ta trasformuar atë në një festë që mos të harrohet ku gjithmonë duhet të dhurojmë diçka dhe të dalim në takim. Mirëpo më vonë kjo festë fillon dhe merr përmasa mishëruese konsumuese ku konsumimi shkëmbehet më të ardhmen e të dashuruarve ndaj aktiviteteve sofistikuese. Si një shoqëri konsumuese me një kulturë të thekshme nxitur nga ndikimi i reklamave dhe zhvillimet e saj në shtypjen dhe prodhimin masiv kontribuon në një efekt anësor të saj. Njerëzit me një kohë konsumuese dhe destruktive kanë nevojë për më shumë lojë shpirtërore dhe reduktim të kohës së punës gjatë festave që të paraqitet mundësia për mosbraktisjen e ndjenjës apo që ta gjejnë atë tjetërkund. Me raste kuptimi i festës merr formen e një objekti që shkembehet duke humbur mbulesen e artë të ndjenjës. Aparatet prodhuese të marketingut të kompanive të ndryshme kanë joshur shumë klientë për festimin e festave – shën Valentini – për të dashurit dhe me të dashurit e tyre ku edhe personat jofestues krijojnë marketingun e tyre anti shën Valentin. Funksioni i festës nuk duhet të anashkalohet apo të trajtohet ndryshe nga festat tjera apo se si njerëzit e kanë festuar atë që nga fillimi. Kjo e shndërruar si nje ritual bën pjesë në kulturë dhe ndihmon të inovacionin e ndjenjës dhe shprehjen e saj si ndjenjë. Simboli më i rëndësishëm i saj që është dhurata shërbën si mënyrë për paqe e respekt reciprok. Edhe pse e shndërruar si mjet i kapitalizmit por që qetëson partnerin, bashkëshortin apo njeriun e dashur dilni dhe festoni shën Valin.

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: – tregti apo dashuri?, Blerta Haxhiaj, Shen Valentini

Si i përcjell Edi Rama mesazhet për copëtimin të shqiptarisë

February 14, 2018 by dgreca

Nga Arben LLALLA/

Kryeministri Edi Rama shumë vite është financuar nga multimilioneri grek Sokratis Kokkali komunikim administrativ dhe shkencat politike, nga ky grek janë financuar edhe disa ministra të tjerë të kabinetit Rama2. Për të çuar Shqipërinë drejtë shkatërrimit Edi Rama përdori një fjalor ekstremistë nacionalistë duke krijuar simpati tek shqiptarët dhe nxituar kërkesat ruso-greke-serbe tek partnerët e shqiptarëve si SHBA dhe BE, se Edi Rama kërkon ndryshimin e kufijve. Në fillim Rama në nëntor 2016 në Kuvendin e Shqipërisë deklarojë: Vangjel!, Në qoftë se nuk të pëlqen çam s’ka problem, janë shqiptarë, në qoftë se nuk të pëlqen çështje çame s’ka problem, është çështje shqiptare, deh për këtë çështje kemi të gjithë të drejtën të kërkojmë zgjidhej bazuar në të drejtën ndërkombëtare”.

Nëse e zbërthejmë këtë deklaratë të Edi Ramës kuptojmë kërkesën e Nikos Kotzias për heqjen nga çdo literaturë shqipe termin Çam dhe Çamëri të bërë në shkurt 2017. Pra, idenë për ta hequr këtë term e hodhi Edi Rama i cili do t’ju thotë shqiptare Nuk ka asnjë problem përse nuk ju themi çam apo Çamëri, ata thjeshtë janë shqiptarë të Greqisë. Por Rama dhe shqiptarët duhet ta kuptojnë se shqiptarët në Greqia ndahen në disa kategori: 1.Ata që quhen arvanitas, themelues të shtetit greke, ku përjashtohen shqiptarët në trojet etnike në Çamëri nga Arta(Filati, Gumenica, Parga, etj), Konica, Kosturi dhe Follorina. 2.Minoriteti shqiptar i njohur nga Marrëveshja e Lozanës 1923-1924. Në këtë kategori hyjnë shqiptarët që banojnë në territorin e Greqisë nga Traka greke, Kavalla, Ksanthi dhe deri në Çamëri. 3.Emigrantët shqiptar të pas viteve 1990, të cilët kanë përfituar shtetësinë greke, por nuk ju njihet kombësia shqiptare si dhe besimi fetar mysliman.

            Për të nxitur ndarjen e Kosovës Edi Rama provokojë me qëllim se nëse Shqipëria nuk anëtarësohet në BE do bashkohet me Kosovës. Kjo deklaratë e qëllimshme e Ramës dërgojë uji tek mulliri i Rusisë dhe këlyshëve të tyre si serbi, greku, bullgari, rumuni, etj., të cilët kërkuan njohjen e minoriteteve të tyre si dhe teorinë që Kosova më mirë të ndahet midis Shqipërisë dhe Serbisë, ndërsa Greqia le të ketë një influencë ekskluzive në jugun e Shqipërisë, pra Autonomi të Veriut të Epirit. Pas gjithë këtij plani Edi Rama do rrahë gjoksin duke u thënë shqiptarëve se bashkuam Kosovën me Shqipërinë. Por shqiptarët nuk kanë nevojë për bashkim me troje të sakatuara duke humbur përgjithmonë pjesët më historike siç janë Çamëria, Presheva, Mitrovica, etj. Deklarata e kryeministrit Rama pë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë bëri që Kuvendi i deputetëve Botëror të Ortodoksëve të lëvizi duke paraqitur projektet për copëtimin e shqiptarisë.

            Provokimin tjetër Edi Rama e bëri me partitë politike shqiptare të ashtuquajturën Platforma Politike Kombëtare, e cila ishte një bllof, por që ngriti gjithë atë pluhur në politikën e Ballkanit. Koha tregoj se s’kishte asnjë Marrëveshje midis partive politike shqiptare të Maqedonisë, asnjë Platformë Kombëtare. Edhe në këtë rast të humbur dolën shqiptarët e Maqedonisë si nga ana politike ashtu edhe nga ajo kombëtare. Partia BESA u përça, ASH u dobësua sa doli edhe nga qeveria Zaevit, BDI tregoj edhe njëherë se nuk i interesojnë çështjet kombëtare, por vetëm ato të përfitimeve afatShkurtra ekonomike. Shkurt, dështimi i teorisë oratorike e Edi Ramës për Platformën Politike Kombëtare të partive shqiptare në Maqedonia dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe, çoji votuesit shqiptar drejtë partive politike sllavo-maqedonase LSDM dhe VMRO.

            Për shqiptarët e Malit të Zi dhe të Preshevës nuk kemi çfarë të themi, ata kanë mëse 10 vite që ndihet të braktisur si nga Prishtina ashtu edhe Tirana.

Po folur për izolimin total të PDIU partisë së Çështjeve Kombëtare, në veçanti asaj Çame ku Saimir Tahiri kishte detyrën e asgjësimin e votave të PDIU në qarkun e Tiranës me qëllim për mos të dalë deputet Shpëtim Idrizi. Ndërsa Leskaj dhe Gjiknuri, detyrën për të ndikuar tek njerëzit e besueshëm të PS që të votonin në qarkun e Vlorës PD, me qëllim që Vangjel Dule të dilte deputet sepse ishte i përfshirë në listën e saj, numër tre dhe rrezikohej të mos të dilte deputet.

Për fatin e keq shqiptarët ndodhen sot pas asnjë Institucion Akademik të shëndosh mendjesor sepse qeveria Rama qëllimisht po provokon duke matur pulsin e klasës intelektuale si vonesat e rrogave të profesorëve universitar, shkatërrimin e teatrit, atje ku mëndja kthjellohet qetë, ngrirje të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Shkurt shkatërrimin shkencor dhe kulturor të kombit.

            Eksperimenti do të vazhdojë ende me shqiptarët nga Edi Rama sepse edhe ai vetë është prodhim i një eksperimenti.

            Kryeministri Rama mendon se i ka hedhur hi syve të shqiptarëve duke i varfëruar, duke i nënshtruar, duke i burgosur për mos pagesë të rrymës apo ujit të pijshëm, por historia e shqiptarisë ka treguar se gjithnjë gjërat janë lëvizur për mirë nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në vendet perëndimore dhe jo nga shkollat sllave e greke.

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, copëtimin të shqiptarisë, Si i përcjell Edi Rama mesazhet për

Julia Gjika në Sofrën Poetike të Diellit

February 14, 2018 by dgreca

Julia Gjika/

Julia_Gjika

Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës/

FLAMURTARES KOSOVARE/

Nuk dija asgjë për ty/

deri ditën e demonstratës,/

as emrin./

Me emër të ri të thirrën:/

“FLAMURTARE”./

Më erdhe pranë Ylfete,

të ndjeva frymëmarrjen.

Kur ngrite lart flamurin,

shpalose dëshirat rinore,

kur plumbat të goditën,

u drodhën zogjtë e ikën,

u këputën petalet e marsit,

u përflak drita e diellit,

dhe e gjithë Kosova.

I fale trupin, emrin,

“Flamurtare e Lirisë”.

Kosovës i linde

të reja Shote Galica.

Mars – Prill, 1981.

– – – – – – – –

Kushtuar dëshmores Ylfete Humolli, nxënësja që i doli para tankut sërb e mbështjellë me flamur.

IBRAHIM RUGOVËS

Atë që askush nuk e shihte,
Ti e pe, ende udhën pa e nisë:
Qiellin e kaltër përtej reve,
Kosovën, në krahët e Lirisë.

Tek shkëmbinjtë përplasen valët
Era shkon e vjen si e marrë.
Njerëzit, gurët edhe drurët
Kanë ankth, kanë acar.

Zjarrin që të digjte në zemër,
Si trim e durove pa ankim.
Deri në shtratin e vdekjes
Me dashurinë fole, i urti Ibrahim.

Të ftohta ditët e atij Janari,
Të ftohta muret nëpër oda,
Luadhet e malet e Kosovës,
Mbuluar nga ngrica e bora.

Nata harron të largohet,
Shpirti po ikën ca nga ca.
Zemra dhe truri i munduar,
Në duart e natës dhimbjet i la.

Lot i fundit i jetës rrëshqet
Njeriun e Madh paqja mbështjell.

                Janar, 2006


GËZIMI I FITORES

Mezi e pe ditën.

Mezi e ndave nga nata e gjatë.

Mezi erdhi Fitorja.

S’ishin pak tragjeditë,

humbjet, dhimbjet s’ishin pakë.

Kjo ditë Kosovë,

i ngjan stinës së pranverës.

Gëzimin solli,

me kthimin e dallëndysheve,

me kthimin e yjeve në qiell.

Si një trup i vetëm ke dalë

nuk të nxënë sheshet.

Nëpër botë,

me kohë u shitën biletat.

Rrugë të reja gjetën dasmorët,

për të ardhur te ty.

Eshtë e diel,

Qielli është i kaltër,

Fytyra jote shkëlqen.

Pritja ishte e gjatë, përtej durimit.

Me zë te plotë, me zë të fuqishëm shpërthen.

Me korin e ëngjëjve,

me fuqinë e dallgëve të oqeanit.

Rruga e gjatë e mundimeve

mbeti pas.

Fitorja është ulur

pranë sofrës së madhe, Dardani

buzëqesh me fytyrën e heronjve.

Eshtë e diel,

Shpirtrat gëzojnë

Toka dhe Qielli kanë festë

Në varrezat, martirët

të qetë janë tani.

Asgjë nuk vajti dëm

As gjaku i derdhur.

Ata që e dinë se çfarë ndodhi dje,

nën këtë qiell,

ndoshta nuk dinë shumë,

ndoshta pak, shumë pak dinë.

Por qielli yt i di të gjitha.

Ky qiell di kaq shumë.

Ndaj sot nuk mbahet,

derdh dritë e ngrohtësi.

Pranvera rrit barin e ri, me shpejtësi.

E gëzofsh Fitoren Kosovë !

Shteti më i ri në Botë.

Bota të njohu KOSOVË!

            Shkurt, 2010.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: 10 vjetori i Kosoves, Julia Gjika, ne sofren poetike, te Diellit

Ansambli i Forcave Ajrore të SHBA në Festën e Kosovës

February 14, 2018 by dgreca

 1 Ansambi i forcave ajrore USA

-Kosova 10 vjet pavarësi, në festë vjen Ansambli i Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 14 Shkurt  2018/ Ambasada Amerikane në Prishtinë deklaroi sot se mirëpret Ansamblin e Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë (USAFE), i cili do të interpretojë me rastin e festimeve të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.“Kemi nderin që na është dhënë mundësia për të interpretuar në këtë ngjarje të veçantë,” tha nënkoloneli Don Schofield, komandant i Ansamblit USAFE, i cili do të shoqërojë përafërsisht 15 muzikantë gjatë këtij udhëtimi.“Interpretimet si ky krijojnë mundësi për ndërtimin e marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Kosovës duke forcuar mirëkuptimin dhe vlerësimin kulturor të ndërsjellë përmes angazhimeve popull-me-popull, partneriteteve, dhe miqësive”, u shpreh ai.Gjatë qëndrimit në Kosovë ansambli poashtu do të vizitojë trupat e SHBA-ve dhe të koalicionit në kuadër të Forcës së Kosovës, i njohur si KFOR, që është një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO, e që gjendet në këtë vend që nga viti 1999. Orari i interpretimeve publike të ansamblit gjatë vizitës është si vijon:

 Të enjten e 15 shkurtit në ora 20:00 në Bulevardin “Nënë Tereza” në Prishtinë dhe të dielën e 18 shkurtit në “Sheshin Shadërvan” në Prizren në orën 12:00, si dhe në kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë në orën 19:00.

14 February 2018

U.S. AIR FORCES IN EUROPE BAND IN KOSOVO

U.S. Embassy Pristina welcomes The United States Air Forces in Europe Band, who will perform at Kosovo’s 10th Anniversary of Independence Celebrations.

“We’re honored to have the opportunity to play at this special event,” said Lt. Col. Don Schofield, USAFE Band commander, who will accompany approximately 15 musicians on the trip. “Performances like this provide an opportunity to build on U.S.-Kosovo relations by strengthening mutual understanding and cultural appreciation through people-to-people engagements, partnerships and friendships.”

While in Kosovo, the band will also visit U.S. and coalition troops at Kosovo Force, known as KFOR, a NATO-led international peacekeeping force which has been in the country since 1999.

The public schedule for the visit is as follows:

Thursday, February 15

20:00

Performance on Mother Teresa Blvd, Pristina

Open to the public

Sunday, February 18

12:00

Performance at Shadervan Square in Prizren

Open to the public

19:00

Performance at Jusuf Gërvalla Cinema in Peja

Open to the public

Filed Under: Kronike Tagged With: Ansambi i Forcave Ajrore USA, Behlul Jashari, ne Kosove

ÇFARË MJERIMI !

February 14, 2018 by dgreca

Duke dëgjuar një emision televiziv/ 

1-xhevair-lleshi-zyre

Nga Xhevair Lleshi/ Një nga ata që më dukej serioz në një diskutim për artin më bëri të sëmurë. Diskutohej në gjuhën shqipe dhe secili fliste shqip si në Kohën e Qepës. «Nuk muj me fol nrysh» të vjen përgjigjja. Dhe zorrët e fjalëve të vijnë grykë! Fjalët elegante, të zgjedhura, të hajthme, miqësore, të ngrohta, fjalët që ndezin zemra, ato që nënkuptohen, që mbeten në grykë, që nuk shfaqen, fjalët që gjithmonë janë të zëna me punë – këto mungojnë! Nuk i gjen më. Nuk i dëgjon më! «Nuk muj me fol nrysh !» E ç’të keqe ka? Më mirë në kotnajën e fjalëve pa cak, pa atë hollësinë e nevojshme të domosdosë së të folurit të kthjellët e të normuar të gjuhës shqipe.

NË TELEVIZION FLITET SHQIPE STANDARDE ! Jo fjalë të ditës, jo fjalë që nuk zbardhen dot as në dritën e diellit, as përmes gjakrave të nxehtë, jo fjalë që kërkojnë ndonjë skenar të veçantë, por një e folur me tharm, që trondit shpirtin dhe mbahet mend. «Nuk muj me fol nrysh» Dhe mund të jesh zv.ministër apo ministër dhe të flasësh kështu? Kush të duron? O Zot! Fjalë të rrethuara me njëmijë dialekte. Ja, mbaroi fjalimi  ministror me fjalët nëpër duar (jo nga goja e as nga mendja!), po fjalë me skenar… Dhe mbledhjet janë të pafundme për dashurinë e fjalës shqipe të kulluar, të shqipes së kulluar! «Nuk muj me fol nrysh !» Të këputet shpirti në mes të punës, të pushimit, të ngehjes dhe kështu me radhë drejt një realiteti të përbuzur të përnatshëm në emisionet televizive. Kushti i parë për të qenë nëpunës i lartë apo i ulët është: të flasësh bukur gjuhën shqipe! «Un e kom pas ni hall.» Do të duhet luajtur brydhët kjo pjesë orkestrale e fjalës së bukur shqipe. Në korin e madh të të folurit shqipja e saktë dhe të mrekullueshme ka ngritur flamurin e bardhë. Është dorëzuar, duke u nënshtruar përplot bindje, se gjuha shqipe MBROHET NGA LIGJI… Çfarë mjerimi!

Filed Under: ESSE Tagged With: ÇFARË MJERIMI !, Xhevair Lleshi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1545
  • 1546
  • 1547
  • 1548
  • 1549
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT