• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVA PA GJYKATEN SPECIALE

June 27, 2015 by dgreca

Kuvendi i Kosovës me 75 vota pro, 7 kundër, 2 abstenime nuk e miratoi Gjykatën Speciale/Nga: Behlul Jashari/

PRISHTINË, 26 Qershor.-Kuvendi i Kosovës me 75 vota pro, 7 kundër, 2 abstenime nuk e miratoi propozim-amendamentin nr. 24 në Kushtetutën e Republikës, krijimin e Gjykatës Speciale. Për miratim duheshin së paku 80 vota të Kuvendit 120 anëtarësh, përfshirë këtu edhe dy të tretat e 20 deputetëve të komuniteteve pakicë.Pasdite e sotme ka rinisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku pati ballafaqime gjatë debatit pro e kundër propozim-amendamentit nr. 24 në Kushtetutën e Republikës dhe Gjykatës Speciale, e ndërprerë pas mesdite për të riflluar në orën 15:00. Në deklarime, dy forcat më të mëdha politike të koalicionit qeverisës që kanë 68 deputetë u shprehën pro, e tre të opozitës me gjithësej 31 deputetë kundër, ndërsa grupet parlamentare të komuniteteve pakicë nuk u deklaruan. Pa grup parlamentar janë 5 deputetë, 4 shqiptarë e 1 serb.

Në debatin që po vazhdin pasdite në Kuvendin e Kosovës, deputetja e partisë më të madhe të koalicionit qeverisë, PDK, Ganimete Musliu u deklarua kundër Gjykatës Speciale. “Unë do t’i them jo kësaj gjykate sot”, tha ajo pasi përkujtoi masakrat e forcave serbe në Kosovë. Edhe deputeti tjetër i PDK, Nait Hasani duke përkujtuar mes tjarash masakrën e forcave serbe në burgun e Dubravës u shpreh kundër Speciales dhe propozoi që votimi të jetë i fshehtë.

Para saj, deputeti i VV-së, Ilir Deda duke u deklaruar kundër tha se “sot është ditë e rëndë për Kuvendin e Kosovën”, ndërsa theksoi alternativën që vetë Kosova të formojë në ved, e jo jashtë, Gjykatën Speciale për krime lufte.

Para deputetit të fundit në listën e gjatë të diskutuesëve, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli duke marrë pjesë në debatin pa kufizim në kohë tha se ai do të votojë pro sepse, “Gjykatën Speciale nuk mund ta ndalim me çfarëdo votimi sot”.

Albin Kurti i VV-së, ishte deputeti i fundit në debatin e sotëm në Kuvendin e Kosovës me ritheksim të qëndrimit kundër Speciales të grupit të tij parlamentar më të madh opozitar 16 anëtarësh. “Kush mendon për Kosovën nuk ia bën asaj Gjykatën”, u shpreh ai.

Në fund zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm Hashim Thaçi foli si lider i partisë më të madhe, fituese e gjashtë palë zgjedhjeve në Kosovë, si e theksoi ai. “Çdo herë që kemi ndërmarrë veprime jo të lehta ka dalë një sukses më madhor për Kosovën”, theksoi Thaçi duke u shprehur pro votimit të propozim-amendamentit kushtetues. Ai theksoi suksesin e Kosovës me 111 njohje të pavarësisë nga shtetet anëtare të OKB-së. Ish-kryetari i VV-së, Kurti e deputeti i Nisma-s, Zafir Berisha, polemizuan me Thaçin, ndërsa lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, kërkoi që mos të vazhdohet me diskutime dhe të kalohet në votim. “Mendoj që mosvotimi i Gjykatës Speciale sot, që besoj se është vullneti i deputetëve ashtu, është një vendim i këtij parlamenti, ne i marrim përgjegjësitë, jemi deputetë  dhe na presin detyra tjera që nga e nesërmja”, tha Haradinaj.

Në vazhdim u diskutua për menyrën e votimit, pas propozimit të deputetit të PDK-së Nait Hasani që votimi të jetë i fshehtë, gjatë të cilit kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se nuk do marrin fare pjesë në votim, meqë  spas tij do ishte shkelje e Kushtetutës pjesëmarrja në votim ndryshimin kushtetues për Specialen. Me shumicë votash u vendos që votimi të jetë i hapur.

Shqyrtimi i Propozim-Amendamentit nr. 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i propozuar nga qeveria, ishte sot pika e vetme e axhendës së seancës së nisur, me mbi gjysëm ore vonesë, të Kuvendit kosovar drejt krijimit të Gjykatës Speciale.

Fillimisht, në Kuvend foli kryeministri Isa Mustafa, i cili ftoi të gjithë deputetët për të votuar Propozim-Amendamentin. Seanca plenare e Kuvendit ishte parashikuar për në orën 10:00, e një orë më herët është mbledhur Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila pritej të rimblidhej gjatë ditës.

Ndërsa opozita po kërkonte largimin e forcave policore nga Kuvendi dhe pyeste “pse keni bërë këtë shtetrrethim të Parlamentit të Republikës së Kosovës”.

“Forca shtesë nuk ka në Kuvend”, tha kryeparlamentari Kadri Veseli, ata janë jashtë ndërtesës së Kuvendit dhe kjo është çështje e Ministrisë së Brendshme, tha Veseli.

“Unë kisha kërkuar publikisht që as në oborrin e Kuvendit të mos ketë forca shtesë policore”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Në vijim folën përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Kryetarët e grupeve Parlamentare të partive të koalicionit qeverisës, Shaip Grabovci-PDK e Ismet Beqiri-LDK, u shprehën pro votimit të propozim-amendamentit, ndërsa opozita, duke nisur me kryetarin e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, shprehen kundër. “Një gjykatë ku gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk do ta votoja edhe po ta dija që kjo do ta shkaktonte fundin e botës”, u shpreh ai.

Në emër të grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lideri i kësaj partie, deputeti Ramush Haradinaj, ritheksoi qëndrimin kundër. Kjo gjykatë, sipas Haradinajt, nuk ka të bëjë me individë, por me tërë Kosovën

Po ashtu kundër u rishpreh Nisma për Kosovën – deputetja Valdete Bajrami.

Kështu të tre partitë opozitare unanimisht u shprehën kundër. Ndërsa, grupi parlamentar i Lista Srpska nuk u paraqit për diskutim dhe qëndrimin e saj. Po ashtu nuk u paraqit grupi parlamentar i komuniteteve tjera pakicë Gjashtë Plus.

Në vazhdim, zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, ritheksoi qëndrimin pro duke theksuar se “ne duhet të mos e harrojmë të kaluarën dhe të mbrojmë të vërtetën”. Kuvendi vazhdoi seancën me diskutimet e deputeteve.

Kuvendit të Kosovës i është dërguar si informatë Projektligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe Projektligji për Mbrojtjen Juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, pas miratimit unanim të kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë në mledhjen ne qeverisë së Kosovës në 19 qershor.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, theksoi se nuk bëhet fjalë për shqyrtim të miratimit të Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, por është informim me përmbajtjen e tij për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ai bëri të diur se projektligji “është hartuar krejtësisht nga BE-ja dhe ka filluar me themelimin e grupit teknik nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ka kërkuar që të shqyrtohet legjislacioni i pranuar nga Bashkimi Evropian për themelimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”.

“Ky është draft që nuk ka më hapësirë për negocim nga ekipi i ekspertëve”, tha ministri Kuçi, duke theksuar se, “është menduar që me përmbajtjen të njoftohet qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, dhe më pastaj me procedura të rregullta edhe kushtetuese, edhe me rregullore të Kuvendit por edhe atë të qeverisë, të merren vendimet e duhura”.

Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se, “përgjigja përfundimtare, edhe e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka qenë se ky është teksti i fundit në të cilin nuk ka hapësirë që të bëhen ndryshime”.

Ai ka vlerësuar se, një kontribut i madh i grupit kosovar të ekspertëve ka qenë heqja e fjalës dhe shprehjes gjenocid nga teksti i ligjit, të cilën e ka përmbajtur në versionin e mëparshëm dhe përshtatja e ligjit me ligjet ndërkombëtare që rregullojnë këto fusha.

“Ne kemi aprovuar në qeveri ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Për këto ndryshime është dhënë mendim pozitiv edhe nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Edhe ndryshimet kushtetuese dhe Ligji për Dhomat e Veçanta janë rrjedhojë e letërkëmbimit të Presidentes së Republikës së Kosovës me Baroneshën Ashton, që është bërë vitin e kaluar, dhe e Ligjit mbi ratifikimin e këtij letërkëmbimi që ka aprovuar Kuvendi i Kosovës me votat e mbi dy të tretat e deputetëve ”, ka theksuar kryeministri Mustafa.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se nuk ka asgjë të re në përmbajtjen e këtyre ligjeve dhe amendamenteve që nuk ka qenë pjesë e zotimit përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës se do të përmbushen detyrimet ndaj kërkesave të komunitetit ndërkombëtar për vënien e drejtësisë së plotë, duke konsideruar se edhe ky do të jetë një kontribut i Kosovës në këtë aspekt.

“Ritheksoj se as ndryshimet kushtetuese dhe as ky ligj nuk ka të bëjë fare me kontestimin e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne do të mundohemi dhe do të bëjmë përpjekje maksimale që të afirmojmë dhe t’i ruajmë vlerat e UÇK-së. Por, çështja është që të zbardhet drejtësia për dyshimet ndaj individëve të caktuar, për të cilët askush nga ne nuk e di se kush janë dhe kush do të jenë, sepse janë çështje që drejtësia duhet t’i zbardhë në një proces të plotë të drejtësisë. Prndaj, unë propozoj që ne t’ia dërgojmë Kuvendit të Republikës së Kosovës në këtë fazë si informim dhe në momentin kur bëhet aprovimi i ndryshimeve të Kushtetutës, me vendim të qeverisë, projektligjet marrin formën për shqyrtim dhe aprovim në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka theksuar kryeministri Mustafa.

Edhe zëvendëskryeministri i parë e ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka shprehur vlerësimin më të lartë për punën që ka bërë grupi punues, në krye me ministrin e Drejtësisë, Kuçi.
“Vlerësoj se, në veçanti pas tërheqjes së çështjes apo termit gjenocid që ka qenë e përfshirë në propozimet e para, ne, si qeveri e pranojmë këtë informatë për ta dërguar edhe si ekip qeveritar.  Është me interes që të pranojmë për t’ia dërguar si informatë Kuvendit të Republikës së Kosovës Projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, është shprehur ai.

Gjithashtu, ka vijuar Thaçi, duke marrë parasysh edhe kultivimin e raporteve tona me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me këtë proces ne evitojmë edhe pretendimin e kundërshtarëve të pavarësisë që kjo çështje të shkojë në Këshill të Sigurimit.

“Prandaj, mendoj se tërheqja e termit gjenocid, domosdoshmëria e themelimit të kësaj gjykate, obligimet që dalin nga letërkëmbimi i Presidentes Jahjaga me Baroneshën Ashton, i vitit të kaluar, gjithashtu përgjegjësitë tona që kemi karshi bashkësisë ndërkombëtare dhe obligimet ndërkombëtare dhe duke u nisur edhe prej vizionit për të ardhmen evropiane dhe perëndimore të Republikës së Kosovës, mendoj se tani ky Projektligj e lehtëson orientimin, përcaktimin dhe votimin edhe të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për votim pro”, është shprehur zëvendëskryeministri Thaçi.

Po ashtu, ai shprehu besimin që edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të ndërtohet një konsensus sa më i gjerë politik, në kuptimin e dërgimit të mesazhit të konsensusit qytetar, në të njëjtën kohë.

“Prandaj, vlerësoj se do të ishte mirë dhe me interes që gjithë kabineti qeveritar në mënyrë unike, t’i japë këtë mbështetje punës së grupit punues dhe natyrisht jo vetëm si partnerë të koalicionit, por shpresoj që në një bazë edhe më të gjerë politike do të kemi një mbështetje edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Tërë ky proces ka kaluar nëpër një proces të një pune të përbashkët të të gjithëve, gjithmonë duke pasur parasysh ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të luftës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, të luftës së Ushtrisë së Çlirimtare të Kosovës, por në të njëjtën kohë edhe të ruajtjes dhe kultivimit të plotë të partneritetit strategjik të Republikës së Kosovës me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian”, theksoi zëvendëskryeministri Thaçi.

Kryetari i Kuvendit të Republikës, Kadri Veseli,  ka deklaruar djee themelimin e Gjykatës Speciale e konsideron si një sfidë tjetër të vështirë, me të cilën është duke u përballur Kosova në javët dhe muajt e fundit, por që duhet të dalë e fituar.

Kreu i Kuvendit ka theksuar se, “Kosova duhet ta tejkalojë këtë sfidë me racionalitet dhe pjekuri politike e historike, dhe nuk bën assesi që të dalë e humbur nga kjo sfidë”.

“Kosova duhet të dalë e fituar dhe faqebardhë. Që kjo të ndodhë, ne duhet të ngrihemi mbi emocionet tona individuale dhe të veprojmë me arsyen shtetërore. Në të njëjtën kohë, na duhet të ruajmë të palënduar partneritetin me botën perëndimore, me të cilën i kemi arritur të gjitha sukseset historike të Kosovës, çlirimin, pavarësinë, konsolidimin e shtetit. Përveç këtij partneriteti, ne nuk kemi rrugë tjetër të ecjes përpara. Vizioni euroatlantik është zgjedhja jonë finale”, ka thënë kryetari i Kuvendit kosovar,  Veseli.

Ai ka folur kështu dje në Prishtinë në Konferencën e Tretë të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës,  para seancës se sotme të Kuvendit kosovar.

Opozita kosovare dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së edhe me protesta, që janë paralajmëruar edhe për sot, janë shprehur kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Drejt projektligjit për Gjykatën Speciale, “shqyrtimi i propozim-amendamentit nr.24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuar nga qeveria e Republikës së Kosovës”, ishte pika e vetme e rendit të ditës në seancën e 29 majit, por u shty (me 78 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenime) me propozimin e koalicionit qeverisës. “Në mungesë të materialeve nuk ofrohet mundësia për deputetët për të parë se çfarë do të votojnë dhe meqë draftligji pritet të kthehet nga Brukseli, ne propozojmë që të shtyhet mbledhja, derisa të kemi materialet e nevojshme për analizim për këtë çështje”, u tha me atë rast  nga pozita.

Ndërsa, opozita tha se kishte “vetëm dy alternativa të mundshme: Gjykata Speciale ose nuk duhet të vijë fare në Kuvendin e Republikës së Kosovës ose do të duhej të shtyhej deri në pafundësi”.

Duke nisur nga ora kur ishte ftuar seanca plenare, e edhe në  17 qershor, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, me mbështetje edhe nga opozita, zhvilluan protesa kundër miratimit të Gjykatës Speciale, para ndërtesës së Kuvendit dhe të qeverisë së Kosovës, ndërsa paralajmëruan protesta të tjera.

Për miratimin e propozim-amendamentit duheshin dy të tretat e votave të Kuvendit 120 anëtarësh, përfshirë ato të komuniteteve pakicë që përfaqësohen me 20 deputetë.

Në 7 mars qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Propozimin për amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Me atë rast u tha se me këtë amendamentim po përmbusheshin obligimet që ka marrë qeveria nga Kuvendi i Kosovës vitin e kaluar, për themelimin e Gjykatës Speciale.

Një ditë para seancës së Kuvendit, dy parti opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën kanë bërë deklarata në mbështetje të protestës së thirrur nga veteranët e UÇK-së për sot nga ora 09:30 në Sheshin Skënderbeu, pranë qeverisë dhe Kuvendit, për të kundërshtuar votimin e Gjykatës Speciale.

“Sot, në Kuvendin e Kosovës do të synohet ndryshimi i Kushtetutës, në dëm të Republikës. Kosovës po i imponohet një sistem paralel i drejtësisë, një gjykatë diferencuese në baza etnike që synon ndryshimin e të vërtetës mbi luftën çlirimtare të popullit të Kosovës”, deklaron Vetëvendosje, sipas së cilës,  “Republika që nuk po mbrohet nga pushteti, duhet të mbrohet nga qytetarët”.

Nisma për Kosovën  ka deklaruar se, “konsideron se vet kërkesa për themelimin e Gjykatës Speciale e cila do t’i ndjek krimet e pretenduara mbi baza etnike e jo krimet e luftës të kryera në Kosovë është një pretendim i pa shembullt”. Po ashtu, “konsideron se ndryshimet kushtetuese që po i përgatiten Kosovës rrënojnë sovranitetin e vendit”.

Shqyrtimi i Propozim-Amendamentit nr. 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuar nga qeveria, është sot pika e vetme e axhendës së Kuvendit kosovar drejt krijimit të Gjykatës Speciale.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behelul Jashari, GJYKATA SPECIALE, kosova

Depresioni i arsimit kosovar, alternativa dhe ide

June 27, 2015 by dgreca

‘’Nxënësit janë edhe njerëz gjithashtu’’ pikë./

Shkruan:Gentian Jetishi /

Ajo çfarë është moderuar në legjislacionet dhe korrikulat’  arsimit të mesëm në Kosovë janë po thuajse vetëm terminologjitë, që nisin po këtu nga termi ‘korrikul’ në vend të ‘plan mësimor’ e përfundojnë me ndarjen në gjimnaze dhe shkolla profesionale e që esenca vazhdon të jetë e njëjta.

Legjislacionet edhe planet mësimore të MASHT  në planin teorik nuk qëndrojnë edhe keq. Të përgatitura nga grupe ekspertësh, njerëz të tjerë me përvojë nga kjo fushë ato s’janë krejt për tu kritikuar.

Por në planin praktik ato sikur flasin për ‘alien’ edhe jo njerëz. Madje trajtimi për ‘robot’ i nxënësve duke lënë anash tërësisht shtrirjet humane edhe shpirtërore, bie tërësisht në kundërshtim me rezultatet e shumë teorive moderne të edukimit edhe mësimdhënies që përqendrim të theksuar i vënë çështjes së ‘raporteve humane’ e cila është edhe lëndë e veçantë në gjitha universitetet ku mësohet për metodologji të mësimdhënies.

Gjykime mekanike si shembull :  një nxënës i dobët në esencë për me rezultate të mira në dëftesë (për çfarëdo motivesh) dhe pikë të larta nga testi i arritshmërisë (nga kopjimi apo tjetër) apo i maturës të përparoj kundrejt nxënësit të mirë në esencë madje edhe me nota të larta në dëftesë por për rezultate të ulëta në test , e që ky i fundit të mos arrij të pranohet në shkollën apo universitetin të preferuar të tij.

Matematikisht vlerësimi i ministrisë mund të arsyetohet. Logjikisht nuk mund të arsyetohet. Por pasojat e këtij gjykimi mekanik nuk janë afatgjata.

Çfarë duhet të ketë parasysh  MASHT ?  në këtë rast dhe pse nxënësit e shkëlqyer po dështojnë në test?

Mbase më mirë se në marrjen e masave ‘policore’ për të kontrolluar testin e maturës, MASHT duhet të hulumtojnë motivet se pse nxënësit e shkëlqyer dështojnë dhe pse ndihet nevojë kaq e madhe për të kopjuar?

Nga perspektiva ime si një ish nxënës që ka rastisur të jem gjenerata e parë që iu kemi nënshtruar këtyre ndryshimeve të procesit mësimor besoj se fakti pse shumë nxënës të shkëlqyer dështojnë është pse ata përballen me format të testit si ai i arritshmërisë dhe maturës për herë të parë po në test. Përgatitjet që i bëjnë disa profesor në prag të këtyre testeve nacionale nuk mendoj se janë alternativ. Alternativ është që të gjitha testet shkollore të jenë po të këtij formati, që nxënësit të stërviten dhe të mos befasohen me të pikërisht në ditën e testit.

Tjetër ashtu siç  është thënë dhe premtuar nga ministri, me urgjencë kuota e kalueshmërisë duhet të hiqet dhe pikët e testit të mos kenë ndikimin më të madh në regjistrimin në shkolla të mesme dhe universitet por më shumë të vlerësohet suksesi i nxënësve gjatë periudhës shkollore dhe suksesi në testin pranues me që tashmë gjitha fakultetet e mbajnë.

Ndryshme me sistemimin e tanishëm të vlerësimit, tek shumë nxënës të shkëlqyer ka prodhuar vetëm depresion qysh në moshën e njomë të tyre. Ata që vazhdimisht kanë mësuar dhe kanë treguar sukses e që s’kanë arritur pikë të larta po iu nënshtrohen presioneve të familjeve dhe shoqërisë për faktin që s’kanë arritur sukses.

MASHT duhet ti trajtoj nxënësit për njerëz. Madje është për çudi se si plot psikologjist e theksojnë nevojën e futjes së psikologut në shkollë por nuk e zënë në gojë depresionin dhe irritimin që ngjallë ky sistem i vlerësimit në arsimin tonë.

Në anën tjetër ashtu qysh kanë kërkuar edhe organizatat e shoqërisë civile MASHT duhet të sugjeroj që shkollat fillore (I-V) të aktivizoj lëndën e Etikës që ndikon në formimin e karakterit etik që e kursen shkollën tutje nga problemet, e pastaj edhe shoqërinë.
Pastaj shkollat të mesme të ulëta (VI-IX) të përfshijë lëndën Orientimi në karrierë që veç ka nisur të bëhet aktive në disa shkolla e cila tashmë është pjesë e planeve mësimore teorike të MASHT.

Dhe në shkollat e mesme të larta (X-XII) të përfshij lëndën Objektivi im në jetë që ka për synim rizgjimin e aftësive të fjetura tek nxënësit, provokimin e mendjes tyre për të qenë të suksesshëm dhe për ti bërë dobi shoqërisë, duke marrë parasysh shembujt e njerëzve të suksesshëm në botë.

Po me kaq urgjencë dhe me pak zhurmë duhet të përfshijë edhe lëndën Mësime për fetë kjo për tu dhënë kulturë të përgjithshme nxënësve,  për të kthjellur konceptet për fetë që të mos bien pre a asnjë ekstremi (për ata që duan të bëhen fetar të kenë koncept të qartë, për ata që duan të jenë jo fetar të mos kenë keqkuptime) .

MASHT edhe Qeveria e Kosovës duhet të ndjejnë urgjencën për të marrë në konsideratë aspektet njerëzore në shkolla. Zbrazëtia prej dekadash ka prodhuar këto gjenerata sa  të hutuara, sa  boshe dhe po aq pak ambicioze. Nëse ia duam të mirën popullit tonë gjithnjë.

Filed Under: Analiza Tagged With: depresioni i arsimit kosovar, Gentian Jetishi

A ËSHTË NË MODË EKZORCISMI ?

June 27, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
 1.A janë sot në mod ekzorcizëmi  dhe janë të pranueshme  rastet e ekzorcizëmve.Nuk janë të largëta rastet por ngjarja e bujshme dhe më e madhe  e dështuar i përket vitit 1975 me rastin e Emily Rose. Mirëpo Stephen       Ëagner Paranormal Phenomena Expert,thotë 
se:ekzorcizëm janë në modë përsëri. Ungjilltarë si Bob Larson bredh  në të gjithë vendin dhe duke përfituar nga anëtarët sylesh e audiencës të tij ai bind mjaftë prej tyre se kanë demonë. Deliverances të ngjashme janë kryer në kisha dhe nga shumë institucione në të  gjithë botën . Ekzorcizëm në Rusi. Edhe Kisha Katolike, e cila për dekada  e mba ekzorcizëmin në dollap edhe një herë është duke e  hapur. Në fillim të vitit 2005, rreth 100 priftërinj katolikë nënshkruar për një kurs në Vatikani-sanksionuar në ekzorcizëm dhe sot radhët e yshtës zyrtare të Kishës, ka shkuar në më shumë se 400.
2.Një film gati tronditës  për ekzorcizëm i Emily Rose bëhet popullorpor, ai merr më shumë shikues kur thuhet se ai ishte frymëzuar nga një ngjarje  e vërtetë, që i përkiste vitit 1973,pra shekullit të shkuar dhe prej asaj kohe nuk gjendemi shumë larg.Nuk ka dyshim për këtë. Interesi në dëbimin e forcave të talentuar është i lartë dhe në rritje.
Çfarë po ndodh?Pyeti eksperti Ëagner. A ka në  të vërtetë një rritje në aktivitetin demonik dhe posedim të njerëzve? Apo jemi duke u bërë gjithnjë e më shumë supersticioz, duke fajësuar sëmundjet e jashtëzakonshme psikiatrike dhe fizike mbi djallin, më shumë që njerëzit ende e kanë të  pandriçuar   si në kohët e Mesjetës?
3.Asnjë provë,shkruan Stephen Ëagner.E vërteta është, nuk ka asnjë dëshmi çfarëdo qoftë për idenë e posedimit demonik.Unë,shpreht ai, kam studjuar fenomenet  paranormale për shumë vite dhe kurrë nuk kanë ardhur të gjithë ose të kem  lexuar në lidhje me një rast të besueshëm të posedimit, që nuk mund të shpjegohet më mirë si sëmundje mendore. Sëmundjet fizike dhe duke  gatuar gënjeshtra. (Fenomenet psikike mund të jenë të dukshme në disa raste të rralla.) Nuk ka dëshmi të mirë për fantazma  të bezdisshëm dhe fenomeneve, Bigfoot, fenomeneve psikike dhe shumë fusha të tjera të paranormal, por nuk ka dëshmi  për posedim demonike.Dhe nëse do të kishte.Atherë, ky ekspert  thotë, se do të donte  për ti parë ato.
Si ju tani ,thotë Ëagner,mund të them, unë jam shumë skeptik për këtë çështje,unë nuk kam marrë pjesë në një ekzorcizëm apo personalisht të kem hasur një person ,që mendohet të jetë i çmendur, por edhe ata që kanë  qene nuk mund të duken  të prodhojnë provën më të vogël. Nuk ka film, video ose foto për ngritje në ajër apo ngjarje të tjera mbinatyrore – edhe pse ata janë duke pretenduar shpesh se  ndodhin gjatë ekzorcizëmit.
 Ju keni parë video dhe keni dëgjuar regjistrimet e posedimit dhe  keni dyshuar për ekzorcizëm. A keni parë ndonjëherë ose të dëgjoni diçka, që mund të konsiderohet si me të vërtetë e mbinatyrshme? Këto regjistrime mund të jenë të  frikshëm dhe madje shqetësuese, të jenë i sigurt,uluritës, mallkim dhe britma. Çmenduri të kësaj natyre , madje  të  frikshme, por asnjë një person  i shqetësuar mendërisht apo histerik nuk mund të prodhojë.”Forca e jashtëzakonshme”, është një nga atributet më të zakonshme të yshtës .Ajo ka qenë prej kohësh e njohur se personat e sëmurë mendërisht dhe madje edhe nën stres të madh mund të grumbullojë forcë të tillë. Kushdo që ka punuar në një institucion mendor me pacientë me sëmundje,  mund të dëshmojnë për tinguje dhe pamjeve që ata hasin atje- ndoshta shumë më të tmerrshme se çdo zotërim të supozuar – por asgjë mbinatyrore.
4.Cfarë është rasti i ekzorcizëm i  Emily Rose,ky eksprt thotë se  është i bazuar në rastin tragjik të një gruaje të re me emrin gjerman Anneliese Michel, e cila në fillim të viteve 1970 iu nënshtrua një përvoje  të  hidhur e cila përfundimisht çoi në vdekjen e saj. Detajet në  rastin e saj mund të gjenden në artikuj të tillë ëeb si histori e vërtetë e Anneliese Michel. Polemika rreth sëmundjes së saj, ekzorcizëm dhe vdekja kanë rezultuar në një gjyq të bujshme, të cilat janë pjesë e filmit Emily Rose.
Mirëpo si qëndron e vërteta e shqyrtuar nga Ëagner?Anneliese ishte diagnostikuar nga mjekët se vuante  nga epilepsia, një gjendje e trurit që shkakton konfiskimet  të rënda. Kjo, e përbërë nga çrregullime të tjera të mundshme mendore dhe psikologjike, ka rezultuar në halucinacione me  fytyrat demonike dhe zëra. E vërteta duke shqyrtuar këtë rast  duhet thënë se prindërit e saj fetarë, me sa duket të  hutuar dhe të frustruar nga sjellje gjithnjë e më psikotike dhe shpesh e  dhunshme e vajzës së tyre 16-vjeçare, zgjodhën të pengojnë  diagnozën mjekësore dhe  të kërkojnë  një ekzorcizëm.
Për vite të tëra, kisha refuzoi të japë një ekzorcizëm. Ata e pranuan diagnozën mjekësore, duke  mos gjetur asnjë kriteret të  mbinatyrshëm për të garantuar një ekzorcizëm. Ka qenë sigurisht simptomë shumë serioze dhe shumë shqetësuese: Anneliese do masakrojnë veten, fluturon,ha qymyr, pi urinën e saj dhe fizikisht valëvitet jashtë. Një vajzë e shqetësuar thellësisht. Por nuk kishte ngritje në ajër, nuk ka telekinezi  të dokumentuar (dreq, edhe rastet poltergeist kanë  disa telekinezi) – asgjë ëhatsoever, që mund të konsiderohet e mbinatyrshme.
Pavarësisht nga kjo mungesë e provave, megjithatë, në vitin 1975 më në fund priftërinjtë  bindën Michels dhe  për të kryer ekzorcizëm – një seri e tërë e tyre, në fakt, ndonjëherë dy rite në javë!
Sigurisht, kjo vetëm  për të përforcuar mashtrimin  e Anneliese ,që demonët ishin brenda saj. Dhe jo vetëm ndonjë demonët. Ajo pohoi ishte pushtuar nga shpirtrat e Kainit, Judë Iskariotit, Nero, edhe Adolf Hitler, ndër të tjera.
 Vetëm për një kohë të shkurtër bëri të duket  një përmirësim  te vajza për shkak të riteve ekzorcizëm. Por shpejt ankthi mendor  u kthye me një hakmarrje. 
Në fund të fundit, ekzorcizëmi ka dështuar. Më 1 korrik 1976, Anneliese vdiq nga uria, dhe prindërit e saj dhe priftërinjtë ishin akuzuar për vrasje nga pakujdesia duke  dhe i dënuan me të drejtë.
Përse dështoi ekzorcizëmi,ngrihet pyetja.Shpjegimi i këtij eksperti është: dështoi për shkak se nuk kishte asgjë për të larguar   nga shpirti. Anneliese Michel nuk ishte pushtuar; ajo kërkohente vecse kujdes mjekësor. Sikur prindërit e saj  të kishin kërkuar  kujdesin e duhur mjekësor për vajzën e tyre në vend, që të kërkojnë strehim në bestytni, Anneliese mund të ishte  i gjallë edhe sot. Me medikamente të përmirësuara dhe trajtimet në dispozicion, ajo madje mund të  kishte jetuar,  një jetë normale.
6.Gazeta :The independent’ e datës  25 qershore  2015 shkruan se :Papa Francis ka dhënë mbështetje për punën e yshtës në kishën katolike, pasi një grup  priftërinjë që pretendojnë për të shpëtuar njerëzit nga demonët u njohë zyrtarisht sipas ligjit kanun.
Shoqata Ndërkombëtare e yshtës, një grup prej 250 priftërinjve  e  ndeshur me forcat e së keqes nëpër 30 vende, tani ka statutin e saj të miratuar nga asambleja e Klerit të  Vatikanit ,raporton gazeta e kishës “L’Osservatore Romano.Kjo i jep njohje ligjore për kryerjen e një ekzorcizëmi dhe ishte një shkak për gëzim – sipas kreut të shoqatës.
Reverend Francesco Bamonte, tha L’Osservatore: “Ekzorcizëm është një formë e bamirësisë për përfitimet atyre që vuajnë.” Më shumë se shumë nga paraardhësit e tij, Papa Francis i pëlqen të inkurajon personifikimin i e djallit dhe flet shpesh për punën e djallit.Vitin e kaluar ai ishte kapur me  pamjet mahnitëse kur ka vënë duart e tij mbi kokën e një djali në një karrocë, duke recituar një lutje intensive,”La Repubblic duke  cituar një ekspert  të ekzorcizëm duke thënë: “Kjo ishte një lutje e çlirimit nga e keqja, ose edhe një ekzorcizëm  i vërtetë.” Vatikani ka minimizoi incidentin, duke thënë se ishte thjesht një lutje.Enciklopedia katolike përcakton ekzorcizëm si “aktin e makinës jashtë, demonët, ose frymërat e liga, nga persona, vende, apo gjërave, të cilat besohet se janë të pushtuar apo të infektuar nga ata, ose janë detyruar të bëhen viktima ose instrumente  të ligësisë së  tyre

Filed Under: Komente Tagged With: A ËSHTË NË MODË, EKZORCISMI ?, Gezim Llojdija

Nje Kartoline, nga Amerika, ne 20 vjetorin e gazetes Bota sot

June 27, 2015 by dgreca

Nga Beqir SINA/
Me rastin e Njëzetë-Vjetorit të daljes në “dritë” të zërit të shqiptarëve, gazetës kombëtare Bota sot, botës së shqiptarëve, në Kosovë – Shqipëri, Luginën e Preshevës, shqiptareve në Mal të Zi, Maqedoni, Camëri, Arbëreshët dhe Diasporë, më lejoni të shpreh një konsideratë dhe faleminderim, për gazetën që mbajti gjallë frymën tonë kombëtare, për shërbimet e rëndësishme, që bëri ajo për dy dekada në dobi të popullit shqiptar, posaçërisht me ato shkrime dhe mesazhe dedikuar përkrahjes së luftës së Kosovës – luftës për clirim – liri, dhe pavarësi si dhe lindjes së shtetit më të ri në botë Kosovës, luftës dhe përpjekejeve historike të shqiptarve për më shumë të drejta në trojet e okupuara sllavo – serbe
Në 20 vjetorin të daljes së numrit të parë të së përditshmes “Bota Sot”, gazetës kombëtare shqiptare, që ky përvjetor medial më lidh mua me një shkollë të madhe dhe të gjatë të gazetarisë, e cila dy dekada më parë nisi rrugën e suksesit të saj, duke u bër tribunë e gazetarisë shqiptare, është krenari që jam pjesë e kësaj gazete.
Si gazetar i pasionuar ndër vite, tek Bota sot, qysh në ditët e para – mund të them se kam qenë i perviligjuar, se gjeta ekselencën e gazetarisë shqiptare, tek kjo gazetë, e cila lindi dhe u rritë me frymën tonë kombëtare.
Bota sot, më ka mbështetur dhe botuar cdo shkrimë, nga Shtetet e Bashkuara – duke u sjell në Kosovë, trojet shqiptare dhe diasporë, “një copëz Shqipëri – nga këtu përtej oqeanit Atlantik”
Andaj më bie për hise, sot, që në këtë përvjetor histori suksesi të kësaj gazete prestigjoze shqiptare, që në këto dy dekada ka bër emër të mirë në gazetari, të faleminderoj dhe të urojë themeluesit dhe  pronarët dhe botuesit të saj, stafin e saj drejtues, nëpër vite, dhe në veçanti gazetarët dhe gazetarëve të saj, profesionit, kurajoz, të guximshëm dhe mjeshtrit e gazetrisë, të gjitha ato penat e forta, por edhe miqt e shokë bashkëpuntor, që kan kontribuar – lexuesve të shumtë të saj në Kosovë, trojet shqiptare dhe SHBA e Europë, t’ua uroj këtë 20 vjetor. 
Me këtë rast, shpreh një nderim të thellë dhe një përulje në këtë përvjetor, ndaj gazetarëve të saj të ndjerë, jeta dhe pena e të cilëve, e shuar nga dora vrastare, ose atyre që u larguan në amshim – është ende e gjallë dhe frymon shqip si pjesë e historisë së gazetës kombëtare “Bota Sot”.
Historia njëzetvjeçare e gazetës kombëtare “Bota Sot”, e cila ka qenë një histori e vazhduar e gazetarisë kombëtare shqiptare, prej rilindjes kombëtare, me pavarësin e Shqiprisë, është edhe pjesë e historisë së lirisë, luftës clirimtare të pavarësisë së Kosovës, histori e përpjekjeve të pandalshme gjithëshqiptare për të drejtat e shqiptareve, në të gjitha trojet etnike e Camëri.
“Bota Sot”, gjatë këtyre dy dekadave, e nisi punën e saj me një guxim të pacmuar,  duke hyrë në historinë e gazetarisë shqiptare, në një kohë kur Kosova ishte e robëruar dhe e sunduar nga një rregjim brutal – nga rregjmin sllavo – komunist, me një mision te saj  kombëtar që i dha forcë qëndresës, që i dha forcë idesë së pavarësisë, në themelet e së cilës kjo gazetë vuri po ashtu sakrificën, mundin, dijen dhe guximin për të thënë dhe për të mbrojtur të vërtetën e kësaj historie.
“Bota sot”, si pjesë e kësaj historie, eshte tani pjesë e të gjitha atyre mediave – radiove, gazetave, dhe televizioneve shqiptare, që lindën dhe u ngritën me lirinë, luftën clirimtare dhe pavarësin e Kosovës, duke  treguar se ajo do ta vazhdojë rrugën e saj – edhe para sfidave me të cilat përballet shtypi shqiptar sot, në Shqipëri, Kosovë , trojet shqiptare, dhe diaspor për ta bërë të denjë Bota sot, edhe në këtë konkurrencë mediale, tersishte të pandershme, por mbi të gjitha për të vazhduar misionin e saj të zgjedhur kombëtarisht në botën e gazetarisë Shqiptare.
Një marshim i gëzueshëm dhe ecje të pandalshme, e Bota sot, duke ofruar ide, vrull të ripërtërirë, në veprimtaritë gjeneroze të këtij emitenti të përpiktë të gazetarisë shqiptare, deri edhe ne nguxim dhe sakrifece me ndihmë të vazhdueshme, per zhvillimin dhe prosperitetin e shtetit Kosoves, dhe zgjedhjen e ceshtjes shqiptare.
Në fund në vend të kartolinës, në këtë 20 – Vjetor të ditëlindjes së gazetës kombëtare Bota sot, i shkon asaj si mirënjohje dhe faleminderim në mision e saj historik, kushtuar shërbimit që i bëri ajo shtypit të lirë, lirisë e pavarësisë së Kosovës.

Filed Under: ESSE Tagged With: Beqir Sina, kartoline, per Bota Sot

TRI POEZI NGA ALFONS GRISHAJ PER “SOFREN E DIELLIT”

June 27, 2015 by dgreca

ALFONS GRISHAJ/

Kanga Për Shkodrën/

Kanga e varun në prehnin e një reje,

Vashat e bukura  flaurojnë yjet,

E zonjat qiellore  lindin heronj,

Mbi lulet që kundërmojnë përjetë.

Kanga ndezun në kokën e një llulle

Që shkodrani i vjetër e la si gjurmë,

Me gishtin në rrudhën e një pëlhure

Sinonim i viteve që ikën pa zhurmë…

Muza mbi varkën e peshkatarit

Melodi e ambël që të vë në gjumë,

Shiroka në spirancën e ithtarit

Campanella e Paganin’ rrjedh  mbi Bunë.

Mbi Tepe e Vekshar këndon bulkthi

Refren i kangës së ambles zgjatë,

Bregut të Drinit miklohet zukthi

Me ngjyra aurore dashni e naltë.

Buzë Bexhistenit mbretnon Qafa,

Zbret në kambët e Xhamisë,

Dorën e butë e zgjat Rozafa

Gjinin plot mbi buzët e fëmijës.

Xhabie, ndrit’ bukuroshja trotuarit

Me ozon fërkon fytyrën si hyjni,

Me sytë  lëndinë ngjesh shandanit

Qirinjtë  pulisin në  nostalgji.

Kisha e Madhe, e gjallë histori,

Ku kishtarët dhanë gjithçka në jetë

Ku djalli  i kuq, njaj qen jahudi

Dogji e përdhunoi gjithçka të shejntë.

Çinari i hoxhë dheut në sfondin e poetit

Ku drita e dashnisë pushoi tek ai prag,

Një shkrim i largët me dorë profetit

Ndali kalorsin  me të zjarrtin vlag.

Dhe rritet qyteti nga zgjimi i rrallë

Nga përkëdhelitë e detit tallazlet,

Lumenjt puthen në blu si në përrallë

Larmojnë fushat e kulmojnë andjet.

Shkodra asht  Bibla dhe Kurani

Nga alfa e omega në lumnitë

Shqiptarë, bash këtu lindi vatani!

Rritet miku dhe vdesin tiranitë.

Seç mbet mahnitun vizitori:

“Zoti paska skalit dashninë e vet!”

Sa burra të lartë që Shkodra nxorri

Do qeveriste më të madhin shtet.

Dhe për një çast kanga  pushoi…

Vështrimi i mendjes tek votra,

Një fjalë e shenjt’  mbi tokë gjëmoi:

Porta  e drites për jetë e mot  Shkodra!

Lugati 

 Kam besuar tek “njeriu” si qënje logjike,

Në miqësi kam besuar … kot së koti!

Tek kthej kryet në rrugen  e  gjatë biblike …

Idiotësi …! Po,  a nuk u tradhëtua dhe Zoti ?!

Dhe bash fytyrë lugati që quhet “njeri”,

Zvarritet si kërmë  dhe rrëhet per famë…

Fletëshqyer  arsyeja që  pjell neveri

Koha  epitafit pa shpirtë mbjell gjamë!

 

Pash më pash po i bjen , jo si dikur!

Shpirti i lugatit  dridhet  , loton  në ferr

I digjet paftyrësia në të zjarrten furrë,

Dhe prej andej … në lagështirë e terr !

Mbinjeriu

Mbi planetin jetë u çfaq mbinjeriu!

Me zhurmë tërmeti në kujën trembëdhjetë  miliardë frymorëve

Në konventën e njëqind miliardë shpendëve,

Ku në tmerr kafshëria mbuloi dheun…

Luspat e peshqeve veshë qensh për gjojë.

Si Kolosi i Rodit, hapi këmbët në udhëkryqin e kontinenteve.

Rrjetën e çeliktë e hodhi për brumbujt metalikë që i pat kopjuar

Duke i flakur në stuhinë diellore katër milion miljesh në orë!!!

Syu, i pushoi  mbi tempullin e Apollos në Dehli.

Me njerin gisht pastroi  rrënjët në muret e tepullit Angor Wat,

Si një prind i rikthyer për fëmijet gurore memec …

Pipin e Çeliktë  në qendër të tokës

Për të pirë kupën e fundit të naftës …

Era e Elementit 115 !

Tatu –ja  Qin  Shi  Huang  në gishtin e unazës,

Pelerina e Templarëve  përdhosur  nga kamzhiku i flokëve.

Flamuri Gjysmë Hënë rënkon në dhëmbët e dragoit …

Prej aleancës që nuk  u bë kurrë!!!

 

Në murajat e qytetit të Shenjtë gjeti unazën e Solomonit

E vari në qimen e veshit si hajmali e përsëriti fjalët e tij:

“Vanita,Vanitas Vanitatum!”

Era e Elementit 115… …midis triumfit dhe humbjes!

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: NGA ALFONS GRISHAJ, PER “SOFREN E DIELLIT”, TRI POEZI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3778
  • 3779
  • 3780
  • 3781
  • 3782
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT