• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FLAMURI KUQ E ZI VALVITET TEK KISHA “ZOJA E SHKODRES”

November 29, 2017 by dgreca

28 NENTOR- MESHE, NGRITJA CEREMONIALE E FLAMURIT KUQ E ZI, KENGE E VALLE NË KISHËN”ZOJA E SHKODRËS”/

1 Flamuri

NGA DALIP GRECA/ Per me shame foto shkoni ne Facebook(dielli vatra, dalip greca)1 dom Pjetri

Në vijim të traditës shumëvjecare, sot, me 28 Nëntor 2017 në mesditë, në Kishën Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës” në Hartsdale NY,në drejtimin e famullitarit dom Pjetër Popaj , ndihmuar nga dom Viktor Dedaj, është organizuar Mesha e Flamurit Kombëtar në nderim të 105 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

2 JashteMe një elokuencë brilante nga Dom Pjetër Popaj është shpalosur për një orë Historia jonë Kombëtare, lufta e gjatë për Liri e Pavarësi, triumfi i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti, që mbrojti jo vetëm Arbërinë por edhe gjithë Evropën nga invazioni i pushtuesit otoman. Me njohuri të thella në fushën e Historisë tonë kombëtare dom Pjetër Popaj, ka listuar autorët që kanë folur për qëndresën shumëshekullore të shqiptarëve, për masakrat që janë bërë mbi popullsinë e pafajshme, duke u fokusuar në qëndresën e shqiptarëve, që e ruajtën këtë Flamur në shekuj. Më pas dom Pjetër Popaj, evidentoi rizbulimin e Flamurit tonë Kombëtar prej Faik Konicës, një nga shtyllat e diasporës shqiptare në Amerikë, figurë e shquar Kombtare, diplomat, publicist, studiues, historian, atdhetar i përkushtuar, i cili e bëri këtë Flamur Emblemë të Revistës “ALBANIA” që u botua më 1896. Në udhëtimin historik të Flamurit tonë Kombëtar dom Pjetri u ndal në veprën patriotike të Marigo Posio, e cila është sjellsja e Flamurit që u ngrit në Vlorë më 28 nëntor 1912.
Famullitari Dom Pjetër Popaj ka evokuar Historinë tonë Kombëtare në Ditën e Flamurit duke prekur ndjenjat kombëtare të pjesmarrsve në Meshë.
Më pas, në mjediset e jashtme të Kishës Zoja e Shkodrës, mbi Këmbanore, pranë Flamurit Amerikan, është ngritë Flamuri Kuq e Zi pasi janë kënduar Hymnet Kombëtare të Shqipërisë dhe Amerikës. Pjesmarrësit e shumtë kanë duartrokitur gjatë momentin e ngritjes së Flamurit.
Programi ka vijuar në Qendrën Kulturore “Nëna Terezë” nderuar me dekoratën “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Shqipërisë. Programin festiv kushtuar Ditës së Flamurit e ka moderuar Kryetari i rizgjedhur i Këshillit të Kishës z. Leonard Berishaj. Në fjalën e tij z. Berishaj tha: Të përndershëm dom Pjeter Popaj dhe dom Viktor Dedaj, Anëtar i Assemblesë se Shtetit te NY z. Mark Gjonaj, z. David J. Tubiolo, Legislator i distriktit 14, zonja dhe zotërinjë. të nderuar, Vëllezër e motra, Kam nderin dhe kënaqësinë, t’ju përshëndes nga ky podium dhe në këtë sallë, ku jemi bashkuar për të kremtuar 28 Nëntorin, 105-Vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë dhe festën e Flamurit tonë kombëtar. Ju uroj nga zemra Festën e flamurit – 28 Nëntorin, këtë festë të madhe kombëtare, këtë vlerë të veçantë të kombit shqiptar. Dëshiroj të falënderoj vogëlushët dhe të rinjtë e Rozafatit, të cilët me kostumet e tyre kombëtare e zbukuruan këtë festë të madhe. Një vlerësim i vecantë i takon Mjeshtres së Madhe, koreografes Angjelina Nikaj, që i ka përgatitur këta djem e vajza.Po ashtu falënderoj edhe prindërit e tyre për sakrificë e kontribut të dhënë dhe praninë këtu, edhe pse është ditë pune. Falënderoj edhe DJ Liridon Ulaj i cili me mikrofon dhe zërin na ndihmoi që kjo festë të jetë sa më e suksesshme. Falënderoj edhe Shoqatën “Drita” e cila u kujdes për një koktejl modest. Edhe një herë Gëzuar – 28 nëntorin, këtë festë të madhe kombëtare, këtë vlerë të veçantë të kombit shqiptar. ”
Më pas Berisha ia ka dhënë fjalën z. Mark Gjonaj, ansambeisti i Shtetit të NY, i sapo votuar si Këshilltar i Qytetit. Z. Mark Gjonaj në fjalën përshëndetëse foli për vlerat e 28 Nnëtorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ai tha se ky 28 Nëntor u festua në mënyrë madhështore nga shqiptarët, por festa u bë e copëzuar duke u ndarë në pesë organizime. Uroj, tha ai, që vitin e ardhshëm, ta festojmë të gjithë bashkë Ditën e Flamurit Kombtar, ku të tubohemi më shumë se 5 mijë shqiptarë në Madison Square Garden!
Me fjalë poetike e kanë përshëndetë festën poeti Mhill Velaj dhe aktivisti Nosh Rroku Camaj. Z. -David J. Tubiolo, Legislator, 14th District, është duartrokitur kur ka uruar në gjuhën shqipe.
Kryetari i Qendrës “Nënë Tereza” Marjan Cubi, ka uruar festën e Fl;amurit Kombëtar, duke u ndalur në rëndësinë historike të 28 Nëntorit. Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA,në emër të Kryetarit Dritan Mishto, në emër të vatranëve, ka përshëndetur ish zv. Kryetari i Vatrës. z. Asllan Bushati.
Më pas pista e sallës “Nënë Tereza” ka qenë për valltarët e grupit Rozafati nën drejtimin e Angjelina Nikaj. Ata kanë dhuruar një spektakël të vërtetë me valle nga krahinat shqiptare dhe janë duartrokitur, fotografuar dhe filmuar nga të pranishmit si dhe nga Televizioni 21, Revista “Jeta Katolike” si dhe nga Gazeta “Dielli”.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Ceremonia e Flamurit, dalip greca, dom Pjeter Popaj, Kisha Zoja e Shkodres

VATRA’S EDUCATIONAL FOUNDATION-CRITERIA TO APPLY

November 28, 2017 by dgreca

VATRA’S EDUCATIONAL FOUNDATION/

Vatra’s Educational Foundation is currently accepting scholarship applications for the 2018-2019 academic year. Vatra has been providing financial support in the form of scholarships to hundreds of Albanian American students for over fifty years. This year, Vatra will be awarding several scholarships in the amount of $500-$1,000 to deserving students.

CRITERIA TO APPLY:

  1. The applicant must be enrolled as a full-time student at a college/university during the 2018-2019 academic year.
  2. The applicant must be of Albanian descent. Priority will be given to members of Vatra and their children/grandchildren.
  3. Previous Vatra scholarship recipients are eligible to reapply for a total of two academic years. No more than two scholarship awards will be granted to the same applicant.

NECESSARY DOCUMENTS

Enclose documents in one envelope in this order:

  1. Scholarship Application Form.
  1. An official (sealed) transcript from your school (copies will not be accepted).
  2. Two letters of recommendation by individuals who have known you for at least one year. One of the recommendations must be written by either a professor, high school teacher, or guidance counselor. The letters must be sealed and signed.
  3. A résumé (no more than one page long) with a section on extracurricular activities. (8 ½ x 11).
  4. A personal statement on the topic of what you hope to accomplish in your field of study, not to exceed one page (8 ½ x 11, single-spaced).

EVALUATION CRITERIA

  1. Academic records
  2. Extracurricular activities
  3. Recommendation letters
  4. Personal statement

Late applications will not be considered.

DEADLINE AND SUBMISSION

All required documents must be received in one package by Friday, June 8, 2018.  Recipients of awards will be notified via email by Friday, July 6, 2018. Forward all documentation in one envelope to:

Vatra’s Educational Foundation

Mithat Gashi, Chair

2437 Southern Blvd.

Bronx, New York 10458

VATRA’S EDUCATIONAL FOUNDATION

SCHOLARSHIP APPLICATION FORM

(Please Type or Print)

 

First Name: Last Name:
Mailing Address:
Permanent Address:
Telephone No: Fax No:
E-mail Address:
Date of Birth:                       Birth Place:
Are you or anyone in your family a member of Vatra? Who?
How did you hear about us?

 

Scholastic Record

 

Current College/University: City, State:
 

Prior College/University:

City, State:
 

Undergraduate Degree from:

City, State:
 

High School:

City, State:
 

Major Field of Study:

 

Present Academic Standing. Circle  (Freshman, Sophomore, Junior, Senior, Other):

 

GPA:  _________

Anticipated Completion Date of the Current Study Program:________

Filed Under: Ekonomi Tagged With: -CRITERIA TO APPLY, Mithat Gashi, VATRA’S EDUCATIONAL FOUNDATION

Koha që jetojmë shtron sfida të mëdha për Federatën

November 28, 2017 by dgreca

2 DritaniFjala e Kryetarit të Federatës Panshqiptare Vatra z. Dritan Mishto, mbajtur në darkën e Festës së Pavarësisë/

1 Kryetari

Të nderuara Zonja dhe Zotërinj!/

Të Nderuar Klerikë!/

I Nderuar Z. Mark Gjonaj, Anëtar i zgjedhur i Këshillit Bashkiak të NY/

Të nderuar Përfaqësues të Organizatave dhe Shoqatave pjesëmarrëse!/

Me lejoni që në emër të Federatës Panshqiptare Vatra të uroj secilin prej Jush, Diasporën shqiptare dhe Shqiptarët kudo në botë  “Gezuar Festën e Pavarësisë”.

 Ne vijmë në këtë festë me një ndjenjë të madhe krenare, kur shohim se në këto 105 vjet, nuk ka pjesë të historisë së Shqipërisë dhe cështjes shqiptare, që nuk gjendet prania mendore, fizike, materiale dhe shpirtërore e Federatës Panshqiptare Vatra. Kjo na bën sot të jemi më të përunjur dhe jashtëzakonisht mirënjohës për gjithë punën kolosale të korifenjve të kombit, njëkohësisht edhe të Federatës sonë, Konicës e Nolit dhe të gjithë drejtuesve të saj ndër vite.

Koha që jetojmë shtron sfida të mëdha për Federatën tonë, ka cështje kombëtare të cilat kërkojnë zgjidhje, ka cështje arsimore dhe kulturore që kërkojmë praninë tonë, ashtu sic ka edhe cështje të tjera të fuqizimit të kapaciteteve ekonomike të diasporës. Sot nuk gjendet asnjë zë tjetër më i fuqishëm dhe me më shumë moral se Federata Jonë për të ngritur dhe mbrojtur këto cështje me rëndësi jetike, ndaj Ne jemi të vendosur për të qenë dhe mbetur në krye të punëve të mira.

Të dashur anëtarë të Federatës,

Ne e garantojmë me solemnitet Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Trump se veprimtaria e Federatës Panshqiptare Vatra do të jetë gjithnjë në përputhje të plotë me programin e tyre qeverisës. Me këtë rast, në emër të Federatës Panshqiptare Vatra dhe më gjerë dua të falenderoj Presidentin Trump për të gjithë përpjekjet e tij titanike për ngritjen e autoritetit të Shteteve të Bashkuara në botë. Federata Vatra ka qenë është dhe do të jetë gjithnjë në krah të cdo nisme që do të ndërmarrë Qeveria Amerikane dhe Ne do të kryejmë me seriozitet të plotë detyrat tona si një shtyllë e fuqishme e forcimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe Shteteve të Bashkuara.

 Zonja dhe Zotërinj!

Të gjithëve na shqesojnë rezultatet e ulta qeverisëse në trojet tona. Federata Panshqiptare Vatra ndjek me vëmendje të madhe veprimtarinë e qeverive të atjeshme dhe deklaron me përgjegjësi të plotë se ne do të jemi kritikë të ashpër të situatave të krijuara dhe nuk pajtohemi me këto situata.

Ndaj, i bëjmë thirrje klasës politike në Shqipëri, Kosovë e kudo që Ditën e Pavarësisë, ta shohin si Ditën e Përgjegjësisë, përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe mbarë kombit.

Në mënyrë të pandërprerë, Federata Panshqiptare Vatra ka festuar Ditën e Pavarësisë për 105 vjet. Kushdo që kthen kokën pas mahnitet nga vitaliteti I Federatës sonë. Festa të tjera do të vijnë. Do të kalojnë dekada dhe shekuj, e sërish, Vatra do të jetë aty, stoike, e fortë dhe e lartë si Zeusi i Kombit shqiptar, sepse rrënjët e saj janë atdhedashuria, mencuria, ndershmëria dhe trimëria. Ndaj këto ngjarje historike le të na shërbejnë si shtysa për më shumë energji pozitive, bashkëpunim dhe mirësi, që ta bëjmë diasporën shqiptare dhe mbarë kombin shqiptar më të fuqishëm dhe më të begatë.

 Rroftë Kombi ynë,

Rroftë Federata Panshqiptare Vatra,

Zoti bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Featured Tagged With: dritan Mishto, Fjalimi, ne Darken e Flamurit

Nderohen VATRANET

November 27, 2017 by dgreca

1 te gjithe cmimet

NË FESTËN E FLAMURIT, VATRA SHPALLI  5 VATRANËT E PËRJETSHËM- 50 VJET  VATRANË E QYTETARË SHEMBULLORË SHQIPTARO- AMERIKANË/

NGA DALIP GRECA(per me shume foto shko ne Facebook dielli vatra)/

Në Darkën e Flamurit, Federata Vatra, nisi për të parën herë që të nderoj me titullin”Vatranë të Përjetshëm” ata që kanë 50 vjet anëtarësi aktive në Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA” dhe që në të gjithë jetën e tyre kanë qene dhe janë qytetarë shembullore shqiptaro-amerikanë.

Kryetari i Vatrës, duke iu drejtuar sallës së mbushur si rrallë ndonjëherë tjetër, tha se sonte ne po nisim vlerësimin e vatranëve aktivë, të atyre që kanë 50 vjet e më shumë anëtarësi në Vatër dhe kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në VATER. Qëllimi është i dyfishtë, të vlerësojmë ata që dhanë gjithcka për Vatrën dhe të nxisim të rinjtë që të bëhen pjesë aktive e kësaj trashëgime historike Kombëtare këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë qëllim kishte edhe përzgjedhja e bijëve dhe biajve të vatranëve të vjetër për t’ua dorëzuar ata Proklmatën e mirënjohjes vatranëve që u nderuan.

I pari që është vlerësuar ishte anëtari aktiv i Vatrës edhe sot(packa se është me probleme shëndetsore dhe vjen në veprimtaritë e Vatrës me karrocë), Z. Jonuz NDREU. Kryetari i Vatrës, duke lexuar motivacionin e nderimit, tha se z. Jonuz Ndreu, përfaqësues i një fisi të nderuar, që i kanë dhënë Shqipërisë heronj kombëtar si Elez Isufi(Nderi i Kombit), “Piramidën e Kufijëve” të Shqipërisë, Cen Elezi e të tjerë. Z. Jonuz Ndreu, për 50 vjet ka qenë një vatranë bujar, shembullor, ashtu sic ka qenë dhe një qytetar shembullor, veteran i Ushtrisë amerikane. Ai i bën nder Vatrës dhe ne sonte e nderojmë me Proklamatën”Vatran i përjetshëm….”

I riu David Balaj, i biri i vatranit Zef Balaj, ka lexuar motivacionin e proklamatës për vatranin Julian Cefa. Julian Cefa, që kishte ardhe me bashkshorten dhe që e shoqëronte një përfaqësi e degës së Vatrës të Michiganit me kryetarin Mondi Rakaj me zonjën e fëmijët dhe themelusin e degës Alfons Grishaj me zonjën, u ndje shumë i emocionuar nga velrësimi dhe me fjalë shpirti përcolli mirënjohje e emocione.

I riu vatran Ilir Cubi, i biri i arkëtarit të Vatrës dhe anëtar i kryesisë Marjan Cubit, ia dorëzoi Proklamatën vatranit Zef Përndocaj, pasi lexoi motivacionin e nderimit. Përndocaj që ka qenë pjesë e bordit të Vatrës që në vitet ’70 të shekullit të shkuar dhe anëtar aktiv, dhurus bujar, me humorin e vet karakteristik, tha se:” e vlerësoj nderimin që po më bëni, por mos mendoni se me këtë proklamatë do të më përcillni nga Vatra,…. këtu më koni dhe 50 vite të tjera….”

Tonin Mirakaj, ka qenë i nderuari i radhës. Z. Tonin Mirakaj ka qenë zëvendës Kryetar i Federatës Vatra dhe aktiv në bordin e saj për shumë dekada. Ai falenderoi kryetarin e Vatrës për nderimin dhe cmoi trasferimin e vonuar të Vatrës tek brezi i ri. Po ashtu një vlerësim të vecantë bëri ai për Gazetën”Dielli” e cila po vijon traditëne  saj më të mirë në 108 vitet e botimit.

Ja pershendetje e plote e z. Mirakaj:

U falem nderes Ju Zoti kryetar, dhe kryesise se Federates Vatra, qe me keni  nderue  ne ket  kremtim, qe organizuet, me rastin e 105 vjetorit te pamvaresise , se  Shqiperise.

Te jesh antar i Vatres, dhe pjese e strukturave udheheqse ne disa mandate,eshte ndere i mjeftuarshem, qe per mue ka sjelle kenaqesi per me se 56 vjet, dhe kjo kenaqesi po vazhdon pa nderpreje. Ne Vater, gjate te gjith  kohes, qe kame qene aktiv, kam gjete dhe bashkepunue me patriot shqiptar qe me perpjekje, energji dhe ndihma financiare,pa kursim, kan bere te mundur jetegjatesine e Vatres, per me se nje shekull.

Cka me gezon mue ne ket kohe, dhe te tjere vatran te vjeter, eshte tranzicioni qe po merr forme konkrete ne vitet e fundit, nga na te moshuarit, tek te rinjet, qe eshte ngjarje pak e vonuar, por e mirepritur nga vatranet dhe i gjith komuniteti Shqiptar Amerikan.

Ky tranzicion z. Kryetar, jep shprese se Vatra po riorganizohet, nga kryesia tek deget e vjetra dhe te reja, ne qytete te ndryshme te Amerikes,dhe po rritet me element te rinje, intelektual te vendosur,qe me siguri garantojne nje te ardheshme te shkelqyer, per Federaten  Pan-Shqiptare te Amerikes ,Vatra.

Kujtoj me shume admirim, nje porosi nga i ndieri  Ibrahim Rugova, me 1989, ne viziten e tije te pare ne Amerike: Ruejeni Vatren se u duhet Shqiptarve, tha  Ibrahim Rugova!

Gazeta “Dielli”, qe dikure me zor e  kemi botue me 8 faqe, sot botohet rregullisht me 40 faqe, e numbri special me  108 faqe. Dielli “on-line” dhe ne “leter”,eshte mjet komunikimi ne mes te kryesise dhe vatranve, dhe ne mes te Vatres dhe te  gjith kominitetit. Lexohet gjithashtu nder zyre te larta shtetrore, si edhe qarqe diplomatike qe interesohen me dijte per Kosoven dhe Shqiperine. Ne nje takim ne Washington, gjate kohes se krizave ne Kosove, nje zyrtar Amerikan tha: E njofim gjendjen ne Kosove, nga se ne mes te tjerash lexojme edhe gazeten Dielli. Mirenjohje editorit z. Dalip Greca dhe bashkepuntorve te tije, per pune te shkelqyeshme ne botimin dhe shperndarjen ne kohe te  gazetes Dielli.

Tuej u falenderue dhe njehere, uroj me zemer ju z. kryetar, te gjith vatranve dhe te gjith shqiptarve, festen e pamvaresise kombetare. Uroj gjithashtu,suksese te vazhduarshme ne bashkimin e shqiptarve rreth flamurit dhe Kombit t’one Shqiperise! Gezuar Festen!…

Për t’ia dorëzuar Proklamatën e nderimit z. Zef Balaj, biznesmenit, vatranit prej 50 vitesh në Vatër, anëtarit të tanishëm  të Kryesisë së Vatrës dhe anëtar i bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ishte përzgjedhur gazetarja Rafaela Prifti, vajza e ish sekretarit të Vatrës për një dekadë, shkrimtarit të njohur, Naum Prifti.

Vatrani Zef Balaj në fjalën e tij falenderuese përcolli mesazhin e afrimit të rinjëve në Vatër sepse Vatra ka në themel të veprimtarisë së vet cështjen Kombëtare. Ai tregoi momentet e para të 50 vitevet ë shkuara, kur trokiti për herë të parë në Vatër dhe qëndrimin kosekuent të vatranëve antikomunist.

Veprimtaria e nderimit të vatrnëve me 50 vite anëtarësi në VATËR, e përfshirë brenda Festës së Pavarësisë, firmosur nga Kryetari i Vatrës, z. Dritan Mishto në një ditë të shenjtë se Dita e Flamurit, merr një rëndësi simbolike për të ardhmen e Vatrës dhe veprimtaritë e saj në shekullin dytë të jetës së saj aktive.

 

Filed Under: Featured Tagged With: 50 Vjet ne VATER, dalip greca, nderohen vatranet

Kronikë e një dite të shënuar-Nentor 1991

November 27, 2017 by dgreca

Ne kuadër të 26 vjetorit/

1 Reshat K          NGA RESHAT KRIPA/

Nëntor 1991.Po afronte dita e shenjtë e flamurit. Kjo ditë nuk ishte si ditët e tjera. Kudo në zemrat e njerëzve sundonte një shqetësim i madh. Kudo ndiheshin diskutime se cili flamur duhej të ngrihej, ai me yllin e komunizmit që sundoi vendin për gjysmë shekulli, apo flamuri pa yll i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit?

Kudo bëheshin diskutime te zjarrta. Një pjesë e vogël fanatikësh mbronin tezën e flamurit me yll, ndërsa pjesa tjetër të kundërtën. Miti i komunizmit kishte filluar të shembej, por komunistat ishin akoma në pushtet. Ata ishin të gatshëm të përdornin çdo lloj forme për ta mbajtur atë. Këtë e kishin treguar më 2 Prill në Shkodër.

A do ta pranonte Vlora e flamurit turpin që në shtizë të ngrihej flamuri i urryer i tradhëtisë      së madhe? Këtë shqetësim e ndjente pothuajse i gjithë populli i Vlorës, por më shumë e ndjenin ata që i provuan mbi trupat e tyre gjëmbat vdekje prurës të këtij ylli, të përndjekurit politikë.

Shoqata e të Dënuarve Politikë të Vlorës iu drejtua partive dhe shoqatave opozitare për veprim të përbashkët. Përfaqësuesit e saj, së bashku me ata të partive Demokratike, Republikane, Social-Demokrate, shoqatës ‘’Çamëria’’, dhe Sindikatave të Pavarura, i drejtuan një peticion Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv Pluralist të Rrethit. Në atë peticion me një ton ultimativ, kërkohej ngritja e flamurit pa yll. Duke patur shumicën në këtë komitet komunistët refuzuan. Të njejtin mendim shprehu edhe Partia Socialiste.

27 Nëntor, prologu i ndeshjes së madhe. Në shtizën e flamurit, me urdhër të Kryetarit, vendoset flamuri me yll. Por llogaritë ishin bërë gabim. I riu Xhemal Mustafaraj nga Vlora, së bashku me Fadil Ndreun nga Dibra, të dy të përndjekur politikë,  hipin në shtizën e flamurit, grisin yllin nga flamuri kombëtar, e djegin atë në mënyrë demostrative dhe ngrenë lart flamurin pa njollën e turpit. Një turmë e madhe i shoqëronte me brohoritje. Në mbrëmje vonë komiteti ekzekutiv dhe kryetari i tij detyrohen të pranojnë ngritjen e flamurit pa yll

28 Nëntor. Qyteti u gdhi i mbushur me flamurë pa yje të vendosur gjatë natës nëpër pikat dominuese të tij. Në sheshin historik fillojnë të grumbullohen njerëzit duke mbajtur në duar flamurë të vegjël pa yll, të përgatitur që më parë.

Ora 10.00. Kryetari dhe personat që e shoqërojnë drejtohen për në shtizën e flamurit. Por papritmas një grup i madh u ndërpret rrugën. Janë ish të dënuar politikë. Një pjese prej tyre diktatura u rrëmbeu njerëzit më të dashur. T

ë tjerët i bëri të vuajnë duke i syrgjynosur në burgjet dhe kampet e tmerrshme. Bashkë me ta edhe demokratë të tjerë që u ngritën kundër kësaj diktature. Aty, në këmbët e shtizës së flamurit, zhvillohet dialogu i mëposhtem:

– Zoti Kryetar! Në emër të të përndjekurve politikë dhe këtij populli që është mbledhur këtu, ju nuk do ta ngrini flamurin.

– Kush do ta ngrejë atëhere?

– Atë do ta ngrenë duart e atyre që nuk janë njollosur me gjakun e këtij populli.

Kryetari shtriu perpara duart e tij dhe pyeti:

– Po duart e mia a janë të përgjakura? Unë nuk kam vrarë njeri.

– Edhe nëqoftëse nuk keni vrarë, i keni shërbyer asaj partie që vrau një komb të tërë. Ndaj duart e atyre që kanë ngritur flamurin e komunizmit, nuk do të ngrenë flamurin e Ismail Qemalit.! Ky flamur është i yni.

Kryetari u detyrua të tërhiqej.

Ndërkaq ndërsa qendra e zërit trasmetonte Hymnin e Flamurit, duart e njoma dhe të pastra të Altin Kokoshit, nipit të Qazim Kokoshit, firmëtarit të aktit të pavarësise më 1912, udhëheqësit të luftës së Vlorës më 1920, armikut të komunizmit që dha jetën në burgun e Vlorës më 1946, ngritën lart flamurin kombëtar.

Vini Veshin! Një gjë e tillë ndodhte në kohën kur Kuvendi i Shqipërisë nuk e kishte vendosur ende heqjen e yllit te kuq nga flamuri

Sheshi filloi të buçiste nga duartrokitjet dhe brohoritjet. Kudo ndiheshin përqafime, urime dhe këngë patriotike. Kurora me lule të bukura mbulojnë varrin e Plakut të Vlorës. Pastaj jashtë çdo zyrtarizmi, në podiumin para monumentit të pavarësisë hipin ata që për 50 vjet e kishin të ndaluar edhe të flisnin apo mendonin ndryshe. Ata nuk i caktoi njeri për të dalë aty. Dolën me dëshirën e tyre për të shprehur atë që mendonin prej vitesh. Midis tyre edhe një grup me të përndjekur politikë të rrethit të Beratit të ardhur posaçërisht për këtë qellim. Së fundi një vizitë e përbashkët në Muzeun e Pavarësisë.

Në antitezë me këto, telekronisti i televizionit shqiptar nuk denjoi të xhironte këto skena të papërsëritshme. Historia këtë nuk do t’ia falë.

 

 

                                   Në ditën e flamurit 28 nëntor 1991

Filed Under: ESSE Tagged With: Kronike e nej dite, Nentor 1991, reshat kripa

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1661
  • 1662
  • 1663
  • 1664
  • 1665
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT