-Përplasje në Kuvendin e Kosovës, opozita ballë kordonit të Policisë/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 30 Nëntor 2015/ Seanca e Kuvendit të Kosovës, e ftuar për sot për në orën 11:00, por e pamundësuar nga gazi lotsjellës i opozitës, nisi në këto momente, pak para orës 14:30, në sallën plenare, pa opozitën, me 81 deputetë të pranishëm. Përplasje në Kuvendin e Kosovës kishte edhe rreth orës 13:50 e në vazhdim, derisa kryetari i VV, Visar Ymeri, donte të shëprthejë kordonin policor për të shkuar në sallën e seancave. U gjuajt edhe gaz lotsjellës te kordoni dhe debutetët e opozitës që ishin ballë për ballë. Policët mbajnë edhe gazmaska.Opozita paralajmëroi protestë të pandërprerë gjithëpopullore deri në rrëzimin e qeverisë. Paralajmërimin e bëri para gazetarëve Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të VV.
Kuvendi i Republikës së Kosovës nisi sot para mesditës përsëri me tyum gazi lotësjellës një seancë në sallën plenare mes kundërshtimeve nga opozita e me masa të shtuara sigurie brenda sallës, ndërtesës e jashtë saj, si dhe në hyrje me kontroll të detajuar për të gjithë që kanë hyrë brenda, dersa deputeti Fisnik Ismaili i VV është kthyer prapa pas kontrollit, dhe më pas është arrestuar nga Policia, e cila bëri të ditur se i kanë gjetur dy bombola gazi.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, deputetit Ismaili i është caktuar ndalimi 24 orësh.
Deputetët opozitarë Smajl Kurteshi i Vetëvendosjes dhe Haxhi Shala i Nismës për Kosovën hodhën gazin lotsjellës që pamundësoi nisjen e seancës së Kuvendit sot para mesditës. Ndërkohë, pasdite, njoftohet se është arrestuar deputeti Shala.
“Mbajtja e seancës me policë e bënë këtë vend shtet policor”, tha kryetari i AAK-së, deputeti Ramush Haradinaj, pas daljes nga salla me lotjellës.
Seanca pritej të vazhdojë në “sallën alternative”, ku në dy seancat e kaluara nuk është lejuar të shkojë opozita, ndërkohë që mbante sërish mbledhje Kryesia e Kuvendit për të marrë vendimin.
Me 35 pika në axhendë, për sot me fillim në orën 11:00 është ftuar një seancë e re e Kuvendit të Kosovës, i cili që nga fillimi i sesionit vjeshtor ka përfunduar vetëm dy seanca në “sallë alternative” pa opozitën, e cila e ka bllokuar edhe me hedhje gazi lotsjellës në sallën plenare në kundërshtimet edhe me protesta të katër marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë, veçmas të asaj për asociacionin e komunave me shumicë serbe, si dhe të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Opozita me gjithësej 31 vota në Kuvendin 120 anëtarësh, për seancën e sotme është mangu për dy deptetë të arrestuar, Albin Kurtin e Donika Kada Bujupin, e me dy të tjerë – Albulena Haxhiun e Faton Topallin të kërkuar për arrestim, që të katërt me fletë arreste pas zhvillimeve në Kuvend me gaz lotsjellës dhe përplasje tjera.
Tre krerët e opozitës, Visar Ymeri i VV, Ramush Haradinaj i AAK e Fatmir Limaj i Nisma-s, janë mbledhur edhe mbrëmë pas manifestimit opozitar të 28 nëntorit me 35 mijë pjesëmarrës, sipas organizatorëve, por nuk kanë bërë publik planin për seancën e sotme për vazhdimin e bllokadës në Kuvend.
Pas zhvillimeve më të reja, përfshirë ndërhyrjen e Policisë në selinë e VV ku u arrestuan rreth 100 aktivistë, opozita e bashkuar deklaroi se “demokracia ka marrë fund, më s’ka kuptim pasi mendimi ndryshe po shtypet me polici”.
Ndërsa, Kryesia e Kuvendit të Kosovës u rimlodh në mëngjes dhe konfirmoi mbajtjen e seancës plenare që e ka ftuar javën e kaluar për ditën e sotme, e të kundërshtuar nga opozita.
Qeveria e Kosovës edhe në deklaratën e djeshme pas manifestimit të së shtunës të opozitës në Prishtinë theksonte se, “ka treguar gatishmëri për të biseduar rreth shqetësimeve të subjekteve opozitare”. “Në këtë drejtim, qeveria është duke pritur interpretimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për Marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, si dhe ka iniciuar ekspertizë ndërkombëtare për procesin e përkufizimit të vijës kufitare ndërmjet vendit tonë dhe Malit të Zi, duke siguruar ballafaqimin e argumenteve të Komisionit shtetëror dhe të opozitës. Prandaj, qeveria vlerëson se askush, andaj as opozita, nuk duhet të frikësohet nga e vërteta, por çdonjëri duhet të ballafaqohet me të. Për qeverinë e Republikës së Kosovës, çdo përpjekje për të përdorur këto procese të rëndësishme për të sotmen dhe të ardhmen e vendit tonë, për qëllime politike e partiake, është e papranueshme”, theksonte deklarata.
Po dje, ambasadat e Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, në një deklaratë të përbashkët theksonin se, kanë përcjellur nga afër ngjarjet e ditëve të fundit, në Kosovë.
“Jemi të kënaqur që demostratat ishin paqësore dhe duam ti përgëzojmë të gjithë pjesmarresit, e sidomos Policinë e Kosovës. Ne besojmë në fuqinë e dialogut si mjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike dhe inkurajojmë të gjitha palët t’i shfrytëzojnë mundësitë e ndryshme për dialog, duke përfshirë këtu edhe brenda Kuvendit”, theksohej në deklaratë.
Policia e Kosovës është duke hetuar drejt zbulimit se si është futur sot lotjellësi në Kuvendin e Kosovës dhe konfirmon ndalimin dhe shoqërimin në stacion policor të deputetit Fisnik Ismajli, pasi gjatë kontrollit në hyrje të Kuvendit gjetur gjetur në posedim 2 bombola gazi.
Policia e Kosovës deklaroi se, si institucion i zbatimit të ligjit, lidhur me seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe bazuar në vendimin e mëhershëm të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka bërë planifikimet e nevojshme policore, duke ndërmarrë masat e nevojshme ligjore për ofrimin e sigurisë dhe ushtrimin e kontrollit, bazuar në procedurat e parapara ligjore dhe rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës me zyrtarët e sajë policorë ka filluar me kontrollin e personaliteteve në hyrje të Kuvendit të Kosovës, ku gjatë kontrollit tek deputeti Fisnik Ismajli janë gjetur në posedim 2 bombola gazi, që dyshohen të jenë gaz lotsjellës.
Zyrtarët policorë bazuar në procedurat ligjore të njëjtin e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore, të cilat do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent, ndërsa mjetet e dyshuara janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.
Me vendim të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, bazuar në Rregulloren e Kuvendit të Kosovës është kërkuar hyrja e personelit të sigurimit në seancën e Kuvendit të Kosovës, të cilët konform autorizimeve ligjore kanë hyrë duke formuar kordon sigurie brenda në seancë.
Ndërsa pas hyrjes së Kryesisë dhe deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës, në momentin e përgatitjes së fillimit të seancës, përsëri nga deputet të caktuar është hedhur mjet i dyshuar i cili po ashtu dyshohet se është gaz lotsjellës.
Referuar rrethanave dhe situatës së krijuar në sallën e Kuvendit të RKS-së, ku është hedhur mjeti i dyshuar, Policia e Kosovës në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për hetimin dhe verifikimin e mjetit të dyshuar.
Bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore që ka Policia e Kosovës, është duke ndërmarrë veprimet e saja hetimore drejt zbulimit se si është futur mjeti i dyshuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, dhe kohën se kur ka mund të jetë futur ky mjet i dyshuar.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.