Devollinjtë së bashku festuan Ditën e shenjtë të Flamurit në Brooklyn, NY
Nga Keze Kozeta Zylo/
Nju Jorku ndriti dhe më shumë në disa lagje si në Staten Island, Brooklyn etj, nga ngjyrat e Flamurit kuq e zi që valëviteshin në disa rrugë të saj si për festë. Shqiptarëve në Amerikë iu afrua dhe më shumë Atdheu i tyre, Atdheun që e kanë mal malli në zemrën e zhuritur nga largimi. Kjo bukuri kuq e zi i magjeps shqiptarët, po më shumë në Ditën e shenjtë të Flamurit. Aq i magjeps sa një miku ynë shqiptar na tha se kur po voziste me makinë në Staten Island dhe befas pa Flamujt kuq e zi që valëviteshin krahas flamurit amerikan në Hylan Bulevard, nga emocioni që e kaploi, pa kuptuar kaloi me drita të kuqe…
Në Brooklyn, në një nga qytetet më të populluara të Nju Jorkut, që ka një popullsi rreth 2 milion e 700 mijë gati sa Shqipëria jonë para 20 vjetësh, jetojnë edhe mjaft shqiptarë devollinj. Për çdo 28 Nëntor shoqata “Devolli” feston me madhështi Ditën e Flamurit.
Familjet e bukura devollite viin grupe grupe me fëmijët për dore duke mbajtur nga një flamur të vogël shqiptar për të qenë së bashku në këtë ditë të shenjtë. Veshja e tyre kuq e zi i jepte dhe më shumë pamje festive mjedisit ku do të zhvillohej mbrëmja.
Mbrëmjen e ka hapur kryetari i shoqatës së Devollit një aktivist i palodhur me shpirt artisti z.Odise Salillari. Z.Salillari iu ka uruar gjithë pjesëmarrësve: “Gëzuar Ditën e Flamurit” dhe ka ftuar gjithë pjesëmarrësit për të kënduar Himnin shqiptar dhe atë amerikan.
Ai i falënderoi të gjithë shqiptarët që ishin mbledhur së bashku për të festuar 28 Nëntorin dhe nderoi të gjtihë ata burra patriotë që së bashku me plakun e urtë Ismail Bej Vlora ngritën Flamurin në Vlorë dhe shpallën Shqipërinë të pavarur nga perandoria e zezë turke e cila na sundoi për 500 vjet.
Në fjalën e tij z.Salillari ka përshëndetur kryetarin e shoqatës Devolli për Amerikën z.Xhevdet Myteberi, ish kryetarin e saj intelektualin dhe aktivistin patriot që ka dhënë një kontribut të çmuar z.Neritan Bejleri i cili banon në Kanada, si dhe kryetarin e shoqatës “Devolli” për Tiranën z.Guri Seferi.
Ndërkohë z.Salillari përmendi dhe për strukturat dhe përbërjen e shoqatës që janë në Amerikë, New Jersey dhe Connecticut.
Në këtë festë përshëndeti sekretari i përgjithshëm i shoqatës “Devolli” ish ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes z.Robert Metolli i cili me plot përzemërsi iu uroi të pranishmëve të kalonin një mbrëmje sa më të gëzuar në këtë ditë historike. Një vëmendje të posaçme i kushtoi dhe shkollave shqipe “Alba Life” që fëmijë devollinj shkojnë në shkollë për të mësuar gjuhën shqipe dhe i frymëzoi ata për të vazhduar më tej, po ashtu shprehu mirënjohje dhe për TV Alba Life që e ka mbështetur shoqatën “Devolli” me aktivitetet që ka organizuar.
Në shoqatën “Devolli” gjithmonë ndihesh si në shtëpinë tënde ku ata të ftojnë në sofrën bujare të tyre plot mirësi dhe bujari shqiptare. Alegria, këngët dhe vallet karakteristike të rrëmbejnë magjishëm në botën e tyre devolliçe.
Tekstet e bukura, lirizmi i ngrohtë, forca patriotike jane metafora e devollit që gurgullon ndër zemra shqiptarësh.
Të gjithë burra e gra dorë për dore u ngritën dhe vallëzuan nën argëtimin e muzikantit dhe klarinetistit të talentuar Dashnor Cene, këngëtarit zë ëmbël Edi Duro, luajtur në organo nga Dashnor Hoxha. Por ajo që të bën më shumë përshtypje është se vetë kryetari i shoqatës z.Odise Salillari jo vetëm që është një organizator i mirë, por është dhe një këngëtar që tërheq me interpretimin e tij veçanërisht me këngët e trevës devolliçe.
Ushtonte kënga dhe vallja dhe nën ritmin e tyre kërcenin të gjithë, dëgjohej kënga që prek çdo zemër emirgranti si: Më vjen mall për vendin tim/ Vendin ku linda u rrita/ Më vjen mall për shoqerinë/ Për gurin që lëshon çika.
Pas një intervali muzikor në skenë është ngjitur dhe miku i shoqatës “Devolli” me origjinë nga Poliçani muzikant i vjetër z.Sefer Hoxha i cili foli me konsideratë të veçantë për devollinjtë dhe iu uroi atyre Festën e Flamurit.
Z.Salillari ka ftuar në skenë z.Qemal Zylo për të përshëndetur shoqatën “Devolli” i cili pasi iu uroi devollinjve për Ditën e Flamurit midis të tjerash tha se është kënaqësi bashkëpunimi ynë prej vitesh të tëra dhe jam i sigurtë se ky bashkëpunim do të vazhdojë përgjithmonë.
Festën e bënin dhe më të bukur fëmijët si drita që vallëzonin, qeshnin dhe luanin të gëzuar me njeri-tjetrin. Kush e kush të vinte më parë pranë kamerave dhe të bënte shqiponjën dy krenore me duartë e tyre të vogla dhe të gëzoheshin për këtë ditë të shenjtë. Pse ta fsheh, midis tyre më mungonte Dea Bejleri, personazhi i dashur i librit tim që gjithmonë më befasonte me moshën e saj aq të vogël dhe që dinte të komunikonte bukur shqip dhe të interpretonte poezi të ndryshme, veçanërisht në ditën e Flamurit!
Prindërit devollinj dinë t’jua transmetojnë dhe t’jua ngjizin në shpirt brezave traditën e mrekullueshme shqiptare dhe njëkohësisht të çojnë më tej traditën, çka të kujton Winston Çurcill i cili ka thënë se: “Pa tradita, arti është një tufë delesh pa bari. Pa risi, arti është një kufomë”.
Me plot dashuri për traditën, për edukimin e fëmijëve folën nënat simpatike si Mimoza Salillari, Zhuljeta Ktona, Pranvera Kulla, Elida Kaso etj të cilat thanë se Flamuri është një nga ditët më të bukura që i mbledh shqiptarët kudo ku janë për ta festuar me madhështi.
Jehonin vallet dhe këngët si: Shqipëri O nëna ime, Valle e kënduar e Rugovës. -Më vjen mall për vendin tim, Vallja e Gajdes, Kajtushka, Çobankat që shkojnë zallit, Baba Tomori etj.
Sipas traditës së pasur devolliçe mbrëmja u mbyll me vallen e Devollit një valle autoktone shqiptare, një valle e rëndë burrash. Fluturonte shamia e mbajtur nga valltari i apasionuar devolli z.Almir Kaso i cili udhëhiqte vallen që e shoqëronin burrat e tjerë kërcimtarë devollinj.
Shkrap e shkrup kërcisnin aparatet, filmimi me telefonat dhe të gjithë pjesëmarrësit të ngritur në këmbë shoqëronin valltaret devollinj.
Ç’valle magjepsëse, ç’dashuri ngjall tek të gjithë shqiptarët, ndërsa i shikon se në sytë e tyre ka ardhur si vizitore shkëlqimi i Hënës devollite nga qielli i bukur shqiptar për të larguar mallin e emigrantit…
Ishte një natë e bukur devolliçe kuq e zi.
Aktiviteti u filmua nga bashkëpunëtori i TV Alba Life, Redi dhe do të transmetohet sëshpejti në kanalet televizive.
28 Nëntor, 2015
Brooklyn, New York
NE ARIZONA ME NJE ATMOSFERE FESTIVE U SHENUA 103 VJETORI I PAVARESISE SË SHQIPERISE
NGA LULZIM MULLIQI/
Ketij manifestimi madheshtor i parapriu Pikniku i pervitshem tradicional i Pavaresise i organizuar nga Qendra kulturore Shqiptaro-amerikane “Shqipe e Arizones”. Me pas u organizuan edhe dy koncerte te ndara ne nderim te kesaj date te rendesishme te kombit tone.Njeri koncert ishte organizuar nga Shoqata
“Shqipe e Arizones”,ku moren pjese kengetaret nga Shqiperia,Manjolla Nallbani dhe Edmond Nikolla,ndersa koncerti tjeter festiv i organizuar nga nje grup i bashkeatdhetareve tane kushtuar shenimit te pervjetorit te Pavaresise së shtetit shqiptar u karakterizua me nje performance te shkelqyer te kengetareve dhe moderatoreve te mirenjohur nga Kosova,Naim Abazi dhe Mihrije Braha.Sypari i
ketij manifestimi ishte Pikniku tashme tradicional i Pavaresise,i cili u mbajt ne vendtakimin e shqiptareve te Arizones ne Cactus Park,39 Ave.ne Feniks.Me kete
rast tubimin e shpalli te hapur,gazetari dhe moderatori,Mr.Lulzim Mulliqi.Ai pasi i
Pershendeti te pranishmit u ndal te rendesia historike qe kishte shpallja e Pavaresise së Shqiperise ne rrethanat e atehershme politike,juridike dhe diplomatike ne Ballkanin e trazuar.Gazetari, mr.Lulzim Mulliqi ne vijim theksoi “Shpallja e Pavaresise së Shqiperise perben nje nga ngjarjet me te rendesishme ne historine e popullit tone.Ajo ishte fryt i perpjekjeve shekullore,per te mbrojtur
teresine tokesore te atdheut dhe per te formuar shtetin e Pavarur shqiptar.Me vendimin e Kuvendit te Vlores,kombi shqiptar fitoi te drejten e tij per te qene i lire,sovran dhe i Pavarur,Krahas kombeve te tjere te Ballkanit dhe te Europes.
Me pas e mori fjalen edhe perfaqesuesi i Qendres kulturore islamike shqiptaro-amerikane imami,Ditmar Faja,i cili tha se “Dita e Pavaresise së Shqiperise ishte nje dite e bekuar dhe me e rendesishme ne historine e popullit tone,ku moren pjese shume atdhetare,te cilet u sakrifikuan per lirine dhe Pavaresine e Shqiperise.Ai u ndal edhe te harmonia fetare qe mbreteron te populli yne dhe beri thirrje qe paqja,miresia dhe mirekuptimi te mbesin objektivat prioritare edhe ne te ardhmen.Me nje fjale pershendetese te pranishmeve iu drejtua edhe prof.dr.Shahin Berisha,i cili i pergezoi te gjithe me rastin e Dites së Flamurit.Poashtu Ai foli edhe per bashkepunimin akademik dhe universitar qe ekziston ne mes te Universitetit te Prishtines dhe atij te Universitetit Shteteror te Arizones(ASU)Ne vijim Ai u beri thirrje gjeneratave te reja te Komunitetit shqiptar te Arizones qe te ndjekin kursin veror te gjuhes Shqipe,qe funksionon ne kuader te Institutit per gjuhet kritike te Evropes Lindore ne ASU.Me pas u zhvilluan lojrat
sportive sic ishte:Turniri ne futboll,basketboll dhe ne shah.Se bashku me bashkeatdhetaret ne piknikunt e Pavaresise Ishin te pranishem edhe kengetaret e mirenjohur,Naim Abazi dhe Mihrije Braha.Ata pos kengetare te talentuar Jane te njohur edhe si moderatore te spektaklit televiziv” Odeon Show”ne RTV 21.Me kete rast shume bashkeatdhetare tane kishin sjellur me vete pije freskuese dhe ushqime tradicionale shqiptare.Ndersa ne mbremje u organizuan edhe koncertet festive per nder te Pavaresise.Keshtu ne njeren nga ambientet e Qendres kulturor ne “Metro parkway Center” me organizimin e bashkeatdhetareve tane,kryesisht nga Kosova,Malesia dhe Ilirida kaluan nje mbremje te paharrueshme me kengetaret e mirenjohur te estrades muzikore kosovare,Naim Abazi dhe Mihrije Braha.Ky koncert festiv u hap me intonimin e himnit kombetar dhe me nje Pershendetje atdhetare te kengetarit te mirenjohur,Naim Abazi,i cili theksoi”Ju edhe pse jetoni larg atdheut tuaj te origjines,me respekt dhe perkushtim te madh i ruani traditat,gjuhen e bukur dhe kulturen e lashte shqiptare.”Ne vijim kengetari,Naim Abazi filloi me interpretimin e kengeve patriotike si kenge kushtuar Pavaresise së Shqiperise,kenge kushtuar Flamurit tone kombetar,kenge per trima dhe heronj qe kane dhene kontribut madhor per ceshtjen shqiptare si:Ismail Qemali,Isa Boletini etj.Kenget atdhetare te interpretuara me mjaft mjeshteri artistike nga kengetari,Naim Abazi zgjuan nje interesim te jashtezakonshem ne mesin e mergimtareve tane.Zeri i embel,melodik dhe karakteristik i tij u shoqerua me duartrokitje dhe ovacione te shumta ne mesin e mergimtareve tane.Ky koncert festiv i shenimit te 103 vjetorit te Pavaresise së Shqiperise,sikur u gjallerua,u freskua dhe mori harene kur para bashkeatdhetarev
u shfaq,Mihrije Braha,nje kengetare me nje performance brilante ne skene dhe me nje interpretim virtuoz ne zhanrin e muzikes popullore dhe asaj te lehte.Ajo eshte nje kengetare e karrieres dhe njohur si kengetare e festivaleve kombetare ne Kosove dhe fituese e disa cmimeve ne Festivalin e Kenges ne RTSH.Me kete rast kengetarja e mirenjohur,Mihrije Braha kishte perzdhedhur kenget me te bukura atdhetare nga repertori i saj i pasur per t’i argetuar bashkeatdhetaret tane ne kete eveniment te rendesishem kombetar dhe kulturor.Zeri i saj i embel kumboi fuqishem ne skene kur filloi ti kendonte kenget e preferuara si ato qe Ju kushtuan Kosovës,Shqiperise,pastaj disa kenge idilike dhe ato te perditshmerise sone.Mjaft mbreselenese dhe emocionuese Ishin kenget e mallit te mergim it,pastaj Komunikimi midis saj dhe spektatorit ishte mjaft vellazeror dhe per nje moment e tere salla kendonte shqip,madje edhe duartrokitjet flisnin vetem shqip ne kete feste te paharruar te Komunitetit shqiptaro-amerikane te Arizones.Ndersa ne pauzat e krijuara gjate koncertit Ajo ka takuar edhe shume fansa te saj,te cilet deshironin te kishin nga nje fotografi ne kujtim te kesaj feste te rendesishme kombetare me kengetarin e mirenjohur,Mihrije Braha.Ajo kishte filluar karrieren e saj muzikore qe ne moshen e re ,kur ishte nxenese ne shkollen fillore,me pas kishte filluar te incizonte disa kenge edhe ne ish Radio Prishtinen ne vitet e 80.
Ajo tani nga reportuari i saj ka dhjetera albume,videoklipe Te kengeve meritore,qe me nektarin e zerit te saj te embel dhe melodioz do te mbesin ne mbamendjen e publikut muzikedashes te Komunitetit shqiptaro-amerikane te Arizones.Ky turne I koncerteve festive te kengetareve te mirenjohur nga Kosova,Naim Abazi dhe Mihrije Braha do te vazhdoj edhe ne qytete te tjera amerikane si ne Nju Jork,Cikago,pastaj ne Hamilton dhe Toronte ne Kanada etj.Ne pyetje tone së cilat ishin,planet dhe projeksionet per te ardhmen,ata theksuar së Jane duke pergatitur disa videoklipe dhe spektakle te reja televizive ne prag te festes së Vitit te Ri,2016.
Festimi i Dites se Flamurit nga Shoqata “Drita e Arberise” ne Washington
Nga Ferhat Ymeraga/*
Është kënaqësi e vecantë, nder dhe privilegj që, në emër të Dritës së Arbërisë, të ndaj me ju gëzimin e kremtimit të Festës së Flamurit – të gazmendit tonë më të madh kombëtar.Ky manifestim u bë i mundur duke ju falenderuar punës individuale e kolektive të drejtuesve të Këshillit Drejtues të Shoqatës dhe sponsorëve të nderuar.
Më lejoni të prezantoj pjesëtarët e Bordit: Kujtim Markokaj, Artan Ismaili, Leonora Maliqi, Ilir Çerekja, Panajot Dhima, Sava Simbe dhe Ferhat Ymeraga, pa përjekjet e të cilëve ky kremtim nuk do të mund të realizohej.
Jemi mbledhur sonte këtu per të kremtuar 103-vjetorin e ditës historike të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me 28 Nëntor 1912, në Vlorën e bukur e trime, nga atdhetari i urtë e fisnik, Ismail Qemali.
Jemi tubuar ketu si një Shqipëri Etnike në miniature. Na solli dashuria dhe forca magnetike e Atdheut – e këtij tempulli të shenjtë në brigje të Illyrisë e të Mesdheut.
Dita e pavarësisë së Shqipërisë – Dita e Flamurit – është një kremte e gëzuar jo vetëm për Shqipëtarët, por gjithashtu dhe për miqt tanë an’ e mbanë botës. Ajo është simbol i bashkimit kombëtar dhe i forcës e shpresës që sjell ky bashkim.
Në SHBA dhe kudo, ne shqipëtarët u shprehim dashurinë tonë të thellë, respektin dhe mirënjohjen Rilindësve, baballarëve themeltarë të kombit si dhe martirëve të lirisë. Gjithashtu, ne u shprehim nderimin dhe miradinë tonë SHBA dhe popullit liridashës amerikan për mbështetjen e Shqipërisë dhe shqipëtarëve në ditët më të errëta të historisë sonë moderne (Shqipëri 1919; Kosovë 1999) kur e kapërcyem humnerën ekzistenciale dhe dolëm nga errësira në dritë.
Miq te nderuar, faleminderit që jeni pjesë e këtij kremtimi, që po e pasuroni përmbajtjen e jetës sonë, që keni qëndruar e qëndroni me Shqipërinë e shqipëtarët në dhimbje dhe në gëzime, në frymë të traditës madhështore amerikane të lirisë, drejtësisë dhe barazisë.
Kremtimi i Festës së Flamurit në SHBA,
“Në tokën e njerëzve të lirë dhe vatrën e njerëzve të guximshëm”
i bashkon këto dy tradita shqiptare dhe amerikane në nje. Në një celebrim të përbashkët.
Shpresoj se ky kremtim, siç thotë poeti Robert Frost, “fillon në kenaqësi dhe përfundon në urtësi.”
Ne shpresojmë që komuniteti shqiptaro-amerikan në Washington, dhe ne të gjithë sëbashku, do të kontribuojme duke dhënë zërin, ngjyrat dhe shijen tonë në tablonë e mrekullueshme të lidhjeve të përbashkëta njerëzore.
Rroftë Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë!
Gëzuar Dita e Flamurit!
Fjala pershendetse Per Shoqaten Shqiptare Amerikane ne Washington “Drita e Arberise”-DEA
Ferhat Ymeraga
21 Nentor 2015
Bellevue, Washington
ALBANIAN FLAG DAY CELEBRATION 2015
Ladies and Gentlemen,
Dear Friends,
Hello and Welcome!
It is a special pleasure, an honor and a privilege to welcome you in the name of Albanian American Community of Washington State and its Association “Drita e Arberise” (“The Light of Arberia”).
We are gathered here tonight to celebrate the 103rd anniversary of the Declaration of Albania’s Independence (on November 28, 1912). One hundred and three years ago, the wise and patriotic elder, the enlightened statesman Ismail Qemali, raised the Albanian flag and declared Albania’s Independence, in Vlora, southern Albania.
Albania’s Independence Day is a common joyous celebration of not only Albanians but also their friends around the world. It is a symbol of national unity and of strength and hope that this unity brings about.
In the USA and elsewhere, Albanians express their deepest love, respect and gratitude to the founding fathers of Albania, to the martyrs who laid down their lives for freedom and Independence of Albania, and also to the U.S. and American people for supporting Albania and Albanians in the darkest days of their modern history (Albania, 1919; Kosova, 1999) when we as a nation transcended the existential abyss and were delivered from darkness to light.
Thank you for being part of this celebration and for enriching the content of our lives; for standing with Albania and Albanians in the times of sadness and in the times of joy, in the spirit of the magnificent American tradition of freedom, justice and equality.
The celebration of Albanian Flag Day in the U.S. “in the land of the free and the home of the brave,” unites these two traditions – Albanian and American in one.
I hope that this celebration, as the great poet says, “begins in delight and ends in wisdom.” We hope that the Albanian American Community of Washington, and, for that matter, we all together, contribute our voice, color and flavor to a wonderful tapestry of common bonds of humanity.
Long live Albania’s Independence Day!
Long live Albanian Flag Day!
For the Albanian American Association of Washington “Drita e Arberise”-DEA
Ferhat Ymeraga
November 21, 2015
Bellevue, Washington