• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RRUGA E ARBERIT DHE RIPREMTIMET E KRYEMINISTRIT

August 26, 2016 by dgreca

Edi Rama u ripremton dibranëve premtimin për Rrugën e Arbërit por mandatit të tij po i vjen fundi/

Reagim i Grupit të Lobimit në lidhje me komentin e Edi Ramës për Rrugën e Arbërit në prezantimin në Peshkopi të kandidatit socialist për bashkinë e Dibrës/

Grupi i Lobimit për Rrugën e Arbërit ndoqi me interesim të veçantë vizitën dhe fjalën e Kryeministrit Edi Rama në takimin prezantues të kandidatit të së majtës për drejtimin e Bashkisë së Peshkopisë dhe anëtarëve të tjerë të koalicionit.

Ne vëmë re me shqetësim se politikanët akoma nuk kanë mësuar të flasin me programe dhe në bazë të premtimeve, por sipas interesave të tyre të momentit.

Ne mendojmë se Kryeministrit do t’i shërbente më mirë heshtja rreth kësaj çështje. Duke folur dhe duke ripremtuar, ai i është bashkuar armatës së madhe të politikanëve majtas e djathtas, deputetëve, ministrave e kryeministrave paraardhës, duke dëshmuar kështu se, rreth Dibrës, askush nuk ka folur e punuar seriozisht deri më tani.

Edi Rama ka premtuar në fushatën e kaluar se Rruga e Arbërit është një nga prioritetet e kësaj qeveria dhe në programin e saj, zhvillimi i infrastrukturës në vend nis nga kjo rrugë.

Premtimi se ai nuk largohet nga posti pa mbaruar Rrugën e Arbërit është i papranueshëm për ne. Ne nuk na intereson se kush është kryeministër kur rruga të ndërtohet, por se cili kryeministër e çon procesin përpara.

Edi Rama u ripremton dibranëve premtimin për Rrugën e Arbërit ndërsa mandatit të tij po i vjen fundi. Rama ka një tabor këshilltarësh, mes tyre edhe dibranë, por me sa duket asnjëri prej tyre nuk pati zemër t’i thonte se përse heshtja rreth çështjes së Rrugës së Arbërit në takimin e fundit në Peshkopi do t’i bënte më mirë fushatës së tij.

Rama nuk ka kohë të merret me intelektualë që nuk i bëjnë temenara. Por ne do të kemi kohë të merremi me të për aq kohë sa do të zgjas mandati aktual.

Në besojmë se çështja e ndërtimit të Rrugës së Arbërit nuk është çështje partie, por është një detyrim që qeveria shqiptare ua ka banorëve të këtyre krahinave. Dibra nuk ka kërkuar shumë nga qeveria: vetëm një rrugë prej 20 vitesh. Çdo kërkesë tjetër ka qenë e parëndësishme.

Ne do të vazhdojmë lobimin rreth kësaj çështje. Tani që procesi po vonohet, ne kemi detyrim që të angazhohemi më shumë në mënyrë që ta bindim qeverinë se çdo vonesë në këtë proces është përpjekje për të lënë një Dibër të pazhvilluar e të paintegruar dhe një Shqipëri të prapambetur.

GRUPI I LOBIMIT

23 Gusht 2016

Filed Under: Politike Tagged With: DHE RIPREMTIMET, e kryeministrit, Gezim Apion, Rruga e Arberit

Prokuroria:Adem Grabovci, akuzohet për dy vepra penale

August 26, 2016 by dgreca

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marr vendim për fillimin e hetimeve lidhur me dy vepra penale kundër Adem Grabovcit, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës/
Nga Liridonë Kozmaqi Hajdaraj/
 Prishtinë, 26 gusht 2016/  Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sot ka marr vendim për fillimin e hetimeve lidhur me dy vepra penale kundër Adem Grabovcit, deputet dhe ish udhëheqes i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
 Vendimi për hetim është bazuar në ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm se  i pandehuri Adem Grabovci, si person zyrtar, deputet dhe kryetar i grupit parlamentar të PDK-së, gjatë vitit 2011 e tutje, ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar për ta siguruar pushtetin politik dhe ndikimin mbi procesin e vendimmarrjes brenda institucioneve, agjencive qeveritare dhe ndërmarrjeve publike të Republikës së Kosovës. Sipas njohurive të deritanishme të Prokurorit të Shtetit, Grabovci, me qëllim të përfitimit të dobisë për vete apo persona të tjerë, me dashje ka shkelur ligjet dhe procedurat e punësimit dhe përzgjedhjes së drejtorëve dhe anëtarëve të trupave menaxhuese të ndërmarrjeve publike, të agjencive të pavarura dhe institucioneve të tjera, duke siguruar në këtë mënyrë punësimin kundërligjor për një numër të caktuar të personave.
Në bazë të këtyre veprimeve të Grabovcit, Prokuroria Speciale ka krijuar dyshim të arsyeshëm se ai ka kryer veprën penale në vazhdim: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 81 të këtij Kodi. Ai dyshohet se këtë vepër e ka bërë në bashkëkryerje me persona të tjerë, të paidentifikuar deri më tani. 
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, po ashtu, ka dyshim të arsyeshëm se Grabovci, me veprimet e përshkruara më lartë, gjatë vitit 2011 e tutje, në mënyrë të kundërligjshme ka mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve tjerë të vendit për punësim dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet tjera pozitive, u ka dhënë përparësi personave të favorizuar mbi bazat e përkatësisë së tyre politike gjatë punësimit nëpër institucionet publike të Republikës së Kosovës. Në këtë mënyrë ka diskriminuar të drejtat për punësim të qytetarëve tjerë në bazë të kushteve të barabarta, të cilat janë paraparë me ligj.  
Grabovci dyshohet, po ashtu, që e ka kryer veprën penale në bashkëkryerje: Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës” nga neni 193 paragrafi 4, lidhur me paragrafin 1  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 31 dhe 81 të këtij Kodi.
 Vendimi i prokurorisë për fillimin e hetimit është bazuar në publikimet e përgjimeve të bisedave telefonike të Grabovcit, në gazetën online “Insajderi”, si dhe në disa prova të pranuara nga EULEX-i, që në bazë të urdhërit gjyqësor janë realizuar gjatë zhvillimit të një hetimi tjetër kundër tij nga prokurori i EULEX-it.
 Hetimi kundër Adem Grabovcit është një hetim fillestar dhe varësisht nga rezultati, në ndjekjen penale të prokurorisë do të përfshihen të gjithë personat tjerë, për të cilët do të vërtetojet se kanë bashkëpunuar me të pandehurin Grabovci.  
 Liridonë Kozmaqi Hajdaraj
Zëdhënëse
Prokurori i Shtetit
Republika e Kosovës

Filed Under: Komente Tagged With: Adem Grabovci, dy akuza, Prokuroria Kosove

GRATE DEPUTETE TE KOSOVES, LULE PER NENE TEREZEN NE SHKUP

August 26, 2016 by dgreca

106 vjetori i Nënë Terezës, manifestime në Shkup/

1 lule N Tereza

-Në vigjilje të shenjtërimit të Nënës Terezë, gratë deputete të Kuvendit të Kosovës bëjnë homazhe dhe vendosin kurora lulesh tek pllaka përkujtimore e Nënë Terezës, në Shkup/

SHKUP, 26 Gusht 2016-Gazeta DIELLI/ Për nder të 106 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës dhe në vigjilje të shenjtërimit të saj, gratë deputete të Kuvendit të Kosovës po marrin pjese në manifestimet e shumta që po mbahen ne Shkup.

Deputetet e Parlamentit të Kosovës janë pritur nga koleget e tyre deputet në Parlamentin e Maqedonisë, me ç’rast kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek pllaka përkujtimore e Nënë Terezës.

Me pas deputete bashkë me zyrtare të institucioneve të Maqedonisë morën pjesë në hapjen e ekspozitës me veprimtari të Nënë Terezës, organizuar nga Instituti për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve ne Maqedoni.

Me këtë rast, kryetarja e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu Kodra, tha se në 106 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, si deputete dhe si shqiptare ndihen shume krenare që kultivojnë dhe bartin mesazhin dhe frymën e humanizmit dhe bamirësisë që kultivoi Nënë Tereza.

Deliu Kodra tha se deputetet u bënë pjesë e këtij aktiviteti për të filluar pikërisht nga Shkupi , për të festuar 106 vjetorin e lindjes e  për të vazhduar me ceremoninë madhështore të shenjtërimit të saj./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: grate deputete, Kosove, lule, Nene Tereza, Shkup

MAQEDONIA DUHET TE ZYRTARIZOJE GJUHEN SHQIPE

August 26, 2016 by dgreca

Përmes ligjeve (kushtetuese)shqiptarët popull i ndaluar në Maqedoni/

Reagim i SHSHA në Çikago/

Pas ndryshimeve të ashtuquajtura ,,demokratike,,në Maqedoni,gjendja e barazisë kombëtar për popullin shqiptar si popull i dytë shumicë në hapësirën e vet etnike,ka mbetur pezull dhe në duart e ,,ligjeve,,sikures në kohën e Angel Çemerskit,të Llazar Kolishevskit dhe të regjimit komunist,kështu e nis reagimin për opinion SHSHA në Çikago.

Ka vite që flitet për ,,zyrtarizimin,,e gjuhës shqipe dhe kjo më shumë ka mbetur diksurs politik për lojën e paspërdeve politike në Maqedoni,ku për fat të keq janë bërë protogonistë të nënshtrimit,të puthadorëve,të përbuzjes kombëtare edhe spektri i gjerë politik shqiptar që,për hirë të (pa)kualicioneve dhe të hyrjes sa më parë në korridorët e qeverisë(maqedonase)shantazhojnë kombin shqiptar dhe vetëvetën,thuhet në reagimin shqiptaro-amerikan.

Pse gjuha shqipe nuk është bërë (zyrtare)pyet me shqetësim SHSHA në Çikago.Kë po e pengon gjuha e lashtë e një populli më të lashtë në hapësirën e vet kombëtare.Pse kaq shumë përbyzja nga shtylla kryesore e një kombi si është shenja dalluese e gjuhës shquipe,që në kulturën botërore njihet dhe respektohet si gjuhë e lashtë,ndërsa në Maqedoni pushteti luan lojën e nënçmimit ndaj popullit shqiptar dhe ndaj gjuhës së tyre të lashtë sa vetë Evropa,thonë zeshëm në Çikago.

Kush po e nënçmon gjuhën e popullit shqiptar,po i trregojmë[ Sllave Gjergj Dimovski dhe Mile Stefoski se ,,gjuhën maqedonase,,e krijuat hiq më larg vetëm pas Luftës së Dytë Botërore që përfundoi krijimi i gjuhës letrare duke marrë për bazën e saj  e folmja e qytetit të Velesit,në sajë të angazhimit të lingusitit tuaj Blazhe Koneski(!).E tredita e shkrimit shqip,zotëri të gjuhës nëpër xhepa,në historinë e traditës së shkrimit shqip që ka nisur nga shekulli XV-XVI me Gjon Buzukun.Atëherë mos luani dhe përbuzni kulturën e lashtë të gjuhës dhe të kombit shqipar në këto hapësira,që as sot e gjithë ditën njuk e dijmë se nga keni ardhur dhe kah po shkoni pa shqiptarët në tokën e vet,thuhet në përgjigjen e SHSHA-së për përgjgjësit e Mitungut të Poezisë në Strugë.

*Dergoi Skender Karacica

Filed Under: Komunitet Tagged With: gjuhen Shqipe, Maqedonia, te zyrtarizoje

Bëni një monument për këpucarin Sadik Memeti

August 26, 2016 by dgreca

Nga Gëzim Zilja/

Sadik Memeti (Diku) është këpucari i lagjes Skelë. Ka dyzetepesë vjet që e kryen atë profesion. Nuk ka kryer asnjë heroizëm, nuk ka qenë partizan, nuk ka qenë sekretar partie, as deputet, nuk ka vjedhur, nuk ka qenë në burg për asnjë arsye, nuk është themelues i asnjë partie dhe nuk ka kërkuar favore prej tyre. E bija studion në fakultetin juridik në Tiranë dhe është studente e shkëlqyer.

-Nuk i kam zenë njeriu derën as për të drejtë studimi dhe as për nota.

Kur thotë këto fjalë buzëqesh dhe më shikon në sy. Unë e kuptoj nëntekstin: E ku do të shkoj? Këta të gjithë duan para, por unë nuk u jap asnjë qindarkë. Vajza po qe  e zonja le t’i fitojë të gjitha vetë.Ndërkohë në dyqan vijnë dhe ikin të burra, gra, të rinj, të reja por edhe fëmijë. Diku i dëgjon plot durim, u thotë ditën, kur të vijnë t’i marrin këpucët dhe nuk pranon parapagim .

-Duhet t’u pëlqejë puna pastaj të bëjnë pagesën- përgjigjet kur e pyes. – Pastaj ka nga ata që nuk kanë lekë dhe i bien me vonesë. Më shumë se dymijë lekë të vjetra nuk u marrë. Kur dikujt nuk i pëlqen çmimi, gjithë dashamirësi i thotë: -Jep sa të duash. Edhe po nuk pate nuk ka gjë- dhe vazhdon i qetë punën. Edhe kur vijnë fëmijë edhe kur vijnë të rritur ai i trajton me të njejtën mirësi.

Bën muhabet shtruar, më shikon hera-herës në sy, pa ndaluar punën. Më sqaron me durim se sandalet e nipit duhet pa tjetër të qepen me spango të fortë që të mbajnë, se ngjitësi është i dobët dhe nuk mban në lagështirë. Te Diku ka rregulluar këpucët babai im, unë, fëmijët e mi dhe tashmë nipi im. Katër breza me rradhë! Lagjja Skelë me gjithë rrethinat ka njëzet mijë banorë dhe pjesa dërrmuese vijnë këtu dhe rregullojnë këpucët, çantat dhe gjithçka tjetër prej meshini ose egeliti që mund të meremetohet. Shpesh rri deri vonë për të qenë korrekt me klientët, sepse ‘’këpucët i duan shpejt se i duan për dasëm, ose nuk kanë të tjera’’. Në mur janë të varura Licenca, rregjistrimi në QKR dhe një lajmërim që thotë: Ju lutem merrni kuponin tatimor. Në një anë të murit mbi raft, janë tre palë sandale dhe tre katër palë këpucë të meremetuara, që i pashë dhe vitin e kaluar. Kanë mbi dy vjet por nuk kanë ardhur t’’i marrin. Le të jene aty kushedi edhe kujtohen të zotët, thotë Diku.

Nuk ka një certifikatë mirënjohjeje, as medalje, as fletë falënderimi të varur në mur nga ndonjë institucion Shtetëror ose Shoqatë. Në një vend me kaq pak njerëz sa Shqipëria, jepen aq shumë dekorata, medalje e certifikata mirënjohjeje, nga presidenti, kryeministri, ministrat, institucionet e tjera shtetërore, e shoqatat saqë ngelesh pa mend. Në Vlorë japin vlerësime Bashkia, Qarku, Prefektura, Komunat, Universiteti Ismail Qemali, Shoqatat atdhetare e jo atdhetare, që Vlora ka me dhjetëra etj, etj. Dekorohen oficerë e ish oficerë të Enver Hoxhës, ish partizanë, aktivistë, shkrimtarë, poetë, shkencëtarë(?), politikanë, mësues, mjekë, biznesmenë, madje arrijnë sa u venë rrugëve të qytetit emrat e baballarëve e të afërmve, që nuk kanë asnjë kontribut qytetar.  Po kjo është tjetër çështje.

-Diku, nuk ke asnjë dekoratë? Ke dyzetepesë vjet që u shërben njerëzve, – bëj shaka me mikun tim të vjetër.

-Ç’i dua? Pse pak janë këto? tregon me dorë lejen e  QKR-së dhe lajmërimin për tërheqjen e kuponit tatimor.

Nuk thotë fjalë të mëdha Diku. As që do t’u shërbejë njerëzve sa të kem frymë, as që unë i dua njerëzit, as që meremetoj falas ndonjëherë, as që më njeh i madh dhe i vogël, asgjë të tillë. Nuk ka nevojë. Brenda një ore pashë me dhjetëra njerëz, që hynin e dilnin në  dyqanin e tij të vogël, atje prapa fasadës, në zemër të Skelës, që përkuleshin gjithë respekt e mirënjohje dhe uronin: Rrofsh o Diku! Faleminderit! Të të rrojnë fëmijët! Dritë t’u bëftë! Po sa mirë i ke rregulluar more!? Duken si të reja! Hallall, hallall!

Nëse kurrkush nuk kujtohet për t’i dhënë një medalje a dekoratë këpucar Dikut, i ngrini një monument a përmendore, atje në qendër të Skelës! Nuk ka nevojë për diçiturë. E njohin të gjithë, i janë mirënjohës, e duan i madh dhe i vogël. Është njeri i mirë, i ndershëm, jeton me djersën e ballit dhe i shërben komunitetit të Skelës prej më shumë se dyzet vjetësh. Nuk mjaftojnë të gjitha këto t’i ngrihet një monument si përfaqësues i vlerave njerëzore?! Ai nuk ka shpallur Pavarësinë e Shqipërisë as ka firmosur ndonjë traktat të rëndësishëm. Por në kohërat që jetojmë është një shembull për t’u ndjekur nga çdo shqiptar, kudo jeton e punon.

Filed Under: ESSE Tagged With: Gezim Zilja, monument, Sadik Mehmeti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2536
  • 2537
  • 2538
  • 2539
  • 2540
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT